E Shtune, 14 Maj 2005
HIMARA, QENDER E KUVENDIT "LABERIA"
Interviste me z. Fatmir Toci, N/Kryetar i Pergjithshem i SHKA "Laberia"
Nje Kuvend i SHKA "Laberia" per here te pare ne Himare. Cili eshte komenti juaj?
- Kuvendi i Trete i SHKA "Laberia" ishte kuvendi i radhes i shoqates dhe sipas Statutit ai mund te zhvillohet ne cdo vend te Shqiperise qe propozon kryesia dhe vendos Komiteti i Pergjithshem Drejtues i saj. Natyrisht, eshte e preferueshme qe Kuvendi te zhvillohet ne nje nga qendrat e banuara ku ekzistojne dhe veprojne dege te shoqates, sic eshte dhe Himara, ku dega e shoqates "Laberia" e ketij qytetit perfshin mbi 80 anetare te regjistruar. Midis disa propozimeve, si Tirana, Tepelena, Patosi, Saranda etj., u zgjodh Himara per vecorite e saj turistike dhe bukurine natyrore dhe, pse jo, edhe per historine e saj te lavdishme, si simbol i qendreses se popullit tone ne shekuj ne zemer te Laberise. U zgjodh Himara edhe per te gjalleruar me teper jeten e brendshme te deges se shoqates ne Himare, per organizimin e sa me shume e me mire te veprimtarive kulturore-atdhetare, qe jane dhe qellimi kryesor per te cilin eshte krijuar SHKA "Laberia", ne perputhje me legjislacionin ne vendin tone.
Si u zhvilluan punimet e Kuvendit?
- Fare normalisht, ashtu sic ishte parashikuar. Moren pjese 120 delegate nga te gjitha deget e shoqates ne Tirane dhe rrethe (sic e dini shoqata jone ka 17 dege ne qytetet kyesore te Shqiperise dhe 2 ne Greqi, Athine dhe Selanik). Por kishte edhe mbi 150 te ftuar, nje pjese e madhe nga qyteti i Himares. Keshtu qe ne sallen e Kuvendit kishte mbi 280 vete qe ndoqen me interes punimet, programin artistik te pergatitur me kete rast, si dhe nje dreke tradicionale labe, me shume mish helli, raki vendi, dolli dhe vazhdimishtkenge polifonike nga te gjitha trevat e Laberise, duke filluar me Himaren.
Ju thoni se kishte mbi 150 te ftuar. Cfare perfaqesonin ata dhe nga vinin?
- Kryesia diskutoi paraprakisht me pjekuri per te ftuarit qe do te nderonin Kuvendin. U ra dakord qe te mos ftoheshin perfaqesues te forcave politike te vendit, meqe per koincidence punimet e Kuvendit do te zhvilloheshin rreth 2 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. U be perjashtim vetem per organizaten "Omonia" te Himares, si vendase, e cila gjithsesi nuk iu pergjigj fteses sone; ose iu pergjigj me peticione dhe perpjekje per te organizuar trazira ne qytet. Ky vendim i shoqates kaloi nepermjet debatesh midis anetareve te kryesise, pasi nje pjese jo e vogel e politikaneve te ngjyrave te ndryshme kane qene vazhdimisht prane shoqates, jo vetem si pjesemarres ne veprimtarite e ndryshme kulturore-atdhetare, por edhe duke e mbeshtetur ate dhe krahinen e Laberise vazhdimisht. Por ne besojme ne mirekuptimin e tyre. Te ftuar ishin figura te njohura labe, te fushave e profesioneve te ndryshme, veterane, dhe perfaqesuesit e pushtetit lokal nga te gjitha qytetet, komunat dhe fshatrat e Laberise. Ne kemi kenaqesine te informojme se askush prej tyre nuk mungoi, pervec kryetarit te bashkise se Himares, i cili sic u pa me vone, pati "pune me te rendesishme" per te bere. Nje interesim te madh pati nga intelektualet qe banojne ne Himare, te cilet ndoqen me interes punimet e Kuvendit, madje nuk munguan edhe pershendetjet e tyre, qe nga kryetari i Keshillit Bashkiak te Himares, z. Savo Prifti, e deri te kryetari i Shoqates se Intelektualeve Himarjote, z. Irakli Gjicali. Sic shihet interesimi ishte i madh dhe i gjithanshem.
Shtypi dhe media kane njoftuar per trazira ne Himare si kundervenie per Shoqaten "Laberia". Si eshte e verteta sipas jush?
- Ne te vertete nuk ka pasur ndonje trazire per t'u shenuar. Pati nje perpjekje nga 15 - 20 vete, mesa duket ekstremiste per te kundershtuar organizimin e Kuvendit ne Himare, duke hartuar edhe nje peticion te nenshkruar (sic doli me vone) nga persona te paautorizuar, u hodhen e disa trakte antilabe, si dhe u shkruan disa parulla, ku ato qe binin me ne sy ishin: "Jashte Shoqata "Laberia" nga Himara" dhe "Himara eshte Greqi". Eshte per te qeshur me nivelin e ulet te atyre qe i kishin shkruar pasi ne te dyja rastet, si ne shqip dhe ne greqisht, parullat ishin shkruar me gabime trashanike gjuhesore. Por ilaritetin me te madh midis delegateve te Kuvendit e shkaktoi leximi i nje peticioni te hartuar nga disa shoqata te Himares, te cilet, ne vend te Presidentit Moisiu, i drejtoheshin Aleksander Moisiut, aktorit te madh, i cili ka vdekur qe ne shekullin e kaluar. U fol shume se ne keto te ashtuquajtura protesta dora organizuese ishte kryetari i Bashkise se Himares, zoti Bollano, i cili edhe me pare e kishte kundershtuar fuqimisht zhvillimin e punimeve te Kuvendit ne qytetin e tij, duke u shprehur publikisht se "Himara nuk eshte Laberi". Ai i eshte drejtuar edhe zyrtarisht Kuvendit me nje shkrese, ku shprehet se nuk i lejon asnje hapesire publike nga qyteti i tij shoqates "Laberia" per te zhvilluar veprimtarite e saj, ku ishte parashikuar edhe nje koncert ne qender te qytetit. Kjo eshte e pashembullt dhe e padegjuar ne kohet e sotme, ne nje kohe kur kudo drejtues te tjere te pushtetit lokal bejne te gjitha perpjekjet, madje duke marre pjese edhe me financime nga arka e bashkise, per te terhequr sa me shume te interesuar ne qytetet e tyre per organizimin e seminareve, takimeve, kongreseve, kuvendeve, koncerteve e programeve te ndryshme artistike. Kjo jo vetem do te ndikonte ne gjallerimin e jetes se qytetit, argetimin e clodhjen e banoreve, por do te ndikonte edhe ne zhvillimin e biznesit vendas, shtimin e te ardhurave te tyre nga puna kryesisht ne sektorin e sherbimeve, dhe si rrjedhoje shtimin e te ardhurave ne arken e bashkise nga taksat e ndryshme. Mendoj se ishte rasti me i mire per nje kryetar bashkie apo perfaqesues tjeter te pushtetit vendor qe te bente publicitetin e asaj qe ofron Himara ne prag te celjes se sezonit turistik para me se 250 burrave me te zgjedhur nga gjithe Laberia.
A eshte e vertete se Shoqata "Laberia" e ndryshoi vendin e organizimit te Kuvendit nga qendra ne periferi si rrjedhoje e presioneve te banoreve dhe kryetarit te bashkise?
- Absolutisht jo. Une nuk di ndonje rastqe Laberia te jete terhequr nga kercenimet e presionet e kujtdoqofte, aq me teper nga nje grup i vogel ekstremistesh e racistesh, si dhe nje nga nje kryetar tejet i politizuar. Zhvillimi i punimeve te Kuvendit ne mjediset e hotel "Panorama" u vendos qe ne fillim, kur kryetari i bashkise na u pergjigj se salla e kultures ne qender te qytetit ishte e papershtatshme teknikisht per te organizuar aktivitete. Shoqata i ofroi kryetarit riparimin falas te salles se kultures (nje dhurate kjo nga Laberia per banoret e Himares), por kryetari nuk pranoi, mesa duket per te mos humbur rastin per nje tender te mundshem qe do te manaxhohej prej tij. Por, sic doli me pas, e verteta qendronte ndryshe dhe meraku i kryetarit ishte gjetke. Ne shenje tolerance dhe respekti ndaj ligjit, Shoqata "Laberia" nuk e organizoi koncertin e saj ne sheshin e qytetit, sic ishte menduar me pare, por ne mjediset e bukura te hotel "Panorames", ku u zhvillua edhe Kuvendi.
Parullat e shkruara "Himara eshte greke" dhe "Himara nuk eshte Laberi" sjellin ne vemendjen e shqiptareve trazira te herepashershme ne kete qytet dhe nje diskutim qe perseritet per perkatesine e kesaj krahine. Parulles se dyte iu bashkua publikisht edhe kryetari i Himares, z.Bollano. Cili eshte komenti juaj per kete?
- Kuvendi yne i Trete nuk u mblodh per te bere percaktimin etnik te Himares, por per te analizuar punen e bere, per te diskutuar e miratuar programin e saj per kater vjetet e ardhshme, si dhe zgjedhjet e organeve te reja drejtuese ne te gjitha nivelet. Tek e fundit, ceshtjet etnike nuk mund t'i zgjidhe nje shoqate, aq me teper nje kryetar Bashkie, si perfaqesues i ekzekutivit vendor. Perkatesia e Himares si shqiptare dhe labe eshte pune e studiuesve, historianeve dhe akademikeve. Dhe ata e kane thene prej kohesh fjalen e tyre, me argumente shkencore e te dhena historike dhe mbetet pune e administrates shteterore dhe e politikes qe te jene me te vemendshme ndaj perfundimeve te tilla.
marre nga kohajone.com
Urime dhe shume suksese shoqates Laberia
Krijoni Kontakt