Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126

    "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon

    LETRA TĖ KRISHTERA FRYMĖRORE

    NGA

    Francois De FENELON

    "Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria, me tė cilėn ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta."
    – Gjoni 17:26


    LETRA I.

    Dobia e pėrulėsisė

    I lutem shpesh Zotit tė tė mbajė nė pėllėmbėn e dorės sė Tij. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė pėrulėsia. Sjell dobi nė gjithēka, sepse krijon njė shpirt qė e merr mėsimin, gjė qė e bėn ēdo gjė tė thjeshtė. Do tė ishe mė fajtor se shumė tė tjerė nėse do t’i bėje ndonjė rezistencė Zotit nė kėtė pikė. Nga njėra anė ke marrė plot dritė dhe hir pėr tė ditur se kemi nevojė tė bėhemi si fėmijė i vogėl; dhe nga ana tjetėr, asnjė s’ka kaluar njė pėrvojė mė tė pėrshtatshme pėr tė pėrulur zemrėn dhe shkatėrruar vetėbesimin. Dobia e madhe e njė pėrvoje tė dobėsisė pėr ne ėshtė tė na bėjė tė pėrulur dhe tė bindur. Zoti tė ruajtė!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  2. #2
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA II.

    Si tė durojmė vuajtjen dhe ndėrkohė tė ruajmė paqen tonė

    Pėr sa i pėrket mikut tonė, i lutem Perėndisė t’i dhurojė njė thjeshtėsi qė do i sjellė paqe. Kur tregohemi besnikė tė lėmė menjėherė tė gjitha mendimet e stėrholluara e tė panevojshme, tė cilat lindin prej njė dashurie pėr veten aq e ndryshme prej shpirtbutėsisė sa ē’mundet tė jetė vetėm ajo, do tė vendosemi nė njė vend tė gjerė edhe nė mes tė shtegut tė ashpėr dhe tė ngushtė. Do tė gjendemi nė lirinė e dlirė dhe paqen e pafajshme tė bijve tė Perėndisė, pa qenė mangut as ndaj Zotit dhe as ndaj njerėzve.
    Zbatoj pėr veten time tė njėjtėn kėshillė qė u jap tė tjerėve dhe jam mė se i bindur se duhet ta kėrkoj paqen time nė tė njėjtin drejtim. Zemra ime vuan tani; por ėshtė jeta e vetvetes qė na shkakton vuajtje; ajo qė ėshtė e vdekur nuk vuan. Nėse do ishim tė vdekur dhe nėse jeta jonė do ishte e fshehur bashkė me Krishtin nė Perėndinė, (Kol. 3:3), nuk do vazhdonim t’i pėrjetonim kėto dhimbje nė shpirt qė na mundojnė tani. Duhet tė durojmė me qetėsi jo vetėm vuajtjet trupore, por edhe ato shpirtėrore, qė do tė thotė shqetėsimet qė vijnė nė shpirt pa veprimin e menjėhershėm tė tij. Por, turbullimet e njė aktiviteti tė pandalur, gjatė tė cilit shpirti e rėndon kryqin e dėrguar nga dora e Perėndisė, barra e njė qėndrese tė shqetėsuar dhe e njė mosdėshire pėr tė vuajtur pėrjetohen vetėm pėr shkak tė asaj qė ka mbetur nga jeta e vetes, e unit tonė.
    Njė kryq qė vjen tėrėsisht nga dora e Perėndisė dhe mirėpritet me pėrzemėrsi pa ndonjė veprim tė vetėmenduar, ėshtė nė tė njėjtėn kohė i dhimbshėm dhe i paqshėm; por, ai qė pritet pa dėshirė dhe kundėrshtohet nga natyra e vetvetes, ėshtė dyfish i ashpėr; qėndresa pėrbrenda ėshtė mė e rėndė pėr t’u mbajtur se kryqi vetė. Nėse e kuptojmė qė ėshtė dora e Zotit dhe nuk kundėrshtojmė, kemi ngushėllim nė vuajtjen tonė. Janė me tė vėrtetė tė lumtur ata qė mbajnė barrėn e vuajtjes sė tyre, ndėrsa shijojnė kėtė paqe tė pėrkorė dhe pranojnė me bindje tė pėrsosur vullnetin e Perėndisė! Asgjė nuk i pakėson dhe lehtėson mė shumė dhimbjet tona se sa shpirti i moskundėrshtimit. Por, ne zakonisht duam tė bėjmė marrėveshje me Perėndinė; duam tė paktėn tė caktojmė kufijtė dhe tė shikojmė se ku do jetė fundi i vuajtjeve tona. Ajo ruajtje e fshehtė dhe kokėfortė e jetės qė e bėn kryqin tė nevojshėm, bėn qė ne ta kundėrshtojmė kryqin pjesėrisht dhe me njė qėndresė tė fshehtė, qė i cėnon atij vlerėn vepruese. Kėshtu qė na duhet t’i rikthehemi vazhdimisht tė njėjtės gjendje; vuajmė shumė, por pa ndonjė dobi. Zoti na shpėtoftė nga tė rėnit nė atė gjendje tė shpirtit ku kryqet nuk sjellin dobi pėr ne! Perėndia do njė dhurues tė gėzuar, siē thotė Pali. (2 Kor. 9:7); Oh, ē’dashuri qė duhet tė ketė Ai pėr ata tė cilėt, me njė dorėzim tė gėzuar dhe tė pėrkryer, e lėnė veten krejtėsisht nė duart e vullnetit tė Tij kryqėzues!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  3. #3
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA III.

    Bukuria e kryqit


    Nuk mundem veēse tė mrekullohem prej mirėsisė sė vuajtjes; ne pa kryqin nuk vlejmė asgjė. Drithėrohem dhe jam nė agoni ndėrsa zgjat, dhe ēdo bindje e imja se ai sjell dobi venitet prej torturės, por, kur i vjen fundi, me admirim kthej vėshtrimin pas drejt tij dhe mbulohem me turp qė e mbajta kaq padenjėsisht kryqin tim. Kjo pėrvojė e dobėsisė sime bėhet njė mėsim i fortė diturie pėr mua.
    Cilado qoftė gjendja e mikes tėnde tė sėmurė, cilido shkaku i sėmundjes sė saj, ajo ėshtė e bekuar teksa qėndron kaq e qetė nėn dorėn e Perėndisė. Nėse vdes, ajo vdes nė Zotin; nėse jeton, ajo jeton nė Tė. Qoftė kryqi apo vdekja, thotė shėn Tereza.
    Ėshtė pėr mbretėrinė e Perėndisė qė duhet kryqi; kur e mbajmė atė nė dashuri, pikėrisht aty fillon mbretėria e Tij; tė jemi tė kėnaqur me tė pėr aq sa ėshtė kėnaqėsia e Tij. Ti ke nevojė pėr kryqin sa edhe unė. Dhuruesi besnik i ēdo tė mire i rezervon secilit prej nesh pjesėn e vet, qoftė bekuar emri i Tij! Oh, ėshtė kaq mirė tė transformohemi pėr tė mirėn tonė!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  4. #4
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA IV.

    Vdekja e vetes, e unit tonė


    Nuk mundem ta shpreh, motra ime e dashur, se sa e thellė ėshte keqardhja qė ndiej pėr vuajtjet e tua; por hidhėrimi im nuk mbetet pa ngushėllim. Perėndia tė do, shoh se Ai nuk tė kurseka, por vendos mbi ty kryqin e Jezus Krishtit. Cilado qoftė drita, ēfarėdo ndjenje tė mund tė provojmė, janė tė gjitha njė iluzion nėse nuk na ēojnė drejt pėrjetimit tė vėrtetė dhe tė vazhdueshėm tė vdekjes sė vetes, tė unit tonė. Ne nuk mund tė vdesim pa vuajtje, dhe as nuk mund tė thuhet se kemi vdekur kur diēka e jona vazhdon tė jetė e gjallė. Vdekja me tė cilėn Perėndia e bekon shpirtin tejshpon deri nė ndarjen e frymės nga shpirti, tė nyjeve nga palca. Ai i cili sheh nė ne ēfarė ne s’mund tė shohim, e di shumė mirė se ku duhet tė bjerė goditja; dhe rrėmben atė qė ne ngurrojmė mė tepėr pėr ta dorėzuar. Dhimbja ndjehet vetėm atje ku ka jetė, dhe ku ka jetė ėshtė pikėrisht aty ku vdekja duhet tė veprojė. Ati ynė nuk shpenzon kohė duke thyer ēfarė tashmė ėshtė e vdekur; nėse do kėrkonte qė jeta tė vazhdonte, Ai do ta bėnte kėtė, por Ai kėrkon tė shkatėrrojė, dhe kėtė mund ta arrijė vetėm duke shkatėrruar atė qė ėshtė e gjallė dhe vepruese. Mos prit qė Ai tė sulmojė dėshirat dukshėm tė kėqija prej tė cilave ke hequr dorė pėrgjithmonė kur iu dorėzove Atij, por Ai ndoshta do tė tė provojė duke shkatėrruar lirinė e shpirtit tėnd dhe duke tė lėnė pa ngushėllimet e tua mė frymėrore.
    Do ta kundėrshtoje? Oh, jo! Duroji tė gjitha! Kjo vdekje duhet tė jetė e vullnetshme dhe mundet tė pėrmbushet vetėm nė atė masė nė tė cilėn ti dėshiron tė veprojė. T’i bėsh qėndresė vdekjes dhe tė kundėrshtosh pėrparimin e saj do tė thotė tė mos duash tė vdesėsh. Dorėzo atėherė me vullnet te Perėndia gjithēka tek e cila mbahesh, edhe gjėrat mė frymėrore, kurdoherė qė Ai tė priret t’i marrė prej teje. Ē’tė tremb ty, o besimpak? A mos vallė ke frikė se Ai nuk do mundet tė tė japė prej Vetes sė Tij atė ndihmė qė e largon prej dorės sė njeriut? Dhe pėrse ta largojė pėrveēse ta rijapė atė, por prej dorės sė Tij tashmė dhe tė tė pastrojė ty nėpėrmjet mėsimit tė dhimbshėm? E shoh qė ēdo rrugė ėshtė e mbyllur dhe se Perėndia synon tė pėrmbushė veprėn e Tij nė ty duke prerė ēdo burim njerėzor. Ėshtė njė Perėndi xheloz; dhe nuk do qė t’i detyrohesh dikujt tjetėr pėrveē Tij pėr atė qė ėshtė duke kryer nė ty.
    Dorėzoja veten planeve tė Tij – shko atje ku Ai do me anė tė providencės sė Tij. Ruaju tė mos kėrkosh ndihmė nga njeriu kur Perėndia e ndalon kėtė – ata munden tė tė japin vetėm atė qė Ai u jep atyre pėr ty. Dhe pėrse tė shqetėsohesh se nuk pi mė prej mjetit qė sjell ujin kur ti je ēuar tė pish prej vetė burimit tė pėrjetshėm prej nga uji vjen?
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhimbja ndjehet vetėm atje ku ka jetė, dhe ku ka jetė ėshtė pikėrisht aty ku vdekja duhet tė veprojė. Ati ynė nuk shpenzon kohė duke thyer ēfarė tashmė ėshtė e vdekur; nėse do kėrkonte qė jeta tė vazhdonte, Ai do ta bėnte kėtė, por Ai kėrkon tė shkatėrrojė, dhe kėtė mund ta arrijė vetėm duke shkatėrruar atė qė ėshtė e gjallė dhe vepruese.
    Faleminderit moter per keto fjale mahnitese qe sjell ketu!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    "Dhe Perendia i cdo hiri, qe ju thirri ne lavdine e Tij te perjetshme ne Krishtin Jezus, mbasi te keni vuajtur per pak kohe, do t'ju beje te persosur Ai vete, do t'ju beje te patundur, do t'ju forcoje dhe do t'ju vere themel.
    Atij i qofte lavdia dhe pushteti per shekuj te shekujve. Amen!"
    1 Pjetrit 5
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  7. #7
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA V.

    Paqja gjendet nė thjeshtėsi dhe bindje


    Kultivo paqen; mos ia vėr veshin imagjinatės tėnde tepėr pjellore; aktiviteti i saj i shumtė dėmton jo vetėm shėndetin tėnd, por tė sjell edhe thatėsirė nė shpirt. Ti e konsumon veten pa dobi; paqja dhe ėmbėlsia e brendshme shkatėrrohen prej shqetėsimit tė vazhdueshėm. A mendon vallė se Perėndia mund tė flasė me atė pėshpėrimėn e butė dhe tė ėmbėl qė shkrin shpirtin, nė mes tė kėtij trazimi qė ti nxit nėpėrmjet rendjes sė pandalur tė mendimit? Ji i qetė dhe do ia dėgjosh zėrin shumė shpejt. Tė kesh veē njė brengė nė shpirt, si t’i jesh i bindur me gjithė zemėr.
    Ti kėrkon ngushėllim; por nuk e kupton se je ēuar nė grykėn e burimit dhe ke refuzuar tė pish. Paqja dhe ngushėllimi gjenden vetėm nė bindjen e thjeshtė. Ji besnik tė bindesh, pa u kushtuar vėmendje merakosjeve tė tua, dhe shpejt do shohėsh se lumenjtė e ujit tė gjallė do tė derdhen sikurse ėshtė premtuar. Do marrėsh sipas masės sė besimit tėnd; shumė nėse beson shumė; asgjė nėse nuk beson dhe vazhdon t’i vėsh veshin imagjinatės tėnde tė zbrazėt.
    Ti e ēnderon dashurinė e vėrtetė duke menduar se ajo ėshtė nė ankth pėr vogėlsira si ato qė vazhdimisht marrin vėmendjen tėnde; ajo shkon drejt e tek Ai nė thjeshtėsi tė pėrkryer. Satani transformohet nė njė ėngjėll drite; merr formėn e bukur tė njė dashurie tė kujdesshme dhe njė ndėrgjegjeje tė brishtė; duhet ta dish prej pėrvoje se nė ēfarė telashi dhe rreziku tė ēon nėpėrmjet skrupujve tė tillė tė furishėm. Ēdo gjė varet nga besnikėria jote nė kundėrshtimin e pėrpjekjeve tė tij tė fillimit.
    Nėse tregohesh i zgjuar dhe je i thjeshtė nė dėshirat e tua, mendoj se do jesh mė i pėlqyeshėm nė sytė e Tij se sa po tė kishe hequr qindra stėrmundime. Bėj qė i tėrė shqetėsimi yt tė jetė tė mos vonosh t’i ofrosh njė sakrificė kaq tė drejtė pėr Tė. A mundet dashuria e vėrtetė tė jetė nė mėdyshje kur i kėrkohet tė kėnaqė shumė tė dashurin e saj?
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  8. #8
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA VI.

    Burimi i vėrtetė i paqes gjendet nė dorėzimin e vullnetit


    Qėndro nė paqe; zjarri i pėrkushtimit nuk varet prej teje; gjithė ēka ėshtė nė dorėn tėnde ėshtė tė drejtosh vullnetin qė ke. Dorėzoja atė Perėndisė pa kushte. Nuk ėshtė ēėshtja se sa e shijon jetėn e krishterė, por nėse ti do atė qė Perėndia do. Rrėfeji mėkatet e tua me pėrulėsi; ndahu nga bota dhe dorėzoju Perėndisė; duaje Atė mė shumė se veten tėnde, dhe lavdinė e Tij mė shumė se jetėn tėnde; mė e pakta qė mund tė bėsh ėshtė ta dėshirosh dhe ta kėrkosh njė dashuri tė tillė. Dhe kėshtu Perėndia do tė tė dojė dhe do vendosė paqen e Tij nė zemrėn tėnde.


    LETRA VII.

    Mirėsia e vėrtetė arrihet vetėm nėpėrmjet dorėzimit


    Fatkeqėsia na bėhet fitim kur ajo pranohet me durim nėpėrmjet dashurisė pėr Perėndinė; ndėrkohė qė mirėsia shndėrrohet nė mėkat kur bėhemi tė lidhur pas saj nėpėrmjet dashurisė pėr veten. Mirėsia e vėrtetė gjendet vetėm nė shkėputjen nga bota dhe dorėzimin Perėndisė. Ti tani je nėn sprovė; lėshoje veten nė duart e Tij me besim dhe pa kushte. Ē’nuk do tė jepja veē tė tė shihja edhe njė herė mirė me shėndet, por tė neveritur nė zemėr ndaj dashurisė pėr botėn! Tė qenit i dhėnė pas vetes ėshtė njė mijė herė mė ngjitės se njė helm infektues, sepse aty ndodhet helmi i vetes. Lutem me gjithė zemėr pėr ty.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  9. #9
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA VIII.

    Njohuria krekos; dashuria ndėrton


    Gėzohem tek dėgjoj pėr gjendjen tėnde shpirtėrore dhe vė re me sa thjeshtėsi flet pėr ēdo gjė qė po ndodh brenda teje. Mos druaj tė mė shkruash pėr ēdo gjė qė mendon se Zoti kėrkon.
    Nuk ėshtė aspak e habitshme qė ke njė farė ambicjeje xheloze pėr tė pėrparuar nė jetėn frymėrore dhe pėr tė pasur miqėsi me njerėz tė shquar e tė devotshėm. Kėto gjėra janė prej natyre shumė lajkatuese pėr dashurinė qė kemi pėr veten, dhe ajo i kėrkon kėto gjėra me zell. Por nuk duhet tė kėrkojmė t’ia plotėsojmė kėto kėrkesa duke ecur shumė pėrpara nė jetėn e krishterė dhe duke forcuar njohjet me njerėz me pozitė; synimi ynė duhet tė jetė tė vdesim ndaj kėnaqėsive lajkatuese tė dashurisė pėr veten, tė bėhemi tė pėrulur dhe tė duam tė qėndrojmė nė hije dhe pa vlerėsim, pėr ta pasur vėshtrimin vetėm drejt Perėndisė.
    Ti mund tė dėgjosh pa pushim pėr pėrsosmėrinė dhe ta njohėsh shkėlqyeshėm fjalorin qė pėrdoret, e megjithatė tė jesh larg saj mė shumė se kurrė. Ajo qė me tė vėrtetė duhet tė synojmė ėshtė tė mos ia vėmė veshin vetes, tė dėgjojmė me vėmendje Perėndinė nė heshtje, tė heqim dorė nga ēdo kotėsi dhe t’ia pėrkushtojmė veten vlerave tė qėndrueshme. Le tė kemi pak fjalė dhe shumė punė, pa pasur as mė tė voglin mendim nėse po biem nė sy apo jo.
    Perėndia do tė tė mėsojė mė shumė se tė krishterėt me mė shumė pėrvojė dhe mė mirė se tėrė librat qė ka parė kjo botė. Dhe pėrse rend me kaq zell pas njohurisė? A nuk e di se gjithė ēka kemi nevojė ėshtė tė jemi skamės nė frymė dhe tė mos njohim gjė tjetėr veē Krishtit, edhe Atė tė kryqėzuar? Njohuria krekos; vetėm dashuria mund tė ndėrtojė. (1 Kor. 8:1). Kėrko atėherė vetėm dashurinė. Ēfarė! A tė jetė vallė qė dashuria pėr Perėndinė dhe dorėzimi i vetes pėr hir tė Tij tė mund tė arrihen nėpėrmjet marrjes sė kaq shumė njohurie? Ti tashmė ke mė shumė se ē’pėrdor dhe ndriēimi i mėtejshėm i mendjes tė duhet shumė mė pak se vėnia nė praktikė e asaj qė ti tashmė di. Oh, sa tė mashtruar jemi tė mendojmė se po bėjmė pėrpara thjesht sepse kemi kėnaqur kuriozitetin nėpėrmjet ndriēimit tė mendjes! Ji i pėrulur dhe mos i prit dhuratat e Perėndisė prej njeriut.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  10. #10
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA IX.

    Nuk jemi ne ata qė duhet tė zgjedhim se si do na dhurohen bekimet


    Ti e di ēfarė kėrkon Perėndia nga ty; do tė kundėrshtosh vallė? Ti e ke kuptuar se qėndresa jote ndaj tėrheqjes sė hirit tė Tij vjen vetėm prej dashurisė pėr veten; do t’i nėnshtrohesh vallė mjeshtėrisė sė krenarisė dhe shpikjeve mė tė rafinuara tė vetes, duke hedhur kėshtu poshtė mėshirėn e Perėndisė? Ty qė tė vret ndėrgjegja edhe pėr mendimin qė lind nė mendje, mendimin e pavullnetshėm dhe pėr rrjedhojė tė pafajshėm, ti qė rrėfen kaq shumė gjėra, qė nė fakt mė e mira do ishte t’i pėrzije nga vetja menjėherė, a nuk ke vallė skrupuj pėr kundėrshtimin qė po i bėn prej kaq kohe Frymės sė Shenjtė, sepse Ai nuk e ka parė tė udhės tė t’i sjellė tė mirat qė dėshiron nėpėrmjet njė rruge lajkatuese ndaj dashurisė tėnde pėr veten?
    E ē’rėndėsi ka nėse i merr dhuratat e hirit siē merr lypėsi bukėn? Dhuratat nė vetvete nuk do tė ishin as mė pak tė dlira dhe as mė pak tė ēmuara. Zemra jote do tė ishte akoma mė me vlerė nė sytė e Perėndisė, nėse nėpėrmjet pėrulėsisė dhe nėnshtrimit tė saj, ajo sjell nė veprim ndihmėn qė Ai kishte bėrė gati tė sillte. A ėshtė kjo mėnyra se si ti shpėton prej vetes? A e sheh kėshtu besimi i pastėr instrumentin e Perėndisė? Kėshtu vdes ti nė jetėn e vetes tėnde pėrbrenda? Ē’vlerė kanė leximet e tua mbi dashurinė e pastėr dhe lutjet e tua tė shpeshta? Si mundesh tė lexosh ēfarė dėnojnė thellėsitė e shpirtit tėnd? Kur ti refuzon dhuratat e Perėndisė, je i ndikuar jo vetėm prej interesit vetjak, por edhe prej mbushamendjeve tė krenarisė, sepse ato nuk vijnė nė formėn qė do i pėrshtatej pėlqimit tėnd. Si mund tė lutesh? Cila ėshtė gjuha e Perėndisė nė thellėsitė e shpirtit tėnd? Ai nuk kėrkon veēse vdekjen, dhe ti nuk dėshiron veēse jetėn. Si mund t’i drejtosh lutje pėr hirin e Tij, me kusht qė tė mund ta dėrgojė atė vetėm nėpėrmjet rrugės qė nuk kėrkon sakrificė nga ana jote, por t’i shėrbejė pėrmbushjes sė krenarisė mishėrore?
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  11. #11
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA X.

    Zbulimi dhe vdekja e vetes


    Po, e pranoj me gėzim tė mė quash atė! Jam i tillė dhe do tė jem gjithmonė kėshtu; ti nga ana jote duhet vetėm tė kesh bindje dhe siguri tė plotė pėr kėtė, gjė qė do tė ndodhė kur zemra jote tė jetė e hapur. Dashuria pėr veten e mban atė tė mbyllur tani. Me tė vėrtetė qė, kur mbyllemi nė vetvete, ndodhemi nė njė vend tė ngushtė, por, kur dalim prej kėtij burgu dhe hyjmė nė thellėsitė e Perėndisė dhe lirinė e bijve tė Tij, atėherė jemi tė lirė.
    Ndiej gėzim teksa shoh se Perėndia tė ka sjellė nė njė gjendje dobėsie. Dashuria jote pėr veten nuk mundet as tė bindet dhe as tė mposhtet me ndonjė mėnyrė tjetėr, pėr aq kohė sa gjen burime tė fshehta dhe forca tė padepėrtueshme nė kurajon dhe zgjuarsinė tėnde. Ndėrsa e fshehur nga sytė e tu, ajo ushqehej me helmin tinzar tė njė dukjeje bujare, me anė tė sė cilės ti e sakrifikoje veten parreshtur pėr tė tjerėt. Perėndia e detyroi tė shfaqej hapur, tė dalė nė dritėn e diellit dhe tė zbulohet xhelozia e saj e tepruar. Oh, sa tė dhimbshme dhe njėkohėsisht tė vlefshme janė kėto stinė tė dobėsisė! Ndėrsa ka ende nė ne dashuri pėr veten, kemi frikė se mos ajo zbulohet, por pėr sa kohė qė nė skutat mė tė fshehta tė zemrės rri fshehur shenja mė e vogėl e saj, Zoti e gjurmon atė dhe me anė tė njė goditjeje pafundėsisht tė mėshirshme, e nxjerr atė nė dritė. Atėherė helmi bėhet ilaē; dashuria pėr veten, e katandisur nė pikėn e fundit, prej dėshpėrimit e zbulon veten nė tėrė shėmtinė e saj dhe bėn me turp tėrė delikatesėn dhe davarit iluzionet lajkatare tė njė jete tė tėrė. Perėndia tė vė para syve idhullin tėnd, veten. Ti e vėshtron dhe nuk mundesh t’i largosh sytė prej andej; dhe pėr sa nuk ke mė pushtet mbi veten tėnde, nuk mund tė ndalėsh as vėshtrimin e tė tjerėve.
    Kėshtu, tė ekspozosh dashurinė pėr veten pa maskėn e saj ėshtė ndėshkimi mė poshtėrues qė mund tė tė jepet. Nuk na duket mė e zgjuar, e matur, plot mirėsjellje, e vetėpėrmbajtur dhe me kurajon pėr t’u vetėsakrifikuar pėr tė tjerėt; nuk ėshtė mė ajo dashuria pėr veten qė ushqehej nė besimin se nuk ia ka nevojėn asgjėje dhe nė bindjen se madhėshtia dhe bujaria e saj meritonin njė emėr tjetėr. Tashmė ajo ėshtė egoizmi i njė fėmije tekanjoz qė ēirret pėr humbjen e njė molle; por, ėshtė shumė mė tepėr torturuese, sepse ajo vajton gjithashtu nga inati se ka qarė; nuk mundet tė jetė e qetė dhe refuzon ēdo ngushėllim, sepse natyra e saj e helmėt ėshtė zbuluar. E sheh veten tė pamend, tė hidhur dhe tė pacipė dhe ėshtė detyruar ta shohė pamjen e vet tė frikshme nė fytyrė. Dhe thotė me Jobin: “Sepse ajo qė mė tremb mė shumė mė bie mbi krye, dhe ajo qė mė tmerron mė ndodh.” (Jobi 3:25). Sepse, pikėrisht ajo tė cilės ajo i druhet mė shumė ėshtė mjeti mė i nevojshėm pėr shkatėrrimin e saj. Nuk nevojitet qė Zoti tė godasė nė ne atė qė nuk ka jetė apo ndjeshmėri. Vetėm ajo qė ėshtė e gjallė duhet tė vdesė, dhe gjithēka tjetėr ėshtė njė hiē. Kjo ishte, pra, ajo qė ti kishe nevojė, tė shikoje njė dashuri pėr veten me mendje tė mbushur, qė preket shpejt, tė vrazhdė dhe tė prekshme. Dhe tani, gjithė ēka duhet tė bėsh ėshtė qė me qetėsi tė duash ta vėshtrosh ashtu siē ajo ėshtė; nė ēastin qė do e kesh bėrė kėtė, ajo do jetė zhdukur.
    Ti kėrkon njė ilaē, qė tė bėhesh mirė. Ti nuk ke nevojė tė mjekohesh, por tė vritesh; mos kėrko me padurim shėrimin, lėre vdekjen tė vijė. Sidoqoftė, ji i kujdesshėm, sepse mundet qė ai vendimi i guximshėm pėr ta lėnė veten pa asnjė mjet shėrimi, tė jetė nė vetvete njė shpėtim i maskuar dhe ta ushqejė dhe ngushėllojė kėtė jetė tė mbrapshtė. Mos kėrko ngushėllim pėr dashurinė pėr veten dhe mos e fshih sėmundjen. Zbuloje gjithēka nė thjeshtėsi dhe shenjtėri, dhe lėre veten tėnde tė vdesė.
    Por, kjo nuk duhet arritur me anė tė forcės sė brendshme. Le tė jetė dobėsia pasuria jote e vetme; forca dhe fuqia nuk kanė vend kėtu; shėrbejnė vetėm pėr ta zgjatur dhe pėrkeqėsuar agoninė. Nėse mbaron prej rraskapitjes, vdekja e vetes tėnde do vijė shumė mė shpejt dhe me mė pak ashpėrsi. Njė jetė qė vdes domosdo qė ėshtė e dhimbshme. Stimuluesit janė mizori ndaj atij qė vuan nėn rrotėn e gijotinės; ai pret vetėm goditjen fatale, jo ushqim, dhe as mbėshtetje. Nėse do tė ishte e mundur ta dobėsonim atė dhe t’i pėrshpejtonim vdekjen, ne duhet t’i shkurtojmė vuajtjet; por ne s’mund tė bėjmė dot asgjė; vetėm dora qė e mban lidhur pas torturės mund ta shpėtojė atė nga pjesa tjetėr e jetės vuajtėse.
    Mos kėrko atėherė, as shėrim, as mbėshtetje, dhe as vdekje; tė kėrkosh vdekjen ėshtė padurim, tė kėrkosh ushqim apo mjete jetese, do tė thotė tė zgjasėsh agoninė. Ē’duhet tė bėjmė atėherė? Lėr gjithēka, mos kėrko asgjė, mos u mbaj pas asgjėje; rrėfe gjithēka, jo si njė mėnyrė ngushėllimi, por me pėrulėsi dhe dėshirė pėr t’u dorėzuar. Mė konsidero jo si njė burim jete, por si njė mjet vdekjeje. Ashtu sikurse njė instrument jete do tė ishte nė kundėrshtim me qėllimin e vet nėse nuk do tė shėrbente jetė, po kėshtu njė mjet vdekjeje do e mbante padenjėsisht kėtė emėr, nėse nė vend qė tė vriste, ajo tė mbante gjallė. Le tė jem, apo tė paktėn tė dukem sikur jam, i ashpėr, pa ndjenja, mospėrfillės, i pamėshirshėm, i inatosur dhe pėrēmues. Zoti e di se sa larg ėshtė prej sė vėrtetės; por Ai lejon qė gjėrat tė duken kėshtu; dhe unė do tė tė jem shumė mė tepėr i dobishėm me kėtė karakter tė rremė dhe imagjinar se sa nėpėrmjet dashurisė dhe ndihmės sime, sepse ēėshtja nuk ėshtė se si ti duhesh ndihmuar dhe mbajtur gjallė, por se si tė lėsh gjėrat e tua dhe tė vdesėsh.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  12. #12
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA XI.

    Pamja e tė metave tona nuk duhet tė na trazojė paqen.


    Ka diēka shumė tė fshehtė dhe mashtruese nė vuajtjen tėnde; sepse, ndėrsa ty tė duket se je tėrėsisht i pėrfshirė pėr lavdinė e Perėndisė, nė thellėsitė e shpirtit tėnd ėshtė vetėm vetja qė t’i shkakton turbullimet. Me tė vėrtetė ti dėshiron qė Perėndia tė pėrlėvdohet, por qė kjo tė ndodhė nėpėrmjet pėrsosmėrisė tėnde, dhe nė kėtė mėnyrė ti tė gjesh kėnaqėsi nė ndjenjat e dashurisė pėr veten. Ėshtė thjesht njė pretekst i sofistikuar pėr tė jetuar nė veten. Nėse vėrtet do tė kishe dobi prej zbulimit tė tė metave tė tua, mos i justifiko dhe as mos i dėno ato, por me qetėsi paraqiti para Perėndisė, duke e pajtuar vullnetin tėnd me vullnetin e Tij nė ēdo gjė qė nuk mund tė kuptosh dhe tė qėndrosh nė paqe; sepse paqja ėshtė vullneti i Perėndisė pėr ēfarėdolloj gjendjeje. Ekziston nė fakt njė paqe e ndėrgjegjes tė cilėn vetė mėkatarėt duhet ta shijojnė kur zgjohen pėrbrenda pėr pendim. Vuajtja e tyre duhet tė jetė e paqshme dhe me ngushėllimin brenda saj. Mos i harro fjalėt e bukura nė tė cilat dikur gjeje kėnaqėsi, se Zoti nuk ėshtė nė stuhi dhe pėshtjellim, por nė zėrin si njė shushuritje e ėmbėl. (1 Mbretėrve 19:11)


    LETRA XII.

    Tė jetosh me anė tė kryqit dhe besimit


    Ēdo gjė ėshtė njė kryq; nuk kam gėzim, por hidhėrim; por kryqi mė i rėndė duhet mbajtur nė paqe. Herė herė as mund tė ngrihet dhe as tė tėrhiqet; mundemi vetėm tė rrėzohemi nėn peshėn e tij, tė dėrrmuar dhe tė rraskapitur. Lutem qė Zoti tė tė ruajė sa mė shumė tė jetė e mundur duke e ndarė vuajtjen tėnde; ajo ėshtė buka jonė e pėrditshme; vetėm Zoti e di pėr sa kemi nevojė; dhe ne duhet tė jetojmė nė besim nė lidhje me mėnyrat e vdekjes, me mirėbesimin se, edhe pse nuk shohim, Perėndia, me dashuri tė fshehtė, i pėrpjeston sprovat tona sipas ndihmės qė nuk e shohim qė Ai shėrben pėrbrenda. Kjo jetė besimi ėshtė mė depėrtuesja e tė gjitha vdekjeve.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  13. #13
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    “Nese dikush do te vije pas meje, le ta mohoje vetveten, ta marre cdo dite kryqin e vet dhe te me ndjeke.
    Sepse kush do ta shpetoje jeten e vet, do ta humbase; por kush do ta humbase jeten e vet per shkakun tim, do ta shpetoje.” – JEZUS KRISHTI, Luka 9:23, 24
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  14. #14
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA XIII.

    Dėshpėrimi pėr tė metat tona ėshtė njė pengesė mė e madhe se vetė tė metat


    Mos u shqetėso pėr tė metat e tua. Mos rresht sė dashuri, dhe do tė falesh shumė, sepse ke dashur shumė. (Luka 7:47). Ne jemi tė prirur tė kėrkojmė kėnaqėsitė dhe mbėshtetjen egoiste tė dashurisė, dhe jo dashurinė vetė. Ne mashtrojmė vetveten edhe kur mendojmė se po pėrpiqemi tė duam, kur nė fakt vetėm po kėrkojmė tė shohim se ne duam. Jemi mė tė pėrfshirė me dashurinė, thotė shėn Frensis i Seils (St. Francis of Sales), sesa me Shumė tė Dashurin. Nėse do tė ishte Ai arsyeja e vetme e dashurisė sonė, ne do tė ishim tėrėsisht tė pėrfshirė me Tė. Por, ndėrsa shqetėsohemi tė sigurojmė njė provė tė dashurisė sė Tij, jemi ende njėfarėsoj tė pėrfshirė me veten tonė. Tė metat tona, tė shqyrtuara nė paqe dhe nė frymėn e dashurisė, konsumohen aty pėr aty nga dashuria vetė; por, tė para nė dritėn e vetes, na trazojnė dhe pengojnė praninė e Perėndisė dhe ushtrimin e dashurisė sė pėrsosur. Dėshpėrimi qė ndiejmė pėr tė metat tona ėshtė shpesh njė faj mė i madh se sa vetė e meta qė e shkakton. Ti pėrfshihesh tėrėsisht me mė tė voglėn nga dy tė metat, si dikush qė sapo e kam takuar, i cili, pasi lexoi pėr jetėn e njė shenjtori dhe e krahasoi me veten, vuri kaq maraz pėr gjendjen e vet tė mjerė, sa hoqi dorė krejt nga synimi pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtėruar. Vlerėsoj pėr besnikėrinė tėnde nė bazė tė paqes dhe lirisė sė shpirtit tėnd; sa mė nė paqe dhe nė liri zemra jote, aq mė pranė Perėndisė duhet tė jesh.


    LETRA XIV.

    Besimi i pastėr sheh vetėm Perėndinė


    Mos u merakos pėr tė ardhmen; ajo i kundėrvihet hirit. Kur Perėndia tė dėrgon ngushėllim, gjej vetėm Atė aty, shijoje ditė pas dite si izraelitėt manėn e tyre dhe mos u pėrpiq ta heqėsh mėnjanė pėr ta ruajtur. Besimi i pastėr ka dy veēori, ai sheh vetėm Perėndinė nėn dukjet e papėrsosura qė e fshehin Atė, dhe ai e mban shpirtin nė pritje tė parreshtur. Ne mbahemi vazhdimisht nė gjendje pezull, tė dėshiruar tė na zėrė kėmba tokė tė fortė. Prehja e ēastit qė sapo kaloi nuk ka vend pėr atė qė do tė vijė; duhet ta lėmė Zotin tė veprojė me ne nė liri tė plotė tė pėrsosur pėr ēdo gjė qė i pėrket dhe tė mendojmė vetėm si tė jemi besnikė nė ato gjėra qė na pėrkasin ne. Kjo varėsi e ēastit, kjo errėsirė dhe kjo paqe e shpirtit, nėn pasigurinė e tejskajshme tė sė ardhmes, janė njė martirizim i vėrtetė, qė ndodh heshturazi dhe pa bujė. Ėshtė vdekje nė zjarr tė ngadaltė; dhe pėrfundimi vjen kaq paperceptueshėm dhe sė brendshmi, sa shpesh ėshtė pothuajse po aq i fshehur nga vuajtėsi vetė, sa dhe nga ata qė nuk janė mėsuar me gjendjen e tij. Kur Zoti i largon dhuratat e tij prej teje, Ai e di se si dhe kur t’i risjellė ato, me anė tė tė tjerėve apo me dorėn e Tij. Ai mund tė nxjerrė bij tė tij edhe nga gurėt vetė.
    Merre, atėherė, bukėn e pėrditshme, pa u merakosur pėr tė nesėrmen; “secilės ditė i mjafton pikėllimi i vet.” (Mat. 6:34) E nesėrmja do tė kujdeset vetė pėr veten. Ai qė tė ushqen ty sot, ėshtė po Ai tek i cili do tė kėrkosh ushqim pėr nesėr; mana do tė bjerė pėrsėri nga qielli nė mesin e shkretėtirės, pėrpara se bijve tė Perėndisė t’u nevojitet ndonjė e mirė.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  15. #15
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA XV.

    Njohuria qė kemi pengon diturinė e vėrtetė


    Jeto nė paqe, e dashur zonjė, pa mendime pėr tė ardhmen; ndoshta pėr ty s’do ketė njė tė tillė. Ti nuk ke tėnden as tė tashmen, pėr sa ti duhet ta pėrdorėsh atė vetėm sipas planeve tė Perėndisė, tė cilit i pėrket nė tė vėrtetė. Mos hiq dorė nga veprat e mira me tė cilat merresh, meqėnėse ke njė prirje nė kėtė drejtim dhe mund t’i pėrmbushėsh me lehtėsi. Shmang ēfarė tė tėrheq vėmendjen dhe pasojat e gjallėrisė tėnde tė tepruar, dhe mbi gjithēka ji besnike ndaj ēastit tė sė tashmes dhe do tė tė jepet tėrė hiri qė ke nevojė.
    Nuk mjafton tė veēohesh nga bota; ne gjithashtu duhet tė pėrulemi; nė veēim ne heqim dorė prej gjėrave sė jashtmi, nė pėrulėsi, ne braktisim veten tonė. Ēdo hije e krenarisė sė mundshme duhet lėnė pas, sepse krenaria e diturisė dhe e virtytit ėshtė mė e rrezikshme se ajo e mirėsive tė kėsaj bote, sepse ajo duket e drejtė dhe ėshtė mė e sofistikuar.
    Ne duhet tė jemi tė pėrulur nė zemrat tona nė ēdo gjė dhe tė mos i atribojmė vetes asgjė, virtytin dhe kurajon tonė mė pak nga tė gjitha. Ti gjen shumė kėnaqėsi nė kurajon, mospėrfilljen dhe drejtėsimin tėnd. Fėmija nuk ka asgjė tė tijėn; pėr tė, njė diamant dhe njė kokėrr mollė janė njėsoj. Bėhu si fėmijė; mos ki asgjė tėnden; harroje veten; hap rrugė nė ēdo rast; lėre mė tė voglin tė jetė mė i madh se ty.
    Lutu me dashurinė e pastėr tė zemrės, jo me mendje, me njohuri.
    Mėsimi yt i vėrtetė gjendet nė pastrimin, meditimin e thellė, heshtjen e tėrė qenies tėnde para Perėndisė, nė mohimin e vetes tėnde dhe nė dashurinė pėr pėrulėsinė, fshehtėsinė, dobėsinė dhe shkatėrrimin. Kjo padije ėshtė mėsuesi pėrmbushės i ēdo tė vėrtete; njohuria nuk mundet ta arrijė atė, ose, edhe nėse mundet, vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  16. #16
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje!


    Shume te bekuara keto letrat megjithese nuk i kam lexuar te gjitha...

    Zoti te bekofte!

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  17. #17
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Pershendetje!


    Shume te bekuara keto letrat megjithese nuk i kam lexuar te gjitha...

    Zoti te bekofte!

    Miqesisht Abigail!


    Po, jane vertet te bukura. Trajtojne ceshtje te holla qe zakonisht egoja jone i shmang dhe nuk do te kete te beje. Ne keto letra autori perqendrohet pikerisht ne problemet e fshehta te karakterit tone, ne vleren e perulesise, bindjes dhe dorezimit dhe punen e Frymes se Shenjte per te na pastruar nepermjet kryqit.

    Te pershendes ne Krishtin!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  18. #18
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA XVI.

    Le t’i duam dhe t’i mirėpresim si dorėn e Perėndisė ata qė kėrkojnė tė na lėndojnė.


    Ndiej keqardhje, dhe s’ka si tė ndodhė ndryshe, pėr tėrė hallet e tua, por s’mund tė bėj tjetėr veēse t’i lutem Perėndisė qė tė jetė ngushėlluesi yt. Ti ke vėrtet nevojė pėr mbėshtetjen e Frymės sė Shenjtė nė vėshtirėsitė e tua si dhe pėr tė pėrmbajtur energjinė tėnde njerėzore nėn sprovat qė janė kaq tė ujdisura pėr ta nxitur atė. Sikurse edhe te letra qė trajtonte lindjen tėnde, mendoj se duhet ta sjellėsh ēėshtjen vetėm para Perėndisė dhe tė lusėsh mėshirėn e tij mbi atė qė kėrkon tė tė lėndojė.
    Gjithmonė kam patur pėrshtypjen, apo kam menduar se ėshtė kėshtu, se ti je e ndjeshme nė kėtė pikė. Perėndia godet nė ne gjithmonė anėn tonė tė dobėt; ne nuk synojmė ta vrasim dikė duke goditur vendet e pandjeshme, si flokėt apo thonjtė, por duke kėrkuar tė arrijmė menjėherė organet delikate, atje ku ndodhet jeta. Kur Perėndia do qė ne tė vdesim ndaj vetes, ai prek gjithmonė pikėn mė tė ndjeshme, atė qė ėshtė plot me jetė. Ja, kėshtu e sjell Ai kryqin. Lėre veten tė pėrulet. Heshtja dhe paqja nėn pėrulėsinė janė pėrfitimi i vėrtetė i shpirtit; kemi njė mijė arsye tė tundohemi tė flasim me pėrulėsi; por, ėshtė shumė mė mirė tė qėndrosh pėrulėsisht nė heshtje. Duhet parė me kujdes pėrulėsia qė mund tė flasė akoma,; dashuria pėr veten gjen ngushėllim nė fjalėt qė thotė.
    Mos e lėr veten tė irritohet nga ēfarė thuhet pėr ty. Lėre botėn tė flasė; kėrko tė pėrmbushėsh vullnetin e Perėndisė; sa pėr atė tė njerėzve, kurrė nuk do ia dalėsh mbanė ta bėsh siē duan ata, dhe as nuk ia vlen barra qeranė. Njė ēast nė heshtje, paqe dhe bashkim me Perėndinė, do tė shpėrblejė bujarisht pėr ēdo shpifje qė do thuhet kundėr teje. Ne duhet t’i duam miqtė tanė pa pritur tė na e kthejnė miqėsinė; ata na braktisin pėr t’u kthyer pėrsėri, ata shkojnė dhe vijnė; lė tė bėjnė si t’u vijė pėr mbarė; ėshtė si njė pupėl, e endur nga era. Shiko vetėm Perėndinė nė ta; ėshtė Ai qė na bėn tė vuajmė apo na ngushėllon nėpėrmjet tyre, sipas nevojės sonė.


    LETRA XVII.

    Paqja nė Perėndinė, forca jonė e vėrtetė


    Nxitja e imagjinatės, vrulli i ndjenjės, mprehtėsia e arsyetimit dhe rrjedhshmėria nė tė folur, nuk mund tė bėjnė shumė. Punėn e vėrtetė e bėn njė dorėzim i pėrsosur tek Perėndia, ku ne arrijmė gjithēka nėpėrmjet dritės qė Ai na dhuron dhe jemi tė kėnaqur me arritjet qė Ai na jep. Kjo vdekje e vazhdueshme ėshtė njė jetė e bekuar qė pak e njohin. Njė fjalė e vetme prej kėsaj gjendjeje nė prehje, do tė veprojė mė tepėr, edhe nė punėt e jashtme, se tėrė kujdesi ynė mė i madh. Ėshtė Fryma e Perėndisė qė e thotė fjalėn dhe ajo nuk humbet asgjė prej forcės dhe autoritetit tė saj, por ndriēon, bind, nxit dhe ndėrton. Arrijmė gjithēka pa thėnė thuajse asgjė.
    Nga ana tjetėr, nėse varet prej gjallėrisė sė temperamentit tonė njerėzor, ne flasim pa pushim, duke gjetur kėnaqėsi nė mijėra mendime tė holla dhe tė panevojshme; jemi vazhdimisht tė shqetėsuar se nuk kemi thėnė apo bėrė sa duhet; zemėrohemi, ngazėllehemi, rraskapitemi, shpėrqėndrohemi , dhe nė fund nuk bėjmė njė hap pėrpara. Natyra jote ka veēanėrisht nevojė pėr kėto tė vėrteta; ato janė po aq tė nevojshme pėr trupin tėnd sa edhe pėr shpirtin, mjeku dhe kėshilluesi yt frymėror duhet tė veprojnė sė bashku.
    Lėri lumenjtė tė rrjedhin; njerėzit le tė mbeten njerėz, dua tė them, tė dobėt, tė pavlerė, tė paqėndrueshėm, tė padrejtė, tė shtirur dhe mendjemėdhenj; dhe bota le tė mbetet botė, ti s’mund ta ndalėsh. Ēdonjėri le tė ndjekė prirjet dhe zakonet e tij; ti nuk mund t’i ndryshosh dhe rruga mė e mirė ėshtė t’i lėsh tė jenė siē janė dhe t’i durosh. Mos tė tė duket e ēuditshme kur ndesh mungesė arsyeje dhe padrejtėsi; gjej paqe nė kraharorin e Perėndisė; Ai e sheh gjithēka mė mirė se ty dhe pėrsėri e lejon. Ji i kėnaqur teksa pėrmbush me qetėsi dhe butėsi ēfarė tė takon dhe gjithēka tjetėr le tė jetė pėr ty sikur tė mos ekzistonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 18-09-2005 mė 05:09
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  19. #19
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA XVIII.

    Miqėsitė e vėrteta themelohen vetėm nė Perėndinė.


    Tė jemi tė kėnaqur me ēfarė na jep Perėndia, pa pasur zgjedhjet tona. Sigurisht qė duhet tė bėhet vullneti i tij dhe jo yni; dhe vullneti i tij duhet tė jetė i yni pa asnjė mėdyshje, qė nė tokė tė bėhet si nė qiell. Kjo ėshtė mijėra herė mė e vlefshme se sa tė merresh me dukjen e vetes apo ngushėllimin e saj.
    Oh, sa pranė njėri tjetrit kur jemi tė gjithė tė bashkuar nė Perėndinė! Sa mirė kuptohemi kur kemi njė vullnet dhe njė mendje tė vetme nė Atė, i cili ėshtė tė gjitha gjėrat nė ne! Kėrkon miqtė e tu tė vėrtetė? Kėrkoji vetėm nė Atė qė ėshtė burimi i vetėm i miqėsisė sė vėrtetė dhe tė pėrjetshme. Do tė flasėsh apo tė marrėsh lajm prej tyre? Zhytu nė heshtje nė kraharorin e Atij qė ėshtė fjala, jeta dhe shpirti i tė gjithė atyre qė flasin dhe jetojnė tė vėrtetėn. Do gjesh nė Tė jo vetėm tė gjitha nevojat tė pėrmbushura, por ēdo gjė tė pėrsosur, qė e gjen me kaq shumė tė meta nė krijesat tė cilave u mirėbeson.


    LETRA XIX.

    Kryqi, burim kėnaqėsie pėr ne


    Ndiej keqardhje pėr tėrė shqetėsimet e tua, por duhet ta mbajmė kryqin me Krishtin nė kėtė jetė qė shkon. Edhe pak dhe nuk do ketė mė kohė vuajtjeje pėr ne; do tė mbretėrojmė me Perėndinė, ngushėllimin tonė, i cili do t’i fshijė me dorėn e tij lotėt nga sytė tanė, dhe nė praninė e tė cilit, dhimbja dhe psherėtimat do tė jenė tretur pėrgjithmonė. Le tė mos humbasim asgjė nga vlera e kryqit ndėrsa na lejohet ky ēast i shkurtėr prove. Le tė vuajmė nė pėrulėsi dhe paqe; dashuria pėr veten e zmadhon shqetėsimin dhe e shumėfishon atė nė imagjinatėn tonė. Kur kryqi mbahet nė thjeshtėsi, pa ndėrhyrjen e dashurisė pėr veten qė ta rėndojė atė, ėshtė vetėm njė kryq i pjesshėm. Ndėrsa vuajmė nė kėtė thjeshtėsi dashurie, jemi jo vetėm tė lumtur pavarėsisht kryqit, por pėr shkak tė tij. Sepse dashuria gjen kėnaqėsi tė vuajė pėr Shumė tė Dashurin dhe, kryqi i cili na shndėrron nė shėmbėllimin e tij, ėshtė njė lidhje ngushėlluese dashurie.
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  20. #20
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    LETRA XX.

    Mungesa e ndjenjės dhe zbulimi i vetes, shkaqe tė pamjaftueshme pėr t’u shqetėsuar.


    I lutem Perėndisė qė ky vit i ri tė jetė plot hir dhe bekime pėr ty. Nuk habitem qė nuk po i shijon kohėt e meditimit si mė parė, tani qė ke dalė nga njė ankth i gjatė dhe i dhimbshėm. Ēdo gjė e ka njė fund. Njė natyrė e gjallė dhe e mėsuar me aktivitete venitet shpejt nė vetmi dhe mosveprim. Sepse pėr vite me radhė ti ke qėnė prej nevoje shumė i shpėrqėndruar nė aktivitete tė jashtme dhe ka qenė kjo rrethanė qė mė ka bėrė t’i trembem efektit tė jetės sė dorėzimit tek ty. Ti ishe nė zjarrin e fillimeve tė tua, atėherė kur asnjė vėshtirėsi nuk duket e pakapėrcyeshme. Ti thoshe me Pjetrin, ėshtė mirė pėr ne tė jemi kėtu; por ndodh shpesh me ne, sikurse edhe me tė, qė nuk dimė se ē’themi. (Marku 9:5-6). Nė ēastet e gėzimit ndjehemi sikur mund tė bėjmė ēdo gjė. Nė kohėt e sprovės dhe shkurajimit mendojmė se s’mund tė bėjmė dot asgjė dhe besojmė se gjithēka ėshtė e humbur. Por jemi njėsoj tė mashtruar nė tė dyja rastet.
    Mos u shqetėso nga ndonjė shpėrqėndrim qė mund tė kesh. Shkaku i tij gjendej i fshehur pėrbrenda edhe atėherė kur ndieje aq shumė zell pėr meditim. Natyra dhe prirjet e tua tė nxisin drejt tė qėnit aktiv dhe i zellshėm. Ishte veē lodhja dhe rraskapitja qė tė bėnė tė shijoje njė jetė ndryshe. Por besnikėria ndaj hirit, dalėngadalė do tė tė ēojė pafundėsisht drejt atij pėrjetimi, prej tė cilit ke shijuar vetėm njė ēast. Perėndia bėri tė shikoje se pėr ku po tė drejtonte; por Ai e largon kėtė pamje, qė ti ta kuptosh se nuk ėshtė prej nesh, se nuk mundemi as ta sigurojmė dhe as ta ruajmė atė, dhe se kjo ėshtė njė dhuratė e hirit qė duhet kėrkuar me shumė pėrulėsi.
    Mos u habit kur sheh se sa i ndjeshėm, i paduruar, i nxituar dhe kokėshkretė je. Ti duhesh bėrė tė kuptosh se e tillė ėshtė sjellja jote prej natyre. Siē thotė shėn Agustini, ne duhet tė mbajmė ēdo ditė barrėn e telasheve tė mėkateve tona. Duhet tė bėhemi tė ndiejmė dobėsinė, mjerimin dhe paaftėsinė tonė pėr tė ndryshuar. Ne duhet tė dėshpėrohemi pėr vetė zemrėn tonė dhe ta kemi shpresėn veēse nė Perėndinė. Duhet ta durojmė veten tonė pa e marrė me tė mirė dhe pa lėnė mėnjanė as mė tė voglėn pėrpjekje pėr t’u ndrequr.
    Duhet punė me natyrėn tonė tė vėrtetė, ndėrsa presim kohėn e Perėndisė pėr ta larguar atė. Le tė pėrulemi nėn dorėn e Tij tė plotfuqishme, tė butė dhe tė prirur pėr t’u dorėzuar sa herė ndiejmė ndonjė qėndresė nė vullnetin tonė. Rri nė heshtje sa mė shumė tė mundesh. Mos u ngut tė gjykosh, ngurro nė marrjen e vendimeve, nė pėlqimet dhe mospėlqimet e tua. Ndalu sapo tė kuptosh se po rend nė punėt e tua dhe mos ji i paduruar as edhe pėr vepra tė mira.


    LETRA XXI.

    Papėrsosmėria e tė tjerėve tė durohet nė dashuri.


    Ka kaluar kohė qėkurse tė kam shprehur sigurinė e dashurisė sime nė Zotin pėr ty. E megjithatė, ajo ėshtė mė e fortė se kurrė. Dėshiroj me gjithė shpirt qė tė gjesh gjithmonė paqen dhe qetėsinė qė shijoje nė fillim nė shtėpinė tėnde. Qė tė jemi tė kėnaqur edhe me mė tė mirėt e njerėzve, ne duhet tė kėnaqemi me pak dhe tė durojmė shumė. Ata qė duken mė tė pėrsosurit, kanė shumė tė meta, dhe ne kemi faje tė rėnda, kėshtu qė bėhet shumė e vėshtirė toleranca e ndėrsjellė mes tė dyja palėve. Duhet tė mbajmė barrėt e njėri tjetrit dhe do tė pėrmbushim ligjin e Krishtit (Galatasve 6:2), duke zhdėmtuar kėshtu pėr njėri tjetrin nė dashuri. Paqja dhe tė qėnit nė njė zė ndihmohen shumė prej heshtjes sė herėpashershme, meditimit tė vazhdueshėm, lutjes, vetėdorėzimit, heqjes dorė nga ēdo kritikė e kotė dhe besnikėrisė nė lėnien e mendimeve boshe tė njė dashurie pėr veten tė vėshtirė dhe xheloze. Sa shumė telashe do zgjidheshin nga kjo thjeshtėsi! I lumtur ėshtė ai qė nuk i vė veshin vetes apo pėrrallave tė tė tjerėve!
    Ji i kėnaqur me njė jetė tė thjeshtė, sipas kushteve tė tua. Ji i bindur dhe mbaj kryqin tėnd tė pėrditshėm; ti ke nevojė pėr tė dhe ai tė dhurohet prej mėshirės sė pastėr tė Perėndisė. Mė e rėndėsishmja ėshtė tė mohosh veten me zemėr dhe tė jesh gati tė tė pėrbuzin, nėse Perėndia e lejon. Mbėshtetu vetėm nė Tė. Shėn Agustini thotė se nėna e tij jetoi njė jetė nė lutje. Bėj tė njėjtėn gjė dhe vdis ndaj gjithēkaje tjetėr. Ne mund tė jetojmė nė Perėndinė vetėm me anė tė vdekjes sė vazhdu
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. "Letra nga Gjermania"
    Nga RTP nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 05:41
  3. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •