Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Krimet Komuniste Në Kosove Njelloj Si Në Shqiperi

    - Krimet komuniste


    Shfletime nëpër histori
    Rrahjet, tmerrin, persekutimet, burgosjet dhe vrasjet që pësoi fshati Zhilivod tash Trimor, sidomos familja, miqtë dhe dashamirët e Aziz Zhilividës, më ka rënë t’i dëgjoj shpesh nëpër oda burrash të këtij fshati. Përkundër frymëmarrjes, më të lirë, e të kahëpaskohëshme nga ndryshimet që vinin në Jugosllavinë e pas luftës së Dytë Botërore, kurrë nuk kemi guxuar t’i shprehim as t’i shkruajmë lirisht në gazeta apo libra. Kësaj radhe, për kombëtaren «Bota sot », ekskluzivisht flet Faik Krasniqi, djali i dytë i Aziz Zhilivodës. I njejti shkrim dërgohet për botim edhe ne internet për faqen eDjathta Shqiptare.



    SHFLETIME NËPËR HISTORI



    Shkruan: Sefedin Krasniqi



    - Pas atentatit kundër Ministrit të Mbrojtes së Republikës së Kosovës, djalit të axhës tim, Ahmet Krasniqit dhe ofensivës barbare të forcave çetnikoserbe ndaj katundit Zhilivodë (tash Trimor), të 22 shtatatorit të vitit 1998, duke mosditur se çka do të ndodh me fatin e mëtutjeshëm të familjes sime, të vet fshatit Zhilivodë dhe më gjërë, më datën 27 shtator të vitit 1998, fillova të shkruaj një pjesë të kaluarës të familjes sime e quajtur MUJA. Këtë e bëra edhe për të kryer amanetin e gjyshit tim, Mustafës, babait të Aziz Zhilivodës dhe axhës tim Qerkinit, i cili aq shumë u sakrifikua për ne. Me këtë rast dua të përmend edhe sakrificat e dajave të mi Avdijajve nga Hadja dhe dajave të babës Abdullahajve nga Vranidolli i Llapit. Një pjesë e këtyre kujtimeve janë ngjarje që i kami përjetuar unë dhe familja ime drejtpërsëdrejti. Dua të flas edhe për të gjithë ata burra e ato gra që mbajtën mbi supe tërë tmerrin e kohës gjatë pushtimit turk dhe serb, në këto anë, të cilët qëndruan të patrembur dhe stoikë gjatë gjithë jetës së tyre dhe na mësuan se si të rrojmë si njërëz, të patrembur për idealet e larta kombëtare dhe njerëzore. Duke u bazuar në porosit brezë pas brezi, pata fatin që nga gjyshi im, Musrafë Latifi, të mësoj për paraardhësit tonë, të cilët kishin jetuar në fshatin Gllavotin, jo larg fshatit Zhilivodë, ku tani edhe jetojmë. Dikur në vitin 1890, në kohën e pushtimit turk, i pari kësaj familje quhej Mikel Lekë Gjoni, pra atëherë ishim të krishterë. Po në këtë vit, pas kalimit në fenë islame, me dhunë, është dashur të ndërrohen edhe emërat. Në atë kohë, në fshat kishte jetuar, Muja, djali i madh i Mikelit, i cili për shkaqe të mosdurimit të pushtetit turk, detyrohet të lëshojë shtëpinë dhe tokën e të parëve për tu strehuar në malet e Qyqavicës. Në fillim do ta përshkruaj origjinën e Mujajve sipas asaj që më ka folur gjyshi.



    Mujajt


    Gjyshi im ka qenë i mençur dhe ka përcjellur kujtimet dhe amanetet e prindërve të vet. Aso kohe, sa kishin qenë në fshatin Gllavotin, një ditë, shkon Muja të marrë dru në malin e Qyqavicës. Derisa ishte në mal, vjen një çaush i Mbretit me shtatë tasildarë me katër zapti. Hyjnë në oborrin e shtëpisë së Mujës dhe pyesin se ku ndodhej i zoti i shtëpisë. Nëna e Mujës u thot se Muja me djmtë kishin shkuar me marrë dru në mal. Çaushi vret gjelin e shtëpisë dhe i thot nënës së Mujës t’ua përgadiste për ta ngrënë. Çaushi me zapti e tasildarë shkojnë në kullë dhe shtrihen të flejnë. Nuk vonon shumë, Muja këthehet nga mali. Nëna i del përpara dhe pyet:

    - A u lodhe biro?

    - Jo moj nënë, po ti a u lodhe? – pyet Muja

    Muja i sheh disa pika gjaku nëpër oborr dhe pyet:

    - Lum nëna, çka janë kështu këto pika gjaku?

    Nëna për të mos i treguar të birit, duke ditur se do t’i zë belaja me turqit i thot:

    - Biro e kam pre një gjel!

    Në atë moment vjen një djalë i Mujës dhe i thotë:

    - Baba Mujë!

    - Fol biro!?

    - Na e ka vrarë çaushi gjelin! – thot djali.

    - Çfarë çaushi ore?

    - Çaushi me do zapti e tasildarë janë në kullë baba Mujë, - përgjigjet djali.

    - Eu, - bërtet Muja, leni drutë ore! - u bërtet vëllezërve! - rrokni martinat! dhe hyjnë në kullë.

    - Çohuni ore qenë, iu kishte bërtitur Muja.

    - Kush u ka dhënë leje të qitni pushkë në oborrin tim dhe të mi vrisni pulat?

    Pas pak fjalëve dëgjohen të shtëna në kullë, ku vritet çaushi vetë i njëmbëdhjeti. Atëherë, Muja i merrë anëtarët e familjes së vet dhe lëshon shtëpinë për të shpëtuar nga ekspeditat ushtarake turke. Pasi djegë shtëpitë dhe pasurinë me gjithë turqit mbrenda, ia mësyen maleve të Qyqavicës dhe atje gjen strehim. Nga ky gjest i Mujës ka mbetur thënja: “Hajde ta bëjmë Zhilivodë”.



    Këtu ku jetojmë tash, prej të parëve tonë themelohet fshati Zhilivodë. Pastaj Muja fillon të presë malin për të bërë tokë për bukën e familjes. Gjyshi thoshte se shtatë herë ishte rrethuar Muja nga ushtritë dhe zaptitë turke, por i ndihmuar nga vëllezërit dhe djemtë, ai i kishte thyer këto ekspedita. Një pjesë e meshkujve të Mujës kishin bërë gjithnjë roje, që të mos i sulmojnë turqit tinëz sikur e kishin pasur zakon. Muja vazhdon të punojë tokën buzë malit. Toka në mes të lumit Llap dhe Sitnicë ku tani shtrihet fshati Prelluzhë mbetet djerrë. Një ditë vjen një beg prej Vushtrrie dhe i thot Mujës: - Nëse do të shpëtoj prej ekspeditave të truqëve mund ta bëjmë një marrëveshje. Më jap takën dhe livadhet e unë t’i heqi turqit prej qafe. Në atë kohë, Muja kishte jetuar në një bashkësi familjare prej 63 anëtarësh. Pasi mendohet Muja dhe konsultohet me vëllezër, marrin vendim që ta lënë tokën në kundërshpërblim të dhënies fund të ekspeditave turke. I kishin lënë më se 80 hektarë tokë. Pasi begu i merrë tokat, i kolonizon me çerkezë (çeçenë) të ndjekur nga Rusia. Për hir të vërtetës duhet thënë se babëgjyshit nuk i kujtoheshin vitet se kur kishin ndodhur këto ngjarje. Sot e kësaj dite, çerkezët e Stanofcit të Ulët e kanë një pjesë të tokës tonë. Pjesën tjeter e kanë serbët e Prelluzhës. Pas çlirimit nga turqit e sidomos pas vitit 1912, Kosova okupohet nga Serbia dhe tash na vijnë zotni taze, të cilët filluan t’i lëvizin mexhat secili sipas nevojës së vet dhe deshirës personale.



    Masakra në mes të Krasmirofcit dhe Gradicës


    Me kalimin e kohës dhe viteve, rëndohej edhe pesha e robërisë mbi supet e të parëve tanë. Kështu, në shtatorin e vitit 1919, një ekspeditë e shkaut ia mësyen Qyqavicës dhe fshatit Zhilivodë. Krismat e pushkëve përhapen nga fshati Zhilivodë deri në fshatin Kollë të komunës së Vushtrrisë. Pasi forcat serbe thehen nga shqiptarët, shkijet sjellin perforcime te reja ushtarake. Në rrethet e Qyqavices fillon luftë e madhe per jetë a vdekje. Pas shumë luftimeve, shqiptarët nuk kishin qenë më në gjendje t’iu përballojnë forcave të Serbisë. Njësitet e luftëtarëve tonë tërhiqen thell ne zemreën e Qyqavicës. Po në këtë vit, nga forcat serbe, zihen 87 burra prej Kollës e deri në Zhilivodë. Të paarmatosur, pleq dhe të rrinj, të gjithë, pushkatohen dhe masakrohen në mes të fshatrave Krasmirovc dhe Gradicë. Në mes të të vrarëve, nga shtëpia e Mujës ishte axha Shaban, vëllau i babëgjyshit-Mustafës. Serbët i kishin masakruar në mënyrën më barbare. Në këtë masakër u pushkatuan Fazliu dhe Sejdiu, 17 vjeçar.

    Babëgjyshi thoshte, - Kur kemi shkuar ti marrim kufomat meshkujt tonë, të gjithë kishin qenë te zhveshur lakuriq. Teshat e trupit ua kishin marrë fshatrat për rreth vendit ku ishte bërë masakra. Aq keq i kishin masakruar kufomat sa mezi i kishin njohur përmes shenjave të trupit. I marrin 12 meshkuj e në mesin e tyre edhe nje vajzë, poashtu e masakruar. Vajza quhej Zylfie, e bija e Avdullit prej Zhilivode. Meqenëse, Avdulli nuk kishte pasur djemë, vendos ta bëjë vajzën si djalë. Kurrë fshatarët e Zhilivodës nuk e kishin ditur se është vajzë dhe se emrin e kishte Zylfie, por e kishin quajtur Syla i Avdullit. Vetëm pas kësaj masakre është konstatuar se Syla kishte qënë Zylfia, e bija e Avdullit 22 vjeçare. Vëllau i babëgjyshit, Shabani, i vrarë i lenë dy jetima : Qerkinin dhe Qerimin. Qerkini, Qerimi dhe Azizi e kanë parë babën e tyre, gjegjësisht axhën, të masakruar dhe janë betuar te varri i ti, se do t’ia marrin hakun axhës Shaban dhe të gjithë te tjerëve. Sipas tregimeve të babëgjyshit tonë, Mustafës, shtëpia e Muajajve mbeti në shënjestër të pushtetit të atëhershëm të Serbisë. Mu për këtë fillon jeta, por edhe qëndresa jonë familjare nëpër burgjet serbosllave. Edhe pas shumë persekutimeve, maltretimeve, vrasjeve qëndruam të paepur kundruell çeshtjes kombëtare, por edhe njerëzore. Pra, fatin e të parëve e kemi përjetuar edhe gjatë luftës së Dytë Botrore dhe pas saj.



    Aziz Zhilivoda dhe pjesëmarrja e tij në NDSH



    Baba jonë Azizi rritet, poashtu edhe Qerkini dhe Qerimi. Martohen që të tre dhe babëgjyshi ia lë përkujdesjen e shtëpis Qerkinit. Baba im, Azizi, hynë në detyrën e xhandarmërisë shqiptare të asaj kohe. Në vitet që vijojnë, siç dihet, Kosovën e ndajnë mes vete gjermanët dhe italianët. Azizi gjendet më detyrë në Orllan të Podujevës, pastaj në Lluzhan dhe në fund në Besi. Disa vite më vonë kalon në Gardën e Xhafer Devës. Pas largimit të gjermanëve dhe italianëve nga Kosova, shpartallohen këto formacione ushtarake të shqipëtarëve. Kosova ripushtohet nga forcat sllavokomuniste. Këto formacione ushtarake shqiptare ndahen në grupe më të vogla dhe strehohen disa në Drenicë dhe disa në Qyqavicë. Pa vonuar, organizohen dhe riorganizohen formacione ushtarake nga Xhafer Deva, Marie Shllaku dhe Gjon Serreqi. Fillon lufta frontale dhe në prita kundër sërbosllavëve. Ne po kufizohemi të flasim vetëm për rrethin e Çyqavicës, të Shalës dhe Llapit, që na i la me gojë dhe shkrim baba ynë, Aziz Zhilivoda, duke mos harruar të permendim lidhjet e këtyre rretheve me pjesë tjera të Kosovës. Me këto formacione ushtarake kanë komanduar në rrethin e Qyqavicës, të quajtur Artakoll, Aziz Zhilivoda, Hashim Gjaka dhe Ferat Hashim Strofci. Në Shalë të Bajgorës, kryengritjen e ka udhehequr Ahmet Selaci dhe Adem Voca i Shalës. Me Drenicën kanë mbajtur kontakte, konsultime dhe marrëveshje të vazhdueshme me Marie Shllakun, Gjon Serreqin, Ajet Gërgurin, Hilmi Zariqin, Miftar Bajraktarin e Llaushës, Bajram Dërgutin, Bajraktarin e Gllogovcit, Ymer Berishën dhe shumë te tjerë. Mbajtjen e tyre me ushqim dhe veshmbathje si dhe strehimin e kanë siguruar Bajram Zuka i Likoshnit dhe Xhemail Lahu-Dervisholli i Gradicës. Nga organizimi dhe riorganizimi i sërishëm, përpjekjet dhe luftërat nën përkujdesjen e Gj.Serreqit, M. Shllakut, Y.Berishës formohen aradhat për Drenicë. Komandant të këtyre formacioneve ushtarake ishin Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica. Në Artakoll formohen formacione ushtarake duke përfshirë edhe Shalen e Bajgorës, dhe emërohen komandantë Adem Voca, Ahemet Selaci, Aziz Zhilivoda, Osman Bunjaku, Ferat Hashim Strofci, Fazli Saraqi, Hashim Gjaka etj.



    Pas shumë përpjekjeve e luftërave për çlirim, Kosovën e riokupjnë definitivisht sllavokomunistët.



    Në rrethin e Hades, ku bëjnë pjesë Shipitulla dhe Bellaçevci, formacionet ushtarake i kanë udhëhequr Ajet Mjekiqi, Hakif Mjekiqi, Jakup Avdi Graiçevci i Hades me vëllëzër (Ibrahimin dhe Qazimin), Rrustem Salihi, Sylë Shaban Morina (Haxhi Syla), i cili kishte merita jashtzakonisht të mëdha. Në këto formacione ishin edhe Sadik Shala dhe Zenel Mani. Në të gjitha kuvendet që janë mbajtur prej Kuvendit të Dobërdolit e deri në Kongresin e Lipovicës, Aziz Zhilivoda ishte gjithnjë i pranishëm në të gjitha marrëveshjet. Sipas fjalëve të Aziz Zhilivodes, ai thoshte se në qoftëse dikush e nxjerrë Kosovën prej robërie, të vetmit shqiptarë të ndërgjegjshëm të kohës, ishin Xh. Deva, Gj. Sereqi, M.Shllaku, Y.Berisha, etj.

    Pas shumë përpjekjeve e luftërave për çlirim, Kosovën e riokupojnë definitivisht sllavokumunstët. Një pjesë e këtyre formacioneve ushtarake, sipas fjalëve të Aziz Zhilivodës, kalojnë në ilegalitet dhe vazhdojnë luftërat, e disa prej tyre, më vonë, kalojnë kufirin dhe dalin në Shqipëri. Këtë e bënë edhe Azizi, i cili pas disa viteve që kishte kaluar në liri, burgoset dhe dënohet dhjetë vjet nga regjimi i Enver Hoxhes. Sipas dëshmive të Mergimes, bijës së Azizit, e cila jeton në Elbasan, një natë para se të lirohet Azizi nga burgu, e kishte halemuar një sigurims i Enver Hoxhës, me origjinë nga kosova, të cilit ia dimë emrin dhe mbiemrin. Pak vite para luftës çlirimtare të Kosovës, Azizi nëpërmes një interviste në revistën “Zëri”, pati porositur: - Mos hyni në luftë nëse nuk mund ta fitoni, mjaft kemi humbur! Por nëse fillon lufta, edhepse në moshë të shtyer, do më shihni me mashinkë në krah në malet e Qyqavicës. Vdiq pa iu plotësuar dëshira, por mashinka e tij bëri punë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, të viteve1998/99. Armën e Azizit, të ruajtur me përkushtim që nga lufta e Dytë, e përdori me trimëri një luftëtar i UÇK-ës nga Drenica dhe ajo tash ruhet në muzeun e Kosovës.





    Burgosja e familjes së Aziz Zhilivodës



    Pasi Aziz Zhilivoda kishte marrë aktivisht pjesë në luftërat kundër shkijeve për çlirimin e Kosovës, familja e tij i nënshtretrohet maltretimeve dhe burgosjeve. Në vitin 1946, burgosen të gjithë anëtarët e familjes së tij, prej babgjyshit 81 vjeçar deri te fëmija më i vogël i moshës 6 muajshe. Kështu vazhdon rrëfimi e vet Faik Aziz Krasniqi nga Zhilivoda. - Odën e Hajrë Isufit të Zhilivodës, OZNA me dhunë e shndërroi në burg privat dhe në këtë odë-burg qëndruam gjashtë muaj rresht. Bukën, fshehtas prej shkijeve, na e sillte nëna e Hjarës, halla Mehreme. Një ditë erdhi një kontrollë në odën e Hjarës dhe i panë disa trosha buke. Në kntrollë bënte pjesë edhe një Sejdi Hasani. Sejdiu shkon në Shtab të OZN-ës dhe lajmëron shefin e shtabit, se familjen e ballistit të Aziz Zhilivodës po e ushqen halla Mehreme. Shefi i shtabit një Kërst Kërstiqi, i quajtur Tushi, erdhi vetë në burg. E fliste shqipen rrjedhëshëm. Ishte bashkë me Simën dhe Çiçën, që kishin mbytur shqiptarë me guxhum (shkop me kokë). E muarën hallën Mehreme në pyetje dhe i thanë: - Pse po e ushqen familjen e ballistit? Në praninë e tërë familjes tonë, të Januz Rexhë Zhilivodës, plak i mençur dhe Sejdi Hasanit, halla Mehreme iu drejtua shkijeve me këto fjalë: „Çfarë pushteti jeni ju që burgosni pleq, gra e fëmijë? Sa të jem gjallë, kam për t’i ushqyer edhe nëse më pushkatoni“. Pastaj filluan ta marrin në pyetje nanën tonë, Hidën: - Pasi nuk po mund ta zëmë Azizin tashmë sa kohë, na trego ti, me kë e ke këtë fëmijë në prehër? Fëmija i kishte gjashtë muaj.

    – E kam me Aziz Zhilivodën, - ia këtheu nëna.

    – Atëherë kush ia ka gatuar dhe dërguar bukën Azizit dhe bandave të tij ?

    – Unë e kam gatuar e nëna e Azizit ia ka dërguar deri te ara (Ara e Kishës). Prej atje, burri im e ka marrë me shokët e vet.

    Në atë moment është ngritur në gjunj Januz Rexhë Zhilivoda dhe ka bërtitur, - Rrofshë o bija e Avdi Hoxhës së Hades. Qenke grua burrënore dhe fisnike. Pas fjalëve të Januzit, ka ndërhy Sejdi me këto fjalë:

    - Sikur të kishte qenë grua burrënore dhe fisnike, ia kishte qitur tlynin e vluar në vesh Azizit dhe e kishte likuiduar.

    Atëherë nëna foli: - O Sejdi Hasani, për herë të parë po të shoh edhe pse je i këtij katund, por me pas qenë Azizi burrë sikur ti, vërtetë ia kisha qitur tlynin e vluar në vesh. Sejdiu deshi të thot edhe diçka, mirëpo shefi i OZN-es ndërhyri me fjalë të pista. Shefi iu drejtua hallës Mehreme, se ajo prej tash mund të na sillte bukë dhe të na ushqente, se fëmijët, i tha, nuk kanë faj.

    Erdhi vjeshta e vitit 1947. Krejt familjen na dërguan në burgun e Vushtrrisë. Pas dy-tri ditëve e sollën në burg edhe nënën e Sherif Tërrstenës, gruan e tij dhe një vëlla më të ri të Sherifit. Atë ditë na regjistronin në burg. Gjatë regjistrimit hyri Ali Shukriu dhe Rasim Qerkezi. A. Shukriu ishte prokuror publik për Kosovë e Rasimi ishte shef i OZN-ës për Mitrovicë. A.Shukriu iu drejtua nënës:

    - Ti je nëna e Aziz Zhilivodës a? Lokja ia këtheu :

    - Po unë vetë!

    A. Shukriu iu afrue dhe e kapi lokën për flokësh e i tha:

    - Ti je shtriga plakë që ke pjellur Azizin, që na i ka vrarë 96 komunista, bijtë më të mirë të Jugosllavisë së Titos. Atëherë gjyshja iu drejtua me këto fjalë:

    - Hiqi duarët nga unë, he qen bir qeni ! Pushkë, topa e ushtri ke, ndjeke Azizin nëse mundesh me zënë. Në atë moment gruas së Sherif Tërrstenës i ra të fikët, sepse e kishin torturuar në Mitrovicë, ende pa e sjellur në Vushtrri. I kishin rënë krejt thojtë e gishtave të dorës. Ndërsa nëna e Sherifit i kishte ende teshat e lagura, sepse e kishin gjuajtur në lumin Ibër duke ardhur në Vushtrri. Pas këtyre fjalëve, Ali Shukriu dhe Rasimi dualën jasht.



    Ne vazhduam jetën nëpër burgje



    - Në dimër të vitit 1947, ishte afruar koha për gruan e axhës tonë Hjarizit, që të lind. Gruan e axhës e liruan dhe shkoi te baba i vetë në fshatin Brezhnicë. Dikur në prill të vitit 1948 na erdhi lajmi se kishte lindur djalë. Nga burgu, e kemi pagëzuar me merin Ahmet. (Është fjala për Ahmet Krasniqin, ministrin e ardhshëm të Mbrojtes së Repulikës së Kosovës dhe komandantin e FARK-ut). Burgun edhe për një kohë e vazhduam në Vushtrri, e një pjesë të kohës edhe në burgun famëkeq të Prishtinës. Në vitet 1949-50, na këthyen prap në burgun e Vushtrrisë. Pasi shkijet i mbushën burgjet me shqiptarë, na dërguan prap në burg privat (shtëpi private). Në shtator të vitit 1950, na liruan prej burgut dhe u këthyem të dërmuar në Zhilivodë. Edhe pas burgut nuk përfunduan ndjekjet dhe përndjekjet. Ishim edhe në skamje të madhe. Ndihmën më të madhe me ushqim dhe veshmbathje na e kanë dhënë dajtë e Hades. Por,

    Bajram dhe Selim Zukën prej Likashanit, e burgosën nipin Xhemajl Preniqin e Hades dhe mikun, Isë Preniqin e Hades. Shkijet burgosën edhe shumë burra në atë kohë si: Ilaz Xhemajl Dervishollin me vëllaun Sadikun, shumë burra nga fshati Dobrashevc dhe lagjja e Morinëve të Akrashticës së Vushtrrisë, pastaj dajtë e babëgjyshit nga Kutllovci i Shalës së Bajgorës. Kështu, pësuan të gjithë miqët dhe dashamirët tonë duke i mbushur burgjet prej Nishit e deri në Goli Otok.

    Familja jonë nuk kishte asnjë të drejtë, as qytetare as njerëzore. Na e humbën edhe të drejtën e shkollimit. Mirreshim vetëm me punë të rënda fizike. Kur shkonim të punojmë tokën tonë, duhej të lajmëroheshim te këshillëtarët komunist të fshatit që ta dinin se ku gjindeshim. Kjo gjendje ka vazhduar deri pas plenumit të Brioneve të vitit 1966, ku sllavokomunistët i kanë qëruar hesapet mes veti. Pas Plenumit, kemi marrë frymë më lirisht dhe i kemi kryer shkollat privatisht. Unë Faiku i Azizit mbarova shkollën fillore, të mesme dhe shkollën e lartë, të gjitha privatisht. Poashtu edhe vëllau im i vogël Shaipi. Më vonë që të dytë u punësuam në Elektroekonominë e Kosovës. Por më vonë, rifilloi ndjekja e familjes sonë. Mua më përjashtuan nga vendi i punës. Shaipi operohet nga një shpërthim i gjakut në kokë dhe më vonë emigroi në Suedi me gjithë familjen e tij, ku edhe tani gjendet. Pas demonstratave të vitit 1981, shkijet e burgoesën djalin e axhës Hjariz, Behxhetin, i cili që nga viti 1977 ishte anëtarësuar nga Xhafer Durmishi në një organizatë ilegale që vepronte për të mirën e Kosovës dhe lirinë e saj. Behxheti mbajti gati dy vite burg. Në vitin 1992, pasi u shaktërruan shtyllat e rrymës elektrike të tensionit të lartë, të cilat kalojnë nëpër Zhilivodë dhe bartin rrymën për Malë të Zi, policia serbe fshatit Zhilivodë ia shtoi zullumin. Kështu përveç rrahjeve për vdekje që pësuan, Shefki Islam Kraniqi, Jakup Bajram Krasniqi, Hashim Bejtë Krasniqi, Hajra Galan Krasniqi, Rrahim Hysen Krasniqi etj, i gjithë fshati u detyrua të lëshojë shtëpitë e veta dhe, për tre muaj, u strehua në malet e Qyqavicës. Behxheti duke iu falënderuar Shefki Islamit shpëtoi nga ky tmerr dhe iku në Gjermani, ku gjendet edhe sot me familjen e tij të ngushtë.



    Kujtime nga burgu



    Gjatë kohës sa ishim në burg 1947-48 në Vushtrri, axhës Hjariz, Qerkinit dhe Qerimit ua vunë prangat në këmbë me nga 45 kg. për copë. Qerkinin dhe Qerimin i dërguan në burgun e Mitrovicës e pastaj në burgun e Prishtinës dhe i denuan me nga tre vjet burg. Burgun e vujtën në burgun e Nishit. Ndërsa ne mbetëm në burgun e Vushtrrisë. Dua ta theksoj se në vitin 1948 kemi vuajtur për kafshatën e gojës. Kujdesin për ushqim e mori përsipër halla Fatë, motra e babës dhe Jakupi, djali i axhës Qerkin, i cili pësoi më së shumti ngase ishte i ri (13 vjeç). Jakupi dhe gratë e Qerkinit dhe Qerimit ishin në liri. Derisa ishim në burg, në kullën tonë ishte vendosur OZN-a me 110 ushtarë. Pas pastrimeve etnike, në polici shqipëtarët janë larguar nga vendi i punës për arsye absurde si: pse nuk je i martuar, apo pse je i martuar etj. Komandir burgu ishte një Dinë Bajraktari nga Gjakova. Ky na sillte miell misri për të bërë qull sa për të mos vdekur urie. Ndjej obligim familjar të them se edhe fëmija i fëmijës tonë i ka borxh që ta kujtojë me respekt të lartë Dinin, i cili fatkeqësisht më vonë edhe ka pësuar, sepse u dënua me 20 vjet burg të rënd. Pas një kohe kam dëgjuar se Dini kishte strehuar kaçakun e maleve të Karadakut të Gjilanit, Hasan Ali Kerenikun. Pas burgosjes dhe denimit të Dinit, Hasan Aliun e kanë qitur në pritë dhe e kanë vërarë në vitin 1958. Këto fjalë i thash për t’i bërë homazh publikisht, se i kemi borxh Dinë Bajraktarit.



    Pas ardhjes së komunistëve në pushtet as plis për krye të shqiptarit nuk po gjindet në kë vënd.



    Pasi serbët i muarën burgjet në dorë, bënin çmos për ta mposhtur popullin shqiptar. Burgjet i mbushnin për çdo ditë me shqiptarë nga vise të ndryshme të Kosovës, sidomos nga Artakolli, Drenica dhe Shala etj. Por natën sikur i përbinte terri shqiptarët. Një pjesë të tyre, shkijet i kanë vrarë e masakruar para shtëpisë së Popit, afër kalasë së Vushtrrisë. Më vonë, këto varreza masive janë zbuluar me rastin e ndërtimit të ambulancës së re në Vushtrri. Në burgun e Vushtrrisë më kujtohen edhe disa burra tjerë si: Sherif Tërrnava dhe Veli Aliu nga Zhilivoda, të cilët dinin për mbledhjet e ballistëve. Veliun e kishin mbajtur në një kosh të Badivikëve të Vushtrrisë. Ashtu të zbathur dhe të zdeshur e sollën në çeli të burgut. Mishi i këmbëve i kishte rënë nga të ftoftit. Dini na i solli disa lakëra turshi nga qyteti dhe gjyshja jonë, Sherifja, me ndihmën e Dinit, ia ka mjekuar Veliut këmbët me lakëra, fshehtas nga komandanti i burgut. Xha Veliu qëndroi si burrat dhe nuk pranoi asgjë. Po të pranonte ai diçka, do t’i pushkatonin së paku edhe 120 persona prej Bardhit deri në Kollë. Më kujtohet edhe një rast tjetër shumë trishtues. Një ditë e sollën një plak, i cili i kishte ndihmuar materialisht dhe strehuar ballistët. OZN-a me bashkëpunëtorëe e vet ia kishin dhunuar vajzën 18 vjeçare. Plaku ishte nga një fshat i komunës së Vushtrrisë dhe rridhte nga një familje shumë bujare. Pas dhunimit, vjaza mbetet shtatzënë. Atë e torturojnë aq mizorisht sa për tt’i shpetuar vdekjes, ajo pranon që e kishte dhunuar babai i saj. Plakun e dënuan 15 vjet burg dhe nga turpi, për akuzat që ia kurdisi shkijau, vdiq në burgun e Nishit. Vajza lindi një djalë derisa po e transportonin në burgun e Mitrovicës, nga edhe humbi çdo lidhje me te dhe kurrë nuk është ditur për fatin e saj. Në burg e sollën edhe një Bajram Pasomën. Kishte qenë burrë i zoti. Atë e burgosin në Vushtrri, një ditë kur vjen për ta blerë një plis të bardhë. Pasi i shetit tri-katër shitore, të cilat shitnin plisa nuk i bie asnjë për qejfi dhe bërtet: - Nanën ia q… englezit, gjermanit, amerikanit e krejt atyre që e sollën Titën në pushtet, se as plis për krye të shqiptarit nuk po gjendet më në këtë vend. Për këto fjalë, Bajrami denohet me tri vjet burg. Prej torturave u çmend në burgun e Vushtrrisë. Ashtu i çmendur bërtiste: - Nesër po vritet Mustafë Zhilivoda (babëgjyshi im), nesër po vritet Sherifja (gjyshja ime) etj…Gjyshja frikësohej shumë. Duke parë gjendjen tonë të mjerë (të fëmijëve të Azizit), pa bukë e gjëra të tjera shpesh thoshte: - O Zot theja qafën Allahut çka na bëri !!! Mendonte se Zoti i shqiptarëve ishte më i madh se Allahu i muslimanëve. Kur i binte, më vonë, në mend thoshte: - O Zot mos ma zë për të madhe!



    Nipi i Aziz Zhilivodës kolonel Ahmet Krasniqi



    Kolonel Ahmet Krasniqi (1948-1998) kreu shkollën teknike, dega e makinerisë në Prishtinë. Në vitin e dytë të shkollës së mesme u shpall një konkurs për Akademi Ushtarake. Ishim në kullë duke ndejtur, ne djemtë e Azizit dhe Ahmeti. Unë lexoja “Kujtimet e Hoxhë Kadrisë”, kryetar i Komitetit për Mbërojtjen e Tokave të Shqiptare. Në lexim e sipër erdha te kapitulli „Besëlidhja e Junikut“, kur janë thirrë të gjithë krerët e shqiptarisë. Ishte bërë besëlidhja për tu dalur zot trojeve shqiptare. Në atë besëlidhje ka marrë pjesë edhe koloneli i xhandarisë së Shkupit, Bajram Curri. Më shkoi mendja se pa kuadra të shkolluara ushtarake trojet shqiptare nuk do të çlirohen kurrë. U ulëm të bisedojmë dhe në kullën tonë u vendos që Ahmeti, pas mbarimit të shkollës së mesme teknike, të shkojë në Akademinë Ushatarake. Të nesërmen shkova në Prishtinë të konsultohem me disa shokë rreth shkollimit të mëtutjeshëm të Ahmetit. Në shkollimin e tij, ndikimin më të madh e ka pasur nga Metush Krasniqi i Dajkovcit dhe Hyrije Hana nga Gjakova, që banonte në Prishtinë. Po ashtu edhe nga shokët e tij Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari-Strofci.

    Kur i kemi dorëzuar dokumentet në Vushtrri, referenti për çeshtje ushtarake në komunë, ishte një shqiptar i lig. Nuk pranoi t’i nënshkruaj dokumentat dhe na quajti familje reaksionare dhe balliste. U këthyen dokumentat në Shtabin Krahinor. Aty ishte një major. Ai na pyeti se pse nuk i kishim nënshkruar dokumentat në Vushtrri?

    I spjeguam se në Vushtrri na këthyen me pretekst se jemi familje balliste dhe se djemtë tonë nuk kanë drejtë të shkollohen në Akademi Ushtarake. Shfrytëzuam nga rasti dhe pyetëm majorin, sa kohë duhej të zgjaste dënimi i familjes tonë për këto punë dhe se, a ka fund kjo mposhtje dhe përbuzje familjare. Majorit ia thamë edhe këto fjalë: - Këto forma të diskriminimit të të miturve dhe fëmijëve të baballarëve tonë, janë dënuar në Plenumin e Brioneve dhe se dëshira jonë ishte të integrohemi në shoqëri. I treguam vuajtjet dhe peripetitë tona prej fillimit e deri pas Plenumit të Brioneve dhe i thamë se ne nuk kemi nevojë të lahemi e shpërlahemi para askujt. Gjatë gjithë kohës derisa ne flisnim, majori dëgjonte me vëmendje. Dikur i nënshkroi dokumentat dhe pa asnjë fjalë dhe na uroi regjistrimin e Ahmetit në Akademi. Ahmeti filloi Akademinë Ushtarake në Beograd. Gjatë studimeve, përveç neve djemëve të Azizit, Ahmetin e kanë ndihmuar edhe shokët e tij dhe i kanë dhënë kurajo duke i ngritur moralin për ta mbaruar Akademinë. Ndër ta ishin Metushi, Hyria, posashtu edhe shoku i tij Mehmet Gjoshi etj, të cilët i përmenda më lartë. Pasi diplomoi në Akaeminë Ushtarake në Beograd, u caktua me detyrë ushtarake në Zagreb të Kroacisë. Atje, ne djemtë e Azizit e kemi vizituar shpesh. E kanë vizituar edhe shokët e tij Metushi dhe Mehmeti. Fakte për biografinë dhe veprimtarinë e Ahmetit deri në çthurjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë mund të gjinden nëpër arkive të ndryshme ushtarake të Kroacisë. Shtypi kroat disa herë ka shkruar se si Ahmet Krasniqi e ka ç’armatosur kezermën e Gospiqit dhe ua ka dorëzuar forcave kroate të Tuxhmanit.

    Pas luftës në Kroaci, me rënjen e diktaturës së Enver Hoxhes në Shqipëri, Ahmeti shkoi në Shqipëri dhe kontaktoi me Aziz Zhilivodën në Elbasan. Pastaj ka bërë disa vizita në Austri, Zvicër, Gjermani dhe Norvegji gjithnjë në funksion të organizimit të oficerëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës. Më vonë, me fillimin e luftës në Kosovë, emërohet nga qeveria e Bukoshit ministër i Mbrojtjes dhe komandant i FARK-ut. Mandej, sipas mendimit tim dhe shumë shkrimeve që janë botuar në shtypin tonë, për shkak të fraksioneve të ndryshme të UÇK-ës në Kosovë dhe gjetiu, marrëveshjes në Norvegji me Adem Demaçin dhe mosrealizimit të saj për shkrirjen e ushtrive : FARK-ut dhe UÇK-ës në një Armatë Kombëtare të Kosovës, me tu këthyer Ahmeti në Tiranë, bëhet atentat në të dhe vritet në mënyrën më brutale. Ne familja e Ahmetit deklarojmë, se Ahmetin nuk e kemi emëruar ne ministër për të uzurpuar pronat e Kosovës dhe pronat e popullit. Ahmetin e emëroi ministër të Mrojtjes qeveria e Bukoshit, e cila doli nga vota e popullit të Kosovës. Nga kjo del se Ahmeti e kishte edhe mandatin e popullit për ta organizuar çlirimin e Kosovës. I takon qeverisë së Bukoshit, Shtabit Suprem të FARK-ut, të Ministrisë së Mrojtes e në veçanti autoriteteve të Tiranës ta ndriçojnë vrasjen e ministrit dhe birit të familjes tonë. Një e vërtet është e pamohueshme. Edhe pas vuajtjeve nëper burgje, persekutimeve, maltretimeve gjatë historisë së familjes sonë, nuk ka ndodhur që t’ua këthejmë pushkën shqiptarëve. Pra hak, as gjak, as borxh nuk i kemi askujt. Mu për këtë, ky akt mizor na ka tronditur shumë. Prandaj, nga faktorët relevant politik shqiptar, të Kosovës dhe të Shqipërisë, presim hulumtime për ta ndriçuar këtë vrasje.



    Për habinë tonë, krerët ushtarak dhe politik të UÇK-ës, nuk e kanë parë të rrugës as të na ngushllojnë neve si familje! Sikur i ka gëzuar vrasja e Ahmetit?! Përkundër këtij fakti, djemtë tonë që i patëm në formacionet e UÇK-ës, nuk i tërhoqëm nga lufta duke besuar se liria e kombit është e shenjtë. Por, as nuk organizuam prita e vrasje pas shpine, e as që do të organizojmë. Por tash pas luftës dhe lirisë, jemi të gatshëm të ballafaqohemi me ish-organet ushtarake dhe politike të UÇK-ës dhe atë në çdo kohë, për të spjeguar vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit.



    Pas tërë kësaj që u tha më lartë: për krejt biografinë familjare, persekutimet, terrorin që përjetuam si familje dhe më gjërë qëndojmë ne bijtë e Aziz Zhilivodës dhe familja e tij. Por, edhe për të kapur një debat me zotërinjtë që i përmendëm më lartë, d.m.th. me ish-kreun politik dhe ushtarak të UÇK-ës, në mënyrë konstruktive dhe objektive, e pa maska, jemi të gatshëm të ballafaqohemi në çdo moment. Si familje nuk kemi nevojë t’i lahami, as t’i japim llogari askujt. Nderi, qëndresa dhe sakrifica i takon të gjithë popullit shqiptar të Kosovës. Është fakt se pushka ia ka këthyer dinjitetin popullit, e jo përfituesëve në fatkeqësi të popullit. Si familje, përkulemi para të gjitha Nënave Kosovare, djemëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe para të gjitha viktimave të luftës.



    eDjathta Shqiptare © 2001-2002

  2. #2

    hahah

    gentian krasniqi nga fshati gllovotin

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Sadik Jashari: Metush Krasniqi- Dajkoci

    Sadik Jashari: Metush Krasniqi- Dajkoci



    Metush Krasniqi- Dajkoci


    Nga Sadik Jashari


    Metush Krasniqi- Dajkoci, u lind më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunës së Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore respektivisht katër klasët e para i kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa katër klasët tjera gjatë viteve 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.
    Gjatë viteve 1947-1949 kreu një kurs pedagogjik në Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950-1951 filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet
    Metush Krasniqi (19.8.1928-15.10.1986)
    themeloi organizatën ilegale"Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit vetëm një vit më vonë Metush Krasniqin e transferojnë në shkollën fillore të Strezovcit fshat ky në komunë të Dardanës. Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirëpriti ngrohtësisht ardhjen e tij. Pas një viti Metush Krasniqin e transferuan në shkollën fillore të Muçivërcit dhe në vitin shkollor 1955/1956 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes (ish-Kamenicë), shkolla 8 klasëshe e Muçivërcit me gjithë arsimtarët dhe mjetet mësimore bartet në Roganë dhe për çudi po me atë vendim Metush Krasniqin e emëruan drejtor të shkollës në këtë fshat shkollë kjo e cila sot mban emrin e këtij atdhetari të denjë.
    Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me një përkushtim të veçantë vepron në organizatën "Partia Revolucionare..." Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqin do ta burgosin dhe e dënuan me 18 vjet burg të rëndë prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite në fshatin e lindjes në Dajkoc. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metush Krasniqi më pas do të regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, xhaxha Metushin as këtu nuk e lanë të punoj qetë. Me një vendim të Dushan Ristiqit - Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqin e larguan nga procesi edukativo-arsimor.
    Meqë atdhetari ynë Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë e në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik, ishin ata si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skënder Kastrati, Njazi Korça nga Gëmica,Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani ; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë e shumë të tjerë.
    Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" LNÇKVSHJ. Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a përmes informatoreve shqiptar, dinte për aktivitetin e Metushit dhe më 4 nëntor 1981 sërish burgoset, torturohet rëndë nga udbashi i Anamoravës Selim Brosha e shume të tjerë. Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e tëMitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërrmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.
    Gjer me tani -asnje pergjegje -Me thuani athua vallë...Vërtet s’keni ndëgjuar e lexuar për DËSHMORIN e kombit????-mirë, mirë tani do të ju them se kush na është ai kryekriminel i udb-ës, icili tani kam ndëgjuar se është i paralizuar nga të këqijat që u bëri TRIMAVE DHE TRIMRESHAVE TË POPULLIT SHQIPTAR, ndër ta, ishte edhe METUSH KRASNIQI, KY DËSHMOR KOMBI, në minutat e fundit të jetës tha: MË MBYTI NË TORTURË UDBASHI Zymber Zymberi ... KUR DO TË VIJË AJO DITË T’I GJYKOJË POPULLI TË GJITHË KRIMINELËT, KUR DO TË VIJË AJO DITË...?
    Familja e Metush Krasniqit disponon me një pusullë që Metushi e kishte nxjerrë me ndërresa të palara: Nuk po më mbyt policia, po deklaratat e Hydajet Hysenit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Këtu kemi të bëjmë me përpjekje të shpërqëndrimit të vëmendjes nga krimet Komuniste në Kosovë ngaqë në mbrendësi nuk lexuam për këto gjëra. Ne lexuam vetëm një përpjekje që të njolloset Hydajet Hyseni i cili ishte në burg që nga viti 1981, i cili u sherua nga torturat e shumta një kohë të gjatë në spitalin e burgut pasi që i kishin thyer të dy duart gjatë hetuesis.
    Metush Krasniqi kur ishte burgosur në vitin 1985 Hydajeti Hyseni tashmë kishte bërë katër vite burgë!
    Përpjekja tjetër ishte bërë me sherbetorin komunist në armatën Jugosllave Ahmet Krasniqin i cili ishte i martuar me një serbe dhe i cili në luftën Kroaci Serbi ishte në anën e serbëve. Në faktë kur ishte bërë shkëmbimi i pengjeve të luftës Serbët e kishin liruar një oficer kroat me kushtë që kroatët të lironin Ahmet Krasniqin.
    Krimet Komuniste në Kosovë janë të mëdha dhe të shumta. Ato më së miri i ka pasqyruar Mehmet Kajtazi në librin e tij " shqiptarët në Golli otok".
    Por në Kosovë duke e pasur parasysh se një numër shumë i madh u kishin sherbyer Komunizmit Jugosllav, çka ishte më keq se sa në Shqipëri ku në Shqipëri s'paku i mirë o i keq u sherbenin komunistëve që flisnin s'paku shqip! Në Kosovë ata që flisnin shqipë u sherbenin atyre që flisnin serbishtë!
    Krimet janë të panumërta nga ata që sherbenin në këto Organe që nga viti 1945 e ku pushkatoheshin shqiptarët në numër shumë të madh!
    Është interesant që shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë heshtë për Komunizmin e tyre dhe krimet që kanë bërë ata në Kosovë dhe gjithmon kanë bërë përpjekje që këtë gjë ta diskutojn vetëm kur kemi të bëjmë me Shqiperinë.
    Bile këta nga Kosova kanë qenë shumë më të zëshëm kur kemi të bëjmë me shqiperinë ndersa e kanë heshtur gjithmon këtë gjë kur janë në pyetje shqiptarët dhe komunizmi në Kosovë!
    Këta nuk flasin për vrasjet burgosjet dhunimet dhe internimet gjatë viteve 1945-1968 sikurse që nuk flasin për vrasjet, mbytjet në tortura, dhe likuidimet të të burgosurve politikë gjatë periudhës 1968-1990.
    Këta nuk diskutojn për këto gjëra sepse vet kanë qenë ekzekutuesit por për ta larguar vëmendjen nga vetja e tyre biseden për krimet komuniste e hedhin menjëherë në Shqipëri!
    Nëse në Shqipëri komunizmi ishte M.U.T. në Kosovë ka qenë Dy herë M.U.T por edhe ma keq i përzier me shurrë e çkulë përnjëherë!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vetume nga Nentori i vitit 1944 e deri ne dhjetore 1945,po edhe me vone ne Peje me rrethine jane pushkatuar e masakruar me se 3600 shqiptar kurse ne tere kosoven afro 100 mije.
    kete foton posht Tauk Bahqja ne Prishtine, vede ku komunistat ekzekutuan me gjygje e pa gjygje mijra shqiptar. ket vende u pushkatua edhe Poeti addhetari Emrush Miftari.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nexhmije Hoxha, farkëtuese e “vëllazërimit” shqiptaro - serb

    Nexhmije Hoxha, farkëtuese e “vëllazërimit” shqiptaro - serb

    13-04-2009 / Gazeta 55


    Gruaja e diktatorit, shërbëtore besnike e klaneve antishqiptare. Historia e tregon si nismëtare të futjes së serbishtes si “gjuhë e huaj” në shkollat shqiptare Ligësia dhe shpirti i keq nuk i kanë ndryshuar as në këto vite. Pavarësisht se sapo ka kapërcyer vitin e 88 të lindjes së sa, ajo ka mbretur po aq e zezë dhe antishqiptare sa ç’ka qenë në vitet kur drejtonte këtë vend në rrugën më të shtrembër që mund të mendohej ndonjëherë në historinë e tij. vazhdon të kafshojë si dukur. Por tani më shumë ka në dorë të lëshojë helm, atë helm të zi që synon të përligjë të gjithë të këqijat që kanë bërë dje e të furnizojë partiçkat e majta me ideologjizëm e armë të reja sot. Megjithatë, sot mendojmë t’i kujtojmë disa gjëra veprimtares së shoqërisë kulturore të miqësisë “Shqipëri – Jugosllavi”. Nuk është fjala vetëm për të kujtuar simpatinë e saj (të shprehura në librin e saj “Jeta ime me “Enverin”. Tiranë 2003, faqe 31) për biografin personal të Titos Vladimir Dedijer, i cili edhe ka botuar letrat që ajo i dërgonte shokëve jugosllavë gjatë luftës. Pi i kujtojmë disa gjëra të tjera. Më 24 mars 1946 në Beograd u formua Shoqata për Bashkëpunimin kulturor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ndërsa në sfond ishin vendosur foto të dy udhëheqësve komunistë Tito e Enver, si dhe në dy gjuhë, parulla paradoksale: “Rroftë miqësia e pazgjidhshme ndërmjet popujve të Jugosllavisë dhe popullit shqiptar!”. Si mbledhje pasuese, në ditën e gënjeshtrave, më 1 prill 1946, në Tiranë u mbajt mbledhja përkatëse nën variantin organizator jugosllav. Këshilli i ri i Shqipërisë për bashkëpunimin kulturor të Shqipërisë me Jugosllavinë federative, mbajti një mbledhje në kinema “Kosova”. Në sallën përkatëse ishin vendosur portrete të udhëheqësve komunistë të dy vendeve, si dhe parulla e madhe “Rroftë miqësia e madhe në mes të popullit shqiptar dhe popujve të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë!”. President i shoqatës u zgjodh Ramadan Çitaku, ndërsa anëtarë kol.Kristo Themelko (n/president), Vasil Llazari (sekretar i përgjithshëm), dhe anëtarë gjen.-maj.Myslim Peza, kol.Haxhi Lleshi, Manol Konomi, Spiro Thoma Koleka, kap I Nuri Huta, n/kol.Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Shefqet Musaraj, etj. Këta luajtën një rol të posaçëm në futjen e serbishtes si “gjuhë të huaj” në shkollat shqiptare. Në artikullin “Rëndësia e studimit të gjuhës serbo-kroate”, botuar në revistën “Shqipëri - Jugosllavi” të vitit 1948”, ndër të tjera thuhej: “Në vendin tonë studimet e gjuhëve sllave, jo vetëm që nuk u ishte dhënë ndonjë rëndësi në të kaluarën por elementi që praktikonte një gjë të tillë persekutohesh. Shembuj të tillë kemi mjaft që tregojnë qëndrimin fanatik të regjimeve antipopullore. Mjaftonte që të dëgjoheshe nga agjentët e Zogut të flisje serbisht për tu ndjekur si armik i regjimit dhe për të përfunduar shpejt a vonë në internim ose burg. Metodat e përdorura në çdo formë prej agjentëve të imperializmit, shkonin paralelisht me edukimin që bënin ata edhe në fushën e kulturës për të na armiqësuar me popujt sllavë. Të rinjtë që ndiqnin shkollat helmatoseshin përmjet gjuhëve të huaja me ideologjinë e kalbur të regjimeve antipopullore”. Ndër synimet e shumta të organizimit, sikurse e thamë më lart, ishte edhe përsosja e teknologjisë së propagandës projugosllave në Shqipëri, duke përfshirë këtu, edhe bashkëpunimin me organizatën homologe jugosllave. Ky bashkëpunim është pasqyruar gjerësisht edhe tek gazetat e Beogradit, si dhe tek ato të Tiranës. Kongresi i II i Frontit Antifashist të Grave të Jugosllavisë, u mbajt më 25 - 27 janar 1948, është pasqyruar tek revista “Shqipëri – Jugosllavi”, nr.3, 1948. Kjo revistë e zhdukur nga qarkullimi me të shpejtë në vitin 1948, gjithsesi jotërësisht, përmban edhe fotot e Nexhmijes në mes të kongresit të grave jugosllave. Revista përshkruan vuajtjet e grave jugosllave, në lidhje me pjesëmarrjen e grave kundër nxitësve të luftës për një paqe të shëndoshë. Kur miqësisë së madhe po i vinte fundi, në Tiranë duket se nuk ndjehet asgjë. 8 marsi i vitit 1948, kishte po atë vijueshmëri festimesh dhe nuk dallonte fare nga herët e tjera. Kështu, delegacioni i grave jugosllave arriti në Tiranë për 8 marsin. Në krye, këtë herë ishte Mara Naçeva, n/presidente e e Frontit Antifashist të Gruas Jugosllave, Milica Pejkoviç, sekretare organizative e Kosovës dhe Metohisë dhe Naxhita Haxhi, kryeredaktore e revistës “Nova Zhena” (Gruaja e re) të Bosnjes. Ky delegacion u prit nga presidentja e BGSH-së Nexhmije Hoxha, dhe u largua pas pak ditësh (“Bashkimi”, 11 mars 1948 (“Bashkimi” 6 mars 1948). Zonja e parë e vendit i shprehu admirimin delegacionit jugosllav për “mikun e madh të popullit shqiptar, mareshallin Tito”. E si për të qenë të akord të plotë me gratë e vendit, në një artikull, Manush Myftiu shkruan kështu për 8 marsin: “Gruaja jonë e feston 8 marsin, së bashku me popullin shqiptar dhe e vëllazëruar si kurrë ndonjëherë, me motrat e vëllezërit e Jugosllavisë së mareshallit Tito, që është për ne, garancia e lirisë, indipendencës, sovranitetit dhe e së ardhmes sonë të lumtur” (“Bashkimi”, 7 mars 1948). Edhe ish-ambasadori shqiptar në Jugosllavi, Hysni Kapo, nuk mund të rrinte pa u shprehur, teksa thotë: “8 marsi, le të jetë për gruan shqiptare dita që do të forcojë sa më shumë bashkimin dhe vëllazërimin me gruan-motër të Jugosllavisë së mareshallit Tito, që qëndron shembulla e heroizmit dhe e vetëmohimit, si dje në luftë, edhe sot për ngritjen e jetës së re” (“Bashkimi”, 9 mars 1948). Vetë Nexhmije Hoxha, në të njejtën ceremoni për nder të grave jugosllave, do të shprehet: “Të dashura shoqe! Më lejoni që më parë të falenderoj nga zemra përfaqësuesen e grave heroike të BS-së, delegaten trime të Jugosllavisë së mareshallit Tito…Duke dëgjuar shoqe nga një anë zërin e grave të nderuara të vendit të socializmit e të demokracisë popullore të Jugosllavisë së Titos që, nën pushtetin popullor po ndërtojnë një jetë të lumtur për vetë e për fëmijët e tyre…..Lufta nacional – çlirimtare e popullit e në radhë të parë, e atyre që kishin në krye partitë komuniste, siç qe Partia e lavdishme Komuniste e Jugosllavisë, e udhëhequr nga biri i shquar e besnik Josip Broz Tito, përmbysi, bashkë me okupatorët dhe klikat reaksionare, tradhtarët, që ishin taman ata që kishin shtypur, shfrytëzuar e shitur shumë herë popullin e vendin e tyre. …Rroftë miku i shquar i shqiptarëve, mareshalli Tito! Rroftë bashkimi e vëllazërimi i popullit tonë me popujt e Jugosllavisë, që është edhe garancia e indipendencës e të ardhmes së vendit tonë!”. Siç edhe vërtetohet nga rrugë të tjera, kontributi i Nexhmije Hoxhës, nëpërmjet shoqatës shqiptaro – jugosllave, si dhe nëpërmjet drejtimit të organizatës së grave, mbetet një gjë e provuar që nuk shqitet kollaj nga jetëshkrimi politik i saj.



    Letra e Nexhmije Xhuglinit dërguar Dushan Mugoshës: 7 maj 1944 I dashur shoku Dushan Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo? Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij. Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Të fala shoqnore Nexhmija (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).

    Marre prej Gazets 55 Online

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Kalbesirat njeriu i hedh ne kosh.
    kaq.

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •