Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 169
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    tani jeni kthyer 30 vjet pas dhe krejte institutet e botes te ngrihen ne kembe zor se u nxjerrin se e verteta te ne eshte nje krahine apo nje martin e ndryshkur sa per Jusufin e di qe nje pjes e emigracionit veq dasem nuk kane bere pas vrasjes '' e vram shpiunin'' po ne krijojm asi budallaki qe per 100 vjet dreqi nuk i bije ne fije

  2. #62
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Dihet se asnji nga Gervallet nuk e rroken pushken kunder anmikun qe prej 1982-1999.e as per liri te Kosoves e as per atdhe te shqiptareve gje qe deshmohet tradita kumaria e tyre serbo Jugosllave.Sepse ende vrasesit e tij nuk dihen,a ne realitet dihet
    Per Jusuf e Bardhosh Gervallen mund te shkruaj vetem ate se cka kam lexua,por mos i perzi te gjithe ata me mbiemer Gervalla o zoteri!
    Une edhe ata te Dy dhe Kadri Zeken i konsideroj si Deshmor te kombit,e ne luften e fundit kishte shum me Mbiemra GERVALLA qe luftua jo vetem ne Kosove por edhe ne Maqedoni e Presheve!Kete titull qe e shkruan ti kinse shkruan ose punon ne: ,,University of Toronto'' Ndoshta shkruan nga oborri i kesaj qendre se ky shkrim shkruhet vetem nga ata qe fare nuk e ndiejn vehten Shqiptar!Sa me vjen keq per Ty zoteri!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Per Jusuf e Bardhosh Gervallen mund te shkruaj vetem ate se cka kam lexua,por mos i perzi te gjithe ata me mbiemer Gervalla o zoteri!
    Une edhe ata te Dy dhe Kadri Zeken i konsideroj si Deshmor te kombit,e ne luften e fundit kishte shum me Mbiemra GERVALLA qe luftua jo vetem ne Kosove por edhe ne Maqedoni e Presheve!Kete titull qe e shkruan ti kinse shkruan ose punon ne: ,,University of Toronto'' Ndoshta shkruan nga oborri i kesaj qendre se ky shkrim shkruhet vetem nga ata qe fare nuk e ndiejn vehten Shqiptar!Sa me vjen keq per Ty zoteri!
    Pa na i permend pra cilet ishin. Jep edhe ti fakte sikur ky.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #64
    Citim Postuar më parë nga Timi_1 Lexo Postimin
    Nese duhet qe dikush te mos frikohet nga e verteta ,atehere more DAI ti qe i merr neper goje deshmoret,intelektualet e deshmuar,shqiptaret e besimit islam(sepse ti vet je deklaru se ke ndrru fene,ndoshta ke ndrru edhe perkatsin !!!),duhet te mos frikohesh nga e verteta qe te gjith te thojn se je nje psikopat qe e ka shkel koha dhe tani nga xhelozia apo nje dreq e din nga se ,ta nxajn rrugen deshmoret,Dukagjini,Karadaku,Luma e te gjitha trojet shqiptare dhe besimi Islam.
    Lexova ne disa faqe internet per Bahtir Hamzen dhe pothuaj ne pergjithsi flitet negativisht per personin tend,andaj sa mirresh me ofendime dhe etiketime te te vdekurve ti more psikopat qe ke vra gruan tende mirru me ilaqe dhe sherohu e ki nga shqiptaret se po te rash ne fije ta dhash besen se nuk do te ofendosh tjeter !
    Jep fakte o Timi_1.
    Si shkrim nuk po me pelqen. Ama po jep argumenta: kam qene ne shkolle me te, ka punuar ketu e ketu. Ka qene perkthyes po thote. Ti demantoje kete.
    Mbusheni meargumenta.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    sdi pse e lodhni veten me kete katunar,postimi i tij eshte me qesh,aj eshte ndonje katunar qe mundohet te dij diqka e e dhin krejt.selaki keq selak ti ke met me fol per vllaznit gervalla,ec mytu atje ku je e mos fol shum per deshmor o ****.

  6. #66
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Pa na i permend pra cilet ishin. Jep edhe ti fakte sikur ky.

    Nuk kam kompetenca aq te larta une,te flas ne emer te atyre qe luftuan,por te betohem qe kishte, dhe edhe sot jeton me plaget e luftes se fundit.Do te vij koha qe ne nje te ardhme shum te shpejt ai njeri te paraqitet vet dhe te demantoj kto shkrime qe lexova me lart!Une faktet nuk i jap me thash-e thena kurr!Respekt per ju i nderuar!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ky batiri asht kthy tamam llapaqen

    shka pret prej ni personi qe shqiponjen e flamurit e qun sorr te zez

    hiqmu tina
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #68
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Nuk kam kompetenca aq te larta une,te flas ne emer te atyre qe luftuan,por te betohem qe kishte, dhe edhe sot jeton me plaget e luftes se fundit.Do te vij koha qe ne nje te ardhme shum te shpejt ai njeri te paraqitet vet dhe te demantoj kto shkrime qe lexova me lart!Une faktet nuk i jap me thash-e thena kurr!Respekt per ju i nderuar!
    Pajtoj edhe me kete qe ti po thua, por nuk mjafton te thuash dicka me po ose me jo. Ai po jep argumenta( besoj t'i kesh lexuar). Ti jep kundraargumenta dhe thuaj se jo nuk ka qene perkthyes( bile i llastuar, sic thote zotri Hamza), nuk ka marre pjese ne ate grupin muzikor, ka dale meveshje kombetare...
    Detyre jotja eshte ta demantosh kete ose ta pranosh.
    Gjithashtu une nuk po te kuptoj pse e mba fshehur dhe nuk po i permend ata qe kane marre pjese ne lufte nga keta Grvallat. Ma merr mendja ata nuk kane bere pune teturpshme. Nuk eshte turp t'i permendesh heronjt e deshmoret.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #69
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    O bahtir shkau qe mundohesh tja humbesh krenarin heronjeve kombetare .

    Per gjitha keto qe ke thene pse eshte vra nga UDB-a ?

  10. #70
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Bardhosh Gërvalla kshte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi i martuar, dy fëmijë ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij.
    Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë antar udhëheqës i "Fronti të kuq" që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës.
    Jusufi, i martuar, tre fëmijë, duhet të ishte bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi "Zëri i Kosovës", për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpuntor kompetent i të njëjtës revistë.
    Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në "Auf der Habichtshöhe 40" e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrenare dhe një yll - ngjyrat e Kosovës dhe njëherit flamuri kombëtar i Shqipërisë.
    Arsyen për këtë stil të mbajtun gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd.
    Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë. Në një pritje shefi i policisë së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të vimë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar".

    Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i shtetit në Bonn tha: "Në këtë ne vetëm kemi qeshur".
    Përktheu Ramadan Latifaj
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Pa na i permend pra cilet ishin. Jep edhe ti fakte sikur ky.
    KADRI REXHA: JUSUFI ISHTE NË BALLË TË FORCAVE TË PROGRESIT HISTORIK



    EKSKLUZIVE - Në 60-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, intervistë me Kadri Rexhën, bashkëpunëtorin dhe jetëshkruesin e Jusufit





    Intervistoi: LULËZIM ETEMAJ



    Më 1 tetor të këtij viti mbushen 60 vite nga lindja e Jusuf Gërvallës, intelektualit të shquar dhe ideologut e prijësit të përkushtuar të çlirimit të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të mbetura nën ish-Jugosllavi, si dhe bashkimit të tyre me vendin amë- Shqipërinë. Për të hedhur sa më shumë dritë mbi veprimtarinë politike në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare si dhe krijimtarinë e tij të pasur letrare, muzikore e publicistike, për lexuesit e “Epokës së re” bashkëbiseduam me bashkëpunëtorin, mikun, dhe tani jetëshkruesin më të suksesshëm të Jusuf Gërvallës, Kadri Rexha.



    EPOKA E RE: Miqësia juaj me Jusuf Gërvallën fillon që në vitin 1968. A ju kujtohen përshtypjet e para dhe a mund të na thoni si u mbajt edhe më vonë kjo miqësi?

    REXHA: Emrin e Jusuf Gërvallës për herë të parë e kam dëgjuar nga vëllai im më i madh, Rexha, i cili ishte njëri ndër shokët e Jusufit në Gjimnazin e Pejës. Ne asokohe kishim radio dhe jo vetëm unë por të gjithë anëtarët e familjes e dëgjonim dhe e donim këngën e Jusufit. Më vonë, në vitin 1968, gjatë studimeve, po ashtu përmes Rexhës, gjithashtu student, do të njoftohem edhe personalisht me Jusufin. Në bisedë me Rexhën, duke evokuar kujtime nga jeta shkollore në Gjimnaz, Jusufi më la përshtypjen e një personi të hapur, të çiltër, të ngrohtë, të dashur, të afërt dhe të mahitarit. Gjatë këtij viti dhe më vonë me Jusufin do të bisedojmë edhe në katedrën e Albanologjisë dhe gjetiu, kur ai, si student me korrespondencë, herë pas herë, nga Shkupi vinte në Prishtinë. Tashti te Jusufi shihja personin që ka përvojë, dituri, që flet prajshëm dhe bukur dhe që ka aftësi të padukshme që t'i afrojë njerëzit rreth vetes. Sidomos, gjatë vitit të tretë dhe të katërt të studimeve, kur banonim në një dhomë unë dhe Skënder Blakaj (mik i Jusufit që nga fëmijëria), Jusufin do ta kemi mysafir të shpeshtë. Jusufi vinte tek ne si në shtëpi të vet. Ardhjes së Jusufit në shtëpinë e studentëve i gëzoheshim jo vetëm ne, por edhe shokët tonë, ardhja e tij përjetohej si festë. Për çfarë nuk bisedonim. Tema rinore dhe tema të “rënda”, tema të lira dhe tema të ndaluara. Gjithmonë gjendej edhe një kitarë për Jusufin.

    Dhe, ai, për qefin tonë, nuk përtonte fare: e mbushte me këngë jo vetëm dhomën tonë por krejt konviktin. Të gjithë këndonim së bashku. Nuk çante kokë kush a ka kund pushtet. Ishin ato vite ëndrrash të mëdha dhe entuziazmi të pashoq. Punohej shumë dhe kishte qëllim. Ishim gjeneratë dhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968 dhe kishim pse të ndiheshim krenarë. Asokohe kudo në Kosovë ndjehej një rilindje shpirtërore dhe një rilindje shoqërore. Pas viteve të studimeve, sidomos kur Jusufi filloi punën si gazetar në të përditshmen “Rilindja”, miqësia mes meje e Jusufit u forcua sa takimet dhe ndejat tona do të shtohen dhe më vonë do të kalojnë edhe në net të tëra. Shumë biseda, shumë plane, shumë diskutime, shumë kujtime nga ajo kohë.

    Jusufi kishte shumë miq, vërtet shumë miq, por ndër miqtë e tij më intimë isha edhe unë. Me Jusufin ishim të hapur edhe për gjëra personale edhe për gjëra familjare. Kryesisht këto biseda, më vonë, më kanë hyrë në punë për jetëshkrimin e Jusufit në librin “Fati i luleve”.



    JUSUFIN NATYRA E KISHTE PAJISUR ME TALENT TË RRALLË DHE GUXIM TË PASHOQ



    EPOKA E RE: Jusuf Gërvalla, intelektual i shquar dhe figurë poliedrike e viteve '70, talentin dhe aftësitë e tij i shfaqi në gazetari, në komponim dhe interpretim, në poezi, prozë, dramë etj. Çfarë e dallon atë në plejadën e krijuesve kosovarë të kulturës sonë kombëtare?

    REXHA: Vërtet Jusuf Gërvalla qe intelektual i shquar dhe figurë shumëdimensionale e kohës. Jusuf Gërvallën natyra e kishte pajisur me një shpirt hipërsensibil dhe me një talent të rrallë artistik, por mbi të gjitha, natyra, atij ia kishte dhuruar një guximin të pashoq. Qysh në bankat e gjimnazit aftësitë e tij do të shpërthejnë në fusha të ndryshme: loja me kitarë, kënga, aktrimi, poezia, piktura. Më vonë dhuntitë dhe kërshëritë e gjëra të tij do të orientohen në interpretim, në komponim, në gazetari dhe në letërsi. Dhe në secilën gjini ai do të japë rezultate të dorës së parë.

    Nuk është e rastit që Jusufi asokohe mbante epitetin: Styliani ynë, Lorka ynë, Neruda ynë. Jusufi punonte pandërprerë, punonte shumë, jo vetëm nga parandjenja, por sepse ishte më se i sigurt se puna e tij, herët apo më vonë, do të ndërprehej me dhunë: ose me burg ose me plumb. Prandaj, ai shpejtonte ta bënte edhe natën ditë. Të mos harrojmë, ai njëherë për pak kohë e kishte provuar burgun, ndërsa që nga viti 1975 bëhet anëtar i organizatës ilegale LNÇKVSHJ, si ideolog i të cilës, më vonë, do ta gjejë edhe vrasja tragjike.

    Jusufi kishte dije të thellë të arteve, sidomos të filozofisë së arteve, të shkencave natyrore, shoqërore dhe historike, duke filluar nga antika e deri tek rrymat dhe drejtimet e shumta të shekullit tonë. Por mbi të gjitha ai e njihte shkëlqyeshëm traditën historike, kulturën kombëtare dhe filozofinë e popullit të vet në të gjitha aspektet.

    Këtë pohim timin e ilustron më së miri vepra e tij: këngët, poezia, tregimet, romani dhe publicistika e Jusufit. Të theksojmë se vepra e Jusufit doli në dritë në kohën më të thirrshme, kur një pjesë e poezisë sonë, sidomos ajo e krijuesve të rinj, po vritej nga hermetizmi, nga steriliteti i figurave, nga pagjakësia dhe nga monotonia, ndërsa publicistika e kohës, me përjashtime të rralla, po ecte hullisë së trasuar të bashkëjetesës dhe vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vepra e Jusufit, asokohe, nga kritika letrare cilësohej se po sillte “një kthesë dhe një ton të ri në rrjedhat e poezisë së sotme te ne”. Natyrisht, Jusufi i kishte premtuar lexuesit dhe në mbarë veprën e tij letrare do ta mbante fjalën: ndërmend s'e pata të bëhem poet i çmendur/ urtësi qartësi do t'i kem fjalë të para/ në ngushticë do të jem me ju/ për ju në festë do të këndoj. Sepse atdheu i tij i robëruar, ku: kahdo ka tokë nën këmbë por askund qiell mbi kokë, kërkonte zë të ri dhe angazhim tjetër. Dhe, duke u përpjekur, që me fjalë ta krijojë këtë “qiell mbi kokë” ai me poezinë e tij sillte: pak frymë njeriu e pak dritë qiriri. Lexojeni një herë me përkushtim veprën letrare të Jusufit dhe do të bindeni! Jo vetëm tema për njeriun dhe për ambientin, jo vetëm refleksionet e brendshme, jo vetëm imazhet plot ngjyra të gjalla, jo vetëm malli për një botë të largët dhe për frymën që zgjon, por kënga dhe vepra letrare e Jusufit, në qenësinë dhe në bërthamën e saj, e tëra është jetë, e tëra është dashuri, e tëra është liri, e tëra është shqiptare, e tëra është njerëzore. Pastaj, Jusufi la të përkthyera në shqip pjesë apo vepra të plota të Xhojsit, Kafkës, Asturiasit, Kishit, Zllobecit, Marinkoviqit, Selimoviqit etj. Ndërsa në gjuhën serbokroate me përkushtim të veçantë përktheu poezi dhe prozë të Teki Dërvishit dhe të autorëve tjerë. Prandaj, sipas mendimit tim, Jusuf Gërvallën nga plejada e krijuesve shqiptarë të Kosovës e dallojnë cilësi të theksuara, si: talenti i jashtëzakonshëm artistik, pajisja thelbësore me dituri të “leme” dhe të “bleme”, dashuria dhe serioziteti për secilën punë që do ta fillojë dhe në fund qëllimi i caktuar i secilës punë të nisur. Jusufi nga plejada e krijuesve shqiptarë të Kosovës dallon edhe për një cilësi të veçantë dhe të rrallë: gatishmërinë supreme për flijim në themelin e aspiratave të larta të popullit dhe të atdheut të tij: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s'do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme...”. Ky betim i Jusufit nuk ishte një deklaratë e thatë e as pozë e personit që atdhetarizmin e ka tregti, por ishte ideal i shenjtë që u bë realitet në fushën e nderit. “Pa ideal s'ka fitore në asnjë luftë”, ishte besimi i patundur i Jusuf Gërvallës. Bëjeni, ju lutem, vetëm këtë krahasim: Jusufi gjithçka që pati, edhe atë më të shtrenjtën, jetën, ia fali idealit të tij, popullit dhe atdheut, ndërsa prijësit tanë, intelektualë dhe krijues, sot, me një revan të shfrenuar, po të njëjtin atdhe, po përpiqen ta shndërrojnë në para xhepi apo në pasuri të patundur personale.



    JUSUFI I TAKONTE QERTHULLIT TË OPOZITËS SË PASHPALLUR LETRARE NDAJ POZITËS LETRARE ZYRTARE



    EPOKA E RE: Në vitin 1978 u botua libri poetik i Jusuf Gërvallës me titull simbolik “Kanjushë e verdhë”. Në monografinë për J. Gërvallën “Fati i luleve”, shkurtimisht theksoni se me rastin e botimit të këtij libri dhe të tre librave të tjerë gjatë atij viti redaksia e “Zërit të rinisë” e organizoi një tryezë diskutimi të frytshëm. Thuhet se diskutuesi më i zëshëm në atë tryezë ishte Sabri Hamiti. A mund të na thoni diçka më gjerësisht lidhur me diskutimin e tij rreth këtij libri?

    REXHA: Në atë tryezë publike, të udhëhequr nga Shaip Beqiri, kanë marrë pjesë: Ali Aliu, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Emin Kabashi, Arif Demolli, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, Jusuf Gërvalla, Demë Topalli, Nexhat Halimi, Frrok Kristaj etj. Gjatë diskutimeve rreth librit “Kanjushë e verdhë”, Sabri Hamiti nuk do të pajtohet me pohimet e kritikëve tjerë lidhur me disa çështje të poezisë së Jusufit. Se si u shpreh ai lidhur me poezinë e Jusuf Gërvallës, po i sjelli këtu disa mendime të tij, të cilat janë të botuara në “Zërin e rinisë”: “Libri i J. Gërvallës është vazhdim i të parit (“Fluturojnë e bien”). Për këtë libër u përmend sinqeriteti, spontaniteti, kthimi etj., por edhe kthesa që bën ky libër në poezinë tonë. Unë nuk e shoh këtë dhe s'pajtohem. Padyshim këtë mënyrë të shkrimit autori do të detyrohet ta braktisë, sepse ajo domosdo do të shtirret. (...). Këtë mënyrë të shkrimit, që dikush e përmendi si kthesë, e kemi që në fillim të krijimtarisë sonë poetike të pasluftës në Kosovë. (...). E dini sa fyelli bie, sa kroi gurgullon, sa livadhi e elemente tjera gjenden në poezinë tonë. (...). Jusuf Gërvalla i është kthyer edhe një herë mënyrës së shkrimit që përmenda më parë, por atë e ka shprehur me një gjuhë tjetër. Them që këtu nuk është fjala për ndonjë spontanitet, që e përmendi dikush më parë, po për një akumulim përvoje, i cili është interesant për arsye se vjen pas një përvoje bukur të gjatë të poezisë sonë. Po ashtu u tha se kjo poezi është e lezetshme, gjë që s'është ndonjë garancë qenësore për vlerën e një poezie”.

    Natyrisht me mendimet e Sabri Hamitit dhe të ndonjë tjetri nuk do të pajtohet as Jusuf Gërvalla, i cili në fund të diskutimeve do të shprehet: “S'ka mundësi objektive lexuesi apo kritiku të marrin akëcilin libër njësoj si vetë autori. (...). Po qe se në një libër ekziston një vjershë e realizuar për mendjen time ajo e arsyeton daljen e librit. Gjithashtu mendoj se librin duhet shikuar brenda vetvetes, si qenie artistike, pastaj të thuhet ndonjë fjalë për të. Kur u fol për librin tim, si shumë u përmend fshati, idilika, rustika etj. Them që ai ka pak lidhje me fshatin, aq më pak me rustikën. Fshati është vetëm një kornizë në poezinë time. Prapë them se ne ndoshta s'kemi ndonjë element urbanizimi. Në anën tjetër, s'di a duhet të kërkohet aq shumë ‘shpirti i poetit’ në këtë libër. Po ashtu them se nga frymëzimi s'është shkruar ky libër, por ai është punuar. Më në fund, libri ka dalë prej meje dhe s'di sa më takon mua”.

    Mirëpo, Sabri Hamiti në fillim të viteve të nëntëdhjeta do ta bëjë një studim të gjatë për veprën e Jusuf Gërvallës, ku do t'i zgjedhë fjalët më të mira për poezinë e këtij autori. E di edhe këtë: Jusuf Gërvalla i takonte qerthullit të opozitës së pashpallur letrare ndaj pozitës letrare zyrtare të asaj kohe, së bashku me T. Dërvishin, B. Musliun, M. Ramadanin, M. Krajën dhe të ndonjë shkrimtari tjetër.



    ANËTARËSIMI I JUSUFIT NË ORGANIZATËN LËVIZJA NACIONALÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI



    EPOKA E RE: Jusuf Gërvalla ishte njëri ndër udhëheqësit më aktivë të LNÇKVSHJ-së. Cila ishte platforma politike e kësaj organizate?

    REXHA: Anëtarësimi i Jusuf Gërvallës në organizatën Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), daton nga viti 1975. Organizata në fjalë ishte vazhdimësi e organizatës Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e themeluar në vitin 1963 nga Adem Demaçi. Platforma e kësaj organizate, apo “qëllim i parë dhe i fundit i Lëvizjes ishte sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banuara me shumicë prej shqiptarëve që gjenden ende nën administrimin e Jugosllavisë, dmth. çlirimi i krahinave shqiptare, të aneksuara prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyre krahinave me nënën e vet- Shqipërinë”. Dhe, lidhur me realizimin e këtij qëllimi Lëvizja shpallte botërisht se do të përdorte të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme- “prej atyre politiko-propagandistike, mjete paqësore e deri te lufta e armatosur dhe kryengritja e përgjithshme popullore - mjetet jopaqësore”. Edhe pse ideologët e kësaj Lëvizjeje, në vazhdimësi, do të burgosen apo do të arratisen jashtë atdheut, organizata në fjalë nuk do të shuhet, por do të përtërihet dhe do të rritet vazhdimisht.

    Jusuf Gërvalla në numrin e parë të organit “Lajmëtari i lirisë” (1980) platformën politike të Lëvizjes e shpalos me këto fjalë: “Kemi nderin, që në kushte jashtëzakonisht të vështira të ilegalitetit, të dalim para lexuesit shqiptar me një revistë të përdymuajshme, që e kemi emërtuar ‘Lajmëtari i lirisë’. Shpresojmë se nëpërmjet këtij organi do t'ia dalim me sukses të bëhemi zëdhënës të aspiratave të djalërisë shqiptare të Kosovës, e cila nuk e ndal dot luftën për çlirim nga robëruesi i egër jugosllav dhe për bashkim me vendin amë, Shqipërinë. Kështu shpresojmë të plotësojmë edhe një detyrë, një dimension të luftës sonë të përgjithshme: të demaskojmë botërisht armikun tonë shekullor, qeverinë shoviniste të Beogradit, dhe t'u bëjmë jehonë ideve dhe veprimeve të lëvizjes së përgjithshme nacionalçlirimtare në pjesën e robëruar të atdheut tonë, në tokat shqiptare të robëruara nga Jugosllavia...”.

    Edhe pse programi dhe statuti i Organizatës do të rishkruhet dhe do të pasurohet edhe në të ardhmen, në esencë, pra në thelbin e saj: bashkimi i Kosovës dhe i viseve shqiptare në ish-Jugosllavi me Shqipërinë nënë, do të ruhet me konsekuencë deri në vitin 1981, kur e tërë Kosova do të shpërthejë në demonstrata të përgjithshme.



    DEMONSTRATAT E VITIT 1981, “LAJMËTARI I LIRISË” DHE “ZËRI I KOSOVËS”



    EPOKA E RE: Po, në vitin 1981 shpërthejnë demonstratat në Kosovë të cilat i karakterizon kërkesa kryesore: Kosova Republikë. Çfarë mund të thoni për rolin e Jusuf Gërvallës dhe të LNÇKVSHJ-së, meqë kërkesa në fjalë, megjithatë, nuk përputhej plotësisht me frymën e tyre politike?

    REXHA: Gjatë demonstratave të marsit dhe të prillit në Kosovë, në të njëjtën kohë, do të shpalosen dy parulla kryesore: “Bashkim” dhe “Kosova Republikë”. Mendjet e ndërgjegjshme si dhe forcat e organizuara patriotike, të cilat nuk e kishin paraparë një shpërthim aq të furishëm e aq masiv, duke e vlerësuar situatën e përgjithshme ndërkombëtare si dhe situatën e brendshme mbarëshqiptare, ndikuan që për momentin të dominojë kërkesa e dytë. Pra, uragani i demonstratave të fuqishme të popullit të Kosovës, si edhe te organizatat tjera patriotike ilegale të kohës, ashtu edhe te LNÇKVSHJ-ja do të ndikojnë të bëhet një kthesë taktike në punën e mëtejshme, duke mos e cenuar kështu në vijë strategjinë e luftës së popullit shqiptar në perspektivën e saj. Këtë ndryshim taktik të platformës së Organizatës së tij Jusufi e shpjegon me konstatimin se Lëvizja ka “programin maksimum: luftën për realizimin e të drejtës demokratike për vetëvendosjen e popullit tonë deri në shkëputje, që është lufta për pavarësinë e plotë kombëtare e shoqërore të shqiptarëve në Jugosllavi”, si dhe “programin minimum të luftëtarëve të lirisë - luftën për Republikën e Kosovës, që s'është gjë tjetër pos lufta për autonominë e popullit shqiptar në Jugosllavi”. Lidhur me programin minimum Jusufi mbante këtë qëndrim: “S'ka kurrfarë dyshimi se kur të tregohet jo objektive pritja e mëtutjeshme për kërkesën Kosova Republikë, populli do të dijë ta hedhë vetë poshtë dhe të dalë me kërkesën dhe qëllimin e tij të fundit që është, ka qenë dhe do të jetë: bashkimi i ligjshëm i të gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar”.

    Gjatë vitit 1980 dhe 1981 e deri në vrasjen e tij, Jusuf Gërvalla, për shkaqe tani më të njohura, aktivitetin e vet politik dhe patriotik e zhvillon në Evropën Perëndimore, në mesin e emigracionit tonë politik dhe ekonomik. Nga RF Gjermane, ku ishte i strehuar politikisht, me Kosovën mbante kontakte të vazhdueshme dhe në mënyrë të veçantë me kryetarin dhe me kryesinë e “Komitetit të Deçanit”, si krah i ri dhe i fortë i LNÇKVSHJ-së, i cili me aktivitetin e vet e mbulonte mbarë Dukagjinin si dhe Universitetin e Kosovës. Në prag të demonstratave të marsit 1981, nga dheu i huaj Jusufi lëshonte sihariqin kushtrimtar: “Po bëhet gati populli për hakmarrjen e vet të madhe! Do ta derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë dhe do të ngadhënjejmë mbi armiqtë e mbi tradhtarët e çdo ngjyre. Dita e lirisë po afrohet. Po vjen dita që armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsitë e bëra mbi popullin tonë... Vetëm të bashkuar e të vendosur, me besën e madhe shqiptare, do të arrijmë në fitoren tonë të sigurt...”.

    Shpërthimi i demonstratave Jusuf Gërvallën e gjeti të përgatitur në nivel të detyrës. Ngjarjeve të përgjakshme të Kosovës u dha përkrahje të madhe. Së pari filloi ta sqarojë opinionin ndërkombëtar lidhur me gënjeshtrat dhe dezinformatat e lansuara nga Beogradi. Pastaj ndërmori masa lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sidomos pas tragjedisë së saj, ndërmori një veprim aktiv në planin e organizuar politik, i cili do të merrej me frymëzimin dhe orientimin e veprimeve e aksioneve të ardhshme në Evropën Perëndimore dhe kudo në botë. Së bashku me udhëheqës të organizatave tjera, e sidomos me përfaqësuesin e OMLK-së, Kadri Zeka, zhvilloi një bashkëpunim të frytshëm. Fryt i aktivitetit të tyre të përbashkët, në mes tjerash, ishin edhe demonstratat që u mbajtën në Bern, Cyrih, Gjenevë, Shtutgard, Dyzeldorf, Mynih, pastaj në Francë, Belgjikë, Suedi, SHBA etj., ku morën pjesë me dhjetëra mijëra mërgimtarë shqiptarë dhe qytetarë të vendeve përkatëse. Lidhur me rolin e LNÇKVSHJ dhe të Jusuf Gërvallës në demonstratat e vitit 1981, fjalën e vet do ta thotë historia, por një gjë dihet botërisht: nuk është zhvilluar asnjë proces politik në gjykatat serbe të Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta ku të mos jetë përmendur emri i Jusuf Gërvallës dhe gazetat e tij “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”.



    17 JANARI I VITIT 1982 DHE SHFAQJA E ELEMENTËVE QË U PËRPOQËN T'IA LEHTËSOJNË BARRËN E KRIMIT SERBISË



    EPOKA E RE: Siç dihet, jeta dhe vepra e Jusufit u ndërpre me dhunë nga
    plumbat e armikut tonë shekullor, por ende nuk u zbuluan vrasësit?!

    REXHA: Nga akti tragjik i Shtutgardit, ku gjetën vrasjen nga prita e organizuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, po bëhet gati një çerek shekulli dhe nata e 17 janarit 1982 ende po vazhdon të jetojë mes nesh si ankth, si enigmë, si mister. Shqiptarët, i madh e i vogël, e dinë qind për qind se kjo vrasje ishte vepër e Serbisë, me dorë dhe me plumb. Këtë të vërtetë e ka pohuar edhe Jusufi me plumbat vdekjeprurës në trupin e tij. Në pyetjen e policisë gjermane: Kush iu vrau? Jusufi, i shtrirë për vdekje në spital, me vetëdije të plotë, do të përgjigjet shkurt: “Policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-a”. Ndonëse djemtë e Kosovës u vranë në shtëpi dhe në besë të saj, Gjermania këtë vrasje me karakter politik e mbuloi me terrin e heshtjes. Po kështu gjatë këtyre dekadave të rënda populli shqiptar nuk pati as shërbime të forta informative që merren me zbulime të kësaj natyre. Aq më keq, në mungesë të një institucioni të këtillë, si zakonisht, erdhi në shprehje shfaqja e elementëve të papërgjegjshëm që u përpoqën t'ia lehtësojnë barrën e krimit Serbisë duke lakuar emra të ndryshëm dhe duke bërë me gisht edhe në drejtim të bashkëpunëtorëve të martirëve me pyetjen e vazhdueshme: Kush i vrau?!... Jusufi me përgjigjen e tij ishte shumë më i kthjellët dhe shumë më i vetëdijshëm në sahat të vdekjes sesa ky element shpifës që për shumë kohë vazhdoi të njollosi djathtas dhe majtas. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi nuk kishin pasuri dhe as nuk kishin pozita shtetërore ku mund t'u bëhej grushtshtet apo atentat nga lakmitarë dhe soji i tyre për t'ua plaçkitur pasurinë apo për t'ua zënë atyre vendin në piramidën e pushtetit. Aktiviteti, puna dhe “pozita” e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit nuk sillte pasuri marramendëse por kërkonte harxhime të konsiderueshme mbinjerëzore: punë mendore, energji fizike, mundime shpirtërore, para, djersë dhe gjak. Për ata që ishin të gatshëm për këto vuajtje dhe për këto sakrifica kishte vende të mjaftueshme në themelet e asaj ngrehine që nuk i shihej as fundi. Për luftëtarë të lirisë në vijën e parë të frontit kundër Serbisë atdheu kishte nevojë, jo vetëm për burrat dhe gratë e Kosovës, por edhe për gurët dhe për lisat e malit. Sa e sa herë këtë të vërtetë Jusufi e ka dëshmuar me gojë të vet. Në “netët dhe ditët e arratisë së hidhur” të tij, gjatë procesit të përgatitjes së gazetës për shtyp, me dhjetëra herë Jusufi do të shprehet: “Ah, sikur t'i kisha këtu Tekiun dhe Mehmetin...”. Por, për militantë si Jusufi, si Kadriu dhe si Bardhoshi, Serbia kishte vetëm një shpërblim: plumba dhe varre! Ose, siç shprehej Jusufi në një poezi: ka varre për këta njerëz në tokën e shkelur të Kilit. Nuk përjashtohet, as në këtë rast, që dorasi, krimineli, vrasësi i të tre martirëve, të ketë qenë shqipfolës, dhe që krimin ta ketë bërë i shtyrë nga lakmia për para të ndyra, për një gradë më të lartë UDB-eje, apo për një lëvdatë shkau, ashtu siç ka ngjarë shpesh në traditën tonë historike, por kjo gjë nuk ia pastron duart fare gjakatares Serbi.



    JUSUFI KA PASUR SHUMË MIQ DHE SHUMË ADHURUES



    EPOKA E RE: Sidomos pas vitit 1990 opinionit në Kosovë iu shfaqën shumë miq, bashkëveprimtarë dhe përkrahës të Jusuf Gërvallës. Sa korrespondon kjo me realitetin, dhe, vërtet, cilët ishin miqtë më të afërm të tij?

    REXHA: Është e vërtetë se Jusufi ka pasur shumë miq dhe shumë adhurues. Ka pasur miq që i ka pritur në banesë të vet, ka pasur miq që iu ka shkuar në banesë të tyre, ka pasur të tjerë me të cilët e ka ndarë kohën për të biseduar duke e pirë një kafe në restorant, ka pasur adhurues të shumtë që e kanë ndalë në rrugë sa për t'i ndërruar dy-tri fjalë apo vetëm sa për ta përshëndetur. Jusufi ka pasur miq të shkollës fillore, të gjimnazit dhe të studimeve. Jusfi ka pasur miq në Radio Prishtinë dhe në Teatrin Kombëtar, në redaksinë “Flaka e vëllazërimit” dhe në Televizionin e Prishtinës, në Universitetin e Kosovës dhe në Bibliotekën Kombëtare, në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe në Shoqatën e Përkthyesve, në Galerinë e Arteve dhe në redaksitë e revistave dhe sidomos ka pasur shumë miq në redaksinë e të përditshmes “Rilindja”, e kështu me radhë. Jusufi edhe gjatë dy viteve të jetës në emigrim, arrin të krijojë një numër të madh shokësh dhe bashkëpunëtorësh. Si parim jetësor Jusufi e ka pasur urtinë popullore: “Zë miq të rinj, por mos i harro miqtë e vjetër”. Shfaqjen e miqve dhe të bashkëveprimtarëve të Jusufit pas vitit 1990, që erdhi si rezultat i një demokracie të rrejshme dhe një lirie më të madhe të shprehjes me gojë apo me shkrim, e shoh të ndarë në grupime interesash të ndryshëm. Në grupin e parë, i shoh dashamirët dhe adhuruesit e Jusufit, të cilët gjatë viteve të tetëdhjeta për shkaqe të ndryshme nuk kishin guxuar haptas ta shqiptonin emrin e tij, ndërsa tashti, në rrethana të tjera, me mburrje dhe krenari pranojnë se e kanë njohur apo se edhe kanë biseduar me të. Unë këtu jo vetëm që nuk shoh gjë të keqe, por këta persona i shoh me simpati, i shoh si adhurues të Jusufit dhe si vlerësues të veprës së tij.

    Në grupin e dytë, i shoh personat që, më shumë ose më pak, e kanë njohur Jusufin dhe që, tashti, në rrethana të reja, për qëllime karrieriste dhe përfitimi do të bëhen shumë të zhurmshëm. Sidomos nëpër manifestime përkujtimore dhe nëpër tubime partish politike gojët e pakontroll të këtyre personave do të çirren dhe do të përjargën me shprehjet: shok, mik, bashkëpunëtor, bashkëveprimtar..., ndërsa sytë e tyre të çakërdisur do të stolisen me spektër dritash dhe do të “lahen” me lot të valë pikëllimi. Fjalimet e tyre, të shkurta apo të gjata, vazhdimisht do të fillojnë dhe do të mbarojnë me formulimin: “Unë dhe Jusufi...” e kështu me radhë, por asnjëherë Jusufi nuk do të jetë subjekt i ligjërimit. Natyrisht, ky është grupi i profiterëve, të cilët edhe përfituan. Është edhe një grup tjetër, vërtet miq dhe dashamirë të Jusufit, një pjesë prej të cilëve edhe janë persekutuar në mënyra të ndryshme nga regjimi serb. Ky grup është më i heshturi. Shumica prej tyre sot luftojnë për kafshatën e gojës. Duket sheshit, hakmarrja ndaj tyre si dhe eliminimi i tyre tashti vazhdon në një mënyrë tjetër.



    EPOKA E RE: Po bëhet gati një çerek shekulli nga vrasja e Jusuf Gërvallës. Sivjet jemi në 60-vjetorin e lindjes së tij. Jusufi u vra për ne dhe për Kosovën, po ne të gjallët e vdekshëm sa bëmë për të?

    REXHA: Pa dyshim Jusuf Gërvalla sot është një nga personalitetet historike kombëtare më të mëdha. Vetë shembulli, vepra dhe akti i vrasjes së Jusufit u bë kambanë alarmi në ndërgjegjen e kombit. Prandaj, nuk është e rastit as dashuria, kujtimi dhe nderimi që Jusufit iu bë nga populli dhe që po i bëhet vazhdimisht. Figura e Jusuf Gërvallës u skalit në poezi, në prozë, në dramë, në pikturë, në skulpturë, në këngën popullore, në shënimet përkujtimore, në deklarata të miqve të tij etj. Kujtimin dhe respektin për Jusuf Gërvallën populli do ta shprehë me emërtimin e shoqatave, klubeve, shkollave, me organizimin e tubimeve përkujtimore me rastin e vdekjes, me homazhet në varrezat e fshatit Bad Canstat si dhe tashti në Dubovik, me manifestimin kulturor tradicional “Flaka e Janarit”, me emërtimin e një brigade të UÇK-së me emrin të tij, me emërtimin e një kazerme të TMK-së, me hapjen e ekspozitave të fotografive për të etj.

    Por, shtrohet pyetja, sa i kemi dalë borxhit figurës së Jusuf Gërvallës? Dhe sa kemi bërë që jeta dhe vepra e këtij personaliteti të njihet në popull, sidomos nga gjeneratat e reja? Përgjigjja ime lidhur me këtë çështje është kjo: ne si shoqëri në këtë drejtim kemi bërë pak, bile shumë pak. Deri më sot vepra letrare e Jusufit (poezia, romani dhe një dramë) është ribotuar vetëm një herë, dhe kjo, me një tirazh të vogël dhe me një shpërndarje në vijë partiake. Ky ribotim i kësaj vepre nuk i ka plotësuar as përafërm nevojat dhe kërkesat e popullit. Po kështu, një pjesë e veprimtarisë së Jusufit (tregimet, shkrimet kritike për letërsinë, muzikën, filmin, intervistat dhe publicistika) ka mbetur e shpërndarë në periodikun e kohës. Një kapitull tragjik i veprës së Jusuf Gërvallës është edhe kënga: mbi dyqind këngë të interpretuara nga ai dhe të regjistruara në produksionin e Radio-Prishtinës janë zhdukur përgjithmonë nga dora gjakatare serbe. Për mostërheqjen nga fondet e radios dhe të televizionit si dhe për mosruajtjen e tyre prapë i fajësoj njerëzit tanë, që punonin në këto institucione. Pastaj, edhe ato pak këngë të tij që janë gjetur dhe që u ribotuan sivjet u përcollën me gabime të theksuara: në asnjërën këngë nuk figuron autori i muzikës e as autori i tekstit, askund nuk shënohet se në dy këngë të kësaj CD-je zëri dhe kitara e dytë janë të Bardhosh Gërvallës. Po ashtu edhe te këngët e rikënduara dhe të riorkestruara, pos gabimeve të cekura më sipër, kanë pësuar ndryshime të ndjeshme si meloditë ashtu edhe teksti. Dhe, nëse llogaritet mundi, përpjekjet dhe vepra kolosale që Jusufi e ka bërë për ne, rezulton se ne për Jusufin kemi bërë fare pak. Dhe, çka është edhe më keq, në shumë raste është provuar që figura e Jusufit të keqpërdoret. Të pamoralshmit, njerëz të paetikë dhe të paparime, e etiketuan herë si marksist-leninist e herë e herë si demokrat borgjez, herë si ekstremist të majtë e herë si ekstremistë të djathtë. Edhe partitë tona, të disiplinuara nga të huajt dhe të pavizion kombëtar, bënë gara secila në mënyrën e vet, ta përvetësojnë Jusufin dhe ta fusin figurën e tij në kornizën e tyre. Nën petkun e politizimit u propozuan çmime me emrin e tij dhe u propozuan tituj për të, të cilat ose nuk u realizuan ose u realizuan njëanshëm. Po kështu, në një klimë të acaruar të politizimit, në vend që varreza e Jusufit (e Kadriut dhe e Bardhoshit) të bëhej vend pelegrinazhi në një vend të shënuar të kryeqytetit, ashtu siç ishte në Bad Canstat për njëzet vjet rresht për shqiptarët e mbarë botës, sot, ajo, është mbuluar nga qetësia dhe heshtja, në fshatin e tij të lindjes. Shumëçka u zhvat nga gjaku dhe lavdia e Jusufit, por askund për be nuk gjendet një monument për të, as në qendër të Deçanit, as në qendër të Pejës, as në qendër të Prishtinës. Nderi dhe turpi nuk hahen me bukë, as pihen me ujë. Secili ka të drejtë të zgjedhë nga këto të dyja, varësisht nga karakteri, nga ndërgjegjja. Në këto raste Jusufi është i pafajshëm. Fajin le ta bartin mbi sup të gjallët, të gjallët e vdekshëm.

    Pavarësisht të mirave dhe të ligave të bëra nga ne të gjallët, Jusufi i pavdekshëm, Jusufi tokësor dhe Jusufi hyjnor, për jetë e mot do të mbetet kolos i kombit shqiptar, dhe nuk do të ketë kornizë partiake e as kornizë lokaliste-klanore që figurën e tij ta mbërthejë brenda vetës, sot as nesër. Prandaj, sot e gjithë ditën, mbetet detyrë e shkencës së mirëfilltë që sa më parë të dalë para popullit me studime të veçanta apo me një monografi shkencore mbi jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës. Vepra e Jusufit është produkt i vuajtjeve dhe krajatave tona shekullore nën robërinë dhe nën terrin obskurantist serb. Ajo u shkrua me mundime të mëdha dhe u la me gjak. Vepra e plotë dhe e ndritshme e Jusufit duhet ta shohë dritën sa më parë. Ajo e tëra duhet të bëhet ushqim dhe pronë e mbarë kombit.



    SHIRITI UNIKAT ME KËNGË TË JUSUF GËRVALLËS



    EPOKA E RE: Në arkivin tuaj personal e keni edhe një shirit magnetofoni, unikat, me këngë të Jusuf Gërvallës. Në çfarë gjendje është ky shirit dhe a mendoni të publikoni diçka nga këto këngë që kanë mbetur?

    REXHA: Shiriti me rreth një orë e gjysmë këngë dhe melodi të Jusuf Gërvallës e ka historinë e vet. Fillimi ishte i thjeshtë. Në fund të vitit 1973, ia dhashë magnetofonin Jusufit që t'mi incizonte këngët që më pëlqenin më shumë dhe sidomos një cikël këngësh që ai i këndonte dhe i përcillte me kitarë së bashku me Bardhoshin, të cilat ende nuk ishin regjistruar në fondin muzikor të Radio Prishtinës. Asokohe Jusufi thuaja e kishte lënë këngën dhe pos gazetarisë kishte filluar të shkruante poezi dhe tregime. Por, kthimi definitiv i Bardhoshit nga Sllovenia e nxiti Jusufin që edhe një here t'i kthehet dashurisë së parë - muzikës. Bardhoshi luante me kitarë për mrekulli. Ai këndonte bukur, kishte një zë të ëmbël dhe fort karakteristik. Pra, i nxitur nga Bardhoshi, Jusufi iu përvesh punës dhe kryesisht mbi tekste të zgjedhura i komponoi dhe i këndoi dhjetëra këngë, që do të mbesin edhe këngët e tij të fundit. Nga ky cikël në shiritin që posedoj unë janë këto këngë: “Njeri ku je”, “Do të kthehem nënë”, “Dita”, “Rruga që shkela dikur”, “Ende paska njerëz”, “Ikja e Mojsi Golemit”, “Baladë nizamësh”, “Mrika”, “Mos të të trembë boria” dhe ndonjë tjetër. Këngët e kënduara nga Jusufi, me zërin e dytë si dhe me kitarën e dytë, i shoqëron Bardhoshi. Në këtë shirit Bardhoshi paraqitet solo vetëm me këngën “Rruga që shkela dikur”. Shumica e këtyre këngëve janë të kënduara live, ndërsa tjerat janë të incizuara nga radioja. Në ndërkohë magnetofoni do të prishet, por shiritin me këngë të Jusufit do t'i ruaj me xhelozi të madhe. Pas rënies time në burg, rreth ruajtjes së këtij shiriti do të angazhohen shoqja ime, motra dhe vëllezërit. Varësisht nga valët e bastisjeve, ky shirit do t'i ndërrojë edhe vendet e strehimit që nga Prishtina e deri në Cërrcë, që nga një skutë në një skutë tjetër. Ndonëse shtëpitë tona Serbia i bëri shkrumb e hi, në saje të kujdesit ky shirit shpëtoi, shpëtoi si një testament i shenjtë. Nga ky shirit, në vitin 1985, një kopje i është dhënë arkivit të LPRK-së dhe dy- tre personave tjerë. Disa këngë nga ky fond ia kam dhënë Radio Kukësit si dhe autorit të emisionit televiziv dokumentar me titull: “Ç’ke bërë sot për Kosovën”. Ky shirit magnetofoni, origjinali, tashti gjendet në arkivin tim. Se në çfarë gjendje ndodhet këtë duhet ta konstatojnë ekspertët. Nëse, për shkaqe të cilësisë, nuk mund të publikohet diçka nga ky fond i mbijetuar, nga një kopje e këtij shiriti do të bëhen pronë e dy bibliotekave tona kombëtare si dhe e dy arkivave tona shtetërore. Këto këngë kanë vlerë të padiskutueshme historike.



    VAZHDIMISHT NË ANËN E SË RESË, NË BALLIN E FORCAVE TË PROGRESIT HISTORIK



    EPOKA E RE: Në fund, duke qenë se më 1 tetor të këtij viti
    mbushen 60-vjet nga lindja e Jusufit dhe se pikërisht ky është edhe shkaku i kësaj interviste, na intereson edhe një gjë tjetër: sikur të mos ndodhte ajo që ka ndodhur
    në realitet, a mund ta përfytyroni pozitën, vendin e Jusuf Gërvallës sot?
    REXHA: Vërtet pyetje e vështirë. Megjithatë, sado që mund të tingëllojë si spekulim, po e them mendimin tim. Me Jusuf Gërvallën më lidhë një miqësi mbi dhjetëvjeçare. Duke qenë afër tij, në ditë të mira dhe në ditë të vështira, besoj se kam arritur t'i njoh edhe karakteristikat e personalitetit të tij. Prandaj, marr guxim të pohoj, se Jusuf Gërvalla, edhe sot, në 60-vjetorin e lindjes së tij nuk do të ishte person tjetër pos atij që ka qenë gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër. Natyrisht, sot, vepra e tij letrare do të ishte shumë më e vëllimshme dhe artistikisht shumë më e pasur. Po kështu me Jusuf Gërvallën çështja e Kosovës dhe në përgjithësi çështja mbarëshqiptare, nëse nuk do të ishte e zgjidhur plotësisht, së paku do të ishte shumë më afër zgjidhjes optimale. Me Jusuf Gërvallën Kosova do të ishte në një pozitë shumë më të favorshme për zgjidhje sesa që është sot. Është i njohur roli i personaliteteve në momente të caktuara historike. Ndërsa Jusufi ishte figurë e dëshmuar dhe i kishte të gjitha cilësitë e një personaliteti të tillë. Jusufi ishte edhe shkrimtar, Jusufi ishte edhe politikan. Jusufi ishte edhe diplomat. Jusufi ishte edhe gjeneral. Jusufi kurrë nuk ka besuar se Serbia do ta braktisë Kosovën pa një luftë të tmerrshme për jetë o për vdekje. Sidomos gjatë vitit 1978 dhe 1979 Jusufi, me të madhe, propagandonte idenë e luftës së domosdoshme kundër Serbisë. Gjithçka arsyetohet dhe shpaguhet kur fëmijët tanë do të rriten në atdheun e tyre të lirë, shprehej ai. Në ditët e para të ekzilit, në një intervistë dhënë një gazete gjermane pohon se faza e parë e luftës në Kosovë është iluministe: vetëdijesimi i popullit përmes trakteve, gazetave, parullave, grevave dhe demonstratave, ndërsa “faza e dytë përmban luftën e armatosur”. Edhe pse Jusufi ka munguar fizikisht gjatë këtij çerekshekulli, qenia e tij, shpirti militant dhe fryma luftarake e tij, me gjithë pengesat absurde pacifiste, ka qenë alfa dhe omega e Kosovës. Jusufin, gjatë harkut kohor të mungesës së tij fizike, vazhdimisht e kam parë në anën e së resë, në ballin e forcave të progresit historik dhe shoqëror dhe kurrsesi në anën që frenon. Prandaj, në ecjen e Kosovës drejt pavarësisë, Jusufin e kam parë si prijës shpirtëror të minatorëve trima, si prijës shpirtëror të studentëve largpamës në vjeshtën e vitit 1997, si prijës shpirtëror të heroizmit të UÇK-së legjendare, e kam parë në qëndresën mitike të Jasharajve dhe në flijimin epik të bashkëshortëve Lladrovci, ndërsa sot e shoh në shpirtin prometheik të Agim Çekut dhe në shpirtin e paepur dhe shpresëdhënës të Albin Kurtit. Jusuf Gërvallën nuk mund ta përfytyroj ndryshe pos në pozitën vertikale. Jusufin e shoh në lartësinë e atdhetarit, i cili vdes por kurrë nuk bën kompromise dhe pazarllëqe me idealet e shenjta të popullit dhe të atdheut të tij. Jusuf Gërvalla ishte atdhetar i lindur. Pavarësisht rrethanave në të cilat po kalon Kosova dhe shqiptarët, Jusuf Gërvallën nuk mund ta përfytyroj ndryshe pos në ballë të këtij populli dhe të këmbët e këtij populli.

    .................................................. .................................................. ............................

    ps. ketu mund te postoj qindra faqe te cilat vertetojn jeten dhe biografin e Deshmorit Jusuf Gervalla,sikunder mund te deshmoj gjithashtu edhe veprimet e Bahtir Hamzes per antishqiptarizmin e tij.....kerkoni ne Google per Jusuf Gervallen ose per Bahtir Hamzen sepse edhe vet do te bindeni se kete jevgun(bahtir hamzen) e pengojn shume gjera shqiptare,andaj edhe godet aq ashper "shokun" e tij te ndjerin Jusuf Gervalla 27 vite pas atentatit !!!
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  12. #72

    Timi_1 dhe e panjohura

    Keshtu bisedojne intelektualet dhe jo duke u share.
    Ju lumte. Me pelqeu puna juaj. Vetem me fakte e mund kundershtarin, se ashtu duke e fyer ate ju ulnit veten tuaj.
    A mund te ma shpjegoni c'a ajo UDABAsh. Kam degjuar Bylykbash po kete s'e kuptoj dot?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Keshtu bisedojne intelektualet dhe jo duke u share.
    Ju lumte. Me pelqeu puna juaj. Vetem me fakte e mund kundershtarin, se ashtu duke e fyer ate ju ulnit veten tuaj.
    A mund te ma shpjegoni c'a ajo UDABAsh. Kam degjuar Bylykbash po kete s'e kuptoj dot?
    Sherbimi sekret jugosllav(spiuna te serbeve i bjen)
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  14. #74
    Citim Postuar më parë nga Timi_1 Lexo Postimin
    Sherbimi sekret jugosllav(spiuna te serbeve i bjen)
    Moooooos!
    Po pse lodheni kot me kete njeri. Si ka mundesi te njohe ky Homza keta te sherbimit. E po mos ky Homza eshte gje UDABASH?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Moooooos!
    Po pse lodheni kot me kete njeri. Si ka mundesi te njohe ky Homza keta te sherbimit. E po mos ky Homza eshte gje UDABASH?
    hahahhahahahaha karkaxhozi i ke ra pikes......hahahahaha ketu ke plotsisht te drejt,pershendetje
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  16. #76
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ndoshta ka qene ky njeri nga ata qe e ka shkrepe ne vllezerit Gervalla dhe Kadri Zeken ...

    Tjeter spjegim nuk ka kjo vjellje vreri.

  17. #77
    Citim Postuar më parë nga Timi_1 Lexo Postimin
    hahahhahahahaha karkaxhozi i ke ra pikes......hahahahaha ketu ke plotsisht te drejt,pershendetje
    E po dhe une duhet ta godas nje here piken.
    Aman mo Timi ma ke deformuar emrin i çike: karkanxholli jam dhe jo karkaxhozi.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Zemra Shqiptare
    Xhafer Leci e Kadri Mani: U vranë tre emigrantë jugosllavë
    E Shtune, 17-01-2009, 09:00pm (GMT1)

    NË ATENTATIN KUNDËR VËLLEZËRVE GËRVALA DHE KADRI ZEKËS KANË MARRË PJESË TRI SIGURIMET E SHTETEVE: SHQIPTARE-JUGOSLLAVE-GJERMANE!!!

    U VRANË TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË

    Nga Xhafer Leci e Kadri Mani

    (Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)

    Nga anëtari i redaksisë sonë Untergruppenbach, rrethi i Heilbronn-it

    Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it - shërbimi sekret jugosllav përgjegjës?

    Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach
    Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre jugosllavë që jetonin në egzil. Kur diku rreth orës 22, 15 h, tre të huajt nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndersa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllain e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spita1. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viii 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburgut, Lörachit, Offenburgut, si dhe në liqenin e Bodense-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.

    Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

    DHUNA

    (Bild Zeitung-Gazeta ditore, 20 janar 1982)

    Vrasja e tre refugjatëve jugosllavë në Heilbronn, të rikujton analizën e ministrit te brendeshëm Baum, të paraqitur në opinion në mënyrë shqetësuese në fund të verës së kaluar, në të cilën bëhej fjalë për një rritje të dukshme të terrorit shtetëror në Republikën Federale të Gjermanisë. Se a bën pjesë vrasja e trefishtë në këtë kategori, është ende çështje e hapur. Njëri prej viktimave, pak para vdekjes për atentatin e ka bërë përgjegjës shërbimin sekret jugosllav (UDB-en).Hedhja e fajit nga njëra palë tek tjetra, në mes të përfaqësuesve zyrtarë të shtetit jugosllav dhe organizatave ekstremiste të refugjatëve Jugosllavë për vrasje dhe terror, është pjesë e repertoarit tanimë të njohur. Sipas përvojës së deritanishme, kjo nuk është vetëm "propagandë tmerri", sepse që disa vjet, vazhdimisht ndodhin sulme misterioze dhune me viktima nga të dyja anët. Nga e gjithë kjo, ka një dallim. Nuk është njësoj, kur një organizatë terroriste e refugjatëve jugosllavë e vret një diplomat jugosllav, sikur atëherë kur shteti jugosllav, nëpërmjet shërbimit të tij sekret, në mes të territorit gjerman, praktikon sulmet vdekjeprëuse dhe vrasjet. Për ne është e papranueshme që shërbimet e huaja sekrete të dërgojnë vrasës tek ne. Kjo vlen njësoj, sikur për revolverashët e shërbimit sekret të Shahut, ashtu sikur për figurn e errtë të Gadafit dhe vlen, natyrisht edhe për ekzekutorët e Beogradit.

    Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri


    TERROR POLITIK

    Një dëshmitar kishte vëzhguar vrasësit (gazeta e Stuttgar-tit)

    Dy plumba ishin në gjoksin e tij. Jusuf Gervalla (36) kishte gjakderdhje të madhe. Ai gjendej i shtrirë në një batanije, në rrugën e mbuluar me borë "Auf der Habichtshöehe" në Untergrupenbaeh. Ai mundi t`i thoshte policisë, se përgjegjës për sulmin vrastar ishte UDB-eja. Të dielën mbrëma, rreth arës 22,15 h, u dëgjuan shumë të shtëna në lagjën e re. Plumbat kishin shpuar dritaren e djathtë anësore të BMW -së 316, ngjyrë të gjelbër dhe vranë në vend Bardhoshin (31) vëllaun e Jusufit dhe Kadri Zeken (28). Një mësues e kishte vëzhguar atentatin: "Unë dola në ballkon, që të thith pak ajër të pastër. I pashë tre jugosllavët (vëllazërit Gërvalla dhe Kadriun) duke dalë nga garazha me BMW-në e tyre, duke vozitur nga prapa shpejt, rreth nja 40 m. deri në udhëkryqin e afërm. Kështu bënin ata gjithnjë. Kur vetura u ndal tek drita e rrugës, nga punishtja e afërme doli një mashkull dhe iu aftua veturës. Pastaj i dëgjova 5-8 të shtëna. Vetura lëvizi përpara me shpejtësi dhe u përplas për derën e një garazhi. Ai që qëlloi dhe një mashkull tjetër me shpejtësi u larguan nga vendi i krimit." Vëllazërit Bardhosh dhe Jusuf Gervalla, jetonin me gratë e tyre dhe pesë fëmijët në shtëpinë familjare në "Habiehtshöehe". Këta burra luftonin kundër rrethanave politike në Kosovë, në vendin që ndodhet në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në këtë shtëpi, si duket, ishte redaksia e gazetës "Zëri i Kosoves". Të shtunën në mbrëmje, erdhi nga Zürihu në Untergrupenbaeh Kadri Zeka, i cili ka të ngjarë të ishte kryeredaktor i kësaj reviste. Një zyrtar i policisë thotë kështu: Ata të tre donin të shkonin në kabinën telefonike, sepse në shtëpinë ku banonin nuk kishte telefon. Krejt kjo vepër kriminale, duket se ishte një ekzekutim. Rreth orës tre të natës, pas një operacioni urgjent Jusuf Gërvalla vdiq në spitalin e Heilbronn-it. Policia: "Dyshohet se arma me të cilën u krye krimi ishte një automatik i kalibrit 7,65 mm." Angazhimi i zgjëruar për kapjen e kriminelëve mbeti pa rezultat.

    Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

    SULM TERRORIST NË HEILBRONN

    (Stuttgarter Nachrichten- Lajmet e Shtutgartit, 20 janar 1982)

    Vrasësit ishin profesionistë Heilbron, 20, janar 1982

    Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Heilbron-Untergrupenbach. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gervalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllau i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba.
    Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës shtetërore të krimeve, sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: "Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm." Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat.
    Kryeministri Späth, kishte ftuar konzulin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë.

    Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

    DORA E GJATË E BEOGRADIT SHTRIHET DERI NË REPUBLIKËN FEDERALE
    Heilbronner Nachrichten- Lajmet e Heilbronn-it, 21 janar 1982)

    korrespondenti ynë: Horst Zimmermann

    Edhe përkundër marrëveshjes komandotë vrasëse godasin sërish në mënyrë të përgjakshme
    BONN/ HEILBRONN

    Nga Pas vrasjes së tre refugjatëve jugosllavë në Untergruppenbach afër Heilbronit, shtohen dyshimet te organet gjermane të sigurimit se shërbimi sekret jugosllav (UDB-ja), angazhon sërish forca të shtuara të agjentëve vrasës në Gjermani, kundër refugjatëve ekstremistë jugosllavë, që jetojnë në egzil. Marrëveshja e fshehtë e arritur në mes të ministrit të brendshëm federal Baum, pranverën e kaluar dhe kolegut të tij nga Beogradi, Franjo Herleviq, është e pavlefshme, sepse Beogradi nuk po i përmbahet. Z. Baumi ia kishte bërë të qartë Herleviqit se veprimi i komandove vrasës të Beogradit në territorin e Republikës Federale nuk mund të tolerohet më (më gjatë).
    Herleviqi la të kuptohet që Beogradi do të përmbahet nga marrja e masave vetjake për mbrojtje kundër aksioneve terroriste të refugjatëve jugosllavë, nëse organet gjermane janë në gjendje t`i marrin nën kontroll organizatat radikale të refugjatëve jugosllavë. Në kuadër të marrëveshjes së arritur, ishin zotuar për të marrë masa të rrepta të mbikëqyrjes për rreth 1600 refugjatë jugosllavë që konsideroheshin si ekstremistë, që nga ndalimi i marrjes me veprimtari politike e deri te kufizimi i qarkullimit.
    Gjithashtu personat e cilësuar si posaçërisht të rrezikshëm, u vunë nën mbikëqyrjen e policisë. Menjeherë pas takimit Baum-Herleviq, u pa qartë se Beogradi në asnjë mënyrë nuk dëshironte t`i përmbahej marrëveshjes. Më 14 maj të vitit të kaluar në Frankfurt u qëllua Rasim Zenelaj (33), refugjat me prejardhje kombëtare shqiptare nga krahina e shqetësuar e Kosoves dhe për pasojë mbeti invalid i përjeteshëm.
    Njëzet e katër vjeçarja Zorica Aleksiq, e ka pranuar se kishte qëlluar me armë, me urdhër të shërbimit sekret-UDB-së. Që në mesin e vitit të kaluar, u panë shenjat e ashpërsimit të raporteve të ndërsjella. Organizatat e refugjatëve jugosllavë grumbullonin në sasi të mëdha armë dhe mjete shpërthyese.
    Baum njoftonte për shenjat e shtimit të dukshëm të sulmeve të terrorit shtetëror. Konflikti i ndërsjellë në mes të organizatave të refugjatëve jugosllavë dhe shërbimit sekret (UDB-a), në këto 20 vjetët e shkuara, ka lënë gjurmë të gjata gjaku në Gjermani. Policia ka numëruar deri tash rreth 20 kufoma nga të dy palët.
    Që nga Igo Kühe këtu vlen motoja nga testamenti i vjetër "dhëmb për dhëmb, sy për sy". Njëherë shkojnë bombat paketë në Zagreb ose në trenin e shpejtë "Helas-ekspres", herën tjetër noton një kufomë e një refugjati në Rajnë. Pas atentateve dhe sulmeve kundër punëtorit të konzullatës në Stuttgart, Milovanoviç, ose vicekonsullit, Topiq në Düseldorf, vinin gjuajtjet me armë ndaj refugjatëve radikalë jugosllavë. Një zyrtar i sigurimit na tha "Në fshehtësi ka filluar armatosja intenzive".
    Momentalisht si duket, posaçërisht të rrezikshëm, sipas organeve gjermane, janë anëtarët e grupit që grumbullohen rreth revistës "Revolucioni kroat".

    Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri


    HEILBRONN: TRE REFUGJATË JUGOSLLAVË U VRANË NATËN E KALUAR
    (Stuttgarter Nachrichten - 19 janar 1982)

    Nga një anëtar i redaksise sonë, Heilbronn/Stuttgart (Ppu)

    Tre jugosllavë në egzil u vranë të dielën mbrëma, në Untergrupenbach, afër Heilbronn-it, pas një sulmi, sipas te gjitha gjasave me motive politike, e nuk përjashtohet mundësia që në prapavi të jetë kjo vepër e shërbimit sekret. Sipas njoftimit të prokurorit në Heilbron, njëri prej tri viktimave, i cili vdiq nga pasojat e qëllimit me armë, pas katër orësh për gjakderdhjen e mbrëmshme. Për shkak të motivit politik të krimit të mbremshëm, hetimet për këtë rast i ka marrë përsipër zyra shtetërore e krimeve në Stuttgart. Viktimat, në mesin e tyre dy vëllezër, janë jugosllavë, me përkatësi kombëtare shqiptare, të cilët kishin bërë përvojë në kundërshtimin e rrethanave politike në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, duke u angazhuar për themelimin e Republikës së Pavarur të Kosovës. Emrat e tyre janë Bardhosh Gërvalla (31 ), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28). Jusuf Gërvalla gjendej në Gjermani nga dhjetori i vitit 1979 si refugjat politik dhe së bashku me vëllanë e tij, duket të jenë fajësuar nga organet jugosllave si anëtarë udheheqës të një organizate antijugosllave. Kadri Zeka, gazetar i radiotelevizionit kishte jetuar në Zvicer.

    Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

    NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE
    (Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)

    Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës

    Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet. Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t'i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shikoje fotografinë), ka " ndryshuar qarkullimin" e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai ishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia.

    Riza Salihu, Fotografija e dpa-së
    Policia e kërkon jugosllavin Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e tij postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër së cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera.

    Nga gjermanishtja: Xhafer Leci


    Der Spiegel (Revista pasqyra) Nr. 4/1982

    E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM

    Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
    Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Mbas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti mbrapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën mbrapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafersisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizershëm, çka dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes ishin gropuara thellë në dëborë, motorri ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur mbrapa timonit, Bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë.Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambsadat, konzulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.
    Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithenjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
    Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve në ndërkohë kanë rënë edhe mërgimatarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qendresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se mbrapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konzulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.

    28 Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach

    Nga gjermanishtja: Xhafer Leci

    f.168-177

    P.S. Ky shkrim në Revisten Der Spiegel (Revista pasqyra) nuk është i plotë mungon faqja tjetër, ua kam dhënë shokëve me lexue, nuk ma kanë kthye më e kanë humbë.
    Fotografin e Riza Salihut nuk e kam në libër, pasi që ai është lirue në munges te dëshmive.

    KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN

    LETËR VËLLAZËRORE HYSEN GEGËS

    Në numrin 2 të muajit shkurt të këtij viti në "Zërin e Kosovës" që botohet në Zvicër (Organ i LPRK) është dhënë intervsita e B. Elshanit me ish-të burgosurin politik Hysen Gegën, në të cilën, përveç tjerash, mëtohet të jipen shpjegime se si u bënë përgatitjet nga UDB-a jugosllave për vrasjen e vëllazërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
    Në redaksinë tonë këto ditë erdhi letra-reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të madh të Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës, i cili kërkon shpjegime dhe sqarime më plotësuese, më të sakta nga i intervistuari (Hysen Gega) për vrasjen e vëllazërve të tij dhe të Kadri Zekës. Jusuf Gërvalla ka qenë gazetar i "Rilindjes" dhe informacionet rreth vrasjes së tyre për këtë gazetë janë me interes shumë të madh, madje jo vetëm për këtë gazetë. Rreth vrasjes së këtyre tre dëshmorëve të lirisë, është folur dhe flitet mjaft. Megjithatë, ende e vërteta rreth vrasjes së tyre nuk u tha publikisht. Nuk është kontestuese asnjëherë se UDB-a jugosllave bëri regjinë e vrasjes, për çfarë flitet edhe në intervistën me Hysen Gegën, por është gjithnjë dilema e madhe se kush tjetër është i përzier në këtë vrasje? Reagimin e Hysen Gërvallës po e japim në tërësi, me dëshirë që kjo vrasje politike të sqarohet deri në fund. Redaksia e "Rilindjes" pret edhe reagime tjera nga të gjithë ata që dinë e dëshmojnë për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.Para se ta lexoja artikullin, disa herë më përfitoi vështrimi në emrin që përsëritej në intervistë: Jusufi, Jusufi, Jusufi.. Asnjëherë nuk më shkoi ndër mend që ta lexoj edhe mbiemrin, në mënyrë që të shihja se për cilin Jusuf në të vertetë është fjala. Nuk e llogarita se Hysen Gega mund të flasë edhe për ndonjë Jusuf tjetër, pa sqaruar atë që e di për Jusuf Gërvallën.
    Plot trembëdhjetë vjet prita, në heshtje që të dalë në dritë e vërteta e vitit 1980, të cilën ti e di shumë mirë, përherë i bindur në gjestin tënd trimëror e të guximshëm që e bërë asokohe në Shtutgart të Gjermanisë. I pata parasysh edhe fjalët e atyre që ju njohin për së afërmi Ty dhe vëllezërit e mi. Gjatë këtyre trembëdhjetë vjetëve, të cilat më janë më të rënda se e tërë pjesa tjetër e jetës, u ndesha me provokime të ngjyrave të nduarnduarta, lloj-lloj kabinetesh ndërsyen veglat për të ma blerë mendimin. Me përpjekje të stërmundimshme, përballova dëshirën dhe detyrën time: kurrë nuk kam botuar asnjë shkronjë të vetme rreth vrasjes në Shtutgart, duke qenë i vetëdijshëm se çështja kombëtare është mbi të gjitha dhe se, njëkohësisht, më mbante shpresa dhe bindja se, herëdokur, pasi që të dalësh nga burgu, ti ke për të më kërkuar dhe ke për të më gjetur kudo që të ndodhem. Ndonjëherë, ore vëlla, tmerrohesha nga frika se nuk do të dalësh i gjallë nga burgu. Gjithmonë pata frikë se edhe po dole i gjallë, do të dalësh i dëmtuar në atë masë saqë nuk do të dijsh ta thuash as emrin tënd. E, ky tmerr i fundit, shpeshherë më ka lënë netë të tëra pa gjumë. Të vetmin ngushëllim, shpresë edhe bindje kisha: Ti do ta gjëje njeriun, i cili besnikërisht do ta transmetonte të vërtetën dhe amanetin që ia ke thënë Ti. E ti, për fat të mirë dole i gjallë dhe shëndosh nga burgu. Për këtë u gëzuan shumë zëmra. Për këtë u gëzova shumë edhe unë dhe mbarë familja ime. Trembëdhjetë vjet nuk m’u lëkund aspak bindja se je prej njerëzve të rrallë, me të cilin do të kem mundësi të ngujohem në një skutë dhe ashtu së bashku të qajmë me lotë, e lotët tona të mos na i sheh askush: as armiqtë, të cilët do të kënaqeshin, e as miqtë e shumtë, të cilët dhembjen tonë do ta ndanin më ne. Këtë ndjenjë që pata për Ty, pa rezervë dhe me sukses ia përcolla familjes sonë të gjërë, e cila si unë, ushqen respekt të jashtëzakonshëm ndaj Teje. Isha i bindur se edhe Ti ke nevojë të vijsh, të ulemi dhe të bisedojmë, jo vetëm si më vëllaun më të madh, por edhe si me prindin e diçka më tepër që më kishin Jusufi dhe Bardhosh Gërvalla.
    E Ti, fatbardhësisht dole nga burgu, dole gjallë dhe shëndosh. Të dërgova të fala, nuk m’u përgjigje.Të kërkova, por nuk të gjeta. T’u dha rasti të dalish në Gjermani dhe në Zvicër, por nuk e pa të udhës që të trokasish në derën time. Ani, e drejtë e jote është që të mos më kërkosh e as që të më vijsh në konak. Por, burrë i fortë, më lejo që t'i kërkoj disa sqarime nga Ti. "Asgjë nuk harrohet"(?!) Kështu, i madh dhe premtues dukej titulli i intervistës tënde, të botuar në "Zërin“ (e LPRK-së, nr. 2, shkurt 1993), me titull "Asgjë nuk harrohet". E, vetëm Ti mund ta marrish tani me mend se çfarë kam pritur të lexoj nën atë titull aq të njerëzishëm, aq premtues.
    Për një moment, duke u bazuar vetëm në titullin, e pa e pasur të qartë përmbajtjen, hoqa nga supet barrën trembëdhjetëvjeçare, thirra anëtarët tjerë të familjes dhe u thash „ E vërteta ka zënë që të dalë në shesh...Ti je ndër njerëzit e rrallë, i cili duhej ta dinte se sa e madhe është dëshira jonë që të marrim vesh qoftë edhe fijën më të hollë, e cila do të na ndihmonte për zbulimin e së vërtetës së 17 janarit 1982, vrasjen në Shtutgart të Gjermanisë. Isha i bindur se ngjarja e vitit 1980, është ngjarje e cila të rëndon më së shumti dhe e cila ka lënë mbresa të thella në vetëdijen dhe ndërgjegjën tënde, sepse Ti vendose të takoheshe me "viktimat" (Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën), para se t'i vritje me urdhër dhe vendim të "Komitetit", të cilit i takoje edhe vetë. Pas bisedës së shkurtër që pate me vëllazërit, Ti bërë gjestin e rrallë burrëror, i cili të përkujton gjestet e atentatorëve që ishin ngarkuar për vrasjen e Hasan Prishtines në Vjenë, të Demë Ali Pozharit në Stambolll, etj... Ti në vend që ta zbatoje vendimin e Komitetit tënd, ia dorëzove armën Jusufit, i përqafove vëllazërit dhe ua fale jetën përgjithmonë Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës. Armën tëndë ia bashkove penës-armës së tyre, në luftë kundër okupatorit serbosllav. Unë dhe shumëkush tjetër e pritëm fjalën tënde, sidomos rreth këtij rasti, të thënë publikisht. Sqarimet, të vërtetën dhe amanetin ia ke borxh kombit, historisë dhe sidomos Jusufit, i cili e shkroi me gjak edhe artikullin, në të cilin flitet për burgosjen tënde, kurse Ti ende nuk e pa të udhës që të s’qarohesh në disa çështje dhe pyetje: Kush dhe përse të ngarkojë që t'i vrasësh Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në vitin 1980? Cili "Komitet" ishte ai që e mori këtë vendim dhe kush ta dha detyrën në emër të Komitetit? Në emër të kujt dhe të çkafit duhej të kryhej vrasja? Kur dhe si ua fale jetën Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës? Kush dhe përse të dërgojë në Kosovë (kjo u bë pa dijën dhe pas shpinës së Jusufit)? A e di Ti se dërgimin tënd në Kosovë Jusuf Gërvalla e ka konsideruar akt tradhëtie? Merre pra guximin, vëlla i dashur dhe thuaje të vërtetën publikisht, sepse të gjitha këto ndodhën para burgosjes tënde, para 31 dhjetorit 1980, pa dijeninë dhe prapa shpinës së Jusuf Gërvallës. Këtë e dëshmon kryeartikulli i tij me titull: "Kështu na uron UDB-ja Vitin e Ri"
    Beso se populli shqiptar edhe më tutje pret që të përgjigjesh, në rend të parë për këto pyetje, e më vonë të mirresh me ndonjë çështje tjetër, e nëse dëshiron, pse jo, pastaj mund të mirresh edhe me Jusuf Buxhovin. Ofertë për vrasjen e vëllazërve Gërvalla, siç deklaron Ti, në intervistën tënde, pate edhe në burg, por këtë herë këtë ofertë ta bëri UDB-ja. Ti deklaron se UDB-ja t'i ofrojë 100.000 marka gjermane, po që se pranon që ta zbatosh atentatin. Ti thua se t'u ofruan edhe 100.000 marka gjermane të tjera, po që së e merr përsipër likuidimin e Ibrahim Kelmendit (?!) Por, vallë, për Kadri Zekën a nuk ta ofruan asnjë metelik?! Kadriun as që ta paskan përmendur, e megjithatë edhe ate e vranë..! E vranë Kadri Zekën bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën A thua, ta merrë mendja se UDB-ja Kadriun e vrau rastësisht?!!! Sa më përket mua, pas gjithë atyre që ndodhën, kam bindjen se UDB-ja ishte e përsosur dhe shumë-shumë precize. UDB-së nuk i huçnin atentatet e planifikuara. UDB-ja e dinte se cilin pa tjetër duhej vrarë. Dhe, kështu është.

    Hysen Gërvalla 45, Rte du 23-Juin 2764 Courrendlin Zvicër
    "Rilindja", 11 Maj 1993
    f.182-189



    Komenti ynë:

    Vrasësit e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës, ndoshta kurrë nuk do të zbulohen. Si edhe shumë vrasje tjera, si e dëshmorit Vehbi Ibrahimit, i cili u vra me 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës. As Darko Ashanini deri më sot nuk u dënua për vrasjen e Enver Hadrit më 25.01.1990 në Belgjikë dhe as që bëri ndokush përpjekjen më të vogël nga shqiptarët që krimineli D. Ashanin të dënohet. Së paku ta angazhojnë ndonjë avokat për ndjekjen e tij. Më që isha në rrjedhat e shumë ngjarjeve të kohës dhe pak a shumë i njoh personalisht Hysen Gërvallën, poashtu dhe Hysen Gegën, siç i kam njohur edhe dëshmorët e kombit Jusuf e Bardhosh Gëvallën e Kadri Zekën, me këtë rast dëshiroj të jap komentin tim rreth vrasjes së tyre. Unë e kam lexuar shkrimin origjinal të Hysen Gegës në "Zëri i Kosovës", edhe reagimin e Hysen Gegës, pas letrës së Hysen Gërvallës, por nuk më kujtohet krejt se çka është shkruar e thënë atëherë pasi ato shkrime nuk i posedoj më. Ata numra "Zëri i Kosovës", m`i kanë marrë njerëzit dhe nuk m`i kanë kthyer. Atë e kishte sjellë tekstualisht në reagimin e tij Hysen Gërvalla, i shtron pyetjen H.Gegës kështu: „Kur t’i dhanë 100.000 DM për ta vrarë Jusuf Gërvallën dhe më pas edhe 100. 000 DM për ta vrarë Ibrahim Kelmendin, pse nuk t’i dhanë edhe 100.000 marka tjera për vrasjen e Kadri Zekës?" Ndoshta për atë që Kadriu jetonte në Zvicër dhe unë nuk e di a e ka njohur fare H. Gega Kadri Zekën? Pse nuk është shkuar Hysen Gega, t’i shprehë ngushëllime Hysen Gërvallës, posa ka dalë nga burgu shumëvjeçar dhe sidomos, pasiqë e paska ftuar H. Gëvalla, kjo është për t’u habitur!? Unë e kam studiuar këtë moment, por nuk e kam kuptuar mosshkuarjen e H. Gegës për ngushëllime? Sipas asaj që thotë në reagimin e tij H. Gërvalla, ndokush mund të dyshojë në sinqeritetin e H. Gegës? Mirëpo meqenëse personalisht e njoh, nuk dyshoj aspak se Hysen Gega mund të ketë qenë i përzier në vrasjen e tre dëshmorëve tanë, për këto arsye: Hysen Gega ishte dhe është një atdhetar dhe trim i dëshmuar kombëtarisht
    Asnjë njeri i marrë nuk do të tregonte nëse i janë ofruar para dhe ai është angazhuar në ndonjë vrasje. Hysen Gega është njeri shumë i sinqertë, por jo edhe aq intelektual që ta peshojë mirë secilën fjalë që thotë. Pra, dikush ka mundur t’ia shtrembërojë ndonjë fjalë apo fjali në shkrime apo intervista, për t’i dhënë kuptim ose kahe tjetër, sidomos ata në "Zëri të Kosovës", ku shkruanin disa ekstremistë majtistë, që për opinionin mund të ketë lënë vend për dyshime. Jo vetëm unë, por gjithë ata që e njohin Hysen Gegën, kanë të njëjtin mendim sikur unë se H. Gega më parë do ta vriste vetën sesa Jusuf Gëvallën. Njerëzit që kanë vuajtur shumë vjet burg nëpër kazamatet serbe, kanë dalë të lodhur fizikisht dhe psikikisht dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, anipse disa nuk e pranojnë këtë fakt.
    Unë në vitet e `90-ta kam lexuar diku në gazetat gjermane, por që më kanë humbur. E di se në to shkruante se Darko Ashanin, pas vrasjes së një serbi në Beograd e kishin liruar nga burgu organet sekrete serbe, me kusht që ta vriste Enver Hadrin. Jam shumë i sigurtë se Darko ishte vrasësi i E. Hadrit, por që me siguri se dikush nga shqiptarët e shitur e ka shoqëruar atë, sepse serbët pa ndihmesën e ndonjërit nga tradhtarët tanë nuk kanë mundur që ta vrasin atë, sepse ata janë frigacakë në këso rastesh. Enver Hadri dhe bashkëveprimtarët e tij Reshat Sahitaj, Gani Azemi dhe Behar Rexhepi, formuan komitetin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe më ketë arriti që me argumente të hapë dyert e kancellarive e evropiane: Paralamentit të Evropës, Këshillit te Evropës, Qeverisë Belge, Bundestagut Gjerman, qeverisë Angleze dhe asaj Fanceze dhe përfaqësive të tjera në Brucksel, duke dënocuar dhunën dhe gjenocidin sebosllav ndaj shqiptarëve ne Kosovë. E. Hadri me punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të bashkeveprimtarëve te tij, Parlamenti Evropian në vitin 1989 harton dhe miraton rezolutën e parë për Kosovën dhe gjykon dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës. E. Hadri ështe botues i disa veprave. Po përmendi vetëm një prej tyre " Kosova, gjaku im që nuk falet". Kjo na përkujton se gjaku i dëshmorëve e matirëve shqiptarë nuk falet. E. Hadri pa dyshim që e ka vendin në mesin e burrave të mëdhenj. Për vrasjen e Enverit, Reshat Sahitaj thotë se e vranë tre komandosët e UDB-së Darko Ashanin, Adria Llakoviq dhe Vesko Vukotiq, të urdhëruar nga shefi i UDB-së së atëherëshme Stanishiq. Unë kam lexuar nëpër revita e gazeta të huaja vetëm për Darko Ashaninin. Unë kam thënë edhe në raste tjera, se shqiptarët ishin përherë të përzierë në vrasjet e vëllezërve të vet. Ne poashtu kemi lexuar të gjithë libra të ndryshme, se më 1910-1918, 1941-1945, 1998-1999, mjerisht shumë nga shqipfolësit shqiptarë ishin në shërbim të okupatorit sllav. Spiunazhi sekret serb ka liruar shumë kriminelë serbë nga burgu, vetëm për të vrarë burrat, trimat, intelektualët, patriotët, nacionalistët dhe atdhetarët më të devotshëm shqiptarë. Dhe pikërisht sot duhet kërkuar nga „shqiptarët" (lexo: udbashët shqiptarë), të cilët punonin në shërbimet sekrete shtetërore serbojugosllave, që të na tregojnë se cilët ishin bashkëpunëtorët e UDB-së serbo-jugosllave që vrau shumë shqiptarë pa gjurmë dhe nishan, sepse ata e dinë mirë këtë punë, edhe pse është e kuptueshme se ata nuk do të tregojnë asgjë për këtë, por së paku duhet bërë të gjitha përpjekjet që t’i detyrojmë që të flasin dhe, me në fund duhet hapur gjithsesi edhe dosjet sekrete të secilit individ të dyshimtë. Dhe kjo për zbulimin e të gjitha vrasjeve të shqiptarëve, pas LDB-së e deri në fillim të vitit 1998, por edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës në Kosovë. Se sa jemi angazhuar ne shqiptarët në përgjithësi në këtë drejtim, mund të thuhet shumë pak ose fare, kur e dimë faktin se pa ndihmën e tradhtarëve nga radhët tona, ka qenë e pa mundur që të kryhen gjithë ato vrasje „enigmatike" të shqiptarëve!?
    f.187-189
    Ripublikim - Publikuar më parë më 07-07-2008

    Powered by SoSo News Express Pro 2.2.0
    Copyright © 2005-2008 by SoSoVN.com. All rights reserved.
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  19. #79
    Fora Timi, fora!
    të lumtë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75

    Smile flm Karkaxholli,gjithashtu

    Në 26 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka



    JUSUF GËRVALLA ME SHOKË – YJE TË PASHUARA



    ü Kosova nuk ka nevojë për disa zëra të ngritur, por ka nevojë për një zë të fuqishëm… Jusuf Gërvalla


    Shkruan: Ramadan PLLANA

    15. I. 2008


    U mbush plot një çerek shekulli nga vrasja mizore prej dorës kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshëm! Ata u nderuan, nderohen e do të nderohen me respekt të madh nga populli, kështu ata e fituan përjetësinë në zemrat e kombit, sepse ata u ngritën për të mos rënë kurrë.


    Hasan Prishtina i madh, ndër të tjera, do të thotë mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe këto fjalë: - O Gurakuq! Me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo, kurrë. Se emri yt është i shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruaj me shkronja të arta!


    Se është kështu më së miri flasin zemrat dhe goja e popullit që i këndon të gjithë heronjtë e vet të të gjitha kohërave, nga Agroni e Teuta, nga Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isë Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Cerçiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shumë e shumë të tjerë. Mbesin të paharruar dëshmorët e kombit të çdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët e vet, me emra të dëshmorëve të paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shumë e shumë të tjerë…


    Këtë zinxhir flakadan kombëtar do ta kurorëzojë me shkronja të arta plejada e Epopesë së lavdishme e heroike e UÇK-së, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashkë me të vëllain Hamzën e me familje, me luftën pa kompromis me pushtuesin, luftë që do të sakrifikojë bijtë e bijat më të mira të kombit nga të gjitha trojet, nga ta po i përmendim vetëm pak prej tyre, ishin edhe këta luftëtarë, tani dëshmorë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehë Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Ferki Aliu, Bahri Kuçi, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Ahmet Kaçiku, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafë Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jetë Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiçina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra të tjerë, tashmë të skalitur me shkronja të arta; Adem Jashari, UÇK-ja me luftëtarët trima do ta shkëpusin, njëherë e përgjithmonë, zinxhirin e zi të robërisë serbe duke ia dhënë grushtin vendimtar në beteja të njëpasnjëshme, heroike e të pabarabarta në armatim e në ushtri duke e bërë Drenicën kala të pamposhtur e varr të armikut dhe Kosovën mollë të ndaluar për apetitet e kriminelëve pushtues të Serbisë.


    Edhe emri i Jusf Gërvallës është shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë. Atë e mbajnë me dhjetëra shoqëri kulturo-artistike, shkalla e institucione, klube letrare brenda e jashtë atdheut etj. Sot, në këtë ditë kujtimi për te e për Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojmë të gjithë. Vëllezrit, miqtë, shokët, shoqatat që mbajnë emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtojë tërë kombi ynë. Ne shokëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëkohësve të tij, na takon më së shumti që duke përkujtuar figurën e tij të ndritshme ta bëjmë sa më të ndritshme para gjeneratave të reja, sepse vepra e tij na obligon të bëjmë gjithmonë me përulje përkujtimin e tij.


    Jusuf Gërvallën e përcolli fati i atyre dëshmorëve që kurrë nuk pushuan duke punuar për lirinë e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjve që populli i çmon shumë sikur që ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj. Adem Demaqi, njëri nga frymëzuesit dhe bashkëveprimtarët e Jusufit, në shumë përkujtime e përurime për te thotë se UDB-ja e vrau vëllaun tonë Jusufin sepse ia kishin frikën.


    Familja Gërvalla ishte një familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmonë kanë qenë si halë në sy për robëruesit serbosllavë, mu për këtë ata bënin lloj- lloj shantazhi e eksperimente çnjerëzore mbi to, që ata nga këto zullume të shpërnguleshin për në Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosovës të pastrohen nga gjaku shqiptar e të kolonizoheshin me serbo-malazez. Këtë fat të hidhur e pati përjetuar edhe familja e Bardhosh Gërvallës (e atit të Jusufit), i cili u detyrua që disa herë të blejë tokën e vet.


    Jusufi lindi më 1 tetor 1945, djali i dytë i Bardhosh Dinës, në fshatin Dubovik të Deçanit. Babai i vdes në vitin 1951, kur Jusufi ishte në moshën gjashtëvjeçare. Tërë kujdesi për rritjen e tij, si dhe të vëllezërve të tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do t’i mbetet nënë Ajshes. Ajo duke parë zellin dhe talentin për mësim e dituri do ta dërgojë Jusufin e ri për shkollim në Pejë tek vëllai i vet Lush Buzhala. Pasi kreu dy-tri klasë të shkollës fillore në Prapaqan (sot shkolla fillore «Jusuf Gërvalla») vazhdon mësimet në shkollën fillore «Ramiz Sadiku» në Pejë dhe pastaj shkollën e mesme në Gjimnazin «11 Maji» në Pejë.


    Kishte talent për muzikë dhe gjatë pushimeve i binte kitarës dhe këndonte. Ndikimi i tij në rrethin ku gjendej ishte shumë i madh. Më 1966 u regjistrua në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Kushtet e vështira jetësore e detyruan që ai, si student të punojë si anëtar në Korin e Radio Prishtinës. Në fillim të vitit 1967 martohet me Suzanën, me të cilën do t’i ketë tre fëmijë: Premtonin, Donikën dhe Ergonin. Në vjeshtë të vitit 1967, duke iu falur talentit të tij e angazhojnë edhe si këngëtar të muzikës argëtuese si dhe përpunues i teksteve të këngëve për radio. Më 1968 e lëshon fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit «vetëqeverisës» dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra – në Fakultetin Filozofik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Më 1968 punonte si sufler në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës.



    Kështu i jepet rasti që nëpërmjet të TPK-së të bëjë një vizitë, (vizita e parë dhe e fundit e këtij lloji nga TPK) të burgosurve shqiptarë në burgun e Nishit ku luajti në pjesën teatrale «Duke pritur Godon» të Samuel Beketit. Ai e shfrytëzoi këtë rast duke ia hedhur një letër shokut të tij, të burgosurit politik, Afrim Loxhës, me këto fjalë: »- Mbahuni! Mos u mërzitni! Nuk jeni vetëm, të gjithë jemi me ju. E ardhmja është e jona. Liria po vjen… » Pas disa ditësh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-së në Prishtinë. E akuzonin si organizator dhe pjesëmarrës në demonstratën e nëntorit të vitit 1968, për pjesëmarrje në manifestimin e madh që u bë mbi varrin e Murat Mehmetit, të vrarë në demonstratë. E kërcënonin me burg të rëndë, të përjetshëm e deri në vdekje. Të gjitha këtyre akuzave e shantazheve ai iu përballoi ashtu siç i ka hije një atdhetari të pamposhtur dhe në mungesë të fakteve për akuzë lirohet. Por, siç do të shihet Jusufi do të përcillet nga UDB-ashët deri në vdekje si njeri shumë i rrezikshëm për «vëllaznim-bashkimin» e shtetit jugosllav. Në këto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Kështu edhe Jusufi do ta përjetoi varfërinë e madhe studenteske bashkë me të shoqen dhe të birin e sëmurë dhe do të vuaj për kafshatën e gojës. Më 1971 do të vendoset në Shkup, ku do të punësohet si përkthyes në «Flakën e Vëllazërimit».



    Aty iu dha mundësia për të botuar edhe punimet e veta, si poezi, tregime, reportazhe etj. Pas vitit 1973, pas kryerjes së shërbimit ushtarak pranohet për gazetar «Rilindje», ku do të punojë deri në fund të vitit 1979 kur detyrohet të largohet jashtë atdheut. Krahas këtyre angazhimeve legale që do të t’i ketë në punë e shoqëri të përditshme, Jusufi punën më të madhe do ta bëjë në veprimtarinë ilegale, në veprat e nisura nga rilindësit tanë, nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Ai do të vazhdojë të kryej punën e nisur për liri e pavarësi nga bashkëvepruesit e tij më me përvojë që tashmë ishin nëpër burgje (Adem Demaçi me shokë) dhe të tyre që kishin rënë dëshmorë për atdhe (Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj).


    Këtë aktivitet do ta përsos me ardhjen e tij në «Komitetin Qendror» të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi (LNCKVSHJ), bashkë me Metush Krasniqin, Sabri Novosellën, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanën. Jusufi u pranua në «Komitet» të LNCKSHVJ në vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po më i njohur u bë në mesin tonë ilegal si Gazetari i Lëvizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirtërisht për ngritjen ideo-politike në frymën kombëtare e shkencore të punëtorëve, studentëve, fshatarëve, si dhe të gjitha shtresave të tjera popullore. Ai, në bashkëpunim me shokë brenda e jashtë Lëvizjes sonë, luajti një rol shumë të madh për t’i treguar popullit tonë të robëruar shtigjet më të përshtatshme kah bashkimi e çlirimi kombëtar, në veçanti e kishte tehun te edukimi i shëndosh i rinisë studentore e shkollore ; mu për këtë rëndësi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror të LNCKVSHJ prej 5 anëtarësh, gjë që realizohet më 12 mars të vitit 1979 në Prishtinë.



    Pas burgosjes së disa anëtarëve të Lëvizjes, në nëntor të vitit 1979, si dhe të vëllait të tij Hysen Gërvallës, Jusufi detyrohet të dalë jashtë atdheut - strehohet në Gjermani. Ai nuk do të pushojë kurrë së vepruari në dobi të çështjes madhore të atdheut - të çlirimit të Kosovës me viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi dhe të bashkimit me nënën Shqipëri. Jusufi shkruante në organet «Bashkimi», «Lajmëtari i Lirisë», «Liria» dhe «Zëri i Kosovës». Me shkrimet e tija u dëshmua si luftëtar i pa kompromis për liri e pavarësi, angazhohet për aspiratat e drejta të popullit të vet duke kristalizuar drejt kërkesat që u shtruan për Kosovën Republikë. Me argumente dëshmoi para Evropës për shtypjen dhe shfarosjen që po i bëhej kombit shqiptar, qysh nga viti 1978, nga shovinizmi serb, me faktografi tregohej se këto shtypje të egra po i bëheshin edhe sot popullit shqiptar nga shovinistët fqinjë dhe disa herë edhe nga diplomacitë evropiane të kohës.


    Në prag të ngjarjeve të mëdha historike, të demonstratave të marsit dhe të prillit të vitit 1981, Jusufi, nëpërmjet revistës «Lajmëtari i Lirisë» do të shkruaj: «po bëhet gati populli për hakmarrjen e vet të madhe! (…) Do të derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë dhe do të ngadhënjejmë mbi armiqtë e mbi tradhtarët e çdo ngjyre. Dita e lirisë po afrohet. Po vjen dita që armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsitë e bëra mbi popullin tonë…Vetëm të bashkuar e të vendosur, me besën e madhe shqiptare, do të arrijmë në fitoren tonë të sigurt… »


    Jusufi punonte ditë e net për bashkimin dhe shkrirjen e të gjitha organizatave, si jashtë ashtu edhe brenda atdheut, në një Lëvizje gjithëkombëtare. Për këtë kishte punuar më së shumti me Kadri Zekën, udhëheqësi i Grupit Marksist Leninist të Kosovës, OMLK-në. Ata si udhëheqës arritën që të organizojnë demonstrata në qytete të ndryshme të Evropës Perëndimore. Më 11 prill të vitit 1981 para ambasadës jugosllave në Bernë, më 18 prill në Cyrih, më 25 prill në Shtutgart, më 9 maj në Mynih, pastaj janë mbajtur demonstrata para përfaqësisë së OKB-së në Gjenevë, në Suedi, Francë, Belgjikë, e në vende të tjera.


    Përveç shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve të ndryshme në gjuhë të huaja bashkëpunimi i Jusufit me Kadri Zekën do të shihet edhe me publikimin e revistës «Liria». Në kohën kur bisedimet rreth çështjes së bashkimit, Jusufi fillon të publikojë revistën «Zëri i Kosovës», (numri i parë i saj doli organ i LNCKVSHJ-së) në nëntor të vitit 1981, numri i dytë në janar të vitit 1982, botohet pas vrasjës së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda për bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do të ndërpritet vetëm me vdekjen e tyre.



    Vrasja ndodhi më 17 janar të vitit 1982, rreth orës 22.15 minuta në Untergrupenbach afër Shtutgartit në Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbetën të vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur për vdekje me tre plumba në gjoks qëndron gjallë dhe i fortë Jusufi edhe pesë orë të plota. Në pyetjen e policisë sekrete gjermane se kush kishte shtënë mbi ta, ai me vetëdije dhe bindje të plotë ishte përgjigjur se ata i kishte vrarë policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe në spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zezë gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu Vidiq, që ishte me origjinë jugosllave bënte çmos që pacienti të mbetej nën mëshirën e plumbave që e kishin goditur në gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gërvalla vdiq më 18 janar të vitit 1982 rreth orës 03.00 të mëngjesit.


    Sot duke përkujtuar këto figura të ndritshme kombëtare, të nderojmë emrat dhe veprat e tyre duke u përpjekur për ta jetësuar detyrën e madhe që na e shtruan ata, si të gjithë dëshmorët tjerë para e mbas tyre, sepse kështu duke përmbushur këtë obligim historik atyre ua mundësojmë që të pushojnë të qetë në gjirin e tokës mëmë. Them këtë sepse edhepse Sebia e larguar, me forcë nga UÇK-ja e nga forcat e NATO-s më 1999, nuk ndalet së kërcënuari për luftë të re në Kosovë, gjithnjë mbreh dhëmbët dhe shantazhon haptas para neve e para faktorit ndërkombëtar për një luftë për ta rikonolizuar Kosovën. Uji fle armiku nuk fle! Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnjë ngjyrë a pikëpamje politike, «dallim» që mundohen ta trumbetojnë edhe sot ca zëra të mekur pseudopatriotë, e vërtetoi edhe vdekja e tyre. Ja se çka thonë pishtarët e kohës për ngjyrat dhe dallimet e tyre:


    - Kosova nuk ka nevojë për disa zëra të ngritur, po ka nevojë për një zë të fuqishëm. (Jusufi)


    - Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve. T’i bashkojmë grushtet e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. (Kadriu)


    Pra kjo dëshmon se ata kishin një mendim që dëshmon se ideal thelbësor i të gjithë luftëtarëve ishte çlirimi kombëtar. Ky shembull dhe kjo rrugë mbetet gjithmonë aktuale. Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gërvallës me shokë mbetën yje të pashuara për liri e bashkim kombëtar dhe do t’i kujtojmë gjithmonë, si të gjallë, në kujtesën dhe shpirtin tonë!


    Jusuf Gërvalla me shokë – yje të pashuara!
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Bytyçi kërkon në Beograd dënimin e vrasësve të tre vëllezërve të tij
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 10:36
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •