Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    100 poezite me te mira te anetareve te forumit

    ja dhe tema u hap

    postoni
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    ja dhe tema u hap

    postoni

    Mua mė duhet njė leje e zakonshme tė filloj e tė gėrrmoj.
    Nė siklet tė madh na vure , EAGLE.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Loti i Shpirtit: "Shi dashurie"


    Meqenėse
    rreth vetes po sillem,
    njė Everest tjetėr
    pėr ty
    me eshtra fjalėsh po ngre.
    E atje
    nė maje
    emrin tėnd ta lė
    qė lulja tė mos vdesė
    e shi dashurie
    pėrherė tė bjerė

    ***

    Sonte
    rudinat e shpirtit
    t'i fala!
    Hyr
    e lodro pa kufi!

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    -Vjeneze- Dita

    Thėrrime buke...

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e katedrales hijerėndė,
    ku kambanat kėndojnė kėngėn e mėngjesit
    e njerėzit me ngjyrat e botės ndezin qirinj
    nėn kryet e sė shenjtės Nėnė Terezė,
    nėnėmadhes sė zogjve tė plagosur
    me dashurinė qė ua fali si melhem.

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e rrahur nga thėllimi vjenez
    qė nuk dihet nė cilin vit tė lashtėsisė
    e nisi valsin pėr ta vazhduar nė pambarim,
    nė stinė gjethesh tė thara a tė njomura me vesė.
    Me manushaqen e butė nė gushė
    nuk i trembet thirrjeve pėr koncertin e radhės,
    por vazhdon tė ēapitet ngadalė
    e me sytė e qetė tė shquajė grimcat
    e dhembshurisė njerėzore tė lėshuara pėrdhe.

    Thėrrime buke ēukit kumria
    nė sheshin e katedrales Shėn Stefan,
    ndaj dhe ndoshta nuk e ndjen rrėfimin,
    se aty pranė qėndron Motra Shqiptare
    t’u falė shpirtėrave tė humbur nė heshtje
    mirėsinė pėrtej rrudhave nė buzėqeshjen
    mbetur viteve nė kujtesėn e njerėzve.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    to my mother-in-land - DD

    Pėr ty varkė do tė bėnem
    Oqeanin tė kaloē
    Pėr vela tė tredirekut
    Retė e bardha i gufonj.
    Zemėrėn ta bėnj kabinė
    Me damarė udhėn ta shtronj
    Njė kandile var mbi brinjė
    Shpirtin ējerr dhe tė mbulonj.
    Pastaj vetė marr timonė
    Drejt Tivarit e drejtonj;
    Nė mė kreftė rrufeja sinė,
    Rrypin nxjerr dhe e fashonj.
    Por nuk epem, moj Odetė
    “Ooooooo deeet! Ooo deeeeeeeead!” thrras e sun naloj,
    Kam nė bash gthendur ulkonjėn
    Mi Liburnen time oj!
    I hap krahėt si shqiponja
    Pėrmi dallgėt fluturonj
    Pėr atė Hyll qė nrit mi qiell
    Imja jeee! Imja je moooj!
    Pa ty unė s’kam verinė,
    Pa ty unė kund nuk shkonj,
    Kot pėr mėmė s’pata Teutėn,
    Ulqinakja ime moj!

    I love you!
    yti,
    duke pirė e qarė.

    ------------------------------------

    ps. ishallah s'po me nxjerr ne gazete per kete
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te gjitha Poezite e Agim Docit jane brilante.
    Ja psh njera e fresket fare dhe tronditese ne kulm..


    ---


    U ktheva dhe nuk mundem qė ta fsheh
    Mallengjimin qė ndjeva thellė nė shpirt
    Takove plot njerėz, vetėm njėri s'mė njeh
    e ftova pėr kafe dhe mė bėri ...bisht.

    Nė doni t'a dini, ta njihni njeriun
    qė mua prej ditėsh mė largohet
    mėshirojeni dhe faleni fatziun!...
    Ai...ishte vehtja ime para se tė mėrgohet!





    ....

  7. #7

    Nje shishe peniciline me ndergjegje ju lutem

    Para se te lexojme ndonje varg po dua te ndajme pak cfare eshte e cfare nuk eshte se, kur kam qene me i ri nga c'jam, jam ngaterruar boll per vete e sic dihet te rinjte jane boll, ne cdo kohe.

    Ja ti eagle nga michigani a do te kesh valle miresine te na spjegosh pak perse e ke hapur kete teme?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 17-05-2005 mė 14:21
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    me thon t'drejten fajin e ka Korasoni .................................................. .................................................. ............................................

    por tani qe po mendohem seriozisht --pse per qejf nuk shkon kjo teme?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #9
    Te them te drejten mendova mos behej ndonje bisede ne te cilen mund te kishte dicka qe vlente te ndahej bashkarisht.

    Sidoqofte une nuk di si mund te lidhet poezia me qeJfin.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Te them te drejten mendova mos behej ndonje bisede ne te cilen mund te kishte dicka qe vlente te ndahej bashkarisht.

    Sidoqofte une nuk di si mund te lidhet poezia me qeJfin.
    pse jo? poezia eshte puro qejf..tani ti do orgji?

    nga NITI

    Hera e fundit

    Buron drite kjo hera jone e fundit.
    Jetime akrepat e ores
    rendin mbi fushen e bardhe,
    ndjekin pertueshem njeri-tjetrin
    si sy te zbrazur nga habia
    castet e lodhura vihen ne rradhe.
    Ty ta perkedhelin ethshem fund-barkun
    parandjenjat e mbarsura me farat e keqija.
    Heshtja kopile, na pergjon,
    perkund largesine mes meje e teje
    mekon zhurmat
    me qumeshtin e peshperimeva te mija.
    Me mban ne krahe kjo hera jone e fundit
    e dhimbet pezull koha jone
    Ne cep te emrit tend
    renkon casti im
    puthen pertueshem akrepat e oreve,
    ne heshtur, heshtja veshet na lepin..

    dhe: PESHPERIME

    Jeta eshte e shkurter.
    Vjen ere te qelbur.
    Une po qaj dhe jam i madh.
    shit.
    duket si nje film i diskovery channel.
    Tani po ngasherej.
    ndihem qesharak e madheshtor ne te njejten kohe.
    situate perfekte per tu vete vrare.
    Ne rrugen e zhveshur kane zbritur miliona perendime, ndersa njerezimi duket kaq i perkohshem, ne fakt ngjan si shtojce e tij.
    dhe prape ndihem qesharak.
    ekzistoj me shume ne koken time, ashtu sic ekziston gjysma e botes, dhe jam duke folur per gjysmen qe njoh.
    ngasherehem serish.
    Nje grua e thyer ne moshe me shikon cuditshem.
    Ne te bardhen e syve te saje, shtrihen ne pafundesi rrathe perseritjesh, edhe pse rrathet smund te jene vec se perseritje, si mengjeset, perendimet.
    Qesh.
    ka kaq shume perseritje ne jetet tona, sa perfundimi eshte nje film me metrazh te shkurter.
    aktor te perkohshem.
    luajeni jeten.
    luaje njeri hijen tende, e nese mundesh mesoje te flasi, te dashurohet me relievin e gureve ku thyhet pamja e saj e lemuar.
    ndihem i madh, qesharak, hije.
    ka kaq fjale ne kete bote, sa heshtja u be e vyer.
    si i thone ndryshe mallit????
    nejse.
    me duhet te shkoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Larsus : 17-05-2005 mė 18:31
    TBD

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    nga pasuria e D D :
    Me mungon

    Sa herė mė mungon e ku tė tė gjej s'di,
    Unė zgavėr bėhem, unė vdes nga brenda,
    Por jo e dashur, pėr kėtė nuk ke faj ti,
    As rrahjet e zemrės gjithnjė e mė tė rėnda.

    Mė do e tė dua deri nė marrėzi,
    Ti sheh nga unė, unė tek ty renda,
    Mė buzėqesh e dashur me ēiltėrsi,
    Por dije se deri nė tmerr u tremba.

    Drita e syve tė ty nė sytė e mi,
    Tė betohem mė ėshtė mė e shtrenjta,
    Gjithēka tek ty e dashur ėshtė mrekulli,
    Qė unė e kam pak orė, pastaj-ėndrra.

    E di, njė ditė do mė zhduket kjo mėrzi,
    Nuk tė harroj, nė vete do ndrydh plot ndjenja,
    Mė fal pėr gjithė ato vėshtirėsi,
    Por pa ty nė mėndje njė hap nuk bėja.

    "Tė dua shumė", mė thuaj me fshehtėsi,
    Pranė teje pranverė mė ēel zemra,
    Por ngatėruar ėshtė kjo botė me djallėzi,
    Qė kur bashkė mos jemi tė vdes nga brenda.
    TBD

  12. #12
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163

    :)Teme e bukur..

    Per mua ka shume..sa e veshtire te ndash e zgjedhesh..
    Po edhe nese e kalojn 100 c'rendesi ka?Ajo qe ka rendesi eshte te nxjerrim nga ato qindra poezi ato qe vertet na kane pelqyer e mbetur ne mend..

    Une po e nis me nje nga e kalter..e thjeshte po vertet e bukur:

    Lumturia jote
    Ka ngjyren e pupurt te muzgut,
    Diell i madh,
    Kur detin prek ne perendim.
    Lumturia jote
    Ka ngjyren e ndezur te agimit,
    Tingujt e te qeshures time
    Mbi trupin tend rreshqitur.
    Eshte ngjyra
    ku une penen ngjyej dhe shkruaj
    Dhe pelerina
    qe mbulon supet e zhveshura
    te shpirtit tim.

    __________________
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  13. #13
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    mire do benit sikur moderatori a dikush i 'kualifikuar' ketu ne forum (qe di mire se c'eshet shkruar ne temat e poezive) te bente nje liste me disa poezi te zgjedhura...jo domosdoshmerisht 100....se shpesh kam hasur poezi mjaft te bukura tek-tuk, por nuk kam shume durim te lexoj te tera volumet per te gjetur ato te zgjedhurat, me thene te drejten...

    Mua p.sh. duke lexuar keto ketu, me pelqyen poezia e Agim Docit qe citoi Brari dhe kjo e D D qe vuri Larsus

  14. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    macia blu:

    Brohoritja e korbit

    Epoke parandjenjash
    te pandjera,
    paramendimesh
    te pamenduara,
    parapertypjesh
    te pangrena.
    Te gjitha i gatuam
    mbi zjarrin e pyetjes
    per tu ushqyer
    me heshtjen.
    I gatuam
    mbi zjarrin e dyshimit
    per tu ushqyer me friken.
    Mbi zjarrin e mallit
    per tu djegur ke mostakimi.
    Mbas te gjithave...
    trembemi mos jemi helmuar.
    Dhe vjedhim ikjen
    kur s'mund te ikim.

    "prap vetem"

    Shtepia ime u dogj sonte.
    Isha vetem, mire beri.
    Cigaria e harruar mbi tavoline
    i dogji te gjitha
    bashke me te u dogjen edhe enderrat
    te vetmen paje te nuserise
    qe ende s'e pata stolisur me enderra.
    Proteza e te majtes u shkri.
    thonjte fals te blera shtrenjt,
    bashke me qerpiket.
    Mire ben ishin falls.
    (nuk e di pse i bleva,
    kur e dija se s'do ti doja kurre
    ato qe kurre s'i kam dashur.!)
    I vetmi kujtim qe kisha prej nenes
    u dogj per se dyti
    Zjarri nuk fal!
    Pse merzitem?!
    ...Shtepia ime u dogj sonte
    isha vetem, mire beri.
    Njerin corap kam veshur
    njeri akrep i ores leviz,
    kohen s'e mat.
    ...Shtepia ime u dogj sonte
    kthej shpinen germadhes
    kerkoj udhet...
    ato, mu treten
    hapsirat mu mjegulluan,
    oh, prap vetem?!!!

  15. #15
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    ke te drejte dikush..po kush mund ta beje ate vlersim..
    te vecosh poezi nga te tuat eshte kaq e veshtire..pa perjashtim te mrekullueshme te gjitha Dreri..po sjell dy te rastesishme..

    *
    jam atje
    qielli me dhuron nje shi
    pikat vazhdojne te gdhendin
    bustin tim
    qe s'paska te mbaruar
    ashkla plot dhimbje
    bien prej meje
    gjithcka timen ka ajo toke
    une sjam asgje me teper
    vecse
    nje kujtim i gjalle i vendit tim

    ------------------


    Ku kam lindur une
    ka vetem kulla guri
    kullat i kane dyert e mbydhura
    mbi rruge ka mbire bari
    braktisja ka rene mbi ate vend
    kolere bashkohore.
    Bashkekohesit e mi
    braktisin parajsen
    si une
    trokasim per te na mirepritur
    Ketej ku bujaria ska shkelur kurre
    cudi...!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  16. #16
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Nese ka nje gje te mire kjo teme, une them se eshte rileximi i poezive. Gje te keqe jo e jo.

    Vera e Kuqe - Kulla

    vera kuqe derdh ne shpirt sinqeritet,
    ne televizor ka filma porno,
    ne mendje bredh incesti i kuq si vera,
    nje vit me pare fillova nje aventure,
    pas nje viti ne paris do jem.

    vera kuqe derdh ne shpirt deshire,
    ne dhomen tjeter fle mbesa,
    ne rruge fryn era e zbritur nga qiejte,
    koha rrjedh pa nderprerje ne vetvete,
    ne keshtjellen e kohes s'paska mbret.

    vera kuqe derdhet ne shpirt e tapet,
    avuj gjaku mes meje e vellezerve,
    u dashkan bindur se s'jam dorian grey,
    s'jam i pavdekshem edhe pse me do,
    ne zemren time nje trumcak troket.
    Summertime, and the livin' is easy...

  17. #17
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Tim eti - Nitroshi

    Im ate iku gjunje dridhur
    kaleruar mbi nje erderr
    qe vinte nga mesjeta e gjumit.
    Nje enderr flokebardhe
    qe hutueshem shikonte trupin e saj
    e rregullonte floket qe s'kish

    Im ate iku ne agim
    drejt nje fillim te pa-emer
    trishtim brishte
    saldonte ne kujtesen time
    re buzeqeshjesh
    stine qe kurre nuk erdhen
    e shira qe s'diten te lagin

    im ate, njeri a enderr,
    sy-bukur.
    u be fryme
    ngjyre
    mall i mallit tim.
    Ende te reja i kisha enderrat
    Summertime, and the livin' is easy...

  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Nese ka nje gje te mire kjo teme, une them se eshte rileximi i poezive.
    E vertete. Dhe nese jo rilexim, lexim per here te pare...

    __________________________

    Dita

    Tė shoh

    Pėrkulur pranė njė vale tė shoh,
    duke prekur ftohtėsinė e detit,
    duke ngjyer sytė me pak blu prej tij,
    I pėrhumbur mė ngjan nė mendime,
    nė ėndrra qė mė duket se i thur,

    E ke ulur pranė vetes zemrėn,
    e ke lėnė tė pushojė, tė marrė pak frymė,
    tė dalė nga ngushtėsia e trupit,
    ku e lėnduan me pabesi,

    E ke zbrazur qetėsinė mbi natyrėn,
    mbi erėn qė merr ngjyrė e pėshpėrit,
    mbi diellin qė dritėn me nxitim e derdh,
    mbi vetullat e reve te shėndetshme,
    qė bardhoshe tė kanė mbėshtjellė,

    I bukur mė ngjan,
    tė tė pėrpij me sy mė vjen,
    tė tė dhuroj pak nga nxehtėsia
    qė ftohtėsine e detit do shpėrbėjė,

    Tė tė pėrkund nė ato pak dėshira
    qė guxojnė e mė pėrfshijnė
    kur sytė mė ndizen furishėm
    e qiellit me penel jetė i dhurojnė

    I madh mė shfaqesh para valės,
    po mos m'u largo nga sytė,
    do tė mė trishtojė mungesa jote,
    do tė mė mungojė vėshtrimi yt,

    Hija jote qė e huaj mbetet,
    do t'ia hiqte fytyrės sime atė dritė,
    atė ngjyrė tė bukur prej marrie,
    tė stolisur me pak ēiltėrsi,

    Valėn do ta mbledh me duar,
    do ta pėrpij nė fytin tim,
    qė sa herė tė duash ta takosh,
    t'mė shohėsh e
    tė duash tė mė pėrfshish.

  19. #19
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Zonja e shpirtit tim - Kulla

    shpirtin tim,
    ngerc, cung e te mykur,
    si dhe melodine e tij,
    te ngerdheshur pa ty,
    e kam te burgosur ne nje lot mbetur pezull,
    midis qerpikeve dhe liqenit te heshtur te pafundesise.

    per bukurine tende
    e dashurine time,
    per gjoksin prrush,
    per ajrin,
    per dheun,
    per zjarrin, te betohem,
    ti je qellimi i rrahjeve ne kraharor,
    perendeshe e largesise se mallkuar,
    e mungeses dhe e mallit,
    qe tempullin t'a kam ngritur brenda ne gji.
    je mushti i embel ku kam rene pergjithmone
    dhe vera e kuqe qe nga kerthiza e pi.

    per erresiren e nates,
    fytyren e henes
    dhe engjellin e debores ne mengjes,
    je zonja e shpirtit tim.
    Summertime, and the livin' is easy...

  20. #20
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Per ty, shpirt... - Dikea

    Mbi prehrin tim nje koke e vockel
    Ne enderr zhytet dalengadale
    Hyjni e embel dashurie,
    O mjalt i mallit tim te pare.

    Ti dridhesh shpirt, i vogli im
    Ē'mace a shtrige pas te ndjek?
    Shtrengohesh fort pas gjoksit tim
    Dhe doēkat fort e fort perpjek

    Kur hijet gjumin po ta mbysin
    Pse s'del nga endrra, biri im?
    Dhe qesh me diellin, loz me lulet
    Ferkohu trupit, flokut tim

    Por ti m'i hedh pas qafes sime
    Dy krahet e njoma si gjerdan
    Damare te kalter pulsojne fort
    Nje rrudhe e vockel ballin ēan

    Se ti nga fis luanesh je
    Dhe shtrigat fort i kap per fyti
    I mbyte shtrigat, biri im
    Si Herakliu gjarprin mbyti.

    Se ti nga fis luanesh je...
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Grupmoshat e anetareve te forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 29-11-2023, 06:04
  2. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •