Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71

    Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa

    I biri i kryeservilit te Enverit Tos Sevo Tarifa i Nanos kerkon tarifa nga biznesmenet.
    mir ja u ben.
    Depi i shtetit amerikan keshtu i do aleatet anti -terror, bandite te vertete.

    ..


    RD

    Ambasadori i Nanos nė SHBA i kėrkon ryshfet investitorit

    Ambasadori i Nanos nė Shtetet e Bashkuara, Fatos Tarifa i ka kėrkuar para njė investitori ndėrsa ky i fundit kishte shfaqur interes pėr tė investuar nė Shqipėri. Skandali ėshtė pasqyruar nga televizioni Klan, dhe jepej qartė ambasadori Tarifa duke i bėrė propozimin biznesmenit amerikan. Ky ėshtė njė nga skandalet e rradhės tė pushtetarėve socialistė. Tarifa nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit nga rradha e socialistėve, tė cilėt pėr tė gjitha privatizimet kanė kėrkuar hapur ryshfete. Edhe privatizimet e fundit janė njė shembull i keq sesi nuk duhet tė kryhen ato. Nuk dihet se cili do tė jetė qėndrimi qė do tė mbajė qeveria ndaj kėtij rasti, por janė me dhjetėra rastet kur pėrfaqėsues tė trupit diplomatik apo drejtues tė lartė tė PS janė tė pėrfshirė nė afera korrupsioni, dhe ndaj tyre nuk ėshtė marrė asnjė masė. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e diplomacisė sė Fatos Nanos, e qeverisė dhe shtetit tė krijuar dhe tė infektuar tėrėsisht nga korrupsioni. Ėshtė ky korrupsion, i cili nė tė vėrtetė buron nga kreu i qeverisė, Fatos Nano dhe mė pas shtrihet nė tė gjithė kapilarėt e kėtij shteti. Tarifa nuk ėshtė njė rast i shkėputur, ai ėshtė thjesht njė rast i rradhės i keqpėrdorimit tė mandatit shtetėror. Ashtu sikurse kryeministri ka bėrė pazaret e tij nė kėto ditė tė fundit tė qeverisjes, edhe ambasadori Tarifa duket se ka vendosur t'i pėrdorė ditėt e fundit nė shėrbimin diplomatik duke menduar pėr xhepat e tij pa pyetur aspak pėr mandatin shtetėror, i cili i bėn tė gjithė shqiptarėt tė ndjehen tė ofenduar jo vetėm me tė por edhe me atin e tij shpirtėror tė korrupsionit, qė ėshtė Fatos Nano.



    KJ

    E Hene, 09 Maj 2005


    REAGIM I DIPLOMATEVE PAS SKANDALIT ME AMBASADORIN FATOS TARIFA

    Mustafaj: Korrupsioni, sistem ne qeverine Nano

    Nuk eshte cilesuar si surprize skandali i denoncuar nga TV Klan lidhur me ambasadorin e Shqiperise ne Uashington, Fatos Tarifa, nga disa ish-perfaqesues te politikes se jashtme si Pellumb Xhufi dhe Besnik Mustafaj. Kete skandal, Mustafaj dhe Xhufi ia kane faturuar sistemit te korrupsionit i cili sipas tyre tashme ka perfshire te gjithe administraten shteterore te socialisteve. Sipas Xhufit, kjo eshte dicka e rende per vete faktin se ambasadori Tarifa vjen nga bota akademike me nje kapacitet dhe nje formim te mire. "Nese kjo eshte e vertete, se behet fjale per nje incizim, padyshim eshte nje gje e papranueshme qe ndodh aq me shume ne nje ambasade qe eshte nder ambasadat kryesore te vendit dhe me nje ambasador i cili me vjen keq akoma me shume qe vjen dhe nga bota akademike. Nuk do ta prisja nga nje per formimin dhe stazhin qe ka. Problemi eshte qe korrupsioni eshte bere nje sistem ne qeverisjen e vendit, ambasadat, sherbimi diplomatik ne fund te fundit eshte nje qelize ku duhet shume burreri, shume integritet moral per t'i shpetuar kesaj plage qe ka kapur majat me te larta te shtetit", tha Xhufi.

    Nderohe sekretari i Marredhenieve me Jashte ne Partine Demokratike dhe ish-ambasador ne France, Besnik Mustafaj, ka fajesuar per kete skandal vete sistemin e korruptuar te qeverisjes. Sipas tij, kjo eshte nje pasoje e emerimeve klienteliste qe ndjek Ministria e Jashme. "Nuk ka asnje surprize per mua. Kjo eshte pjese e nje sistemi te ngritur gjate ketyre viteve ne emerimin e funksionareve te larte. Ne kete rast ambasadori ne Uashington, Tarifa, vetem imiton shefat e tij persa i perket marrjes se bakshisheve, perdorimit te buxheteve te fondeve publike per perfitime personale. Ky eshte produkti i emerimeve politike klienteliste deri ne keto nivele dhe qe natyrisht qe nuk pritet te ndodhe ajo qe te predikojne kaq thelle tek Nano e ekipi i tij per permiresimin e imazhit", tha Mustafaj.

    M.Bejdo

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    B. Mustafaj thote:
    "... Tarifa, vetem imiton shefat e tij persa i perket marrjes se bakshisheve, perdorimit te buxheteve te fondeve publike per perfitime personale. Ky eshte produkti i emerimeve politike klienteliste deri ne keto nivele dhe qe natyrisht qe nuk pritet te ndodhe ajo qe te predikojne kaq thelle tek Nano e ekipi i tij per permiresimin e imazhit"
    Dakord mor Mustafe me cfare thua, por behuni te gjalle si parti opozitare. Ky eshte nje rast individualizimi e autoresie korrupsioni, ndaj kerkoni qe t'i shkohet deri ne fund problemit, jo vetem me "bomba" propagandistike. Perdorni mjetet qe keni ne dispozicion, deri edhe pjesemarrjen tuaj ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit, per ta institucionalizuar luften kuder korrupsionit, per te treguar se nuk do te toleroni infektime te ketij lloji ne rast se vini ne pushtet.

    Ndryshe beheni pjese e problemit.

    Kurse Xhufi thote:
    "...ndodh aq me shume ne nje ambasade qe eshte nder ambasadat kryesore te vendit dhe me nje ambasador i cili me vjen keq akoma me shume qe vjen dhe nga bota akademike"
    Xhufi ben sikur nuk e di qe ambasadori, ne cfardo vendi qofte, nuk ka me shume se nje rol "ceremonial" perkundrejt nje funksionari proaktiv ne sherbim te vendit e shtetit te vet; ne kete menyre, ambasadori merret me probleme te tjera qe i perkasin "sferes se vogelsirave" si zhvatje ku te munde, me udhetime koti e djeta te majme fiktive etj.

    Nga ana tjeter, na thote se Tarifa vjen nga bota akademike - por nuk e con deri ne fund te verteten - nga trupa pedagogjike e shkolles se larte te partise "v.i.lenin" ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ministri urdhėron kthimin e ambasadorit nga SHBA

    Ministri urdhėron kthimin e ambasadorit nga SHBA


    Islami: Tarifa nė Tiranė, tė rrėfejė tė vėrtetėn



    Bledar Hoti

    Ambasadorit Fatos Tarifa i duhet tė “rifluturojė” pėrsėri me avion nga SHBA-ja nė Tiranė, pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje bisedėn e botuar nė revistėn “KLAN”, nė tė cilėn ai pėrfshihet nė afera korruptive.

    Pa u mbushur 24 orė nga ikja e tij nga Shqipėria, Tarifės do t’i duhet tė marrė pėrsėri udhėtimin e gjatė pėr t’u paraqitur nė zyrėn e ministrit, Kastriot Islami dhe pėr tė sqaruar pozicionin e tij nė lidhje me kėtė skandal tė shpallur nga revista. Sipas burimeve pranė MPJ-sė, nė zyrėn e Tarifės nė Uashington me anė tė faksit ka mbėrritur njė letėr, nė tė cilėn kėrkohet paraqitja me urgjencė e tij nė Tiranė. Skandali “Tarifa” ka mbledhur me urgjencė administratėn e lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, e cila menjėherė ka vendosur nisjen e procesit tė verifikimit me anėn e njė dėshmie tė vetė ambasadorit tonė nė SHBA. Sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Roland Bimo, edhe pse e diel, ka zhvilluar njė mbledhje urgjente dje pasdite dhe ka ngritur njė grup pune me specialistėt e kėtij institucioni pėr tė zhvilluar fillimisht njė takim tė veēantė me vetė Tarifėn.
    Islami
    Ministri i Jashtėm, Kastriot Islami i pyetur nga “Panorama” pėr kėtė ēėshtje theksoi se “do tė kryhet njė investigim pėr shkrimin e botuar nė revistėn “Klan”. “Unė sot (dje) kam urdhėruar administratėn pėr tė mbledhur strukturėn pėr tė kryer investigime nėse ėshtė e vėrtetė ose jo. Gjithashtu kam urdhėruar qė ambasadori Tarifa tė sqarojė pozicionin e tij, duke zhvilluar njė takim nė Tiranė. Kaq mund tė them pėr momentin, sepse nuk mund tė flas pa u kryer njė investigim mė parė”, theksoi Islami. Ministri i Jashtėm nuk u shpreh konkretisht nėse Tarifa kishte paraqitur ose jo njė kėrkesė zyrtare pėr kryerjen e punimeve nė ambientet e ambasadės shqiptare nė SHBA. “Zakonisht tė gjithė diplomatėt paraqesin kėrkesat e tyre pėr kryerjen e punimeve tė godinės. Njė procedurė qė kryhet njė herė nė vit”, theksoi Islami. Ndėrsa sekretari i pėrgjithshėm, Roland Bimo ka deklaruar pėr “Panorama” se “MPJ-ja nuk e ka kryer kėtė incizim tė botuar nė media”. “Ministria nuk ka mjete tė tilla tė specializuara pėr tė kryer pėrgjime tė funksionarėve tė saj”, theksoi Bimo. Ndėrkohė qė pas mbledhjes sė zhvilluar nga sekretari i pėrgjithshėm, Bimo, Ministria e Jashtme ka mbajtur njė deklaratė pėr shtyp pėr kėtė situatė. “MPJ-ja do tė marrė tė gjitha masat pėr ruajtjen e integritetit tė pėrfaqėsuesve tė Republikės sė Shqipėrisė nė pėrfaqėsitė diplomatike”, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp.




    Reagimet e PD dhe LSI

    Sekretari pėr marrėdhėniet me jashtė, deputeti Besnik Mustafaj ėshtė prononcuar dje lidhur me shkrimin e botuar pėr ambasadorin tonė nė SHBA. Ai tha se “ky shembull mitmarrjeje, por dhe fjalėt e ulėta qė pėrdor ambasadori Tarifa pėr qeverinė qė e ka emėruar nuk janė tė papritura”. “Nuk ka asnjė surprizė, pėr mua kjo ėshtė pjesė e njė sistemi tė ngritur gjatė kėtyre viteve nė emėrimin e funksionarėve tė lartė, nė kėtė rast ambasadori Tarifa vetėm imiton shefat e tij, pėr sa i pėrket marrjes sė bakshisheve, pėrdorimit tė buxheteve dhe fondeve publike pėr pėrfitime personale. Ky ėshtė produkti i emėrimeve politike klienteliste deri nė kėto nivele dhe natyrisht qė nuk mund tė pritet tė ndodhė ajo qė predikoi me kaq zell nga Nano dhe ekipi i tij, qė ėshtė pėrmirėsimi i imazhit”, theksoi ai. Ndėrsa nėnkryetari, Pėllumb Xhufi theksoi se “nėse ky ėshtė ėshtė i vėrtetė, pėrbėn njė skandal tė vėrtetė. Mė vjen keq pėr Tarifėn sepse vjen nga bota e akademikėve”.



    biseda

    ...Biznesmeni – Sa lekė tė duhen ty total o vėlla, i mbulon kjo katėrmijė e pesėqindshja tė gjitha?
    Fatos Tarifa – 4.500 ishte bashkė e bėmė llogarinė, llogarite ti. Ja shih, ta shoh prapė atė unė llogarinė se ėshtė me kaq euro e kaq, shumėzoje me 1.4 qė ėshtė me dollarin dhe del tamam. Tė 4.500 njė diēka e tillė qe. Se unė kam edhe…….
    Biznesmeni – Dėgjo tani qė ta kesh ti tė qartė…
    Fatos Tarifa – Ka dy mėnyra pėr ta bėrė: ose kėto para t’i dėrgoj me transfertė bankare duke paguar fee-nė(ndr.shumėn nė anglisht) vetė, ose kur tė vejė Arta pas tre javėsh tė takojė djemtė t’ia paguajė kesh nė dorė atyre, t’u marrė faturėn qė u pagua, kėshtu qė tė mos mė ēajnė mė kokėn me collector (ndr.person qė mbledh paratė borxh pėr hesap tė njė tė treti nė anglisht) ata.
    Biznesmeni – Marr vesh. Tani dėgjo kėtu qė ta ndajmė muhabetin 5 e 5: Unė qė tė lė 4.500 dollarė rrugėve mė kupton, seriozisht tamam burri burrit, nuk kam. Megjithatė meqė e ke rastin kėshtu urgjent unė nuk e kam problem dhe unė ta thashė qė atė ditė ta premtova. Puna ėshtė kėtu qė a ka shanse qė do t’i marrėsh t’i ato lekėt e atyre qė tė nxjerr ndonjė lekė unė o vėlla qė tė mos mė mbeten kėto lekė nė kurriz pastaj.
    Fatos Tarifa – Unė kėrkesėn e kam bėrė tė thashė. Kam bėrė faks kur ma solle ti atė, ditėn e nesėrme.
    Biznesmeni – Ti ke firmosur kontratė ore unė se marr vesh vetėm qė ėshtė shteti rrėmujė atje se me atė kontratė qė ke firmosur ti.
    Fatos Tarifa – Or ti, ne i bėmė tė gjitha bashkė jo vetėm kėtė projekt, por ne i bėmė tė tėra. Kemi ēuar njė projekt me dy gjėra qė do tė bėhen: kaldaja dhe kėto pėrreth. Tani e ēova nė Tiranė. Ideja ėshtė pranuar se ajo qė ke sugjeruar ti, kompania qė ke sjellė ti, ka fituar. Mbas kėsaj unė kam bėrė kontratėn me ty dhe e kam ēuar. Kontrata, tani ata do tė mė dėrgojnė paratė mua. Si duket ata janė nė pritje qė tė marrin vesh se ē’u bė me ashensorin tani e para.
    Biznesmeni – Po nuk t’i dėrgon paratė ministri ty ore burrė si e ka emrin ai……
    Fatos Tarifa – Po se ka ministri atė. E ka tjetėrkush.
    Biznesmeni – Me kė po flisja unė qė mė thanė “Nė Tiranė atyre po u zjen koka me zgjedhjet. Kush e ka kokėn tha tė merret me….
    ...Fatos Tarifa – Dėgjo unė bėra atė qė munda, tė gjitha i bėra me alarm tė madh, ēova njė shkresė pas tjetrės, e tjetrės pas tjetrės. Arrita mė nė fund qė ata tė bien dakord me kėtė ofertė sepse m’i bėre ti qė kjo tė vinte me leverdi pėr ata. Nė qoftė se mė vijnė paratė punėn do ta bėsh ti, s’ka kush e bėn tjetėr. Mua mė intereson tė bėhet sa mė parė se po vjen behari, iku njė pjesė e dimrit pa ngrohje, po vjen behari aty nuk rrihet pa ftohje.
    Biznesmeni – Ah mor vėlla, por problemi ėshtė qė ata…….
    Fatos Tarifa – Ēfarė kam unė nė dorė, ti e di fare mirė e kam bėrė. Edhe ata qė ti i quan pisa dhe unė i quaj po kaq pisa e kanė ata nė dorė. Do tė dish ti unė i kėrkova 600 dollarė tė bėnim njė koferencė pėr NATO-n kėtu, kur kroatit, maqedonasit ua dhanė ministrat e tyre, mua s’ma dhanė shtesė nga buxheti pėr tė paguar sallėn e njė instituti.
    Biznesmeni – Kush ėshtė tani ministri i Jashtėm?
    Fatos Tarifa – Ēfarė rėndėsie ka kush ėshtė. Tė gjithė njėlloj janė atje. Njė ashtu janė.
    Biznesmeni – Kopilat.
    Fatos Tarifa – Ēfarė rėndėsie ka. Puna ėshtė qė kaq ua pret. Dhe siē thua ti janė tė gjithė. Janė tė gjithė me fushatė, tė gjithė kanė hall ēdo bėhet me ta pas qershorit. Unė nuk e rruaj ****ėn shumė ēdo tė bėhet se isha kėtu dhe prapė kėtu mund tė rri. Person civil dhe privat dhe tė mos merrem mė me qeverinė kurrė. Ashtu. Nė qoftė se e bėra kėtė gjė nuk e bėra as pėr emėr as pėr titull, qė e mora kėtė punė e mora thjesht qė t’u jap fėmijėve njė shkollė mė tė mirė dhe njė mundėsi. Kėtė nuk e kam fare, mund ta kisha. Bėra gabim qė i hoqa nga Amerika e i ēova nė Holandė. Mendova se do tė rrija gjithė kohės nė Holandė. Kėtu ėshtė e gjitha. Se prapė universitetin e kam gati qė mė pret e me rrogė tė madhe e tė fus gruan nė punė se kėtu as gruan nė punė s’e kam. Ti duhet tė kuptosh njė gjė, unė jetoj, ti e di fare mirė me 1 200 dollarė rrogė qė mė jep shteti nė muaj. Besoj qė e di qė kaq ėshtė rroga ime.
    Biznesmeni – Shiko se me rrogėn…..
    Fatos Tarifa – Jo ti e di qė kaq ėshtė, nuk ėshtė sekret nga tė cilat 800 euro, 1 100 dollarė ėshtė qiraja e banesės qė rrinė djemtė nė shkollė. Plus tė tjerave. Unė jam me zero para rroge qė ta marrėsh vesh ti. Dhe njė nga arsyet qė nuk kam mundur ta paguaj dot librin ka qenė kjo arsye, se s’kam mundur kaq para t’i mbledh.
    Biznesmeni – E marr vesh, e marr vesh.
    Fatos Tarifa – Ndėrkohė fatkeqėsia qe e tillė, qė ata falimentuan dhe unė s’doja ta hidhja kot njė libėr qė mė kishte kushtuar vite pune dhe u thashė: “M’i sillni se do t’i paguaj vetė”. Edhe mbeta tani, nė kėtė moment qė ata thonė “Do tė tė collect, do t’ju ēoj nė legal proces” (nė gjyq) qė nuk kam qejf tė ndodhė me mua se tė thashė kam qenė ambasador aty.
    Biznesmeni – Kėtė, ore unė e kuptoj kėtė punė dhe mė vjen keq sepse nė fund tė fundit ēdo njeri mund t’i bėjė vaki. Ajo qė mė revoltoi ėshtė thjesht, kur le ti mesazhin ditėn e mėrkurė qė mė thoshe mua “T’i kam falur ato lekė”, m’u duk fare pa vend sepse thashė me veten time “nė fund tė fundit jam unė qė po t’i fal lekėt ty, jo ti mua”.
    Fatos Tarifa – Po, sepse tė mora 4 herė ti s’po mė ktheje pėrgjigje dhe ti e di qė kur njeriu merr njė mesazh, mesazhi mbetet nė telefon. Normalisht unė kthej pėrgjigje, jam korrekt. Ti mundohu tė jesh korrekt kur dėgjon njė mesazh mė merr……, ti mund tė mė thuash merr shumė mesazhe. Edhe unė marr shumė. Marr edhe mesazhe qė s’mė takojnė mua.
    Biznesmeni – Tani do na gjesh njė punė aty nė ambasadė tė nxjerr paratė e mia apo jo?
    Fatos Tarifa - …Celularin tim e kanė shumė shqiptarė, marrin edhe pėr pasaporta, po qė s’ėshtė puna ime. U kthej mesazhe qė merr filan numėr, nuk lė mesazh pa iu pėrgjigjur. Ti nuk pėrgjigjeshe. Ishte shenjė korrektese. Pastaj unė nxehem. Siē nxehesh ti nxehem edhe unė. Kur nxehem, nxehem keq pastaj.
    Biznesmeni- Po ti thua llafin e fundit mor vėlla, e kupton. Ti bėn sikur ta ka njeri borxh, e kupton.
    Fatos Tarifa – A mė the vet jam mosha e tyt eti? Edhe nxehem mė shpejt unė. Fėmijėve tė mi nuk ua lejon mosha tė thonė fjalėn e fundit tė parėn, por unė edhe e them. Mosha ma lejon kėtė e tė tėra ma lejojnė. Kam parė e kam vuajtur edhe unė shumė nė jetė. Kėshtu qė mos mė revolto herė tjetėr. Hajde njė ditė tė hamė, tė flasim, shtrėngojmė dorėn si miq, tė ndahemi si miq, ose tė mbetemi miq. Tė pėlqen ky propozim?
    Biznesmeni- Jo mo jo, do ta bėjmė ashtu, do ta bėjmė se e di pse.
    Fatos Tarifa- Dėgjo edhe tė hėnėn, se pastaj e marta mė vjen mė mbarė mua, se pastaj kam njė drekė me njė profesor, mė vijnė ata miqtė nga Zvicra.
    Biznesmeni- Atėherė do tė mbetet, se problemi ėshtė se unė tė hėnėn ka rrezik tė jem akoma nė Nju Jork.
    Fatos Tarifa- Kur kthehesh ti?
    Biznesmeni- Unė kthehem tė hėnėn nė darkė, ose tė martėn nė mėngjes.
    Fatos Tarifa- Nė qoftė se kthehesh tė hėnėn pėrpara pesės mė telefono. Jam nė zyrė unė.
    Biznesmeni- Tani tė t’i jap kėto lekėt e tjera ēek o vėlla se me punėn e keshit, aty e kemi tėrė problemin. Se unė tė thashė, e kam problem tė shkoj t’i nxjerr nga ky bank aēount (ndr. llogari bankare nė anglisht) lekėt.
    Fatos Tarifa- Dakord. Nėmi ashtu dhe unė do tė krijoj, nė qoftė se nuk vjen shuma qė kemi kėrkuar nė ambasadė, do presim tre javė, njė muaj, them se pastaj ata nuk dinė fare ē’bėhet. Atėherė unė do tė tė sajoj ty dy-tre punė tė tjera qė do t’i bėsh ti nė ambasadė dhe ti do tė marrėsh mė shumė se ē’ke. Nė rregull?
    Biznesmeni- Dakord, po kėtė, kėtė ma…
    Fatos Tarifa- Do ta gjejmė njė mėnyrė.
    Biznesmeni- Kėtė ma premton atėherė, nuk ma bėn kėshtu qė tė ma lėsh nė kurriz.
    Fatos Tarifa- Nuk jam nga ata qė s’tė mbaj fjalėn unė. Pra, detyrimin qė tė kam nė njė mėnyrė do ta siguroj brenda muajit, ta zėmė maj-qershor maksimumi.
    Biznesmeni- Dakord.
    Fatos Tarifa- Se do tė bėsh dy punime dhe do tė mė charge-sh (ndr. do tė shtosh llogarinė nė anglisht) mė shumė.
    Biznesmeni- E mirė dakord. E di unė, aty nė ambasadė i rregullon vetė ti, bėj si tė duash. Mua vetėm mė thuaj qė…
    Fatos Tarifa- Kam nja dy nevoja tė vogla unė. Puna qė do tė bėsh nuk do tė jetė aq sa do tė kushtojė. Tėrė kėtu ėshtė muhabeti.
    Biznesmeni- Se e di ku e kam problemin unė? Vij atje, ju ndjek si rosa pėr paratė e mia duke ju lutur…
    Fatos Tarifa- Po jo mo jo, po tani shumė herė tė kam pritur unė ty, aty tė vish. Tė thashė pėr dy rrjedha. Hajde fillo ato dy rrjedhat e para dhe do tė sajojmė njė gjė dhe do tė themi ėshtė “riparimi i dy banjave”.
    Biznesmeni- Po.
    Fatos Tarifa- ato dy rrjedhat kanė dy gomina, nė tė vėrtetė. Dy gomina ti i gjen me ****ė po tė shkosh tani nė dyqan. Vetėm tė mos rrjedhė uji se ėshtė humbje e madhe. Tė thashė 1 mijė dollarė nė muaj vjen fatura e ujit, rrjedh natė e ditė, plus zhurma e tė gjitha. Njė nga ata djemtė ta bėjė atė punė. Ajo puna nuk kushton as 40 dollarė, ja do tė marrėsh 500 pėr tė parėn. Iku e para.
    Biznesmeni- Po pastaj ēfarė mund tė bėjmė atje?
    Fatos Tarifa – Pastaj ka plot tė tjera. Po do tė bėhen aty, do sajojmė. Me derėn do tė bėjmė ndonjė gjė. Kemi plot gjėra.
    Biznesmeni- Buxheti apo jo…?
    Fatos Tarifa- Gjėrat e vogla i bėj unė atje. Edhe vetė unė i sajoj. Gjėrat e mėdha nuk i bėj dot, sepse duhet tė mė japin ata para.
    Biznesmeni- Tė kuptoj. Mirė se i rregullojmė atėherė.
    Fatos Tarifa- Kėshtu qė ēfarė ėshtė detyrimi im, ai do tė shlyhet se edhe mua mė vjen keq pėr ata djemtė se e di qė pėr bukėn e gojės po punojnė. Nuk ke si t’i paguash nga xhepi tėnd kur ata punojnė pėr ne.
    Biznesmeni- Po unė nga xhepi tim i pagova ata.
    Fatos Tarifa- Dakord, po ti e thua fjalėn e fundit tė parėn. Thuaj tė parėn, tė dytėn, tė tretėn, leje tė katėrtėn…
    Biznesmeni- Drejt.
    Fatos Tarifa- Tė pestėn mos e thuaj kurrė.
    Biznesmeni- Drejt.
    Fatos Tarifa- Kėshtu atėherė.
    Biznesmeni- Mirė, atėherė hajt se do dėgjohemi.
    Fatos Tarifa- Kur do tė ikėsh nė Nju Jork ti?
    Biznesmeni- Unė duke u nisur jam, po erdha mora ca plaēka nė shtėpi.
    Fatos Tarifa- Dėgjo se ka stuhi tė madhe, ka rėnė gjithė ditėn shiu, unė mezi kam ardhur. Mė mori 5 orė rrugė kėtej nga Filadelfia. Kujdes se ka shi tė madh.
    Biznesmeni- ehe. Mirė atėherė hajt se do dėgjohemi. Ciao.
    Fatos Tarifa- Hajde mirupafshim. Adio.

    Marre nga gazeta Panorama

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anėtarėsuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Shume turp! E te mendosh qe te tille njerez perfaqesojne shtetin shqiptar! E besoj se ky Tarifa nuk eshte i vetem, por ka shume shoke si vetja.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pas zbardhjes sė bisedės sė ambasadorit me njė biznesmen, MPJ-ja nis kontrollin pėr fondet e ambasadės nė Uashington

    Skandali, nis hetimi pėr ambasadorin

    Ministria e Jashtme: Kemi kėrkuar kthimin e menjėhershėm tė ambasadorit dhe dhėnien e shpjegimeve

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Ministria jonė e Punėve tė Jashtme ka ngritur dje urgjentisht njė grup pune, i cili do tė hetojė nė lidhje me kasetėn, ku ėshtė pėrgjuar ambasadori ynė nė Uashington, Fatos Tarifa, me njė biznesmen me origjinė nga Korēa, duke bėrė pazare pėr pėrfitime fondesh publike nga disa punime qė firma e biznesmenit do tė kryente nė ambasadėn tonė nė Uashington. Biseda e bėrė publike dje nga revista “Klan”, ka shkaktuar tronditje dhe nė Ministrinė e Jashtme. Pas njė mbledhjeje tė gjatė, dje nė mbrėmje ambasadorit Tarifa i ėshtė kėrkuar tė kthehet menjėherė nė Shqipėri dhe tė japė sqarimet lidhur me kėtė ngjarje. Sipas njoftimit pėr shtyp tė ministrisė, dalė dje pas kėrkesave tė gazetarėve, gjatė ditės sė dielė, ambasadori i RSH-sė nė Uashington, i ndodhur para disa ditėsh nė Tiranė pėr njė aktivitet ndėrkombėtar, ka qenė duke u kthyer nė Uashington. Pėr kėtė arsye nuk ka qenė e mundur tė vendoset ndonjė kontakt telefonik deri nė mbrėmje. Ministria, nisur nga rėndėsia e figurės sė njė ambasadori dhe nė mėnyrė mė specifike, duke trajtuar me shumė pėrgjegjėsi ēėshtjen nė fjalė, ka kėrkuar nga ambasadori tė jepen tė gjitha shpjegimet e nevojshme, thuhet nė njoftim. Pėr kėtė arsye dhe pėr tė pėrballuar situatėn, duke qenė njėkohėsisht i shkėputur nga funksioni dhe aktiviteti qė ai kryen, ėshtė kėrkuar kthimi i menjėhershėm nė Tiranė pėr t’u paraqitur nė ministri dhe pėr tė kryer tė gjitha veprimet e nevojshme dhe pėr tė dhėnė shpjegimet individualisht nė ministri e publikisht, konform rregullave nė fuqi. Ministria ka vazhduar procesin e verifikimit tė tė gjitha ēėshtjeve qė lidhen me veprimtarinė financiare tė ambasadės nė Uashington dhe nė mėnyrė specifike ka nisur tė shqyrtojė tė gjithė korrespondencėn lidhur me ēėshtjen nė fjalė. Kjo veprimtari ėshtė tashmė programuar tė kontrollohet nga Drejtoria e Kontrollit tė Brendshėm e MPJ-sė, e cila do tė vihet nė veprim tė menjėhershėm, shprehen drejtuesit e MPJ-sė. Burime nga MPJ-ja thanė se grupi i kontrollit tė brendshėm tė MPJ-sė do tė niset menjėherė nė Uashington pėr tė kontrolluar veprimtarinė financiare. “Ministria, duke qenė e angazhuar maksimalisht pėr ruajtjen e integritetin e institucionit dhe stafit tė saj, dhe vazhdimin normal tė aktivitetit tė ambasadės nė Uashington, i ka kėrkuar ambasadorit veprim tė shpejtė e tė pėrgjegjshėm pėr ndriēimin e ēėshtjes. Ministria e Punėve tė Jashtme do tė ndjekė kėtė ēėshtje me shumė pėrgjegjėsi e seriozitet, institucionalisht dhe bazuar nė ligjin e “Shėrbimit me Jashtė”, thuhet nė njoftim.
    Biseda e pėrgjuar
    Revista “Klan” ka botuar dje bisedėn e shefit tė diplomacisė sonė nė Uashington dhe kėtij biznesmeni privat shqiptar, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Por, gjithēka pritet tė hetohet nga grupi i punės, nėse zėri nė kėtė kasetė ėshtė vėrtetė i Tarifės dhe mė pas priten edhe masat qė shteti ynė do tė marrė nėse kjo ėshtė e vėrtetė. Nga kjo bisedė telefonike e pėrgjuar kuptohet se ambasadori Tarifa i ka kėrkuar biznesmenit 4 500 dollarė pėr botimin e njė libri qė i kishte mbetur pėrgjysmė nė Holandė. Ndėrsa biznesmeni kishte njė firmė ndėrtimi po nė Uashington. Tė dy, sipas bisedės sė regjistruar, kanė bėrė njė marrėveshje, sipas tė cilės, ata kanė ēuar njė projekt nė Ministrinė e Jashtme pėr tė miratuar njė fond pėr rikonstruksionin e ambasadės shqiptare nė Uashington. Nga njėra anė, ambasadori do tė merrte hua nga biznesmeni paratė qė i duheshin pėr botimin e librit, ndėrsa biznesmeni do tė bėnte punėn dhe do tė shpėrblehej edhe mė shumė nga sa i kishte dhėnė ambasadorit hua, duke sajuar fatura tė paqena nga ana e kreut tė ambasadės. Nga biseda e regjistruar duket se ata kishin kohė qė e konsumonin kėtė ēėshtje, por duket se kishte vonesė nė miratimin e fondit nga Ministria jonė e Punėve tė Jashtme, prandaj edhe pazari nuk ka shkuar deri nė fund. Nė bisedėn e zbardhur vihet re njė fjalor shumė fyes nė adresė tė qeverisė dhe drejtuesve tė tjerė tė shtetit nė pėrgjithėsi, pa pėrmendur emra konkretė. Nė njė moment gjatė bisedės, duke iu referuar revistės “Klan”, Tarifa thotė se ai jeton me 1 200 dollarė nė muaj dhe njė shumė e tillė nuk dilte, ndėrkohė qė vetėm qiraja e banesės sė djemve tė tij nė shkollė nė Holandė. Ambasadori ankohet, nė kėtė bisedė pėr gjendjen e tij ekonomike dhe thotė nė njė moment se “nė qoftė se e bėra kėtė gjė nuk e bėra as pėr emėr, as pėr titull qė e mora kėtė punė (si ambasador). E mora thjesht qė t’u jap fėmijėve njė shkollė mė tė mirė dhe njė mundėsi”. Por gjithēka rreth kėsaj bisede do tė hetohet dhe do tė bėhet e qartė, shumė shpejt nga grupi i punės, i ngritur pranė Ministrisė sė Jashtme.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pezullohet aktiviteti i diplomatit Fatos Tarifa

    E Marte, 10 Maj 2005

    Sekretari i Pergjithshem ne Ministrine e Puneve te Jashtme, Roland Bimo: Rikthimi i zotit Tarifa per te dhene shpjegime ne Tirane, eshte nje ceshtje urgjente. Per gjithcka, jane vene ne dijeni, Presidenti i Republikes dhe Kryeministri

    "Kryeministri e ka ndjekur nga afer gjithcka ka ndodhur, reagimet qe jane shfaqur dhe me porosi te prere te tij, ndaj nje konceptimi te tolerances zero ndaj cdo rasti korrupsioni eshte urdheruar auditi administrativ i Ministrise se Puneve te Jashtme ne lidhje me veprimtarine e Ambasades sone ne SHBA dhe ne menyre te vecante i ambasadorit Tarifa, i cili per fatin tone deri tani rezulton te mos kete precedente te kesaj natyre. Ne reagim te te gjitha informacioneve te deritanishme, Ambasadori Tarifa eshte urdheruar te kthehet ne atdhe dhe te sqaroje te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me incidentin ne fjale. Ne rastin konkret, ambasadori Tarifa duhet ta sqaroje kete ceshtje i shkeputur nga funksioni diplomatik, administrativ apo politik, pra i faktit i te qenit ambasador i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne SHBA. Pra, te gjitha shpjegimet qe Ambasadori Tarifa qe sot e tutje detyrohet te jape lidhur me ceshtjen ne fjale jane te shkeputura nga incidenti ne fjale. Ministri i Jashtem, Kastriot Islami ne permbushje te kapaciteteve te veta administrative, ka pezulluar aktivitetin administrativ dhe diplomatik te Zotit Tarifa dhe per gjithcka eshte vene ne dijeni, Presidenti i Republikes", keshtu ka deklaruar dje ne mbremje, ne nje konference urgjente per shtyp, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme, Roland Bimo.

    Nderkohe, i pyetur ne lidhje me ceshtjen se kush ka kompetence per te urdheruar ambasadorin Tarifa te kthehet ne Shqiperi per te dhene sqarime per situaten, Bimo ka theksuar se "Per te gjithe nepunesit qe jane ne pune ne sherbimin e jashtem, duhet thene se rrogen ia paguan MPJ. Keshtu qe, gjithsekush eshte dipendent i MJP, per te mos thene qe funksionet diplomatike politike gjithsekush i kryen ne funksion te MPJ. Ne qofte se thuhet se Presidenti dekreton nje ambasador, kjo ne asnje menyre nuk duhet thene se eshte pjese e perzgjedhjes profesionale te atij personi, i cili ngarkohet per te kryer kete funksion. Dekretimi nga ana e Presidentit do te thote qe "X" person eshte i autorizuar edhe nga Presidenti, qe te ushtroje funksionet e tij ne nje shtet te caktuar. Por, procesi i seleksionimit eshte atribut i MPJ, i kritereve qe percakton ligji, Kushtetuta".

    Gjithashtu, Bimo ka nenvizuar se ambasadori Tarifa duhet te kthehet urgjent ne Tirane. "Ne si MPJ i kemi kerkuar ambasadorit qe me pergjegjesi te plote, per sensitivitetin e ceshtjes, qe te kthehet urgjentisht ne Shqiperi dhe te jape sqarimet per incidentin. Kjo nuk paragjykon faktin nese ambasadori eshte fajtor apo nuk eshte fajtor. Ne duam qe ambasadori te jape sqarimet, i shkeputur nga privilegjet qe i jep fakti i te qenit ambasador. Ne qofte se ne sherbimin e jashtem ka pasur 1 apo 2 raste qe kane njollosur emrin e ketij sherbimi, kjo nuk do te thote absolutisht asgje. Kthimi i zotit Tarifa eshte ceshtje urgjente".

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    "S'kam bere bisede te tille me ndonjė biznesmen"

    E Marte, 10 Maj 2005

    Zeri i Amerikes bisedoi dje me diplomatin shqiptar ne SHBA dhe zbulon se biznesmeni shqiptar qe i ka dhene atij 4500 USD, eshte Indrit Bregasi. Por, z. fatos Tarifa mohon gjithcka duke ngurruar t'i pergjigjet edhe urdherit te ministrise se Jashtme per te ardhur urgjent ne Tirane, per te dhene shpjegime

    Do te ishim te interesuar per qendrimin tuaj, sqarimin tuaj per biseden. A ka ndodhur dhe ne cfare kushtesh ka ndodhur?

    Une isha ne Tirane, deri mbreme, (te dielen) kur TV "Klan" dhe shtypi shqiptar sot po ben nje zhurme te madhe per nje ceshtje qe quhet "skandal financiar". Une dua te sqaroj se asnje skandal financiar nuk ka ne kete mes. Flitet per nje kasete qe permban nje bisede te incizuar, timen me nje biznesmen shqiptar ne Uashington. Ne fakt, une nuk jam ne dijeni qe nje bisede e tille eshte bere, pasi lexova sot transkiptin e saj. Ajo kasete, sic lexova ne gazete, transkipti i saj me duket nje kombinim bisedash te ndryshme te bera ose jo nga une ne telefon, ose ne mjedise te tjera.

    Pra, ju e mohoni faktin se egziston nje bisede e tille midis jush dhe biznesmenit?

    Une pohoj se flas ne telefon me te gjithe shqiptaret qe jane ne Uashington, disa dhjetra-qindra. Une nuk di te kem bere nje bisede te tille, kaq te gjate, sic eshte shkruar sot (dje) ne shtyp. E mohoj teresisht. Eshte nje kombinim bisedash qe nuk kane koherence dhe perpiqen te duken kompromentuese.

    Zeri i Amerikes kontaktoi me biznesmenin shqiptar. Ai eshte Indrit Bregasi dhe vec atyre qe kane dale ne shtyp, ai pretendon qe ju i keni kerkuar nje borxh atij, para 6 muajsh, per te paguar nje liber qe eshte botuar ne Holande. Dhe parate, me ne fund, pas disa peripecish, ky biznesmen jua ka dhene juve dhe ne momentin qe ju i keni marre, i keni mohuar marrjen e tyre dhe ka vazhduar pastaj e gjithe peripecia.

    Eshte nje shpifje e veshtire, e tmerrshme. Nuk di c'te them. Une per nje botim timin qe eshte bere ne Holande, kam biseduar me shume njerez ne Ambasade. Pa i kerkuar askujt lemoshe dhe ajo qe thote ai, nuk eshte e vertete. E verteta eshte qe, czemerimi dhe intriga e ketij individi, shkaktohet per faktin se ai nuk fitoi nje tender, ose nuk mori parate qe do te merrte nga nje tender qe do te behej ne Ambasade.

    E ka fituar tenderin Indriti ne Ambasade, fillimisht?

    Disa kompani kane hyre ne loje, sikurse kerkohet nga shteti shqiptar. Ky ka qene nje nga ato kompani, eshte firmosur edhe nje kontrate sipas porosise se dhene nga Drejtoria e Sherbimit te Trupit Diplomatik ne Tirane, pasi oferta ka qene me e lire. Dhe ne momentin e fundit, une jam bere pishman sepse kam pyetur shqiptare te tjere ne Uashington dhe me kane thene "Pse merresh me ate njeri? Ai nuk ka fare firme". Pra, kishte nje firme fantazem. Ne kete moment, kontrata nuk eshte derguar asnjehere ne Tirane per dergim fondesh.

    Indriti kembengul qe ju ka dhene juve 3.000 dollare borxh, per punen e librit ne Holande. A egziston ky fakt? A keni marre prej tij keto para?

    Jo, asnjehere. Ai mund te thote dhe 30.000, por nuk ka ndodhur kurre.

    Ne gjithe kete histori, kush eshte i interesuar per te shpifur gjera te tilla per ju?

    Shume njerez jane te interesuar. E para, posti qe kam une ne Uashington, eshte nje post i lakmuar nga shume. E dyta, ky post ben shume per Shqiperine dhe qeverine shqiptare dhe prandaj, nese duhet goditur qeveria shqiptare, une jam nje "target" mjaft i pershtatshem. Me goditjen time personale, goditen marredheniet mes Shqiperise dhe Amerikes, goditet imazhi i mire qe ka kjo Ambasade ne Uashington edhe eshte nje presion qe behet pikerisht, para zgjedhjeve. Biseda per kete liber eshte biseduar jo me Indritin vetem, por me shume njerez te tjere, 2 vjet me pare dhe jo tani. Libri eshte nje ceshtje qe nuk eshte me ne axhende, ai eshte botuar me kohe. Problemi eshte qe, cdo procedure qe eshte bere lidhur me keto tendera per riparimin e nderteses se keqmbajtuar te Ambasades se Shqiperise, e cila per 4 vjet me rradhe qe une sherbej ketu, nuk ka marre asnje qindarke te vetme nga buxheti i shtetit shqiptar per t'u riparuar. Kerkesa te here pas hershme bere cdo vit, nga Ministri Islami jane konstatuar nevojat per riparimin e nderteses, nje ekip i Sherbimit te Trupit Diplomatik ka ardhur ne dhjetor ne Ambasade, ka verifikuar dhe ka ikur me nje liste me 17 lloje punimesh qe duhen bere, ne baze te kerkeses qe jane cuar ofertat qe ketej. Oferta qe eshte nenshkruar eshte bere me miratimin e Ministrise se Jashtme, por engjelli qe kam ne koke per te me shpetuar, me ka thene "Mos e dorezo" dhe nuk e kam dorezuar asnjehere ne Tirane, nje kontrate e tille. Prandaj, asnje kontrate nuk eshte nenshkruar, asnje cent nuk ka ardhur ne Ambasade dhe asnje cent nuk eshte vjedhur as nga une, as nga askush tjeter ne Ambasade. Kjo eshte e verteta e ceshtjes.

    Sipas njoftimeve nga Shqiperia, Ministria e Jashtme ka kerkuar khtimin tuaj urgjent ne Tirane per te dhene sqarime per kete ceshtje. Do te shkoni? Kur do te shkoni?

    Une sot (dje) mora nje faks qe vinte nga Tirana. Une isha ne Tirane 7 dite. Ministri i Jashtem ishte ne dijeni te kesaj ceshtjeje ne daten 4 dhe ai vuri Sekretarin e Pergjithshem te komunikoje dhe te marre sqarimet e rastit. Tre dite me rradhe, ai duke e ditur qe une isha ne Tirane nuk me kontaktoi, nuk beri asnje perpjekje dhe prandaj, une vete, ne daten 7 ne darke, pasi pashe se TV "Klan" do te jepte te nesermen kete, kerkova vete qe te shfaqej ne disa kanale. I vetmi kanal qe me hapi portat ate nate, ishte TVSH-ja. Nderkohe, "Top-Channel", nje kanal qe une s'kam pasur asnje lloj lidhjeje me pare, ka refuzuar ta refuzoje ate bisede sepse i'u duk jo bindese. Une jam gati dhe i kam kerkuar Ministrise se Jashtme sot (dje), Kryeministri dhe Presidentit qe ne cdo moment ne Ambasade mund te vije nje ekip kontrolli dhe te verifikoje fondet.

    Nuk e di nese duhet te shkoj apo jo tani. Une sapo u ktheva mbreme. Arsyet shendetesore ndoshta sme lejojne te shkoj 2-3 jave, por sidoqofte nuk kam pse te mos shkoj ne qofte se me kerkojne. Por, une nuk jam nomenklature e Ministrit te Jashtem, jam nomenklature e Kryeministrit dhe Presidentit te Republikes. Ne qofte se ata me thone "Hajde", domosdo qe do te shkoj.

    "Zeri i Amerikes"

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Tenderi, kjo shpikje magjike, po ben kėrdine ne shtetin Shqiptar.
    Miljarda jan vjedhur e vidhen per dite me variantin "tender".
    Dhe vjedhja e miljardave nga "sėnduku" i nje shteti diku do e japi "krismėn".
    Parate nuk bien nga qielli . Ato merren nga goja e popullit. Pra dikush e peson kur dikush vjedh.
    Prandaj ka qindra e qindra raste cdo dite te famėkeqes "fotoksin-pirje".
    Duhet nje dite te pergjigjen pushtetaret tenderaxhij jo vetem per parate e vjedhura por dhe pasojen, cuarjen ne gremine me fotoksine, te mijra te mjereve bashk-kombas tanet.


    Me dhimbset ne kete rast Tosi i sevos ne kte situate qesharake e mjerane.
    Natyrisht hajduti Tos Tarif eshte nje hajdut i vogel krahasuar me mega hajdutin Cac apo edvin apo Tos nanos apo Malaj Fin etj.
    Kur lexojn ata tani kte bisede kushedi c'thone.
    Po ky gomar me lavamane e brima legenash do te fitoje. Akoma nuk ka mesuar ky profesor nga ne nxenesit e tije se si vidhet. E natyrisht do qeshin kur mendojne se ata mega hajdutet as qe e ndyjne doren me ca bizneso hidraulika qe dridhen per ca dollare.
    Kam punuar mire per ujdisjen e maredhenieve Shqiperi-Amerike, thote i biri i Sevos se Enverit.
    Por kur degjon (lexon) biseden lind pyetja, kujt i thote "mire" ky Tosi i Sevos qe punon per Tosin e Nasit?
    Sigurisht " mire" do te thote " mire" per PS-ne e Nanos e jo mire per Popullin.

    Fryt i kesaj te "mire" sic duket do jete nje spektakel qe Zheji na dhuroi kto dite.
    Para ca ditesh, pra tre kater jave para votimeve , ne valen e ethshme te Nanos qe me gershere ne dore pret shirita u duk prapa prapanices se Nanos qe inaguronte nje gjoja "aeroport" dhe vet vazhdusja e Lenka Cuko Mariz Linos-ė se 97-tes, dhe Limpreht qeflliut, kjo Mariza Rajsi a si e ka emrin e sakte, pra ambasadorja amerikane ne Shqiperi.
    Dihet se para votimeve duhet diplomati i huaj te jete ne pozicion arbitri asnjeanes ose vezhguesi gjak ftohte ne nje vend ku eshte i atashuar.
    Mirpo ambasadorja amerikane nuk can koke per keto vogelsira. Ajo i mban shiritat Nanos pikerisht tani ne prag te zgedhjeve dhe me kte don ti thote katundareve shqiptare qe perbejne votuesin me shumice qe, e shikoni mo luk mi, ja me nanon jemi na amerika e bu-thshave e tenetave.
    Sic duket e dine diplomatet amerikane e te tjere se me kte milet keshtu duhet se nuk marrin vesh e keshtu fitojme dhe ne te "varfrit" diplomate ndonje thes euro nen dore nga Durak Kok Duk Cacet e Nanos.
    Pse te mos kemi ca para menjane per pleqeri e ku ka vend me te mire se Shqiperia per te kullufitur Miljarda e te mos hyj ferr ne kembe.
    Ky vend kryeministrin e ka vrases e drejtorin e Tv hajdut e pse te mos na ket dhe ne ambasadoret paterica.
    Pateric e arte per Ps-ne,partine e mathauzenave 50 vjecare, ja kjo eshte Ambasada amerikane ne Tirane.
    E kto paterica te arta i sigurojne Tarifat tane me dinakerine e elokuencen kineze , mesuar ne KQ te Nasit e sevos nga usta hasani.

    Asnje reagim per kte palacollek te Rises nga Pd frikacake.
    Kujtojne se me servilizem ja dilet kunder Mafies.
    Ankohet i ziu tarife se nuk i jep para arta Islami i Dado Nanos.
    Ja prandaj ska para me zhbllokue lavamanet e Ambasadave Shqiptare sepse shukat me euro dollare shkojne per te perfituar Paterica ne Departament te Uashingtonit e koridore te brukselit te bolshevikut Prodi.








    ..


    Ja cthote dhe Mero Baze ne TEMA:

    EDITORIALI

    Standardi i Ambasadorit nė Uashington

    Nga Mero Baze

    Pėr tė gjithė ata qė nuk kanė mundur tė thonė dot
    ndonjė fjalė tė mirė pėr Fatos Nanon nė Uashington, ka
    qenė lehtėsi e madhe tė flisnin fjalė shumė tė mira
    pėr ambasadorin Tarifa. Mes tyre ka shquar Brus
    Xhekson. Gati njė vit mė parė, nė udhėtimin e tij tė
    radhės nė Tiranė pėr tė mbėshtetur zotin Nano, nė disa
    takime me gazetarė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė
    civile, ai e portretizonte si shpresė ambasadorin
    Tarifa. Tė njėjtėn gjė ka bėrė dhe gjatė vizitės sė
    fundit nė Tiranė. Tė njėjtėn gjė kanė bėrė dhe disa
    lobistė tė tjerė tė qeverisė shqiptare, tė cilėt ngaqė
    mbeteshin tė pafuqishėm pėr tė mbrojtur zotin Nano nga
    ato ēfarė ndodhnin nė Shqipėri, pėrdornin si mburojė
    zotin Tarifa. Kishte plot argumente kundėr Tarifės nė
    ballafaqim me ta, por ato mbuloheshin tė gjitha nga
    ideja se ai ishte djali i sekretarit personal tė Enver
    Hoxhės dhe sulmet ndaj tij ishin “biografike” dmth.,
    pėr shkak tė babait. Skandali i fundit i bisedės sė
    botuar nė revistėn ‘Klan’, nė tė vėrtetė ēmonton nė
    detaje banalitetin e ambasadorit shqiptar nė
    Uashington. Ai nuk ėshtė as intelektual, as diplomat,
    as komunist, as perėndimor, as lindor, por thjesht njė
    hajdut i neveritshėm, nga ata qė raca krenare e
    hajdutėve tė Tiranės, nuk i pranon as nė bisedė.
    Problemi, siē e ka theksuar dhe vetė revista, nuk
    ėshtė tek sasia e parave tė cilat mundohet tė vjedhė
    ambasadori. Ai ėshtė ves kolektiv i kėsaj qeverie.
    Turpi qėndron tek standardi i ambasadorit tonė nė
    Uashington. Nėse u pėrkthehet kjo dosje gjithė atyre
    zyrtarėve tė Qeverisė amerikane, qė e kanė dėgjuar
    Tarifėn tė mbrojė qeverinė nga akuzat pėr korrupsion,
    besoj se do tė bashkohen nė kėtė pikė. Po ashtu besoj
    se do tė mbeten tė shokuar kongresmenėt, tė cilėve
    zoti Tarifa, para ca muajsh, nė dėshminė e mbajtur, i
    akuzoi se nuk e njohin Shqipėrinė dhe se janė tė
    dezinformuar. Tani ata kanė rast tė njohin zotin
    Tarifa. Nėse njė njeri me kaq shumė vese dhe kaq
    banal, ėshtė avokati mė i mirė i qeverisė nė
    Uashigton, atėherė ē’mbetet pėr avoketėt e kėqinj tė
    kėsaj qeverie. Tė shokuar do tė mbeten dhe ata pak miq
    tė mbetur tė tij nė Uashington, tė cilėve ka mundur
    t’ua hedhė me stilin e tij prej servili dhe zhvatėsi
    tė ndonjė dreke. Zėrat e fundit qė pėrpiqeshin tė
    mbronin kabinetin Nano nė Uashington, kishin si
    arsyetim pikėrisht ambasadorin Tarifa. Pėr hir tė sė
    vėrtetės, afera e tij nuk imiton dot aferat e qeverisė
    qė ai mbron, por e pėrsėrit fenomenin nė mėnyrė shumė
    tė neveritshme, duke vjedhur ato pak lekė qė ka nė
    xhep si ambasador. Standardi hajdut xhepash.

    Tema.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pride : 10-05-2005 mė 05:21

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Kjo eshte per tu gajasur. $3000 eshte nje shume qesharake. Edhe ne nje tender me prokurim te drejtperdrejte nuk kerkohet kaq pak. Pastaj cfar businesman qenka ai qe i dhimbsen $4500, besoj shumica ketu as e ka problem kete shume. Problemi i korrupsionit ne Shqiperi ka filluar prej kohesh. Eshte produkt i sistemit qe kaluam ku njerezit dolen nga nje varferi totale. Pse ju kujtoni se po erdhi PD ne pushtet do marri fund korrupsioni. Ju rren mendja. Pse pak tendera jane bere ne kohen e PD e jane vjedhur sa te duash, por ata nuk dinin kaq shume sa dine keta te PS. Kur ja morren doren ata erdhi koha per te ikur. Edhe me te ndershmin ketu(qe dyshoj se ka ndonje) po ta coni ne pushtet ne shqiperi do rrije urte per ca kohe e do filloje nga allishverishet. Eshte ne gjak ai muhabet. I do nja tre breza per t'u mataruar gjaku.

    Dicka luhet ne Ministrine e Jashtme. Ne fillim drejtori i personelit, tani Ambasadori. Po perdoren si koka turku.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Politikanet tone turpi jone.
    Pleqet per keta njerez thuanere njerin e plase mbaj tjetrin.
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

  11. #11
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ta coje veten per 45.000$ thote njeriu.: ..po per 4500$ turp turp.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodrane82 : 10-05-2005 mė 11:40

  12. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Se mos eshte i pari apo i fundit?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Keto jane padrejtesira, te krijuara nga klanet e Nanos e shokeve. Tarifa eshte nga ambasadoret me te denje qe kane prezantuar ndonjehere Shqiperine. Kushdo qe ka pas rastin ta takoje apo ta degjoje nga takimet e shumta qe ka bere me Shqiptaret e Amerikes e di se Tarifa eshte politikan i zoti, mjaft i pergatitur e qe gjithmone ka prezantuar Shqiperine ne menyren me fenomenale qe dikush mund ta prezantoje.
    $4500 ...... qesharake, Gjithkush qe jeton ne Amerike e di se vetem bileta e klasit te pare ne NY ne LA ben me teper se aq. Dhe zoti Tarifa ka patur shume here me teper raste te fluturonte ne klas te pare me leket e shtetit , sepse si Ambasador e meriton, apo akoma me teper te mare charter privat. Por Tarifa kurre s'e ka bere kete, Tarifa ka fluturuar economy class kur e ka pare te mundur vetem e vetem per te kursyer leket e atij Shteti. 4500... eshte skandal vetem te permendet. Gjithe shoqatat Shqiptare do e paguanin 2-here aq per te qene prezent ne mbledhjet e tyre. Apo universitetet e ndryshme ku Tarifa ka qene i ftuar.
    Si zakonisht ne Shqiperi, njeriu i drejte dhe i mire humbet nen petkun e llumit dhe pisllekut. Mjere ata qe jetojne aty e perballen me ate pafytyresi.

    Dhe ju PD-ista, nuk keni goje te flisni, Ambasadori qe kishit caktuar ju u kap me Prostituta rrugeve te ChinaTownit ne Boston, dhe Shqiperia u be gazi i botes ne gjithe gazetat e lajmet e Amerikes. Nuk keni goje ju ti tregoni Shqiperise se sa te afte jeni te caktoni Ambasadore
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Sa paska vuajtur ky duke fluturuar Economy Class, bo bo ca sakrifice bejne disa.....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Kjo eshte komplet genjeshter, fabrikim i pisave ne pushtet ne Shqiperi. Nuk e ul menderen Fatos Tarifa me PhD ne Amerike te merret me alabaket per 4mije dollare.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    O Lalao,e mjere shqiperija qe qenka mbushur me Nano..........Spak me i dal kurr afati i pordorimit...
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  17. #17
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Edhe ankohemi pastaj per imazhin e keq te Shqiperise ne bote, merre me mend edhe nje ambasodor vjedh.....

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ne fakt u be i dytei rast qe po "zbulohen" skandale ne Ministrine e Jashtme.

    Skandali i pare me drejtorin e personelit, pune p..., ceshtje nderi sic thonim me perpara,
    dhe skandali i dyte, pune paresh.

    Ti shohesh holle holle, te dy keto skandale per problemet qe jane kapur nuk jane ato tipiket, si per shfrytezim posti per mardhenie seksuale ashtu edhe per pune korrupsioni.

    C'te ben pershtypje jane qe t edy skandalet jane transmetuar nga 2 TV-te me me influence te Shqiperise, e para nga TOP Chanel, dhe e dyta nga KLAN. E perbashket eshte menyra e njejte e marrjes se tyre, pergjimi i bisedave.

    Duket sikur konkurrenca ndermjet dy TV-ve eshte futur edhe ne keto "scoope".

    Si perfundim mendoj se kjo e gjitha eshte nje lufte klanesh ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise, ku lidhen shume interesa te klaneve te ndryshme te politikes shqiptare, e cila demton shume imazhin e vendit tone

    P.s Ku jane postimet e hapesit te temes?

  19. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ambasadori Grek nė Ukrainė diku u akuzua pėr trafik armėsh para disa kohėsh. Turp ėshtė kjo pėr ne, por jo tė fillojmė e "vajtojmė" si plakat se mirė na e bėjnė tė tjerėt etj, sepse dhe tė tjerėt nuk janė mė mirė se ne. Gjėra qė ndodhin janė, dhe tė huajt mezi presin tė ndodhin pėr tė na sulmuar, por qė tė bėhemi dhe partner nė kėtė gjė mė duket njė qelbsinllik i madh.

    Keq ka bėrė ambasodori, akoma mė keq se SHBA ėshtė shteti qė na ka pėrkrahur mė shumė gjate kėtij tranzicioni, por mos i bėjmė gjėrat tragjike qė " e meritojmė " qė na trajtojnė keq dhe nuk na duan. Politika shqiptare ka faj goxha, dhe atje duhet tė pėrqendrohemi tė gjithė qė nė njė tė ardhme ta ndryshojmė at vend. Nė mos mund tė rrimė dhe ne partnerė ndaj shtypit botėror dhe tė ndihmojmė nė rrėnosjen e shqipėrisė. Ka njė kufij midis marrjes pėrgjegjėsi tė dickaje, dhe pėrgjithsimeve qė bėhen. Ne shqiptarėt akoma nuk e kemi mėsuar kėtė gjė, dhe me sa po shoh do dojė dekada tė tjera qė tė vijmė nė vetėdije dhe tė mesojmė se si duhet kritikuar mbi tė gjitha. Na mungon jo kultura do thoja, por ėshtė kapadajllėku nė njė krah, dhe shitja e b... nė indirekte, qė do ta quaja formė tjetėrsimi( "shif mėr gjermanėt si janė ose italianėt" etj) ose nė formė direkte qė do ta quaja krejt shitje ( "jam krenar qė jam grek" bie fjala) qė sjell kėtė vakum tė madh nė shoqerinė tonė.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Biseda e Tarifes, Ambasadorit te Nanos pran Bushit

    Pse u fshi kjo teme?

    Cfar po ndodh ne Forum?

    Edhe kte dritare te fjales se lire e perlau Nano?

    ---


    Korrieri


    -

    Biseda skandal e Ambasadorit ne SHBA

    E Marte, 10 Maj 2005

    Fatos Tarifa, kryediplomati i Shqiperise ne Uashington, ka zhvilluar nje bisede telefonike me nje biznesmen shqiptar me origjine nga Korca, te cilit pasi i ka marre 4500 USD, premton t'ia riktheje nepermjet punimeve qe firma e tij mund te beje ne godinen e ambasades, fatura te cilat do te jene fiktive. Biseda eshte botuar te dielen ne revisten "Klan" dhe "Korrieri" po e riboton sot te plote, per shkak te interesit qe ka ngjallur skandali. Redaksia jone disponon gjithashtu edhe nje kopje te kasetes audio te saj

    - Fatos Tarifa (FT) - ...Muhabet pa bereqet, do te hame nje dreke javen qe vjen?

    - Biznesmeni privat (-)- Degjo ore degjo, ne dreken do ta hame.

    FT - Kur ke kohe ti me thuaj, se une kam miq qe me vijne nga Zvicra, jane ne Boston. Do te vijne kete jave ne Uashington. Kur ke kohe ti, te henen ose te marten, se pastaj me vijne ata mua.

    - Degjo ti degjo, te henen, te marten, si do ta leme kete punen e lekeve?

    FT - Te marten, jo te henen, nuk mundem dot se jam i zene.

    - Si do ta leme punen e lekeve qe t'i veme kapakun, qe te mos rri te merrem me me kete muhabet.

    FT - Cfare do me leket ti?

    - Ma sugjero ti edhe e leme ne doren tende seriozisht, edhe nuk merrem me me kete une se me gjithe mend qe i'a kam hequr vizen muhabetit.

    FT - Une mendova qe meqenese e nisem ashtu, ate qe me detyrohesh prape te ma kthesh dhe ta mbyllim kete pune. Kurdo qe te kesh. Problemi eshte se une nuk jam shlyer me ata se nuk mund t'ia shlyej gjysmen. Shuma eshte me e madhe sesa aq sa jane. Eshte ne Euro. Ne Euro eshte kaq, ne Dollare ajo bente, shtoi edhe 0.4 %.

    - Sa leke te duhen ty total, o vella? I mbulon kjo 4500-shja te gjitha keto?

    FT - 4. 500 ishte, bashke e beme llogarine, llogarite ti. Ja shih, ta shoh prape ate une llogarine se eshte me kaq Euro e kaq, shumezoje me 1,4 qe eshte me dollarin dhe del tamam. Te 4.500 nje dicka e tille qe... Se une kam edhe...

    - Degjo tani, qe ta kesh ti te qarte...

    FT - Ka dy menyra per ta bere: ose keto para t'i dergoj transferte bankare duke paguar fee-ne (shumen ne anglisht) vete, ose kur te veje Arta mbas tre javesh te takoje djemte, t'ia paguaje kesh ne dore atyre, t'u marre faturen qe u pagua, keshtu qe te mos me cajne me koken me "collector" (person qe mbledh parate borxh per hesap te nje te treti, ne anglisht) ata.

    - Marr vesh. Tani degjo ketu, qe ta ndajme muhabetin 5 e 5: Une qe te le 4.500 dollare rrugeve me kupton, seriozisht, tamam burri burrit nuk kam. Megjithate meqe e ke rastin keshtu urgjent, une nuk e kam problem dhe une ta thashe qe ate dite, ta premtova. Puna eshte ketu, qe a ka shanse qe do te marresh ti ato leket e atyre qe te nxjerr ndonje lek une o vella, qe te mos me mbeten keto leke ne kurriz pastaj.

    FT - Une kerkesen e kam bere, te thashe. Kam bere faks kur ma solle ti ate, diten e neserme.

    - Ti ke firmosur kontrate ore, une se marr vesh vetem qe eshte shteti rremuje atje se me ate kontrate qe ke firmosur ti...

    FT - Or ti, ne i beme te gjitha bashke, jo vetem kete projekt, por ne i beme te tera. Kemi cuar nje projekt me dy gjera qe do te behen: kaldaja dhe keto perreth. Tani e cova ne Tirane. Ideja eshte pranuar se ajo qe ke sugjeruar ti, kompania qe ke sjelle ti, ka fituar. Mbas kesaj une kam bere kontraten me ty, dhe e kam cuar. Kontrata, tani ata do te me dergojne parate mua. Si duket ata jane ne pritje qe te marrin vesh se c'u be me ashensorin tani e para.

    - Po nuk t'i dergon parate Ministri ty ore burre, si e ka emrin ai...

    FT - Po se ka Ministri ate. E ka tjeter kush.

    - Me ke po flisja une qe me thane "ne Tirane atyre po u zjen koka me zgjedhjet. Kush e ka koken tha, te merret me..."

    FT - Kjo eshte nje arsye. Mua me vjen keq qe eshte ashtu sepse aty po bien perseri muret dhe tavani i shkalleve qe beri ai djali ate dite, prape ka rene. Sikurse mbyllem kaldajen, aty cdo gje ka nevoje, ne s'kemi si punojme aty. Do te therrasim ose ndonje tjeter.

    - Po t'i mua do te me therrasesh, s'ke tjeter.

    FT - Po ka te tjere sa te duash, dite per dite me vijne oferta me letra mua, dite per dite. Per te lyer, per te pastruar, interioret, pastrim nga jashte, dite per dite.

    - Po sepse duket germadhe ajo prandaj.

    FT - Jane te arsyeshem ne cmime, dite per dite. T'i tregoj po deshe, interior, eksterior.

    - Degjo ketu ti tani. Si jane shanset qe ti t'i marresh ato leket, qe une te pakten te marr mbrapsht parate e mia, qe te mos me mbeten ne kurriz keto 4.000 dollaret.

    FT - Degjo, une bera ate qe munda, te gjitha i bera me alarm te madh. Cova nje shkrese pas tjetres, e tjetres, e tjetra. Arrita me ne fund qe ata te bien dakord me kete oferte sepse m'i bere ti qe kjo vinte me me leverdi per ata. Neqoftese me vijne parate, punen do ta besh ti, s'ka kush e ben tjeter. Mua me intereson te behet sa me pare se po vjen behari, iku nje pjese e dimrit pa ngrohje, po vjen behari aty nuk rrihet pa ftohje.

    - Ah mor vella, por problemi eshte qe ata...

    FT - Cfare kam une ne dore, ti e di fare mire, e kam bere. Edhe ata qe ti i quan pisa dhe une i quaj po kaq pisa, e kane ata ne dore. Do te dish ti, une kerkova 600 dollare te benim nje konference per NATO-n ketu. Kur kroatit, maqedonasit u'a dhane ministrat e tyre, mua s'ma dhane shtese nga buxheti per te paguar sallen e nje instituti.

    - Kush eshte tani ministri i jashtem?

    FT - Cfare rendesie ka kush eshte. Te gjithe njelloj jane atje. Nje ashtu jane.

    - Kopilat.

    FT - Cfare rendesie ka? Puna eshte qe kaq u'a pret. Dhe sic thua ti jane te gjithe. Jane te gjithe me fushate, te gjithe kane hall cdo behet me ta mbas qershorit. Une nuk e rruaj ****** shume cdo te behet se isha ketu dhe prape ketu mund te rri. Person civil dhe privat dhe te mos merrem me me qeverine, kurre. Ashtu. Neqoftese e bera kete gje, nuk e bera as per emer as per titull. Qe e mora kete pune, e mora thjesht qe t'u jap femijeve nje shkolle me te mire dhe nje mundesi. Kete nuk e kam fare, mund ta kisha. Bera gabim qe i hoqa nga Amerika, i cova ne Hollande. Mendova se do te rrija gjithe kohes ne Hollande. Ketu eshte e gjitha. Se prape universitetin e kam gati qe me pret e me rroge te madhe, e te fus gruan ne pune se ketu as gruan ne pune s'e kam. Ti duhet te kuptosh nje gje, une jetoj, ti e di fare mire, me 1200 dollare rroge qe me jep shteti ne muaj. Besoj e di qe kaq eshte rroga ime...

    - Shiko se une rrogen...

    FT - Jo, ti e di qe kaq eshte, nuk eshte sekret, nga te cilat 800 euro, 1100 dollare eshte qeraja e baneses qe rrine djemte ne shkolle. Plus te tjerave. Une jam me zero para rroge, qe ta marresh vesh ti. Dhe nje nga arsyet qe nuk kam mundur ta paguaj dot librin, ka qene kjo arsye se s'kam mundur kaq para t'i mbledh.

    - E marr vesh, e marr vesh.

    FT - Nderkohe, fatkeqesia qe e tille qe ata falimentuan dhe une s'doja ta hidhja kot nje liber qe me kishte kushtuar vite pune dhe u thashe "M'i sillni se do t'i paguaj vete". Edhe mbeta tani ne kete moment qe ata thone "Do te te "collect", do t'ju coj ne "legal process" (ndr. ne gjyq) qe nuk kam qejf te ndodhe me mua, se te thashe, kam qene ambasador aty".

    - Kete, ore une e kuptoj kete pune dhe me vjen keq sepse ne fund te fundit cdo njeri mund t'i beje vaki. Ajo qe me revoltoi eshte thjesht, kur le ti mesazhin diten e merkure qe me thoshe mua "T'i kam falur ato leke", m'u duk fare pa vend sepse thashe me veten time "ne fund te fundit, jam une qe po t'i fal leket ty, jo ti mua".

    FT - Po sepse te mora 4 here, ti s'po me ktheje pergjigje dhe ti e di qe kur njeriu merr nje mesazh, mesazhi mbetet ne telefon. Normalisht, une kthej pergjigje, kush me merr une kthej pergjigje, jam korrekt. Ti mundohu te jesh korrekt, kur degjon nje mesazh. Ti mund te me thuash merr shume mesazhe. Edhe une marr shume. Marr edhe mesazhe qe s'me takojne mua...

    - Tani do na gjesh nje pune aty ne Ambasade, te nxjerr parate e mia apo jo?

    FT - ...celularin tim e kane shume shqiptare, marrin edhe per pashaporta, po qe s'eshte puna ime. U kthej mesazhe qe merr filan numer, nuk le mesazh pa pergjigjur. Ti nuk pergjigjeshe. Ishte shenje korrektese. Pastaj une nxehem. Sic nxehesh ti, nxehem edhe une. Kur nxehem, nxehem keq pastaj.

    - Po ti thua llafin e fundit mor vella, e kupton? Ti ben sikur ta ka njeri borxh, e kupton?

    FT - A me the vete jam mosha e tyt eti? Edhe nxehem me shpejt une. Femijeve te mi nuk u'a lejon mosha te thone fjalen fundit te paren, por une edhe e them. Mosha ma lejon kete, e te tera ma lejojne. Kam pare e kam vuajtur edhe une shume ne jete. Keshtu, qe mos me revolto here tjeter. Hajde nje dite te hame, te flasim, shtrengojme doren si miq edhe te ndahemi si miq ose mbetemi miq. Te pelqen ky propozim?

    - Jo mo jo, do ta bejme ashtu do ta bejme se e di pse...?

    FT - Degjo, edhe te henen, se pastaj e marta me vjen me mbare mua, se pastaj kam nje dreke me nje profesor, me vijne ata miqte nga Zvicra.

    - Atehere do te mbetet, se problemi eshte une te henen ka rrezik te jem akoma ne Nju Jork.

    FT - Kur kthehesh ti?

    - Une kthehem ose te henen ne darke ose te marten ne mengjes.

    FT - Neqoftese kthehesh te henen perpara peses (ores 5), me telefono, jam ne zyre une.

    - Tani, te t'i jap keto leket e tjera cek, o vella, se me punen e kesh-it aty e kemi tere problemin. Se une te thashe, e kam problem te shkoj t'i nxjerr nga ky "bank account" (llogari bankare ne anglisht) leket.

    FT - Dakord. Nemi ashtu. Dhe une do te krijoj, neqoftese nuk vjen shuma qe kemi kerkuar ne per punet ne ambasade do presim tre jave, nje muaj them, se pastaj ata nuk dine fare c'behet. Atehere, une ty do te sajoj dy-tre pune te tjera qe do t'i besh ti ne Ambasade dhe ti do te marresh me shume se c'ke. Ne rregull?

    - Dakord, po kete, kete ma...

    FT - Do ta gjejme nje menyre.

    - Kete ma premton atehere, nuk ma ben keshtu qe te ma lesh ne kurriz?

    FT - Nuk jam nga ata qe s'te mbaj fjalen une. Pra, detyrimi qe te kam ne nje menyre, do ta siguroj brenda muajit, ta zeme maj-qershor maksimumi.

    - Dakord.

    FT - Se do te besh dy punime dhe do te me "charge" (ndr. do te shtosh llogarine ne anglisht) me shume.

    - E mire, dakord. E di une, aty ne Ambasade i rregullon vete ti, bej si te duash. Mua vetem me thuaj qe...

    FT - Kam nja dy nevoja te vogla une. Puna qe do te besh nuk do te jete aq sa do te kushtoje. Tere ketu eshte muhabeti.

    - Se e di ku e kam problemin une? Vij atje, ju ndjek si rosa per parate e mia duke u lutur..

    FT - Po jo, mo jo, po tani shume here te kam pritur une ty aty te vish. Te thashe per dy rrjedha. Hajde fillo ato dy rrjedhat e para edhe do te sajojme nje gje. Ne do te themi eshte "riparimi i dy banjave".

    - Po.

    FT - Ato dy rrjedhat kane dy gomina, ne te vertete. Dy gomina ti i gjen me ***** po te shkosh tani ne dyqan. Vetem te mos rrjedhe uji se eshte humbje e madhe. Te thashe, 1000 dollare ne muaj vjen fatura e ujit, rrjedh nate e dite, plus zhurma e te gjitha. Nje nga ata djemte ta beje ate pune. Ajo puna nuk kushton as 40 dollare, ja do te marresh 500 per te paren. Iku e para.

    - Po pastaj cfare mund te bejme atje?

    FT - Pastaj ka plot te tjera. Po do te behen aty, do sajojme. Me deren do te bejme ndonje gje. Kemi plot gjera.

    - Buxheti apo..?

    FT - Gjerat e vogla i bej une atje. Edhe vete une i sajoj. Gjerat e medha nuk i bej dot sepse duhet te me japin ata para.

    - Te kuptoj. Mire, se i rregullojme atehere.

    FT - Keshtu qe, cfare eshte detyrimi im ai do te shlyhet se edhe mua me vjen keq per ata djemte, se e di qe per buken e gojes punojne. Nuk ke ti t'i paguash nga xhepi tend, kur ata punojne per ne.

    - Po une nga xhepi im i pagova ata.

    FT - Dakord, po ti e thua fjalen e fundit te paren. Thuaj te paren, te dyten, te treten, leje te katerten...

    - Drejt

    FT - Te pesten mos e thuaj kurre.

    - Drejt

    FT - Keshtu atehere.

    - Mire atehere, hajt se do degjohemi.

    FT - Kur do te ikesh ne Nju Jork ti?

    - Une duke u nisur jam, po erdha mora ca placka ne shtepi.

    FT - Degjo, se ka stuhi te madhe, ka rene gjithe diten shi. Une mezi kam ardhur. Me mori 5 ore rruge ketej nga Filadelfia. Kujdes se ka shi te madh.

    - Ehe. Mire atehere, hajde do degjohemi. Ciao

    FT - Hajde mirupafshim. Adio.

    FUNDI I BISEDES

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •