Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Pjesa I

    QELLIMI I PERJETSHEM I ZOTIT PER NJERIUN

    Nje mesazh i dhene nga Gene Edwards ne UCLA , 1969

    Zanafilla 1:1. Ne fillim Zoti krijoi qiejte dhe token. Zanafilla 1:26. Dhe Zoti tha: Le ta bejme njeriun ne shembellimin tone, sipas ngjashmerise sone, dhe le te kene ATA zoterimin… Vargu 26 thote: "le te kene ata" . Ai varg nuk thote "le te kete Adami," ose "le te kete ai”. Ai thote “le te kene ata” . Fjala “ata” eshte shunme domethenese. Qe nga fillimi Zoti nuk kishte ndermen nje njeri individual, por nje njeri korporate. Prandaj shohim “ata” ne fillim.Shohim “Ata”, nje korporate. Shkrimi vazhdon “Le te kene ata zoterim” .Nje njeri korporate te kete zoterim.Zoterim mbi peshqit, zogjte, kafshet. “Le te kene ata zoterim mbi token”. Nje njeri, nje njeri Korporate, qe ka zoterim, mbi gjithe planetin!Dhe ky njeri duhet te kete zoterim gjithashtu mbi dicka tjeter, gjithashtu: mbi rreshqanoret qe zvarriten mbi dhe. A e dini se cfare simbolizojne rreshqanoret? Une besoj se e dini. Ata jane armiku. Se fundi, pjesa thote: “Zoti e krijoi njeriun ne shembelltyren e Tij. Ai i krijoi ata sipas imazhit te Tij.”
    Nje njeri,
    Nje njeri korporate,
    Qe ka zoterim,
    Mbi token,
    Mbi gjarprin,
    Dhe ky njeri ka imazhin e Zotit!
    Tani le te kthehemi tek Efesianet 3:11 ku diskutohet i njejti subjekt themelor. Sipas qellimit te perjetshem, te cilin Ai e kishte ne Krishtin Jezus. Ketu shtohet nje fjale tjeter domethenese, “qellim i perjetshem” . Zoti ka nje nje qellim. Por ky nuk eshte qellim me nje fillim dhe nje fund. Eshte nje qellim i perjetshem. Ju e dini, me siguri, qe Zoti kishte per qellim qe njeriu te shpetohej. Por ky eshte nje qellim ne kohe. Ju mund ta lokalizoni kete qellim tek Zanafilla 3, pas renies. Ketu eshte vendi ku ky qellim fillon. Po keshtu mund te gjendet dhe nje fund per kete qellim, ne Zbulesa 20, ku mbetjet e fundit te renies jane zhdukur. Shpetimi nuk eshte qellimi i perjetshem i Zotit! Ai nuk ishte aty, ne Zotin, para koheve. Pra, kjo tregon se qellimi i Zotit nuk ishte kurre qe te na shpetonte ne. Pse? Sepse njeriu nuk kishte nevoje per shpetim ne fillim. Njeriu nuk u krijua i humbur! Shpetimi thjesht e kthen njeriun prapa, ne nivelin zero, prapa per te vazhduar me qellimin e perjetshem qe Zoti kishte perpara krijimit. Keshtu pra, eshte nje qellim qe daton perpara renies (Zanafilla 3) dhe shkon pertej shkaterrimit te Satanit (Zbulesa 19). Tani le te lexojme Efesianet 2:15 Duke shkaterruar, ne mishin e Tij, armiqesine qe ishte ne ligjin dhe urdherimet, qe Ai vete t’i beje prej te dyve (judenj dhe pagane) nje Njeri te Ri. Pra ja ku eshte nje fjale tjeter. Kesaj here Zoti flet, jo per nje njeri, por per nje Njeri te Ri. Tani Tani te kthehemi tek Efesianet 1:21-22. Permbi principatat dhe pushtetet dhe zoterimet dhe cdo emer qe thirret jo vetem ne kete bote(ja ku kemi token), por dhe ne ate qe vjen. Dhe Ai i ka vendosur te gjitha gjerat nen kembet e Tij (ja pra zoterimi) dhe e beri Krishtin qe te jete koka e te gjitha gjerave… per kishen. Pjesa e fundit e ketij vargu eshte me shume interesante: cfaredo qe Jezusi ka, cfaredo pushteti qe zoteron, Ai ja jep kete Kishes. Jezusi fiton zoterim; kisha perfundon qe te jete nje me kete zoterim. Cfaredo qe Jezusi zoteron, Ai ja jep kishes. Mbajeni mend kete. Efesianet 4:24. Nje varg mendje- shperthyes. Vishni Njeriun e Ri.Ju jeni supozuar te hyni brenda Njeriut te Ri dhe te beheni pjese e Njeriut te Ri. Keto jane fjalet me te cilat do te doja te fillonim:
    Njeriu
    Njeriu korporate
    ZoterimiImazhi
    Qellimi i perjetshem
    Kisha
    Njeriu i Ri
    Do te filloj me termin “qellim i perjetshem”. Ne jemi te gjithe te varur ne faktin se njeriu mekatoi dhe Jezus Krishti erdhi ne toke qe te vdiste per mekatet e tij. Ky ka qene fokusi kryesor i vemendjes sone per shekuj. Sa here keni degjuar te thuhet: “Qellimi i Zotit per njeriun eshte qe ta shpetoje ate” ?. Mire, vellezer dhe motra, a kishte Zoti ndonje plan per njeriun perpara se ky njeri te mekatonte? A ishte njeriu ne ndonje vend perpara se ai te mekatonte? A kishte Zoti ndonje plan me te larte se sa shpetimi? Nqs njeriu nuk do te kishte rene kurre, Zoti perseri do te kishte nje qellim madheshtor per te. Zoti i kishte lene njeriut te bente dicka, kur e vendosi ate ne toke. Ajo nuk kishte te bente absolutisht fare me renien apo shpetimin. Renia ishte nje devijim dhe shpetimi ishte kthimi i njeriut nga ky devijim dhe vazhdimi ne rrugen kryesore. Por, dhe pasi Zoti e prezantoi njeriun me shpetimin dhe e ktheu serisht ne rruge, Ai serisht nuk kishte ate qe donte qe nga fillimi.

    Nqs njeriu do te kishte vazhduar me Zotin dhe do te kishte bashkepunuar me Te, Zoti do te kishte bere dicka mbi kete toke qe nuk do te kishte te bente fare me mekatin, shpetimin apo shpengimin. Eshte kaq e qarte nqs ju thjesht rikujtoni se njeriu nuk filloi mbi toke si mekatar; ai nuk filloi si i humbur apo ne nevoje per shpetim. Njeriu ishte pa mekat dhe Zoti kishte dicka qe Ai donte te bente. Dicka te perjeteshme. Dicka qe do te shkonte pertej kohes.
    Cfare eshte kjo gje qe Zoti deshironte? Nje qellim? Me i madh se shpetimi? Me i madh se sa kryqi i shpengimit?
    Po. Qellimi i perjetshem. Qellimi i perjetshem i Zotit eshte per mua dhe per ty. Dhe une do te jem ne te; po ti c’do te besh?

    Qe te shohim qellimin e perjetshem, le te udhetojme perpara ne kohen para renies. Atehere do te jemi ne gjendje te kuptojme. Zoti beri qiejte, Pastaj Ai beri token. Me pas Ai krijoi shume gjera te tjera si peshqit, zogjte etj… Me pas ne perfundimin e nje jave gjashte diteshe pune, Zoti beri njeriun. Ai formezoi nje pirg balte te kuqe. Me pas Ai e goditi ate dhe i fryu asaj. Dhe shihni, toka levizi. Ajo u ngrit dhe qendroi ne kembe. Ajo ishte nje njeri! Nje njeri, nje cope pluhur i kuq, u be nje shpirt i gjalle. Me pas Zoti i tha njeriut: “Pluhur i kuq, cohu ne kembe. Une dua te te jap nje pune. Se pari, Une dua qe ti te kesh dominim mbi kete planet qe quhet Toke. Dominim mbi peshqit e detit, zogjte e qiellit, mbi kafshet, mbi gjarperinjte, dominim mbi cdo gje ne kete toke dhe dominim mbi vete token."Se dyti, Zoti tha: "Une te kam bere ty ne nje menyre te tille qe ti te mbartesh imazhin Tim. Shko permes gjithe kesaj toke. Mbart imazhin tim. Mbarte ate kudo. Le ta shohin te gjitha gjerat se si jam Une. Mbart imazhin Tim te dukshem, imazhin e Zotit te padukshem. Toka duhet ta shohe se si dukem Une."Renie ose jo, njeriu duhet te beje dy gjera: (1) te kete kontroll mbi token – duke perfshire dhe kontrollin mbi gjerat qe zvarriten, mbi Satanin – dhe (2) te mbarte imazhin e Zotit.Cfare eshte imazhi i Zotit?Sipas librit te Kolosianeve. Krishti eshte imazhi i Zotit. Keshtu qe ne kete toke, ne kete epoke, duhet te ekzistoje nje Njeri qe endet mbi kete toke qe duket ashtu sic dukej Jezus Krishti!Ky eshte imazhi i Zotit!

    Tani le te flasim per dominimin.Qe te bejme kete duhet te flasim per token. Tek Zanafilla 1:1 thuhet se Zoti krijoi qiejte. Keshtu ne shohim se Zoti i zoteron qiejte. Ai i ka ato sepse gezon te drejten e krijimit. Ai ka dokumentin legal te tyre. Pas qiejve, Zoti krioji token. Po keshtu dhe toka eshte e Tij, ne baze te se drejtes se krijimit. Por, shume gjera ndodhen pas krijimit. Pa me thoni, a ka Zoti akoma te drejte te padiskutueshme mbi token qe nga koha qe Ai krijoi njeriun? Jo, Ai nuk ka.A e mbani mend historine e Jezusit ku flitet qe Ai shkoi ne nje mal te larte dhe aty u tundua nga Satani? Zoti dhe Satani qendruan ne ate mal te larte dhe pane te gjithe planetin Toke dhe te gjitha mbreterite e saj. Me pas, Satani, nje engjell, i beri nje deklarate trimerore Jezusit, nje njeriu. Satani tha: “Ky eshte zoterimi im. Une e drejtoj kete. Une e kam kete. Eshte e imja”. Por ajo cfare eshte me e pabesueshme, eshte se Jezusi nuk e vuri ne diskutim kete deklarate! U nenkuptua nga te dy se Satani kishte te drejte te pretendonte zoterimin e Tokes. Me pas Satani, nje engjell, shkoi dhe i tha Jezusit, nje njeriu, “Une do te t’i jap ty keto mbreteri te tokes nqs ti perkulesh para meje dhe me adhuron!” Disa nga ju do te pyesin, “Perse e quan Satanin engjell dhe Jezusin njeri? Jezusi eshte Biri i Perendise.” Po kjo eshte e vertete. Por shihni sjelljen e Jezusit ne kohen kur Ai po bisedonte me Satanin. Ai po mbante pozicionin e Tij si njeri. Vini re se Zoti e pranoi se Satani kishte te drejte te pretendonte per zoterimin e tokes. Ai e pranoi se Satani mund t’ja jape kete pushtet nje njeriu qe e adhuron ate. A e mbani mend se cfare tha Jezusi kur Satani e sfidoi Ate, qe nqs ishte Biri i Perendise, te kthente guret ne buke? Jezusi i tha, “Njeriu nuk jeton vetem nepermjet bukes!” Njeriu! Njeriu!

    Jezusi po fliste me Satanin jo si Perendi, por si njeri. Dhe subjekti i diskutimit ishte toka dhe kush do ta zoteronte ate. Kjo ishte ajo qe po zhvillohej mes tyre ne ate moment. Satani dikur e kishte mposhtur nje njeri, njeriun e pare, dhe kishte bere qe ai te binte. Tani Satani po perballej me njeri te dyte, nje Njeri te Ri, dhe donte qe ta bente kete njeri te perkulej dhe ta adhuronte ate, ashtu si dikur kishte joshur njeriun e pare. Keshtu Satani filloi te fliste me Zotin Jezus, duke u perpjekur ta shkaterronte Ate. Ai i adresohej Atij si Biri i Perendise. Por, Satani kishte frike nga Zoti njeri, sepse njeriu ishte supozuar te sundonte token dhe nenshtronte armikun. Plani i Satanit nuk funksionoi sepse Jezusi nuk iu pergjigj atij si Bir Perendie. Jezusi qendroi fort pas pozicionit te Tij si njeri. Zoti i rezistoi armikut. Ne ate moment, Satani u mposht nga nje njeri! Keshtu Satani u kthye. Tani ai i foli Jezusit si njeri. Dhe ai i foli Atij ne baze te vete qellimit te njeriut ne toke – te kete zoterim mbi token. "Ne rregull," i tha Satani Jezusit, “Ti mund te kesh zoterim mbi toke, ashtu si Zoti ka planifikuar per ty, nje njeri, qe te besh. Ti do te kesh mbreterite, peshqit, kafshet, cdo gje. Gjithcka qe te duhet te besh, eshte te perkulesh para meje."Perse Jezusi e refuzoi kete oferte? Ne fund te fundit, zoterimi ishte gjithcka qe Zoti donte qe njeriu te kishte. Ajo ishte nje oferte e mire. Zoti mund te kishte mbaruar pune me te shpejt e shpejt dhe ta kishte realizuar planin hyjnor. Perse Ai e refuzoi oferten? Ndoshta Zoti mund te kishte dhene kete pergjigje: “Jo, faleminderit Satan. Kontrata jote le dicka te vogel jashte. Njeriu duhet te kete zoterim mbi token dhe mbi cdo gje ne toke…duke perfshire dhe gjarperinjte!” . Jezusi donte zoterimin total. Ai e ktheu mbrapsht oferten. Nga ky diskutim midis Jezus Krishtit dhe Satanit, ne zbulojme se Satani ka nje pretendim, nje pronesi mbi kete “Prone”. Madje dhe kur Zoti krijoi Adamin, zoterimi i Tokes ishte ne diskutim, dhe Zoti vendosi qe njeriu ta perfundonte kete diskutim duke zoteruar token.

    A keni vene re gjate studimit te histories se nje mbret asnjehere nuk shkon te luftoje kunder nje gjenerali qe ka rebeluar? Kur nje gjeneral fillon nje rebelim, mbreti dergon nje gjeneral tjeter qe t’i jape fund rebelimit. Mbreti asnjehere nuk e ul veten qe te luftoje; Ai nuk merret ne menyre direkte me gjeneralin qe synon te zoteroje mbreterine e tij. Keshtu eshte dhe me Zotin. Dikush filloi te pretendoje per pronesine e nje pjese te mbreterise se madhe te Zotit. Emri i uzurpatorit ishte Lucifer, biri i agimit. Vendi: Toka. Zoti dergoi nje gjeneral tjeter qe ta nenshtronte armikun e Tij dhe ta rimerrte are pjese te mbreterise. Qellimi i gjeneralit ishte qe ta rikthente ate prone ne mbreterine e Zotit, dhe me pas, gjenerali fitimtar do te sundonte aty, me dekret mbreteror. Ky ishte qellimi i Zotit per njeriun. Tani qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun po behet me i qarte. Zoti deshiron qe njeriu te kete zoterimin e tokes. Zoti deshiron nje njeriu te mbarte imazhin e Jezus Krishtit. Ka nje deshire te perjeteshme nga ana e Zotit. Cdo gje tjeter, eshte me pak se kjo.
    Nuk ka nje konflikt direkt midis Zotit dhe Satanit ne kete diskutim. Kjo beteje e madhe frymore qe ju e shihni te jetohet perdite ne kete toke, eshte midis nje njeriu dhe Satanit. Dhe beteja behet per nje glob prej balti, per Token. Njeriu, Satani, Toka, Qellimi i perjetshem i Zotit. Zoti i tha njeriut qe ta zoteronte token sapo Ai e mbaroi se krijuari ate. Ai nuk mund te zoteronte ate qe nuk ishte tashme ne rebelim, keshtu qe rebelimi ishte ne lulezim te plote kur Zoti krioji njeriun pa mekat. Njeriu duhej te zoteronte token dhe te reflektonte imazhin e Zotit te tij. Tingellon e mahniteshme.Zoti kishte njeriun e Tij.Por dicka ndodhi.
    Njeriu e shkaterroi kete, fatkeqesisht.
    I gjithe plani i Zotit deshtoi.
    Satani triumfoi.
    Njeriu e humbi pozicionin e tij superior dhe u be subjekt i armikut.
    Ndodhi afersisht keshtu: Zoti sapo kishte krijuar njeriun dhe ishte gati ta vinte ne jete qellimin e Tij. Ai e thirri Adamin dhe e coi te qendronte afer Pemes se Jetes. Pema e Jetes. Ky ishte hapi i pare ne betejen per te rimarre token.
    Perse eshte kaq domethenese Pema e Jetes ne qellimin e Zotit? Ne menyre qe njeriu te ishte ashtu si Zoti deshironte, ai duhej te hante nga ajo Peme. Pse? Sipas shkrimit, tre format me te larta te jetes ne univers jane Jeta hyjnore, jeta engjellore dhe jeta njerezore. Jeta e Zotit eshte jeta me e larte, jeta engjellore vjen e dyta dhe e treta vjen jeta njerezore. Armiku i Zotit eshte nje engjell. Nqs njeriu duhej qe ta nenshtronte kete armik, atij i duhej te kishte nje jete me te larte se ajo e armikut. Tani ndoshta e shihni se sa e rendesishme eshte Pema e Jetes. Ajo Peme eshte vete Jeta e Zotit; eshte jeta me e larte ne univers; dhe ajo Jete ju ofrua njeriut. Njeriu nuk ishte menduar anjehere qe te jetonte me jete njerezore. Njeriu duhet te kishte nje jete mbinjerezore per nje detyre mbinjerezore. Zoti kishte per qellim qe njeriu te kishte nje Jete te tille qe te mund te nenshtronte armikun, nje jete me te larte se jeta engjellore. Menjehere perpara se njeriu te hante prej kesaj Jete me te larte – qe meqenese ra fjala, eshte Jezus Krishti – Satani u afrua. Satani erdhi aty me nje strategji qe te ruante pronesine e tij. Dhe Satani fitoi. Ai e mbajti token. Si? Se pari, ai e ndaloi njeriun qe te merrte nje jete me te larte. Se dyti, Satani beri qe njeriu te binte. Sepse qe njeriu te mekatonte ishte keq, por qe te mos e kishte kurre jeten e Zotit, ishte akoma me keq. Qe ta bente gjendjen akoma me te mjere, njeriu beri dicka tjeter. Ai hengri nga fruti i njohurise se te mires dhe te se keqes. Njeriu mori nje emer tjeter pas atij akti te tmerrshem. Pas atij momenti e ne vazhdim, ai nuk ishte me njeri, ai u be “njeriu i vjeter”. Kjo eshte ajo cfare eshte ai. Ai eshte shume i vjeter. Jeta e njeriut te vjeter eshte shume, shume me e ulet se jeta engjellore; ajo eshte madje me e ulet se jeta njerezore ashtu si u krijua ne fillim, para renies. Ishte ky njeri i dobet, i vjeter, ky njeri i rene ai qe filloi te shumohej mbi toke. Pa Jeten e asaj Peme, njeriu ndodhej ne vend te trete. Tani kjo jete njerezore qe ishte ne vend te trete, zbriti akoma me poshte. Ishte totalisht e pamundur per kete njeri te vjeter, te dobet, qe te permbushte planin origjinal te Zotit.Zoti pesoi nje deshtim te tmerrshem. Mbi te gjitha, Ai kishte planifikuar qe nje njeri te zoteronte token dhe te mbartte imazhin e Tij. Pas renies, nuk kishte me shprese per kete.Gjenerali i Zotit deshtoi.Zoti e humbi kete pjese te prones se Tij.Dhe njeriu filloi te zvarritej duke pasur nje jete njerezore, qe ze vendin e trete… jo, akoma me keq… nje jete njerezore te rene dhe nga ky vend i trete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-10-2009 mė 09:53 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Pjesa II

    PJESA 2
    Zoti i qiellit dhe i tokes.

    Njeriu i ri
    Pervec renies se njeriut, qe ishte ne vetvete nje humbje e madhe, ndodhi dhe nje humbje tjeter. Zoti humbi pjesen e prones se Tij.
    A eshte toka kaq e rendesishme? Mire, le te shohim historine e tokes, se si ajo shfaqet ne shkrimet. Toka permendet per here te pare kur Zoti e krijoi ate. Duket sikur toka ishte ne nje gjendje te mjere, e mbuluar ne erresire dhe zbrazeti. Ndoshta kjo eshte prova e pare e konfliktit mbi toke.
    Shume shpejt pas krijimit, Zoti krijon krijesat e gjalla te tokes. Qendra e tokes dhe e krijimit te gjalle te Zotit, ishte kopshti. Kopshti ishte qendra, froni i zoterimit te Zotit mbi toke.
    Kur njeriu ra, Zoti e deboi ate nga kopeshti. Zoti e humbi zoterimin e Tij mbi token.
    Ne vitet ne vazhdim, Zoti e pa se toka u shnderrua ne nje gjendje kaq te tmerrshme sa Ai vendosi ta shkaterronte ate. Toka i ngjiste shume pak asaj toke qe Zoti kishte per qellim te krijonte. Ai nuk ishte me Zoti i tokes, por vetem Zoti i qiellit.
    Por Zoti e rimorri pronen e Tij serisht. Ai e mori ate me ane te Noes. Permbytja shkaterroi te gjitha veprat e njeriut dhe Noe e mori kete prone. Por kjo ishte vetem per pak kohe. Besoj se keni degjuar per Hamin, birin e Noes. Ai i riktheu te gjitha rruget e njerezve te vjeter ne toke. Brenda pak brezash, cdo gje po shkonte keq perseri. Satani, permes Hamit dhe pasardhesve te tij, stabilizoi ne toke sistemin e tij perseri. Njeriu hyri teresisht brenda atij sistemi, brenda asaj qeverisjeje, brenda sistemimit njerezor.
    Keshtu Zoti tha: “Une po filloj serisht. Do te marr nje cope toke mbi kete dhe, dhe do te ngre pretendimin Tim mbi te. Kjo toke do t’i jepet nje njeriu, nje njeriu qe beson tek Une. Satani nuk do te jete ne gjendje te thote se kjo cope toke eshte e tij.”
    Ishte nje epoke e erret. Zoti nuk kishte pasues. Te gjithe njerezit ishin dhene pas sistemit boteror qe Satani kishte ngritur ne toke. Keshtu qe Zotit i duhej te therriste nje njeri jashte atij sistemi. Ai thirri Abrahamin jashte nga Uri, jashte nga Babilonia. Ai tha: “Abraham, ja ku eshte Kanaani. Eshte i yti. Eshte i pasardhesve te tu. Merre ate, mbaje ate, ruaje ate.” Abrahami hyri ne ate toke, pretendoi per te dhe jetoi ne te. Keshtu beri dhe biri i tij, Isaaku. Jakobi, i biri i Isaakut e trashegoi po ashtu token. Por me vone, Jakobi dhe pasardhesit e tij e humben token perseri. Pasardhesit e Jakobit pefunduan jo me shume se sa skllever ne Egjipt. Zoti e humbi serisht token.
    Me pas Zoti thirri Moisiun. Pasardhesit e Jakobit dolen nga Egjipti duke marshuar dhe u kthyen ne toke serisht. Me vone, permes Joshuas, ata e rimorren token. A po filloni ta shihni vijen e luftes midis Zotit dhe armikut te Tij? Gjithe historia eshte vetem nje beteje e madhe per nje cope toke.
    Lexoni shkrimet me shume kujdes qe nga fillimi ne fund dhe do te vereni nje dicka shume interesante: Sa here qe njeriu i Zotit eshte ne zoterim te asaj cope toke, Zoti quhet: “Zoti i qiellit dhe i tokes”. Kur ky njeri nuk e zoteron kete toke, Zoti i referohet Vetes si “Zoti i qiellit” Per shembull, kur prfiterinjte nen udheheqjen e Joshuas, kaluan lumin dhe hyne ne toke, pikerisht ne momentin kur kemba e tyre preku Kanaanin dhe jo me pare, Zoti u deklarua Zot i qiellit dhe i tokes.
    Mire, a mbaron me kaq?
    Jo.
    Kombi i Babilonise, ose me mire sistemi babilonian e rimorri token serisht nen Nabukadnecarin. Ushtria e tij ja rrembeu njeriut token. Izraeli u roberua, u mergua dhe u be pjese e sistemit te madh babilonian.
    Ata e humben token perseri!
    Tani shko dhe lexo librat e Ezras dhe Nehemias. Tani njeriu i Zotit e le Babilonine, ashtu si Moisiu e la Egjiptin. Ata u rikthyen tek toka! Ishte kaq mahnitese. Ata u rikthyen ne nje qytet te shkaterruar dhe te djegur, qe nuk e kishin pare me pare. Restaurim. Eshte kaq ngazellyese Restaurim i shtepise se Zotit ne token e Zotit.

    Dhe sapo ata u kthyen ne ate qytet te shkaterruar, germadhe dhe te pabanuar, sapo per ate cope toke u ngrit serisht pretendimi, Shkrimi e quan Zotin “Zot te qiellit dhe te tokes” . Nje grup njerezish, jo nje njeri, por nje corporate, u kthyen dhe moren Sionin. Njeriu, korporata njerezore, “ata” e kishin token. Satani nuk mund te pretendonte per zoterim.Pra, sic e shihni, toka eshte e rendesishme.
    Madje dhe sot, pronesia e saj eshte e diskutueshme. Qendra e konfliktit nuk eshte Zoti, nuk eshte Satani. Qendra e diskutimit eshte njeriu. Ne syte e Zotit, krijesa e quajtur njeri, eshte gjeja me e rendesishme e universit. Ai eshte qendra e planit te Zotit. Ai eshte shpresa e Zotit, endrra e Tij, qellimi i Tij.
    Toka eshte e rendesishme. Njeriu eshte po ashtu i rendesishem.
    Me tutje, le te shohim Zotin Jezus kur Ai erdhi ne toke si ne. Ne gjithmone duam ta nderojme Ate si Birin e vetemlindur te Perendise. Kjo eshte e vertete, por Zotit Jezus, kur erdhi ne toke, i pelqente ta quante Veten Bir te Njeriut.
    Kjo eshte plotesisht mahnitese. Shihni shkrimet. Kjo eshte e vertete. Gjithashtu duket se armiku terbohej me shume kur Jezusi e quante Veten njeri se sa kur e quante Veten Zot!Njerezve sot u pelqen te diskutojne ne se Jezusi ishte apo jo Perendi. Por me Satanin nuk ndodh keshtu. Ai e di se Jezusi eshte Perendi! Ai nuk shqetesohet qe Jezusi eshte Perendi. Por ai cmendet nga deshperimi kur mendon se Jezusi eshte njeri! Satani e di se ai nuk do te mposhtet nga Zoti, ai e di se ai do te mposhtet nga nje njeri. Nqs Jezusi eshte njeri, dhe nqs Ai eshte ne toke, Satani eshte ne rrezik te madh. Vetem shih. Kur demonet i flisnin Zotit, ata e quanin “Bir te Perendise”. Per ata nuk kishte asnje problem qe Ai ishte Bir i Perendise. Njeriu eshte armiku i tyre i zgjedhur. Por kur ata e quanin Jezusin “Bir te Perendise”, Ai pergjigjej, “Pushoni” dhe me pas e quante Veten “Bir te Njeriut”. Me pas, si njeri, Ai i debonte ata. Aleluja! Me ne fund, Zoti kishte nje njeri ne toke qe i kishte gjarperinjte nen zoterim.
    Ai beri te njejten gje me Satanin ashtu sic beri me demonet. Sic e kemi pare, ne malin e tundimit, Satani u bazua ne Hyjnine e Tij. Jezusi u bazua ne Njerishmerine e Tij. “Njeriu nuk do te jetoje vetem nga buka”. Ai fitoi mbi Satanin ne Malin e tundimit, si njeri! Shihni! Cfare pamje!
    Aty, ne malin e tundimit, nje njeri, per te paren here kishte zoterim mbi Satanin! Shiko perseri tek letra e pare e Gjonit. Ne kete leter jepet nje menyre per testuar frymerat. E dini se cfare eshte ky test? A do ta rrefeje nje fryme se Jezus Krishti ka ardhur ne mish! Nje demon nuk do ta rrefeje se Jezus Krishti eshte Bir i Njeriut. Bir Perendie, po. Ne ate pike, demoni eshte i sigurt. Por nqs demoni rrefen se ka nje njeri mbi toke qe ka pushtet mbi te, atehere Satani eshte mundur dhe Zoti ka fituar!
    Kur Stefani po vdiste, cfare tha ai? Ai pa drejt qiellit. Cfare pa ai? Birin e Perendise mbi fron? Jo! Degjoni o demone, principata, zoterime dhe mbreteri: Stefani pa nje njeri ne qiej! Duke zoteruar! Eshte nje njeri ne qiej!

    ... duke e vėnė tė ulej nė tė djathtėn e tij nė vendet qiellore, pėrmbi ēdo principatė, pushtet, fuqi, zotėrim dhe ēdo emėr qė pėrmendet … Efesianet 1:20,21.

    Zoti e vendosi Krishtin permbi te gjitha keto gjera. Dhe Ai eshte ne qiell si Bir Njeriu, me pushtet mbi Satanin. Nje qenie njerezore eshte permbi principatat e kesaj toke, dhe ato jane te gjitha nen pushtetin e tij… si njeri!
    Cili njeri e beri kete?
    Adami?
    Jo.
    Raca e Adamit?
    Jo.
    Korporata Adam eshte raca e njeriut te vjeter. I dobet, i mundur.
    Jezus Krishti nuk i perket asaj race. Ai eshte kreu i nje race te re. Ai eshte njeriu i pare i nje lloji te ri njerezor. Duke e quajtur ashtu si Shkrimi e quan: Ai eshte kreu i Njeriut te Ri! Madje dhe pasi Adami ra, Zoti akoma synonte te realizonte qellimin e Tij. Dhe Ai synonte ta bente kete ashtu sic e planifikoi ne fillim, me ane te nje njeriu! Keshtu Zoti dergoi nje Njeri te Ri ne toke! Ai filloi nje race te re, nje specie te re!
    Si dukej Zoti kur Ai erdhi ne toke? Cfare beri Ai? Ai kishte dhembshuri per turmat. Ai sheroi te semuret. Ai mesoi ashtu sic nuk kishte mesuar asnje njeri. Me pas, Ai u perplas me mbreterine e erresires. Sa here qe Jezus Krishti, Biri i Njeriut, erdhi ne konflikt me ate mbreteri, Ai fitoi. Ai kishte pushtet absolut mbi te. Gjerat po ktheheshin nga ana tjeter me kete Njeri te Ri. Nuk ishte si ajo disfate qe Adami njohu. Shiheni Zotin Jezus.
    Zoti po punon per qellimin e Tij te perjetshem qe kishte ne kopesht.
    Kur Krishti ishte ne toke, Ai ishte ne mish. Kjo do te thote se Ai ishte plotesisht i kufizuar. Nuk ka asnje permendje per pjesen tjeter te races se Tij. Ai ishte i vetem, nje njeri i vetem i ri. Ai nuk ishte “ata”. Nuk ka njerezim te ri, as trup madheshtor. Ku eshte korporata njerezore? Ku jane “ata”? Ku eshte Njeriu i Ri korporate?
    A e keni vene re se si Jezusi ishte gjithmone ne ankth per t’u larguar? Ai donte ta linte token. Ai vazhdimisht thoshte: “Une duhet te iki”. Ai gjithashtu tha, “Une duhet te iki, keshtu qe Dikush tjeter te mund te vije”.
    Nje dite, Ai e dinte. Koha e Tij kishte ardhur.
    "Une do te largohem shpejt!". Ai filloi te pegatitej per kryqin, vdekjen dhe ringjalljen.
    Tani shihni. Ai kryqezohet. Ai vdes. Ai ngrihet perseri. Dhe me pas, Ai e le token. Ai ngjitet ne qiell. Dhe ne jemi lene ketu ne toke te vetmuar… pa Te!
    Mos u ndjeni te braktisur. Ai kishte nje qellim madheshtor ne largimin e Tij. Ai po largohet me qellim qe realisht, me te vertete, te mund te jete nje Njeri i Ri ne toke. Nje “ata” i vertete. Nje njeri korporate qe te permbushe planin e Zotit.
    Njeriu.
    Toka.
    Imazhi.
    Zoterimi.
    Njeriu i Ri.
    Nderkohe qe Jezus Krishti ishte ne toke, Ai ishte fillimi i nje krijimi te ri. Kur ishte ne toke, ky njeri i kufizuar, i vetmuar dhe nje, kishte zoterim mbi token dhe Ai ishte Imazhi i Zotit. Zoti mund te shihej kur ju shihnit Jezusin.
    Imazhi dhe zoterimi. Zoti i dukshem! Ky ishte Jezusi. Ne cdo gje, Zoti Jezus e permbushi planin e Zotit, me perjashtim te dickaje: Ai nuk ishte “ata”. Ai nuk ishte korporate.
    A e dini se cfare beri Zoti?
    Tani ne po i afrohemi pamjes se kuptimit te qellimit te perjetshem te Zotit.
    Zoti dergoi Frymen e Tij – E cila eshte Vete Vetja e Tij – Ai e solli Frymen e Tij serisht ne toke. Kjo Fryme permbante te njejten gje qe permbante dhe Pema e Jetes! Fryma erdhi duke mbartur Jeten e Zotit. Duke mbartur formen me te larte te jetes. Ai ishte Jeta me e larte!
    Dhe Ai e futi Jeten e Tij tek ne!
    Deri tani:
    Zoti kishte jeten e Zotit.
    Engjejt kishin jeten engjellore.
    Njeriu kishte jeten njerezore.
    Por tani Fryma zbret dhe njeriu ka jeten e Zotit!
    Me ne fund nje njeri qe ka jete me te larte se jeta engjellore. Nuk ishte me Biri i Perendise, i vetmuar, i ardhur ne mish. Nuk ishte me vetem nje njeri me Jeten e Zotit brenda Tij. Jo me vetem nje Njeri i Ri.
    Ai e vendosi jeten e Tij tek te gjithe ne!
    Ai e vendosi jeten e Tij tek ty!
    Nje race e re ka filluar. Me ne fund jane “ata”. Njeriu i Ri korporate ka filluar te jetoje ne kete toke.
    Tani le te shkojme tek libri i Veprave te Apostujve. Cfare shihni aty? Njeriun e Ri korporate. Ka dhe nje emer tjeter qe do t’ju habise ju: Ky Njeri i Ri korporate quhet Kishe.
    Cfare? Kishe?
    Kujtoni ate pasazhin qe lexuam tek Efesianet: aty thuhet qarte se cfare eshte ky Njeri i Ri. Njeriu i Ri eshte Krishti koka, plus Judenjte plus paganet; papritmas nuk ka me judenj dhe pagane. Ata jane nje. Jo me judenj. Jo me pagane. Iken. Cfare ngeli ne vend te tyre? Krishti, koka, dhe ne, trupi!
    Krishti dhe Kisha: Njeriu i Ri!
    Ti nuk je njeriu i ri. As une nuk jam. Ne jemi brenda Njeriut te Ri. Njeriu i Ri perbehet nga te gjithe besimtaret, te kombinuar ne Krishtin.
    Cfare shihni tek Veprat e Apostujve? Ju shihni se cfare po bente Zoti tek Zanafilla 1 dhe 2. Ju shihni nje njeri korporate. Ne fakt nuk ka diference te dukshme midis Veprave te Apostujve dhe Ungjijve. Ne Ungjij ju shihni nje njeri qe ben disa gjera. Tek Veprat e Apostujve, ju shihni nje njeri korporate qe ben te njejtat gjera.
    Ata kane te njejten jete.
    Ne Ungjij eshte Krishti. Ne Veprat eshte Krishti ne trupin e Tij. Tek ju, tek une, tek te tjeret. Se bashku ne jemi nje njeri korporate, kisha.
    Shiheni Zotin tuaj. Ai nuk eshte me i kufizuar. Jo me i kufizuar ne nje trup te vetmuar, prej mishi. Ai nuk eshte me aq i kufizuar sa vetem pak te mund te jene me Te apo ta prekin Ate. Ai ka levizur brenda teje, apo brenda te tjeresh si puna jote. Tani Ai mund te merret nga te gjithe pasuesit e Tij.
    Por, mos krijoni idene se ju jeni shume te rendesishem. Mos mendoni se ju mund te shkoni neper bote, per te pasur zoterim mbi te dhe per te mbartur imazhin e dukshem te Zotit te padukshem.
    Jo.
    Zoti tha, “Le te kene ata zoterimin”. Zoti nuk do t’ja besoje fuqine e Tij nje individi, ne menyre qe ky individ te kete pushtet mbi armikun e Tij. Fuqia e Tij, Zoterimi mbi Satanin dhe imazhi i Tij i dukshem ne toke, jane dhene vetem ne nje vend: Ne Kishe!
    Me lejoni ta ilustroj kete. Ne Ungjij ju shihni se cfare mesoi Jezusi; Ai sheroi turmat; Ai ringjalli te vdekurit; Ai sheroi te semuret; Ai deboi demonet. Ai kishte zoterim mbi gjithe krijimin. Zoti e beri Krishtin kreun e gjithe principatave dhe fuqive te kesaj bote. Krishti eshte mbi to.
    Tani Zoti kthehet dhe e jep Fuqine e Tij, Jeten e Tij, Autoritetin e Tij, Imazhin e Tij, Zoterimin e Tij. Kujt ja jep keto? Efesianet na thone: Njeriut te Ri.
    Tani shihni Veprat e Apostujve. Njeriu i Ri korporate po jep mesim. Ai po sheron te semuret. Ai po debon demonet. Ai ka pushtet mbi gjarprin. Dhe Ai mbart imazhin e Zotit mbi toke. Kur ju shihni Kishen mbi kete toke, ju shihni se si duket Zoti! Njeriu i Ri korporate duket si Njeriu i Ungjijve.
    Ky Njeri i Ri, ky trup, eshte Kisha. Tani eshte koka dhe trupi. Kisha eshte te qenit korporate, eshte duke pasur pushtet mbi toke dhe duke mbartur imazhin e Jezusit.
    Mos rrini me ulur aty. Therrisni: Aleluja!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-10-2009 mė 09:54 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Pjesa III

    PJESA 3
    Ndertesa e njeriut dhe ndertesa e Zotit

    Le te rikthehemi ne kopshtin e Edenit. Ne pame se Zoti krijoi dike qe te mbartte imazhin e Tij dhe te kishte autoritetin e Tij. Kush ishte ai? NJERIU! Ne menyre qe njeriu te bente ate gje per te cilen Zoti e kishte krijuar, njeriu duhej te hante nga Pema e Jetes. Por nuk ka asnje shenim se njeriu hengri ndonjehere nga ajo Peme. Akoma me keq, njeriu ra, dhe mekati erdhi mbi te. Keshtu ai nuk mundi dot ta kishte Jeten e Zotit, pra ai nuk mundi dot ta kishte ate jete qe mund te mposhte armikun; ai nuk mundi dot ta kishte jeten qe mund te mbarte imazhin e Krishtit. Dhe qe nga dita e renies, njeriu ka filluar te quhet me nje emer tjeter. Ai eshte quajtur “njeriu i vjeter”. Njeriu i rene eshte njeriu i vjeter.

    Miqte e mi, disa prej jush me trembin. Ju shihni pak nga kisha. Por jini te kujdesshem; jini shume te kujdesshem, sepse ne deshiren tuaj per ta pare kishen te restauruar ashtu sic duhej te ishte, duhet te jeni te sigurt se nuk do ndertoni sipas menyres se njeriut te vjeter. Nderkohe qe ju mund te jeni duke ndertuar “Njeriun e Ri”, ju mund te perfundoni duke ndertuar nje ndertese tjeter tipike, te dizenjuar dhe te ndertuar nga njeriu i vjeter. Po, njeriu i vjeter nderton. Shume nga te ashtuquajturat gjerat “e krishtera” ne toke jane te ndertuara nga njeriu i vjeter.
    Le te vazhdojme historine.
    Kur njeriu i vjeter e la kopshtin, ai kishte nje pamje shume te ngjashme me pamjen para renies. Ai ishte nje imazh i shtremberuar i Krijuesit te vet. Dhe ai donte te bente mire. E dini perse? Sepse ai kishte ngrene nga pema e njohurise se te mires. Por, ndonese ai e njihte dhe e donte te miren, ajo cfare bente ishte e keqe, sepse pema nga kishte ngrene ishte gjithashtu e njohurise se te keqes.
    Ai kishte ate element brenda tij qe e bente te deshironte te miren dhe te bente te keqen. Kishte nje element thellesisht fetar brenda tij, por ky element gjithmone e humbte shenjestren. Ky lloj i “se mires” qe ishte brenda tij, ishte po aq nga Satani sa c’ishte dhe lloji i se keqes. Ky lloj i “se mires” nuk kishte te bente fare me Zotin. JETA, nga Pema e Jetes, eshte nga Zoti. Zoti ka te beje me Jeten, Satani ka te beje me te miren.
    Vellezer, ne nuk jetojme duke bere mire; ne jetojme nga Jeta, nga Pema e Jetes. Dhe kjo eshte gjithcka me ane te se ciles duhet te jetojme…

    Le te ndjekim njeriun e vjeter ne vazhdim. I lindur ne imazhin e Zotit, por tashme ne nje imazh te thyer, Adami e le kopshtin. Ai lind nje djale qe e quan Kain. Kaini largohet nga prania e Zotit. Me pas nderton nje qytet qe e quan Enok. Ky eshte projekti i pare ndertues i njeriut te vjeter. Vini re rruget e njeriut te vjeter: Ai perpiqte te jete dicka per Zotin. Por, eshte vete ky njeri qe nderton, Zoti nuk ka te beje fare me kete. Njeriu i vjeter eshte i motivuar gjithmone per te bere dicka per Zotin, dhe gjithashtu merr te gjitha vendimet se cfare duhet bere per Zotin!
    Shume shpejt, shume prej ndertimeve te njeriut te vjeter filluan te rriten mbi toke. Ky program ndertimi filloi te kete nje forme, nje sistem te vetin. Keshtu mund ta shohim se ku fillon sistemimi i njeriut te vjeter. Gjithcka filloi me nje djalosh te quajtur Lamek (Zanafilla 4). Ai kishte nje djale me emrin Jabal, i cili shpiku idene e te harxhuarit te te gjithe energjise per te pasur nje shtepi. Jabali po keshtu shpiku dhe sistemimin e industrise ushqimore. Nje tjeter nga bijte e Lamekut, quhej Jubal. Ai shpiku idene e defrimit. I treti quhej Tubal-Kain, dhe ai shpiku mbrojtjen kombetare. Dhe ja ku jane pra: disa prej ndertimeve kryesore te njerezore. Keto ndertime kane disa karakteristika qe Zoti i urren. Ky njeri i vjeter nuk eshte vecse kapaciteti juaj njerezor, jeta juaj njerezore, jeta e rene adamiane ne funksionim. 1Une ju dhashe deshmine time para pak kohe. Ajo ngjasonte si deshmi e nje sherbese te krishtere! Por, ajo cfare degjuat ishte vetem ideja, koncepti modern i asaj cfare eshte nje sherbese e krishtere. Ne fakt, ajo cfare degjuat ishte me shume nje histori e jetes se Adamit. Ka shume histori te tilla. Eshte historia e 18 oreve ne dite, e letrave, e predikimeve, e financave, e embelsirave, e printimeve… dhe e panikut. Te gjitha keto jane gjera njerezore, ne perpjekje per te bere mire, ne perpjekje per te ndertuar dicka per Zotin. Por, gjithcka ngelet njerezore. Ka ardhur koha qe bota te filloje te shohe deshmine e nje njeriu corporate qe jeton nga jeta hyjnore.
    Qe t’i rikthehemi historise sone, cilat ishin gjerat qe bijte e Lamekut ndertuan? Lufta, Zbavitja, Industria ushqimore dhe Shtepite e rehatshme. Ky eshte fillimi i sistemit boteror. Sistemi boteror nuk eshte gje tjeter vecse gjera te zakonshme, te mira (si psh ushqim, veshje, pushim, clodhje), te sistemuara deri ne ate pike sa te konsumojne jeten tende dhe te te skllaverojne. Fatkeqesisht, aty ndodhen te gjithe njerezit, duke perfshire dhe te krishteret, sot.
    Sistemi boteror jane gjerat e mira qe jane bere perverse. Psh – Martesa. Procesi i te martuarit eshte kaq gjithe- konsumues sa te shkaterron plotesisht. Por, une njoh nje vella dhe nje moter, qe erdhen ne nje takim kishe vitin e shkuar, dhe ne fund te takimit, dhane njoftimin se ata donin te martoheshin. Ata moren nje certificate dhe e firmosen. Te dy keta, se bashku me ata qe ishin te pranishem, thane: “Lavdi Zotit. Aleluja. Amen!” . Dikush tha nje lutje te shkurter dhe takimi u mbyll. Ata ishin legalisht te martuar. Nuk kishte asnje sistem ne ate cfare bene ata. Aspak agoni, aspak panik. Ishte kaq e bukur dhe kaq absolutisht thjeshte.
    Por shihni se si sistemi boteror i afrohet marteses. Jave te tera shqetesimesh dhe pune; ftesat qe dergohen; babai i shkrete qe harxhon qindra dollare per embelsirat, qirinjte, mbajteset e luleve. Gjithcka aty eshte vetem nje sistem i bukur qe te ka futur ne kurth. Dhe aty ka vetem agoni. Por mbi te gjitha, ka terheqje absolute larg Krishtit.
    E njejta gje vlen per pushimet. Shikoni se si veprojme sot. Punojme kaq shume, qe te bejme pushim. Jemi totalisht te roberuar nga pushimet.
    Dhe shtepia! Shtepia eshte bere nje skllaveri totale per njeriun. Kositja e barit, fshirja e pluhurit, riparimet, cdo gje e bukur dhe e kendshme e vendosur aty ku duhet dhe me pas nje e bertitur: “Mos u ul aty!”. Une kam pasur nje shtepi. Tani nuk e kam me, por e di se te gjitha te gjitha shpenzimet kryesore vijne nga faturat mujore. Plus kesaj, jane ore te tera qe shpenzohen per ta mbajtur ate te kendshme. Ah, skllaveria e cadres, e shtepise. Ky eshte sistemi boteror, ndertesa e njeriut.
    Sot, eshte dhe nje sistem tjeter, qe u shtua prej Tubal-Kainit. Eshte bota e transportit. Oh, sa shume pergjegjesi ka qe te kesh nje makine. Shpenzimet e vazhdueshme dhe agonia per ta mbajtur ate gje ne pune.
    Ka nje sistem ne kete toke qe e ze rob njeriun dhe e largon ate nga thjeshtesia e tij. Le ta shohim dhe sistemin fetar. Kur ti ke nje kishe me nje pastor dhe nje bord drejtuesish, qe mund te quhen dhjakone, ose pleq, dhe nje tufe njerezish qe ulen ne audience, ajo cfare sheh eshte nje strukture organizative si General Motors. Ka nje president, nje bord drejtuesish dhe ata qe bejne punen. Ky eshte sistemi. Nuk ka asnje baze shkrimore. Kjo strukture thjesht mungon ne Bibel. Ky sistem u fut bashke me jeten adamiane. Organizimi, eshte ne fakt imazhi i jetes njerezore. Po, ju mund ta shihni imazhin e njeriut ne te gjithe token. (Zoti e shpejtofte diten kur ju te shihni imazhin e Zotit). Eshte shume e lehte ta dallosh imazhin njerezor. Ky imazh ka gjithmone nje lloj presidenti, ose nje koke ne krye. Pastaj vjen nje lloj bordi. Pastaj nje zinxhir komandash. Kjo eshte rruga e njeriut te vjeter permes historise. Ver re se te rendomtit jane gjithmone ne fund! Ne gjuhen fetare keta quhen: Amatore!
    Por Zoti deshiron imazhin e Tij ne toke. Mos e harro kete. Dhe Ai deshiron qe ky te shprehet ne menyre korporative, nga dikush qe quhet “Njeriu i ri”.
    Le te vazhdojme ne linjen e njeriut te vjeter, sepse ajo eshte ne te gjitha faqet e Shkrimit. Ju e shihni se nje sistem i madh boteror filloi me pasardhesit e Kainit, por ky sistem ka sisteme te tjera brenda tij, te cilat kane dhe ato sisteme brenda vetes. Psh, ne sistemin boteror ben pjese sistemi edukativ, sistemi politik, sistemi mjekesor, sistemi fetar dhe keshtu me rradhe. Le te marrim sistemin fetar. Brenda ketij sistemi ka shume denominacione, shume organizata dhe levizje. Secila eshte nje sistem. Brenda secilit denominacion, psh jane kisha, dhe secila prej tyre eshte nje bote me vete. Sisteme brenda sistemeve, brenda sistemeve. Dhe qe te gjitha jane kaq te ndryshme, por dhe kaq te ngjashme.
    Si? Ne shume menyra ndryshojne, por ne dicka jane te ngashme. Ato kane ekzaktesisht te njejten strukture organizative. Ky eshte imazhi i njeriut. Dhe sigurisht qe ky imazh mund te shihet aq qarte ne boten e fese, sa dhe ne boten jashte saj.

    Gjithe keto aktivitete komplekse njerezore kane nje element miresie themelor brenda tyre. Le ta shohim ne kete menyre: Sistemi nuk eshte gje tjeter vecse nje pushtues i gjerave te mira, qe i ben ato te duken kaq komplekse dhe kaq te rendesishme dhe kaq themelore, sa ne te biem totalisht nen roberine e tyre.
    Sic e thashe, nuk ka asgje te keqe tek martesa: Eshte pikerisht skllaveria e ceremonise qe e ben ate te duket kaq e frikshme. Nuk ka asgje te keqe me shtepine, e cila eshte nje strehe per ne, por skalleveria e te gjitha gjerave qe mendohet te futen ne ate shtepi, eshte e tmerrshme. Po keshtu veshjet dhe transporti – te gjitha kane hyre ne sistemin boteror dhe perdoren per ta mbajtur njeriun e vjeter nen skllaveri.
    Le ta vazhdojme historine pak me tutje.
    Le te shkojme ne Babiloni, tek vete esenca e ndertimeve njerezore. Po deshet besojeni, po deshet jo, por ishin vete sterniperit e Noes ata qe ngriten Kullen e Babelit. Noe ishte nje vegel e Zotit. Por, Babeli erdhi prej njerit prej pasardhesve te tij. Ja pra se si funksionojne gjerat: Dikush fillon dicka madheshtore, dhe kater gjenerata pas tij, ju keni nje sistem. Sternipi i Noes, Nimrodi, ndertoi qytetin e pare madheshtor qe ishte po ashtu perpjekja e pare njerezore per te arritur tek Zoti. Kjo ne fakt eshte dicka e admirueshme. Dhe eshte vete esenca e sistemit fetar.
    Nimrodi karakterizohej nga madheshtia. Ai ishte nje gjahtar i madh. Ai dinte gjithashtu pak gjera per Zotin( kishte nje damar fetar brenda familjes se tij), dhe ai donte te bente dicka per Zotin. Ai pa dicka nga ndertesa e Zotit; ai instiktivisht e dinte se Zoti deshiron nje ndertese. Ndaj ai filloi te ndertonte nje qytet, nje qytet qe mund te arrinte ne qiej. Kujdes, sepse dhe ju mund te perfundoni duke bere dicka te tille…
    Cfare materiali perdori Nimrodi per ndertim? Ai perdori tullat. E dini se cfare jane tullat? Eshte dicka e bere nga njeriu. Mjafton te marresh pak balte dhe uje dhe t’i perzjesh. Pastaj e le pak kohe ne diell, dhe tulla eshte gati. Por. Po te shohesh brenda tulles, do shihni aty disa pore te vogla. Ju nuk mund te beni asgje per t’i shmangur keto pore; keshtu eshte balta dhe uji dhe nuk ke c’i ben.
    Keshtu Nimrodi dhe te tjeret filluan te ndertojne nje qytet te perbere nga tulla. Gjithcka njerezore- njerezore!
    Kur Zoti nderton, Ai nderton me gure. Ai eshte i Vetmi qe mund te prodhoje gure!
    Nimrodi dhe bashkepunetoret e tij filluan te ngrene muret, por ata vune re se pirgu i tullave nuk mund te qendronte. Mjaftonte nje shtyrje e lehte, dhe ato binin. Tullat nuk mund te qendrojne te lidhura me njera-tjetren. Ato shemben shume lehte!
    Ju filloni dicka. Perpiqeni te beni dicka per Zotin. Pas pak vitesh, ajo fillon te shembet. Keshtu qe ju do te beni ate qe beri dhe Nimrodi, dhe te jeni te sigurt se do te jeni ne gjendje te ndertoni ndertesa njerezore. Ja se c’beri Nimrodi:
    Nimrodi dhe turma e tij, e kuptoi se duhej bere dicka qe t’i mbante tullat te lidhura me njera-tjetren. Ajo cfare ata prodhuan, ishte dicka e quajtur “Bitimus” ne hebraisht, perkthimi i saj eshte pak a shume “llac”. Ishte nje lloj substance qe lidhte tullat me njera-tjetren. Kjo eshte karakteristika e ndertesave njerezore: njerezit nuk mund te qendrojne bashke nga vetvetja; ata shemben; duhet pak “llac” per t’i mbajtur ata te lidhur.
    Nqs ju do te filloni duke u perpjekur qe te keni “jete trupi” se bashku, ose jete kishe, e dini se cfare do te ndodhe? Ju do te copetoheni ne 1000 drejtime. E dini perse? Sepse ju do ta beni kete sipas jetes njerezore – dhe jeta njerezore copetohet gjithmone. Cdo gje qe te ndertoni, do te shembet. Natyrisht qe ju mund te beni pak “llac” per ta mbajtur ndertesen ne kembe, por ju do te jeni aq larg nga ndertesa e Zotit, dmth nga ndertesa e Njeriu te Ri, sa nuk do te kete te krahasuar.
    Keshtu, Nimrodi dhe grupi i tij filluan te ndertojne, dhe llaci u tha dhe tullat qendruan. Po cfare eshte ky llac meqenese ra fjala? Me lejoni t’ua them: Eshte “te pranuarit e vellezerve”, eshte “te pershtaturit”. Jane rregullat, vella, jane rregullimet, moter. Jane “ti duhet te besh kete dhe nuk duhet te besh kete”. Eshte ndertesa e njeriut, ne te cilen te duhet te pershtatesh.
    Llaci e mban ndertimin e njeriut te bashkuar. Praktikisht, ky "llac" eshte nje drejtues ne krye, me poshte nje bord dhe me pas vijne njerezit e zakonshem, ne fund. Nuk ka rendesi ne i quani ata “pastore”,”dhjakone”, “pleq”, “udheheqes kongregacioni” apo “presidente dhe drejtues rajonale me stafin e tyre”. Nuk ka rendesi se si quhen, ne fakt gjithcka ngelet nje lidhje artificiale. Hiqeni kete organizim, largojini keto rregulla dhe gjithe ndertesa shembet. Ju duhet te lidhni, ndryshe ndertesa njerezore nuk do te qendroje!
    Nje dite, Zoti pa poshte qiellit dhe pa Babelin duke u ndertuar, duke u ngritur drejt Tij! Cdo gje dukej e mire. Zoti e vuri re kete! Besoj se e dini se c’ndodhi. Papritu i shfaq nje problem: Midis ndertuesve hyri percarja! Tani, Kush e solli kete percarje midis ketyre ndertuesve? Zoti e solli! Ai zbriti ne Babel dhe i dha cdo punetori nje gjuhe te ndryshme. Ata nuk komunikonin dot. Ata nuk munden ta mbarojne ndertesen e tyre. Ata e nderprene dhe e braktisen!
    Zoti sjell percarje. A nuk eshte dicka suprizuese?
    Une e falenderoj Zotin, qe nga meshira e Tij, Ai sjell percarje! Ne rast se nuk do te kishte percarje ne sistemin njerezor, ne sistemin fetar, ne ndertesen e njeriut, ky sistem do te konsumonte gjithe token! Keshtu cdo njeri i gjalle do te hynte nen skllaverine e tij! Ne Mesjete ishte nje sistem, nje sistem fetar. Ai u rrit aq shume, sa gati po konsumonte token! Keshtu Zoti solli percarje!
    Ndoshta ju keni degjuar per disa organizata fetare qe jane duke pasur probleme. Percarja ka hyre brenda tyre. Kjo percarje vjen nga Zoti, sepse nje sistem behet shpejt i fuqishem dhe i madh. Zoti fut percarjen aty, sepse perndryshe, ai konsumon gjithe token! Une e falenderoj Zotin per percarjen qe fut ne ndertesat qe projektohen nga grupe njerezish me jeten e Adamit. Nqs doni ta dini se si dallohet metoda njerezore e te ndertuarit, shikoni nqs ka aty nje zinxhir komandash. Ne rast se e gjeni nje te tille, aty eshte sistemi njerezor, vula njerezore.
    Kulla e Babelit nuk ishte fundi i atij sistemi. Rruget e njeriut te vjeter vazhdojne ne Egjipt. E mbani mend Egjiptin? Njerezit e Zotit jane zhvendosur ne Egjipt dhe aty kane rene ne skllaveri. Ata jane te detyruar te ndertojne qytetet e Faraonit. Shihni pra njerezit e Zotit, te skllaveruar per te ndertuar ndertesa njerezore!
    Libri i Eksodit na thote se qytetet aty ndertoheshin me tulla. Por si ndertoheshin ato? Vellezer, ne menyre qe te ndertohen ndertesa njerezore, nevojitet skllaveri! Faraoni nuk mund t’i lejonte njerezit e Zotit te shkonin, sepse keshtu do te humbiste ndertuesit e vet. Ai i kishte organizuar ata ne nje sistem dhe keshtu i perdorte ata per te ndertuar! Kjo vazhdon dhe sot. Eshte nje mbret ne krye te njerezve, qe skllaveron njerezit per te ndertuar, jo qytetin eZotit, por qytetin e vet, nen imazhin e njeriut!
    Perse nuk i derrmon zinxhirret miku im, dhe te rreshqasesh jashte kur askush nuk te sheh?
    Keshtu, njerezit e Zotit donin te largoheshin nga Egjipti dhe nga sistemi i faraonit. Cfare donin te benin ata? Te riktheheshin ne token e tyre dhe te ndertonin ndertesen e Zotit.
    Cili ishte reagimi i Faraonit? Ai donte te bente nje marreveshje me ta. Degjojeni me kujdes, sepse mund ta degjoni perseri kur ju te filloni te largoheni nga projektet e ndertesave njerezore. Faraoni tha: “Shkoni ne rrethinat e Egjiptit dhe ngrijeni qytetin e Zotit aty. Ju nuk keni nevoje te largoheni nga Egjipti totalisht; shkoni aty dhe ngrijeni aty Tenden tuaj."
    Dhe ata ju pergjigjen: “Jo. Ne na eshte thene te largohemi totalisht nga Egjipti”
    Ju beni te njejten gje. Largohuni totalisht. Mos u largoni pjeserisht dhe te filloni te ndertoni shtepine e Zotit, ndryshe pa e ditur ju do te jeni serisht ne sistem dhe do te filloni serisht te punoni per Faraonin, per ndertesat e njeriut.
    Faraoni, nuk do i lejonte ata te shkonin. Keshtu Zoti dergoi 10 plage mbi te dhe popullin e tij- dhe perseri ai nuk i lejonte izraelitet te shkonin. Sot, Zoti po dergon 10 plage mbi sistemin fetar. Por perseri nuk ka asnje ndryshim ne kete sistem; ky sistem ben cdo lloj justifikimi vetem qe njerezit e Zotit te rrine aty.
    Por ata do te largohen! Nga thirrja e Frymes se Zotit brenda tyre, nga udheheqja e nje tjeter Jete, ata do te ikin. Por ndoshta jo te gjithe. Ndoshta disa prej miqve tuaj do te rrine aty. Por ju duhet te shkoni.
    Izraelitet perfundimisht dolen nga Egjipti. Ata e lane ndertesen e njeriut, marshuan permes shkretetires dhe filluan te shijojne dicka te mrekullueshme: vepren ndertuese te Zotit. Per here te pare, njerezit u perfshine ne ndertimin e nderteses se Zotit.
    Keshtu, ata dolen ne shkretetire tani. E mrekullueshme! Pastaj filluan te kene probleme te vogla – dhe ju do i keni ato probleme po ashtu. Disa prej tyre thane: “Oh, ushqimi i Egjiptit, oh tenxheret e Egjiptit”. Cfare jane keto “tenxhere”?
    Siguri, ja se cfare jane! “Ti mund te jesh skllav perseri aty, por djalosh, ti ke te ardhura. Ti ke buke per te ngrene dhe cati per te futur koken!”
    (Meqenese ra fjala, njerezit qe dergojne “letra lutjeje” nuk kane nevoje per lutje fare. Ata nuk i duan lutjet tuaja aspak. Shiheni mire ate leter dhe ajo do te shnderrohet ne nje zarf biznesi, e drejtuar drejt vetes. Brenda atyre letrave nuk ka kerkesa per lutje. Aty ka kerkesa per siguri. Siguria eshte pjese e sistemit. Dhe eshte pikerisht kjo siguri qe na mban ne Egjipt dhe atehere kur e dime mire se duhet te largohemi. Kur izraelitet u larguan nga Egjipti, ata filluan te shikojne me nostalgji ate siguri qe kishin aty. Ajo skllaveri dukej madheshtore. Dhe ata e donin ate perseri.)
    Cili ishte problemi i tyre? Perse donin te ktheheshin? Rera? I nxehti pervelues? Jo. Kishte nje re mbi kokat e tyre diten dhe nje shtylle drite naten. Kjo gje po i cmendte ata. Ata donin te shkonin me shpejtesi ne token e Zotit, drejt prones se vertete dhe ta merrnin ate. Por ata mund te leviznin vetem kur reja levizte. Kur reja nuk levizte, ata qendronin ne vend. Kishte dhe dite kur reja zhdukej, dhe keto dite ishin te tmerrshme.
    Ne kohe te tilla, te lind deshira te kesh nje sistem. Nje sistem eshte kaq i sigurt. Ti e di se ku je dhe ke nje lider te kendshem, te qendrueshem. Por Zoti nuk eshte keshtu. 95 % te kohes ti nuk e di se ku je, cfare po ben dhe ku po shkon. Ka kaq pasiguri ne te ndjekurit e Zotit jashte sistemit.
    Eshte kaq e veshtire te mesohesh te udhehiqesh nga nje re dhe nga nje shtylle drite! Ajo nuk ishte gje tjeter vecse nje pikture e Frymes se Shenjte brenda femijve te Tij. Por ju e dini, ju asnjehere nuk jeni udhehequr prej Tij, pervecse keshtu.
    Problemi i madh me te cilen ju ndesheni kur ju dilni dhe perpiqeni te shkoni drejt tokes eshte i njejte me problemin qe kishin izraelitet. Ju nuk keni pasur me pare eksperience ne te ndjekurit e Zotit Jezus Krisht. Ju nuk keni bere praktike ne kete gje. Ju keni qene ne sistem per nje kohe te gjate, duke marre urdhra nga njerez, dhe nuk ka pasur asnje ushtrim rritjeje te frymes suaj. Procesi i te mesuarit se si jetohet nga Zoti Jezus, te plagos! Eshte i dhimbshem! Eshte nje mesim qe mesohet shume ngadale. Vella, ti do te shkosh permes nje kohe per te mesuar se si jetohet duke ndjekur nje re dhe nje shtylle drite. Do te te duhet te mesosh se si ndiqet Fryma e Zotit brenda teje. Shume njerez preferojne Egjiptin ne vend te kesaj.
    Me lejoni te ndaloj ketu dhe te vazhdoj me rrugen e Zotit. Shikoni ne Testamentin e Ri. Shikoni Zotin dhe rrugen e Tij. Pjetrin dhe rrugen e tij, Palin dhe rrugen e tij. Shikoni Zotin. Ai kishte 12 njerez perreth Tij. Ai i la ata! Kujt ja la? Rese dhe shtylles se drites! Pjetri kishte 20000 njerez. Sipas rrethanave qe rregulloi Zoti, ata u larguan nga Pjetri. Kush i drejtoi ata kur ata nuk e kishin me Pjetrin dhe te dymbedhjetet? Kaloi pak kohe derisa kjo te ndodhte, dhe u desh pak praktike por sidoqofte dhe ata u lane nen rene dhe shtyllen e drites. Pali ngriti nje dyzine kishash. Ai i la ato te gjitha… qe te ndiqnin rene dhe shtyllen e drites.
    Keshtu pra, ne dallim nga sistemi ku askush nuk rritet ndonjehere, vjen ora kur ti nuk do te ndjekesh me njeriun, por do te braktisesh per te ndjekur rene e Zotit.
    Ne Testamentin e Ri, koncepti i apostullimit eshte ne te njejten menyre. Eshte komplet i ndryshem nga cdo gje qe sistemi mund te prodhoje apo konceptoje ndonjehere. Njerezit qe Zoti dergon jashte kane vetem nje qellim: te instruktojne dhe t’u tregojne njerezve se si te jetojne me ane te Krishtit. Puna e tyre eshte e perkoheshme. Njerezit ne Testamentin e Ri e permbushen kete qellim keshtu: ata ndertuan nje kishe dhe pastaj e lane ate! Ata u larguan? Perse? Ne menyre qe njerezit e Zotit te mund te mesonin te jetonin nga Fryma brenda tyre dhe nga asgje tjeter. Pse? Keshtu qe Krishti te jete koka e Kishes se Tij. Pra e thene ndryshe, t’i jepej kohe Jezus Krishtit qe eshte i gjalle tek ty, per te qene Pastori i Kishes se Vet. Nqs e braktis sistemin, ty do te te duhet te mesosh se si jetohet nga Ai: duke ndjekur rene dhe shtyllen e drites. Kjo eshte e veshtire per t’u bere, por nuk duhet te kete kthim prapa.

    Le ta leme Egjiptin dhe shkretetiren. Ju e dini se disa prej popullit te Zotit hyne ne toke, shumica njerez te rinj. Ata jetuan ne toke. Por shume shpejt, nje tjeter pikture e ndertimeve njerezore u ngrit. Kesaj rradhe ajo quhej Babiloni!
    Kujtohuni se pak me pare pame se Nimrodi ndertoi Babelin. Me pas ju nuk degjoni asgje per kete qytet per nje kohe te gjate. Duket sikur ai u zhduk. Por jo, ai thjesht u be me i madh. Shiheni se si rishfaqet. Nimrodi e ndertoi, njeriu e ndertoi per qellime fetare – per te arritur tek Zoti. Por lini cdo institucion fetar te vetmuar per disa qindra vjet dhe kur ai te rishfaqet, do te jete Babiloni! Jo thjesht Babel, por Babiloni! Ai filloi si nje qytet per te arritur tek Zoti i gjalle dhe i vertete. Por cfare ndodh kur e shohim ate perseri, qindra vjet me vone? Ai filloi si dicka e mire; filloi si dicka per te arritur tek Zoti por, qindra vjet me vone, ai qytet po adhuronte henen! Akoma me keq, ai qytet ishte bere nje armik i Zotit!
    Nqs njeriu nderton, dhe nqs ai nderton per Zotin dhe per Krishtin, kur ajo gje qe ai ka ndertuar vjeterohet dhe themeluesi i saj ka vdekur, ajo do te shnderrohet ne vete armikun e Zotit. Ajo nuk do te kete as lloj ngjashmerie sado te vogel me imazhin e Krishtit. Jepini asaj vetem pak qindra vjet – ose akoma me pak, sepse ne kohen tone degjenerimi eshte me i shpejte, mund te zgjase vetem 40 – 50 vjet, dhe pabesueshmerisht, ajo qe filloi si dicka per Zotin do te shnderrohet ne armik i punes se Zotit!
    Cfare ndodhi me Babelin? Ky qytet, i ndertuar per te arritur tek Zoti, i ndertuar “per Zotin”, roberoi vete njerezit e Zotit! Me shume skllaveri! Babilonasit shkuan ne Izrael me ushtrine e tyre, arriten ne Jerusalem, shkaterruan ndertesen e Zotit dhe i moren njerezit e Zotit ne Babiloni dhe i skllaveruan ata.
    Perseri, ju e shihni, vazhdon lufta per ate cope toke.
    Per 70 vjet, njerezit e Zotit e humben token. Zoti ishte vetem Zoti i qiellit. Por, lavdi Zotit, nje dite, nje grup i vogel judenjsh ne Babiloni vendosen te kthehen ne shtepi. Disa prej vellezerve dhe motrave te tyre, verejten me shpejtesi: “Ja, ku eshte nje tempull ketu ne Babiloni”. Por grupi i vogel tha: “Po, por duhet te ngrihet nje tempull ne Jerusalem. Ka qene ne nje vend te caktuar, pikerisht ne ate toke. Ai duhet te jete ne vendin e duhur. Ne po kthehemi aty”. Te tjeret thane: “Mos ikni. Qendroni ketu dhe na ndihmoni. Ndoshta ne do e ndryshojme kete sistem. Qendroni ketu, ndoshta ju mund te ndihmoni te tjeret qe t’u hapen syte.” Ju do ta degjoni kete gjithmone. Dhe shume njerez qendrojne vetem nga kjo. Nqs ju qendroni, ose do t’ju flakin jashte, ose do te duhet te pershtateni. Ju duhet te jeni te sigurt qe sistemi nuk do te ndryshoje – shume njerez do te humbisnin punen e tyre, po te ndodhte kjo. Ne keta njerez hyn dhe ti! Dhe ky eshte shkaku qe shume njerez qendrojne aty.
    Ka dhe dicka te fundit qe ata njerez qe nuk deshirojne te largohen do t’u thone juve: “Qendroni, enet e Zotit jane ne tempullin e Babilonise!”. Enet e Zotit jane ne tempullin e Babilonise! Une besoj se eshte pikerisht kjo ajo qe na shqeteson ne! Ky eshte nje argument i forte dhe ne te vertete na prek. Ka shpetim aty. Ka dicka te Zotit aty. Shume prej nesh u shpetuan ne Babiloni dhe u rriten aty. Por, kur ju hapni dritaret dhe shihni drejt tokes, drejt asaj toke qe ju kurre nuk e keni pare, madje ndoshta dhe nuk jeni te sigurt nese ajo ekziston, por ju e dini se qellimi i perjetshem i Zotit eshte qe njeriu ta zoteroje ate toke dhe te jetoje ne ate qytet, atehere ju e kuptoni se duhet te largoheni nga Babilonia. Ju e kuptoni se ju duhet te shkoni tek ai vend te cilit i perkisni ne te vertete.
    Disa nga miqte tuaj me te dashur do te thone, “Mos shkoni!” Ne ate kohe, kujtohuni se nuk ishte shumica e judenjve qe u kthye – jo, shumica ndenji ne Babiloni. Ishin vetem pak prej tyre qe u kthyen per te rindertuar qytetin e Zotit. Ju do t’ju duhet t’u thoni nje lamtumire te madhe familjeve dhe miqve dhe te shkoni. Dhe shkoni, ashtu sic beri Nehemia. Mos merrni asnje monedhe floriri apo argjendi nga guvernatori i Babilonise. Grabitni enet e Zotit, enet qe i perkasin tempullit te Zotit dhe vraponi. Dhe kur te arrini aty, ndertoni perseri, me gure, qytetin e Zotit!
    Na duhet te shohim dhe nje skene te fundit ne historine e Babilonise. Lavdi Zotit, Babilonia ka nje skene te fundit. Babilonia nuk do te jete ne toke pergjithmone. Sistemi boteror ka nje fund! Ne Zbulese, Babilonia eshte shfaqur dhe nje here. Aty eshte njeriu i vjeter, ndertesa e tij, te cilat filluan ne Zanafille, te ndertuara nga jeta njerezore. Ai eshte aty akoma. Por kesaj rradhe Babilonia ka filluar te shfaqe imazhin e asaj cfare eshte ne te vertete: Nje grua qe eshte prostitute. Ajo e ka akoma rreth qafes arin, argjendin dhe guret e cmuar qe jane simboli i njerezve te Zotit. Ajo i ekspozon keto qe t’i shohin te gjithe. Por, poshte tyre ajo eshte e mbuluar nga gjaku i profeteve dhe shenjtoreve te Zotit. Nqs ju nuk e besoni kete, thjesht shihni se kush i ka vrare te gjithe profetet dhe shenjtoret e Zotit: Ka qene Sistemi Fetar!
    Babilonia eshte ekspozuar per t’u dukur ajo cfare eshte ne te vertete. Ajo quhet: “Nena e Prostitutave”. Deshira e saj me e madhe eshte qe te kete marredhenie me boten. Kur ne arrijme tek Zbulesa, ne e shohim se ajo eshte bere nje blerese e madhe e produkteve te botes!
    Kjo eshte interesante. A nuk e dini se njeri nga faktoret me te medhenj ekonomike ne bote eshte ngritja e te ashtuquajturave “ndertesa kishtare” dhe i institucioneve fetare? Ka nje qytet ne Midwest ku burimi i vetem i madh i te ardhurave eshte nje organizate fetare e vendosur aty. Pa ate organizate, kompanite jo-fetare te botes qe sherbejne per shtyp, apo agjensite e reklamave apo biznese te ngjashme nuk do te mund te ekzistonin. Ka te ardhura shume te medha ne ate qytet vetem nga ai institucion fetar.
    Prostituta ka filluar te perdore teknikat e Madison Avenue (Agjensi Mode ne New York). Ajo ka marre imazhin e botes. Ajo ka pasur shume marredhenie me boten. “Ajo” eshte sistemi i madh fetar – dhe ajo ka lindur shume, shume femije, te cilet jane po ashtu prostituta.
    "Mire, djalosh. Por, keto jane fjale te renda…”
    Une nuk kam folur rreth ketij subjekti publikisht kurre me pare, dhe mendoj se nuk do te flas me per kete. Por, nqs flas njehere te vetme, me lejoni te jem i qarte! Disa nga fjalet me te fundit qe Zoti thote nga qielli, perpara se qyteti i Tij te zbrese ne toke, jane fjalet qe kane te bejne me Babilonine (Zbulesa. 18). Zoti thote, "Populli im. Dilni prej saj, dilni prej saj” . Pergjate gjithe shekujve Zoti ka qene duke na thirrur jashte jetes njerezore dhe jashte sistemit te jetes njerezore. Ai po ju therret jashte gjerave qe njerezit ndertojne per Zotin. Ai po ju therret jashte atyre gjerave qe mbartin imazhin e njeriut dhe kane rruget e botes. Ai po te therret ty dhe po me therret mua. Permes gjithe tokes, Fryma e Tij therret: “Dilni jashte prej saj!”. Njerezit e Tij jane skllaveruar ne Babiloni dhe Ai po te thote ty, pikerisht tani : “Dil jashte!” .
    Ai nuk thote, “Qendro aty dhe bind dike tjeter qe te vije.”. Ai nuk thote: “Kur te largohesh merr nje rrobe babilonase me vete.” Jo. Ai thote: “Dil jashte!” dhe braktisi rruget e saj. Dil jashte, po ku te shkosh? Tek qellimi i perjetshem i Zotit! Dhe cili eshte qellimi i perjetshem i Zotit? Te kete Njeriun e Ri qe mban imazhin e Zotit dhe ka zoterim mbi armikun.

    Tani le te shkojme drejt pozitives. Ne kemi folur shume per njeriun e vjeter dhe ndertesen e tij. Le te shohim Krishtin, Njeriun e Ri, dhe le te shohim ndertesen e Zotit.
    Njeriu i Ri!1Jezus Krishti erdhi ne toke. Ai ishte shume i ngjashem me Adamin, por Ai ishte fillimi i nje race te re. Ai mban imazhin e Zotit. Ai ushtron autoritetin e Zotit. Ai ka jeten e Zotit brenda Tij. Asnje njeri tjeter nuk e kishte jeten e Zotit brenda tij. Keshtu, ky eshte nje lloj i ri njeriu. Nje Njeri i Ri.
    Por, Ai ishte nje specie ne rrezik. Ishte i vetmi i llojit te Tij mbi gjithe token. Nqs Ai vdiste, specia e Tij zhdukej. Ai kishte imazhin e Zotit, autoritetin e Zotit dhe kishte zoterim mbi gjarprin. Por Ai ishte i vetmi i llojit te Tij. Nuk kishte “ata” aty. Vetem nje njeri. Nuk ka Njeri te Ri korporate.
    Dhe e keqja me e madhe ndodhi. Ai vdiq. Por Ai demonstroi disa karakteristika te pazakonta ne vdekjen e Tij, te cilat asnje tjeter nuk i kishte. Ky lloj i ri njerezor ishte pak i ndryshem. Kur Ai u varros ne toke, Ai u be nje fare. Nje fare qe ra ne toke dhe vdiq. Por, kjo fare u ngrit serisht nga toka … dhe kur u ngrit kishte shume fara te tjera bashke me te. Nqs e dini historine e frutave te para dhe Pentikostit, ju e dini se tre dite pasi Jezusi vdiq, farat i ofroheshin Zotit si frutat e para te korrjes. Por, ne diten e Pentikostise, gruri mblidhej, i plote dhe i pjekur dhe shume fara bluheshin se bashku. (U desh shume bluarje per Zotin qe Ai te kishte Njeriun e Ri te Tij). Keto fara ishin farat e nje race te re, farat e specieve te reja – tani te bluara ne miell dhe te shnderruara ne buke, ne nje buke te plote.
    Ky ishte Pentikosti.
    A mund te shihni dicka?
    Jashte varrit te Jezus Krishtit erdhi fara e nje race te re, nje race njerezish qe (1) Mbanin e imazhin e Zotit, (2) Ushtronin autoritetin e Zotit dhe (3) Jetonin nga nje Jete tjeter; ata jetonin, jo nga jeta njerezore, por nga jeta hyjnore.
    Pesedhjet dite nga vdekja e Jezusit, ne diten e Pentikostit, keto fara u bashkuan, u bluan dhe u shnderruan ne nje Buke. Cfare eshte kjo? Korporata Njeriu i Ri… e quajtur Kisha!
    Jeta ne Buke eshte e njejte me Jeten qe hyri ne toke. Jeta e Fares, eshte Jeta e Bukes. Aleluja! Zoti e ka Njeriun e Ri te Tij! Kisha eshte “Ata”.
    Si eshte kjo Jete e Njeriut te Ri? Jeta e njeriut te vjeter eshte jeta e Adamit. Ne te eshte imazhi i ndarjes. Ne njeriun e vjeter eshte imazhi i nje mendjeje te mbushur me forma, me imazhe te te menduarit, te llogjikes dhe te skemave. Por imazhi i Njeriut te Ri eshte imazhi i Frymes se Jetes se Krishtit. Eshte Vete Krishti. Ai Vete eshte derdhur brenda jush.
    Sapo ti e merr kete Jete te re, Zoti deshiron te te mesoje se si jetohet nga kjo Jete, nga Ai. Dhe akoma me shume. Ai deshiron qe ti dhe vellezerit dhe motrat e tua te mesoni te jetoni bashkerisht prej Tij. Rezultati i te mesuarit per te jetuar se bashku nga Jeta e Zotit do te jete rritja e trupit, e nje trupi te bukur dhe te hijshem. Jo nje trup me nje vesh gjigand per te degjuar dhe nje gjuhe gjigande per te folur dhe asgje me shume, por te gjitha pjeset e trupit: krahet, kembet, shputat e kembeve, cdo gje… te lidhura me hijshmeri me njera-tjetren. Njeriu i Ri! Trupi i Krishtit mbi kete toke!
    Miku im, Zoti e mori ate! Ai aktualisht e ka ate! Pas vdekjes se Tij, gjate festes se Pentikostit, Ai kishte disa njerez qe u bashkuan me njeri-tjetrin dhe u ndertuan me njeri-tjetrin ne unitet. Nje njeri korporate, me ne fund!
    Me lejoni te ndalem ketu. Une duhet te ndaj me ju kete, sepse disa nga ju ketu mendojne se e shijojne trupin, Njeriun e Ri. Dhe, lavdi Zotit, nqs ju nuk keni nje nevoje te parezistueshme per ta bere kete – Mos e beni! Nqs nuk mund te ecni ne kete rruge, ndaluni. Por disa nga ju nuk kane zgjidhje tjeter.
    Kur te vije dita qe ju te mblidheni bashke me motrat dhe vellezerit tuaj ne Krishtin, ju do te testoheni ne ceshtjen e unitetit. Jeta njerezore do te shperbehet tek ju dhe ju do ndjeni nevojen e nje ndertese.
    Une e shoh ate tani. Ajo eshte po kaq e vjeter sa historia e Kishes. Dikush nga ju do te ngrihet, do te pastroje fytin, do te hape Biblen dhe do te filloje te flase rreth predestinimit. Aha! Dhe aty do te jete dikush i pranishem qe nuk beson tek predestinimi. Keshtu fillon. Kjo eshte nje histori 3000 vjecare.
    Dikush tjeter do te ngrihet dhe do te flase rreth larjes se kembeve. Dikush i pranishem aty nuk do te besoje ne kete gje. Dikush do te thote qe te perdorim vere per Darken e Zotit, dikush tjeter do te thote te perdorim leng frutash. Do te jete dikush qe deklaron se beson tek renia nga hiri dhe pasiguria e besimtarit. Nje vella tjeter do te nxjerre nje pasthirrme dhe do te sjelle nje mesazh korrigjues duke folur per nevojen e te besuarit ne sigurine e perjeteshme. Ketu fillojne ditet e fundit te Pompeit!
    Shikoni, une po mundohem t’ju tund ashtu sic nuk jeni tundur kurre me pare! Ju lutem, mos shkoni per te fjetur tani. Dhe degjoni me frymen tuaj, jo me trurin tuaj.
    Kjo skene eshte e njeriut te vjeter. Une e di se ju nuk e keni degjuar me pare te sfidohet “Doktrina e pashkruar”, por ajo qe ju pershkrova nuk eshte doktrine e pashkruar. Cdo nje nga ato ide, eshte ne fakt nje skeme e bere nga njeriu. Njerezit ne shekullin e pare nuk flisnin rreth sigurise se perjeteshme. Teologet dhe filozofet e shpiken ate ceshtje dhe ata po perdornin nje jete me te ulet kur e shpiken ate.
    Une nuk besoj se Pali te kishte dhe idene me te mjegullt se cfare ishte siguria e perjeteshme! Ju thoni, “Shih Romaket 8.”. Une po shoh tek Romaket 8. Dhe para se gjithash, ajo eshte nje pjese nje leter te bukur, e gjalle, personale nga nje Apostull per nje kishe specifike. Eshte rreth Frymes se Jetes ne Krishtin. Flet per faktin se ju do t’ju duhet te vuani pak per t’u ndertuar ne trup, por Zoti jep hir dhe paqe dhe nuk do te lejoje qe asnje nga ju te shkaterrohet. A nuk eshte e lavdishme? Aleluja! Lavdi Zotit! Dhe jo vetem kaq, por eshte e gjalle dhe e bukur njekohesisht.
    Le te themi se ju jeni nje i krishter i ri. Dikush te vjen afer me teorine e tij, te pluhurosur, te sigurise se perjeteshme. Ai fillon te te mesoje rreth kesaj. Siguria e perjeteshme? Po, kjo do te thote se ti nuk mund ta humbesh shpetimin. Ti thua: “Uau!”. Por ti e di se si funksionon ligji. Ti madje nuk e di se ke nevoje per siguri te perjeteshme derisa te te vije dikush dhe te te thote se ti duhet te besosh aty!
    Kur njeriu degjon per ligjin, ai mendon se ky ligj eshte madheshtor. Atij i thuhet qe t’i bindet ketij ligji. Ai deshiron. Por ai nuk mundet. Ai ishte i lumtur deri ne momentin kur degjoi per ligjin. Tani, i paafte per t’ju bindur, gjendja e tij behet e tmerrshme. Ky eshte ligji. Dhe ky princip funskionon dhe per sigurine e perjeteshme.
    Ti i thua dikujt: “Nqs ti e ke marre shpetimin, ti nuk mund ta humbasesh ate!”. Menjehere ky njeri fillon te dyshoje nese e ka marre shpetimin!
    Siguria e perjeteshme eshte nje rregull. A mund te jetojme pa te? PO! Si? Do t’jua them.

    Krishti eshte Jeta! Tani ti i thua nje te krishteri te ri se Jezus Krishti jeton tek ai dhe Jeta e Tij eshte e perjeteshme dhe e pashkaterrueshme dhe ky i krishter i ri, eshte i mbushur me Krishtin. Ti i thua atij se ai nuk ka nevoje qe te jetoje sipas jetes njerezore, por ai mund te jetoje sipas Jetes se Zotit qe nuk mbaron kurre dhe ai mund ta beje Krishtin gjithckane e tij. Dhe kjo eshte gjithcka qe duhet t’i thoni! Thuajini atij: Jeto sipas Jezus Krishtit. Dhe me pas, thenie si: “Siguria e perjeteshme”, “Ti nuk mund ta humbasesh shpetimin”, nuk do te hyjne kurre ne mendjen e tij. Mendja e tij do te derrmohet nga Krishti.
    Nqs ju i thoni: “Siguria e perjeteshme”, ju e futni nje te krishtere nen skllaveri. Krishti eshte Siguria e Perjeteshme. Predikoni Krishtin. Jetoni Krishtin. Hani Krishtin. Jetoni nga Ai.
    Ti beson tek larja e kembeve? Ajo eshte nje doktrine.
    Degjo, Jezusi erdhi, u ul para nje dishepulli dhe i lau kembet. Ky dishepull i tha: “Zot, une nuk do te te lejoj kurre ta besh kete.” Jezusi i tha “Nqs Une nuk te laj, ti kurre nuk do te jesh i plote”. Pjetri tha: “Mesues, me laj te gjithin”. Dhe Ai u pergjigj "Une do te te laj vetem kembet. Kjo eshte gjithcka qe ke nevoje te te laj.” Cfare eshte larja e kembeve? Po jua them se cfare eshte larja e kembeve: Eshte Jezus Krishti.
    Kush i lau kembet? Jezusi, Cfare eshte pra kjo larje, pervecse perulesia e Jezus Krishtit? Eshte Vete Krishti. Dhe, miku im, nqs ju thjesht e merrni Krishtin bashkerisht, ne kishe, nqs jetoni nga Jeta e Tij, dhe nqs harroni te gjitha sistemet tuaja dhe nqs harroni te gjitha doktrinat e bera nga njeriu, atehere do te vije nga ajo eksperience e perbashket, aq shume larje kembesh reale, sa ju nuk do te jeni ne gjendje t’i permbani.
    Ajo cfare po flas eshte pak e veshtire per t’u kuptuar, sidomos nqs e degjoni per here te pare. Keshtu me lejoni vetem t’ju them nje histori qe mund t’ju ndihmoje. Mua me pelqen kjo histori; e kam degjuar ate tre a kater here, nuk mund te mos jua them se eshte shume e bukur.

    Nje djalosh qe e donte Zotin shume dhe ishte bere nje sherbetor i vertete i Zotit, erdhi per te biseduar me Watchman Nee. Ai kishte me vete nje bllok shenimesh; ai donte te mesonte cdo gje. Ai kishte ardhur per te bere shume pyetje. Une e di mire se si eshte kjo gje, sepse e kam vete te njejten gje.
    Ai tha dicka si: "Vella Nee, c’mund te thoni per Romaket 7, per martesen, ne fillim te kapitullit? “Dhe vella Nee tha: "Hmmmmm."
    Asnje pergjigje, vetem: "hmmmmm."
    Keshtu, djaloshi beri nje pyetje tjeter. “Mire, po per sigurine e perjetshme?”
    "Hmmmmm." E njejta pergjigje.
    Me ne fund, pas disa minutash si keto, vella Nee u kthye dhe i beri nje pyetje ketij miku te dashur. “Vella, cfare eshte durimi?”
    Ky vella kishte frike te pergjigjej. Ai e dinte se cfare ishte durimi! Por e ndjente se kishte dicka te dyshimte ne kete pyetje. Ai nuk guxoi te thote. “Ti e di. Eshte qetesia dhe paqja e brendshme, kur ti nuk shqetesohesh nga asgje e jashtme…”. Ai mendonte: “Ka nje kurth ketu”. Me ne fund u pergjigj: "Vella Nee, nuk e di se cfare eshte durimi.”
    Vella Nee u pergjigj ne menyren me te pabesueshme: “Durimi eshte Krishti” .
    Durimi eshte Jezus Krishti. Cdo gje tjeter eshte vetem hije e durimit. Durimi i vertete eshte vetem Jezusi.
    Une e di. Ndoshta ju nuk e kapni kete. As nuk e kam kapur atehere.
    Por eshte e vertete. Nuk ka asgje te tille si durimi. Durimi njerezor nuk eshte nga Zoti, dhe nuk mund te zgjase. A jeni lutur ndonjehere per durim? Une po guxoj te them se nuk e keni marre ate. Kisha e Zotit jeton vetem nga burimi i nje jete – dhe kjo Jete eshte Krishti. Kisha duhet te mesoje te jetoje nga Krishti. Krishti eshte durimi. Dhe Krishti eshte paqja. Dhe siguria e perjeteshme eshte Krishti. Kisha duhet te kuptoje kete se Krishti eshte cdo gje per besimtaret – duhet te merret vetem Ai kur ata mblidhen bashke.
    Vella, ne Shkrime nuk ka asgje te ashtuquajtur “Doktrine”. Aty ka thjesht Jezus Krisht. A beson tek zhytja per t’u pagezuar? Dikush tjeter beson tek sperkatja. Cfare do te beni? Ke do te perjashtoni, ate qe beson tek zhytja apo ate qe beson tek sperktaja? Nqs e beni, ju jeni duke ndertuar nje sistem njerezor, te bazuar ne jeten njerezore. Ju thoni, “Oh, por kjo eshte e rendesishme!”. Mire, por dicka tjeter eshte akoma me e rendesishme. A nuk e shihni se Jezus Krishti eshte Pagezim?
    Menyra jone e te menduarit ka qene kaq e sistemizuar ne nje koncept teologjik, te bere nga njeriu, per Biblen, sa ne nuk e shohim se ne jemi verbuar per te pare pacmueshmerine e realitetit te Krishtit. Vellezer dhe motra, kur ju te mblidheni bashke, ju nuk keni nevoje per asnje “menyre te besuari”. Ka dicka brenda jush, ne thellesi. Jetoni nga ajo kur te mblidheni bashke.

    Tani le te kthehemi. Jezus Krishti ishte Njeriu i Ri. Ai vdiq. Kisha lindi dhe Zoti kishte nje grup njerezish qe jetonin nga Krishti dhe kishin Jeten e Tij. Ky grup njerezish beri ate qe beri Jezusi! Ai nenshtroi armikun dhe reflektoi imazhin e Tij. Lexoni Veprat! Eshte aty. Ai trup korporate, Ai Njeri i Ri beri te njeten gje ne Veprat qe Jezusi beri ne Ungjijte.
    Kur njerezit vinin ne kishe, kur ajo mblidhej, ata nuk shihnin drejtues njerezore. Jezus Krishti ishte koka e vetme. Jobesimtaret thoshnin: “Zoti eshte midis tyre!” . Keta njerez nuk ngjasonin fare me sistemin boteror. Nuk kishte ndarje mes tyre, asnje lloj ndarjeje doktrinore apo dhuntish, apo njerezish, apo cfaredo qofte. Ata ishin vetem vellezer dhe motra, qe ishin te thjeshte dhe qe jetonin nga nje Jete tjeter. Asnje strukture organizative. Asnje njeri i vjeter. Kjo ishte Kisha. Zoti kishte nje njeri qe mbante imazhin e Tij dhe ushtronte autoritetin e Tij. Zoti ishte Zoti i qiellit dhe i tokes.
    Por beteja vazhdoi! Sistemi i njeriut, qe mban imazhin e njeriut, qe ka ndarjen ne natyren e tij, erdhi. Dhe Zoti e humbi token e Tij perseri. Kisha e hershme u zhduk rreth shekullit te trete. Ne kete qytet eshte nje trup i copetuar,i shkaterruar, i Krishtit. Jane kryesisht te krishtere qe jane brenda sistemit fetar. Dhe jo te gjithe ata do ta braktisin ate sistem. Por Zoti do te therrase disa – ndoshta ju – qe te ktheheni dhe te merrni token.
    Do te jene disa qe te braktisin gjithcka qe kane njohur per te filluar aventuren e restaurimit. Ata do te flakin format, rregullat dhe doktrinat dhe nuk do te dine asgje tjeter vec udheheqjes se Krishtit. Ata do te mblidhen bashke dhe do te jetojne nga Ai. Ata nuk do te jene trupi i Krishtit, ata do te jene vetem pjese te trupit, por ata do ta prezantojne trupin, ashtu sic duhet te jete. Ata do te perfaqesojne te gjithe besimtaret e atij qyteti. Ata do te thone: “Ne do te vijme dhe do te marrim token. Ne do te ndertohemi se bashku ne Jete. Dhe ne nuk do te copetohemi!” . Ata do te thone: “Une nuk e vras shume mendjen nese une bie dakord me ty apo jo, por ti je vellai im. Ti ke Jeten e Jezus Krishtit brenda teje. Ne jemi nje!”
    A e mbani mend situaten ne Kishen e Korinthit? Aty kishte grindje. Pali u tha atyre rrenjen e problemit te tyre. “A e dini se perse jeni ne kete pacavure? Per shkak te jetes se shpirtit tuaj, per shkak te jetes suaj njerezore, te Adamit. Ju e shihni Apollon, Pjetrin dhe Palin dhe Jezusin si kater grupe te ndryshme midis jush. “
    "Jeta e Adamit."
    Jo, ne do te jemi nje popull qe nuk do te hame nga ajo peme. Ne do te marrim Krishtin, Pemen e Jetes, si ushqimin tone. Ne do te marrim Ate si Jeten tone. Ne do te marrin frutin e Pemes se Jetes dhe do ta hame. Ne nuk do te kemi asgje pervec Tij, ne thjeshtesi primitive. Me ane te Hirit te Zotit mbi ne, pa rregulla dhe forma, ne do te takohemi se bashku ne unitet si vellezer dhe motra. Dhe ne do te kemi vetem Ate.
    Po, do te kete kohe kur ne te fillojme te behemi si te cmendur. Do te qajme, do te vajtojme, dhe me pas do te kthehemi serisht dhe do te jetojme me njeri-tjetrin perseri. Gradualisht, jeta e Zotit do te rritet tek ne. Me pas, me ngadale, do te rritet midis nesh dashuria vellazerore, qe eshte nje prove per boten se jemi te Tijte.
    Me tej, Krishti do te jete koka. Ai do te jete shtylla e zjarrit dhe reja midis nesh, duke na drejtuar drejt eksperiencave te reja, te panjohura. Dhe njerez do te vijne dhe do te shohin perreth dhe do te raportojne se nuk ka lider njerezor midis nesh. Ne vend te tij, do te shohin njehere njerin, njehere tjetrin anetar te trupit, qe te drejtuar nga Fryma e Zotit, do te flase, do te ndaje, qe te beje cdo gje qe Fryma e Zotit ka vendosur te beje.
    Vellezer dhe motra, do te vije nje kohe mbi kete toke kur Zoti yne te deklarohet Zot i qiellit dhe i tokes!
    Po, do te kete nje dore dhe nje kembe dhe nje goje. Do te kete nje sy dhe nje gjuhe, dhe, me e rendesishmja nga te gjitha, nje koke. Nje trup komplet, nje njeri i plote. Ai do te jete Njeriu i Ri, i bashkuar nen imazhin e Krishtit! Ai do te mposhte armikun dhe do te kete token! Kjo eshte ajo cfare po ben Zoti tani! Aleluja!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-10-2009 mė 09:58 Arsyeja: Lehtesi ne lexim
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Disa besime tė njeriut, nė njeriu, pėr njeriun!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 11:30
  3. Botėkuptimi islam mbi njeriun dhe qytetėrimin
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 16:59
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •