Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 236
  1. #61

    Arrow Reload!

    PO bej nje rikujtim me ane te nje shkrimi qe kam postuar dikur ne te njejten teme, MENDOJ SE ESHTE E NEVOJSHME. Per ate se, PERSE ka ardhur puna te shkruhet nje shkrim i tille nga dikush, duhet te mendoni vete dhe njekohesisht te analizoni vete!


    ******

    Kultura: Dikushi i fliste askushit nė dhe tė huaj



    Ta dish dhe tė jesh i sigurt se fatbardhėsia dhe lumturia jote gjenden nė Shqipėri, e cila tė jep nder e tė fal emrin Shqiptar. ....... Mos e pėrbuz gjuhėn e nėnės tėnde duke folur nė gjuhė tė huaj kur nuk ėshtė nevoja. Kujtohu se i pėrket gjuhės mė tė vjetėr qė ka mbirė tė paktėn nė Europė dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhėn e shenjtė Shqipe qė ėshtė gjuha jote gjenetike, gjuha qė shkruhet dhe lexohet njėsoj, gjuha rrėnjė e gjuhėve te Evropės, gjuha e mė e vjetėr e lashtėsisė, gjuha e djepit tė qytetėrimit Mesdhetar dhe Evropian.

    Kuptoje dhe lexoje mirė ambjetin ku punon e jeton. Prandaj mėso e lexo sa mė shumė gjuhė tė huaja qė tė behesh njeri ditur dhe Shqiptar me mendje tė ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tėnd, tė parėve tė tuaj, tė natyrės tėnde.
    Kush nuk e nderon shenjėn e kombėsisė sė tij, ēnderon veten e vet. .......Ruaje mirė llojin tėnd, karakterin kombėtar dhe krynaltėsinė shqiptare; bindju ligjeve tė vendit kudo qė tė jesh. Ruaje si drita e syve moralin Shqiptar.

    Paraqitu si Shqiptar se ndryshe je gėnjeshtar ndaj vetes dhe tė tjerėve qė ke pėrballė.

    .....A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se ēfar ere tė vjen kur urren vetveten, llojin tėnd, prindėrit dhe tė afėrmit qė tė kanė lindur dhe rritur? Nėse mendon qė dallon se nuk ke kulturė si Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka tė tillė, domethėnė je askushi, atėhere si ka mundėsi tė dallosh kulturėn e huaj dhe t’i pėrkasėsh asaj?! .........Po tė kujtoj se kultura dhe trashėgimia janė rrėnjėt qė ushqejnė shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerė duke shtuar vlerė dhe jo duke mohuar vlerė.

    Mos harro se tė tjerėt tė venė atė ēmim qė i vė vetes. ....... A nuk ke vėnė re qė tė huajt pėrpiqen tė gjejnė trashėgimi pėr veten e tyre me qėllim qė tė paraqiten me kulturė? Po ashtu, duket se nuk vė re qė tė huajt me kulturė nuk kanė turp tė tregojnė origjinėn apo vjetėrsinat e tyre?

    Eh, mjerė vendi i huaj pėr ty ...... Kujtohu qė nė vend tė huaj je pranuar pėr tė paguar qera.

    Natyra dhe gjeni biologjik tė lindi Arbėresh, Ilir, Shqiptar. ........ A mos kujton qė tė huajt janė tė mefshtė edhe kur pyesin pėr gjethet e tuaja dhe nuk pyesin pėr rrėnjėt e tuaja? ......... A kujton se tė huajt do tė hapin derėn e shtėpisė dhe do tė tė bėjnė bir pėr shpirt fytyrėn tėnde? ......A mos mendon se i rrit vlerė vetvetes kur shan apo i shprehesh kėshtu tė huajve?

    Respektoje veten dhe Shqiptarėt e tjerė. E mbi tė gjitha, tė mendosh jo vetėm tė punosh nė Shqipėri, por edhe pėr Shqipėrinė; sepse ndodh qė mund tė jetosh e punosh edhe nė Shqipėri, por jo pėr Shqipėrinė! Bashkoji forcat tuaja me Shqiptarėt e tjerė. Kudo ku tė jesh mblidhi tė mirat e pėrvojat e mira, mendjen e fuqinė tuaj dhe dėrgoji nė Shqipėrinė e bashkuar dhe pėrdori pėr tė.


    ZeM

    ****

    Per fund, po citoj nje thenie te te madhit tone SAMI FRASHERI:

    " Mos u grind me fjale me ate qe eshte perkrahes i forte i nje mendimi te
    tij."


    Nga,
    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #62
    [QUOTE=studentja]Nga disa shkrime, kam pershtypjen se pyetja nuk eshte kuptuar tamam. Pyetet nese je krenar qe je shqiptar dhe jo nese e mohon. Une nuk e mohoj qe jam shqiptare ama nuk mund te them se jam krenare qe jam shqiptare.. te pakten jo ne keto vite.

    Nga nje perkufizim shqiptarce-figurative, mohimi lidhet fort me krenarine dhe identitetin. Per mentalitetin shqiptar, mohimi eshte koncepti i kundert i krenarise.
    Asnje ndryshim nuk eshte pikasur nga shqiptaret e para viteve 90 me ata te pas viteve 90. Ajo mendje e heshtur nga kamzhiku ka qene por qe shpertheu pas 90-s.
    Ndiej mohim ne fjalet: popull joizgjuar, joefikas dhe shterpe. Nga cilat rrethana apo krahasime eshte nxjerr ky konkluzion? Historia shqiptare eshte komplet unike ne krahasim me ate te vendeve nordike, sidomos kur guret e fatit ti leviz i huaji ne arenen nderkombetare. Flamuri tregon me teper sesa une me fjale. Shqiptari, nga pozicioni paqedashes qe ka mbajtur, deshtoi veten dhe mbeti shterpe.
    Sa per bujarine, buken vetem shqiptari di ta ndaj dhe jo popujt nordike, pavaresisht se keto koncepte themelore u bastarduan jo pas "90" po kohe me perpara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afer-dita : 28-06-2005 mė 06:46

  3. #63
    Per fund, po citoj nje thenie te te madhit tone SAMI FRASHERI:

    " Mos u grind me fjale me ate qe eshte perkrahes i forte i nje mendimi te
    tij."


    Nga,
    ZeM[/QUOTE]

    Nuk e kam lexuar ndonjehere shprehjen me lart, (mbase kam lexuar Naimin me teper), por di qe e adhuroj.

  4. #64
    dipl-ing
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105
    Shkrimi i mesiperm, te cilen e kam marre 2 here si "junk" mail nga i ashtuquajturi "shqip i lire", ka nota te theksuara nacionalizmi. Une jam per patriotizem, por jo per Nazionalizem. Gjithkush e di se cfare i solli Gjermanise nazionalizmi i tepruar!

    Studentja
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  5. #65
    dipl-ing
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105
    I vetmi shkrim “jo nacionalist qe me ka ardhur nga "shqip i lire" eshte ky i meposhtmi
    --------------
    Ndryshimi Duhet Sepse

    Ndryshimi ndėrmjet vendeve tė varfėra dhe tė pasura nuk ėshtė vjetėrsia e shtetit. Pėr shembull, India dhe Egjypti me moshė mbi 2000 vjeēare janė tė varfėra, ndėrsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janė vende tė zhvilluara dhe tė pasura pavarėsisht se para 150 vjetėsh nuk egzistonin.


    Ndryshimi midis vendeve tė varfėra dhe tė pasura nuk qėndron nė pasuritė e tyre natyrore. Japonia ka tokė tė kufizuar, 80% malore dhe tė pamjaftueshme pėr buqėsi e blegtori, por ėshtė sot ekonomia e dytė botėrore. Nė Zvicėr, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet ēokollata mė e mirė nė botė. Nė kėtė vend tė vogėl malor blegtoria jep prodhimet e qumėshtit janė mė tė mirat nė botė, toka mbillet katėr herė nė vit, ndersa siguria, rregulli e puna e kanė bėrė vendin mė tė sigurtė nė botė.


    Sipėrmarrėsit nga vendet e pasura nuk dallohen pėr ndonjė ndryshim tė dukshėm nė zgjuarsi kundrejt sipėrmarrėsve nė vendet e varfėra. Raca apo ngyra e lėkurės nuk janė gjithashtu tė rėndėsishme, biles emigrantėt tė etiketuar pėrtacė nė vendet e origjiniės janė fuqi prodhuese nė vendet europiane apo Amerikė tė Veriut. Atėhere cili ėshtė ndryshimi?

    Ndryshimi qėndron nė mirėsjelljen e njerėzve, e cila formohet pėrgjatė viteve nėpėrmjet arsimimit dhe kulturės. Duke shqyrtuar mėnyrėn e sjelljes sė njerėzve nė vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mėposhtme gjatė jetės sė tyre:



    1. Morali, si njė parim themelor
    2. Ndershmėria
    3. Pėrgjegjėsia
    4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
    5. Respekti ndaj qytetarėve tė tjerė
    6. Dashuria pėr punėn
    7. Pėrpjekjet pėr tė kursyer dhe rritur vlerat
    8. Shpirti pėr tė bėrė sa mė shumė e sa mė shpejt
    9. Saktėsia


    Nė vendet e varfėra vetėm pak njerės i ndjekin kėto parime. Ndonėse natyra i ka bėrė ta pasura, vendet e varfėra janė tė tilla sepse iu mungon mėnyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mėsuar, me i zbatuar dhe pėrhapur kėto parime tė vendeve tė zhvilluara.

    Ėshtė koha pėr ndryshim tek Shqiptarėt!
    --------------------------------
    Mu duk nje shkrim me vlera te mirefillta morali!
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  6. #66

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga studentja
    Shkrimi i mesiperm, te cilen e kam marre 2 here si "junk" mail nga i ashtuquajturi "shqip i lire", ka nota te theksuara nacionalizmi. Une jam per patriotizem, por jo per Nazionalizem. Gjithkush e di se cfare i solli Gjermanise nazionalizmi i tepruar!

    Studentja
    Pershendetje studentja!

    Per vete faktin qe tema ka te beje me te qenurit krenar qe jemi shqiptare, ketu bejne pjese edhe patriotizmi edhe nacionalizmi.
    Tash sa i perket nacionalizmit, me sa e shoh, ju gjithmone e shihni kete term nga aspekti negativ, mirepo ndjenja e te qenurit nacionalist ka edhe anen tjeter te medaljes, ate ane pozitive qe sjell dobi. Sidomos shqiptaret GJITHMONE kane qene nacionalist ne aspektin pozitiv, qe d.t.th ata kane luftuar per te drejtat e tyre pa i bere dem askujt!
    Po te mos ishte krenaria, nacionalizmi e patriotizmi ne pyetje nuk do te vinin ASPAK te rinjte shqiptare nga ane e mbane bota per te luftuar per LIRI ne Kosoven martire.
    Sigurisht qe, kur eshte ne pyetje ceshtja SHQIPTARE ne pergjithesi, sidomos flas per ata shqiptare qe gjenden neper shtetet ne te cilat quhen "qytetare te rendit te dyte" (meqenese jane ne trojet e tyre te lashta), duhet medoemos te kene ne zemer te mbjellur krenarine,nacionalizmin sepse po te mos ishte kjo ndjenje tek secili shqiptare atehere s'do kishte nevoje aspak per te luftuar per liri, flamur, gjuhe....per keto ceshtje madhore te shqiptareve qe edhe sot e kesaj dite i mohohen neper ato shtete ku jetojne!

    Mendoj qe vet ekzistimi i KRENARISE tek nje shqiptar i te qenurit shqiptar e shtyn ate te beje SHUME per kombin, shtetin, kulturen, traditen, t'i ruaje ato e t'i MIREMBAJE ato!

    Eshte thjeshte mendimi im, kush s'e pelqen le te mos e perfill..!

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 30-06-2005 mė 03:21
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #67
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    rrofte zana e malit!!!!!!!!!perpara partizane(se mbrapa ka gjermane)!
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  8. #68
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga Del Monako
    Qe te jesh krenar per vendit tend, nuk eshte e thene qe vendi yt ti kete pallatet me ashensore edhe rruget e asflatuara edhe konditat ne maksimum. Qe te jesh krenar qe je Shqiptar nuk do te thote qe ne historine e botes vendi yt te kete qene me i perparuari e me vendimtari. Nuk do te thote aspak qe te kete emrin e madh neper bote ndaj ti duhet te jesh krenar e nese jo atehere sje krenar qe je nga ai vend.

    Qe te jesh krenar qe je Shqiptar si fillim sduhet te jesh dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjet. Me pas nuk duhet te punoj vetem ajo gjendra e trurit qe te shtyn te jesh krenar nga pikpamjet materialistike por duhet te jene edhe ndjenjat ato qe te shtyjne te jesh krenar.

    Ne Shqiperi jam rritur, aty kam ndjere ngrohtesine e djellit, aty kam kaluar femijerine, neper rruget me balte, me shume pa drita se sa me drita. Here me uje e here pa uje. E pikerisht prandaj jam krenar. Jam pjese e Shqiperise, perfaqesoj kulturen e atij vendi dhe nuk do ta konceptoja dot veten te isha nga nje vend tjeter pervecse Shqiperia. Sic e ka thene edhe Naimi, na jep emrin Shqipetar.

    Me plot goje e them qe kur me pyesin nga je, e them me kenaqesine me te madhe qe jam Shqiptar.
    Hajde hartim, hajde. Tani e gjetem kujt t'i kerkojme ndihme kur kemi nevoje per ese.
    If I Only Could....

  9. #69
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar mė parė nga BRADYKININ
    Hajde hartim, hajde. Tani e gjetem kujt t'i kerkojme ndihme kur kemi nevoje per ese.

    Ce pyt mi, po me pipetinin ndjenjat nga syte kur e shkrujta. Gjithmone mi kap pas lexu zysha hartimet para klases. lol
    Po ti e recitove icik me ate zerin tend "brilant"
    HOLLAND...

  10. #70
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Jam pjese e Shqiperise, perfaqesoj kulturen e atij vendi dhe nuk do ta konceptoja dot veten te isha nga nje vend tjeter pervecse Shqiperia. Sic e ka thene edhe Naimi, na jep emrin Shqipetar.
    Nese ishte kaq krenar Naimi pse nuk u kthye ne shqiperi Naimi?!! Kuptohet kushtet, edhe politika e atehereshme.... por gjithesesi pothuajse te njejtat kushte ndodhen edhe tani, prandaj shumica jemi shperndare ketej neper bote... pse si kujtoni ju??!!! Se me pelqen te jetoj larg Shqiperise, larg vendit ku kam lindur, te perballem me situata apo veshtiresi qe po te isha ne shqiperi nuk do te isha perballur....Se kemi nga malli jo, e kemi nga halli....

    Me kujtohet si tani kur isha ne shqiperi, ne oren e letersise, kishin krijuar nje vjershe per Naim Frasherin....

    "Vdiq Naimi, Vdiq Naimi
    Moj e mjera Shqiperi
    pse nuk Vdiq qe kur lindi
    te mos kishim Letersi..."

    lol. mos me keqkuptoni... me pelqen letersia shqipetaere, me pelqejne traditat, jam krenare qe bej pjese ne familjen shqipetare... por jane pjese te realitetit qe nuk i eviton dot!!!

  11. #71
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar mė parė nga unkown
    Nese ishte kaq krenar Naimi pse nuk u kthye ne shqiperi Naimi?!! Kuptohet kushtet, edhe politika e atehereshme.... por gjithesesi pothuajse te njejtat kushte ndodhen edhe tani, prandaj shumica jemi shperndare ketej neper bote... pse si kujtoni ju??!!! Se me pelqen te jetoj larg Shqiperise, larg vendit ku kam lindur, te perballem me situata apo veshtiresi qe po te isha ne shqiperi nuk do te isha perballur....Se kemi nga malli jo, e kemi nga halli....

    Me kujtohet si tani kur isha ne shqiperi, ne oren e letersise, kishin krijuar nje vjershe per Naim Frasherin....

    "Vdiq Naimi, Vdiq Naimi
    Moj e mjera Shqiperi
    pse nuk Vdiq qe kur lindi
    te mos kishim Letersi..."

    lol. mos me keqkuptoni... me pelqen letersia shqipetaere, me pelqejne traditat, jam krenare qe bej pjese ne familjen shqipetare... por jane pjese te realitetit qe nuk i eviton dot!!!

    Ca deshe me thon ti me ket iher?
    S'po pyt njeri pse nuk kthehesh ne Shqiperi, por pyetja eshte a je krenar qe je Shqiptar. Me teper kjo pyetje eshte per ata qe jane jashte Shqiperise pasi ata perballohen me "problemin" e te qenit Shqiptar.

    Tani sa per Naimin ishalla do na bi rasti ta pysim se qysh e tek e kishte hallin, por per veten kam kopetencen te pergjigjem qe POOO jam shume krenar qe jam Shqiptar. Pse do pysesh ti. E une te pergjigjem se Shqiptar e ndjej veten te kompletuar. Si me then jo se ka privilegje te qenit shqiptar, (gjithashtu nuk kam hasur kurre ndonje problem nga te qenit Shqiptar) por eshte vendi im, eshte kultura qe me pershtatet mua dhe me jep kornizen dhe formen e te qenit ky qe jam. Besoj se me kupton deri diku.


    Edhe make sense kur flet qe te kuptoj edhe une.
    HOLLAND...

  12. #72
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    pse si kujtoni ju??!!! Se me pelqen te jetoj larg Shqiperise, larg vendit ku kam lindur, te perballem me situata apo veshtiresi qe po te isha ne shqiperi nuk do te isha perballur....Se kemi nga malli jo, e kemi nga halli....
    lol patjeter te kuptoj, pasi te gjithe jemi krenare, e them me plote gojen qe jam shqipetare...Por me vjen keq me faktin qe ndodhem jashte shqiperise, edhe se si shume shqipetare jane jashte saj, apo sikurse ka postuar Bianconero me lart...se sa veshtiresi ka kaluar ky komb...edhe se sa po kalon...(dua te rregullohet ne nje te ardhme)

    Ndersa persa i perket poezise se NAimit, thjesht nostalgji nga klasa e letersise ne shqiperi lol ahahha.

    Edhe make sense kur flet qe te kuptoj edhe une.
    Jam 100% Shqipetare edhe e tille do te mbetem...
    shpresoj e kupton cfare dua te them...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Undefined : 02-07-2005 mė 22:43

  13. #73
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga Del Monako
    Po ti e recitove icik me ate zerin tend "brilant"
    Lolllllllllllllllllllll, dhe me nje shami ne dore duke fshire lotet e kristalte qe me ridhnin nga malli per memedheun.
    If I Only Could....

  14. #74
    dipl-ing
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105
    Nje pyetje kam per ju "krenaret".
    A jeni te lumtur qe lindet ne Shqiperi apo do te ishit me te lumtur nese do te kishit lindur ne USA, Gjermani apo ne ndonje vend tjeter?
    Mos ngatarroni termin nacionalist me ate te patriotismin. Nje nacionalist eshte nje mendjemadh qe kujton se eshte "race superiore", por qe ne te vertete eshte nje njeri i pavlere!

    Per mendimin tim faktin qe jemi shqiptar nuk e kemi vendosur vete, ndaj dhe smund te jemi krenar per dicka per te cilen neve vete skemi bere asgje.
    Krenar mund te jemi per nje arritje personale per te cilen kemi dhene kontributin personal!
    studentja
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  15. #75

    Lightbulb Krenaria dhe pasuria gjera shume te kunderta...!

    Citim Postuar mė parė nga studentja
    Nje pyetje kam per ju "krenaret".
    A jeni te lumtur qe lindet ne Shqiperi apo do te ishit me te lumtur nese do te kishit lindur ne USA, Gjermani apo ne ndonje vend tjeter?
    Mos ngatarroni termin nacionalist me ate te patriotismin. Nje nacionalist eshte nje mendjemadh qe kujton se eshte "race superiore", por qe ne te vertete eshte nje njeri i pavlere!

    Per mendimin tim faktin qe jemi shqiptar nuk e kemi vendosur vete, ndaj dhe smund te jemi krenar per dicka per te cilen neve vete skemi bere asgje.
    Krenar mund te jemi per nje arritje personale per te cilen kemi dhene kontributin personal!
    studentja
    E nderuar studentja,

    Per te qene krenar qe i perket nje kombi, populli NUK DUHET PARE ASPAK vetem ane pozitive te qenurit i PASUR (sic keni permendur ne kete rast SHBA-ne, Gjermanine), po ku mbeti krenaria e te qenurit pjese e atij POPULLI qe karakteristike e ka: urtesine, mencurine, dinjitetin, te qenurit JO DEMTOR...?

    Pyetjes tende qe ke parashtruar me larte, po i pergjigjem po ashtu me nje pyetje:

    Valle, GJITHMONE duhet te merret parasysh pasuria ne kete bote???!

    Mos haroni qe te qenurit i/e pasur mund te kete edhe anen negative te saj, qe do te thote: SUNDIMIN - Ke para dhe mund te sundosh e ushtrosh dhune mbi popujt me te vegjel dhe ato te varfer...!
    Shembuj te ketille kemi sot PLOT, sa te duash, e UNE perkundrazi jam krenare qe jam shqiptare dhe qe NUK i perkas kombeve e popujve te tille qe me pasurine e tyre SHKELIN mbi njerezit sikur te ishin gurrez!....



    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  16. #76
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Ah...mori Zane!

    Mendohu pak, vertet i kemi keto karakteristika: urtesine, mencurine, dinjitetin, te qenurit JO DEMTOR?!

    Ti i largohesh realitetit me shpejtesine e drites pa pike turpi! Sic duket ne postimet e tua, ti je anti-zhvillim sepse kerkon mjerimin per tu ndjere krenare! Eshte koha ta ulim koken poshte dhe roli i pules se lagur ndoshta do na shkonte per mrekulli dhe te punojme, pastaj te urojme qe brezat e ardhshem do ndjehen krenar! Ne jemi qe 600 vjet te copetuar dhe kjo eshte tregjedi por kjo tragjedi ka dhe turp sepse i jemi perulur dhe e nderojme armikun duke luajtur rolin e prostitutes me punetore ne Europe! Te gjitha vendet e ''derrmuara'' te Europes ecin me hapa te shpejte drejt zhvillimit total, ndersa ne kemi mbetur duke mallkuar fqinjet tane si te paftyre qe jemi! Jemi gjysma e popullsise emigrante te rendomte trotuareve te botes dhe ti mendon se ky fakt na ben krenar! Ne s'kemi lene rrespekt as ne nje lagje te vetme te qyteteve Europiane dhe duhet te ndjehemi krenar per kete?! Ne jemi aty ku eshte krimineli, por dhe aty ku eshte njeriu i mire dhe duke i bere nje perpjestim te drejte, del ne konkluzionin se krenaria eshte pasoje e naivitetit qe na ka mberthyer me keq se dhembet e Gjarperit kur kafshojne nje njeri apo nje kafshe!

    Ti Zane, duket qarte qe e ke ferre ne sy Ameriken. Sikur te ishte per mua, ajo lufta e fundit sdo te ndodhte kurre por kur shikoj se ka edhe shqiptare aty, pervec atyre qe duhet tja u dime per nder qe na shpetuan nga kthetrat serbe, nuk jam bukeshkale dhe nuk do qaj per gjithe boten sepse nuk kam aq lot! Gjithsesi mallkim i madh eshte kur kane humbur jeten shume njerez por e ardhmja do i buzeqeshe popullit irakian nese s'do e refuzojne miresine.

    P.S: Ndoshta ju (ti) me merrni per antishqiptar, gje e cila sdo me shqetesoje aspak sepse eshte koha qe teoria e semure e jone te vdese dhe te lind praktika e admirueshme.

    ''Qashtu'' (Sic thote z. Brari)

    Tung
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  17. #77
    dipl-ing
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105

    Pasuria e nje populli

    E nderuara Zane,
    ti nuk ju pergjigje pyetjes sime por me dhe nje pyetje tjeter. Dhe une po i pergjigjem pyethjes tende. Ajo pasuria qe merret parasysh en kete rast eshte fryt i punes se nje pupulli dhe nese nje popull eshte i pasur, dmth ai e ka merituar.
    Nese do te kishe mundesine qe femija yt te lindte ne nje shtet te pasur evropian apo ne Shqiperi, cilen do te zgjidhje?
    Ku eshte urtesia e popullit tone? Ballkani zien per sa kohe shqiptaret e serbet jetojne bashke. Ku eshte mencuria e popullit tone kur gjithmon mbetem me nje qeveri te korruptuar? Ku eshte dinjiteti yne kur neve jemi bere sinonim i korrupsionit e kriminalitetit kudo ne evrope?
    Ku eshte qenia "jo demtor" i yni kur neve grabisim ku te mundemi (shiko lajmet e perditshme), shesim droge pa marre parasysh se ke demtojme me drogen qe shesim?


    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    E nderuar studentja,

    Per te qene krenar qe i perket nje kombi, populli NUK DUHET PARE ASPAK vetem ane pozitive te qenurit i PASUR (sic keni permendur ne kete rast SHBA-ne, Gjermanine), po ku mbeti krenaria e te qenurit pjese e atij POPULLI qe karakteristike e ka: urtesine, mencurine, dinjitetin, te qenurit JO DEMTOR...?

    Pyetjes tende qe ke parashtruar me larte, po i pergjigjem po ashtu me nje pyetje:

    Valle, GJITHMONE duhet te merret parasysh pasuria ne kete bote???!

    Mos haroni qe te qenurit i/e pasur mund te kete edhe anen negative te saj, qe do te thote: SUNDIMIN - Ke para dhe mund te sundosh e ushtrosh dhune mbi popujt me te vegjel dhe ato te varfer...!
    Shembuj te ketille kemi sot PLOT, sa te duash, e UNE perkundrazi jam krenare qe jam shqiptare dhe qe NUK i perkas kombeve e popujve te tille qe me pasurine e tyre SHKELIN mbi njerezit sikur te ishin gurrez!....



    ZeM
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    32
    jam krenar per kombin tim,per gjuhen qe flas,per gjuhen shqipe.jam krenar qe jam shqiptar dhe asnjehere se kam mohuar kete fakt as nuk kam per ta mohuar..perkundrazi edhe atyre qe jane raciste iu them se nga jam dhe po me bejne komente te papelqyera iu kthej pergjigjen e duhur dhe i vendos ne vendin e vet..jam krenar per memedheun..
    memedhe quhet toka ku me ka lindur koka tha edhe cajupi..dhe mua me ka lind ne shqiperi..

  19. #79

    Wink Zgjohuni nga gjumi...!

    Eu, Shqiptare, kush iu paska "vrare",
    me mohu krenarine,
    e me e shit atdhedashurine?!!

    Ku jane ata bij te Skenderbeut,
    qe ia zbardhnin faqen k'tij dheut?!

    A thu paraja me pas faj,
    qe kete popull k'shtu ta percaje?!

    Leku, paraja me ba Shqiptarin me mohu,
    gjithe cka per Atdhe ka luftu?

    Mos mor njerez nuk ban k'shtu
    Me e uryer prejardhjen tuej,
    me lane voter, e me u ba t'huej!
    Se ne veprofshit ju keshtu,
    dem s'i keni ba kerkuej,
    dem i keni ba vec vetvetes tuej.

    Shqiptare te nderuar, a keni mendu najher,
    se krenarine prej shqiptari me e mohuar,
    a thua kujt valle po i bani nder?

    Edhe ate pak krenari me e humb e largu
    me e hudh pertej e me e mohu,
    me dasht gjana t'huja, e me u asimilu,
    vaj halli per ne te nderum shqiptare,
    e atehere Zoti ka te gjitheve me na vrare!


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  20. #80
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Citim Postuar mė parė nga studentja
    Nje pyetje kam per ju "krenaret".
    A jeni te lumtur qe lindet ne Shqiperi apo do te ishit me te lumtur nese do te kishit lindur ne USA, Gjermani apo ne ndonje vend tjeter?
    Mos ngatarroni termin nacionalist me ate te patriotismin. Nje nacionalist eshte nje mendjemadh qe kujton se eshte "race superiore", por qe ne te vertete eshte nje njeri i pavlere!

    Per mendimin tim faktin qe jemi shqiptar nuk e kemi vendosur vete, ndaj dhe smund te jemi krenar per dicka per te cilen neve vete skemi bere asgje.
    Krenar mund te jemi per nje arritje personale per te cilen kemi dhene kontributin personal!
    studentja
    tani qe i pashe edhe amerikanet e them me plot goje qe jam krenar qe kam lindur ne shqiperi.!!!!!!!!!
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •