Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Piknik mbi bar, një fundjavë e paharruar

    Një batanije, një tavolinë portative dhe një menu e pasur me ushqime të përgatitura në kuzhinën tuaj. Pothuajse të gjithë nuk mund t’i thonë “JO” një ofertë për të kaluar një piknik mbi bar në fundjavë. Drekimi në lëndina konsiderohet një mënyrë mjaft positive për të rikthyer cdokënd në humor, pas një jave plot stres pas skrivanisë së punës. Mos harro përvec menuse, në cantën tuaj nuk duhet të mungojë ndonjë libër, raketat dhe topi i tenisit, kutia e shahut dhe një radio xhepi për të dëgjuar muzikë.

    Nëse keni një udhërrëfyes me vende të caktuara ku mund të instalosh tryezën tëndë në fundjavë, kjo do të ishte idealja, por nuk ka asgjë të keqe nëse fshati më i afër, larg zhurmës së metropolit, të shërbejë si pikë referimi për një piknik të mundshëm. Mes aksesorëve të kuzhinës, sugjerojmë pjata, gota dhe lugë plastike dhe një cantë termike për të ruajtur ushqimet e freskëta. Gjëja më e besdishme për ata që janë mësuar me piknikun, janë asortimentet shoqëruese të kuzhinës, të cilat jo rrallë herë bëhen shkak për ndotjen e veshjeve nga tronditjet e rrugës. Ndërkohë për menunë, gjithsecili zgjedh ato që pëlqen, por ne do t’iu sugjerojmë një recete, e cila nuk do të vrasë stomakun tuaj, në mënyrë që të jeni në formë për t’u përshtatur me aktivitetet sportive. Kështu receta përmban, vezë, pica, djathë, patate të skuqura, ëmbëlsira, fruta dhe perime të papërgatitura, me të cilat mund të bëni një sallatë fantastike, si dhe pije të lehta, që nuk do të trazojnë mendjen tuaj.

    Origjina e fjalës piknik

    Fjala piknik, në të kundërt me atë që mund të na lërë përshtypjen e parë, ka origjinë shumë të vjetër. Shumë janë të bindur se bëhet fjalë për një bashkim fjalësh nga frëngjishtja e vjetër : “pique” (të marrësh me vete) dhe "nique" (gjëra që kushtojnë pak). Të dhënat e para për pikniqet datojnë qysh në 1600, në epokën baroke, ku qytetarët merrnin me vetë gjërat që kishin gatuar dhe i konsumonin në parqet rreth qyteteve. Me kalimin e kohës pikniku, arriti të bëhet mjaft popullor dhe mjaft familje preferonin që të kalonin fundjavën në rrethinat e qytetit, duke u zhvendosur nëpër fshatra, mes livadheve të qeta.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ky eshte nje lloj pikniku qe e preferoj me shume per veten time. Eshte dicka e bukur ne kete pranvere kur gjithcka ka arome te embel dhe te njome te dalesh me familje ne nje piknik te tille.

    Une cdo jave e praktikoj kete, gjithmone gjate weekendit iki nga betoni dhe zhurma dhe tymi i veturave ne kryeqytet dhe shkoj ne fshat tek gjyshi eshte dicka fenomenale...cdo here kru shkoj me kujtohen ato momentet e vegjelise kur mbaroja shkollen atje dhe shume gjera tjera...thjesht piknik ne natyre eshte nje pushim per shpirtin...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Per te pershkruar temen ja edhe nje foto e imja vite me pare me kur isha ne jug te vendit vite me pare....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Une i urrej pikniket me buke me vete .................... apapapaap
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Une i urrej pikniket me buke me vete .................... apapapaap
    Lol pink po a ka me mire se kur e din se ta gatuan mami ose gjyshja ushqimin dhe jo ndonje zezak ku e din me se me cka e gatuan ai ate ushqim hahaha
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Eshte pune preferencash Davius ........... te me thuash " merr ushqime me vete " ma prishe piknikun fare ... nejse .. qefe qefe kjo dynja
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Eshte pune preferencash Davius ........... te me thuash " merr ushqime me vete " ma prishe piknikun fare ... nejse .. qefe qefe kjo dynja
    Indeed

    Une i kam qejf, edhe em buke edhe pa buke me vete (buke, pije, ushqim, etj etj )

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Me pelqen pikniku sidomos kur jam ne shoqeri te mire,dhe nuk ka piknik pa ushqim,pije dhe karta me lujt hehehe
    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.---JM

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kush i urren pikniket s'ua di lezetnë. Me merr agai nga shkolla ose me con ne nje wild goose chase per nja 1 ore, e me thote ne fund fare, "Hajde me tako tek ky parku." Kur arrij une atje gjej cooler-in dhe kutine me embelsira gati (sot kisha apple strudels). Le mo c'behet ne Shqiperi, qe organizohet me bukur, sidomos ne Shkumbin. S'ka as pse te gatuash; mjafton te "pique"-sh ca "nique"-sh te gatshme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe une i pelqej shume pikniqet, sidomos te besh barbikju apo fli me shoqni apo edhe familje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 07-05-2006 më 18:51
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Na bere te ecim mbrapa ne vite. Ketu ne Amerike, me hapat e shpejta te jetes, s'ka patur raste te shumta piknikesh. Mbaj mend para dy vjetesh kam qene up-state, Saratoga dhe Albany, ja kalova bukur. Por asnjehere nuk krahasohej me Pikniket ne Pogradec. Dilje per qef nga gjoli. Kishe mundesi te rrije ne rere(ne ndonje vend qe nuk kishte shume njerez) ose futeshe nga lulishtet me peme me nje batanije. (Qesh) , sapo mu kujtua kur te hynte ndonje "hale nga pishat"...te gjithe ishin te gatshem per te te ndihmuar per heqjen e "hales". Pikniku i bukur ka qene edhe kur kemi shkuar me klasen ne Maqedoni dhe na kapi policia sepse ishte ne kohen e "Tranzirave ne Kosove" Fakti qe ikem te gjithe fshehtasi nga prinderit e beri edhe me "argetues" .

    Mmmm vertet bukur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dara : 07-05-2006 më 18:55
    My whores left me no time to get married.

Tema të Ngjashme

  1. 24 Mars 1999, Dita e Paharruar per Kosoven.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-07-2015, 22:14
  2. Emocionet e nje ndeshje te paharruar !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 20:12
  3. Piknik Ne Mississauga
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2005, 01:13
  4. 10 vjet por i paharruar. Kurt Cobain !!
    Nga ice_storm në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 20:15
  5. Cufo --- I paharruar do mbese kujtimi i cufos ne mendjet tona
    Nga PINK në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •