Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 133
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Finalizohet shitja e Albtelekom kompanisė turke

    Telekomunikacioni

    Atnand Kola - 06/05/2004

    “Albtelekom”, 22.5 milionė dollarė humbje nga marrėveshjet me AMC dhe “Vodafon”

    Humbja e shkaktuar nė kurriz tė “Albtelekomit” ka ardhur si pasojė e tarifave tė pafavorshme dhe tė padrejta qė janė bėrė pėr thirrjet Albtelekom-AMC/Vodafon dhe anasjelltas


    Gjatė periudhės 2000-2004 shoqėria shtetėrore “Albtelekom” ka humbur rreth 22.5 milionė dollarė nė marrėveshjet e interkoneksionit tė bėra midis saj dhe kompanive AMC dhe “Vodafon”. Komisioni parlamentar hetimor pėr kompaninė shtetėrore tė telefonisė fikse “Albtelekom” diskutoi dje pėr marrėveshjet e interkoneksionit, tė realizuara gjatė viteve me kompanitė e telefonisė sė lėvizshme AMC dhe “Vodafon”. Kryetari i kėtij komisioni hetimi, Ilir Bano, bėri tė ditur se “nė bazė tė shqyrtimit tė marrėveshjeve tė interkoneksionit qė ka bėrė “Albtelekom” me kompanitė celulare rezultojnė abuzime tė mėdha qė kapin vlerat nė rreth 2.4 miliardė lekėsh.
    Kėto humbje tė kompanisė “Albtelekom” kanė ardhur si pasojė e tarifave tė pafavorshme dhe tė padrejta qė janė bėrė pėr thirrjet Albtelekom-AMC/Vodafon dhe anasjelltas. Marrėveshjet e interkoneksionit midis “Albtelekomit” dhe kompanive celulare tė cilat operojnė nė tregun shqiptar, janė cilėsuar si nga ekspertėt ndėrkombėtar ashtu edhe nga ato vendas, si marrėveshje tė pandershme dhe diskriminuese ndaj kompanisė shtetėrore “Albtelekom”.
    Marrėveshja e interkoneksionit midis “Albtelekomit” dhe AMC-sė ėshtė lidhur mė datė 25 korrik 2000 nė mėnyrė antiligjore dhe mashtruese. Kjo marrėveshje u lidh pas fitimit tė tenderit pėr privatizimin e AMC-sė nga kompania greke “Cosmote”. Dėmi total nga marrėveshjet e interkoneksionit midis kompanisė shtetėrore tė telefonise fikse dhe atyre celulare ėshtė mė i madh se shifrat e mėsipėrme. Kryetari Bano bėri tė ditur se, “diskriminimi i Albtelekomit vihet re edhe nė tarifat e pėrcaktuara pėr drejtimet e tjera tė thirrjeve”. Deputetėt e mazhorancės tė cilėt marrin pjesė nė kėtė hetim parlamentar si antarė tė kėtij komisioni kanė kundėrshtuar akuzat qė i janė bėrė ish-drejtorit tė “Albtelekomit” Pajtim Ajazi, i cili ka qenė nė kėtė post pėr 8 muaj gjatė viteve 2002-2003. Ajazi ishte thirrur dje nė kėtė seancė hetimi nė cilėsinė e dėshmitarit. Por ky i fundit nuk mundi tė dėshmonte pasi deputetėt socialistė akuzuan Banon se me pyetjet e tij ndaj kėtij dėshmitari po pengonte procesin e hetimit tė plotė ndaj kompanisė “Albtelekom”. Ky hetim ka mė shumė se dy muaj qė ka nisur punėn dhe sipas afatit 3-mujor tė vėnė nga Parlamenti shqiptar, kėto hetime duhet tė pėrfundojnė mė 19 maj tė 2004.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kontrolli i Lartė i Shtetit publikon raportin skandaloz pėr abuzimet nė AlbTelekom

    AMC dhe Hermes, rreth 50 milionė dollarė prej Albtelekomit

    Nėn akuzė Dhimitėr Rafti ish drejtori i AlbTelekomit, ndėrkohė qė kompanitė celulare dhe Hermes do tė pėrfshihen mė tej nė hetime parlamentare dhe ligjore. Vlera qė Albtelekom ka humbur nga kontrata me Hermes, ėshtė 350 milionė, ndėrsa nga AMC, 2.3 miliardė lekė

    Pėr rritjen e shpenzimeve tė shoqėrisė, pėr periudhėn e kontrolluar nė vlerėn 239.709.431 lekė, pėr kėrkesat e vazhdueshme tė operatorit mobil Vodafone nė vlerėn 80.136.718 leke dhe per uljen e te ardhurave ne vleren 30.093.363 leke, per diference tarife te aplikuar ne vleren 3.5 leke ne trafikun tranzit te realizuar ne drejtim Hermes-Albtelekom operatore te tjere nė vleren 350 milione leke, - mbajnė pėrgjegjesi ish-zevendės drejtorėt e Pergjithshem, qe kane lidhur kontrata favorizuese, drejtori i Albtelekom, Dhimitėr Rafti, ish-drejtorat e Departamentit te Shitjes dhe Marketingut dhe drejtori aktual, qė nuk kane raportuar brenda afateve te miratuara sipas periudhave perkatese dhe ish-drejtoret e Departamentit te Finances, qe kane kaluar ne shpenzime keto vlera, te cilat vazhdojne te jene te paarketuara, sipas periudhave.

    Cili ėshtė operatori Hermes sh.p.k

    Marrėdhėniet e Albtelekom me operatorin Hermes sh.p.k jane zhvilluar, bazuar nė aktmarreveshjen e Interkoneksionit nr. 4356 prot., datė 04.09.2000 te lidhur midis Albtelekom Sh.a. nga ish-zevendes drejtori i Pergjithshem dhe per Operatorin Hermes Sh.p.k., nga drejtori. Sipas licences te leshuar nga ERT, aktiviteti i ketij operatori eshte ngritja dhe shfrytezimi i nje sistemi te telefonise rurale ne territorin e komunave Maminas, Gjipalaj, Xhafzotaj, Rrashbull dhe Katundi i Ri te rrethit te Durresit dhe komunat Synej, Luz i Vogel, Gose dhe Kryevidh te rrethit te Kavajes.

    Marrėveshja me Hermes pėson ndryshime tė pajustifikueshme

    Akoma pa u vėnė nė zbatim, marrėveshja pėsoi ndryshime nėpėrmjet njė shtojce (shtojca nr.1) me nr. 4308/1 prot., date 20.07.2001, "Per sherbimin e telekomunikacionit ne Rrjetin Rural" ndermjet H-Com sh.p.k. (Hermes) dhe Albtelekom Sh.a., nė kėto pika:

    Pika 4.3 e Marrėveshjes ishte: "Ne lidhje me bisedimet telefonike kombėtare secila palė do tė vėrė ne dispozicion te pales tjeter faturat me shumat ne ngarkim gjate periudhes faturuese dymujore", ndėrsa ne shtojsen 1 pika 5.1 bėhet "faturimi per trafikun e kryer, per ēdo tremujor kalendarike, do te behet sipas tarifave respektive kombetare dhe nderkombetare". Pra periudha e rakordimit dhe faturimit nga dymujore behet tremujore, veprim ky i pajustifikuar.

    Pika 5.4 ishte, "Per trafikun nderkombetar, ne rast se Albtelekomi nuk e permbush kerkesen e Hermesit, per kapacitete shtese dhe kapaciteti i interkoneksionit, qe shfrytezohet eshte me shume se 85%, Hermesi ka te drejte te perdore lidhjet e veta nderkombetare, duke i dhene Albtelekomit nje tarife deri ne 0.5 leke/minute", ndersa ne shtojsen 1, ne piken 1.3 behet "Per trafikun e gjeneruar nga nje zone rurale ne nje tjeter zone rurale, apo nga operatori rural tek operatoret mobile dhe anasjelltas, marredheniet rregullohen midis vete paleve, ndersa Albtelekom realizon tranzitimin e trafikut, i cili i faturon H-Com tarifen 0,5 leke/min per kete tranzitim". Pra ne marreveshjen baze kjo tarife ka qene percaktuar vetem per trafikun nderkombetar, ndersa ne shtojse eshte shtuar edhe per trafikun kombetar, veprim i cili ka favorizuar haptazi interesat e operatorit ne dem te interesave te Albtelekomit.

    Pika 3.9 ishte "Tarifat e Interkoneksionit te permendura ne paragrafet e mesiperm do te mbeten te pandryshuara per nje periudhe prej 4 vjetesh, nga dita e nenshkrimit te kesaj marreveshje interkoneksioni, me te drejte rishikimi ne marreveshje midis paleve." Kjo pike e marreveshjes ne shtojsen nr. 1 eshte ndryshuar ne piken 4.3, "Tarifat e vendosura qofte per trafikun kombetar ashtu si dhe per trafikun nderkombetar, do te jene subjekt ndryshimi sa here qe Albtelecom do te kryeje ndryshim ne tarifat perkatese te tij".

    Albtelekom i kursen Hermes-it rreth 300 milionė

    Nga kontrolli i dokumentacionit per marrėdhėniet e interkoneksionit, per periudhen korrik 2001 deri ne 30.09.2003 rezultoi se: Albtelekom Sh.a. pėr periudhen e mesiperme nuk i ka faturuar Operatorit (Hermes sh.p.k) vleren 319.846.149 lekė, qe ka te beje me trafikun e tranzituar nga operatori rural nė drejtim tė operatorėve mobil. Kjo vlerė, nga operatorėt mobil AMC dhe Vodafon i eshte faturuar Albtelekom-it, per te cilin jane renduar shpenzimet per detyrimet ndaj AMC per te gjithe periudhen, ndersa per detyrimet ndaj Vodafon vetem per periudhen gusht-dhjetor 2001.

    Trafiku tranzit, 30 milionė humbje Albtelekomit

    Pėr trafikun tranzit te realizuar nė drejtim Hermes-Albtelekom-operatorė tė tjerė, sasia 8.598.104 minuta ėshtė faturuar me 0,5 lekė/minuta, ndėrkohė qė sipas vendimit nr. 9, datė 25.02.2002 tė Keshillit Mbikėqyres (ėshtė miratuar "Shtojca" e marreveshjes ekzistuese per ata operatore rurale qe aktualisht kane marreveshje interkoneksioni me Albtelekom Sh.a)., kjo tarifė ėshtė 4 lekė/minuta. Kjo ulje drastike e vlerės sė njė minute, ka bėrė qė tė ardhurat e Albtelekom Sh.a. janė ulur nė vleren 30.093.363 leke.

    Detyrimet e Hermesit sipas periudhave:

    Gusht-dhjetor 2001, Humbja e Albtelekom, 27 milionė

    Detyrimet e Hermesit ne periudhen gusht-dhjetor 2001, per trafikun tranzit te realizuar ne drejtim Hermes-Albtelekom-operatore te tjere jane ne sasine 668.142 minuta, me vlere 334.071 leke (tarifa e aplikuar 0,5 leke per minute). Pra, Hermesit per diferencen 3,5 leke per minute (Tarifa sipas vendimit nr. 9, datė 25.02.2002 tė Keshillit Mbikėqyres ėshtė 4 lekė minuta) i janė llogaritur detyrimet nė vleren 2.338.497 lekė.

    Nė tė ardhura nuk eshte perfshire vlera e operatorit mobil AMC ne sasine 591.000 minuta, me vlere 23.936.593 leke, vlere e cila i eshte faturuar Albtelekomit nga AMC-ja si dhe vlera e Operatorit Mobil Vodafon ne sasine 76.822 minuta me vlere 3.109.755 leke. Gjithsej vlera e pafaturuar per te dy operatoret mobil eshte ne vleren 27.046.348 leke, shume e cila ka kaluar nė shpenzime te Albtelekomit.

    Janar-dhjetor 2002, humbja e Albetelekom, 10 milionė

    Detyrimet e Hermesit, ne periudhen janar-dhjetor 2002, pėr trafikun tranzit te realizuar ne drejtim Hermes-Albtelekom-operatore te tjere jane ne sasine 3.077.721 minuta, me vlere 1.038.860 leke (tarifa e aplikuar 0,5 leke per minute). Ulja e te ardhurave te Albtelekomit nga ndryshimi i marreveshjes se pare eshte ne vleren 10.772.023 leke (3.077.721 minuta 3.5 leke/min). Ne te ardhura nuk jane perfshire vlerat e operatorit Mobil AMC ne sasine 2.015.924 minuta, me vlere 81.046.603 leke, vlere e cila i eshte faturuar Albtelekomit nga AMC dhe kaluar nė shpenzim tė tij.

    Janar-shator 2003, humbja e Albtelekom, 17 milionė

    Detyrimet e Hermesit, ne periudhen janar-shtator 2003, per trafikun tranzit te realizuar ne drejtim Hermes-Albtelekom-operatore te tjere jane ne sasine 4.852.241 minuta, me vlere 2.426.120 leke (tarifa e aplikuar 0,5 leke per minute). Ulja e te ardhurave te Albtelekomit, nga ndryshimi i marreveshjes se pare eshte ne vleren 16.982.843 leke (4.852.241 minuta *3.5 leke/min). Ne shumen e te ardhurave nuk jane perfshire vlerat e operatorit Mobil AMC ne sasine 3.314.786 minuta, me vlere 134.182.537 leke, vlere e cila i eshte faturuar Albtelekomit nga AMCja dhe eshte kaluar ne shpenzim tė tij.

    Pėr diferencė tarife te aplikuar ne vleren 3.5 leke ne trafikun tranzit te realizuar ne drejtim Hermes-Albtelekom operatore te tjere nė vleren 350 milione leke, dhe abuzime tė operatorėve tė tjerė nė dėm tė Albtelekom, mbajnė pėrgjegjesi ish-zevendės drejtoret e Pergjithshem, qe kane lidhur kontrata favorizuese, ish-drejtorėt e Departamentit te Shitjes dhe Marketingut dhe drejtori aktual, qe nuk kane raportuar brenda afateve te miratuara sipas periudhave perkatese dhe ish-drejtoret e Departamentit te Finances, qe kane kaluar ne shpenzime keto vlera, te cilat vazhdojne te jene te paarkėtuara, sipas periudhave.

    Hermes favorizohet pėr tė mos paguar qiranė

    Nga kontrolli i dokumentacionit te mbajtur, per zbatimin e marreveshjeve dhe kontratave te lidhura me operatorin Hermes, per dhenien ne perdorim te linjave dhe qarqeve, ėshtė konstatuar se Hermes nuk ka paguar qiranė dhe pėr kėtė ėshtė favorizuar nga Departamenti i Shitjes dhe Marketingut.

    Me operatorin Hermes Comunications sh.p.k. ėshtė lidhur shtojse e marreveshjes 2 me nr. 2544 prot., date 15.04.2002, per venien ne dispozicion te 2 qarqe 2 mbit/s me qira me drejtim DDF ne RSU Kombinat-DDF Ēentralit transit nderkombetar me sistemin F.O. me vlere tė qirase mujore 60.000 leke ne muaj pėr njė qark. Kjo marreveshje perfundon me daten 31.12.2002. Departamenti i Shitjes dhe Marketingut me shkresen nr. 2506, date 15.04.2003 ka njoftuar departamentin e finances qė te beje faturimin, per nje tjetėr qark ne dispozicion, per periudhen 15.04.2002 deri ne shkurt te vitit 2003, kerkese e realizuar me faturen nr. 43, date 20.11.2002, vlera 390.000 leke (6.5 muaj *60.000 leke). Po keshtu, Departamenti i Shitjes dhe Marketingut me shkresen nr. 3318, date 19.05.2003, i ka kerkuar Departamentit te Finances qe te beje faturimin edhe per qarkun e dyte per periudhen 15.04.2002 deri ne shkurt te vitit 2003, kerkese e realizuar me faturen nr. 38, date 27.05.2003, me vleren 756.000 leke.

    Nga te dhenat e mesiperme del se Departamenti i Shitjes dhe Marketingut ka favorizuar ne menyre te hapur operatorin Hermes, pasi njoftimi per faturim i ėshtė derguar Departamentit te Finances, pas nje viti qe eshte lidhur marrreveshja. Per shkeljen e mesiperme ngarkohen me pergjegjesi ish-kryetari i Departamentit te Shitblerjes dhe Marketingut, kryetari aktual dhe specialisti.

    Me operatorin Hermes jane lidhur edhe kontratat nr. 615, 616, date 27.01.2003, per dhenie me qira linje te F.O., per lidhjen e centraleve telefonike automatike te komunave Golem e Gosė, me terminalet e F.O. te vendosura nga ana e tij, me nyjen qendrore komutuese te rrjetit te tij me vlere 87.276 leke ne muaj dhe komunat Maminas dhe Kashar me vlere 18.276 leke ne muaj. Pra siē del sa me siper, e gjithe periudha prej dates 18.06.2001 deri me 15.04.2002 per komunen Kashar dhe deri me daten 27.01.2003 per komunat e tjera, ka dale e zbuluar per pagese qiraje. Vonesat ne venien ne shfrytezim te ketyre linjave jane te pajustifikueshme me dokumentacionin perkates, pasi per shkresen nr. 4000, date 18.06.2001, nuk disponohet pergjigje nga operatori Hermes. Nga DTN nuk disponohen te dhenat qe vertetojne daten e fillimit te aktivitetit te shfrytezimit te linjave nga ky operator.

    Albtelekom, miliarda lekė dėme nga AMC

    Per vitet 2000-2003, Albtelekom Sh.a. ka realizuar me pak te ardhura ne vleren 706 milione leke dhe ka paguar me shume AMC-ne ne vleren 1.6 miliarde leke. Gjithsej, nga ndryshimi i raporteve ne ndarjen e te ardhurave per trafiqet e ndersjellta, Albtelekom Sh.a. ka realizuar me pak te ardhura ne vleren rreth 2.3 miliarde leke.

    Nga shqyrtimi i marrėveshjeve te lidhura nga Albtelekom Sh.a., me Operatoret Mobil AMC, Vodafon dhe Operatoret Rural rezultoi se:

    Albtelekom Sh.a. ka lidhur me AMC marreveshjen e Interkoneksionit nr. 4122 prot., date 06.08.1999 ne periudhen kur shoqeria anonime AMC, ka qene teresisht me kapital shteteror. Kjo marreveshje eshte miratuar me vendimin nr. 10, date 10.09.1999 te Keshillit Mbikeqyres. Raportet e ndarjes se te ardhurave sipas kesaj marreveshje kane qene 35% per Albtelekom Sh.a. dhe 65% per AMC per trafikun kombetar, ndersa per trafikun nderkombetar ka qene i barabarte 50% me 50%. Ne vlere monetare sipas pikes 4.1.1 per trafikun kombetar, Albtelekom i faturon AMC 17 leke/minute, ndersa sipas pikes 4.1.2 AMC i faturon Albtelekomit 31 leke/minute per trafikun e hyre ne drejtim te AMC.

    Pa perfunduar plotesisht shitja e AMC-se, ne kohen qe AMC ishte akoma shteterore, Keshilli Mbikeqyres, me Vendimin nr. 10, date 23.07.2000, prot. nr. 3531, date 24.07.2000, mbi bazen e relacionit te paraqitur nga ish-zevendes drejtor i Pergjithshem i Albtelekomit, ka miratuar nje marreveshje tjeter interkoneksioni, e cila eshte konkretizuar me lidhjen e saj me daten 25 korrik 2000, nga ish-Drejtori i Pergjithshem i Albtelekom Sh.a. Nga krahasimi i te dhenave te marreveshjes se re me ate ekzistuese rezulton se jane caktuar raporte te tjera qe siē del, favorizojne AMC ne ndarjen e te ardhurave, te cilat kane cenuar rende interesat e Albtelekom Sh.a.

    Keshtu: sipas neneve 3.3 dhe 3.7 te marreveshjes se re te interkoneksionit te miratuar, Albtelekom Sh.a. mban 12% te te ardhurave nga 35%, qe mbante me marreveshjen ekzistuese per bisedat qe kryhen nga abonentet e saj ne drejtim te operatoreve mobile dhe ju jep atyre 88%, nga 65% qe ju jepte me pare, ose jo me pak se 40 leke per minute. Kurse per bisedat telefonike te kryera nga abonentet e operatoreve mobile ne drejtim te Albtelekom-it, nga 65% qe mbahej nga AMC, me marreveshjen e re mbahet 92% te te ardhurave, duke i dhene Albtelekomit vetem 8% te tyre, kur i jepnin 35% sipas marreveshjes ekzistuese te lidhur ne vitin 1999.

    Ne nenet 3.5 dhe 3.6 te kesaj marreveshje percaktohet qe Albtelekom merr nga operatoret mobile per trafikun e tyre dales nderkombetar, detyrimin nderkombetar qe Albtelekom iu paguan administratave plus 10%, ndersa per trafikun e hyre nderkombetar, Albtelekom iu paguan operatoreve mobil 84% te tarifes mesatare/minute, kur iu jepte 50% te te ardhurave nga ky trafik dhe mban per vete 16% te saj, kur mbante 50%. Nga krahasimi i te ardhurave te realizuara nga Albtelekom Sh.a., sipas marreveshjes se vitit 2000 me ato qe duhet te realizonte sipas marreveshjes te vitit 1999, rezulton se per vitet 2000-2003, Albtelekom Sh.a. ka realizuar me pak te ardhura ne vleren 706 milione leke dhe ka paguar me shume AMC-ne ne vleren 1.6 miliarde leke. Gjithsej, nga ndryshimi i raporteve ne ndarjen e te ardhurave per trafiqet e ndersjellta, Albtelekom Sh.a. ka realizuar me pak te ardhura ne vleren rreth 2.3 miliarde leke.

    Marrėveshja, shkelje proceduriale

    Nga kontrolli i dokumentacionit te mbajtur per lidhjen e marreveshjes sė re u konstatuan gjithashtu edhe shkelje proceduriale, te cilat konsistojne ne keto drejtime:

    -Per miratimin e kesaj marreveshje nuk ka vendim drejtorie dhe as urdher te brendshem per te urdheruar ngritjen e nje grupi pune me pjesemarres nga Departamentet e Shitjes e Marketingut, Teknike dhe ate te Finances per te diskutuar dhe percaktuar kushtet e kesaj marreveshje, e cila eshte bazuar ne nje relacion personal te paraqitur nga ishzevendesdrejtori, te pasigluar nga asnje anetar drejtorie.

    -Ne zyren e protokollit, ne dosjen e Keshillit Mbikeqyres u gjet nje kopje e Marreveshjes se Interkoneksionit date 14.07.2000, e pasigluar nga asnje anetar drejtorie, si dhe nje kopje faksi i dates 21.07.2000, prot. nr. 730, te derguar nga AMCja, ish-drejtorit te Pergjithshem "Per shtesa dhe ndryshime te marreveshjes te interkoneksionit", ku midis te tjerave thuhet se: "Duke u nisur nga eksperienca e viteve te meparshme, mangesite e konstatuara per implementimin e pjeseve te veēanta te marreveshjes, bazuar ne pervojen e operatoreve te konsoliduar ne tregjet boterore, me sugjerimet e specialisteve apo konsulenteve te ndryshem nderkombetar, si dhe mbi bazen e mendimeve dhe shkembimit te opinioneve te grupeve respektive te punes, duke patur parasysh qe jemi ne prag te perfundimit te marreveshjes ekzistuese te interkoneksionit, referuar pikes 7.0 te marreveshjes ekzistuese i propozojme disa shtesa dhe ndryshime, te cilet jepen bashkangjitur". Nga verifikimi ne librin e protokollit del se, nga AMCja keto propozime jane derguar dhe protokolluar ne Albtelekom Sh.a. me nr. 3516, date 21.07.2000, shkrese e terhequr nga ish-drejtori i pergjithshem dhe e pakthyer ne arkive.

    -Miratimi i marreveshjes se re eshte bere ne te njejten date me blerjen e aksioneve ne masen 85% me vlere 85.600.000 dollare amerikan, nga shoqeria greke, nje shoqeri ne formim e siper sipas se drejtes te Greqise, qe ka lidhur kontraten e blerjes se aksioneve te AMC me daten 25.07.2000, kontrate e firmosur nga shitesi ish-Ministri i Ministrise se Ekonomise Publike dhe Privatizimit, pa sqaruar problemet e ngritura ne mbledhjen e Keshillit Mbikėqyres date 23.07.2000, persa i perket mbeshtetjes se tarifave dhe pa marre parasysh propozimin e bere, qe te shikohen edhe nje here tarifat nga drejtoria dhe Keshilli Mbikeqyres te mblidhet edhe nje here tjeter. Qellimi per lidhjen e marreveshjes se re midis AMCse dhe Albtelekomit, para se AMC te ndryshonte statusin nga shoqeri shteterore, ne shoqeri private, del qarte ne diskutimin, i cili nder te tjera thote: "Kjo marreveshje do te nenshkruhet nga AMCja dhe Albtelekomi perpara shitjes se AMC". Po keshtu, ne diskutimin e tij ka dizinformuar Keshillin Mbikeqyres ne lidhje me raportin e ndarjes se te ardhurave, ku nuk i referohet marreveshjes ekzistuese te lidhur ne vitin 1999, por i referohet marreveshjes se vitit 1996, ku AMC-ja Kontrolli i Larte i Shtetit.


    Mero Baze gazeta Tema
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Hetimi i shitjes sė Albtelekom nxjerr nė dritė shkelje

    Turqit, oferta e vetme pėr Albtelekom

    N. Perndoj

    Oferta e paraqitur pėr Albtelekom ka qenė 120 milionė euro dhe ėshtė bėrė nga konsorciumi turk “Turk Telekom” (Calik Enerji Telekomunikasyon – Turqi). Dy ditė mė parė ėshtė bėrė dhe hapja e ofertave. E pranishme me ofertėn e saj ka qenė vetėm njė konsorcium turk, qė ka kėrkuar tė blejė Albtelekomin, duke ofruar 120 milionė euro. “Turk Telekom” ka dorėzuar ofertėn pranė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, duke kėrkuar privatizimin e 76 pėr qind tė aksioneve, ofertė kjo qė ėshtė pranuar nga komisioni. Dy ditė mė parė, burime nga Ministria e Ekonomisė sqaruan se pavarėsisht nga oferta e vetme, gjithēka do tė vazhdojė sipas procedurave dhe brenda tri javėsh Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave do tė japė pėrgjigjen pėr ofertėn e paraqitur. Pėr blerjen e Albtelekom, pėrveē “Turk Telekom” u ofrua dhe “Konsorciumi Telecom Korean”, kompani koreane, e cila ėshtė tėrhequr nga gara. Nė projektet pėr privatizimin e Albtelekomit ėshtė parashikuar tė shitet edhe licensa pėr kompaninė e tretė mobile. Planbiznesi i kompanisė ka vlerėsuar se nga ana e qeverisė duhet tė ndėrmerret njė investim qė i kalon 10 milionė euro, vetėm pėr vendosjen e aparaturave pėr tė mbuluar shėrbimin mobil, qė kjo kompani do tė ofrojė nė Ultėsirėn Perėndimore tė vendit.

    Korrieri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-05-2005 mė 01:11

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17
    Albtelekomi shqiptar shitet katėr herė mė pak se ai maqedonas

    Nano zhvat paratė e Telekomit pėr zgjedhje

    Fatos Nano ka privatizuar tetė javė para zgjedhjeve parlamentare njė nga ndėrmarrjet publike kryesore tė vendit, atė tė Albtelekomit. Vlera e shitjes sė kėtij institucioni ėshtė mjaft qesharake, po tė kihet parasysh se ēfarė pėrbėn nė vetvete ky institucion. Sipas ministrit tė Ekonomisė dhe Privatizimeve, 76% e aksioneve tė Albtelekomit janė shitur me njė vlerė prej 120 milionė Euro, njė shifėr krejt qesharake po tė kihet parasysh se cili ėshtė tregu pėr njė ndėrmarrje tė tillė. Maqedonia e ka shitur Telekomin e saj katėr vjet mė parė, katėr herė mė shtrenjtė se sa e ka shitur dje qeveria "Nano". Diferenca ėshtė mjaft e madhe dhe kap shifrėn e 360 milionė Eurove. Telekomi i Ēekisė, vend i cili ka rreth 11 milionė banorė, u shit dy javė mė parė pėr 2.7 miliardė Euro dhe kjo shifėr u konsiderua mjaft e vogėl nga opozita e atij vendi. Kuptohet lehtėsisht se sa lirė ėshtė shitur Telekomi shqiptar nga qeveria "Nano".

    Oferta e '95-ės ishte 500 milionė USD

    Oferta nė '95-ėn pėr privatizimin e 51% tė aksioneve tė Telekomit shqiptar ishte 500 milionė USD. Nė atė kohė, Telekomi shqiptar kishte gjysmėn e abonentėve qė ka sot dhe nuk kishte liēensė mobile. Sot ka njė liēensė mobile, liēensė ekuivalente qė i ėshtė shitur katėr vjet mė parė Vodafonit, me njė vlerė 38 milionė Euro. Por vlera e shitjes nuk kap as vlerėn e investimeve qė janė bėrė nė kėtė institucion gjatė kėtyre 15 viteve tė fundit. Investimet nė Telekom gjatė viteve '92-'97 kapin shifrėn e 100 milionė USD, ndėrsa gjatė kėtyre viteve investimi ka qenė po kaq, rreth 100 milionė Euro tė tjera. Po t'i shtohen kėsaj edhe vlerat e godinave, kullave pėr radiorele, qė ka nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė si dhe troje tė ndryshme, vlera e Telekomit e parė vetėm nė kėtė kėndvėshtrim shkon mbi 300 milionė Euro. Ndėrkaq, xhiroja vjetore e dy viteve tė Telekomit kap shifrėn e 150 milionė Eurove.

    Por Albtelekom ėshtė njė institucion, i cili rezulton me fitim prej vitesh. Fitimi tetė vjet mė parė, nė '97, ka qenė rreth 20 milionė Euro. Albtelekomi vazhdon tė jetė monopol nė shėrbimet e telefonisė fikse. Ka njė numėr prej 280 mijė abonentėsh. Ndėrsa kompania turke, e cila ka privatizuar Telekomin, ėshtė njė kompani shtetėrore. Nė privatizim duhet tė merrnin pjesė kompanitė amerikane AT&T dhe gjigandė tė tjerė europianė tė telekomunikacionit, Telekom Italia, Deutche Telekom, France Telekom, British Telekom etj., tė cilat nuk janė ftuar nga qeveria "Nano".

    Nano, vjedhjet e minutės sė fundit

    Kryeministri Nano ka ndėrmarrė gjatė kėtyre javėve tė fundit aq vendime pėr privatizime, sa qeveria socialiste nuk ka mundur tė bėjė gjatė tetė viteve tė saj nė qeverisje. Megjithė thirrjet e vazhdueshme tė opozitės pėr tė ndėrprerė tė gjitha privatizimet nė prag tė zgjedhjeve, hovi i Fatos Nanos pėr tė zhvatur sa tė jetė e mundur nga pasuritė publike, nuk ėshtė ndalur. Nga njėra anė, kėto privatizime tė shpejta tregojnė se vetė kryeministri Nano ėshtė i bindur se ai nuk do tė mund tė gėzojė njė mandat tė ri qeverisės me partinė e tij, se e ka tė sigurt opozitėn, ndaj po bėn tė gjitha pėrpjekjet pėr tė grabitur sa mė shumė t'i jepet mundėsia. Nga ana tjetėr, gropa e madhe qė i krijohet shtetit, duke mos arritur tė mbledhė tė ardhurat e duhura nga kėto privatizime, ėshtė mjaft e madhe. Tė gjitha privatizimet e bėra, siē ėshtė edhe ai i dy ditėve mė parė me Albtelekomin, flasin qartė pėr abuzime skandaloze tė Fatos Nanos me ndėrmarrjet publike. Tė gjithė tenderat kanė qenė tė dyshimtė. Ato janė bėrė sa pėr sy e faqe, ndėrsa fituesit janė pėrcaktuar prej kohėsh nga ana e Fatos Nanos. Tė gjitha kėto vjedhje para zgjedhjeve vėnė nė pikėpyetje dhe destinacionin e kėtyre parave. Gjatė zgjedhjeve parlamentare tė katėr viteve mė parė, Guvernatori i atėhershėm i Bankės vuri kujėn pėr pėrdorimin e tė gjithė fondeve tė investimeve pėr fushatėn elektorale tė PS. Ndėrsa tani, kuja mė e madhe ėshtė se po vidhen ndėrmarrjet kryesore publike nga njė uzurpues i vetėm qė e ka emrin Fatos Nano. Nuk ėshtė vetėm Telekomi nė radhė qė pret privatizimin, por ėshtė edhe "Armo", njė tjetėr kompani shtetėrore, tė cilės Nano ia ka gjetur pronarin, por qė pret ta shpallė gjatė ditėve tė ardhshme nė njė tjetėr ankand farsė, si ai i dy ditėve mė parė pėr Albtelekomin.

    RD

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Mos e beni trragjike o njerez sepse cdo afrim i joni me turqine osht per t'miren tone dhe ne disavantazh te grekve.

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Albtelekomin duan ta shesin per nje cap buke.

    Shuma e ofruar nga konkurrenti i vetėm ėshtė sa 1/10 e aseteve tė kompanisė ose sa xhiroja vjetore

    Albtelekom, 120 milionė euro xhiro nė vit


    F.P

    TIRANĖ- Pavarėsisht se gjatė hapjes sė ofertave gjatė pasdites sė premte priteshin nga dy oferta pėr secilėn kompani, e pranishme me ofertėn e saj ka qenė vetėm njė konsorcium turk qė ka kėrkuar tė blejė Albtelekomin, duke ofruar 120 milionė euro. “Turk Telekom” ka dorėzuar ofertėn pranė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, duke kėrkuar privatizimin e 76 pėr qind tė aksioneve, ofertė kjo qė ėshtė pranuar nga komisioni. Po atė pasdite nga burimet e Ministrisė sė Ekonomisė ėshtė bėrė e ditur se, pavarėsisht nga oferta e vetme, gjithēka do tė vazhdojė sipas procedurave dhe brenda tri javėsh Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave do tė japė pėrgjigjen pėr ofertėn e paraqitur. Shuma e ofruar pėr kompaninė me pozita monopol ėshtė shumė e vogėl, pasi bilancet e kompanisė “Albtelekom” tregojnė se gjatė njė viti aktivitet qarkullon mė shumė se 120 milionė euro. Pėrveē kėsaj, po nga bilancet e kėsaj kompanie, del se oferta e vetme e dhėnė nga konsorciumi turk nuk ėshtė mė e vlefshme se 1 e 10 e asteve tė kėsaj kompanie. Ndėrkohė, pėrveē shumės sė ulėt, me njė zotėrim tė 76 pėr qind tė aksioneve, “Turk Telekom” vihet nė pozita pothuajse tė barabarta me ato tė njė pronari tė vetėm. Pėr blerjen e Albtelekom, pėrveē “Turk Telekom” u ofrua dhe “Konsorciumi Telecom Korean”, kompani koreane, e cila ėshtė tėrhequr nga gara. Pėrveē tė dhėnave tė mėsipėrme, kompania qė ka pozitėn monopol me rreth 235 mijė abonentė, pėr tė cilėt qeveria ka deklaruar se brenda kėtij viti do tė jenė 450 mijė, ka nė zotėrim dhe licensėn pėr operatorin e tretė celular. Pėr nėnkompaninė “Eagle mobile”, e cila ėshtė njė burim i madh pėr gjenerimin e tė ardhurave, specialistėt kanė bėrė tė ditur se investimi fillestar pėr tė vėnė nė punė dhe mbuluar Ultėsirėn Perėndimore ėshtė rreth 10 milionė dollarė. Mendohet qė pas fillimit tė punės, operatori “Eagle mobile”, brenda njė viti do tė ketė rreth 100 mijė abonentė si dhe do tė zotėrojė 30 % tė tregut tė telefonisė sė lėvizshme nė tri vitet e ardhshme. Telefonia e lėvizshme qarkullon aktualisht nė Shqipėri rreth 250 milionė euro nė vit.


    Tė dhėna pėr Albtelekom
    Viti Tė ardhurat Fitimi para takimit
    1999 10 miliardė 4,5 miliardė
    2000 10 miliard ė 3,8 miliardė
    2001 12,5 miliardė 2,7 miliardė
    2002 12,8 miliardė 110 milionė

    Zėri Shuma
    Totali i aseteve 1,2 miliardė euro
    Kapitali aksioner 135 milionė euro
    Xhiroja vjetore Rreth 12,5 miliardė lekė
    Plani i investimeve 2005 3.3 miliardė lekė
    Plani i zhvillimit Teknologjia ISDN, Shėrbimi i televizioneve kabllore, interneti, shėrbimet e transaksioneve financiare etj
    Tregu potencial 600 deri 800 mijė abonentė
    Asete shtesė Licensa e tretė celulare
    Asete specifike Linjat e fuqishme tė interkonjeksionit ndėrkombėtar lindje – perėndim (Bari – Stamboll), lidhja e interkonjeksionit me Malin e Zi, me Kosovėn (ku ėshtė nė shumė drejtime monopol) dhe me Greqinė.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Shqipetaret duhen te ken nje biznis reciprok mes turqeve....Dua ti ja paraftyroj,ne Turqi ka me qindra shqipetare nga Shqiperija qe studijojne ne akademit ushtarake pa te holla.Ka shume shqipetare qe ka bere fame duke u nisuar po nga kjo Turqi.Turqija eshte miku me madhe i shqipetareve, ne ditet e sotme.
    Pr,nuk duhemi ta harrojme veten qe jemi shqipetare......!!!
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    O njerez, c'lidhje ka miqesia me Turqine ne tregeti ? Me qe jemi miq nuk do te thote qe ta falim pasurite kombetare. Sigurisht ne kete mes fajin kryesor e ka pala jone shqiptare, qe se ka per turp te shese albtelekomin bashke me licensen e operatorit celular vetem dy muaj para zgjedhjeve, per nje shifer qesharake dhe ne nje ankand me nje pjesemarres. Maqedonia e shiti telekomin e vet per 1400 Euro/abonent ndersa i yni u shit per 200 Euro/abonent. Bejini llogarite vete.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Turku do me na e fut, e ju thoni per miqesi. Miku s'ja fut miku (ne tregti nuk vlen kjo shprehje).

    Do te bej nje paralelizim,

    Vendi: Shqiperia // Maqedonia
    Popullsia: 3.5 milion // 2.1 milion
    Subjekti: Albtelekom // Telokomi i Maqdonise
    % e aksioneve: 76% // 56%
    Vlera: 120 mil USD // 460 mil USD


    E shikoni pra qe eshte me t'futme

    Ketu ka korrupsion dhe konflikt interesash, apo jo?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    SHIT na e paskan fut me verte. Nuk e kuptoj ca interesi ka pas qeveria qe e ka dhene albtelekomin kaq lire. Qeveri k....i

    Megjithate, un gjithmon kam besuar qe duhet te kemi miqsi me Turqine sepse edhe Turqija nuk shkon me grekun. Kshtu qe behmi 2 me 1 kunder grekut.

  11. #11
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    “Albtelecom”, punonjėsit nė grevė kundėr privatizimit



    Shitja e dhe privatizimi i kompanisė sė telefonisė fikse nė Shqipėri, pėrveē kundėrshtimeve nga opozita, ėshtė kundėrshtuar sė fundmi dhe nga vetė punonjėsit e saj. Dje nė njė konferencė pėr shtyp, krerėt e sindikatave tė telekomunikacioneve kanė kėrcėnuar se do tė bojkotojnė punėn, nėse qeveria vendos qė tė shesė Albtelekomin me ēmimin e deklaruar prej 120 milionė euro. Gjatė ditės sė djeshme, krerėt e sindikatės sė telekomunikacioneve dhe Sindikatės sė Pavaruar tė Postave kanė argumentuar me disa arsye dhe tė dhėna pėr asetet e kėsaj kompanie, shkakun e reagimit tė tyre. Kėshtu, sipas tyre, vetėm vlera e tokės qė ka nė pronėsi Albtelekom dhe vlera e ndėrtesave tė ndryshme, kanė njė vlerė prej rreth 120 milionė euro. Pėrveē kėsaj, pėrfaqėsuesit e 2 mijė e 225 punonjėsve janė shprehur edhe kundėr mėnyrės sesi Ministria e Ekonomisė po privatizon gjigantin e telefonisė fikse.
    Kėrcėnimi
    Sindikata e telekomunikacioneve deklaroi dje se do tė organizojė bojkot tė pėrgjithshėm tė punės nė Albtelekom, nė rast se qeveria vendos tė shesė kompaninė pėr vlerėn e 120 milionė eurove, sipas kėrkesės sė konsorciumit “Turk Telekom” dhe “Calik Enerji”. “Vetėm vlera e tokės dhe ndėrtesave tė kompanisė kushtojnė 120 milionė euro”, - deklaruan sindikalistėt e Sindikatės sė Pavarur tė Postės dhe Telekomunikacionit. Mė tej ata shtuan se greva do tė jetė paafat, deri sa tė ndryshohet rrjedha e privatizimit tė monopolistit nė treg. Po kėshtu, ata kanė sqaruar dhe qėndrimin e tyre nė lidhje me mėnyrėn e privatizimit dhe me deklaratat e fundit tė ministrit tė Ekonomisė, Anastas Angjeli, i cili ka marrė nė “mbrojtje” konsorciumin “Turk Telekom”. Drejtori i Federatės sė Sindikatės sė Telekomunikacioneve, Ylli Ballta, duke krahasuar dje vlerat e aseteve tė “Albtelecom”, tha se oferta 120 milionė ėshtė shumė e vogėl. “Po tė zbresim dhe vlerat e aseteve, vlera e Albetelecom-it nė tė vėrtetė del shumė herė mė pak. Do tė vazhdojmė njė grevė pa afat pėr tė mbrojtur interesat e tė gjithė punonjėsve shqiptarė dhe atyre tė Albtelekom-it tha Ylli Ballta. Ndėrkohė, nė mbyllje tė dekaratės sė tyre, sindikatat i kanė kėrkuar presidentit Alfred Moisiu qė tė ngarkojė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė pėr bllokimin e procesit tė privatizimit. Sipas tyre, forma mė e drejtė qė ndiqet nė botė pėr shitje tė pasurive publike ėshtė referendumi, ndėrkohė qė nuk dihet ende se cili do tė jetė vendimi i qeverisė, nėse 2 250 punojėsit e Albtelekomit do tė bojkotojnė punėn pas disa ditėsh pa afat. Ndėrkohė, komuniteti i biznesit ka bėrė tė ditur se nė rast se kompania shqiptare apo konsorciume do tė ishin lejuar tė merrnin pjesė nė privatizimin e Albtelekomit, me siguri qė do tė kishin ofruar mė shumė sesa konsorciumi turk.


    ____________________________________________

    2 225 veta pa pune?! Pupupu.... kesaj i thone qeveri per popullin...

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nje pjese e mire ketu nuk e paskan kuptu se ku qendron problemi i vertete. Nuk eshte pozitiv fakti qe i eshte shitur turqve sepse jemi miq (thjesht tregti) dhe gjithashtu nuk kemi te bejme me nje "te futme" siē jan shprehe me lart.

    Problemi qendron tek menyra se si eshte abuzu me nje pasuri qe i perket te gjithe shqiptareve. Faji eshte plotesisht i pales tone. Ne kete fund-pushteti me duket se po shiten edhe ato pak gjera qe kan mbete...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 11-05-2005 mė 08:22

  13. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    edhe une jam kundra. Vlera e ofruar eshte e vogel.

    Une mendoj se duhet t`i shitet nje vendi te UE ose USA , sepse kjo do na afronte me shume me BE.

    Mendoj se nuk jane afruar te tjere bleres edhe per shkak te situates politike.

  14. #14
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Nje pjese e mire ketu nuk e paskan kuptu se ku qendron problemi i vertete. Nuk eshte pozitiv fakti qe i eshte shitur turqve sepse jemi miq (thjesht tregti) dhe gjithashtu nuk kemi te bejme me nje "te futme" siē jan shprehe me lart.

    Problemi qendron tek menyra se si eshte abuzu me nje pasuri qe i perket te gjithe shqiptareve. Faji eshte plotesisht i pales tone. Ne kete fund-pushteti me duket se po shiten edhe ato pak gjera qe kan mbete...

    O Xeno, disa me lart thane "lene mo, se turkun e kemi vend mik, e mos e trajtoni kete teme". Kam dashur te them se ketu nuk hyn asgjekundi miqesia, pasi Albtelekom, eshte pasuri kombetare, e gjithe shqipetareve.

    Sic thua edhe ti, ne kete fund pushteti kjo qeveri po shet gjithcka, ndoshta per te mbuluar korrupsionin, e ketyre viteteve pushtet.

    Ajo kompania turke qe do me e ble, ishte per vete ne falimentim

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17
    Arsyeja perse firma greke, turke, italiane, austriake apo gjermane, mundohen te shtien nen kontroll infrastruktura jetike te Shqiperise, sic eshte telekomunikacioni, telefonia tokesore (AlbTelekom) apo ajo Mobile (celulareve - Vadofon), apo sistemi bankar, apo ai i transportit ajror (aeroporti i Rinasit), behen per te mbyllur qarkun e levizjes se vlerave monetare shqiptare. Influksi me i madh dhe me i konsiderueshem monetar ne Shqiperi, pas te ardhurave te ekomise se krimit, jane te ardhurat e emigranteve shqiptare per familjet e tyre, qe sipas statistikave zyrtare, kjo perben deri 20% te GDP se Shqiperise.

    Kjo do te thote, qe ato leket e djerses dhe gjakut te emigranteve shqiptare ne Perendim, te perfundojne ne banka austriake, ne duart e Turk Telekom, Vadofone, Siemens. Kjo nuk i jep Shqiperise nje mundesi reale zhvillimi, por e kthen ate ne nje shtojce te shoqerive konsumatore qe gjejme ne Perendim.

    Arsyeja perse kontrata i jepet firmes turke pa tender dhe me nje shifer qesharake lidhet me viziten e Erdogan ne Tirane. Erdogani eshte i vetmi mik i qeverise Nano ne arenen ballkanike dhe nderkombetare. Kjo kontrate do te jete ne krye te listes se qeverise se re demokratike qe do te dale nga zgjedhjet per tu anulluar, se bashku me kontraten per koncesionin e aeroportit te Rinasit.

    Akte te tilla jane jo vetem anti-kombetare, por tregojne edhe shkallen e deshperimit te Fatos Nanos, qe po shet gjithcka per te siguruar nje vend ku te fusi koken.

    Albo

  16. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vlera e 76% tė aksioneve tė Albtelkom, 517 milionė euro




    Ēmimi real i Albtelekomit duhet tė caktohet nė bazė tė bilancit tė tre viteve tė fundit. Pėr kėtė ėshtė thuajse e pamundur tė gjenden shifra tė sakta nė faqen e internetit tė Albtelekomit dhe mendoj se ky ėshtė njė skandal i vėrtetė. Megjithatė mund tė tentojmė qė nė mėnyrė tė pėrafėrt tė llogarisim njė vlerė tė kėsaj kompanie, nisur nga shifra qė njihen. Kėshtu:
    - Asetet qė zotėron Albtelekomi janė 3 miliardė euro
    - Fitimi bruto i parashikuar pėr 6-mujorin e dytė tė vitit 2005 llogaritet nė 15 milionė euro
    - Licensa e Eagle Mobile mund tė llogaritet 40 milionė euro
    - Potenciali pėr tė kaluar nga 260 mijė nė 400 mijė abonentė nė fund tė vitit (investimet nė ifrastrukturė janė tė pėrfshira nė shpenzimet e 2005), pra rreth 60% klientė mė tepėr pritet qė tė sjellė 50 milionė euro rritja aktiviteti qė do tė thotė rreth 10 milionė euro mė tepėr fitim. Nėse raportin vlerė/fitim do ta merrnim minimalisht 5, atėherė ky fitim shtesė prej 10 milionė do tė konvertohej nė 50 milionė euro mė tepėr vlerėshitje.
    - Pėrveē kėsaj, personeli qė do tė pushohet nga puna pėr ristrukturim do tė paguhet me asistencė nga qeveria. Kjo do tė kushtojė rreth 10 milionė euro mė pak nė vit dhe kjo do t’i korespondojė rreth 50 milionė euro nė vleftėn e shitjes.
    Pra, nėse do t’i pėrmblidhnim llogaritė e bėra mė sipėr vlera e Albtelekomit i bie qė tė jetė: 1300+15+40+50+50=1455 milionė euro.
    Nėse do tė merrnim nė konsiderate huatė, atėherė kėsaj shume i duhet zbritur kredite qė ka pėr tė paguar Albtelekomi pėr investimet qė ka bėrė. Pra, borxhet qė supozohet se ka ndaj operatorėve celularė (AMC, Vodafone), amortizimin e lokaleve dhe centraleve (paisjeve) qė nė total mund tė arrijnė njė shifėr prej 600 milionė eurosh (njė shifėr e saktė ėshtė e vėshtirė qė tė gjendet nga informacioni qė prezanton vetė Albtelekomi nė faqen e tij tė internetit). Megjithatė, po themi qė duhet tė zbriten rreth 600 euro, atėherė vlera neto e kėsaj kompanise ėshtė: 1455 - 600 = 855 milionė euro.
    Qė tė mos marrim shifrat maksimale e me optimiste tė vlerėsimit dhe duke patur parasysh tregun e veshtirė shqiptar mund tė pėrdorim njė normė zhvlerėsimi tė shifrės sė mėsipėrme prej 20%. Duke e rillogaritur vlerėn e kompanisė pas zbritjes sė riskut kemi njė vlerė rreth 680 milionė euro. Atėherė 76% e Albtelekomit qė do shitet kushton rreth 517 milionė euro.


    MLK, AF

    Albo, qeveria nuk e ka shit pa tender Albtelekomin, bile nuk e ka marre vendimin per shitje ende. Ne tenderin e organizuar nga qeveria, kjo kompani ofroi 120 milione euro, por qeveria ende nuk ka marre vendimin perfundimtar per kete ceshtje. Nuk besoj qe do guxoj te bej nje gabim te tille e te shesi kaq lire Albtelekomin. Por edhe po e shiti me kete cmim, kjo marreveshje dhe ky tender nuk do te kete jete te gjate me shume se disa muaj derisa te vij opozita tani ne pushtet dhe ta shfuqizoi ate e te organizoi tender te ri per shitjen e Albtelekomit.

    Keto aksione te Albtelekomit do shiten me te pakten 500 milione euro.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 13-05-2005 mė 03:26

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sot ne lajmet e ores 20:00 u transmetua nje kronike ku Fatos Nano ju dhuroi spitaleve shqiptar 100 Autoambulanca te sapodala nga fabrika; te tipit "Mercedes-Benz".

    Me kete dhurate Qorri realizoi dy qellime:

    1 - I bleu Firmes " Mercede" 100 Autoambulanca (cmimi minimal 50-60 mije Euro/Cope,pra 5-6 milion Euro nga parate e taksave) dhe realizoj ne kete menyre kontraten per te cilen para nje viti e gjysem , u shperblye ndermjet te tjerash me nje "Benz" 300 000 Euro.

    2 - I perdor keto "Autoambulanca" per ti marre voten popullit fakir.

  18. #18
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    Sot ne lajmet e ores 20:00 u transmetua nje kronike ku Fatos Nano ju dhuroi spitaleve shqiptar 100 Autoambulanca te sapodala nga fabrika; te tipit "Mercedes-Benz".

    Me kete dhurate Qorri realizoi dy qellime:

    1 - I bleu Firmes " Mercede" 100 Autoambulanca (cmimi minimal 50-60 mije Euro/Cope,pra 5-6 milion Euro nga parate e taksave) dhe realizoj ne kete menyre kontraten per te cilen para nje viti e gjysem , u shperblye ndermjet te tjerash me nje "Benz" 300 000 Euro.

    2 - I perdor keto "Autoambulanca" per ti marre voten popullit fakir.
    Avash ti ore me ate ambulance 50-60 mije euro, 10 mije maksimumi

    per te tjerat jam plotesiht dakort me ty..


    Sa filluan zgjedhjet vuvuvuvuvu perurimet, rritja e pensioneve, dhuratat... se per kater vjet se rrujti njeri pallen.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    Avash ti ore me ate ambulance 50-60 mije euro, 10 mije maksimumi.
    Sipas lajmeve te TCH, 100 autoambulancat kushtuan 5.5 mil €, pra 55.000 per koke.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Nano, 5,5 milionė euro Rukės pėr “dhuratėn”

    Dje u morėn nė dorėzim 100 ambulanca me vlerė 5,5 milionė euro. U blenė me prokurim tė drejtpėrdrejtė

    Florian Papadhimitri (Gazeta "Shekulli")

    TIRANĖ- Kryeministri Fatos Nano ka “shpėrblyer” dje presidentin e pėrfaqėsisė sė koncesionarit “Mercedes Benz”, pėr nderin qė ai i ka bėrė, duke i “dhuruar” Mercedesin prej 360 mijė euro. Gjatė ditės sė djeshme, nė njė ceremoni e cila u zhvillua nė ambientet e “Auto Star Albania”, kryeministri Fatos Nano ka marrė nė dorėzim 100 autoambulancat e markės “Mercedes Benz”. Burime nga Kryeministria kanė bėrė tė ditur dje se autoambulancat e reja, pėr tė cilat buxheti i shtetit ka paguar 5,5 milionė euro janė blerė me prokurim tė drejtpėrdrejtė. Pavarėsisht se Nano e ka mohuar dje se blerja me kėtė procedurė bėhet pėr t`i kthyer borxhin Basri Rukės, blerja ėshtė bėrė pėr tė falėnderuar presidentin e “Auto Star Albania”. Duke ironizuar me pyetjet direkte tė gazetarėve, dje kryeministri Fatos Nano, pas dorėzimit tė 100 autoambulancave tha se gjithēka ėshtė ligjore dhe se gjithkush mund tė investigojė pėr blerjen e 100 ambulancave benz, blerje kjo me prokurim te drejtpėrdrejtė. Dorėzimi i djeshėm ka ardhur pas vendimit tė nėntorit tė shkuar tė qeverisė, pėr blerjen e autoambulancave, blerje e cila u kushtėzua dhe erdhi pas njė debati tė madh dhe dyshimeve pėr prejardhjen e makinės personale tė Fatos Nanos. Makina e shumėpėrfolur e Nanos ishte e tipit Mercedes Benz dhe ka qenė njė ndėr mė tė shtrenjtat, pasi ēmimi i saj ishte mbi 360 mijė euro.
    Autoambulancat dhe blerja
    Kryeministri Fatos Nano ka mohuar dje se shkaku i blerjes mė prokurim tė drejtpėrdrejtė i 100 autoambulancave ėshtė “Mercedesi Benzi”, qė ai ka deklaruar si deklaratė nga kjo kompani. I pyetur dje nga gazetarėt e pranishėm nė ceremoninė e dorėzimit tė autoambulancave “Mercedes Benz”, kryeministri Nano tha se “Ky ėshtė njė fakt publik, legal dhe i dokumentuar nė institucionin qė kontrollon deklarimin e pasurive. Mua mė pėlqen gazetaria investigative, vazhdoni ta studioni”,- tha Nano dje. Blerja e autoambulancave ėshtė bėrė me prokurim tė drejtpėrdrejtė, mėnyrė kjo qė nuk mund tė pėrdorej, pasi bie ndesh me ligjin pėr prokurimet publike. Specialistė tė fushės, tė cilėt nuk duan tė identifikohen, shprehen se janė shkelur disa pika tė ligjit pėr prokurimin e drejtpėrdrejtė. Kėshtu, duke u bazuar nė ligjin i cili pėrcakton rastet kur duhet tė blihet me procedurėn “prokurim i drejtpėrdrejtė”, ata thonė se janė shkelur tė gjitha pikat e nenit 19 tė ligjit nr. 7 971, datė 26. 7. 1995 “Pėr Prokurimin Publik”. Njė ndėr pikat, qė ėshtė dhe mė kryesorja, pėrcakton se “prokurimi i drejtpėrdrejtė” funksionon vetėm nė rastet kur mungon kunkurrenca pėr tė ofruar shėrbimin, pikė e cila ėshtė shkelur. Po kėshtu janė shkelur dhe disa pika tė tjera tė nenint 19 tė ligjit “Pėr Prokurimin Publik”. Vendimi pėr blerjen e 100 ambulancave ėshtė marrė nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave tė datės 11 nėntor tė vitit tė kaluar, dhe titullohej "Pėr lejimin e Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit pėr furnizimin me autoambulanca tė sistemit shėndetėsor publik". Mjetet e blera janė prodhim i viteve tė fundit dhe janė tė pajisura me shumė aksesorė tė nevojshėm, tė cilėt ndihmojnė nė transportimin e pacientėve. Tė gjitha mjetet do tė shpėrndahen, duke zėvendėsuar mjetet e vjetra.

    Disa prej kushteve pėr pėrdorimin e "Prokurimit tė drejtpėrdrejtė"

    a) Kur nė mungesė tė konkurrencės, pėr arsye teknike, mallrat, ndėrtimet apo shėrbimet mund tė sigurohen apo tė jepen vetėm nga njė kandidat ose kur njė furnizues apo kontraktues ka tė drejtėn ekskluzive pėr mallrat ose shėrbimet dhe nuk ka ndonjė mundėsi tjetėr zėvendėsimi.
    d) Pėr vazhdimin e shėrbimeve tė konsulencės, kur kontrata origjinale ėshtė zbatuar kėnaqshėm dhe vazhdimėsia mundet tė sjellė kursim dhe efikasitet.
    dh) Pėr blerjen e mallrave qė prishen shpejt, tė tilla si fruta, perime tė freskėta ose artikuj tė tjerė tė ngjashėm, tė cilėt blihen sipas situatės sė tregut.
    e) Pėr blerje mallrash nė kushte tė veēanta tė favorshme, tė cilat hasen vetėm nė periudha mjaft tė shkurtra.
    ė) Pėr vazhdimin e shėrbimeve projektuese qė lidhen me shėrbimet e kryera mė parė, tė cilat do tė shkelnin tė drejtėn e autorit, nėse do t’i jepeshin ndonjė subjekti tjetėr.
    f) Kur Enti Prokurues ka njė nevojė urgjente pėr mallra, ndėrtime dhe si dhe pėr ēėshtje tė sigurisė kombėtare dhe kur kjo nevojė ėshtė shkaktuar jashtė kontrollit tė Entit Prokurues, ai mund tė pėrdorė prokurimin e drejtpėrdrejtė, pasi tė jetė marrė mė parė miratimi nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •