Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Sondazhi i SOROS: Studentet seks me pedagoget per te kaluar provimin

    Sondazhi i SOROS: Studentet seks me pedagoget per te kaluar provimin

    12.05.2005

    Nje sondazh i organizuar nga fondacioni Soros me 1.300 studente ben publik per here te pare edhe kete fenomen ne auditoret e shkollave tona te larta. Studentet te kerkuara seksualisht nga pedagoget per te kaluar provimin.
    Rreth 53 per qind e studenteve te pyetur kane pohuar raste te tilla, ndersa dukuria duket me e shprehur ne Universitetin e Elbasanit ku pergjigje pozitive per pyetjen kane dhene 74 per qind e studenteve. Jo me pak i shprehur eshte fenomeni dhe ne Universitetin Politeknik te Tiranes, ku raste te abuzimeve seksuale jane pohuar nga 63 per qind e studenteve. Perqindja eshte marre me e ulet kur pyetja eshte bere direct. Gjithsesi keto konkluzione kane shokuar dje kreret e universiteteve dhe fakulteteve, te pranishem ne publikimin e sondazhit. Nje pjese syresh i kane kundershtuar ne pergjithesi te dhenat e studimit, duke vene ne dyshim besueshmerine e pyetesoreve per te bere pergjithesime te tilla, ndersa disa nga rektoret dhe dekanet e kane konsideruar te turpshem edhe ekzistencen e pohimeve te kesaj natyre qe cojne te mendosh pranine e ketyre fenomeneve te turpshme ne auditore. Ne rang universitetesh 53 per qind e studenteve te pyetur pohojne se kane degjuar raste te abuzimit seksual, 45 per qind jane shprehur se nuk jane ne dijeni te fenomenit dhe serish dy per qind kane abstenuar ndaj kesaj pyetjeje. Ne nivel universitetesh 74 per qind e studenteve te Elbasanit konfirmojne abuzimin seksual ne auditore, duke perfaqesuar dhe shumicen e pergjigjeve pozitive per kete pyetje. Ne kete menyre fenomeni eshte pranuar masivisht dhe ne Universitetin Politeknik (nga 63 per qind e studenteve), ne Universitetin e Tiranes nga 54 per qind dhe ne Vlore 50 per qind. Ndersa nje vleresim direkt i situates jep te dhena me pak te frikshme. 6 per qind e studenteve te pyetur ne menyre direkte nuk kane ngurruar t'i pergjigjen po pyetjes nese jane kerkuar seksualisht nga pedagoget e tyre. Keshtu 6 per qind kane thene po dhe 2 per qind kane hezituar, duke mos shprehur asnje qendrim rreth kesaj teme. Pergjigjet pozitive direkte jane mbledhur kryesisht ne Universitetin Bujqesor, ku 12 per qind e studenteve kane pranuar faktin. Me pas renditet Akademia e Arteve, ku 10 per qind e studenteve pohojne se jane kerkuar seksualisht nga pedagoget per te kaluar ne provim. Me 8 per qind eshte shprehur ky pohim ne Universitetin e Elbasanit, 5 ne ate te Tiranes, 5 ne Politeknik. Por, sic u tha, rezultatet jane me befasuese ne menyren indirekte te te pyeturit. Ku studentet qe kane pranuar nje fenomen te tille ne auditore kane qene shumefishi i te dhenave te mesiperme. Gazeta Shqiptare
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    vetem te para mundemi te shkojme, me sekse ne shkoll,duke e bere praktike edhe neper univerzitet me pedagoget,profesoret,si dhe shume e shume....
    Rezultatet e provimit mundeni me i marre pas kryerjes se aktiti seksual,varsishte se sa here e keni marre fjalen ne goje....
    O mjere shqiperija qe ka mesues te praktikes se seksit....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #3
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    ncncnc

    Turp i Zotit cfare nuk degjojme!
    Edhe se abuzimet seksuale jane te shpeshta ne gati gjith universitetet e botes...por perqindje kaq te larta ne ato te Shqiperise nuk do ma kishte marr mendja kurre!!!
    Pisat te paftyre...pak se i kerkojne studenteve nga 60 deri ne 100 mije lek per provime,por e keqja spaska pas fund vallai!

  4. #4
    epo cfare nuk po na degjojne veshet e virgjer moj aman.......
    upupupu c'do te thone bota me te keqen

Tema tė Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Ramiz Alia: Rrėfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  3. OSBE: Nė zgjedhje, kandidatė me tė kaluar tė dyshimtė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2005, 01:34
  4. Studentėt: Seks me pedagogėt pėr tė kaluar provimin!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:38
  5. Studentėt e huaj, pasione politike nė Vlorė
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 15:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •