Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Postime
    269
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Karl Gega projektuesi i hekurudhes se pare nė bote

    Karl Gega, figure e shquar shqiptare e teknikes hekurudhore ne shek. XIX, ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut.

    Karl Gega lindi ne Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800 ku prinderit i kishun lindur nė Kallmet tė Lezhes) dhe vdiq ne Vjene, me 14 mars 1860, duke pase vrare veten prej deshperimi.Te paret e Karlit kishin merguar ne Venedik se bashku me shume bashkatdhetare te ikur nga Shqiperia Veriore, pas pushtimit osman.
    Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu nje kolegj per filizofi e matematike me perfundime shume te mira, ne moshen 15 vjecare u regjistrua ne Universitetin e Padoves. Vetem mbas nje viti u diplomua ne degen e inxhinierise. Me 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetet, merr titullin Doktor ne matematike.
    Zgjidhja e problemit te hekurudhes se Semmeringut nga Karl Gega u kundershtua nga shume specialiste, mbasi asohohe diskutohej shume rreth veshtiresive qe lokomotiva te ngjitej ne ate lartesi me aderence te thjeshte, por eksperienca provoi se ishte nje gje e mundshme, sic e kishte parashikuar ai, qe lokomotiva me tren te pershkonte nje pjerresi 25 dhe rreze 180 metra. Enkas per hekurudhen malore te Semmeringut u shpall nje konkurs midis konstruktoreve te lokomotivave per te ndertuar nje lokomotive me te fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtezohej edhe prej forces terheqese te lokomotives. Ne vitin 1860 perfundoi kjo linje qe eshte shembulli pare i hekurudhave malore.
    Iu kushtua ushtrimit praktik te inxhinierise ne sherbim te hekurudhave te Mbreterise Lombardo-Venete (krahine e Perandorise Austriake), duke u marre edhe me trasimin e rrugeve, kanaleve dhe ndertimin e godinave te medha. Ai punoi ne hapjen e rruges se madhe malore ne provincen e Belunos. Gjate periudhes 1824-30 ne provincen e Trevisos, ne nje pjese rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier ne Rovigo dhe pastaj deri ne vitit 1836, u caktua ne departamentin e ujerave prane drejtorise se bujqesise ne Venedik. Ne vitin 1840 u gradua dhe u be zevendes ne Drejtorine e ndertimeve per mbare Tirolin. Aty projektoi rrugen malore qe kalon neper Val Sugana, pastaj ate qe kalon neper Oberinnthal, tek Qafa e Finstermunsenit dhe beri projektin e ures se varur mbi Etsh prane Mores. Ne vitin 1848, si inspektor i Drejtorise se Pergjithshme te Ndertimeve, drejton ndertimin e hekurudhave te Jugut deri ne Laihah. Ne kete kohe beri nje udhetim te gjate studimi ne Gjermani, Belgjike, France e Angli dhe, me t'u kthyer, hyri perseri ne sherbimin e hekurudhave shteterore dhe u mor me trasimin e linjes hekurudhore te Semmeringut, tunel i gjate 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundesine e trasimit te nje hekurudhe me aderence te thjeshte. Kesaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas nje udhetimi te ri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Angli. Me 1849 u be drejtor i Seksionit te Ndertimit te Hekurudhave dhe me 1850 drejtor i drejtorise se pergjithshme per ndertimin e hekurudhave shteterore ne Vjene.Per te pasur nje ide rreth kesaj pune vigane, po japim disa shifra: gjate linjes se kesaj hekurudhe u ndertuan 16 ujesjellesa, me gjatesi te pergjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatesi te pergjithshme prej 4520 metra. Pervec ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1500000 m3 shkembinj, u zhvendosen 3500000m3 dhe, u stivuan 65000000 tulla dhe u ngriten 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, per shpimin e formacioneve shkembore, s'kishte mjete te tjera vec turjelave me dore. Edhe ne ndertimin e ujesjellesave dilnin shume veshtiresi, meqe ne ate kohe nuk njiheshin vincat e medhenj; ndertimi i atyre shtyllave madheshtore qe arrinin deri 45 metra lartesi dhe nje gjeresi deri 20 metra, behej nepermjet skelave te luhatshme. Por veshtiresite e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qe eshte si te thuash pika kulminante e kesaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, ne lartesi 818 metra mbi nivelin e detit.
    Ky tunel, per arsye te gjatesise se tij, nuk u shpua vetem horizontalisht e nga te dy anet, por edhe vertikalisht ne gjashte vende, per te hapur galeri porsi puse, nga te cilat nxirrej dheu e guret.
    Mjerisht, te dhenat e jetes dhe te veprimtarise se Karl Geges na kane arritur mjaft te gjymtuara, aq sa nuk e kenaqin kurreshtjen e ligjshme per ta njohur teresisht. Vitet e fundit te Karl Geges qene te mbushura plot me brenga e hidherime. Pak kohe perpara se te perfundonte ndertimin e hekurudhes se Semmeringut, qeveria austriake e dergoi ate ne Sibenburg qe te ndertonte nje rrjet hekurudhor te ri. Ne te vertete, kjo ishte nje manover e bere me paramendim per ta larguar se andejmi, pikerisht ne nje kohe kur po perfundonte vepra e tij kryesore. Ai u merzit e u shqetesua shume per kete lufte qe po i behej prapa kraheve. Mjaftonte nje lajthitje banale e teknikeve, qe dy anet e tunelit te mos takoheshin ne piken e deshiruar, por t'i shmangeshin njera tjetres, ne drejtime te kunderta.Gjithcka mund te ndodhte ne mungese te tij. Ndodhej ne Vjene kur dikush i tha se dy anet e kunderta te tunelit te Semmeringut paskeshin devijuar gjate shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegen. Me deshtimin e kesaj vepre, ne te cilen ai kishte derdhur te gjithe pervojen e njohurite, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk me e lehte se sa poshterimi, perqeshja dhe perbuzja e kundershtareve, prandaj perfundoi ne vetevrasje, ne nje banese te Vjenes, ne rrugen Kulla e kuqe, nr. 6.
    Nderkohe tuneli i Semmeringut kishte perfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti te gezonte perurimin e vepres se tij madhore.
    Karl Gega u vendos ne panteonin e njerezve te medhenj. Shtate vjet me vone, d.m.th. ne 1867 eshtrat e tij u vendosen perfundimisht ne nje varr permendore. Edhe ne stacionin e Semmeringut, pas dy vjetesh, iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismetari te hekurudhave malore. Vite me vone u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Geges. Nderkohe filluan shtremberime tendencioze lidhur me kombesine, gjoja italiane apo gjermane te ketij personaliteti. Por ne vete qarqet e kultures austriake nuk munguan autore objektive, qe e kane vene ne dukje origjinen e tij shqiptare, sic eshte p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, ne librin me titull "Neuland Albanien", botuar ne Stuttgart 1931, thote ne faqen 113: Karl Gega, ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut, ka qene me prejardhje shqiptare, sic deshmon vete mbiemri i tij "Gega", qe do thote nga Shqiperia Veriore.
    Karl Gega ka lene shkrime per tekniken hekurudhore si "Pamje e pergjithshme e perparimeve ne hekurudha, 1840-1850" (botim 3, Vjene 1853), "Mbi ndertimin e urave ne Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftesive bartese te urave Howe" (botim 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku nje zhalon te permiresuar si edhe nje oktante me nonius per trasimin e kurbave. I tij eshte koncepti i gjatesise virtuale te nje hekurudhe.

    me poshte po iu dergoj harten e Shqiperise dhe fshatin nga e ka prejardhjen Karl Gega dhe Frang Bardhi...

    pershendetje nga Kallmeti JAX. Florida gusht 2002
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Mosha
    51
    Postime
    103
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te falimderit Kallmeti qe ke shkruar per nje figure kaq te madhe si ajo e Karl Geges, do te thoja se po te kete te tjere qe njohin dhe Shqipetare te tjere qe kane ngritur lart emrin e Shqipetarit ti bien ne forum qe ti lexojme dhe te krenohemi te gjithe.
    instruktori

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,890
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga!

    Pajtim Dalani

    Shqipėria gjithmonė ka nxjerrė njerėz tė mėdhenj, tė cilėt janė tė njohur nė botėn e qytetėruar.

    Por, njė pjesė janė tė panjohur qė janė shqiptarė, ose me origjinė shqiptare

    Njė nga kėta qė mahniti Europėn dhe botėn e qytetėruar, ėshtė dhe Karl Gega ose (Karl Ritter von Gehga). Pėr mendimin tim, tė cilin e kam studiuar me kujdes, po ta shikojmė, mbiemrit Gega i ėshtė futur njė "H" nė mes, e kjo duket sikur e deformon mbiemrin, por kjo bėn qė mbiemri tė jetė sa mė shqiptare, pėr arsye se pa gėrmėn "H", do tė lexohej Xhega nė gjuhėn italiane.

    Karl Gega, ky inxhinier i talentuar, i kaloi kufijtė e fantazisė sė njerėzimit. Ai, konstruktoi dhe arriti tė ndėrtojė rrugė, ura, diga, pjesė tė hekurudhave qė pėr ato kohė ishin tė pamundura pėr ndėrtim, mbasi zbatoheshin nė terrene shumė tė thyera malore. Jo vetėm kaq, por pėr kohėn, mjetet e punės, ishin shumė tė prapambetura. Mendja e tij, solli gjėra tė reja, e kjo e habiti botėn e asaj kohe deri nė Amerikėn e zhvilluar. Por, madhėshtia e tij arriti kulmin, me ndėrtimin e hekurudhės alpine malore nė Semeringun e famshėm tė Austrisė, e cila ka 150 vjet qė pėrdoret me disa rregullime tė vogla.

    Karl Gega erdhi nė jetė me 10 janar 1802 mė Venedik. Babai i tij, Antonio dhe nėna Marija, ishin tė lumtur atė dite e nuk e dinin qė ky fėmijė, do tė bėhej i famshėm e do t'i sillte qytetėrimit europian atė qė u quajt nga bashkėkohėsit e "pamundur". Talenti i tij, u shfaq qė nė moshėn 10 vjeēare, ku nėna e tij Marija e njerėzit qė e rrethonin, thonin qė ky do tė bėhet i madh, mbasi qė nė shkollėn fillore, ishte nga nxėnėsit mė tė mirė nė Venedik. Shumė pjesė tė Italisė Veriore, tani i pėrkisnin perandorisė sė Habsburgve tė Autrisė. Kėta, interesoheshin pėr shtetin e tyre e kėtė e shfaqnin, duke nxitur zhvillimin e ekonomisė, kulturės, e shkencave tė tjera. Pėr kėtė kishin hapur shumė shkolla e universitete. Kėto shkolla pati mundėsi edhe Karl Gega me gjak shqiptari t'i vazhdonte, e kėtij i pėlqente mė shumė matematika, por edhe lėndėt e tjera nuk i linte pas dore. Mė vonė, ai shkoi nė kolegjin San Ana, ku kėtu filloi mėsimet pėr konstruksione e ndėrtime inxhinierike nė infrastrukturė. Kėtu, mendja e tij, tani qė po rritej e po mbaronte shkollėn inxhinierike (nė Austri shkolla ka strukturė tjerė), po mendonte shumė, e ai ėndėrronte si tė lidhte Europėn me Lindjen, mbasi shumė rrugė ishin tė pakalueshme e nė terrene malore. Mė 25 prill 1818, mbaroi shkollėn si inxhinier i liēencuar, me notat mė tė mira. Por, pėr tė arritur endrrat e tij, mendoi qė tė profesionalizohej mė shumė e pėr kėtė, ai mendoi tė vazhdonte shkollė nė shkallėt mė tė larta. Pėr kėtė, ai shkoi nė Padova nė universitetin e saj, ku studioi matematik dhe mbas mbarimit tė saj, mori titullin doktor. Mbas mbarimit tė shkollės, caktohet nė Venedik nė zyrėn inxhinierike tė ndėrtimit. Ky ishte momenti final, atė qė kishte ėndėrruar, u bė realitet, tani duhej vetėm punė pėr t'i realizuar.

    Nė Venecia, kishte shumė projekte tė reja e shumė tė tjera duhej konstruktuar. Kėtu, me mencurinė e tij, i bėri tė realizoheshin e tė sillte gjėra tė reja nė zbatimin e tyre. Karli ndėrtoi rrugė tė reja, ura e diga qė pėrmbysnin lagunėn e Venedikut, e qė deri sot ato janė nė punė.

    Punoi nė sistemin e lumit "Po", e bėri atė tė parrezikshėm pėr kohėn etj. Punoi nė Ferrara, San Gjirolamo, ku ishte inxhinieri i parė e ku realizoi shumė projekte e u bė i njohur nė perandorinė e Austrisė.

    Me 1938, u thėrrit nė Vjenė, tani me merita e ju besuan disa projekte nė ndėrtimin e pjesėve tė hekurudhave nė Austri, tė cilat i realizoi nė kohė e me sukses. Perandoria, duke parė talentin e dhuntitė e tija si inxhinier i pėrsosur, i besoi Karlit shumė projekte tė tjera, e duke e bėrė drejtor nė komunikacion. Karl Gega, punoi nė shumė krahina tė Austrisė, ku fitoi shumė pėrvojė pune, e u bė mė i njohur me talentin e tij.

    Tani, ai kėrkonte mė shumė vetes sė tij e kėrkonte tė zbatonte ėndrrėn e vjetėr pėr tė lidhur Lindjen, pra hekurudhat qė vinin nga Lindja e qė takoheshin nė Vjenė. Por, kjo hekurudhė, ndėrpritej nė Alpet qė janė nė lartėsinė 1000 metra nė Semeringun e famshėm pėr turizėm e natyrėn e saj tė mrekullueshme. Kėtu e 100 vjet pėrpara, kanė ngritur hotele ku turista nga Europa e Austria e kanė frekuentuar nė dimėr e verė. Njė nga hotelet lluksoze tė atyre kohėve, por edhe sot ėshtė ai i famshmi hoteli alpin "PANHANS". Sot, infrastruktura e pengesat e dhimbshme tė asaj kohe, janė tė pallogaritshme nė cdo kohė, nė dimėr rruga ėshtė e kalueshme e nuk diskutohet qė u bllokua nga dėbora. Bllokimi i saj ka kuptim mė tė gjerė, do tė thotė bllokimi i ekonomisė e humbje parash. Pra, treni qė vinte nga qyteti i Gracit, ndalonte e nuk zbriste mė poshtė, mbasi kėtu hekurudha ndėrpritej. Malet e kishin bėrė tė pakalueshme. Kurse nga Vjena vinte treni tjetėr e ndalonte tek kėmbėt e Semeringut nė qytetin e Gloknicės, e nuk ngjitej mė. Kėtu, pasagjerėt zbrisnin e duhej tė ngjiteshin nė kėmbė ose me karroca pėr tė arritur nė majėn e Semeringut, e ku treni tjetėr priste qė kishte ardhur nga Graci. Ēfarė katastrofe, ngjitja nė kėmbė ishte shumė e mundimshme e me pasoja e humbje kohe e ngatėrresa tė tjera. Si shembull, marrim sikur tek kėmbėt e Dajtit nė Kinostudio, tė vinte treni tjetėr tė priste nė pllajėn e Dajtit, qė ėshtė nė lartėsinė 1000 metro, por nė Semering duhet tė paktėn 30 km nė vijė ajrore qė tė arrish aty sipėr. Pra, mendoni se ē'bėhej aty kur njerėzit me kalamaj e me valixhe e gjėra tė tjera nė krahė, ndonjė i sėmurė i ngjiteshin majave tė thepisura tė Semeringut, e mendoni nė dimėr ku cdo gjė mbulohet nga bora e akulli e temperaturat arrijnė nė minus 25-30 gradė. Deri atėhere, asnjeri nuk e kishte marrė pėrsipėr tė thyente kėto male tė pakalueshme, edhe pse perandoria kishte kėrkuar qė dikush tė merrej me kėtė problem, por asnjė inxhinier i talentuar qė mund tė kishte nė atė kohė e quante tė parealizueshėm e tė pabesueshme qė tė realizohej.

    Kur Karl Gega hodhi idenė e tij, se do ta merrte pėrsipėr kėtė gjė pėr t'i dhėnė rrugėzgjidhje qė ishte e pabesueshme pėr njerėzimin, edhe pse tani ai ishte i njohur nė Austri, shumė qeshėn me kėtė mendim tė tij. Por, ai nuk u pėrkul, atė qė tha do ta bėnte e shumė nuk e dinin se nė dejet e tij kishte gjak shqiptari, qė tė pamundurėn e bėjnė realitet. Njė ditė vjeshte, afėrsisht me 1841, Karl Gega i shoqėruar nga njė personalitet i perandorisė austriake zoti Kubek, ju ngjitėn malit nė kėmbė deri sipėr nė Semering, pėr ta parė e studiuar terrenin si fillim e qė Karli tė krijonte njė ide si do ta fillonin. Karli u mahnit me mrekullinė e natyrės nė kėto ditė vjeshte, kur pemėt dhe gjethet e tyre kanė ngjyra tė ndryshme e ja shtojnė bukurinė kėtyre maleve, e sidomos nė ditė qetėsie. E gjeniu shqiptar, i rritur afėr detit nė Venecia, i vinte keq ta prishte qetėsinė e kėtyre maleve e ta shqetėsonte natyrėn. Por, ai mendonte nė qetėsi e po studionte terrenin e shoqėruesi i tij, e shikonte, e mendonte se do tė realizohej kjo e pabesueshme ndėrmarrje! Nė njė moment, Gega ndryshoi pamje tani, mė serioz e me zė qė ta dėgjonte zoti Kubek tha:

    - Kėto male duhen care, trenat qė vijnė nga lindja e mbrrijnė nė Vjen e ndalojnė kėtu tek kėmbėt e Semeringut, duhet tė arrijnė pa ndėrprerje e tė kalojė nėpėr male e tė kapin detin nė Venecia! Por, kjo nuk ishte e lehtė, duhej shumė punė pėr tė bėrė kėtė projekt gjigand e zbatuar nė realitet. Ai, krenar e me besim tek vetja e tij, e pranoi se do ta bėnte realitet.

    Kajzeri Franc Ferdinand-Habsburgu e miratoi idenė e tij e i krijuan kushtet pėr fillimin e punės. Fillimisht, nė vitet 1842, e dėrguan nė Amerikė pėr tė marrė eksperiencė nė ndėrtimin e hekurudhave, por qė nuk kishin kaq thyeshmėri nė terrenet e Amerikės, por ai pėrfitoi nga qėndrimi aty. Amerikanėt, duke parė se kishin tė bėnin me njė inxhinier tė vėrtetė i afruan ofertėn pėr tė qėndruar aty. Por, Gega nuk e pranoi ofertėn, duke thėnė:

    - Unė e di kėtu nė Amerikė pagesa ėshtė mė e mirė e ju falenderoj nga zemra pėr ofertėn, por atdheu, Austria ka nevojė pėr mua dhe mė pret. Amerikanėt e kuptuan shqetėsimin e tij dhe i dhanė tė drejtė, duke i thėnė:

    - Zoti Gega keni tė drejtė, atdheu nė radhė tė parė.

    Mbas kthimit nga Amerika, i hyri punės pėr bėrjen e projektit qė do t'i donte shumė kohė, por mbas mbarimit projekt nuk po realizohej pėr t'u zbatuar pėr arsye, sepse nė Austri kishte pllakosur kriza ekonomike e pėr momentin ishte e pamundur, e shumė njerėz ishin tė papunė. Tė ndodhur nė kėto kushte, Kajzeri dha lejen e fillimit tė punimeve nė hapjen e rrugės hekurudhore tė Semeringut. Punimet filluan nė gusht 1848 pėr zbatimin e projektit gjigand tė Karl Gegės, e cila do tė zbatohej po vetė nga Gega. Kėtu, u hapėn 20.000 vende pune, erdhėn edhe punėtorė nga shtete tė ndryshme tė perandorisė. Shumė erdhėn me familjet e tyre e me fėmijė, edhe gratė morėn pjesė nė punė tė ndryshme. Kushtet e punės, kuptohet ishin shumė tė vėshtira nė njė terren malor shumė tė thyer. Vera ėshtė shumė e shkurtėr e ajri shumė i freskėt. Dimri shumė i gjatė e i ftohtė, deri minus 30 grad, e me shumė sidomos nė ato kohė. Punohej natė e ditė, edhe nė dimėr pa pushim, mjetet e punės nga mė tė thjeshtat me skela tė larta, karroca e lopata. Por, cilėsia e punimeve me kualitet tė lartė e nė gjendje pėr t'i rezistuar kohės akoma edhe sot. Vetė Karl Gega, ishte nė frontin e punės atė qė projektoi vetė po e zbatonte, e pėrditė projektin e pasuronte me gjėra tė reja, nuk kishte asnjė minutė kohė tė lirė. Ēdo gjė duhej kontrolluar si zbatohej. Por, edhe masat e sigurisė pėr njerėzit me hallet dhe problemet qė kishin ata, nuk ishte kaq e lehtė. Projekti ishte i madhėsive tė mėdha pėr kohėn e saj, kur asnjėri nuk kishte guxuar pėr ta menduar e t'i hynte kėsaj pune. Puna gjigande e tij, kishte marrė dhenė e shumė njerėz e personalitete vinin pėr tė parė tė "pabesueshėm". Vet Otto von Bismark erdhi pėr vizitė dhe u mahnit me kėtė punė gjigande.

    Hekurudha ėshtė e gjatė 41 km, lartėsia nga pika zero arrin 1000 m. Janė ndėrtuar 15 tunele, mė i gjati 1483 m dhe mė i gjati pėr atė kohė. Janė ndėrtuar 17 ura, njė nga kėto me dy palė harqe qė ėshtė dhe mė i madhi e mė i larti (i ngjashėm me urėn e ndėrtuar nė Shqipėri nė Gomsiqe afėr Pukės). Shkalla e ngjitjes 1:40 pjerrėsia. Vetkuptohet qė shumė njerėz u sėmurėn pėr kushtet e atyre viteve, nė njė tunel vdiqėn 14 punėtorė e si do tė shikojmė mė vonė, edhe Karli u sėmur vet. Puna vazhdoi pėr 6 vjet dhe, mbas mbarimit tė kėsaj, filluan provat e para me lokomotivat qė u ndėrtuan gjatė kėsaj kohe pėr terren malor. Prova e parė doli me sukses, ku Karl Gega ishte i pari qė qėndronte nė ballė tė lokomotivės. Mė vonė, u provuan dy lokomotiva tė prodhuar nė Austri me emrin "Vjena e Re", e pastaj provat me vagona. Kjo ėshtė pika kulminante, mė nė fund u vėrtetua se malet u mposhtėn ajo qė ishte e pabesueshme u bė njė realitet. Karl Gega fitoi mbi tė pamundurėn nuk ka fjalė qė tė vėrtetoj kėtė, mbasi edhe sot nė ditėt tona, njerėzimi habitet me kėtė vepėr madhėshtore e kur e pėrshkon vetė kėtė pjesė tė hekurudhės malore, e kupton se ēfarė ėshtė bėrė. Eshtė me gjithė mend madhėshtore dhe bie nė mendime, se si arriti ky njeri me mjetet mė primitive tė kohės, tė bashkojė popuj me popuj, njerėz me njerėz, vende me vende. Dhe ėshtė e vetmja rrugė hekurudhore qė lidh Lindjen me Veriun e Italisė deri nė Spanjė. Fatkeqėsisht, asnjė i huaj nuk e di qė doktor inxhinier Karl Gega, njeriu me gjak shqiptari i bashkoi.

    Nė prill 1854, u bė prova nga djali i Kajzerit tė Austrisė. Kurse nė korrik 1854, u dha leja e qarkullimit tė trenave pėr pasagjerėt. Por, doktor Gega nga gjithė ajo punė me pėrmasa gjigande botėrore, duke qėndruar ditė e natė afėr punės, pra nė front nė borė e tė ftohtė nė temperatura tė ulta, duke lėvizur nė qafa malesh e tė pėrpjeta e nė kushte tė vėshtira jetese nė barakėn e tij, qė e kishte edhe zyrė projektimi e fjetje, u sėmur. Ashtu, ai vazhdoi punėn deri nė pėrfundimin e saj. Mbas kėsaj, u mor me projekte tė tjera, por tani plotėsisht i sėmurė ku ngrihej, punonte, e prapė sėmurej me shpresė pėr t'i zbatuar ato. Doktorėt e shtetit austriak dhanė gjithēka pėr tė, me shpresa pėr t'u shėruar. Por, sėmundja avancoi e mė nė fund, njė krizė e gjatė e mbėrtheu dhe nuk po e lėshonte, kėshtu mė 14 mars 1860 doktor Karl Gega dha shpirt nė moshėn 58 vjeēare.

    Karl Gega, sot ėshtė pėr botėn e qytetėruar nga njerėzit mė tė mėdhenj tė kohėve. Turista tė shumtė, edhe nga Japonia e vende tė tjera, vijnė e shikojnė kėtė madhėshti e tė vjen keq qė pėr shqiptar nuk njihet, ndoshta nga pak njerėz. Shteti austriak i asaj kohe, duke nderuar veprėn e Karl Gegės, madhėshtinė e tij tė mendjes, e forcėn e karakterin, pėr tė mposhtur malet e pathyeshėm i dhanė titullin "Ritter von", tė cilit ju shtua nė mes tė emrit e mbiemrit si "Karl Ritter von Ghega". Dhe nė pėrmendoren e tij tė ngritur nė stacionin e trenit nė Semering, me 1869 me kėtė titull gjėndet. "Ritter von" janė tituj tė familjeve tė mėdha feudale, qė kanė kontribuar nė ekzistencėn e popujve gjermanė e qė kėto tituj janė tė trashėgueshėm nga kėto familje pėr gjithė jetėn. Sot, kėto tituj, nuk jepen mė sado i pasur tė jesh e vepra tė mėdha tė bėsh. Pėr krahasim me Shqipėrinė, si themi pėr familjet e mėdha "fisnike". Por, pėr Gegėn, u bė njė pėrjashtim pėr dhėnien e kėtij titulli. Ka ngelur enigmė, gjithashtu, qė thuhet qė ai ka vrarė veten. Nė njė shkrim, shkruhet qė kėshtu ėshtė. Kurse, nė historinė e kronikėn austriake, shkruhet qė ka vdekur mbas njė sėmundje tė rėndė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I dashur Kallmeti Karl Gega eshte figure e madhe dhe ai eshte i njohur si ndertuesi i tunelit te famshem malor qe me sa di une eshte tuneli i pare ne bote.Gega eshte nje figure e madhe ne fushen e ndertimtarise por mos e tejkalo kohen sepse hekurudha eshte projektuar e ndertuar qe pa lindur Karl Gega!Linja e pare hekurudhore dhe udhetimi i pare i trenit eshte bere ne linjen Liverpul-Mancester dhe eshte nga fundi i viteve 1700!Mos te bejme konfuzion kaq desha sepse edhe po nuk qe karl gega projektuesi i pare i hekurudhes ai prape mbetet figure e madhe ne ndertimtari!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    810
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    Edhe pse eshte nje postim shum i kahershem kur e lexova reagimin e Andra e jetes nuk munda te ri pa jap nje sqarim pikrisht qe njerezit mos te bin ne konfuzion(siq thot andra e jetes).
    Andra Karl Gega esht projektuasi i par ne gjith boten i Hekurudhes MALORE e jo i hekurudhes ne pergjithesi,pasi gjer ne koh te tij nuk ka provuar askush qe nje hekurudh ta e ngjesi maleve,ktu esh dallimi e qe ti me padashje se ki vrejt.

    Kete reagim (edhe pse shum von i bere) e bera mu per shkakun qe kur ti lexojn njerezit temat mos te bin ne konfuzitet .
    Duajeni njėri tjetrin.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,744
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    konfuzitet nuk eshte as shqip, dhe fatkeqsisht as italisht apo anglisht ne ate trajte te habitshme qe e ke shkruajtur.
    nesje....

    Gjovalin Gjadri eshte nje nga figurat gjithashtu me te famshme qe kemi ne. Ka bere shume perllogaritje persa i perket ndertimeve te urave ne mos gabohem.

    Ja nje link per te
    http://en.structurae.de/persons/data...cfm?ID=d002843

    GJOVALIN GJADRI ( 1899- 1974)

    Inxhinier konstruktor i shquar ne projektimin dhe ndertimin e urave e profesor. Lindi ne Shkoder. Shkollen e mesme dhe te larte i kreu ne Austri ( Vjene). Mori pjese ne zbatimin e punimeve te Ures se Matit nje nder urat e njohura ne literaturen teknike boterore. Me 1929 shkoi ne Moske ku punoi ne Institutin e Projektimit te urave deri me 1932. Metoda e tij origjinale mbi ndertimin e urave ishte ajo e llogaritjes se harkut te cilen e zbatoi ne projektimin e Ures Gomsiqes. Mbas Luftes se II-te Boterore mori pjese ne rindertimin dhe projektimin e disa urave kryesore te vendit tone. E nje rendesie te vecante mbetet monografia "Shkenca e konstruksionit " e shkruar DP Profesor Gjadri ne tri vellime.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,675
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Uuu sa u gezova nga ky lajmi.

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,758
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Po shyqyr qe me ne fund e kupetove se c'gjendet ne forum eshte lajm, dhe te tera sillen per kenaqesine tende.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime
    Varri i Karl Geges



    Nikolaus Wallner beim Grab von Carl Ritter von Ghega am Wiener Zentralfriedhof. Eine DNA-Probe von den sterblichen Überresten würde die Indizien bestätigen, dass Ghega sein Vorfahr ist, so Wallner.
    Foto: Johann Werfring

    Ndersa ky ne foto, quhet Nikolaus Wallner dhe eshte provuar ne baze te analizes se ADN se eshte pasardhes i tij.

    http://www.werfring.org/museumsstuecke/carl-ritter-von-ghega-starb-nicht-kinderlos.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-01-2012 mė 14:23

  10. #10
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime
    Ne Venezia eshte nje vile qe mban emrin Villa Allegri von Ghega.

    http://it.wikipedia.org/wiki/Villa_Allegri_von_Ghega

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-01-2012 mė 14:24

  11. #11
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime
    Studimet dhe projektet e tij ruhen ne Biblioteca Marciana, ne Venecia.

    http://it.wikipedia.org/wiki/Biblioteca_Nazionale_Marciana

    Nje botim italian per jeten dhe vepren e Karl Geges:

    http://www.trenidicarta.it/schede/11/11213_Carlo_Ghega_il_cavaliere_delle_Alpi.html

    Monumenti ne kujtim te Karl Geges, ne stacionin e trenit ne Semmering.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-01-2012 mė 14:38

  12. #12
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime


    Ky hotel http://www.panhans.at/hotel-semmering/Article/ID/210/Session/1-7AgWktES-1-IP/Karl_Ritter_von_Ghega_30m%C2%B2.htm ka nje salle konferencash qe mban emrin Karl Gega.



    Hekurudha e Semmering eshte shpallur pjese e trashegimise boterore dhe ruhet nga UNESCO.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-01-2012 mė 15:00

Tema tė Ngjashme

  1. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  2. Pjetėr Ndoc Daragjati
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 01:35
  3. Fytyra te Ndritshme te Kultures Shqiptare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 17:39
  4. Greva e hekurudhės
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 08:51
  5. Shqiperia dergon trupa ne Irak
    Nga Redi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 01:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •