Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Lulushja Maska e Arbushi
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    147
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Endri Xhafo -- Poezi

    Nje lule

    Dikur era perfshiu maje nje gremine,
    ne rreze shkembi
    nje lule te vogel.
    Ish nje lule,
    qe ne shkretetiren gri te pajete
    dikur mbiu si nje nuse,
    stolisur plot pikellim.

    Eajo lule dikur maje shkembi,
    duket sqe tjeter vec nje keqkuptim.
    1993


    Mall dhe Impotence

    Kurvushka, mu shpif fotografia jote.
    Te betohem per kete.
    Mefytyren fiksuar ne nje cast te vetem,
    qe s'mund ta shoh dot me.

    Ndiej e vogla kurvushka ime heroine,
    qe malli atehere per ty me paska marre.
    Xheloz te klith nje here fort,
    Harrakat si nje femije i prape.

    Kam mall te jesh ketu.
    Ne kohen qe rrjedh te te kem prane.
    Mekane munguar castet e bukura,
    te tmerrshmet po aq qe kur ste kam pare.

    Me mall sjell nder mend zeniet
    dhe pastaj sharjet e shumta rrugacerisht.
    Ndonjhere ma ktheje me te njejten monedhe,
    si ne barcoletat me jevgjite.

    E shaheshim pastaj papushim
    me nervat tona te marra ne,
    (nostalgji per to sot kam).
    Dhe atehere s'dija kush me i cmendur nga ne te dy qe.

    me ka marre amlli per ty kurvushka ime heroine,
    me ka marre vertet.
    Ti s'je ketu ta besosh. Ti je larg shume
    e, s'me pret.

    Ky mall bezdises si pa kuptuar,
    me ben impotent kurvushka ime.
    Me te tjerat duket s'do qe une te shkoj.
    Servirur kjo si shenje besnikerie.
    1993


    I kushtohet A.

    Te mashtrova.
    Shume here u mburra me kete.
    Me ty dashuri pastaj bera
    pa ndiere sigurisht asgje.

    Me pas akoma mu merzite
    deri ne neveri mu velen syte.
    Te tuat biseda
    loket e seksi yt.

    Ti per mua nuk ishe asgje.
    Nje cope ehere edhe aq.
    Ne jeten time asgje s'ndryshoi,
    e tani aq me pak.

    Ajo here morri fund.
    Asgje s'mbetet per ty kujtuar.
    Te mashtrova dikur.
    Ti ishe ber eper t'u mashtruar.
    1993



    Merzi

    Vdiq nje vajze
    dhe femijeria hedhur krahesh
    si kujtim i diellit perendues
    qe kercen me litar.
    Dhe ne kopshtin e ndergjegjes
    te rrugetyer frikshem
    ca varre trendafilesh te njomur
    me lot hipokrizie
    ne nje denesje te vonuar
    per dashuri te rreme
    te ofruar bujarisht
    prejt dikujt:
    Koleksionisti i apasionuar
    i copetimit te zemrave.
    Nje vajze me pak
    dhe rete e shperbera
    dhe qielli pa forme
    nga vrima mes kembeve
    me gjakun e ndrojtur
    e bardha u be e kuqe
    e kaltra u cngjyros
    Nje grua me shume.
    1995



    Zbrazeti

    u ndieva i zbrasur sot pa ty
    Gjithshka ne brebdesi te vetvetes
    m'u duk e hedhur pertoke.
    Nervat-brinjet-ngacmimet.
    Zemra-testikujt-mushkerite.
    Trute- e folura- mendimet,
    ndjesite.

    Si nje psikopat i pagjume u end i vetmi mendim
    e vetmja frymarrje (artificiale sigurisht)
    i vetmi transfuion gjaku pa virus HIV
    i vetmi nocion nacional joshovinist,
    e vetmja merzi:
    Bota, njerezit, oret,
    bileten e largesise kishin prere tek ti.

    Bota, njerezit, oret,
    dikur bene nje "bluff" pokeri.
    Ata mund te benin fare mire pa ty.
    E pashe kete sot kur nga normaliteti i rrjedhjes
    shtrati i thare u rimbush.
    Mungesen tende gjer ne dhembje,
    s'e ndjeu vec meje tjeterkush.

    Boshesia u kthye ne humnere
    ku gremisen fatalisht shoket, pershtypjet,
    fiksasionet, epshet. Qielli hapi barkun
    per te vjelle vrer kunder gjithe c'ngjau.
    Shiu me shoqeroi i dehur tape neper rruge,
    dhe ne fund me vu doren mbi sup,
    e qau.
    15 shtator 1993



    Femrat jane njesoj

    Femrat jane shikim i zbehte
    i henes verdhacuke
    nates se pagjume te veres
    mbeshtjelle me rroba banjoje
    shatervan epshesh te etur
    te jetes.

    Femrat jane nje lloj mengjesi
    i lagesht vesor.
    Model nudo i penelit jane femrat
    dhe poetpijanecit:
    percartje talenti
    ethesh dashurore.

    Femrat jane jetimore
    e ndienjave rrugace
    nen rrecka kujdesi shpefillur
    dhe dallge deti xhuxhe jane
    qe shkumbojne bregun:
    ( i pafuqishem inati
    ndrydhur ne pamundesi shprehjeje).

    Femrat jane njesoj:
    -ylber shkaperthyes i rrezeve
    ne pyllin e trullosur nga furtuna
    - mall i permbysur mutthenes
    rrufitur me gllenjka te vogla
    - dehje ferneti
    - virus HIV
    - asfiksim
    pastaj:
    - bilete avioni per larg
    - miniatura e nje kurve
    - ca vjetersira te daleboje melankonie.
    Njesoj jane femrat
    motive ndarjesh me dhimbje.

    Femrat jane shembelltyra
    e budallepsur e seksit mashkull,
    te cilit kravaten i lidh
    perpara takimit ... me nje femer tjeter.
    1994
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    I lexova,

    Perfundime cinike , por te shprehura me nje art te rralle. Ka botuar ndonje liber me pare?
    Egersi ne shprehje, por duket se fshehin nje brishtesi te madhe, nuk e di , por keshtu mendoj....Dikea

  3. #3
    Lulushja Maska e Arbushi
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    147
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    keto poezi jane marre nga libri "Zbrazeti" qe Xhafo ka botuar kur ka qene ne vit te dyte fakultet. nje pjese e mire e tyre jane shkruar kur ai ka qene vetem ne vit te dyte gjimnaz ne mos gaboj.

    me se dakort me mendimin tend
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    523
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje pyetje kishaos gje ai E Xhafua i Topchanel ky?

  5. #5
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Te dobeta dhe pa nivel artistik
    Dhe sigurisht qe me vjen keq qe e them kete, por me mire keshtu.
    sereno

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •