Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale

    Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
    E Marte, 03 Maj 2005

    Ne 12 shkolla 9-vjecare dhe te mesme te kryeqytetit, nje pyetsor i shperndare ne 1500 nxenes, zbulon fakte alarmante te sjelljeve antisociale. Adoleshente te moshave 13-18 vjec kane provuar se paku njehere marredhenie te dyshimte, homoseksuale. Presioni i grupit dhe probleme sociale ne familje, disa nga arsyet e sjelljes

    Blerina Moka


    Kane provuar se paku njehere ne jeten e tyre te sillen ndryshe nga te tjeret. Nje eksperience e pare e keqe seksuale, si homoskesuale ne nje mase relativisht te madhe te adoleshenteve te kryeqytetit. Nje pervoje e pare e keqe, qe i hap rrugen te tjerave sjellje antisociale, si perdorimi i duhanit, alkoolit apo drogave, te cilat behen shkak i marrjes se virusit te AIDS-it. Alarmi jepet nga disa shoqata ne mbrojtje te te drejtave te femijeve dhe kunder AIDS-it ne Tirane te cilet ne nje pyetsor te shperndare ne rreth 12 shkolla zbuluan te verteten e hidhur. Sjellje antisociale ne moshat nga 13 deri ne 14 vjec dhe shumica e tyre te shtyre nga presioni i grupit. Ajo qe shqetesoi me teper sociologet dhe psikologet qe moren pjese ne pergatitjen e pyetsorit dhe analizen e sondazhit ishte se familja dhe shkolla, ishin nder shkaqet kryesore qe conin adoleshentet drejt nje pervoje te tille."Mungesa e kujdesit dhe disiplines, te ardhurat e pakta ne familje si dhe izolimi social i saj, jane nder faktoret qe ndikojne ne nje sjellje antisociale tek adoleshentet"-u shprehen sociologet.

    Pyetsori: Sjelljet si homoseksuale, presioni i grupit

    Nder sjelljet antisociale te vena re ne moshat 13-18 vjecare, pervec perdorimit te drogave, alkoolit dhe duhanit dhe sjelljet e dyshimta, pervoja e pare si homoseksuale. Ne pyetsorin e pergatitur nga sociologet dhe psikologet e shume OJF-ve ne Tirane u vu re, se sa shume ndikim kishte presioni i grupit, bashkemoshataret apo individe te vecante. Sipas pergjigjeve te dhena nga adoleshentet, perfshirja e bashkemoshatareve ne sjellje problematike ne moshe relativisht te re, shume kohe e shpenzuar jashte kontrollit, pa qellim dhe ne shoqerine e grupeve problematike si dhe mungesa e motivimit per pune dhe aktivitete te dobishme ishin disa nga arsyet qe i shtynin djemte e nentevjecares dhe te mesmes ne kryeqytet drejt pervojave te tilla.

    Historia

    Sjelljet antisociale sidomos ne moshat e vogla behen shkak i nje ndryshimi sjellje ne moshe me te rritur. Rasti i Erjonit 24 vjecar nga Tirana i cili fatkeqesisht u be pre e nje kercenimi seksual ne moshen 12 vjec, nje pervoje homoseksuale e cila e ndrydhi ne vetvete derisa nje dite tentoi vetevrasjen, flet me se miri per rrisqet qe mbart nje sjellje e tille antisociale. Sipas nenes se ish studentit qe sot gjendet i shtruar ne spitalin Ushtarak, gjithe shkaku i ndryshimit te sjelljes se te birit, i ka rrenjet qe ne shkollen tetevjecare ku i biri nen presionin e grupit, u gjend perpara nje sjellje te panjohur e te pahijshme. Kjo sipas saj e mbylli nen vetvete, deri ne vdekjen e te jatit i cili ishte si mbrojtje per te. Me ikjen e tij nga kjo jete, studenti ka tentuar vetevrasjen, duke dashur t'i jape fund jetes e bashke me te dhe maktheve te eprjetuara qe nga adoleshenca. Rezultati, sot ai rrezikon invaliditetin e plote si paosje e renies nga kati i trete i shtepise se tij, dhe e gjitha kjo fale nje sjellje antisociale ne moshe fare te mitur, nen ndikimin e shoqerise.

    Shkaku: Presioni per dicka te re
    E Marte, 03 Maj 2005

    Sipas sociologeve, sjellja antisocile shfaqet ne dy raste kryesore. Se pari femija perjeton situaten te njohur si deinvidualizem, qe do te thote qe njeriu behet apo ndjehet anonim, disi i fshehur apo i humbur mes turmes dhe kjo ndikon qe ai te veproje lirisht e me i trimeruar duke ndjekur shembuj destruktiv. Nen presionin e se rese, sjellja antisociale rezulton nga e ashtuquajtura norme e emergjences se grupit, kur shihet dhe vleresohet se per ruajtjen e sovranitetit te grupit eshte e domosdoshme perdorimi i sjelljeve antisociale duke e pare ate si reagim te natyrshem dhe te nevojshem. Ne pergjithesi, sociologet e shpjegojne sjelljen antisociale sidomos me pamundesine dhe paaftesine e e njerezve te pritur ndaj tyre per t'ju kunderpergjigjur sjelljeve te tilla demtuese. Keshtu njerezit vulnerabel si grate, femijet, te moshuarit, njreezit me paaftesi fizike dhe mendore, te varferit, te diskriminuarit, jane individet me te prekshem nga sjelljet antisociale.

    Sociologu: Shkaqet qe devijojne sjelljet
    E Marte, 03 Maj 2005

    Sociologet percaktojne si faktore qe nxisin sjelljet antisociale: Familja, shkolla, individi dhe bashkemoshataret, femijeria e hershme, komuniteti.

    Sipas tyre familja e nxit sjelljen antisociale nepermjet kriminalitetit te prinderve, mungesa e kujdesit dhe e disiplines, te ardhurat e pakta ne familje, izolimi social ne te dhe konfliktet. Por dhe shkolla ka pjesen e saj te fajit per sjellje te tilla antisiciale te shfaqur nga femijet. Mungesa e deshires per shkolle, rezultatet e dobeta, crregullimet ne shkolle, mungesa e rregullit, disiplines, prishja e rregjimit te mesimit etj. Nje tjeter faktor, femijeria e hershme behet shkak i nje sjellje antisociale sipas sociologeve kur femija e ka te pamundur lidhjen me prinderit, mungesa e afeksionit, papunesia apo te ardhurat e pakta, dhe me keq akoma braktisja nga familja, nga streheza familjare.

    Shkaqet

    1. Familja

    2. Shkolla

    3. Individi

    4. Bashkemoshataret

    5. Femijeria e hershme

    6. Komuniteti


    Marre nga "Korrieri"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Hmmmm.....se di nqs i besoj te gjitha keto faktet...dmth ishin me shume...cun/cun..apo goc/goc...kot po pyes....ua...keshtu kryeqyteti ....paska marr fund me sa shikoj una...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tirana, 1 nė 5 femra marrėdhėnie seksuale nėn 18 vjeē

    Sipas raportit tė ISHP-sė, “Shėndeti riprodhues nė Shqipėri”, ka ulje tė moshės sė fillimit tė marrėdhėnieve seksuale

    Tirana, 1 nė 5 femra marrėdhėnie seksuale nėn 18 vjeē



    Bruna Prifti


    Ndonėse mosha mesatare e fillimit tė marrėdhėnieve seksuale nė vendin tonė ėshtė rreth tė 20-ave, sė fundi shėnohet ulje e ndjeshme e kėsaj moshe. Tirana bėn dallimin mė tė madh krahasuar me rrethet e tjera. “Njė nė 5 femra nė Tiranė fillon marrėdhėniet seksuale nėn moshėn 18 vjeē”. Ky ėshtė pėrfundimi i raportit tė parė mbi sjelljet seksuale nė vendin tonė, prezantuar dje nga Instituti i Shėndetit Publik. Sipas raportit, nė fshat pėrqindja ėshtė shumė mė e ulėt krahasuar me kryeqytetin. “Nė zonat rurale, 1 nė 10 femra fillojnė marrėdhėniet seksuale nėn moshėn 18 vjeē”,- thuhet nė raport. Sipas specialistit tė ISHP-sė, Alban Ylli, raporti mbi sjelljet seksuale, pjesė e raportit tė madh, “Shėndeti riprodhues nė Shqipėri”, ėshtė ndėr tė parėt qė janė bėrė pėr vendin tonė. “Para viteve ’90-tė as qė mendohej tė bėhej fjalė pėr njė studim tė tillė”,- thotė Ylli, duke shtuar se tema tė tilla konsideroheshin tabu dhe debati mbetej mė sė shumti mes specialistėve tė fushės. “Tashmė mund tė themi se ka padyshim ndryshime tė shumta nė kėto sjellje”,- thotė ai. Por pavarėsisht kėsaj, jo aq sa mund tė pritej pas fjalėve tė shumta thėnė pėr ndryshim tė mentalitetit dhe njė adoleshence tėrėsisht mė tė shpenguar se mė parė. “Nė pėrfundim tė raportit ėshtė vėnė re ulje e ndjeshme e moshės sė fillimit tė marrėdhėnieve seksuale”,- thekson Ylli. Sipas tij, mosha e sjelljeve seksuale e afrojnė vendin tonė me Kaukazin dhe vende tė Azisė Qendore, duke mbetur gjithsesi larg vendeve tė tjera.
    Mosha ideale“
    Nuk ka moshė ideale pėr fillimin e marrėdhėnieve seksuale”. Kėshtu shprehet specialisti i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, e rėndėsishme ėshtė qė raporti tė shtyhet deri nė atė moshė qė partnerėt tė jenė nė gjendje tė marrin njė vendim dhe qė zgjedhja tė mos jetė nėn influencėn e grupit. Gjė qė nė fakt dėgjohet tė ndodhė jo pak herė. Sipas raportit, qė ka intervistuar rreth 6 mijė gra dhe mbi 1 700 burra tė moshės nga 15 deri nė 45 vjeē, rezulton se nė qytete (duke pėrjashtuar gjithmonė Tiranėn) fillimi i marrėdhėnieve seksuale nis njė vit para martese. Ndėrsa nė fshat, gjithmonė sipas raportit, bazuar nė pėrgjigjet e tė anketuarve, del se raportet intime bėhen nė martesė. Vetėm pak ditė mė parė, nė njė prononcim pėr “Shekullin”, sociologu Edmond Dragoti shpjegoi se marrėdhėniet sekuale nė moshė tė hershme janė tė rrezikshme. Duke e argumentuar kėtė me mungesėn e pėrvojės, padijen ndaj sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme dhe mė kryesoren, me papjekurinė sociale qė, sipas tij, fillon pas moshės 18 vjeē.
    Raporti
    Raporti i publikuar dje ėshtė i pari nė llojin e vet, qė pėrmbledh bashkė njė sėrė temash mbi shėndetin riprodhues. Nė tė trajtohen tema tė ndryshme qė nga fertiliteti, kujdesi prenatal dhe ushqyerja me gji e fėmijės, dhuna nė ēift, edukata pėr pėrdorimin e kontraceptivėve, tė dhėna pėr HIV/AIDS-in e tė tjerė. Gjithēka ka dalė pas njė pune tė gjatė nė terren, ku janė intervistuar lidhur me tė gjtha temat rreth 6 mijė gra dhe plot 1 740 burra. Rezultatet janė shoqėruar me grupet e marra nė pyetje, pyetėsorėt e plotėsuar, pėrqindjet dominuese e kėshtu me radhė. Sipas drejtoreshės sė kėtij instituti, Silva Bino, pėr hartimin e kėtij raporti ėshtė pėrdorur njė metodologji, sipas standardeve tė kėrkimit, qė pėrdoret aktualisht edhe nė Amerikė. Ndėrsa pėr raportin janė marrė nė konsideratė sugjerimet dhe hartat e pėrzgjedhura nga INSTAT-i. Sipas tė dhėnave, tė gjitha intervistat dhe plotėsimi i pyetėsorėve ėshtė bėrė nė shtėpitė e tė intervistuarve dhe bisedat janė bėrė individuale, duke pasur parasysh edhe temėn pėr tė cilėn flitej. Intervistat janė kryer nga 25 femra dhe 8 meshkuj, tė gjithė tė trajnuar mė parė.
    Pyetėsori
    Nė pyetėsorin qė kanė plotėsuar personat, pjesė e raportit, nisur edhe nė bazė tė njė harte tė pėrcaktuar nga Instituti i Statistikave, ka pasur lloje tė ndryshme pyetjesh, tė detyrueshme pėr pėrgjigje. Nė pyetėsor ėshtė kėrkuar informacion mbi nivelin arsimor tė tė intervistuarve, punėsimin, kushtet e jetesės. Shumė tė rėndėsishme kanė qenė pyetje qė lidheshin me historinė e martesės, divorceve, eksperiencat seksuale, pėrdorimin e kontraceptivėve, detaje tė marrėdhėnieve tė ngushta e tė tjerė. Gjithashtu, nė tė ka pasur edhe pyetje shtesė, ku kėrkohej informacion pėr sjelljet me rrisk, si pėrdorimi i alkoolit apo duhanit, tė cilat, sipas specialistėve, kanė ndikimin e tyre jo tė mirė karshi fertilitetit. Nga tė gjithė tė testuarit, sipas raportit, rezulton se 62% e grave dhe rreth 52% e burrave kanė qenė tė martuar. Pjesė e tė anketuarve kanė qenė edhe adoleshentė, qė, sipas pėrgjigjeve tė dhėna, kanė pasur pėrvoja seksuale, ndėrsa tė tjerė jo.

    5 697,
    kaq ėshtė numri i femrave tė intervistuara nė raportin “Shėndeti Riprodhues nė Shqipėri”.

    1 740,
    kaq ėshtė numri i meshkujve tė intervistuar nė raportin “Shėndeti Riprodhues nė Shqipėri”.


    1 nė 5
    femra nė Tiranė pranojnė se kanė nisur marrėdhėnie seksuale para moshės 18 vjeē.

    1 nė 10
    femra nė zonat rurale pranojnė se kanė nisur marrėdhėniet seksuale para moshės 18 vjeē.

    15-45
    vjeē ėshtė grupmosha e pėrzgjedhur pėr anketimin, si pėr femrat dhe pėr meshkujt.



    62% e grave, tė martuara
    52% e burrave tė martuar



    Femrat, vetėm 5% pėrdorin kontraceptivė

    Pėrdorimi i kontraceptivėve mbetet shumė i ulėt, ndonėse pėrgjithėsisht femrat janė tė ndėrgjegjshme pėr domosdoshmėrinė e pėrdorimit tė tyre. “Vetėm 5% e femrave nė moshė aktive seksuale pranojnė se pėrdorin rregullisht kontraceptivė”,- thuhet nė studim, ndėrsa shtohet se pjesa mė e madhe nuk kanė informacion tė mirė lidhur me pėrdorimin e tyre. “Pėr pasojė, risku mbetet shumė i lartė”,- thotė specialisti i ISHP-sė, Alban Ylli, duke pranuar se marrėdhėniet e pambrojtuara sjellin aborte dhe pasoja tė tjera negative nė shėndetin e grave dhe nėnave. E po tė marrėsh parasysh edhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, risku bėhet shumė herė mė i lartė. Nė intervistat e bėra me gra tė zonave tė thella, rezulton se shumica e tyre nuk kanė njohuri pėr pėrdorimin e kontraceptivėve. Sipas studimit, plot 45,6% e grave tė pyetura janė pėrgjigjur se nuk i plotėsojnė nevojat nė derjtim tė marrėdhėnieve tė mbrojtura. “Ka probleme me mungesėn e informacionit, sensibilizimit dhe problemet qė shoqėrojnė marrėdhėniet e pambrojtura”,- thekson specialisti i ISHP-sė. Sipas tij, duhet bėrė ende shumė mė tepėr nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė edhe familja tė ketė numrin e duhur tė anėtarėve tė saj e jo njė numėr rastėsor. Sa pėr krahasime lidhur me vende tė tjera rreth nesh, as qė mund tė bėhet fjalė. “Vazhdojmė tė jemi nė nivele shumė tė ulėta tė pėrdorimit tė kontraceptivėve”,- thotė ai. Ndonėse shumė tė vonuar, duket se diēka ka lėvizuar, pasi shifrat e pak viteve mė parė dėshmonin se vetėm 1% e grave pėrdornin kontraceptivė.




    11/05/2005
    KATEGORIA: Sociale

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Ka nja 35% shans qe 80% e atyre qe bejn 70% te ketyre statistikave te jene 27% heteroseksuale.

  5. #5
    Adoleshente te moshave 13-18 vjec kane provuar se paku njehere marredhenie te dyshimte, homoseksuale.
    Kane provuar se paku njehere ne jeten e tyre te sillen ndryshe nga te tjeret. Nje eksperience e pare e keqe seksuale, si homoskesuale ne nje mase relativisht te madhe te adoleshenteve te kryeqytetit. Nje pervoje e pare e keqe, qe i hap rrugen te tjerave sjellje antisociale, si perdorimi i duhanit, alkoolit apo drogave, te cilat behen shkak i marrjes se virusit te AIDS-it.
    Ne pyetsorin e pergatitur nga sociologet dhe psikologet e shume OJF-ve ne Tirane u vu re, se sa shume ndikim kishte presioni i grupit, bashkemoshataret apo individe te vecante.
    Rasti i Erjonit 24 vjecar nga Tirana i cili fatkeqesisht u be pre e nje kercenimi seksual ne moshen 12 vjec, nje pervoje homoseksuale e cila e ndrydhi ne vetvete derisa nje dite tentoi vetevrasjen, flet me se miri per rrisqet qe mbart nje sjellje e tille antisociale.
    Pastaj vijon lakimi i togut "sjellje antisociale". "Marrėdhėnie e dyshimtė homoseksuale"! "Pre e njė kėrcėnimi seksual, njė pėrvojė homoseksuale"! Ku janė faktet?

    Shkrime tė tilla meritojnė pėrgjigjen qė i dha Ryder. Si dhe njė kėshillė: tė shkruajnė pas buke, se uria ta "heq trurin".

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Se marr vesh nga e ke "marre" kete material, po te gazeta "Shekulli" thuhej se marredheniet homoskesula jane teper te rrall, ose me mire fare. Perqindje nuk jepej fare.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    lol ryder edhe un ashtu mendoj. Cdo njeri qe shkruan ne nje gazet sadopak prestigjose se 60% e femijve kan kryer mardhenie homoseksuale, ne rast se e ka shkruar kur ka qen me ndergjegje dhe jo i pir ose jo ne gjum, duhet ta ndjeki kete argument me fakte shum te papergenjeshtrueshme sepse kjo qe ai po thot eshte shum e rendesishme dhe nuk eshte thjesht nje muhabet kafeneje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    hmmmmmm....waw 1/5 femra nen 18, ...s'eshte keq!!! Po te bejne statikat ne amerike, rrezik do jet 4/5.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Studimi, 8% e nxėnėsve, pijen e parė alkoolike qė 8 vjeē

    Sipas ISHP-sė, vetėm 1% e nxėnėsve tė anketuar pranojnė se pijnė vazhdimisht alkool. Specialisti Shuperka: Alkoolpirja po bėhet shqetėsuese. Sė shpejti konventė pėr alkoolin, ashtu si pėr duhanin

    Studimi, 8% e nxėnėsve, pijen e parė alkoolike qė 8 vjeē


    Bruna Prifti


    Mbi 8% e nxėnėsve tė shkollave tė mesme pranojnė se kontaktin e parė me alkoolin e kanė pasur nė moshė mė tė vogėl se 8 vjeē. Ndėrsa mė shumė se 32% e tyre kanė provuar pėr herė tė parė njė pije alkoolike kur kanė qenė mė shumė se 12 vjeē. Tė dhėnat janė rezultat i njė studimi tė bėrė nga Instituti i Shėndetit Publik, pas anketimit tė 4000 nxėnėsve nė shkollat e mesme dhe profesionale tė 12 qarqeve tė vendit. Por nuk tregojnė domosdoshėmrisht lidhjen e nxėnėsve me pirjen e alkoolit. “Nxėnėsit e pyetur mund tė kenė konsumuar pije alkollike, qoftė edhe shumė pak nė festat e ditėlindjeve tė tyre”- thotė specialisti i Institutit tė Shėndetit Publik, Roland Shuperka, duke theksuar se studimi pėrmbante vetėm dy pyetje pėr alkoolin dhe duhanin, duke mos mbledhur kėshtė tė dhėna tė sakta e tė plota pėr kėto fenomene. Ai pranon gjithsesi se problemi i alkoolpirjes po bėhet shqetėsues nė vendin tonė, po aq sa edhe duhanpirja. Sipas tij, shumė shpejt nė vendin tonė do tė bėhet publike konventa pėr alkoolin, me rekomandimet dhe masat qė duhen marrė.

    Tė dhėnė pas alkoolit

    Vetėm 1% e nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė vendit pranojnė se konsumojnė pije alkoolike gjatė 30 ditėve tė muajit. Pėrqindje kjo, qė sipas studimit tė ISHP-sė, “Sjelljet me risk tek tė rinjtė e shkollave tė mesme tė Shqipėrisė”, rritet kryesisht nga nxėnėsit e zonave urbane dhe natyrisht nga djemtė. Mosha 17-19 vjeē, gjendje ekonomike e familjes e dobėt dhe rezultatet e kėqija nė shkollė. Kėto, sipas studimit, janė treguesit qė kjo kategroi nxėnėsisht ka dhėnė pėr veten gjatė anketimit. “Mbi 3% e kėtyre nxėnėsve rezultatet nė shkolla i kanė 4-5”- thuhet nė studim. Pas kėsaj pėrqindjeje, renditen ata nxėnės qė pranojnė se pijnė alkool pėr 10-29 ditė tė muajit. “Mė shumė se 48% e nxėnėsve deklarojnė se nuk konsumojnė alkool pėr asnjė ditė tė muajit”- thekson studimi, sipas tė cilit, pėr 10 ditė nė muaj, qė i bie pak a shumė fundjavave, mbi 16% e nxėnėsve pranojnė se pijnė nga njė pije alkoolike.

    Djemtė, mė pijedashės

    Djemtė shfaqen mė kureshtarė ndaj pijeve alkoolike, e nė mėnyrė tė veēantė ata qė banojnė nė zonat urbane. Sipas studimit tė ISHP-sė, pėr kategorinė e atyre qė kanė pranuar se pijen e parė alkoolike e kanė provuar para moshės tetė vjeē, rezulton se vijnė nga familje me gjendje tė dobėt ekonomike. Madje, gjithmonė duke iu referuar tė dhėnave tė studimit, ”Sjelljet me risk tek tė rinjtė e shkollave tė mesme nė Shqipėri”, ata qė kanė provuar mė hershėm alkoolin rezultojnė edhe nxėnės me nota tė dobėta. “Mbi 13% e nxėnėsve pranojnė se kanė provuar alkool para moshės 8 vjeē, kanė rezultate tė dobėta nė shkollė. Ata deklarojnė se luhaten tek nota 4-5”- thuhet nė studim.

    Mė shumė se 12 vjeē

    Kėtė moshė kanė pranuar se kanė pasur plot 32.3% e nxėnėsve tė anketuar, duke iu pėrgjigur pyetjes “Sa vjeē keni qenė kur keni pirė pėr herė tė parė njė pije alkoolike?”. Nė kėtė rast femrat rezultojnė mė tė shumta nė numėr krahasuar me meshkujt. Ndėrsa vendbanimi, fshat apo qytet pėr kėtė grupmoshė duket se nuk bėn dallime tė shumta. “Mbi 19% e nxėnėsve tė anketuar pėr tė njėjtėn pyetje, pėrgjigjen se kjo kohė ka pėrkuar me moshėn 9-12 vjeē”- thuhet nė studim. Ndėrkaq, abuzimi me alkoolin sjell pasoja shumė tė rėnda pėr shėndetin e njeriut. Tek adoleshentėt, sipas studimeve, alkooli dėmton zhvillimin e trurit, si dhe nė lobet e tij tė pėrparme qė kanė tė bėjnė me marrjen e vendimeve dhe gjykimin. Pas kėsaj edhe dėme tė kujtesės.

    Studimi

    Plot 20% e shqiptarėve alkoolpirės tej normave

    Sipas njė tjetėr studimi pėr alkoolin, bėrė nė grupmoshėn mbi 15 vjeē ka rezultuar se 20% e shqiptarėve janė mė shumė se pijedashės. Thėnė shkurt, tė varur nga alkooli. Jashtė kėsaj kategorie, 58% e tė anketuarve kanė pranuar se konusmojnė pije alkoolike, por e kontrollojnė atė fare mirė dhe mund tė bėjnė edhe pa tė. Mė shqetėsuesja e studimit ishte konsumimi i kėtyre pijeve nga drejtuesit e automjteve, pra shoferėt. “Plot 16% e drejtuesve tė automjeteve nuk mund tė hipin nė makinė pa konsumuar rėndshėm alkool”- thuhet nė studim ku shtohet se rreth 18% e drejtuesve pranojnė se pėrdorin pije alkoolike nė mėnyrė tė rastėsishme.


    Mosha pija e parė alkoolike
    8 vjeē 8.6% e nxėnėsve
    9-12 vjeē 19.6% e nxėnėsve
    mbi 12 vjeē 32.3% e nxėnėsve


    19% e nxėnėsve, alkool 9-12 vjeē




    06/06/2005
    KATEGORIA: Sociale Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Ka nja 70% shans qe 70% e meshkujve ne Shqiperi te jene gay .

Tema tė Ngjashme

  1. Sondazhet dhe shqiptarėt
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-09-2009, 19:32
  2. Sondazhi per zgjedhjet parlamentare 2009
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:07
  3. Analiza mbi fushatėn parazgjedhore nė Shqipėri
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 03:27
  4. Sondazhi i NDI: Opozita i fiton zgjedhjet e korrikut
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:42
  5. Sondazhi: Kosova dhe Hong Kongu vendet me optimiste
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •