Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shoqata Labëria nderon dy vajzat e Labërisë: Rudina Xhunga e Aurela Gaçe

    E Shtune, 14 Maj 2005


    HIMARA, QENDER E KUVENDIT "LABERIA"

    Interviste me z. Fatmir Toci, N/Kryetar i Pergjithshem i SHKA "Laberia"





    Nje Kuvend i SHKA "Laberia" per here te pare ne Himare. Cili eshte komenti juaj?

    - Kuvendi i Trete i SHKA "Laberia" ishte kuvendi i radhes i shoqates dhe sipas Statutit ai mund te zhvillohet ne cdo vend te Shqiperise qe propozon kryesia dhe vendos Komiteti i Pergjithshem Drejtues i saj. Natyrisht, eshte e preferueshme qe Kuvendi te zhvillohet ne nje nga qendrat e banuara ku ekzistojne dhe veprojne dege te shoqates, sic eshte dhe Himara, ku dega e shoqates "Laberia" e ketij qytetit perfshin mbi 80 anetare te regjistruar. Midis disa propozimeve, si Tirana, Tepelena, Patosi, Saranda etj., u zgjodh Himara per vecorite e saj turistike dhe bukurine natyrore dhe, pse jo, edhe per historine e saj te lavdishme, si simbol i qendreses se popullit tone ne shekuj ne zemer te Laberise. U zgjodh Himara edhe per te gjalleruar me teper jeten e brendshme te deges se shoqates ne Himare, per organizimin e sa me shume e me mire te veprimtarive kulturore-atdhetare, qe jane dhe qellimi kryesor per te cilin eshte krijuar SHKA "Laberia", ne perputhje me legjislacionin ne vendin tone.



    Si u zhvilluan punimet e Kuvendit?



    - Fare normalisht, ashtu sic ishte parashikuar. Moren pjese 120 delegate nga te gjitha deget e shoqates ne Tirane dhe rrethe (sic e dini shoqata jone ka 17 dege ne qytetet kyesore te Shqiperise dhe 2 ne Greqi, Athine dhe Selanik). Por kishte edhe mbi 150 te ftuar, nje pjese e madhe nga qyteti i Himares. Keshtu qe ne sallen e Kuvendit kishte mbi 280 vete qe ndoqen me interes punimet, programin artistik te pergatitur me kete rast, si dhe nje dreke tradicionale labe, me shume mish helli, raki vendi, dolli dhe vazhdimishtkenge polifonike nga te gjitha trevat e Laberise, duke filluar me Himaren.



    Ju thoni se kishte mbi 150 te ftuar. Cfare perfaqesonin ata dhe nga vinin?



    - Kryesia diskutoi paraprakisht me pjekuri per te ftuarit qe do te nderonin Kuvendin. U ra dakord qe te mos ftoheshin perfaqesues te forcave politike te vendit, meqe per koincidence punimet e Kuvendit do te zhvilloheshin rreth 2 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. U be perjashtim vetem per organizaten "Omonia" te Himares, si vendase, e cila gjithsesi nuk iu pergjigj fteses sone; ose iu pergjigj me peticione dhe perpjekje per te organizuar trazira ne qytet. Ky vendim i shoqates kaloi nepermjet debatesh midis anetareve te kryesise, pasi nje pjese jo e vogel e politikaneve te ngjyrave te ndryshme kane qene vazhdimisht prane shoqates, jo vetem si pjesemarres ne veprimtarite e ndryshme kulturore-atdhetare, por edhe duke e mbeshtetur ate dhe krahinen e Laberise vazhdimisht. Por ne besojme ne mirekuptimin e tyre. Te ftuar ishin figura te njohura labe, te fushave e profesioneve te ndryshme, veterane, dhe perfaqesuesit e pushtetit lokal nga te gjitha qytetet, komunat dhe fshatrat e Laberise. Ne kemi kenaqesine te informojme se askush prej tyre nuk mungoi, pervec kryetarit te bashkise se Himares, i cili sic u pa me vone, pati "pune me te rendesishme" per te bere. Nje interesim te madh pati nga intelektualet qe banojne ne Himare, te cilet ndoqen me interes punimet e Kuvendit, madje nuk munguan edhe pershendetjet e tyre, qe nga kryetari i Keshillit Bashkiak te Himares, z. Savo Prifti, e deri te kryetari i Shoqates se Intelektualeve Himarjote, z. Irakli Gjicali. Sic shihet interesimi ishte i madh dhe i gjithanshem.



    Shtypi dhe media kane njoftuar per trazira ne Himare si kundervenie per Shoqaten "Laberia". Si eshte e verteta sipas jush?



    - Ne te vertete nuk ka pasur ndonje trazire per t'u shenuar. Pati nje perpjekje nga 15 - 20 vete, mesa duket ekstremiste per te kundershtuar organizimin e Kuvendit ne Himare, duke hartuar edhe nje peticion te nenshkruar (sic doli me vone) nga persona te paautorizuar, u hodhen e disa trakte antilabe, si dhe u shkruan disa parulla, ku ato qe binin me ne sy ishin: "Jashte Shoqata "Laberia" nga Himara" dhe "Himara eshte Greqi". Eshte per te qeshur me nivelin e ulet te atyre qe i kishin shkruar pasi ne te dyja rastet, si ne shqip dhe ne greqisht, parullat ishin shkruar me gabime trashanike gjuhesore. Por ilaritetin me te madh midis delegateve te Kuvendit e shkaktoi leximi i nje peticioni te hartuar nga disa shoqata te Himares, te cilet, ne vend te Presidentit Moisiu, i drejtoheshin Aleksander Moisiut, aktorit te madh, i cili ka vdekur qe ne shekullin e kaluar. U fol shume se ne keto te ashtuquajtura protesta dora organizuese ishte kryetari i Bashkise se Himares, zoti Bollano, i cili edhe me pare e kishte kundershtuar fuqimisht zhvillimin e punimeve te Kuvendit ne qytetin e tij, duke u shprehur publikisht se "Himara nuk eshte Laberi". Ai i eshte drejtuar edhe zyrtarisht Kuvendit me nje shkrese, ku shprehet se nuk i lejon asnje hapesire publike nga qyteti i tij shoqates "Laberia" per te zhvilluar veprimtarite e saj, ku ishte parashikuar edhe nje koncert ne qender te qytetit. Kjo eshte e pashembullt dhe e padegjuar ne kohet e sotme, ne nje kohe kur kudo drejtues te tjere te pushtetit lokal bejne te gjitha perpjekjet, madje duke marre pjese edhe me financime nga arka e bashkise, per te terhequr sa me shume te interesuar ne qytetet e tyre per organizimin e seminareve, takimeve, kongreseve, kuvendeve, koncerteve e programeve te ndryshme artistike. Kjo jo vetem do te ndikonte ne gjallerimin e jetes se qytetit, argetimin e clodhjen e banoreve, por do te ndikonte edhe ne zhvillimin e biznesit vendas, shtimin e te ardhurave te tyre nga puna kryesisht ne sektorin e sherbimeve, dhe si rrjedhoje shtimin e te ardhurave ne arken e bashkise nga taksat e ndryshme. Mendoj se ishte rasti me i mire per nje kryetar bashkie apo perfaqesues tjeter te pushtetit vendor qe te bente publicitetin e asaj qe ofron Himara ne prag te celjes se sezonit turistik para me se 250 burrave me te zgjedhur nga gjithe Laberia.



    A eshte e vertete se Shoqata "Laberia" e ndryshoi vendin e organizimit te Kuvendit nga qendra ne periferi si rrjedhoje e presioneve te banoreve dhe kryetarit te bashkise?



    - Absolutisht jo. Une nuk di ndonje rastqe Laberia te jete terhequr nga kercenimet e presionet e kujtdoqofte, aq me teper nga nje grup i vogel ekstremistesh e racistesh, si dhe nje nga nje kryetar tejet i politizuar. Zhvillimi i punimeve te Kuvendit ne mjediset e hotel "Panorama" u vendos qe ne fillim, kur kryetari i bashkise na u pergjigj se salla e kultures ne qender te qytetit ishte e papershtatshme teknikisht per te organizuar aktivitete. Shoqata i ofroi kryetarit riparimin falas te salles se kultures (nje dhurate kjo nga Laberia per banoret e Himares), por kryetari nuk pranoi, mesa duket per te mos humbur rastin per nje tender te mundshem qe do te manaxhohej prej tij. Por, sic doli me pas, e verteta qendronte ndryshe dhe meraku i kryetarit ishte gjetke. Ne shenje tolerance dhe respekti ndaj ligjit, Shoqata "Laberia" nuk e organizoi koncertin e saj ne sheshin e qytetit, sic ishte menduar me pare, por ne mjediset e bukura te hotel "Panorames", ku u zhvillua edhe Kuvendi.



    Parullat e shkruara "Himara eshte greke" dhe "Himara nuk eshte Laberi" sjellin ne vemendjen e shqiptareve trazira te herepashershme ne kete qytet dhe nje diskutim qe perseritet per perkatesine e kesaj krahine. Parulles se dyte iu bashkua publikisht edhe kryetari i Himares, z.Bollano. Cili eshte komenti juaj per kete?



    - Kuvendi yne i Trete nuk u mblodh per te bere percaktimin etnik te Himares, por per te analizuar punen e bere, per te diskutuar e miratuar programin e saj per kater vjetet e ardhshme, si dhe zgjedhjet e organeve te reja drejtuese ne te gjitha nivelet. Tek e fundit, ceshtjet etnike nuk mund t'i zgjidhe nje shoqate, aq me teper nje kryetar Bashkie, si perfaqesues i ekzekutivit vendor. Perkatesia e Himares si shqiptare dhe labe eshte pune e studiuesve, historianeve dhe akademikeve. Dhe ata e kane thene prej kohesh fjalen e tyre, me argumente shkencore e te dhena historike dhe mbetet pune e administrates shteterore dhe e politikes qe te jene me te vemendshme ndaj perfundimeve te tilla.


    marre nga kohajone.com

    Urime dhe shume suksese shoqates Laberia

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flasin këngëtarja Aurela Gaçe dhe gazetarja Rudina Xhunga

    Jemi krenare që jemi nga Labëria

    Albert ZHOLI

    Këto ditë Shoqata Atdhetare, Kulturore “Labëria” festoi 20 -vjetorin e krijimit. Duhet thënë se kjo shoqatë është shoqata më aktive në vend për aktivitetet me karakter kombëtar, por edhe artistik. Grupet labe janë të ftuar në të gjitha koncertet brenda dhe jashtë atdheut duke përçuar këto këngë anë e mbanë globit, duke justifikuar tërësisht vlerësimin e dhënë nga UNESCO. Shoqata “Labëria” në një takim të fundit vlerësoi për shumë intelektualë, këngëtarë, për punën që kanë bërë dhe bëjnë për diskutimet, botimet, me karakter kombëtar, por edhe për ruajtjen e traditës së këngëve labe dhe përhapjen e tyre kudo në botë. Midis shumë të vlerësuarve me stimuj moral “Mirënjohje e Labërisë” ishin, Ali Asllani (pas vdekjes) Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, publicistin Daut Gumeni, Nazif Çela. Grupi polifonik “Antea”, Luftar Paja (si aktor që ka luajtur në mënyrën më profesionale fshatarin lab), ku midis të tjerave ishin dhe dy femra labe, gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga si dhe këngëtarja po kaq e mirënjohur, Aurela Gaçe. Në këtë ceremoni ishin rreth 300 të ftuar, 6 grupe polifonike labe nga gjithë krahina e Labërisë, ishin gjithashtu politikanë, poet, shkrimtarë, akademikë, etj.. Pas veprimtarisë bëmë për “Telegraf”, një intervistë me zonjat Rudina Xhunga dhe Aurela Gaçe.

    Rudina Xhunga
    Si ndjeheni pas marrjes së stimulit nga shoqata “Labëria” “Mirënjohje e Labërisë” me motivacion “Për emisionet speciale, korrekte, me profesionalizëm, ku vlerësohet historia, kultura dhe arti shqiptar”?
    Kur pashë gjithë këta të pranishëm, me thënë të drejtën u ndjeva mirë. Këtu kishte aq shumë personalitete, sa unë mes tyre u ndjeva shumë e vlerësuar.
    E kishit menduar një vlerësim të tillë?
    Me thënë të drejtën, jo. Unë kam marrë pjesë në pak aktivitete të shoqatës edhe pse kam pasur dëshirë të isha më shpesh në aktivitete të saj. Por dihet puna ime si gazetare të privon nga shumë aktivitete. Me këtë nuk dua të shfajësoj veten. Aspak. Por titulli i vlerësimit më bën që të jem më e obliguar ndaj saj në të ardhmen.
    Cili është mendimi juaj për shoqatën “Labëria”?
    Sot më duket e tepërt të flas shumë. Por dy fjalë do t’i them. Sa herë ka pasur aktivitete me karakter kombëtar, sa herë ka pasur debate mes qeverisë për probleme, ku është cenuar sadopak identiteti kombëtar, e vetmja shoqatë që ka reaguar ka qenë kjo shoqatë. Tashmë këtë e dinë mbarë shqiptarët kudo në botë. Problemi i “Marrëveshjes për detin” me Greqinë, apo e censusit për regjistrimin e popullsisë për vetëdeklarimin e kombësisë, si reagim të parë kanë pasur shoqatën “Labëria”.
    Sot theksi u vu se ju jeni labe, ky emërtim çfarë emocioni të jep?
    Ndihem shumë krenare që jam labe. Ndihem plot energji. Kjo trevë ashtu si e kanë cilësuar Dritëro Agolli apo Akademiku Rexhep Qose, është treva e cila historikisht ka qenë në ballë të luftës, kur luhej me fatet e lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Ndaj ndihem shumë mirë kur më flasin “Labja e Vlorës”.
    Ndiheni borxhlie ndaj Labërisë?
    Po, ndihem. Pak emisione kam bërë për këtë trevë. Kjo për vetë faktin sepse shoqata s’ka pasur shumë nevojë për mua, pasi aktivitetet i ka bërë vetë dhe propaganduar vetë. Megjithatë, them se ndihem borxhlie në të ardhmen për disa emisione speciale, pasi kjo krahinë ka shumë personalitete, ka shumë histori, ka shumë heroizëm. Ka shumë art, kulturë, ka këngën më të veçantë në botë, atë polifonike që të gjithë mahniten, ka shumë vende të bukura turistike. Labëria është krahina më e madhe e Shqipërisë dhe i duhet dhënë hapësira e duhur edhe në emisionet e mia.

    Aurela Gaçe
    Ju keni marrë shumë tituj dhe stimuj moral, çfarë vendi zë titulli sotëm “Mirënjohje e Labërisë” me motivacion: “Këngëtarja me zë brilant, që këndon polifoninë labe karakteristike dhe përçon me zërin e saj meloditë dhe këngët aq shprehëse të kësaj treve kudo në botë”?
    Zë vendin më të veçantë, vendin më të bukur, vendin më të spikatur. Zë atë vend që për mua ndoshta është titulli i vlerësimit që do ta kujtoj dhe do ta vë në një vend të veçantë në shtëpinë time.
    Këtë e thoni sepse jeni para gjithë këtyre lebërve dhe doni të justifikoni titullin?
    Aspak. Këtë e them me bindje të plotë për shumë arsye. Por kryesorja është sepse unë kam çarë në jetë me shumë vështirësi. Kam pasur në jetë shumë pengesa, shumë xhelozi, shumë thashetheme, por i kam kaluar sepse kam brenda meje karakterin e një labeje të vërtetë. Pa këtë karakter të kësaj krahine, ndoshta për një moment edhe mund të isha dorëzuar.
    Sot kënduat sërishmi labçe. Kishit kohë pa kënduar një këngë të tillë?
    Po. Me thënë të drejtën, të këndoja labçe me këngëtarë profesionistë kisha kohë. Kam kënduar në mënyrë sporadike, por me grupet tipike dhe famoze labe kisha shumë vjet.
    Çfarë të kujtojnë këto këngë?
    Fëmijërinë. Çdo mbrëmje në shtëpinë tonë këndohej labçe. Në shtëpi e mora dëshirën dhe erën e bukur të kësaj kënge të mrekullueshme që është marrë në mbrojtje nga UNESCO. Kjo këngë ishte shtysa ime e parë që unë të bëhesha këngëtare.
    Cila është kënga juaj më e preferuar polifonike që e këndoni në çdo rast?
    Janë disa këngë të Lefter Çipës, por ajo që më jep më shumë emocion është kënga “Duke tundur zbret nga mali”, kënga e Bejkes, ajo këngë që këndova dhe sot. Këtë këngë e kam si shansin tim, e kam si adrenalinë në çdo rast.
    Si i keni mbajtur lidhjet me shoqatën “Labëria”?
    Me thënë të drejtën, në fillimet e ardhjes në Tiranë, kam qenë më e lidhur. Sot pas këtij vlerësimi di të them se i jam shumë borxhlie. Shumë. Kur shikon sa të vlerësojnë dhe nuk mund tua shpërblesh me të njëjtën monedhë apo më shumë ndihesh keq. Le të mbetet si detyrë e së ardhmes që të jem shumë i lidhur me këtë shoqatë kaq patriotike.
    Aurela nënë. Një status i ri… Si është jeta për Aurelën pas këtij momenti kaq të bukur?
    Ah! Nuk ka gjë më të bukur në jetë se sa kur bëhesh nënë. Ky emër është magjik. Ndihem shumë e lumtur. Ndihem shumë e motivuar. Ndihem shumë me këmbë në tokë. Statusi i të qenit nënë, është përgjegjësi, që do të thotë më shumë punë, më shumë sakrificë, më shumë dashuri njerëzore, më shumë optimizëm. Ndihem një Aurelë tjetër.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ishalla aurele gacja nuku benet.. ushtare e ed rucit.. se rudine xhunge hilaj ..dihet se bashk me burre e me qos-xhep jan ushtar te ed rucit..
    kurse ki fatmir toci.. dihet qe kte shoqat e perdor si axhensi qe psonis zivera e i dergon me otopuz..per te rrahur berishen e djegur shtetin..

    pra shkurt.. duke u nisur se qo shoqat nderon rudinen e klos qos ruc edvinit.. e ne krie paska miliarderin ed rucist.. fatmir tocin qe u dallua ne realizimin 130% te pllanit te rekrutimit te krimineleve per 21 janar.. i pshu.rsha mu ne veprimtari kte axhensi e njesit gueril rezerve te edvin paskal gjinush caush.. rucit te hysni kapos..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-01-2012 më 13:51

  4. #4

    Rudine Xhunge "Dhiplomati" Hilaj

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ishalla aurele gacja nuku benet.. ushtare e ed rucit.. se rudine xhunge hilaj ..dihet se bashk me burre e me qos-xhep jan ushtar te ed rucit..
    kurse ki fatmir toci.. dihet qe kte shoqat e perdor si axhensi qe psonis zivera e i dergon me otopuz..per te rrahur berishen e djegur shtetin..

    pra shkurt.. duke u nisur se qo shoqat nderon rudinen e klos qos ruc edvinit.. e ne krie paska miliarderin ed rucist.. fatmir tocin qe u dallua ne realizimin 130% te pllanit te rekrutimit te krimineleve per 21 janar.. i pshu.rsha mu ne veprimtari kte axhensi e njesit gueril rezerve te edvin paskal gjinush caush.. rucit te hysni kapos..

    E vjetra taksë e sheshtë

    13/01/2012

    Nga Dritan Hila

    Kush studion në fakultetin ekonomik vështirë që ndër lëndët e preferuara mos ketë “Historinë e doktrinave ekonomike”, jo vetëm .... për faktin se të formon profesionalisht, por dhe për lidhjen që ka me historinë. Mendimtarë empirikë të lashtësisë fillestarë të teorive ekonomike në mesjetë, arkitektë shkencorë të kapitalizmit të sotëm ndërthuren në lëndë dhe konkluzioni i parë që nxjerr është se ekonomia është një shkencë që nuk pranon diletantë, pasi nëse do jenë në krye të shtetit do bëhen katastrofë e tij e nëse do përpiqen të japin mënd bëhen gazi i botës. Por ja që doktori do ti lërë të gjithë pa punë përfshirë ekonomistët dhe kohët e fundit i ka hipur në kokë ti shpjegojë botës se çfarë është taksa e sheshtë dhe si aplikohet ajo. Duket si një fëmijë që ka një lodër të re në dorë dhe po zbavitet duke ja u treguar të mëdhenjve pa u menduar gjatë se mund t’ju bëjë gjëmën shqiptarëve që ja u ka drejtuar. Paralel me doktorin çetat e tij të propagandës i japin zor vetes të shpjegojnë diçka që haberit nuk ja kanë.
    Në vitin 1956, një ekonomist i quajtur Milton Friedman, që më vonë u nderua me çmimin Nobel, shpiku të quajturën “Flat tax”, përkthyer në shqip “Taksë e sheshtë”. Me fjalë të thjeshta, presupozon një taksë fikse e cila aplikohet mbi të ardhurat në shtresat sociale të gjithëllojshme pa dallim kufiri të ardhurash. Në praktikë rezulton se favorizon të pasurit. Shprehur në shifra, kur një taksë e tillë aplikohet, kjo do dëmtonte të ardhurat jetike të një punëtori dhe aspak të një biznesmeni. Argumenti për mundësinë që i jepet biznesit të investojë nuk rri në këmbë, pasi vetë taksa e sheshtë është shpikur për tu aplikuar në vende që nuk kanë administratë të fortë fiskale, rrjedhimisht shteti nuk është kompetitiv dhe ka pak ligje dhe rregulla që kuadratojnë shoqërinë, vënë rregulla biznesi dhe krijojë kushtet për investimin në sektorë prioritar të parasë në duart e biznesmenëve. Harta e saj në vendet e botës tregon se mbartësit e kësaj takse janë vendet e Europës Lindore, ose shtete të njohura për administrata të korruptuara dhe jo efikase. Megjithatë, niveli i taksës aty ku aplikohet është minimalisht mbi 20%. Ndërsa rasti shqiptar është tipiku ku shteti në vend të zgjedhë rrugën e ecjes përpara në forcimin e mekanizmave dhe instrumenteve fiskalë, ka zgjedhur paktin me abuzuesit. Pasi dihet se evazorët fiskalë nuk janë rrogëtarët, por biznesi. Realiteti në vendet aplikuese ka treguar se të dëmtuar të mëdhenj janë 95% e popullsisë. Por nëse kryeministri dhe politikanët rreth tij janë edhe biznesmenët më të mëdhenj të vendit, atëherë është e kuptueshme dashuria ndaj këtij taksimi në Shqipëri. Gjithçka do kishte kuptim nëse ditirambet për këtë taksë do kishin ndenjur në nivelin vendor shqiptar, por tu propozosh perëndimorëve aplikimin e kësaj takse është pa shumë fjalë mendjelehtësi.
    Edhe dashuria e Berishës flamurtar i kapitalizmit të egër me “Reagan ekonominë”, rezulton pa kuptim. “Reagan ekonomia” ishte derivat dhe kopjim i masave ekonomike të ish kryeministres britanike Margaret Thatcher. Së pari në këtë kompleks masash ekonomike nuk ekzistonte taksa e sheshtë. Së dyti dhe kjo është më e rëndësishme, masat e ndërmarra nga Thatcher mbështeteshin shpeshherë mbi “Librin e Bardhë”, dokument i qeverisë së Atlit, kryeministri laburist që mundi Churchillin menjëherë pas luftës së Dytë Botërore. Vetë libri kishte kontributin e John Maynard Keynes ithtar i ndërhyrjes së shtetit në ekonomi nëpërmjet mekanizmave financiarë dhe aksioneve shtetërore. Keynes urrente Marksin dhe socializmin e tij, por shumë e konsiderojnë këtë të fundit si paraardhës së keynsianizmit. Friedman kishte përshtypje të gjembëzuar për Keynes, por në realitet të dy ishin ithtarë të kapitalizmit. Keynes është i aplikuar gjerësisht nga shtetet perëndimore dhe është babai i kapitalizmit modern, ndërsa Friedman është i aplikuar në kohë të shkurtra dhe në vende problematike, duke krijuar nganjëherë imazhin e një bollëku dhe formule magjike, por e cila në përfundim ka rezultuar një stad dopingu i ekonomisë e cila në vazhdimësi ka kërkuar ndërhyrje të shtetit. Friedman megjithëse libertist kërkon ndërhyrjen e shtetit në kontrollin e parasë, ndërsa Keynes edhe në mekanizmat aplikues. I pari është ideues i teorive të ngjashme me atë të “Shock”, të cilën e provuan shqiptarët në fillim vitet ’90 të shekullit të kaluar, ndërsa shkolla aktuale rekomandon evolucionin në ekonomi, i cili është po aq i nevojshëm edhe në shoqëri.
    A e kupton Berisha se ekonomia është shumë komplekse dhe teoritë ekonomike shpesh shpjegojnë vetëm një pjesë të fjalëkryqit dhe janë kaq shumë të ndërthurur e gërshetuar me njëra tjetrën sa mentaliteti i tij bardh e zi nuk arrin ta perceptojë? A thua zbatuesi i skemave piramidale të “Ponzit” në variantin shqiptar “Alimujça”, së bashku me stafin e tij rural është ndriçuar me libra ekonomikë në intervalet ndërmjet mitingjeve dhe sharjes së kundërshtarëve me libër shtëpie? Teorikisht është e pamundur që kjo të ndodhë te një njeri i cili të vetmen njohuri ekonomike ka ato staliniste të marra në vitin e parë të fakultetit. Në praktikë si kur milte piramidat dikur, ashtu dhe kur do të shpëtojë taksimin e pasurive, xanxa e tij në mbrojtje të taksës së sheshtë në nivelin 10% me siguri ka lidhje me bizneset e lidhura me të, e natyrisht me injorancën. Dhe meqë e hapëm shkrimin me historinë e doktrinave ekonomike, sa herë shikohet Berisha në televizor, që përpiqet me shpirt e dhëmbë të mbajë në këmbë një godinë të kalbur si qeverisja e tij, nën të cilën fshihet makutëria e plebeut të kthyer në patric, të vjen ndër mend aforizma e Ksenofonit, ekonomistit të Greqisë së lashtë, i cili thoshte se “Askush nuk ka aq para sa mos kërkojë prapë”.

    gazeta shqiptare

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe eshte rasti po shpjegoj pse perdor brari termin "otopuzi"..
    eshte nga skeci i famshem i luftar pajos..telefoni..

    lol

    alo kur niset otopuzi..

    http://www.youtube.com/watch?v=pVUto...956833D1023158
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-01-2012 më 17:41

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    .. i pshu.rsha mu ne veprimtari..
    Ty të pshurrtë shoqata mu në gojë...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    batush..

    i thuaj fatmir tocit te edvin rucit.. se.. ne forumin tone nje far brari tip magari.. e dinte se pse fatmiri i rucit e mban kte shoqate..

    ai thuaj tockes se rucit.. ka thene se..

    kjo shoqata laberia.. nuku ka hall kengesh e vallesh..por.. kjo shoqate maskon bukur qellimin e vertete se pse organizohen enveruco hysni kapoistet ne të..

    eshte komiteti i shpetimit te shpetim caushve kanibale.. te 97 -tes qe maskohen gjoja jan folklorista e etnografista..

    ju kuptojme mire thuaj..

    po munë do i hani demokracise..

    nuku do e sillni dot me regjimin e felliqur enveristo stalinisto terbaciot..

    keshtu thuaj gjishit qe frekuenton kte shoqate..po dhe topqanelleistes rudine bith xhunges.. se rucit te klosit.. e sokolit te belindes se tau balles se edvinit te bllokut..

    ju njohim nashti ..mire..

    e mo na sillni me zivera ne tirane.. thuaju..

    se na qelbet..








    ..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    o brari kokë.ari.. po me shoqatën ç'ke? une s'e kam gjyshin aty dhe as merrem me politikë, se s'jam dele si ty.

    me emra personash ti merru e shaji sa të duash, po ç'ke që fyen një krahine të tërë? a ke prapanicë të shkosh ta pshurrësh shoqatën atje, apo ke hall se ta mbushin gojën me shurrë.. dhe me atë lëngun tjetër?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa po te sqarova o batush se ajo nuku eshte shoqate laberie..por repart ed rucerie..

    qe duhet per te rekrutuar zivere e caushe per 21 janaret e tjere..
    mo u hiq kaq karabush o shoku batush..

Tema të Ngjashme

  1. Pamje nga Gjilani
    Nga Irfan në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 18:55
  2. Shoqata kërkon serish rritjen e çmimit të biletave për linjat urbane
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 15:29
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •