Policia keqtrajton anetarin e Keshillit Bashkiak



I pari i ndaluar i policise, nuk ka qene nje nga grabitesit, por burri i drejtoreshes se bankes i quajtur, Lavdosh Ahmeti. Pasi kishte derguar me ndihmen e nje te afermi te tij rojen private ne spital ai ishte kthyer perseri ne banke. Por ne kete kohe ai eshte perballur me te shara qe nje drejtrues i larte i policise u bente punonjesve te bankes, duke i akuzuar se ata kishin dore ne grabitje. Ne kete kohe nderhyn burri i drejtoreshes Natasha Ahmetaj dhe i thote policit: "Te lutem mos perdor ate fjalor, se kjo eshte ime shoqe". Kaq ka mjaftuar qe polici t'i hedhe duart ne fyt e ta qelloje nderkohe urdheron policine qe ta ndaloje Lavdosh Ahmetin, te cilin me shqelma e grushta e kane hipur ne furgon, duke e shoqeruar per ne Komisariat. Aty ai ka thene se eshte anetar i Keshillit Bashkiak te qytetit dhe se kishte mandat. Kjo ka ndikuar qe te lirohet. Shume intelektuale dhe drejtues te pushtetit lokal te Vlores kane protestuar kunder ketij veprimi brutal te policise ndaj profesorit te filozofise dhe anetarit te Keshilit Bashkiak. Te irrituar e kane shoqeruar te "arrestuarin" deri ne Komisariat, duke protestuar dhe jane shperndare vetem pas lirimit te tij. Lavdosh Ahmetaj tha per "Korrieri": "Desh me mbyti, jam shume i irrituar me kete veprim te policise, por nuk do ta le me kaq. C'fare morali e shtyu policine te sillet me mua si te isha nje kriminel?"


Eshte per tu ēuditur qe si ka mundesi njerez injorante qe nuk njohin akoma proēeduren e punes se tyre dergohen per te zgjidhur afare te tilla.
Policia ka per detyre te kryej investigime dhe te gjeje prova ne menyre qe ti japi mundesine drejtesise te ndeshkoje shkelesit e ligjeve, po policet nuk jane gjykates e te vendosin se kush eshte fajtori!! Dhe ne qofte se i shoqi i drejtoreshes na paska patur gisht le te gjejne provat e ta denojne po pse duhet ta rahin ne mes te dites dhe ti shajne gruan?
Me te vertete krimi i organizuar dhe kriminelet duhen goditur ashper po kjo nuk justifikon shperdorimin e detyres me qytetaret prej taksave te te cileve policet marrin rrogat!
Pershendetje