Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe

    Gjon Buzuku,

    A northern Albanian Catholic cleric, who probably lived in or around Venice, was the author of the first book written and published in Albanian, a 188-page translation of the Catholic missal. Since the frontispiece and the first sixteen pages of the only copy of the book we possess, preserved in the Vatican Library, are missing, we unfortunately know neither its exact title nor its place of publication. In Albanian, it is known simply as the Meshari (The Missal), and was written in 1555. The scant information we do possess about the author comes from the colophon (postscript) of the missal which Buzuku wrote himself in Albanian, not unaware of the historic dimensions of his undertaking.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shkrim i vjeter nga Frang Bardhi

    Shkrim i vjeter nga Frang Bardhi............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Tentim i imi i leximit te TEKSTIT te keti shkrimi nga Bardhi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kerkoj falje per fjalen ne fund te tekstit qe nuk e kam lexuar si duhet ku duhet jete;
    Te engjujt e te ...shejtenit ...dhe ..ky... i cilli liber me pelqej shume e mu duk se kishte......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    [uCodex Beratinus - 1 F-043 -Njeri nder 7 Doreshkrimet me te vjetra te botes ruhet ne Shqiperi

    Tradita e shkrimeve tė shenjta nė Shqipėri ėshtė njėra ndėr mė tė lashtat dhe shkon krahas me traditėn e vendeve tė tjera evropiane, nė tė gjithė hapėsirėn e krishterimit tė hershėm. I kėsaj kohe, pra i shkrimeve mė tė hershme ungjillore biblike, ėshtė edhe dorėshkrimi origjinal i Kodikut tė Purpurt tė Beratit, i shkruar mė sė voni nė shekullin VI, i cili pėr fat tė mirė ndodhet nė Shqipėri dhe ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror, nė Tiranė. Qė nga koha e paleokrishterimit, popujt me traditė dhe zhvillim kulturor siē ishin latinėt, helenėt, iliro-shqiptarėt dhe hebrenjtė, kanė njė privilegj mjaft tė madh, sepse tek ata u ruajtėn tė shkruara ose tė pėrshkruara kėto vepra tė rralla me rėndėsi dhe vlera tė paēmuara, jo vetėm pėr kėta popuj, por edhe pėr gjithė kulturėn botėrore nė pėrgjithėsi.
    Deri mė sot, me sa na ėshtė njohur ne, njė katalogizim tė plotė tė tė gjithė kodikėve ekzistues nė Shqipėri nuk ka, edhe pse pėr ta "ndonjėherė" shkruhet e flitet, por ende pritet njė katalog i kompletuar pėr gjithė kėto thesare me vlera tė paēmuara, pėr tė cilat duhet tė krenohemi qė janė krijuar (kopjuar-shkruar) dhe ruajtur nė trojet tona. Megjithatė, ekziston njė katalogizim i pjesshėm, vetėm pėr ata kodikė tė cilėt ruhen nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės dhe mė saktė, vetėm pėr njė pjesė tė atyre qė ruhen nė kėtė arkiv, sepse edhe kėtu nuk janė tė katalogizuar dhe inventarizuar tė gjithė kodikėt ekzistues. Kėtė katalog e ka pėrgatitur pėr dorėshkrimet ungjillore Theofan Popa nė vitet ‘80 tė shekullit tė kaluar. Nė "Katalogun e kodikėve mesjetarė tė Shqipėrisė", qė u pėrgatit nga Theofan Popa, pėrshkruhen 100 kodikė, tė cilėt u bashkuan nė njė fond, qė mori numrin referues tė fondit "488", i cili u krijua nė vitin 1980. Nė kėtė fond mė vonė u bashkuan edhe 17 fragmente kodikėsh. [Duhet tė theksojmė se ekzistojnė edhe disa pėrpjekje pėr katalogizime tė pjesshme nga studiues tė huaj, si p.sh. ai i botuar mė 1968 nga Johannes Koder-Erich Trapp, me titull: "Katalogu i dorėshkrimeve greqisht nė Arkivin Shtetėror tė Shqipėrisė nė Tiranė", R. L. Mullen, "Dorėshkrimet biblike qė gjenden nė AQSH...", etj.]. Megjithatė njė numėr i madh kodikėsh, ndoshta po kaq kodikė ose edhe mė shumė, janė tė shpėrndarė nėpėr fonde tė ndryshme dhe nuk gjenden nė kėtė fond, por janė nė koleksione tė dokumenteve tė institucioneve tė tjera kishtare, si tė Ipeshkėvisė sė Shkodrės, Mitropolisė sė Gjirokastrės (Drinopolit), Manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit, Manastirit tė Ardenicės etj. Ėshtė e vėrtetė se kodikė ka edhe nė fonde personale, p.sh. si ai i Ilo Mitkė Qafėzezit. Gjithashtu njė numėr mjaft i madh kodikėsh origjinalė ruhen edhe nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Korēė, Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė, por edhe nė kisha e manastire tė vendit, si dhe nė biblioteka familjare, pėr tė cilėt as sot e kėsaj dite nuk ekziston njė katalog, apo edhe regjistėr i thjeshtė i tyre, qoftė pėr vendndodhje tė saktė, apo edhe njė pėrshkrim fizik dhe pėrmbajtjesor. Pjesa dėrrmuese e kėtyre kodikėve, nė mėnyrė tė vazhdueshme i ėshtė eksponuar rrezikut tė zhdukjes, dėmtimit apo shitjes sė tyre pa lėnė gjurmė nė vende tė ndryshme tė botės.

    Pėr Kodikun Beratinus kanė shkruar studiues shqiptarė e tė huaj, por kur dihet rėndėsia dhe vlera e kėtyre dorėshkrimeve, atėherė trajtesat e tyre janė tė pamjaftueshme pėr tė bėrė njė paraqitje reprezantive tė tė gjithė kodikėve apo tė ēdonjėrit syresh veē e veē, siē ėshtė rasti me vendet tjera, ku ruhen kodikė, por nė numėr shumė mė tė vogėl se te ne, tė shoqėruara me studime, monografi dhe shkrime tė tjera ndėr ta edhe popullarizuese shumė mė tė shumta. Me dėshirėn mė tė mirė, ne pohojmė se pos Pierre Batiffol-it, asnjė studim i derisotshėm, pėr sa u takon kodikėve mė tė lashtė, atyre me vlera tė rralla botėrore, Beratinus-1 dhe Beratinus-2 (Anthimi), nuk kemi njė qasje profesionale, njė studim komplet, njė transliterim dhe transkriptim tė tėrėsishėm! Nė fakt, as P. Batiffol-i nuk ka bėrė njė transliterim dhe transkriptim komplet tė asnjėrit prej dorėshkrimeve qė ka pasur nė dorė. Ndėrsa, nuk mungojnė shkrimet - sinteza - tė cilat janė mė shumė popullarizuese se sa shkencore - profesionale, madje edhe nga autorė shqiptarė. Njė krahasim i vogėl pėr ilustrim: nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, siē ėshtė tashmė e njohur ruhet dorėshkrimi i Kodikut Vaticana B, pėr tė cilin janė shkruar me dhjetėra monografi, janė bėrė analiza, studime dhe hulumtime nga mė tė ndryshmet, transkriptim dhe transliterim komplet, pėrkthim nė disa gjuhė dhe pos kėsaj ėshtė bėrė edhe shtypja anastatiko-fototipike e tėrė kodikut, e cila mund tė blihet nga kushdo, pėr katėrmijė e pesėqind euro! Po, ēfarė ėshtė bėrė pėr thesaret tona me vlera ndėrkombėtare nė kėtė drejtim? Me sa ėshtė e njohur deri mė sot, pos ndonjė botimi tė rrallė tė ndonjė fotografie, tė njė apo disa faqeve apo ndonjė miniature, vinjete ose portreti, nuk ėshtė botuar asgjė. Mė e keqja ėshtė se sipas zhvillimeve nė AQSH, nė tė ardhmen e afėrt as qė pritet dhe ėshtė e mundur tė ndėrmerren projekte kaq serioze, me rėndėsi ndėrkombėtare.

    Me kėtė rast ne jemi pėrqendruar vetėm nė kodikėt e katalogizuar nga shekujt VI-XV qė ruhen pranė AQSH-sė, Tiranė. Gjatė kėsaj periudhe kohore, nėse pėrjashtojmė shekujt VII dhe VIII pėr tė cilėt nuk na janė ruajtur dėshmi tė shkruara tė kodikėve, por ėshtė e sigurt se ka vazhduar tradita e shkrimeve tė shenjta, kemi gjithsej 65 kodikė origjinalė, nga tė cilėt 40 janė tė shkruar nė pergamenė dhe 35 nė letėr. Vendndodhja e tyre [signatura] nuk ėshtė gjithmonė e saktė kronologjikisht, pėr shkak se kodikėt janė regjistruar me numėr pėrkatės rendor, nė momentin e hyrjes nė Arkivin Qendror Shtetėror. Ata kodikė qė kanė ardhur mė vonė, edhe pse janė mė tė hershėm nė kohė, kanė marrė numrin rendor tė radhės, pra nuk ėshtė bėrė njė regjistrim i ri, p.sh. Kodiku i Korēės nga shek. XIII ėshtė regjistruar me numrin rendor 93; Kodiku i Shkodrės nga viti 1341 ėshtė regjistruar me numrin rendor 83; Kodiku i Beratit nga shek. XIV ėshtė regjistruar me numrin rendor 89 etj.

    Nė AQSH-nė, Tiranė, nė bazė tė katalogut tė pėrgatitur nga Th. Popa, sipas shekujve kemi kėta kodikė: nga shek. VI, 1 kodik: Beratinus-1; nga shek. IX, 2 kodikė: Codex Aureus Anthimi dhe Kodiku 3 i Beratit; nga shek. X, 1 kodik: Kodiku 4 i Beratit, qė pėr nga pėrmbajtja ėshtė katėrungjillor; nga shek. XI, 5 kodikė: Kodiku 5 i Vlorės, dhe Kodikėt nr. 6, 7, 8 dhe 9 tė Beratit, qė pėr nga pėrmbajtja janė tė gjithė perikope ungjijsh; nga shek. XII 7 kodikė: Kodiku 10 i Vlorės dhe Kodikėt e 11, 12, 14, 18, 20, 21 tė Beratit, tė cilat pėr nga pėrmbajtja janė perikope, Ungjilli sipas Gjonit, hagjiografi, psalmet e Davidit, jetė shenjtorėsh e martirėsh, perikope ungjijsh, etj.; nė shek. XIII, 9 kodikė: Kodikėt e 13, 15, 16, 19, 22, 23, 24, 25, dhe Kodiku 93 i Korēės, qė pėr nga pėrmbajta janė: katėrungjill, perikope ungjijsh, oktoih dhe antologji patrologjike; nė shek. XIV, 30 kodikė: Kodikėt e 17, 26, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 39, 39, 40, 41, 42, 43, 45, 47, 85, 88, 89, tė Beratit, dhe Kodiku 79 i Gjirokastrės, Kodiku 81 i Pėrmetit, Kodiku 83 i Shkodrės dhe Kodiku 92 i Korēės, qė pėr nga pėrmbajtja janė: veprat e apostujve, katėrungjillorė, martirologji, jetė shenjtorėsh dhe martirėsh, patrologji, perikope ungjijsh, hagjiografi, interpretime dhe komente morale sipas frymės sė Dhiatės sė Re, ēėshtje tė murgjve, minej i vjeshtės, minej i marsit, pendikostar, letėrsi patrologjike, omilie, fjalime tė komentuara dhe shpjeguara nga Dhiata e Re, psalltir, kalendar dhe antologji muzikore, etj; nė shek. XV, 16 kodikė: Kodikėt 44, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 62, 75, 76, dhe Kodiku 78 i Gjirokastrės dh Beratit, qė pėr nga pėrmbajtja janė: minej i dhjetorit, vepra tė Grigorit tė Nisit, psalltir i Davidit, mėsime tė Efraim Sirianit, kanone, poezi fetare, triod, lutjesore kreshmėsh, tipikon, radhė shėrbesash, ungjill, omilie, libėr shėrbesash, etj.

    Ėshtė praktikė ndėrkombėtare qė kodikėt mė tė njohur botėrisht, qė ruhen nė dorėshkrime origjinale shėnjohen nė bibliografinė e letėrsisė ungjillore botėrore (por edhe asaj vendore) me ndajshtesė alfabetike identifikuese pėr secilin veē e veē, p.sh. Kodiku Petropolitanus Nr. 022, (ruhet nė Muzeun Bizantin, Athinė); Kodiku Synopensis O 023, (ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Paris); Kodiku Vaticana B, (ruhet nė Bibliotekėn Apostolike, Vatikan); Kodiku Purpureus Rossanensis S, 042, (ruhet nė Muzeun e Ipeshkėvisė sė Rossanos, Itali); Kodiku Beratinus-1, F 043, (ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror, Tiranė); Kodiku 565, Grek-53, (ruhet nė Bibliotekėn e Peterburgut); Kodiku 1143, Beratinus-2, (ruhet nė AQSH, Tiranė); Kodiku Vindobonensis l-46, (ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare Qendrore, Napoli), etj. Kodikėt e tjerė tė mėvonshėm nė kohė, shėnjohen nė bibliografitė ndėrkombėtare vetėm me numra pėrkatės, pa pasur privilegjin tė kenė ndajshtesėn alfabetike.

    Dorėshkrimi origjinal nė pergamenė i Kodikut tė Beratit u shkrua nė njė kohė kur lėnda ungjillore dhe biblike ende nuk ishte e kanonizuar dhe e pėrfunduar. Ai pėrmban dy ungjij: atė sipas Mateut dhe sipas Markut, tė cilėt kanė disa shmangie nga tekstet e sotme standarde [zyrtare] Biblike. Kėto shmangie janė me mjaft interes pėr studiues dhe teologė tė krijimtarisė ungjillore. Kapaku i Kodikut ėshtė metalik, i praruar nė argjend dhe i zbukuruar me figura biblike, ndėrsa teksti ėshtė nė greqishte tė vjetėr. Kodiku ėshtė i tėri nė pergamenė, me ngjyrė tė purpurt, ku ėshtė e theksuar mė shumė ngjyra e kuqe, e cila sot ėshtė mjaft e zverdhur nga koha. I tėri ėshtė i shkruar me grafema argjendi tė tretur, por ka edhe disa fjalė qė janė tė shkruara me flori, veēohen tė gjitha inicialet. Grafemat janė kapitale tė tipit tė pėrzier, kuadrat dhe tė gjitha fjalėt nė rresht janė tė shkruara ngjitur, pra nuk ka ndarje nė mes tė fjalėve nė fjali, gjė qė ishte praktikė e kohės dhe sot, e vėshtirėson shumė punėn e paleografėve, tė cilėt fillimisht duhet tė merren me strukturimin e fjalisė, duke lexuar fjalėt, pastaj duke u marrė me karakteristikat dhe elementet tjera tė dorėshkrimet, tė cilat janė mjaft tė vėshtira dhe tepėr komplekse. Inicialet janė tė dekoruara me elemente shumė tė bukura dhe praruara nė flori. Dimensionet e dorėshkrimit janė 31.4 x 26.8 cm. Pėr herė tė parė, ky dorėshkrim pėr botėn shkencore dhe intelektuale pėrmendet nga Ipeshkvi i Beratit, Anthimus Alexoudes nė vitin 1868, pėr tė vazhduar pastaj nė vitin 1881, nga studiuesi belg L. Duchesne, mė 1886 nga Pierre Batiffol, ndėrsa nga shqiptarėt i pari qė ka shkruar pėr kėtė dorėshkrim ėshtė Ilo Mitkė Qafėzezi mė 1938, e dhėnė kjo mė se e mjaftueshme pėr kujdesin qė ne kemi treguar pėr kėtė kryevepėr tė letėrsisė ungjillore-biblike nė shkallė botėrore.

    Nė vazhdim sjellim pėrshkrimin qė i bėn dorėshkrimit tė kodikut P. Batiffol-i nė vepėr e tij: "Les manuscrits grecs de BĆ©rat d‘Albaine et le Codex Purpureus Ī¦" para 122 vjetėsh: "Dorėshkrimi numėron 190 fletė tė papaginuara, tė cilat kanė qenė tė lidhura fort, por si duket libėrlidhėsi i ri, ato gabimisht i ka prerė, nė vend qė t‘iu linte kėndet e lira dhe tė paprera. Fletėt tė cilat nė brendi kanė qenė tė dėmtuara, ishin tė pėrforcuara me njė shirit tė bardhė letre; vetėm njė fletė e kemi tė lirė, e kjo ėshtė ajo me nr. 69. Fletėt tė cilat kanė qenė tė dėmtuara horizontalisht apo vertikalisht, janė qepur me kujdes; pėrveē fletėve: 74, 115 dhe 134 qė kanė mbetur nė dy pjesė. Gjashtė faqet e para janė shumė tė dėmtuara, shkronjat janė tė oksiduara, ngjyra e purpurt ėshtė zverdhur fare, pėr tė mos thėnė se ėshtė zhdukur; por, qė nga fleta 7, dorėshkrimi ėshtė nė gjendje tė shkėlqyer, pos fletėve 75-78, tė cilat janė tė dėmtuara rėndė. Ungjilli i Shėn Mateut mbaron nė kolonėn e dytė tė fletės 112r; fleta 112v nuk ėshtė e shkruar fare; ndėrsa fletėt 113r dhe 114r pėrmbajnė kapituj tė Shėn Markut; Ungjilli i Shėn Markut fillon me fletėn 115r. Kėndi i poshtėm i fletėve 115r-v dhe 116r-v ka qenė i shqyer; ėshtė i plotėsuar me letėr tė thjeshtė; nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė vepruar edhe me fletėn 121r-v. Nė fletėn 144 vėrehet njė vrimė e madhe, e rrumbullakėt, karakteristike pėr lėkurėn e viēit; shkruesi kėtė gjė e kishte parasysh kur ka shkruar rreshtat pėrkatės. Fletėt 177 dhe 181 janė nė gjendje tepėr tė keqe; por tė gjitha tė tjerat nė vazhdim janė nė gjendje tė shkėlqyer, pos 4 fletėve tė fundit, tė cilat janė nė gjendje tė ngjashme me 6 fletėt e fillimit. Ėshtė mė se e qartė se dorėshkrimi nuk ka qenė i lidhur pėr njė kohė tė gjatė dhe ka qenė nėn ndikimin e lagėshtirės dhe pluhurit, para se tė restaurohet nė vitin 1805. Nė kėtė mėnyrė, dorėshkrimi ka humbur 40 fletė, tė cilat pėrafėrsisht mund t‘i shpėrndanim nė kėtė mėnyrė, pos Kapitujve tė Shėn Mateut dhe kopertinave: Mt. I-VI, 3=25 fletė pėrafėrsisht; Mt. VII, 7=1 fletė; Mt. XVIII, 24-XIX, 3=2 fletė; Mt. XXIII, 4-XXIII, 13=1 fletė; Mc[k]. XIV, 62-XVI, 20=12 fletė. Pergameni ėshtė i fortė dhe me peshė tė mesme, ėshtė shumė i thatė, shkronjat zakonisht nuk vėrehen nga njėra anė nė tjetrėn. Lėkura e viēit ėshtė e lyer me ngjyrė tė purpurt, ndėrkohė sot dominon ngjyra vjollce, e afėrt me llumin e verės, qė lė tė nėnkuptohet se nė fillim ka qenė ngjyrė e kuqe e theksuar. Kėndet e fletėve janė zverdhur nga kontaktet me ajrin. Lartėsia e fletėve ėshtė: 31.4 cm, ndėrsa gjerėsia ėshtė: 26.8 cm. Vijat nė margjina dhe pėr radhėt e shkruara janė bėrė me grithje pende tė thatė, d.m.th. pa ngjyrė, derisa vėrehet shumė qartė gdhendja mjeshtėrore e lindjes, nė margjinėn e qendrės. Ēdo radhė pėrbėhet nga vija tė dyfishta, tė cilat kanė shėrbyer pėr tė shėnuar lartėsinė e shkronjave, poshtė e lartė. Ēdo faqe ka nga dy kolona me nga 17 rreshta. Numri i shkronjave ėshtė i ndryshueshėm nga 8 nė 12 shkronja pėr ēdo radhė, me njė afėrsi mė shumė 9 se sa 10. Ēdo kolonė ėshtė 21 cm e lartė dhe 10.9 cm e gjerė. Margjina e cila ndan kolonat, ėshtė e gjerė mesatarisht 3.5 cm. Nė margjinėn, lart dhe nė vijėn e veēantė afėr kėndit, ndodhen vetėm kapitujt, pa ndonjė titull tė zakonshėm, dhe kėto, saktėsisht mbi kolonėn pėr tė cilėn bėhet fjalė. Numrat pėr referencat e shėnimeve tė Amonijev-Euzebit, janė tė shėnuar nė margjina. Ngjyra ėshtė e florinjtėt. Gėrvishtja e pendės ėshtė e rrafshėt, pa njolla dhe e punuar me shumė kujdes. Gjashtė fletėt e para te Shėn Mateu janė tė shkruara me shkronja floriri dhe paraqesin fjalėt: PHR, IC, UC; [shkurtesat pėr: Ati, Jezusi, Biri] ngjashėm ėshtė shkruar edhe radha e parė, si titull, te Shėn Marku. Shkronjat e para tė kapitujve, ēdoherė janė shumė tė theksuara, gati sa tėrė gjerėsia e margjinės, dhe janė dyfish mė tė mėdha se sa shkronjat e zakonshme, por nuk kanė dekorime. Vetėm shkronja "O" ėshtė e dekoruar me njė kryq tė vogėl nė mes. Meqenėse Shėn Mateu pėrfundon nė mes tė kolonės, zbrazėtira ėshtė e mbushur me njė shirit tė floririt, me njė motiv tė thjeshtė gjeometrik. Nė disa raste tė rralla, shkruesi anon nė anėn e djathtė tė margjinės pėr tė pėrfunduar fjalėn e fundit nė rreshtin e ri, me kėtė rast, shėrbehet me shkronja mė tė vogla se zakonisht".

    Pėr tė siguruar jetėgjatėsinė e Kodikut tė Beratit, si dhe pėr tė lehtėsuar pėrdorimin e tij pėr studiues tė fushave tė ndryshme, nė vitet ‘70, nė bazė tė njė marrėveshjeje tė veēantė ndėrshtetėrore, origjinali u dėrgua pėr restaurim tė pėrgjithshėm pranė Institutit Arkeologjik tė Akademisė sė Shkencave tė Kinės, nė Pekin, ku u realizua njė riprodhim identik, plotėsisht i shfrytėzueshėm pėr studime. Ndėrsa vetė origjinali iu nėnshtrua njė restaurimi tė detajuar, cilėsor dhe shumė tė kujdesshėm, me anė tė tė cilit origjinali u sigurua nga dėmtimet e njeriut dhe tė kohės, pėrmes teknologjisė sė mbylljes hermetike tė ēdo faqeje tė dorėshkrimit nė xham organik. Meqenėse ishte e pamundur lidhja nė njė vėllim tė vetėm ashtu siē kishte qenė nė fillim, Kodiku i Beratit u nda nė nėntė vėllime [gjendja aktuale e sotme], tė cilat ruhen pranė Arkivit Qendror Shtetėror nė Tiranė. Pėrkundėr teknikės sė pėrsosur qė kanė pėrdorur kinezėt nė atė kohė, me sa kemi vėrejtur, origjinali i Kodikut Beratinus, megjithatė ka filluar tė dėmtohet dhe ndoshta ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm qė tė mendohet pėr njė restaurim apo ndonjė ndėrhyrje tjetėr qė si duket ėshtė domosdoshmėri e kohės. Kjo gjė vlen aq mė tepėr, sepse ky dorėshkrim ėshtė nėn kujdesin e UNESCO-s dhe renditet ndėr ato vlera dhe dorėshkrime tė cilat janė tė renditura nėn kuadrin e programit /////////////////////////////"Kutesa e Botės."

    Duke pasur parasysh vlerat e jashtėzakonshme dhe rėndėsinė tepėr tė madhe, dorėshkrimi i Kodikut Beratinus-1, F - 043, ka qenė i ruajtur nė mėnyrė shumė tė posaēme dhe ishin vėrtet tė rrallė ata persona qė mund ata kishin nė duar. Pėr herė tė parė, ėshtė ekspozuar pėr publik, (jo nė njė meshė kishtare), Kodiku i Purpurt i Beratit pėr disa orė, me rastin e jubileut tė 2400-vjetorit tė qytetit tė Beratit, nė kushte tė forta sigurie dhe pa njoftim publik, nė vitin 1989, pas dhėnies sė lejes me shkrim tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Pėr herė tė dytė ky kodik ekspozohet me rastin e 50-vjetorit tė themelimit tė Arkivave Kombėtare Shqiptare, nė vitin 1999, nė Muzeun Historik tė Tiranės, gjithashtu pėr njė numėr shumė tė kufizuar personash dhe pa njoftime publike, ndėrsa pėr herė tė tretė dhe tė fundit Kodi i purpurt i Beratit u ekspozua nėn pėrkujdesjen e Presidentit tė Republikės, nė Pallatin e Brigadave nė Tiranė, nė maj tė vitit 2002, nė ekspozitėn "Kodikėt e Shqipėrisė - pėrmendore tė historisė sė mendimit njerėzor" gjithashtu pa njoftim publik. Ndėrsa Codex Purpureus Beratinus "Ī¦" [mė saktė, njė vėllim i tij prej 20 faqesh!!!] pėr herė tė parė deri mė sot ėshtė ekspozuar jashtė vendit tonė nė vitin 2000, me njė vendim tė veēantė tė Kėshillit tė Ministrave, pėr ekspozitėn jubilare "I Vangeli dei Popoli" organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, nė 2000 vjetorin e krishterimit. Gjatė kėsaj ekspozite, interesimi i specialistėve dhe studiuesve ishte shumė i madh. Ne jemi vetė dėshmitarė tė njė interesimi tė tillė.

    Meqenėse llogaritej si libėr i shenjtė, Codex Beratinus-1 ėshtė ruajtur me kujdes dhe pėrkushtim tė veēantė. Deri nė vitet ‘60 tė shek. XX, ai u paraqitej besimtarėve njė herė nė vit, mė 27 janar, ditėn kur festohej emri i Shėn Gjon Gojartit, kryeipeshkvit tė Kostandinopojės, i cili vdiq nė vitin 407. Ishin shumė tė privilegjuar ata qė e preknin kėtė kodik, gjė qė u lejohej vetėm mitropolitėve, kryeipeshkėve, ipeshkėve dhe priftėrinjve, tė cilėt shėrbenin nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Berat. Ndėrsa besimtarėt mund ta puthnin atė nė shenjė mrekullimi vetėm nė ditėn e emrit tė shenjtit qė mendohej si shkrues i tij.

    Meqenėse deri sot, nuk kemi njė studim apo monografi tė thelluar dhe gjithėpėrfshirėse pėr Beratinus-1, kanė mbetur shumė gjėra pa u sqaruar. Nė tė vėrtetė, asnjė nga studimet e deritanishme, nuk ėshtė bėrė duke u mbėshtetur nė kritere tė rrepta shkencore, duke pėrdorur metodologjinė dhe tė arriturat e reja nė informatikė, por nė tė shumtėn e rasteve, janė tė sipėrfaqshme, pėr tė mos thėnė pėrshkrime apo kopjime tė njėra-tjetrės. Ka autorė qė shkruajnė pėr Codex Beratinus-1, pa njohur greqishten e vjetėr, pa pasur asnjė pėrgatitje paleografike dhe pa njohur as edhe njė gjuhė tė huaj si duhet, etj. Sigurisht qė studimi i kodikėve nuk mund tė japė rezultate tė dėshiruara pa njė vėshtrim tė gjerė ndėrdisiplinor. Studiuesi apo grupi i studiuesve qė do merrej me njė projekt kaq tė madh dhe tė rėndėsisė sė dorės sė parė, me pėrgatitjen pėr botim tė kodikut Beratinus-1, qoftė si botim kritik tė tij, qė mungon, qoftė pėr njė pėrkthim komplet nė gjuhėn shqipe, me komente dhe analiza tė tekstit, ėshtė e domosdoshme tė ketė njohuri tė thella pėr historinė e krishterimit tė hershėm, pėr historinė e shkrimit tė shenjtė nė veēanti, pastaj pėr paleografinė greke e latine [pėr kodikėt pas shekullit VIII] dhe sllave, epigrafinė, etnografinė, etnologjinė, tė drejtėn kanonike dhe atė zakonore tė shqiptarėve dhe tė popujve fqinjė, ikonografinė, simbolikėn, pėr historinė e popullit shqiptar dhe fqinjėve tė tij, pėr fillesat e para tė shkrimit nė gadishullin Ballkanik, pėr ndarjen kishtare dhe hierarkinė e saj, pėr kryeipeshkvitė dhe ipeshkvitė, etj. Mungesa e ndonjėrės prej kėtyre apo edhe disa njohurive tė tjerave, do tė ishte aq e dėmshme sa do tė sillte dėshtimin e plotė tė projektit. Vėrtetė, shtrohet pyetja, pse deri sot nuk u ndėrmor njė veprim i tillė pėr njė botim serioz nga studiues kompetentė dhe autoritarė, qoftė shqiptarė qoftė tė huaj? Mungon dėshira e autoriteteve pėrkatėse nė AQSH apo ėshtė thjeshtė njė injorim, nga injorantė tė cilėt nuk kuptojnė rėndėsinė qė ka ky thesar i paēmueshėm pėr vetė popullin shqiptar dhe atė evropian nė pėrgjithėsi?

    Duke mos dashur nė asnjė mėnyrė tė ulim apo nėnvleftėsojmė punėn e tė tjerėve, veēanėrisht atė tė P. Batiffol-it, sepse siē cekėm mė lart, pothuajse tė gjitha studimet e botimet e gjertanishme janė bėrė sipas transliterimit tė tij, madje edhe punimi i maketit dhe kopjes identike nė Pekin, qė sot ruhen nė AQSH, e themi me siguri tė plotė se ai transliterim [dhe tė gjitha tė tjerat tė mbėshtetura te ai] ka shumė pasaktėsi, lėshime dhe mungesa tė ndjeshme. Pėr njė gjė tė tillė ka qenė i ndėrgjegjshėm edhe vetė Batiffol-i, kur pohon se "dorėshkrimin e Beratinus-it e pati nė dorė pėr disa orė". Nėse kemi parasysh se ky kodik ka 190 fletė dhe dimensionet e tij, pastaj vetė natyrėn e shkrimit, i cili ėshtė mjaft e vėshtirė pėr t‘u lexuar, pėrkundėr pėrgatitjes paleografike tė P. Batiffol-it dhe zotėrimit perfekt tė greqishtes sė vjetėr, ai, nė asnjė mėnyrė nuk ka arritur ta lexojė dorėshkrimin nė tėrėsi! Pra, edhe Batifol-i ka bėrė njė punė tė pjesshme, qė fatkeqėsisht tė gjithė studiuesit e marrin si komplete, tė tėrėsishme dhe tė padiskutueshme, gjė qė nuk ėshtė e saktė. Pra, nė tė ardhmen e afėrt, mbetet qė tė bėhet njė lexim kritik i origjinalit, punė kjo qė do tė marrė tė paktėn 2 deri nė 3 vjet pėrkushtim intensiv tė pandėrprerė, pastaj njė pėrkthim dhe njė analizė tė tėrėsishme sė bashku me njė koment profesional nga specialistė tė fushave tė lartcekura.

    http://74.125.77.132/search?q=cache:...&ct=clnk&gl=se
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 04-09-2009 mė 13:26

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Liber nga Papa Albani

    Ku mund te lexoj dicka rreth librit te shkruar nga Papa Albani ?
    ( bashkengjitur )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    332
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pyetje:_Giovanni_BUSI,_Arber_?

    Jane dy autore ( ndoshta i njejti_? ) dhe tingellima e
    emrave me ben te pyes nese jane Arber ?

    Emrat jane:

    Giovanni BUSI ( Ioannis Busaei ) dhe
    Joannes BUSAEUS ( Giovanni Buseo )
    ( . . . skedat vijojne . . . )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shkoqitur nga forumi ringjallja.
    Fraza e mallkimit (1483)
    ________________________________________
    Nje nder dokumentet e para te shkrimit shqip qe eshte bere i njohur ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar eshte edhe "Fraza e mallkimit"
    Kjo fraze eshte zbuluar nga profesori i Filologjise Klasike ne Universitetin e Frankfurtit ne Gjermani, Ludwig Braun, gjate pergatitjes se nje botimi shkencor per komedine "Epiroti" (1483) ne gjuhen latine te autorit venecian (Tomazo de Mexo, 1422-1488). Ai hasi ne nje fjali qe nuk dukej te ishte ne gjuhen latine, por qe as sllavistet as orientalistet nuk arriten ta deshifronin. Per kete, profesori i drejtohet Martin Camajt i cili e zbertheu ne gjuhen e sotme shqipe pa ndonje veshtiresi. Ishe nje neme mallkimi.
    Fraza ishte e tille: "Dramburi teclofto goglie".
    Camaj arriti ta transkriptonte: "dramburi te klofto golje: Tramburete klofte o golje! Dridhur ose te dridhurit t'i qofte gojes." Ne kete komedi jane tre personazhe: Epiroti (shqiptari) qe quhet Damascenus, nje kengetar shetites dhe hanxhiu. De Mexo, thekson Camaj, shqiptarin e paraqet me rroba kombetare, me ngjyra te ndryshme e gajtana, ndoshta mund te ishte tregetar. Ne zenken mes hanxhiut dhe muzikantit nderhyn shqiptari. Pasi hanxhiu ofendon epirotin me fjale fyese ne latinisht, (faex hominum! Funderri e njerezimit...) Shqiptari i pergjigjet me frazen "Dramburi te clafto goglie" (eshte shkruar me grafi italiane). Ne nje perfundim te perafert arrijne edhe Shaban Demiraj ne transkriptim: Trambure te klofte gola.
    Shuteriqi: T'u trembte, t'u dridhte goja.
    Ky dokument ka vlera se nuk eshte perkthim dhe nuk ka permbajtje fetare, por eshte nje shprehje spontane e gjuhes se gjalle dhe i perket toskerishtes se vjeter apo arberishtes qe flitet ne fshatrat e Italise se Jugut.

    Fraza ishte e tille: "Dramburi teclofto goglie".
    Dramburi teclofto goglie
    Memdimi i im per kuptimin e kesaj fraze kishte me kjen jo i ngjajshem me ate te M.Camajt dhe Sh.Demirajt .
    Tremburi te kjoft gogoli
    FRIKĖ TE KJOFT GOGOLI.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 12-09-2009 mė 04:27

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fraza ishte e tille: "Dramburi teclofto goglie".
    Dramburi teclofto goglie.
    Memdimi i im per kuptimin e kesaj fraze kishte me kjen jo i ngjajshem me ate te M.Camajt dhe Sh.Demirajt .
    Tremburi te kjoft gogoli
    FRIKĖ TE KJOFT GOGOLI.
    Kjo ishte mundesia e pare ndersa mundesia e dyte kte fraz nuk e le si fraz mallkimi por e paraqet si nje fraz satire,e cila fjali paraqet vyrtytin e burrnis , peshimin e burrnis se hanxhiut dhe mund ta kete kte kuptim.
    Dramburi te clofto goglie

    Dram burri te kjoft o goglia
    Ne baze te ngjarjes , diskutimit mes hanxhiut dhe Damascenit , kjo fraze mund te paraqet kuptimin si me posht qe drejtperdrejt e ben frazen fjale vlersimi apo fjale satirike ne vend te nje fjalie qe percaktohet si fraze mallkimi.
    Dram (Vlere) buri(burri) te kloft(qoft) o(hanxhi) goglia(Gogla) .

    Vlere burri te kjoft o gogla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 12-09-2009 mė 18:04

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pushoni, pėr emrin e Zotit!

    Nga Gjergj Bubani (Botuar mė 1921)

    Sėmundja e madhe e shpifjeve dhe e grindjes, sėmundje qė buroi prej egoizmės dhe inateve dhe e cila si njė gangrenė ka pushtuar trupat dhe shpirtrat e shumicės tė bashkatdhetarėve tanė, ėshtė, pėr Shqipėrin' e sotme, fatkeqėsia m'e madhe. E vogėl, e pocaqisur, jo shum' e begatshme, Shqipėria priste dhe pret prej atdhetarėve tė vėrtetė theorira tė mėdha, morale dhe materiale, pėr progresin e saj dhe pėr organizimin e saj tė brendėshėm. Dhe nė vend qė tė mblidhemi tė gjithė tok dhe si njė trup tė bashkojmė punėrat dhe mendimet tona pėr tė mirėn dhe pėr pėrparimin e Saj, nė vend qė tė punojmė secilido prej nesh me zemėrkthjellėsi dhe me ballėn lart pėr Atė dhe tė mirėn e Saj, duke mbytur ēdo sentiment egoistik, qė pėr fat tė keq e kemi nė natyrėn tonė si shqipėtarė, ne, pėrkundrazi, vumė tėrė fuqinė e mendimit dhe tė energjisė sonė pėr tė rrėmyer njėri varrin e tjetrit, pėr tė pėrmbushur tėrė inatet dhe egoizmat tona personale, duke shpifur, duke kundėrshtuar, duke sharė, duke goditur, duke shojtur adversarėt tanė personalė, pėr tė mirėn e egoizmit tonė personal dhe kundėr Atdheut tonė, kundėr Shqipėrisė. Dhe tėrė kėto i bėjmė sheshazi pa asnjė trup dhe shumė herė nė emrin e atdheut!
    I mjeri atdhe!
    Tani e kuptoi ai se tėrė flaga e enthuziazmės sonė s'ish gjė tjetėr veēse njė pamje e rremė e dėshirave tona personale. Tani e kupton ai se jemi patriotė tė flaktė vetėm sa kohė shpresojmė nė njė shpėrblim pėr patriotizmin tonė. Tani e kupton ai se nėpėr zemrat tona ėshtė rrėnjosur mė thellė dashuria pėr interesin tonė vetjak, sesa ajo e interesit tė Tij. Tani e kuptoi ai se, posa qė na ciket interesi ynė vetjak, humbet ndėr ne ēdo sentiment atdhetarizmi dhe zėmė godasim, shajmė, shpifim, rrėmijmė varret e patriotėve tė tjerė, duke shpresuar se me varimin e me ēnderimin e tyre do tė rilindet triumfi i egoizmės dhe i interesit tonė vetjak dhe pa u menduar se ē'nderimi dhe shojtja e tyre ekuivalon me shojtjen dhe ēnderimin pjesor tė Shqipėrisė.
    U mėsuam si Qeveri tė punojmė kundėr opizicies: si opozicie tymos kemi tjetėr qėllim veēse rrėzimin e Qeverisė dhe hipjen nė kryen e Shtetit: si prefektėr, tė punojmė me hatėr dhe, si adversarė tė prefektėve, tė sosim tėrė energjinė tonė kundėr atyre. U mėsuam tė punojmė nė emrin e atdhetarizmit, kundėr Atdheut, pa asnjė turp.
    Se interesi i Shqipėrisė sot ėshtė tė jemi qė tė gjithė tė bashkuar nėn njė qėllim: Pėrparimi i Shtetit tonė.
    Dhe, kur tė arrijė nė radhėn e shteteve tė tjera tė qytetėruara dhe tė pėrparuara, atėherė le tė pyesim dhe Egon tonė dhe le tė ndahemi nė partira, po jo nė ēeta pa asnjė program.
    Jemi aq tė paktė dhe aq tė dobėt nė mėsim, sa vetėm tė bashkuar qė tė gjithė do tė mundim t'i sjellim dobi Atdheut, i cili sot mė tepėr se kurdoherė ka nevojė pėr bashkimin tonė.
    Pėr emrin e Zotit!
    Pushoni grindjet, inatet, shpifjet nė mes tuaj dhe afrojuni t'i japim me zemėr tė kthjellėt dorėn njėri-tjetrit, pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Afrojuni tė bashkohemi dhe tė punojmė tė gjithė tok si njė rreth i ēelniktė, me njė qėllim tė pėrbashkėt.
    Le tė bashkohemi dhe le tė mbytim secilido egoizmėn e vetes sė tij. Kjo ėshtė m'e madhja theori qė na kėrkon Atdheu tonė. Le tė harrojmė dhe le tė shuajmė ambicionet dhe inatet tona vetjake. Vetėm kėshtu do tė mundim t'i shėrbejmė me dobi Atdheut.
    Ata qė janė jashtė Qeverisė, le t'u japin tėrė konkursin e tyre tė sinqertė qeveritarėve. Nė vend tė shajnė dhe tė shpifin, nė vend t'i madhėsojnė veprat e liga dhe t'i vogėlsojnė veprat mira tė qeveritarėve, nė vend tė kritikojnė me hatėr, do tė bėjnė mė mirė t'u tregojnė udhėn e mirė, t'i kėshillojnė vėllazėrisht dhe ngadonjėherė dhe tė ndjejnė lajthimet e tyre. Dhe vetėm atėherė kur prova tė gjalla na thonė se njė prej tyre punon kundėr idealit ose kundėr interesit tė pėrgjithshėm, atėherė le t'i biem kokės, atėherė le ta shfarosim.
    Ata qė mbajnė fuqinė nė dorė, le tė kuptojnė se vetėm duke pasur konkursin e shumicės do tė mundin tė punojnė. Dhe pėr t'u dhėnė konkursin dhe besimin, shumica u kėrkon tė zhvishen prej rrobės sė egoizmit dhe tė ambicies, u kėrkon tė lėnė mėnjanė aksiomėn e famshme "ashtu dua unė" dhe tė dėgjojnė herė-herė zėrin e opinionit publik. Deputetėt tanė le tė pushojnė sė ėndėrruari ministre dhe madhėrira dhe, nė vend qė ta vrasin mendjen e tyre pėr intriga me qėllime vetjake, le tė mendohen mė mirė se nė tėrė kėto kohė asgjė s'na treguan dhe asnjė pėrmirėsim s'vepruan. Ata qė s'janė tė zotėrit pėr tjetėr gjė, veēse pėr intriga, le tė japin dorėheqjen. Ėshtė shėrbimi m'i madh qė i mundin t'i sjellin Atdheut.
    Pėr emrin e Zotit!
    Pushoni njė herė! Sprasuni prej udhės qė keni marrė dhe e cila po na shpie nė katastrofė. Bashkohuni, se "Fuqia nė bashkim" gjendet.

    Tirana Observer
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 12:51
  2. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  4. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  5. Windows XP nė gjuhėn shqipe!
    Nga edspace nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •