Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Himara, e vërteta që nuk duhet fshehur

    Ngjarjet e ndodhura gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2003, e shtynë gjuhëtarin Rami Memushaj, të shkruajë një libër për Himarën. Pse Himara është shqiptare dhe sa e rrezikuar është ajo nga greqizimi



    Grekë apo shqiptarë? Kjo është pyetja që gjuhëtari Rami Memushaj kërkon t’i japë përgjigje në librin e tij “Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike”. Në një libër prej 200 faqesh, ai jep argumente shteruese për kombësinë shqiptare të banorëve të Himarës. Siç shprehet vetë Memushaj, shkak për të ndërmarrë këtë iniciativë janë bërë ngjarjet e vitit 2003, kur ditën e zgjedhjeve lokale, banorë të Himarës dolën me flamuj grekë ndër duar dhe krahasuan Shqipërinë me Alkaedën. Memushaj nuk synon të bëjë filozofira. Ai është gjuhëtar dhe si i tillë, ai ka përdorur të gjithë argumentet që i ofron fusha e tij, duke filluar që nga folklori, këngët popullore, ninullat, këngët e vajit, legjendat, për të kaluar tek emrat e njerëzve e vendeve, që nuk dëshmojnë gjë tjetër, veçse përkatësinë shqiptare të Himarës dhe të banorëve që jetojnë në të. Por libri për Himarën nuk sjell vetëm argumente, ai është edhe një thirrje për pushtetarët, ata që premtojnë, që nuk mbajnë premtime, që të mos e lënë në harresë Himarën, pasi rrezikon që politika greke që tregohet më e zgjuar e ta përdorë këtë situatë në favorin e saj.

    Keni shkruar një libër për Himarën. Çfarë ju shtyu të ndërmerrnit këtë iniciativë?

    Kjo ka të bëjë me të vërtetën. Kur në mbrëmje bie shqiptar dhe në mengjes ngrihesh e të thonë se je francez, anglez, bullgar…, kjo të trondit, sepse dije një të vërtetë tjetër dhe papritur dhe pa argumente të ofrojnë një tjetër të vërtetë. Kështu është edhe problemi i Himarës. Ngjarjet që ndodhën na e bënë problemin më të pranishëm, sepse në fakt problemi ka ekzistuar prej vitit 1991. Kryesisht për arsye ekonomike, popullsia e Himarës e shihte veten si të persekutuar nga regjimi komunist. Himariotët ishin ata që kishin rrahur kurbetin, ishin njerëzit e zanateve e profesioneve të ndryshme dhe kjo periudhë i ngushtoi këto mundësira. Kjo është një arsye pse ata u revoltuan me shtetin e tyre, që nuk u dha atë që takonin, ndërkohë që u hap një tjetër dritë jeshile, një shtet tjetër u dha mundësira të mëdha, sidomos në punësim. Tri fshatrat e Palasës, Dhërmiut dhe Himarës, dinin mirë greqisht, kështu që parapëlqeheshin në tregun grek dhe kjo i vuri në një pozitë më të favorizuar me emigrantët e tjerë shqiptarë që nuk njihnin gjuhën. Pastaj edhe politika greke, që në fakt është një politikë primitive, që i përmbahet metodave të shek. XIX, në bazë të së cilës, Shqipëria nga Shkumbini e poshtë do t’i takonte Greqisë dhe nga Shkumbini e sipër i takonte Serbisë. Por ajo ka vënë në funksion edhe fonde të mëdha të cilat dalin nga taksat e popullit grek, apo nga BE, kjo nuk dihet, por fakti është që ajo filloi t’i trajtojë ndryshe, të paguajë pensione, për vuajtjet në komunizëm, etj, ndërkohë që shteti ynë ende nuk ka arritur të kompensojë të përndjekurit, ata që kanë qenë në burgje. Këto arsye bënë që një pjesë e himariotëve të tjetërsohen, të harrojnë se janë shqiptarë, të pranojnë që janë grekë, të flasin greqisht. Duke u përballur me këtë realitet, unë që jam nga ajo anë u trondita thellë dhe ishte pikërisht kjo shtytja e parë. Nuk them që ishte arsye patriotizmi, por himariotët janë shqiptarë, kështu e kemi mësuar nga prindërit tanë, kemi mësuar e lexuar. Kështu që iu vura punës për të treguar këtë të vërtetë. Sigurisht që nuk mund të mëtoj se i kam thënë të gjitha, unë thjesht kam sjellë disa argumente që tregojnë se himariotët janë shqiptarë dhe se Himara është pjesë e Labërisë e Shqipërisë së Jugut.

    Libri ka kohë që i ka shkuar lexuesit, si është pritur ai?

    Libri është pritur përgjithësisht mirë dhe pozitivja në këtë rast është se ai u ndoq nga disa botime të tjera nga ana e akademisë, e cila u vu në pozitë të vështirë, pasi duhet të ishte pikërisht Akademia e Shkencave e para që duhet të nxirrte një botim të tillë. Ajo organizoi një projekt për botimin e një përmbledhjeje për Himarën, ku përfshihen fusha të ndryshme. Ka të bëjë me kulturën, besimin, traditën. Gjithashtu kanë dalë edhe libra të botuar nga historianë e himariotë.

    Kur thoni që Himara dhe himariotët janë shqiptarë, ju e argumentoni këtë me shembuj konkretë nga folklori, gjuhësorë, toponimikë, etj. Si është vjelë ky material?

    Unë jam nga ajo zonë e Himarës që quhet Prapa mal, një vend që përmendet dhe tek “Milosaoja”, kështu që shumë gjëra i di sepse jam vendas, shumë gjëra të tjera i di nga leximet, ndërsa materialet e tjera janë vjelë në vend nga studiuesit. Këtu do të doja të përmendja qëmtuesin e apasionuar të folklorit të zonës së Labërisë, Bardhosh Plaçi, punonjës në Institutin e Kulturës Popullore, i cili më ka vënë në dispozicion një material të bollshëm mbi folklorin, toponimet, këngët popullore, ninulla, legjenda, etj. Gjithashtu kam shfrytëzuar edhe materiale të tjera dokumentare. Duke punuar për librin “Kurveleshi”, kisha grumbulluar shumë materiale, të cilat i kam përdorur edhe për Himarën.
    Mos Himara është nga ato çështje, të cilat është më mirë të mos i ngacmosh?
    Nuk duhet ngacmuar, kur situatat janë të qeta, pasi në këto periudha është më mirë të ndërtosh në Himarë, të nxitet turizmi, pra është më mirë të punosh. Në periudha të tjera duhet treguar edhe e vërteta, sepse ka shumë të pavërteta. Ne nuk jemi përballur shumë me studiuesit grekë, por mund të them se ata janë shumë primitivë në argumentimin e tyre, janë shumë të rrallë ata që kanë pohime shkencore. Përgjithësisht kanë keqpërdorime të historisë dhe kjo është lehtë e vërtetueshme, pasi të gjithë mund të lexojmë në faqet e internetit, Tit Livin, Strabonin, etj, ku e zeza është shkruar mbi të bardhë. E keqja është që ne shkruajmë, por grekët nuk na lexojnë dhe do të ishte mirë që librat tanë të përktheheshin edhe në greqisht. Mesa kemi parë nëpër aktivitete të përbashkëta, ata janë shumë të verbër në argumentimet e tyre, madje edhe një vit më parë në Kongresin e akademikëve, kemi pasur një përplasje me ta. Por do të ishte më mirë që të kishim ballafaqime të shpeshta me historianët dhe studiuesit grekë, të cilët për shkak të politikës greke, e cila nuk i njeh pakicat shqiptare, janë plot paragjykime. Aristidh Kola me librin e tij mbi Arvanitasit ka tentuar që ta bëjë këtë.

    Ju keni shkuar së fundmi në Himarë dhe si gjuhëtar e keni më të thjeshtë ta gjykoni. A ndihet asimilimi i shqiptarëve në grekë?

    Aty janë tri fshatra që flasin greqisht, Palasa, Dhërmiu dhe Himara. Aty ka pak banorë, pasi shumica kanë emigruar në Greqi, ku e kanë përsosur dhe më tej greqishten. Ata pak që kanë mbetur, mes tyre flasin greqisht, ndërsa me turistët dhe të ardhurit në këto zona, të cilët merren me ndërtim, etj, flasin shqip. Tek një pjesë e tyre është ngulitur ideja që janë grekë, kurse sa i përket fshatrave të tjerë përreth ata flasin kryesisht shqip. Por ky asimilim, ka marrë hov pas viteve ’90, tek ata njerëz, të cilët unë i quaj “pakica vullnetare”, pasi quhen të tillë me dashje.

    Mund të themi që Himara ndihet e “rrezikuar”?

    Herën e fundit kur kam shkuar në Himarë, gjendja ishte ndryshe nga ç’e paraqisnin pamjet e televizioneve. Megjithatë kishte shenja të një propagande që përpiqet të krijojë një minoritet në Himarë. Në Himarë ishte hapur një kopsht grek i Omonias. Eshtë e vërtetë që ne kemi shkolla të huaja, por jo kopshte, që kanë si qëllim të tjetërsojnë. Ndërsa në Himarë kishte një kopsht grek, në Dhërmi ishte mbyllur kopshti shqiptar nga ana e Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Vlorës. Kështu që grekët janë më të avancuar në propagandën e tyre dhe investojnë. Ata shfrytëzojnë pikat tona të dobëta he pafuqishmërinë tonë për të reaguar. Nëse shteti nuk investon në këtë vend, nëse nuk nxit turizmin, Himara rrezikon të mbetet gërmadhë dhe kjo është edhe në favor të grekëve, të cilët nuk dëshirojnë që bregdeti përballë Korfuzit të lulëzojë e të zhvillojë turizmin. Lënia në harresë ndikon për keq. Ata kanë nevojë të ndiejnë praninë e shtetit të tyre. Në të kundërt, rrezikohet që ata ta mohojnë përkatësinë shqiptare. Një tjetër problem janë emigrantët, fëmijët e të cilëve kanë mësuar greqisht. Pra probleme do të ketë. Megjithatë nuk mendoj se ka probleme integriteti, apo politike.

    Gjithashtu ju jeni autor edhe i një libri voluminoz mbi Kurveleshin….

    Libri për Kurveleshin i përket një prej atyre nismave të viteve ‘60-’70, për hartimin e historikëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të fshatrave dhe krahinave. Atëherë sa kisha mbaruar universitetin dhe më përfshinë në një grup, për të hartuar historinë e Kurveleshit, një njësi e Labërisë. Deri në shek. XIX ajo ka qenë qendra e luftës antiosmane, në shek. XX e humbi këtë rëndësi. Gjatë studimeve pashë që për këtë krahinë kishte shumë materiale, përmendej në shumë libra dhe aty për aty më lindi ideja që përpara se të shkruaja historinë e LANÇ, të shkruaja për historinë që e paraprinte e që kishte qenë më e lavdishme. Drejtuesit e mi e pranuan këtë ide, por mbeti vetëm në dorëshkrim. Pasi erdha në Katedrën e Gjuhës Shqipe, nuk kisha shumë kohë të merresha me të. Në vititn 1997, ngjarjet që ndodhën, mbyllja e universiteteve, më krijoi mundësinë që t’i rikthehesha dhe e kam përfunduar gjatë kohës që kam qenë në Itali, si lektor, pranë Universitetit të Palermos, ku literatura ishte shumë e pasur. Pra u mbyll kështu që punë e nisur më shumë se 30 vjet më parë dhe në të njëjtën kohë përmbusha një borxh që i kisha krahinës sime.


    Marre nga Shekulli

  2. #2
    DEMOKRAT Maska e Mateus
    Anëtarësuar
    04-06-2005
    Vendndodhja
    Duke fotografuar plakat!
    Postime
    61
    Dua te te mbeshtes per kete artikull qe ke cituar nga shekulli. Ka shume te verteta per sa u perket 'grekerve' ketij populli te famshem ne bote, jo per gje tjeter veçse per racizmin e tij, per padrejtesite qe i ka bere kombit shqiptar, etj. Jemi pikerisht ne shqiptaret qe s'duhet ta lejome me kete popull mendjemadh te vazhdoje keshtu.

  3. #3
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Himara, "princesha tekanjoze", ku te vdekurit votojne me te gjallet

    E Premte, 17 Qershor 2005
    Ky vend krenar ne ekstremin jugperendimor te vendit ka sjelle perjetesisht probleme per autoritetet, qe e kane administruar Shqiperine. Dhe, me sa duket, ato do te vijojne. Ne fakt, jo se e duan shume autoritetin, por, se ata- pak me shume se banoret e Republikes se Shqiperise-mbeten konfuze. Sikur te mos mjaftoje kjo, tashme jane konfuzuar pak per zgjedhjet, ndersa publiku vazhdon te jete i ndjeshem, sesi ata do e percjellin 3 Korrikun. Vete himariotet i ka "kapur" ethja e votimeve, qe shprehet me posterat shqip-greqisht te Spiro Pecit, qe i sheh te ngulura dhe ne Kisha, ndersa listat i kane si kohe me pare- me shume te vdekur, por edhe me ata qe jane larguar qe nga vitet '20 te shekullit te shkuar. Per ta, nuk perben me cudi, qe tashme votojne dhe e jema dhe i jati i George Tenet...krahas shume te tjereve qe kane lindur qe me 1800. Gjithsesi, kjo tip principate moderne-vazhdon te jetoje sipas menyres se saj...

    Ben Andoni-Himare

    Gati askush ne Himare nuk qendron ne mesdite- rrugeve te saj. I vetem, nje punetor rregullon nje tende super te gjate, qe "dekoron" bulevardin kryesor. Mbi nje shkalle duket se eshte aty prej shume kohesh. Ndersa, meshkujt e paket te qytetit, qe shtyjne ditet neper tavolina, e shikojne qyqarin duke gjerbur diten e tyre te zakonshme ne kafene. Te pershendesin greqisht dhe shqip, ndersa shume syresh me nje lloj dialekti hibrid, qe i dallon himariotet nga te tjeret...dhe qe hera-heres u jep dhe epitetet conjugate nga injorantet: "grek-muti"...

    Asgje te vecante nuk ka tashme qyteti, qe ka nje histori qe e mban brenda jo vetem emrin me gjashte germate Himares, por dhe bashkesine e gjashte fshatrave te tjere, qe njerezit i njohin me emrin Bregdeti. Ata vete, Bregdetasit-kaone, nanuriten me pervetshmerine e tyre, dhe me shume akoma pavaresine. Te cilen ia kane njohur osmanet, qeverite e zbehta shqiptare-pas Pavaresise dhe indiferenca e Enver Hoxhes. Aq i cuditshem ka qene administrimi i tyre, saqe ne kohen e Zogut, letrat e tyre vinin me adresat e Korfuzit...ndersa pleqte e paket te mbetur ruajne ne shtepite e tyre ende zarfet me pullat e postes se gjithe Botes, ku kane shkuar ne emigrim...Gjithsesi, "Venomenet" e tyre, kane qene te njohura per lirine, kurse e gjithe Himara per vecantine e saj te rralle. E pervec te tjerave-kaq i bukur mbetet ky vend, saqe ne gracken e saj kane rene udhetare te shumte romantike, luftetare qe kerkonin famen -e shume te tjere syresh...E gjithe lavdia e ketyre aventuriereve ka qene e shkruar ne nje shkemb buze rruges, qe tashme ka humbur me kalimin e kohes...

    Votojne te vdekurit me te gjallet

    Ne kete shkemb, Edward Lear fiksoi emrin e tij, si shenje miqesie, por edhe si shenje e tradites se madhe vendase, sipas te ciles, ai qe gdhendte ketu- do te kthehej prape. Kuptohet se nuk u kthye me, por nga pas- la bashke me firmen e tij, imazhin e qemotshem te vendit...Kjo nuk u ben shume pershtypje sot, himarioteve te shekullit XXI. Jane te bindur se e keqja u vjen si ngahere jashte-toke, ndersa ata vete e gjejne gjuhen me njeri-tjetrin. Keshtu ndodh dhe me votimet, qe do te behen pak dite me vone per Parlamentin shqiptar. Duket se e kane gjetur disi gjuhen me njeri-tjetrin, por jo per tu mos ngateruar dhe per te mos e qesendisur kundershtarin e tyre, me te cilin i ndan rruga e vetme e Bulevardit-PBDNJ. Keto zgjedhje ne Himare, Partia Socialiste po bashkepunon me PBDNJ per te mbeshtetur kandidatin e pavarur- Spiro Peci...PD dhe LSI, qe i kane zyrat, ne katin e dyte te nje ndertese te vjeter, jane te pakenaqur me listat e keshtu me rradhe. "Ne keto lista jane 986 te vdekur, midis tyre per te ilustruar -jane dhe nena dhe babi i George Tenet. Jane disa pjesetare te fisit tim, qe kane ikur nga Shqiperia qe nga viti 1920". Nuk ju mjaftojne keto?!-thote Kristo Cipa, nje nga njerezit kryesore te PD-se ne qytetin e vogel me rreth 6000 banore. E verifikojme dhe eshte e vertete, qe e jema e George Tenet-ish shefit te CIA-s, Vangjelo Kacelano, e cila eshte larguar ne vitin 1944-voton ende ne kete vend. E njejta gje ndodh edhe me te jatin e tij, Qiriako Koka, qe iku nga Qeparoi ne France ne kohen e emigrimit te madh te bregdetasve ne vitet '20. Ne krahun tjeter, perfaqesuesi i PS-se, Gjergj Goro, eshte me i permbajtur. "Ka pasur parregullsi te vogla ne listat e votimit dhe vazhdojne te jene shume emra te vdekurish dhe shume emra, qe duhet te crregjistrohen dhe nuk rregjistrohen. Kjo ndodh dhe nga nje mungese e seriozitetit nga ana pushtetit lokal. Une dua te them se njerez qe paguhen nga Bashkia dhe nuk figurojne ne listat e votimit...", shpjegon paradoksin ish-kandidati per postin e Kryetarit te Bashkise. Ndersa perfaqesuesi i LSI-se, Petro Dhima, duket se eshte me i agravuar. Me nje shqipe, qe ngjan si nje rrobe e vjeter-ai te shpjegon nga zyra e tij e shpartalluar ne qender te qytetit, se: "Ne si Levizje per Integrim na eshte hequr e drejta dhe as komisioner dhe biles nuk kemi as vezhgues", thote ai. Sipas tij, kryetarit te bashkise i kane shkuar listat per t'i rregulluar, por "ne kemi 70-80 veta qe nuk jane rregjistruar fare... nuk jane rregjistruar se ai (Bollano) e di qe jane te LSI"...Nga vezhgimi i listave qe nga Qeparoi dhe deri ne Vuno ka nga ata qe kane vdekur qe nga viti 1900 ne Amerike dhe jane te rregjistruar ne lista, pretendon nje tjeter...Me te qete duken njerezit e PBDNj, sepse jane ne bastionin e tyre. Ata qendrojne me te menjanuar ne qytetin qe ka nje shtrirje simbolike gjeografike, ndersa duken se shihen me lakmi, por edhe karshillek nga Partite e tjera. "Listat ne i kemi pare dhe kete here jane nga me te rregulltat qe mund te ekzistojne. Ndoshta gabimet mund te shihen dhe verehen qe nuk ka ndonje vendosje emri, por ne pergjithesi jane shume te rralla. Ne kemi tre jave qe i kemi listat ne dore, ato jane shume te rregullta dhe thjesht nxjerrin probleme disa njerez, duke mos i njohur disa nga ligjet, qe jane brenda ketyre listave", shprehet Nikollaq Brigo, kryetar 37 vjecar i kesaj partie...

    Ne fakt te mjaftojne fjalet e ketyre perfaqesuesve, qe te kuptosh pak a shume dhe konfiguracionin e domosdoshem dhe problemet e tyre. Ku me te mbarturat probleme duket se jane me PBDNJ-formacionin kryesor qe ka peshe ne kete vend, por edhe qe ka qene e perfolur per manifestimet e saj pro-greke.

    Intermexo historike

    Larg fushates zgjedhore- duket se himariotet e tjere ne biseda -jane me te fokusuar ne traditen dhe ne bemat e tyre. Te keta te fundit, natyrshem ngaterrohen kohe dhe njerez te ndryshem, qe te tregojne bema dhe bema pa fund...E permendin kalane e tyre, nje nga simbolet me te vjetra, por edhe me perfaqesuese ne menyre shume periferike dhe sikur flasin per personazhet e Homerit...Ne te vertete, Kalaja e tyre, per te cilen kam frike se shume syresh nuk kane shkelur prej kohesh, eshte deshmitare e shume e shume ngjarjeve dhe tashme eshte kthyer ne nje germadhe. Ajo gjendet pak fare larg qytetit. Brenda perimetrit te saj jetojne ende disa nga Fiset e njohura te Himares..., por qe tashme jane rrudhur nga koha dhe nga shkaterrimi qe koha i ka dhuruar simbolit te krenarise se Himares.

    "Nga pikepamja e gjeografise historike, Himara ka nje veshtrim te trefishte: eshte emri i nje qendre te banuar (Qyteza e Himares), emer i nje bashkesie krahinore (Krahina e Himares) dhe emer i nje dioqeze kishtare (Peshkopata e Himares). Nuk ka dyshim-thote Profesori Kristo Frasheri-ne monografine e tij kushtuar ketij vendi-se burimin fillestar te ketij emertimi te trefishte e ka emri Himare i vendbanimit (sot qyteze, dikur fshat) qe ndodhet ne bregdet, ne pjesen veriore te Detit Jon...Me tej, emrin e mori dioqeza kishtare e ritit lindor, peshkopata e Himares e varur nga patriarkati i Kostadinopojes, kurse ne kohen kur u krijua dioqeza nen vartesine e Papatit te Romes, u quajt 'Kisha e Akrokerauneve' nen sufragine e kryepeshkopates Katolike te Durresit"...Ky vend eshte i pandashem me malet e tij, subjekte mitesh, qe njihen me emrat Akrokeraune me majat e tij me te larta: mali i Cikes (2045m), maja e Lapjetes (1198m), maja e Lugjes (1046m), qe e ndajne Himaren nga Kurveleshi. Ne veri ky vend kufizohet me vargun e Karaburunit, ku lidhja me pjesen tjeter te vendit- mbahet nga qafa e Llogorase, ndersa ne jug ky vend kufizohet me Borshin, ku jetonte nje bashkesi po aq vitale -krahina e Sopotit...Kjo bashkesi etnografike eshte e lidhur shume sidomos ne shtate fshatrat e saj, qe disiplinohej me nje te drejte zakonore te perbashket- e cila shprehej me "Venomet". Ajo qe i ka konfliktuar gjithmone me te tjeret- ka qene gjuha sepse Palasa, Dhermiu, Himara flasin greqisht- ndersa Vunoi, Qeparoi, Kudhesi dhe Piluri- shqip. Ne kohen e sulmeve osmane- fshatrat qe flisnin shqip dhe qe ishin me larg detit mbroheshin duke u ngjitur ne mal dhe strehoheshin ne Kurvelesh; ndersa vendet bregdetare zbarkonin ne Greqi ne ishujt joniane, qe gezonin lirine. Kjo deshmi eshte e kronistit venedikas te shekullit te XV, Stefano Magno. Ajo qe sollen nder kohe keta "te pabindur" nga kurbetet e tyre provizore dhe nga luftrat- ishte pervec krenarise, gjuhet dhe sensi ndryshe nga e gjitha zona perreth...Ata nuk u nenshtruan edhe pse shpata osmane i qendroi shume here mbi koke dhe ndryshe nga fqinjet e tyre leber, ata nuk e ndryshuan kurre fene e tyre...Te zgjatesh me historine e tyre do te futesh ne ngasje se do kesh kundershtim nga shume ane. Dhe, kjo, e ka nje shpjegim te thjeshte. Askund ne Shqiperi mitologjia nuk eshte me e pranishme se ne kete vend. Hammond- e mendon kete vend si vendlindjen e kulteve te Zeusit, kurse Pukevili, i mahnitur, mtonte se Homeri do kish shkruar ndryshe, po te njihte kete vend dhe arsyeton se Plini e ka vendosur ketu "Burimin e Argjende". Per kete vend gjithsesi- kane folur dhe Herodoti, Tukididi, Virgjili etj. Dr.Zeqo shton dhe idene se ne gojedhanat lokale ka referenca dhe per shpellen e Polifemit dhe vendin ku zbriti Odiseu. E per te perfunduar pastaj me ate qe ka thene shqiptari i madh freng, Leon Rei: "nese Shqiperia ka me se te mburret, ajo, ne rradhe te pare duhet te mburret me historine e Himares".

    Historia, shkelqimi dhe gjumi i vendasve

    Vendasit, sidomos ata te kulturuarit, jane te vetedijshem per kete histori. Kuptohet se nga shkalla e intelektit afrohen me shume me legjendat sesa me realitetin, ndersa kokefortesia i ben gjithmone indiferente- ndaj asaj qe shkruhet per ta. E kane treguar kete edhe ne perplasjet e ndryshme zgjedhore, kur jane bere objekt i medias shqiptare dhe asaj greke, qe duhet thene se mbetet panegjirike ne trajtesat e saj per kete vend. E perseris se indiferencen e tyre mund ta shikosh dhe nga harresa qe kane tashme per Kalane e tyre, simbolin e qytetit. Asnje tabele nuk te orienton per aty. Kurse, ajo vete nga dita ne dite, eshte duke u degraduar. I vetmi referim i gjalle, qe shikoj, jane dy dele te lidhura ne nje harkade. Pasi eshte rindertuar nga Justiniani, pasi u rregullua dhe u shfrytezua nga normanet, bizantinet dhe arbet, kjo duhet te jete periudha me e keqe per kete kala kaq te vjeter. Qe ketej duhet te kete origjinen dhe historia e famshme e Damianit trim, i cili tentoi qe te vriste Sulltan Sulejmani... "Une jam Damjan i Himares/Dhe guri me njeh/Ku je Sulltan i Oborrit/Gremis male e shterron dete/Kthehu prape prej Anadollit/Himaren e kam per vete/Himare imja je/Une e kam lulen e shpirtit, shkruajti poeti Kristo Cipa, pinjoll i nje familje pilurjote qe shkruan vazhdimisht, kengen perfaqesuese te Himares ne "Gjirokastra 2004"...Por, cudia ketu eshte gjithkund. E ndjej Himaren ndryshe dhe ndryshimin e saj me shume, sepse degjoj nje vendase qe u thote turq- te gjithe atyre, qe nuk jane prej kendej...E ndjej kete dhe nga indiferenca e njerezve per zgjedhjet. Te mesuar ne mes te Greqise dhe Shqiperise, shume syresh duken me shume te lidhur me fatet e vendit matane. Jo se Himaren e harrojne, por si dikur- u pelqen ky dualitet. Ndoshta, kjo prej trajtimit te pensionisteve, qe gezojne ndihmen dhe nga shteti fqinj, por qe per fat te keq-kete eshte e veshtire ta konfirmosh nga fjalet e njerezve...Vete himariotet, tashme, si te gjithe ata qe jane brenda territorit te RSH-se vetem ankohen. Per papunesine, per ujin, per shtetin...per gjithshka qe munden...Vecse ndryshe nga koha e zgjedhjeve lokale, tashme jane me te qete. Te bindur, se ajo qe do te behet do te behet. Kuptohet se skenaret nuk mungojne. Ende flasin se po fillojne pergatitjet e autobuzeve nga Greqia, qe sjellin vendasit qe jane atje dhe qe ndikojne natyrshem ne zgjedhje me parrulat e tyre. Gjithsesi, para sezonit turistik (Keta nuk e llogarisin qershorin?!), himariotet jane me te obliguar me ate qe do te sjelle ky vit per ata..."Te gjithe ekseset i bejne njerezit qe kane pasur probleme dhe ka lidhje me MAFIA-n e tokes", me sqaron perfaqesuesi i PBDNJ, duke ma bere situaten shume e shume te rregullt zgjedhore.

    Veshtrim social

    Ne fakt, eshte pak e veshtire qe te check-out jeten e 11.000 banoreve te kesaj treve. Ata duken me shume se vegjetojne se bejne ndonje pune konkrete, pervec shitoreve te vogla, ku te pret ndonje pershendetje e perzier mikse shqip-greqisht. Keshtu duket se edhe Dielli perendon bashke me diten e banoreve qe baresin kot, atje ne muzg. Banoret presin gjithe vitin turizmin, i cili gjallon per gati 2 muaj e gjysem dhe pastaj jeta pakesohet e pakesohet pa fund deri sa rresht. Ne qytet me tregojne se nuk ka ndonje sipermarrje serioze dhe shume te rendesishme, por nderkohe punojne buxhetoret. "Ne Himare punojne rreth 215 punonjes ne institucione shteterore. Vendi kryesor e ze bashkia me 52 punonjes . Eshte arsimi me 19 punonjes, qendra shendetesore me 18 punonjes; dy hotelet e Ministrise se Puneve te Brendshme; ndermarrja e Ujesjellesit. Keto jane ne pergjithesi...", me sqaron kryetari i Bashkise- Bollano. Ne fakt, cmimet nuk kane ndonje ndryshim nga qyteti dhe ca me teper pervec natyres, nuk kuptoj se cfare keta mund t'i dhurojne nje turisti te interesuar per Rivieren tone. Por, himariotet u pelqen kjo menyre:Zoti u ka dhene natyren dhe mendjen e pervecme dhe ca me teper shume te dashuruar- qe vine nga koha e Enverit per cdo vit ne kete vend. Me nje sy te lire, ende qyteti eshte shume larg, parametrave te duhur turistike..."Himara afron 120 motele te tipit te vogel 5-10 dhoma, qe kane nga 2-3 krevate. Himara ne pergjithesi ka nje rezerve te madhe: turizmin familjar, sepse vendasit kane dy-tre dhoma qe i japin me qira... Kjo eshte rezerva e mikpritjes...Dhomat qe jane per pushuesit jane 1500 dhoma", me ka sqaruar Z.Bollano, qe ka ne koke nje vizion krejt tjeter per vendin e tij...Mbase keto dhe do e zbusin pak gjendjen e ketij qyteti-fshat, qe njihet vetem tre muaj ne vit ose pak dite ne kohen e nacionalizmave te zgjedhjeve... Por, tani eshte kohe zgjedhjesh dhe atje flitet vetem per 3 korrikun." Per zgjedhjet lokale ka nje ndryshim te madh -dhe ju e kuptoni se ekseset qe ndodhin kane te bejne me nxitjet qe behen nga nje force politike per te marre Bashkine e Himares. Per ne,- eshte Omonia, qarqe te se ciles bejne kete pune. Ata sjellin autobuze, njerez qe votojne kot. Keshtu arrihen ato rezultate....", thote perfaqesuesi i LSI-se, nje ithtar i madh i Metes...

    ***

    E tille eshte Himara -vuan per gjera kot, ndersa njerezit ende nuk e kuptojne se vendi i tyre ka nevoje per ndryshim. Ndryshim, qe ata e kane kerkuar me kot prej vitesh, dhe qe me sa duket do te vonoje-nga pervoja historike. Per fatin e tyre, ende grishen sepse rruga e rregulluar i eshte afruar Palases, fshatit te pare te Bashkesise...Me mire se kushdo kete braktisje -e ndjen teksa largohesh nga Kalaja e njohur e saj, ku greket, pergjate saj ne kohen e Luftes se Dyte- perballonin italianet qe ishin te vendosur ne "Skutara". Keto pak familje, qe kane mbetur pas ne Kala, tashme duket se japin dhe me shume shenjen e agonise vendit, qe lulezon vetem pak muaj. Ca me shume dhe ndertimet e saj, tashme qe jane perhere e me shume te braktisura, sepse edhe ato po demtohen nga te pandergjegjshmit, qe jane bukur te shumte ne kete vend. "Kisha e Peshkopit", qe per fat eshte ende funksionale dhe pak me larg saj, "Shen Mihailit", e shtojne seriozitetin e ketij vendi, qe eshte i zbehte ne krahasim me Himaren e dikurshme...

    "Kot i sheh Kristo, listat. Do te veme lista te tjera"-na zgjon pak minuta me vone nje grua e Bashkise. Por, Kristo e ka ngulur gishtin fort ne lista dhe me tregon te jemen e Tenet, sikur ajo do te ike...Largohemi bashke me politikanin e papune drejt qendres se qytetit. Ne zhegun e dites, ajo eshte gati e perhumbur nga vrundujt e avullit qe ngrihen. Nuk shoh shume njerez qe lahen, per te mos thene fare, ndersa punetori, i vetem qe kam pare duke punuar, tashme eshte ulur dhe ai ne nje nga kafenete e boshatisura buze rruges...

  4. #4
    Blanc et noir
    Anëtarësuar
    28-03-2005
    Postime
    490
    Zgjohuni shqipetare dhe ngrini zerin se do kerkoni viza ne ambasaden greke te vizitoni Gjirokastren, Saranden dhe Himaren ..
    Quand le doigt montre le ciel, l' imbécile regarde le doigt.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-07-2010
    Postime
    61

    Himara Jonë

    i keshilloj te gjithe te shikojne Emisonin Top Show te dates 03.11.2010, sepse kishte te ftuar himarjote dhe aty e kuptoni tamam himaren dhe njerezit e saj.

    shikojeni se do mesoni te verteten e sakte me pak fjale.
    jemi trima shqipetare. jemi himarjote, si e tha dhe profesor P. Milo, une jam nga Krahë Kuqtë.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Nji dite do te bindeni,se qka ashte Shqipetari,pse shqipetari meshef identitetin e vet,si per shembull do te miret HIMARA,ketu jetojne,shqipetaret,qe deshirojne,te asimilohen ne Grek,prandaj do te jemi,deshmitare,te nji pjese te popullit,shqipetare,si bajne tragjedia,ne oborin e vet,e vetem ate per Drahma,ose EURO,kure e humbin gjuhen do te thojne,se tokat jane te tyne,mirepo ,po harojne,se keto toka me shekuj jane shqipetare,dhe ngadal,ngadal,kane fillue himarotet,ti perngjajne sllaveve,ose ma mire te them serbeve.Atyne ju duket mire te lavderhen,te bajne shkrime,ne gjuhen,greke,dhe te imitojne,greket,kurse ne thelb dihet qe jane shqipetare,ketu i themi vetem nji gja KALI I TROJES NE HIMARE,SHEKULLI 21.Shqipetariet qe shesin vehten per nji grusht,DRAHMA,shqipetaret,qe deshirojne,te jen ne vemendje,vetem e vetem,per te bamur biznise,nji grusht i vogel,shqipetaresh,ne himar,dhe shteti do ta ja ket pamur sherin ketyne himaroteve,pore edhe gjithe shqipetaria,me duket keta jane ,pase ardhesit,e FANARITEVE,te stambollit,te cilet qelen dyert,per te hyne sulltani,ne konstantinoplis,dhe muer qytetin,sepse i paten,fen ne dore 500 vjet,kryesore fanariotet te jen mire,nji grushte i vogel qe mbajti ne ter te turkut,plote 5 shekuj shqipetaret,mirepo ne funde e hongren shume keq,sepse sulltani turk,i previ dhe i grivi shume keq,pasi i perdori 530 vjet,ma mer mendja se edhe greku do ti ja baje njisoj,do te perdore shqipetarin,sepse shqipetari per lek e shet vllaun motren,nanen ,baben,ne ket raste himara,ketu ne himar,munde te ndodhi,krejt,seps te shkretit nuke kane buke me hanger dhe i shiten anmikut per nji grusht LEK.

  7. #7

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga nojre Lexo Postimin
    i keshilloj te gjithe te shikojne Emisonin Top Show te dates 03.11.2010, sepse kishte te ftuar himarjote dhe aty e kuptoni tamam himaren dhe njerezit e saj.

    shikojeni se do mesoni te verteten e sakte me pak fjale.
    jemi trima shqipetare. jemi himarjote, si e tha dhe profesor P. Milo, une jam nga Krahë Kuqtë.















    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    i pash gjith ato videot e perveq lavdatave qe himariotet i bojn gjithmon vetit kuptova edhe qe kta t'fundit (vet e tha njo prej atyne aty prezent) jon krijesa "jo ma kam n'tok" dhe osht normale qe per 300€ deklarohen grek..e ah, po, tha edhe qe nqs shteti shqiptar ja jep 305€ nuk e kan problem mu deklaru meniher shqiptar!! un s'di qysh sillet bota dikun dikun po kah ant e mija kjo lloj pune ka emnin e vet, dhe nuk osht emen i mir hiq....nejse, qysh nuk m'kan pelqy kurr si tipa kta himariotet!!...njoh koxha njerz kah ajo an ktu n'Itali e me i pershkru me pak fjal (kshtu n'pergjithsi po flas, se normal ka lloj lloj njerzesh qdokun) jon sikur ajo thonja "me ja jep gishtin, ta marrin doren"...pa ofendime aa, nqs ka ktu n'forum himariot....kan ate far menyren e t'sjellunit me "hun perpjet" kishi na dikushi...gjithsesi, personalisht nuk osht kah m'intereson se qka jon me kombesi, mjafton me rrespektu kushtetuten e Shqipnis e manej nqs flasin edhe jashtoksorqe mes veti pun e modhe fort....i kisha kshillu edhe mos me ja kthy turisteve grekqe kur shkojn per pushime, jo per gjo po vene turistike ka boll bota e kta beh kta jon ata qe mesin keq nqs krijesave ju hidhet n'men mos me shku mo me ja u pa surratin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 10-11-2010 më 18:04
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Në Korcë vonë doli se janë kthyer mbi 10,000 vetë për përfitime dokumentash, por përsëri tek Himara u rref disave. Sigurisht, sepse prona në bregdet është gjë me vlerë. Turku nuk arriti dot, Enveri nuk arriti dot, tani po mundohen cubat e Tiranës me median e tyre të krijojnë pështjellime.

    Lërini Himarjotët të qetë se as para e as mbrapa nuk e cojnë Shqipërinë. Shumë zhurmë për një krahinë që Enveri ja arriti qëllimit ta shkatërroj përfundimisht, dicka që as 500 vite pushtim Otoman nuk arritën të kryejnë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga nojre Lexo Postimin
    si e tha dhe profesor P. Milo, une jam nga Krahë Kuqtë.
    Quhet pendekuq (dhe fraksioni tjeter pendebardhe), jo krahekuq.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  11. #11
    Video e prinderve te himarjotit, Aristotel Guma, vrare disa muaj me pare ne incidentin e ndodhur ne Himare. Pak perkthim per ato qe nuk kuptojne Greqisht. I ati i te ndjerit, Ilia Guma, fajeson shqiptaret qe e vrane djalin e tij pse fliste greqisht. Vete grupi i te rinjve shqiptare kishin krijuar trazira ne gjithe zonen me sherre me vendasit qe flisnin greqisht. E jema e viktimes kerkon varje per kriminelet, I vellai thote qe "Ne greke kemi lindur dhe te tille do te vdesim"



    P.s. Keta jane pendebardhe
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 13-11-2010 më 17:08
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  12. #12
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Video e prinderve te himarjotit, Aristotel Guma, vrare disa muaj me pare ne incidentin e ndodhur ne Himare. Pak perkthim per ato qe nuk kuptojne Greqisht. I ati i te ndjerit, Ilia Guma, fajeson shqiptaret qe e vrane djalin e tij pse fliste greqisht. Vete grupi i te rinjve shqiptare kishin krijuar trazira ne gjithe zonen me sherre me vendasit qe flisnin greqisht. E jema e viktimes kerkon varje per kriminelet, I vellai thote qe "Ne greke kemi lindur dhe te tille do te vdesim"

    http://www.youtube.com/watch?v=IifKz-DrjdQ

    P.s. Keta jane pendebardhe
    mos qesh me dhimbjen njerëzore brooklyn, jo.

    as mos e përqesh.

    po të kishin dhe grekët llogjikën e atyre çunave cuba do të na kishin vrarë të gjithë ne emigrantët.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga gsvangjeli Lexo Postimin
    mos qesh me dhimbjen njerëzore brooklyn, jo.

    as mos e përqesh.

    po të kishin dhe grekët llogjikën e atyre çunave cuba do të na kishin vrarë të gjithë ne emigrantët.
    Ku e pe qeshjen dhe perqeshjen time ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 13-11-2010 më 20:02
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  14. #14
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Video e prinderve te himarjotit, Aristotel Guma, vrare disa muaj me pare ne incidentin e ndodhur ne Himare. Pak perkthim per ato qe nuk kuptojne Greqisht.
    Thone qe ai grupi me Audi kishte ardhur per sherr dhe provokime, qe e vrane djalin se ky duke ikur nga kafeneja e pershendeti shoqerine e vet ne greqisht dhe patriotet tane i kerkuan llogari, dhe kerkojne qe gjykata t'i denoje rreptesisht. Keto, me pak fjale.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Thone qe ai grupi me Audi kishte ardhur per sherr dhe provokime, qe e vrane djalin se ky duke ikur nga kafeneja e pershendeti shoqerine e vet ne greqisht dhe patriotet tane i kerkuan llogari, dhe kerkojne qe gjykata t'i denoje rreptesisht. Keto, me pak fjale.

    Nuk pretendoj te di shume mire greqishte, por me aq sa kuptoj theksi vehet shume here nga ana e te jatit qe arsyeja pse e vrane ishte pse foli greqishte. Gjithsesi qellimi eshte qe te jape nje pasqyre me te mire te temes titulluar shume drejte "Himara, e verteta qe nuk duhet fshehur". Ne te njejten kohe bien poshte edhe disa spekullime gazetareske shqiptare per qendrimin e familjareve te viktimes, por edhe "patrioteve" te forumit dhe botes virtuale shqiptare ne teresi qe bejne avokatin e krimit.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  16. #16
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nuk pretendoj te di shume mire greqishte, por me aq sa kuptoj theksi vehet shume here nga ana e te jatit qe arsyeja pse e vrane ishte pse foli greqishte.

    Po, e permend disa here.

    Ne pergjithesi media shqiptare (edhe greke deri diku) ka vite qe spekullon me gjendjen ne zone. Eh, erdhen keta syleshat dhe i moren jeten tjetrit kot fare, dhe kthyen nje kalimtar te zakonshem (i cili madje nuk ishte as i angazhuar ne keto diskurset e etnicitetit) ne hero.
    C'te thuash, nena e idioteve eshte gjithmone shtatzane.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  17. #17
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ku e pe qeshjen dhe perqeshjen time ?
    ok, sorry!

    nuk e kuptova mire komentin tend

    falje
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  18. #18
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    C'te thuash, nena e idioteve eshte gjithmone shtatzane.
    no coment kesaj qe shkrove.

    i permban te gjitha comentet qe mund te behen
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

Tema të Ngjashme

  1. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  2. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  3. Himara: Princesha në gjumë
    Nga Hyllien në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 18:43
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41
  5. E verteta e fshehur!
    Nga ALBA në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •