Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Lituanezja:"Shqiptarët më shitën e blenë tri herë rresht"

    ANGLI/ Rrëfimi për "Daily Mail" i minorenes lituaneze e dënimi i 3 trafikantëve

    "Shqiptarët më shitën e blenë tri herë rresht"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra,
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare
    vpressuk@yahoo.co.uk



    ANGLI

    Tmerrin e vuajtjet si skllave seksi në duart e disa shqiptarëve i ka artikuluar me disa fjali të thjeshta. "Më janë mbaruar lotët. Kam qarë pafundësisht. Por, atyre nuk iu bëhej vonë. Ishin mizorë dhe më shkatërruan jetën". Kështu ka filluar të rrëfehet minorenia lituaneze përpara gazetarit anglez Nigel Bunyan, i së përditshmes "Daily Mail", i cili arriti ta gjejë vajzën 16-vjeçare në Vilnus të Lituanisë, një vit më pas nga koha kur ajo u detyrua të bëhej prostitutë në Britaninë e Madhe. Lituanezja minorene u shit disa herë nga njëri shqiptar te tjetri në disa qytete të Anglisë, vetëm e vetëm për të bërë prostitutën dhe fituar para për xhepat e tyre. Tani tutorët e saj dergjen burgjeve angleze, ndërsa ajo mundohet të kalojë traumat e shkaktuara nga ata. Gazetari shkruan se, gjatë takimit të tij me vajzën, ajo qëndron ulur në një divan, i cili natën shndërrohet në një krevat ku ajo fle me motrën e saj. Kanë kaluar nëntë muaj që atëherë kur vajza kurajoze u shpëtoi trafikantëve, të cilët e futën në skllavërinë e seksit. Pas kësaj, në pranga përfunduan Shaban Maka, 34 vjeç, Ilir Bajrami, 25 vjeç, dhe Xhevahir Pisha.

    Shitblerja
    Pasi i është premtuar punë dhe pagesë e mirë, vajza e mitur ka pranuar të shkojë në Angli. Por, gjërat nuk kanë dalë ashtu siç i kishte parashikuar dhe që në aeroport ajo ka rënë në duart e trafikantëve. Sikur të ishte një send shtëpiak, Elena vitin e shkuar u shit në disa duar tutorësh, në fillim me çmimin prej 4 mijë paundësh dhe në fund për 1 mijë e 500. Vlera e saj binte gjithnjë e më shumë. Shqiptarët që e blenë, ndiheshin të lirë ta përdhunonin atëherë kur ajo nuk prostituonte. Disa e bënin një diçka të tillë vazhdimisht. Njëri e kërcënoi se do ta vriste. Në fund, kur vuajtjet po bëheshin më të mëdha, ajo tentoi vetëvrasjen. Ajo gjeti forcë që të arratisej nga një klub nate në Shefild, në Agli, ndërsa një grup vajzash u tërhoqën vëmendjen tutorëve të saj, duke i dhënë kohë të mjaftueshme për të kërkuar ndihmë në polici.

    Shqiptarët
    Menjëherë pas denoncimit, në pranga përfunduan tre shqiptarët, të cilët gjykata e Shefildit, në Veri të Anglisë, do t'i dënonte pak muaj më parë. Kështu, Shaban Maka u dënua me 18 vjet burg, Ilir Bajrami me 15 vjet burg dhe Xhevahir Pisha me 7 vjet. Ndërsa dy miq të tyre lituanezë, të cilët organizuan trafikun deri në Britaninë e Madhe, gjykohen në vendin e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nderim Hoxhallari denoncon për “Shekullin” zhdukjen e vajzës së tij dhe dyshimet mbi personat që e rrëmbyen

    Pogradec, një 20-vjeçare e zhdukur prej 15 muajsh

    Hoxhallari: Anila qan në telefon. Më kanë kërcënuar të ndërpres kërkimet, ndërsa policia indiferente

    B.Berberi

    POGRADEC – Në shtëpinë e Nderim Hoxhallarit, askush nuk e bën gjumin të qetë që prej 15 muajsh. Përveç disa telefonatave të dyshimta, të afërmit e Anila Hoxhallarit nuk dinë asgjë për fatin e saj, që prej shkurtit të vitit të kaluar. 20-vjeçarja Hoxhallari nga Pogradeci është zhdukur që prej 22 shkurtit të vitit 2004, ndërkohë që prindërit e saj dyshojnë se vajza e tyre mbahet me dhunë në Greqi. Babai i 20-vjeçares, Nderim Hoxhallari, rrëfen për “Shekullin” se prej muajsh është në kërkim të së bijës, por autoritetet e policisë i janë përgjigjur se nuk dinë asgjë për fatin e vajzës së tij. “Anila është zhdukur që prej 22 shkurtit. Në verë ajo u njoh me një djalë në plazh, që quhet Bujar Maksuti. Me aq sa kam hetuar unë, ky njeri ndodhet në burg në Greqi, pasi është kapur me drogë, por dyshoj se vajzën time ua ka shitur disa djemve nga Shkodra”,-rrëfen për “Shekullin” Nderim Hoxhallari. Babai i Anilës shton se nuk ka lënë derë pa trokitur, për gjetjen e vajzës së tij, por si autoritetet e pushtetit lokal ashtu edhe ato të policisë janë treguar indiferentë për fatin e 20-vjeçares së zhdukur.
    Zhdukja e Anilës
    Kërcënimet e vazhdueshme në telefonin celular kanë shtuar ankthin e Nderim Hoxhallarit, por edhe frikën për fatin e së bijës. “Gjatë kohës që unë denoncova zhdukjen e sime bije në polici, kam marrë një sërë kërcënimesh në telefon. Më thoshnin se do më zhduknin edhe vajzën tjetër, nëse vazhdoja të kërkoja Anilën. Ndërsa në telefon kam dëgjuar zërin e sime bije, që qante me dënesë”,-thotë Nderimi për “Shekullin”. E ndërsa kërkimet e Nderimit vazhdonin, më 8 mars të këtij viti i kishte telefonuar një djalë, i cili ishte prezantuar si i dashuri i Anilës. “Ai më tha se e donte vajzën dhe se po i bënte dokumentet në Greqi. Por kur i thashë të vinin në shtëpi dhe të fejoheshin, ai më nxori vajzën në telefon. Ajo më tha me zë të dridhur se ishte mirë, por më pas filloi të qante. Që prej asaj dite nuk ia kam dëgjuar më zërin”,-thotë me lot në sy babai i Anilës.
    Në kërkim të vajzës
    Prej 15 muajsh, Nderim Hoxhallari nuk e bën gjumin të qetë. Ai nuk ka lënë prokuror, drejtues të policisë lokale apo deputetë pa i qarë hallin për fatin e vajzës së zhdukur. “Unë kërkova edhe ndihmën e Interpolit, ku dërgova një foto të Anilës, por askund nuk kam marrë përgjigje. Të gjithë ngrejnë supet. Kjo heshtje mua më bën të dyshoj se time bijë e kanë zhdukur”,-shton i dëshpëruar Nderim Hoxhallari. Babai i Anilës nuk i beson më policisë, apo autoriteteve të tjera të drejtësisë për gjetjen e vajzës së zhdukur. “Shoh një indiferentizëm tek të gjithë ata që iu kam qarë hallin. Ne jetojmë çdo ditë mes ankthit dhe shpresës se Anila do kthehet në shtëpi, por me kalimin e muajve kjo shpresë po na venitet”,-përfundon Nderim Hoxhallari.


    ZHDUKJA

    Anila Hoxhallari është zhdukur që prej 22 shkurtit të vitit të kaluar, pak muaj pasi përfundoi gjimnazin. Njohja e saj me një djalë në plazhin e Pogradecit ka bërë që babai i saj të hedhë dyshimet e para për zhdukjen misterioze të së bijës

    KËRCËNIMI

    Babai i Anilës nuk ka lënë derë pa trokitur për zhdukjen e së bijës, por pikërisht ku ai denoncoi ngjarjen, filluan ta kërcënonin në telefon. Kërcënimet e kanë shtuar ankthin dhe frikën e familjares……………. së zhdukur, në lidhje me fatin e saj

    KËRKIMET

    Nderim Hoxhallari ka takuar drejtues të policisë, prokurorë madje edhe deputetin e zonës, për zhdukjen e së bijës. Asnjë përgjigje. Indiferenca e autoriteteve shtetërore e bën Hoxhallarin të dyshojë se e bija është zhdukur pa asnjë gjurmë




    13/05/2005

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Hmmmmmm

    Mire Ja Kan Ba.
    Pse Ajo Bente Sikur Sdonte Ajo Gjoja.
    Ec Aty.

  4. #4
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga episodestory
    Mire Ja Kan Ba.
    Pse Ajo Bente Sikur Sdonte Ajo Gjoja.
    Ec Aty.
    o **** nene, qysh mund te thuash ashtu per nje vajz shqiptare?!?!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking O Lal

    Eshte Lituaneze Mer Jo Shqiptare.
    Pastaj Edhe Shqiptare Po Te Jete Po Te Ket Dash Vet Mir Ja Kan Ba.

  6. #6
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    'Eshte Lituaneze Mer Jo Shqiptare.
    Pastaj Edhe Shqiptare Po Te Jete Po Te Ket Dash Vet Mir Ja Kan Ba.'

    Duket cuni k.u.r.v.e.s. sdo brire.

  7. #7
    Wow, cfare hallesh kane njerezit...Te shkretat vajza.
    Na turperuan kriminelet! I uroj nje fund sa me te tmerrshem...
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 13-05-2005 më 11:03

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga episodestory
    Eshte Lituaneze Mer Jo Shqiptare.
    Pastaj Edhe Shqiptare Po Te Jete Po Te Ket Dash Vet Mir Ja Kan Ba.
    Po edhe lituanze te jete? A keni shpirt dhe zemer juve qe shkruani keto fjale apo ca? Si mer mire ja ben? Ku e gjeni kete mendje mer dhe thoni mire ja ka bere? Pse mer zot eshte kjo mani te justifikoni kriminelin dhe me ca llogjike thua mire ja kane bere po te kete dashur vete. Si ka dashur vete kur ajo mezi ju ka shpetuar duarve dhe i ka denoncuar ne polici? Po shqiptarja qe del dhe qan ne telefon mos ka faj valle qe ka bisha me fytyre njeriu qe i njohin vetes te drejten te dhunojne, poshterojne dhe torturojne keto femra te pafajshme. SI mund te thuash ti mire ja kane bere? A ke moter apo kusherira ne fis qe e thua ate fjale? Si do ndiheshe ti dhe trushkundurit si ty po tju ndodhte nje tragjedi e tille? Fatkqesia me e madhe sjane ata qe i bejne keto gjera. Kerma ka patur dhe do kete dhe do kalben burgjeve apo kanaleve. Fatkeqesia jane tipa si ty dhe mentaliteti qe keni. Juve jeni suporti me i madh i ketyre akteve. Pse jeni ju, pa ekzistojne dhe bastardet qe permenda me siper. Zoti ja u dhente 10 fish qe ta merrni vesh se ca do te thote te privosh dike nga liria, ta dhunosh, ta turperosh, ti shkaterrosh jeten per ca para. Harram ai qumesht nene qe keni pire dhe ajo gjuhe qe ju ka mesuar ai vend se jeni monstra.

  9. #9
    Pepi,
    E meriton vleresimin maksimal!..
    Postimit tend nuk do ti shtoja sikur dhe nje presje te vetme.

    p.s. Botkuptimi i cunguar, limiti i mendimit invalid qe nganjehere nuk ekziston fare as ashtu i gjymtuar-keto se bashku me ca te tjera e bejne dhe zemren te vockel edhe sigurisht qe goja vetem brockulla do te nxjerre me pas, mos u habit fare...

    green
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 13-05-2005 më 12:16

  10. #10
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Shaban Maka, 34 vjeç, Ilir Bajrami, 25 vjeç, dhe Xhevahir Pisha.

    Bente mire Enveri qe nuk i linte keta te degjonin kenget e " Snoop Dog " ........... ca njerez duhen var per gjuhe .................

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët, si shitën tokën e Mbretëreshës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-10-2005, 21:44
  2. Këmishat “Made in Albania” shiten në Harrods
    Nga RTP në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 06:26
  3. Konkurset, pyetjet do të shiten
    Nga ArberXYZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 08:02
  4. Ne lidhje me Bordellat Shqiptare femrat shiten jashte shtetit!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •