Për të gjithë adoleshentët që nuk do të mund t’i marrin dot dëftesat e lirimit apo të pjekurisë gjatë provimeve të sivjetshme, si gjithnjë ekziston një mundësi e dytë. Bëhet fajlë për provimet e vjeshtës, datat e të cilave Ministria e Arsimti sapo i ka publikuar. Ato do të zhvillohen gjatë gushtit të këtij viti. Provimi i parë për “mbetësit” do të jetë letërsia për shkollat e mesme më 19 gusht.

Në po të njëjtën datë “vjeshtarakat e shkollave të mesme ekonomike do të testohen në lëndën “Kontabilitet dhe ekonomia e ndërmarrjeve”. Pas tyre e kanë radhën të provojnë forcat mbetësit e klasave të teta në gjuhën shqipe, riprovimi i së cilës do të zhvillohet më 22 gusht.
Provimet e vjeshtës mbyllen më 30 gusht me gjuhën greke dhe maqedonase për minoritarët e klasave të 8-ta.


Datat e provimeve të vjeshtës
1.Për të gjitha shkollat 9- vjeçare
Gjuha shqipe 22 gusht 2005
Matematika 26 gusht 2005
Gjuha greke dhe maqedonase (për minoritetet) 30 gusht 2005


2. Për të gjitha shkollat e mesme dhe profesionale
Letërsia 19 gusht 2005
Matematika 23 gusht 2005
Fizika 27 gusht 2005
Gjuhët e huaja 23 gusht 2005
Gjuha shqipe 27 gusht 2005
Kontabiliteti dhe ekonomia e ndërmarrjeve 19 gusht 2005

Burimi: Gazeta Shekulli.