Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shqiptarët rekord në duhanpirje

    Shqiptaret shpenzojne 212 milion euro per duhan dhe Shqiperia ka perqindjen me te madhe te konsumatorve te duhanit ne Evrope. Konsumimi i duhanit eshte ne rritje, sidomos per seksin femer, nga mosha 13-15 vjece. Ndersa ne vitet '90, niveli i perdorimit te duhanit ka qene vetem 20%, momentalisht Shqiperia eshte e renditur si vendi i dyte ne Evrope, ne lidhje me nivelin e duhanpirjes. Edhe pse nuk ka statistika qe tregojne ndikimet e nikotines mbi shendetit e popullates sidomos te rinjeve, pjesa me e madhe e te cileve konfirmojne se e konsumojne kete produkt ne mjediset shoqerore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Hahahaha

    O Lal Po Pse Kaq Shume Pinkemi Ne Mor.

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kjo do ishe me interesante ne sondazh,kush e pin dhe kush nuk e pin duhanin.
    Do dukej qarte perqindja e duhanxhinjeve.
    Presonalisht e urrej nderkohe qe 70% e shoqerise time e pijne duhanin.

    ZiM
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Shqiptaret shpenzojne 212 milion euro per duhan dhe Shqiperia ka perqindjen me te madhe te konsumatorve te duhanit ne Evrope. Konsumimi i duhanit eshte ne rritje, sidomos per seksin femer, nga mosha 13-15 vjece. Ndersa ne vitet '90, niveli i perdorimit te duhanit ka qene vetem 20%, momentalisht Shqiperia eshte e renditur si vendi i dyte ne Evrope, ne lidhje me nivelin e duhanpirjes. Edhe pse nuk ka statistika qe tregojne ndikimet e nikotines mbi shendetit e popullates sidomos te rinjeve, pjesa me e madhe e te cileve konfirmojne se e konsumojne kete produkt ne mjediset shoqerore.
    S`është për t`u çuditur aspak!Të gjithë popujt e varfër skajshmërisht, kënaqen me duhanin pasi kënaqësitë tjera nuk u janë të arrijtshme...me këte ata mbysin dhunën jetësore me dhunë trupore,sëmurjen me sëmurje (helm)!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Pajtohem me ademur,papunsimi e bene te tere.Pershembull do ta mare vetveten;kure shkoj ne atdhe,atje ri nonstop ne kafe me shoket dhe i pije dy kutija(fatkeqsisht),kurse kure shkoj ne pune(ne kurbet qe 15 vjete)nuk e pije me shume se gjyse kutije,kurse sa u perkete te rinjeve,ajo eshte pune edukimi ose ma mire paedukimi

  6. #6

    Arrow 39 % e shqiptareve konsumojne duhan!

    STATISTIKAT, 39 % E SHQIPTARËVE DUHANPIRES

    39% e shqiptareve konsumojne duhanin, shkaktarin kryesor te vdekjes ne bote. Ne diten boterore kunder duhanit dalin dhe shifrat alarmante, qe flasin per nje rritje te vdekshmerise te personave qe konsumojne duhan. Sipas te dhenave, rreth 3300 persona ne vit vdesin nga semundjet e mushkerive.
    Vendi yne rradhitet nder vendet me perqindje te larte te duhanpirjes, pasi 60% e meshkujve jane duhanpires dhe 18% e femrave e konsumojne ate.

    Studimet e bera tregone rritjen e efekteve negative te duhanpirjes ne shendet.
    Sipas mjekeve, cdo 10 vete qe vdesin me kancer te mushkerive, 9 prej tyre jane duhanpires.

    Nga gazeta "KOHA Ditore"

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    pa i her kemi me vdek ,bile t vdesim me duhan n goj ,knaqsi orale bile nkoft qe skemi shpirtnore hahah

  8. #8

    Arrow Kosova ka me se 600 mije duhanxhinje...!

    VENDI I DUHANXHINJEVE!


    Kosova ka me se 600 mije duhanxhinje, derisa numri i pergjithshem i banoreve besohet te jete rreth 2.5 milion

    Kosova, me mbi 2 milion banore, dhe me shkallen me te larte te varferise ne Evrope, harxhon me se gjysem milion euro ne dite, per nje prodhim konsumues qe eshte duke u luftuar ne tere boten- duhanin.

    Nje tjeter statistike, qe ka dale javen qe lame pas, eshte se numri i duhanxhinjeve ne Kosove eshte me i madh se numri i te punesuarve ketu.

    "Cdo i pesti kosovar eshte duhanxhi. Perafersisht ne Kosove rreth 600 mije persona jane konsumues te duhanit. Gjysem milion euro ne dite shpenzohen ne Kosove per te blere duhan", ka thene Isuf Dedushaj, drejtor i Institutit Kombetar te Shendetit Publik.

    Ne Diten Boterore Kunder Duhanit, me 1 qershor, jane dhene shifra alarmante edhe per moshen e duhanxhinjeve ne Kosove. Si meritore per "Minusin e javes", jane shifrat e nje hulumtimi te bere me 405 mije nxenes te moshes 13-15 vjecare.
    Sipas, Naser Ibrahimit, nga IKSHP-ja, 17% e ketyre nxenesve tashme jane duhanxhinj, ndersa 11% duhanxhinje potencial. Ky zyrtar ka thene se, nga 17 % i femijeve duhanxhinj, nje pjese e madhe e tyre, cigaren e pare e kane ndezur ne moshen 10 vjecare.

    Marre nga "Koha Ditore"

    ZeM


    P.S. Nje thenie per fund:

    I kissed my first girl and smoked my first cigarette on the same day. I haven't had time for tobacco since. ~Arturo Toscanini

    Perkthimi: E kam puthuer te dashuren time te pare dhe kam ndezur cigaren e pare te njejten dite. Qe atehere nuk kam pasur kohe per duhan më- Arturo Toscanini

    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 06-06-2005 më 06:11
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •