------------------------------------------------------------
Futbollisti i kombėtares shqiptare Edvin Murati ėshtė shumė pesimist pėr gjendjen e tij shėndetėsore. Sipas vetė mesfushorit tė krahut tė majtė, problemet me kėmbėn e thyer vazhdojnė ta lėnė atė jashtė fushave tė lojės. Kėmba e thyer akoma nuk ėshtė ngjitur dhe kėshtu Edvini duhet tė marrė rrugėn drejt Parisit pėr t'u vizituar. Madje, sipas tė gjitha gjasave, mund t'i nėnshtrohet edhe ndonjė operacioni tė dytė, pėr tė njėjtin problem. Murati gjithashtu shprehet se ėshtė pesimist pėr tė ardhmen, ēka do tė thotė se do t'i mungojė kombėtares kuqezi nė dy ndeshjet e radhės, me Turqinė dhe Greqinė. Madje riaftėsimi i kėmbės mund tė vazhdojė pėr shumė kohė.
- Edvin, si ėshtė gjendja e kėmbės pas gjithė kėsaj kohe qė ka kaluar?
- Tė them tė vėrtetėn, gjendja e kėmbės sime nuk ėshtė shumė e mirė. Sipas mjekėve, nuk ka asnjė pėrmirėsim. Kjo sepse kocka nuk mė ėshtė ngjitur dhe kėshtu unė nuk mund tė stėrvitem. E them edhe njė herė se kam probleme me kėmbėn e thyer dhe rrezikoj tė mos luaj pėr disa kohė.
- Thatė qė e thyera nuk ėshtė ngjitur ende?
- Po, nga grafitė qė kam bėrė del se ėshtė kėshtu. Nga ana tjetėr, ndiej dhimbje kur vrapoj. Nuk mund tė zhvilloj dot stėrvitje dhe kėshtu mė ėshtė dashur tė pres akoma derisa tė riaftėsohem plotėsisht. Kam fat, pasi edhe ekipi tani po ecėn mirė. Gjithsesi, shpresoj qė tė filloj sa mė shpejt stėrvitjen me skuadrėn, edhe pse nuk varet nga unė. Nė fillim duhet tė shoh me kujdes gjendjen e kėmbės dhe mė pas tė marr kėto lloj vendimesh.
- Kemi dėgjuar se mund ta operoni sėrish kėmbėn nė Paris...
- Kėtė nuk mund ta them me siguri, sepse gjithēka do ta vendosė vizita qė do tė bėj tė enjten nė Paris. Pra, pasnesėr do tė bėj nė vizitė te doktori qė u operova pėr tė parė gjendjen e kėmbės. Mė pas, ai do tė japė konkluzionet e tij pėr kėtė vizitė qė do tė zhvilloj nė Francė. Kėshtu si po shkojnė punėt, nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė riaftėsohem edhe atje.
- Kur do ta bėni vizitėn?
- Tė enjten kam planifikuar tė udhėtoj drejt Francės.
- Pra, nuk do tė jeni nė dy ndeshjet me Turqinė dhe Greqinė?
- Do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė riaftėsohem pėr kėto dy takime, ndonėse qėllimi im ishte qė tė luaja. Nė ndeshjen me Ukrainėn isha nė tribunė dhe mendoja se nė Turqi dhe Greqi do tė luaja nga minuta e parė. Por nuk ishte e thėnė. Dėmtimi ėshtė i rėndė dhe jam shumė pesimist pėr tė ardhmen. Gjithsesi, tė mos themi jo pėrfundimisht, se ndoshta ndodh edhe ndonjė mrekulli.
- Dy fjalė pėr Fortuzin?
- Po luan shumė mirė. Ka shėnuar 3 gola. Njėri prej tyre i ka dhėnė skuadrės fitoren. Me tė vėrtetė po paraqitet shumė mirė. Jam i gėzuar pėr tė, se po tregon se ėshtė njė lojtar klasi. Shpresoj qė tė vazhdojė kėshtu deri nė fund tė kampionatit, sepse mė kompenson nė njėfarė mėnyre edhe mua.
- Kalojmė te kombėtarja. Me Ukrainėn humbėm, ndėrsa me Turqinė dhe Greqinė kemi shansin e fundit, apo jo?
- Edhe pse humbėm me Ukrainėn, shanset tona pėr t'u kualifikuar nė botėror ekzistojnė. Thjesht duhet tė marrim pikė nė ndeshjet e ardhshme, pasi nė grupin tonė gjėrat do tė mbyllen vetėm nė fund tė takimeve.
- Sa pikė duhet tė marrė Shqipėria nė dy trasfertat me Turqinė dhe Greqinė pėr tė qenė nė valle pėr botėrorin?
- Duke parė forcėn e kėtyre dy ekipeve, mendoj se me me dy pikė do tė ishim tė kėnaqur. Edhe njė fitore nuk do tė ishte keq. Gjithsesi, kėtė le t'ia lėmė fushės sė lojės.
- Me Greqinė do tė fitojmė?
- Eshtė skuadėr shumė e fortė nė shtėpi. Edhe pėr tė ky takim ėshtė shumė delikat. Pėr ne, njė barazim nė Athinė do tė ishte i kėnaqshėm.
- Golin kundėr Greqisė kush do ta shėnojė kėtė herė?
- E rėndėsishme ėshtė qė tė shėnojmė. Pastaj se kush nuk ka rėndėsi.
------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt