Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 169
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sille se ka vlera..
    ne saranden e terrorizuar nga kelyshet stalinisto hajna kriminele e kanibale te rucit.. ne 97.. mund te hynin vetem asfalia greke dhe kelmendi i lpk-se..

    prandaj ti ke frik ta sjellesh ate liber..

    sepse.. dalin laknat..

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2008
    Postime
    16
    Mallkuar qofshin serbet qe vrane nje njeri me kaq dinjitet te madh si Jusuf Gervall , ka qen nje kengetar i madh

  3. #43
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sot u mbushen 27 vjet nga ndarja fizike nga kjo jete e deshmoreve te kombit Jusuf dhe Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.

    Lavdi jetes dhe vepres se tre deshmoreve.


    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 17-01-2009 më 12:54
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ni tem per keta trima eshte e hapur shum me par se kjo
    por nejse

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=11176
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës

    17.01.2009 14:37 ET Prishtinë (KosovaLive)
    Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës

    Me ekspozimin e mbi 70 fotografive dhe gjësendeve tjera personale të Jusuf dhe Bardhosh Gervallës, të shtunën në teatrin e qytetit “Istref Begolli” në Pejë, është shënuar 27 vjetori i vrasjes së këtyre dy atdhetarëve dhe mikut të tyre të idealit, Kadri Zeka.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Per 27 Vjetorin :

    Edhe sot "Qau Janari me lot bore", per Deshmoret e Kombit.
    Sot ne kete pervjetor jeni ne te gjitha zemrat atdhetare shqiptare.
    Lavdi jetes suaj te shkurtert dhe te pasur me vepra atdhetare.



    Perkujtim

    Oh...me duket moti,
    kujtimi me mundon.
    Ja Tri pika loti,
    dhe amaneti po vazhdon.

    Thone se erdhi dita,
    dhe jo me s'perendon.
    Nga varri jeni drita,
    per rrugen qe vazhdon.

    Sot shihet n'horizont te ri,
    qellimi qe patet perjete.
    Jusuf,Bardhosh , Kadri ;
    Afrohet bashkimi ,fleni te qete.


    Lavdi atdhedashurise !


    me nderime per Pishtaret e Lirise,

    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    ne shqiperi do te hapen dosjet eshte koha qe te zbardhet e plot vrasja e tre trimave, vellezerve gervalla dhe kadri zeka.kush di te verteten duhet ta thot .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përkujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

    Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, duke evokuar dje kujtimin për ngjarjen e 17 janarit 1982, kur u vranë nga UDB-ja vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, tha se sa më larg që ikim nga koha e rënies së dëshmorëve, aq më e madhërishme dhe e lavdishme bëhet vepra e tyre.
    Me rastin e 27-vjetorit të rënies së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, kryekuvendari Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët bën homazhe dhe vendosën kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
    edhe në mjedise të tjera të Republikës së Kosovës dhe në diasporë janë përkujtuar vëllëzërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 27 vjetorin e vrasjes në Untergrupenbah të Gjermanisë. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në Deçan zbuloi pllakën përkujtimore kurse Pallati i Kulturës në ketë qytet u emërtua Jusuf Gërvalla.

    rtk 18 janar 2009 - 12:34:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    TRE PISHTARË TË LIRISË


    Jsufit, bardhoshit, Kadriut
    ka dhjetë mote që ua shohim hijen se si zgjatet e zgjatet dhe përthekon gjeografinë e
    At-Dheut


    Nuk është pak edhe pas shuarjes Dritë t'i bësh At-Dheut...
    Nuk është pak t'i japësh flakë janarit plot ngricë, cegmë e acar...
    Nuk është pak të hysh në këngë, të hysh në kallzimet e popullit tënd...
    Nuk është pak mëngjesi ta ketë fytyrën tuaj...
    Nuk është pak të mbish në lule, të shndërrohesh në Zog...
    Aspak nuk është pak të rrjedhësh me Lumin, të vraposh me Fëmijën e së nesërmes...
    Aspak nuk është pak të mbulohesh me Dheun tënd që i dhe Dritë e Gjak...
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Gimi65
    Anëtarësuar
    03-02-2003
    Postime
    8
    Para shume viteve kame ndegjuar, se në një fshatë,afer Prishtines,ne drejtimë të Podujeves.
    Në vitin 1982, një person,se kishte paska vdekur në Gjermani,dhe kufomen e ketij personi e kane varrosur organet shtetrore të asaj kohe(SDB) Sherbimi i Fshehtë Sekretë Jugosllav,dhe per qudi,ato varreza i kane ruajtur policia

  11. #51
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Në 56 vjetorin e lindjes së dëshmorit Kadri Zeka




    K A D R I Z E K A
    NJERI I MENDIMIT TË THELLË POLITIK DHE
    I VEPRIMIT KONKRET KOMBËTAR

    ( Nga Ismet Rashiti - Zvicër, 25. 04. 2009 )
    Njëri ndër ideologët e lëvizjes ilgale shqiptare dhe arkitektët e luftës për liri të viteve 70- ta të shekullit të kaluar, padyshin ka qenë dëshmori, Kadri Zeka. U lind më 25 prill 1953 në fshatin Poliçkë të Dardanës në një familje bujare dhe me traditë patriotike. Qysh në moshën rinore, Kadriu kishte treguar interesin të madh rrethë gjendjes së vështirë ekonomike dhe pozitës së rënd kombëtare të popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë. Si nxënës i shkollës së mesme, dëgjonte ilegalisht Radio Tiranën dhe lexonte literatur nga Shqipëria, e cila në atë kohë ishte e ndaluar nga rexgjimi i Beogradit. Një tjetër burim të informimit dhe ushqimit shpirtëror, Kadriu e gjente në odat shqiptare gjatë takimeve me pleqë të ditur. Nga viti në vit, hallet dhe vuajtjet e shumta të popullit shqiptar, sa vinin e piqnin para kohe këtë djalë të ri me taban të fortë kombëtar.
    Shpërngulja e familjes së Kadriut nga fshati Poliçkë në qytetin e Gjilanit kishte hapur një kapitull të ri. Në Gjilan bie në kontakt me rininë përparimtare si me Rexhep Malën dhe Hydajet Hysenin e shumë të tjerë, me të cilët jo vetëm që bisedonin për ndryshimin e gjendjes koloniale të Kosovës, por edhe kishin filluar të organizohen në lëvizjen ilegale në formë celulash. Si student i zgjuar, Kadri Zeka njëkohësisht punonte në Radio Prishtinë. Krahas studimeve dhe punës si gazetar, ai bënte jetë të organizuar ilegale; lexonte literaturë dhe përgatitej për situata të reja shumë më të vështira. Si njeri i formuar dhe intelektual i mirëfilltë, Kadri Zeka i përkiste gjeneratës së artë të atdhetarëve dhe idealistëve më të devotshëm të kombit shqiptar.


    Organizimi ilegal kishte filluar ti jepte rezultatet e para. Shkrimi dhe shërndarja e trakteve, parullave dhe literaturës përparimtare gjatë viteve 70-ta ka qenë njëri ndër faktorët kryesor që ndikonte në masë të madhe në zgjimin e vetëdies kombëtare, e cila deri në këtë periudhë mbulohej nga demagogjia serbomadhe e mbështjellur nën petkun e “vëllazërim-bashkimit”. Hovi dhe ndikimi i madh i lëvizjes ilegale shqiptare, nuk kishte arritur t’i shpëtonte syrit dhe veshit të UDB-es ish jugosllave. Kishin filluar të merren në pyetje e të burgoseshin dhjetra të rinjë, ndër të cilët edhe Rexhep Mala si njëri nga udhëheqësit kryesor.

    Për t'i ikur valës së burgosjeve, Kadri Zeka në vitin 1978 me vendim të shokëve kalon në Zvicër. Herë pas here në Zvicër ilegalisht shkonte edhe Hydajet Hyseni, kryesisht për të shkruar e botuar bashk me Kadri Zekën, shtypin ilegal si përmbledhjen me poezi “Këngët e lirisë”, gazetën “Liria” dhe matriale tjera organizative, të cilat pastaj silleshin ilegalisht dhe shpërndaheshin në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Megjithëse, Kadri Zeka ishte vendosur në Zvicër për një kohë të gjatë ka çëndruar ilegal. Nuk donte në asnjë mënyrë të kërkonte azil politik. Një ditë e ndalin polocia zvicërane dhe dashtë e padashtë ishte detyruar t’i nështrohet procedurës së strehimit politik të cilin e merrë brenda një kohe shumë të shkurtër.
    Ngjarjet e vitit 1981, Kadri Zekën e gjejnë në krye të shumë detyrave. Përveç çështjes organizative e propagantistike, Kadri Zeka vëmendje të veçantë kishte filluar ti kushtonte organizimit të demonstratave në mesin e bashkatdhetarëve në përkrahje të kërkesave gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.
    Pas konsultimit me vëllezrit, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla me të cilët kishte një bashkpunim të ngushtë, Kadri Zeka bashk me Hasan Malën, Kadri Avdulllahun, Zijah Shemsiun, e tjerë, vendosin të organizojnë demonstratën e parë më 11 prill 1981 në Bern të Zvicrës.

    Kjo iniciativë ishte mirëpritur nga shumë veprimtarë shqiptarë, sidomos nga St.Galla, Cyrihu, Berni dhe Gjeneva me të cilët Kadriu kishte pasur kontakte më parë. Në organizimin e kësaj demonstrate dhe të tjerave që u organizuan gjatë vitit 1981, kontribut të madh kanë dhënë edhe dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pastaj bashkveprimtari i tyre, Ibrahim Kelmendi dhe shumë atdhetarë tjerë nga Gjermania, Belgjika etj.Me këtë rast iu kishte dhënë përkrahje e parezervë kërkesave gjithëpopullore në Kosovë të shprehura nga rina sudentore. Organizimi i kësaj demonstrate kishte bërë që të dështojnë të gjitha planet e ambasadave ish jugosllave të cilat atë kohë përmes bashkpunëtorëve të tyre, kishin ndërmarrë një fushatë për ti dënuar demonstratat në Kosovë në emër të punëtorëve shqiptarë.

    Kadri Zeka qyshë në vitin 1981 për herë të parë kishte kërkuar një organizim të pavarur të mërgatës shqiptare nga përfaqësitë diplomatike të ish Jugosllavisë. Si ideolog i shquar dhe organizator i mrekullueshëm është personaliteti i parë shqiptar që para tri dekadave ka vendosur themelet e para të organizimit kombëtar në mesin e kurbetçarëve patriotë, të cilët pastaj gjatë gjithë këtyre viteve arritën t’a mbajnë ndezur flakën e lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. Njëkohësisht mbante lidhje të mira me shumë parti e grupe zvicërane me qëllim të informimit të opinionit botëror rreth situatës së rënd të krijuar në Kosvë nga intervenimi policor e ushtarak i Serbisë.
    Kadri Zeka ishte njeri i mendimit të thellë politik dhe i veprimit të matur e konkret kombëtar. Shikuar nga idetë dhe filozofia politike që ndiqte, Kadri Zeka, jo vetëm që ka qenë i frymëzuar, por me të drejtë mund të thuhet se ka qenë një vazhdues i denjë i rrugës së rilindësve shqiptarë. Filozofia politike e Kadri Zekës në thelb ishte kundër luftës, por edhe nuk frigohej e as nuk e përjashtonte luftën çlirimtare si mjetin e fundit nëse do të imponohej ashtu siç ndodhi në të vërtetë dy dekada më vonë nga regjimi militarist i Beogradit. Ai, problemin e popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë, e shikonte si një dhe të pandarë.


    Kadri Zeka brenda viteve 1978 - 1981 kishte arritur ta shtrinte ndikimin e tij në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Austri e gjetiu. Ndonëse u përkisnin dy organizatave, Kadriu kishte bashkpunim të ngushtë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën me të cilët jo vetëm që organizonin tubime e demonstrata të përbashkëta, por kujdes të veçant i kushtonin bashkimit të organizatave. Pikërisht kur po ofronte ora e bashkimit në mes OMLK-së të cilën e përfaqësonte Kadri Zeka dhe Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), UDB-ja famëkeqe jugosllave, organizoi atentat politik në fshatin Untergrupenbah, afër Shtutgartit. Vërsaja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit ishte një humbje e madhe jo vetëm për lëvizjen ilegale, por për gjithë kombin shqiptar. Kjo vrasje tinzare në natën e errët të 17 janarit 1982, kishte indinjuar pamasë të gjithë atdhetarët shqiptarë.

    Nga të katër anët mërgata shqiptare përmes protestave filloi të shprehte zemrimin e saj të thellë kundër atentatorëve të pabesë. Nga shumë rrethe, anë e mbanë Evropës, SHBA’të dhe forca të organizuara ilegale nga të gjitha trojet shqiptare, familjeve të dëshmorëve u kishin ardhur letra e telegrame ngushllimi. Të gjitha gazetat më prestigjioze gjermane dhe zvicërane në faqet e para kishin vendosur si lajmin kryesor të ditës, vrasjen e tre martirëve të Kosovës. Ndonëse qëllimi i këti shkrimi në këtë rast është shënimi i 56-vjetorit të dëshmorit, Kadri Zeka është e pamundur të shkruash ndaras për këta tre pishtarë të lirisë, meqë jeta, vepra, ideali dhe rënia e tyre ishin dhe mbetën për jetë e mote një dhe të pandara. Si të tillë janë bërë simbol i bashkimit, mirkuptimit, unitetit dhe tolerancës politike.
    Menjëherë pas atentatit në Shtutgart kishin arritur menjëherë Nënë Ajshja dhe babai i Kadri Zekës, Pajaziti. Ndërkaq në varrimin e Jusufit Kadriut dhe Bardhoshit që u bë pas dy javësh nga nata e kobëshme e vrasjes në varrezat e Shtutgartit, nga Kosova ishin të pranishëm vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili e Taipi si dhe veprimtari i ilegalës, Ahmet Isufi. Zemërmadhja, Nënë Ajshja të parin e kishte përqafuar Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: “Kadri loke, nëna jote nuk ka mundur me ardhë. Unë të kam djalë edhe ty si Jusufin dhe Bardhoshin”. Pastaj i kishte marrë ngryk djemtë e saj të dashur: “Ne krenohemi me veprën tuaj, ne mbahemi të fortë, sepse të tillë na bënë vepra juaj e pavdekshme”, kështu thanë vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili dhe Taipi, të cilët në vend që të ngushlloheshin nga të pranishmit, ata ngushllonin miqtë dhe bashkveprimtarët e shumtë të cilët nuk mund ti ndalnin lotët e dhembjes së madhe. Ky akt i paparë i kësaj nëne të madhe shqiptare dhe i vëllezërve Zeka, u kishte dhënë forcë qindra pjesmarrësve të mbledhur nga shumë shtete të Evropës për t’ju dhënë lamtumirën e fundit tre udhëheqësve të lëvizjes çlirimtare kombëtare.

    Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi edhe me vdekjen e tyre, u bënë shembull frymëzimi se si duhet të punohet për lirinë e Atdheut. Në çdo demonstratë dhe tubim, në ballë mbaheshin fotografitë e këtyre tre pishtarëve të lirisë. Mësimet e tyre ishin dhe mbetën udhërrëfyese në rrugën e gjatë e të mundimshme të lirisë, të cilat kulmuan me formimin e UÇK dhe Pavarsinë e Kosovës. Gjatë kohës sa ishte e okupuar Kosova, populli shqiptar, këtyre tre pishtarëve të lirisë, u kishte ngritur përmendore në zemër.
    Nga viti 2002, u janë ngritur përmendore në Kosovën e lirë e të pavarur. Eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pranë blinit të cilit i këndoi Jusufi dhe afër Nënës Ajshe. Ndërsa eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka prehen në varrezat e dëshmorëve, pranë shokëve të idealit të përbashkët.

    Për Kadri Zekën deri tani janë botuar libra, janë thurur poezi e këngë, janë përgatitur dokumentar televiziv. Një libër i tillë për jetën dhe veprën e dëshmorit ka dalur nga shtypi kohë më parë nga autori Apostol Duka, në të cilën janë pëmbledhur mendime dhe intervista nga familjarët e dëshmorit Kadri Zeka, si dhe nga një pjesë e bashkveprimtarëve. Megjithëkëtë për veprën shumëdimenzionale dhe filozofinë politike të tij, asnjëherë nuk do të mundë të thuhet fjala e fundit. Për të gjurmuar edhe më shumë në jetën dhe veprën e dëshmorit Kadri Zeka, i njejti autor është duke e përgatitur ribotimin e librit me plotësime e të dhëna të reja të pabotuara deri tani .
    Është për t’u përshëndetur edhe iniciativa për ngritjen e një lapidari në qendër të Prishtinës kushtuar Jusufit, Kadiut dhe Bardhoshit, e cila në mënyrën më të mirë do të simbolizonte unitetin dhe bashkimin gjithëpopullor!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2009
    Postime
    17
    Baci Jusuf , sa t'ëm reh zemra do t'ju kam të treve në zemër.Shum Heronj të tjerë dulën mbas juve të treve, unë edhe ata i kam në zemër, vetëm asnjëri prej tyre nuk është në atë thellësi ku më jeni ju të tret.I pata atëherë 14 vjet kur e lexova në revistën e atëhershme "Zëri i Rinisë"atentatin që e beri sërbia ndaj juve treve , ashtu që prej asaj dite të largët e deri në ditët e sodit kam dhimbjen e njejt dhe gjithëherë më duket se ajo dit e mallkuar ka ndodh dje e jo qe sa vite që kaluan deri tash. Baci Jusuf ti dhe vëllau yt sikurse dhe shoku yt i idealit Kadri zeka nuk keni vdekur, ju ende jeni gjall në zemrën e qdo shqipëtari.Baci Jusuf, kur i shoh sod djemt dhe vashëzat Kosovare sa te bukur jan, atëher më duket se në atë bukurin e tyre që shëndrit nga fytyra e tyre rinore jam tut pa ty Baci Jusuf. PERKULEM PER JET PARA JETES DHE VEPRES SE JUAR, ALLAH-U JU BEKOFT, ALLAH-U E BEKOFT POPULLIN DHE KOMBIN SHQIPETAR, ALLAH-U E BEKOFT KOSOVEN, AMIN.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bill..


    me mire do ish qe "poeti" apostol duka te mos perzihej me figurat e kosoves.. sepse ai nuk ka asnji vlere qoft si poet qofte si njeri..

    stalinisti apostol duka eshte nje vampir..

    nese ai do te merrte pushtet sikur dhe 24 ore ne shqiperi.. te siguroj se dhe khmer rruzhet do e kishin zili..

    larg nga perbindesha te tille..

    ps.. ne se ka 1 apostol duke.. ai enveristi.. qe vazhdon ti thure lavdi krimeve staliniste te regjimit enverist e lavde xhahileve me te njohur te atij regjimi..

    ne se eshte ndonje apostol tjater.. nuk e di..
    "apostull" i ketij apostolit qe njohim ne ne shqiperi..jane.. litari e pushka e biruca..per atdhetaret e mendimin e lire..

    ..

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ne Shqipetaret Kosovar nuk i dojme njerezit e urt dhe te mencur,intelektualet dhe profesoret tane, ne keta nuk i dojme sa jane keta te gjall tek ne, na keta i dojme vetem atehere kure keta i mbulon barri i verdhe....Nje popull pamareparasyshe se per cilin popull behet fjala, aje popull do ta kete asi prijesi te vete ashtu sic eshte edhe ai si popull vete.

  15. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    Jusuf Gervalla Dhe E Verteta E Tije Kohore

    JUSUF GERVALLA
    DHE E VERTETA E TIJE KOHORE

    shkaruan Bahtir Hamza
    University of Toronto

    Date.5.KORRIK.2009

    Thema : Njohja e kohes qe lane gjurme.


    Jusuf Gervalla ishte anetar i Clubit letrar te Beogradit ne Beograd dhe ne degen e tije ne Prishtine.

    Jusuf Gervalla,dallohet si perkethyesi me i shkathe SREBISHT- Shqip, dhe anasjelltas, i cili ka punua ne "SUP" Prishtina ne sektorin e Pasaportave.1974-1979.icili ka banue ne shtepin e UDB-ashit,Nazmi Pevqelit ne Prishtine.

    Jusuf Gerrvalla ka qen bashkpuntori me i ngushte i gazetes "OSLLOBODJENJE" ne NISH i cili ka te botuare shume artikuje kunder nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar.

    Jusuf Gervalla ka qen perkethyes nga Serbishte -Shqip dhe anasjelltas ne Republikne e Maqedonise te Jugosllavise.

    Prandaj duhet ta njohim Kohen qe lane gjurme ne shekullin XX. dhe ndjenjat e tija (te Jusuf Gervalles)per te qene perkethyes dhe i plote fuqishem me gjuhen SERRBE.

    Jusuf Gervalla kurr nuk e ka refuzuare punen si perkethyes Serbisht -shqip, e as ne kontraditen e Kushtetutes se Jugosllvise e te Serbise. Kete e kishte te trashigura nga Zenel Gervalla, Xhaxhi i Jusufit, qe ishte i punsura ne "SUP" te Pejes, i cili i ka rrahure shqiptare per dhe ne "akcionin e Armeve"nder te tjerete qe jane te rrahur eshte edhe Rapsodi yne me i mirenjohur per nje allti(revole)1956 Salih Bajrami- Krasniqin, qe kishte kenge me veti patriotike dhe me permbajteje histiroike.

    Keto jan vetem disa te verteteta,qe Jusuf Gervallen e shekpusin ne cdo subjekt patriotike te shqiptarev te Kosovese. sepse i ka rrespektuatre te gjitha te drejtate Juridike te serbise dhe te Jugosllvise.

    Jusuf Gergalla i ka plotesuare te gjithe kopetencate e sigurimit sekret serb, edhe si perkethyese, qe askush nuk e ka penguare e nuk e ka refuzura perkethimin e tije.

    Jusuf Gervalla ishte anetra i Clubit Jugosllav ne SchahauzenPlez, ne Zurich te Zvcerres.Ishte formulus i "Levizjese Marksiste-Leniniste" edhe ne Zurich te Zvicrres.
    E jo i levizjese popullore.

    VALLE PSE NUK THUHET TANI E VERTETA.


    Lete dijen se Jusuf Gervalla nuk eshte Hero i Kosoves,sepse ka pase bashkpunim me inplementimin e Jurospodencese policore serbosllave Jugosllave si perkethyese, qe reflekton nje besushmeri te sistemit Komunist serbosllav "marksisto-Leninist" te Jugosllvise e te "vallzin-bashkimit".

    Jusuf Gervalla per veqe qe ishi perkethyes ishte edhe ne Bordin e Clubit letera ne Beograd, dhe ne kete menyre Jusuf Gervallen e ndan nga cdo veprim petriotik te vete shqiptarve.

    Jusuf Gervalla eshte vera ne shtepine e vete ne Hilbron te Stutgardit ne Gjermoni nga Bashkpuntorer dhe anetaret e tije familjar per hasmeri te kohese se akcionit te armeve te Aleksander Rankovicit.1956

    Jusuf Gervalla nuk eshte yll i lirise, por yll i serbise,Jusuf Gevalla nuk eshte ylli i Kosoves, por i Jugosllvise, i Marksizmit e Leninizmit e i vllaznim bashkimit.

    Jusuf Gervalla kurr nuk ka veshe tesha kombetare, kurre nuk i ka ra Çiftelis.Edhe pse ishum bashke anetra te "SH.K.A."RILINDJA" ne Prishtine19741978.Ai kurre nuk ka veshe tesha kmbetare e as nukeshet dale para pblikut me kenge patriotike e as me kenge per liri te Kosvese.

    Nese i reflektohemi kohese se kaluare pase luftese se dyte boterore.Gervallat kurr nuk ka vua ne koken e tyre Kesul te bardhe, por kapuqa te zi frances, e shapka shkau ja shiqone fotografin qe ja bahskangjes ketije shkrimi.

    Jusuf Geravlla as Gervallat nuk kane qene te burgosure ne shekullin XX.kurre,kurre per asnji veprimtari kombetare nacionaliste.

    Jusuf Gervalla nuk mundet te karhasohet as me Adem Jasharin, as me Zahir Pajazitin, as me Ramo Ramushin,SHOTANIN TON, e as me Ibrahim Rugoven, sepse 1981-1998/99.Gervallat e UDBOVIKUT, nuk qiten as nji pushke ne policet serboshqiptar UDB-ash e sahanlepirsa.Dihet se asnji nga Gervallet nuk e rroken pushken kunder anmikun qe prej 1982-1999.e as per liri te Kosoves e as per atdhe te shqiptareve gje qe deshmohet tradita kumaria e tyre serbo Jugosllave.Sepse ende vrasesit e tij nuk dihen,a ne realitet dihet.

    Kjo eshte mase e vertete dhe sahera qe doni na i shpallim Patriota.Sa hera qe doni ne iu shkruajm lavdata e shkrime per ta,…
    Por te vertetene e kohese historike kurre nuk mundemi me e nderrua.

    Bahtir Hamza
    University of Toronto
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Jusuf Gërvalla
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
    • Ten things you didn't know about Wikipedia •
    Shko te: navigacion, kërko
    Jusuf Gërvalla

    Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).

    Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.

    Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

    Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

    Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.
    Tabela e përmbajtjeve
    [fshih]

    * 1 Tituj të veprave
    * 2 Mirënjohjet
    * 3 Shiko dhe këtë
    * 4 Lidhje të jashtme

    [redakto] Tituj të veprave

    * Fluturojnë e bien (1975)
    * Kanjushë e verdhë (1978)
    * Shtëpia në kornizë
    * Skena nga jeta e fshatit
    * Shenjat e shenjta (1979)
    * Jusuf Gërvalla: Vepra Letrare,Ora - Prishtinë, 1992

    [redakto] Mirënjohjet

    * Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
    * Manifestimi letrar Flaka e Janarit

    [redakto] Shiko dhe këtë

    * Atentati Gërvalla

    [redakto] Lidhje të jashtme

    * Fondacioni Gervalla
    * DIMENSIONI KOMBËTAR DHE KRIJUES I JUSUF GËRVALLËS - Myrvete DRESHAJ - BALIU, janar 2007
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Eh more bahtiroviq leshi,i vogel je ti me njollos deshmoret e kombit,por kullot derisa te shkon kungulli mbi uje .......pis breeee
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    12.8.07
    Redaksisë Albania - Press

    Bahtir Hamza ne Librin e Ginisit

    Të gjithë shqiptarët kudo që janë kanë kuptuar se manjaku i internetit BAHTIR HAMZA,prej Drenice,më vendbanim diku në USA(askush s'ia din adresën) është një i sëmurë psikik dhe një antikombëtar i dëshmuar më letrat e tijë që po i shpërndan më fjalë fyese në internet.Po të ishte i menqëm nuk do t'a bënte një gjë të tillë që të konfrontohët më të gjithë intelektualet dhe atdhetarët.Sidoqoftë Bahtir Hamza është i njohur për sharje në nënat e dëshmorëve,në dëshmor,prandaj po propozojë për një shpërblim që dikush ta fus në librin e GINISIT.Shpërblimi është për Bahtir Hamzën Kurorë e artë më Fotografinë e tij në WC-të publike të Kosovës,pasiqë asgjë tjetër ky nuk e meriton.Pra,Bahtir Hamza është i barabartë më WC-të publike të Kosovës!!!
    Grup studentesh te Universitetit te Prishtines

    Selvete Ibrahimi
    Ramadan Tetaj
    Ahmet Pashku
    Kole Vokaj
    Rukije Durmishi
    Ylber Hasani
    Ragip Xhemajli
    Tafe Ukaj
    Mahmut Iberdemaj
    Kamber Tolaj
    Samir Ibraj
    Vjollce Shatri
    Ylber Jahaj
    Ramadan Fetaj
    Kamber Kukalaj
    Lumturije Iberdemaj
    Bahtir Gashi
    Samir Rushitaj
    Rushit R.Ramabaja
    Kastriot M.Myftari
    Haki.R.Loshaj
    Samir Delijaj
    Pal Hasanaj
    Shkumbin Demukaj
    Ajvaz S.Berishaj
    Miradije Seferaj
    Kamber Ymeri
    Bashkim Tetaj
    Deli Ahmataj
    Dalip Hajdini
    Florentina Basha
    Flora S.Durmishi
    Gent Gashi
    Gafurr Imeraj
    Kastriot Basha
    Enver Mehmetaj
    Evliana Gashi
    Osman Uka
    Lirije Shoshi
    Labinot Gashi
    Laura Basha
    Flora Gegaj
    Burbuqe Mahmutaj
    Vjollca Zyberaj
    Valentina Shiroka
    Vale Franaj
    Imri K.Badallaj
    Lirije Haskaj
    Kamber Hysaj
    Florent Imeraj
    Hasime Shala
    Hasan Maksutaj
    Gafurr Tafaj
    Ajdin Berisha
    Kamber Osaj
    Kumrije Xhevukaj
    Albana Dedushaj
    Alban Ferizi
    Krenar Dushi
    Dore Ibraj
    Erika Mahmuti
    Elsa Fusha
    .................................................. .................................................. .........................

    ..eshte mire qe Moderatoret te kene parasysh stilin e shkrimeve perqarese dhe fyese qe perdor ky psikopat "shqiptar"Bahtir jevgu qe lexova dikun ne nje faqe tjeter .........
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  19. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    Nuk Duhet Te Trembemi Nga E Verteta

    Bahtir Hamza
    University of Toronto

    PO TE PERGJIGJEM Or TI DAI.”TIMI”


    Une kam prezentue te verteten e jetese se Jusuf Gervalles, i shoqeruare me vet punen e tije zyrtare si jete e perditeshme me shoqeri, me banese,me te ciline kemi kene ne nje “SH.K.A”Rilindja” ne Prishtine.Duke qene edhe une anetare i kesaje shoqerie kulturore artistike,Jusuf Gervallene njohim shume mire, gje qe Jusuf Gervalla e ka pas mik te ngushte “Cobin”(shtetas Serbi )qe ishte Korograf ne kete Shoqerie per zhvillmin e valleve te traditese shqiptare. Si dhe shok dhe mik e ka pase Nazmi Pevqelin te i cili ka banua tri vjet reshte ne shtepine tije.Jusuf Gervalla.Ne kete Sh.K.A.”Rilindja” ka qene dhe Hashim Shala, e edhe Shefkiu ka qene Klarinetist.Pra e njohe shume mire,a.

    Prandje zoteri ka kalu kohe e kercnimeve dhe tashe duhe te njohim dhe te dijme dhe te mesojme te vertetene. Sepse Kosova eshte shtet, eshte Repoblike eshte Amerike.

    Une kam paraqite anene e Jusuf Gervalles ne te cilen ai ka qene i kyqyre zyrtarisht ne Instutucionet e Serbise te Jugosllvise ne Kosove,qe ka qene i punsuar dhe ky zyrtarisht e ka prezentue gjuhe serbe, dhe ka qene i angazhur si perkethyese zyrtar i gjuhese serbe-shqip, zyrtarisht ne favor te Serbise, gje qe me kete pune Jusuf Gervalla, e hudhe poshte ate kombetare dhe shkele mbi vyrtytet e nacionalistave shqiptar.Jusuf Gervalla ka qene dhe si persone privat i angazhuar si perkethyese ne favorin e tije personel dhe si zyrtar ne interesin shtetror te organeve zyrtare shterore Krahinore te Kosove e te Serbise te Mqedonise e te Jugosllvise.qe kan punar me planprogrameve te kushtutese se Serbise-Jugosllvise.
    Dhe qendrimi dhe puna e Jusuf Gervalles ka qene i qarte. Perketheyse zyrtar SERBISHT –Shqip.Dhe me vonese bene nderrimine TEZAVE,pe te u be kinse” Patriot”!.........

    Ti or DAI, nuk bene te idhnohesh sepse dhe te tjeret e kane shkruare te njejten gje,per te vertetene e kohese qe shqiptarte lane gjurme,pra kam shkrua dhe dote shkruja edhe UNE.Por jane edhe deshmit historike, ne pune e tina si perkethyes zyrtar ne Instutucionet te “Krahinese se Kosovese, te Republikse se Serbise te Repoublikes se Maqedonise, e te Jugosllavise qe eshte e dijshme se Jusuf Gervall ka qene i interesuar zyrtarisht te i kontriboje me gjuhe serbe , serrbeve te Kosoves te Serbise dhe Maqedonve te Jugosllve si perkethyese zyrtar,a.

    Kjo eshte qe Jusuf Gervalla e qete vetevehten jashte rrjedhave te kombetarese dhe te nacionalismit shqiptare te Kosovese, dhe angazhim I tije per Kosove nuk ka qene as me arme zjarri lufte,e as me shpate e as me PENEN SHQIPTARE.sepse ka qene pjese active e qendrimit si perkethyese zyrtar Serbsihte –Shqip.I tille eshte Anton Pashku, I tille eshte Mehmet Gerguri, e shume e shume te tjere….

    Perpejkejet e tina si puntor perkethyese zyrtar serrbisht –shqip e edhe ne Maqedoni, i sjellin veprimtarise se tije humbje te kombetares, qe disa “professor” tane,e disa “doktorrat” tan, e dis “magjistra” qe e prezentojen letersin e historise si pase deshirave te tyre lidhje fisnore, lidhje fshtareske, lidhje miqesor, lidhje te perbashket te baballareve te tyre, me sistemin e UDBese, I tille eshte Bagzad Baliu, dhe shoqeja e tina Myrvete Dreshaj Baliu, I till eshte Dr.Sabri Hamiti, e shume te tjere qe nuk i kane regjistruar keto anen te jetese dhe te punese zyrtare te Jusuf Gervalles, per vete kohen qe lane gjurme, si pasoje e perballjese me kercnime e me probleme me shqiptar fashtar te Komunes se Deqanit.Pra nuk duhet te trembemi nga e verteta.

    PRA NUK DUHET TE TREMBEMI NGA E VERTETA.


    Por duhet te dihet se kete çka e kam shkruar une duhe te shkruaje te gjithe shqiptaret me deshmi dhe fakte per kohen qe lane gjurme, me qellim per te njohur te vertetene e kohese per te siguraure te verteten e historise se popullit shqiptar.Dihet se Jusuf Gervalla nuk eshte i çmuare si luftetar per Lirine e Kosovese, dhe nuk mundet te hyne ne ate kategorine si luftetar e as si Hero e as si Deshmor i lirise.Por duhet te dihet se qe nga periudha 1982-1999.Gervallat nuk i gjejme ne asnje akcion lufte -luftarak, e as ne nje organizmi te nderit kombetar per lirine e Kosovese.Pra nuk eshte as per diçka te tille Jusuf Gervalla.Jusuf Gervalla nuk e meriton qe te jene HERO e te shpallet Deshmor ne favore te Shtetit te Kosovse.AS qe te jete i barabart me Zahir Pajzitin, me Adem Jasharin, me Tahir Sinanin, e as me Deshmoret e Herojte e tjere te Gllogjanit,sepse Jusuf Gervalla ka punuar zyrtarisht me planeprogramin e Serrbise te Marksizme Leninizmit e te vllaznim bashkimit,te Maqedonise e te Jugosllavise.

    Çuditerisht askush nuk e ka riperteri luften per gjak marrje te Jusuf Gervallese qe nga Janari.1982-12.qershor 1999.e as nuk jane gjinde ende vrasesit e tije.As nuk kane me u gjind edhe 500.vjet.

    Çuditerisht askush nuk e ka perteri luften e Heronje te Deshmorve te Krahinese Autonome Autoktone te Drenicese e te Llapit, qe nga versja e Nebih e Tahir Mehese, 13.Maj.1981. E te Ylfete Hyollit 1990. (Heroine Llapjane)Kete interese per lirine e Kosove e paraqiten Serbet masate e dhunshme te tyre me Dhunen e Terorin e Serbve e te UDBashve shqiptaroserboshqipatre, te ushteruare mbi popullaten e pa fajshme shqiptare,per zhvillimin e tyre ne lufte kunder shqiptarev, ne Krahinen e Drenice ne Likoshne e ne Qirez.1997……….1998…..1999.Si dhe me debime e Nje(1)Milion shqiptareve te Kosoves per ne Shqiperi. Ky ishte gabimi me i rande i Sllobdan Milosheviqt, qe Nje(1)Milion shqiptar te Kosoves nuk i qoje ne Serbi e ne Vojvodin, dhe Prishtine nuk e shpalli Kryeqytet te Serrbise……….

    Prandje çdo shqiptar e edhe Une kemi obligim kombetar per ta thene te vertetene, dhe nese doni une mundem te ua shtoje disponimin e gezushem e te levderushem per Jusuf Gervallen,por zeri i se vertetese eshte ky, dhe urdheroni pyteni gjeneratet e asje kohe qe ishine komunista, Marksista e Leninesta, e qe e njohin shume mire Jufsuf Gervallen, I tille eshte Nazmi Pevqeli, I tille eshte Korogarfi “Cobi” te tille jane UDBashe e asje kohe qe jane te pranishem edhe sot ne Kosove , qe ishin deshmitare te rrejshem qe gjithekund qe i kane gjykua nacionalizmi e seperatizmin te rinisstudentore shqiptare, dhe kjo eshte e qarte dhe kohe e njohur per mbare shqiptaret.

    Ne ankohemi ne kohe, ne system monist e ne politike te komunisteve shqiptar, mirepo problemi I shqiptareve eshte zhgenjimi i tyre i vet shqiptareve ne vet shqiptaret edhe ne jeten e perditeshme qe shifte edhe sot.Meqe nga viti.1941- 1945-1956. u shua Batallioni I Ballistav shqiptarte et Kosoves,si dhe u shuane Ustashet e Artukovicit, Shqiptarte e Kosovese te gjorit nuk kane dite te kerkojne ate cka u takonte ate te derjete te lirise, qe nga kjo e drejte shqiptaret nacionalista u keqetarjtuane ng vete shqiptarte ,u izoluan, u deferencuan,u Cenzuruar,u shterruan, u burgosen u denunane,u pushkatuane dhe si popull mbetem ketu ku tani jemi, dhe tani na flete Koha e çdo shqiptari qe lane gjurme.

    Kjo eshte shume ne rregull qe te thuhet e verteta qe duhet te ndikon ne te vertetate e vet shqiptareve, qe shqiptaret duhen te mesohen qe te jene te ndershem ,te sinqert qe duhen te mesojen te vertetene dhe te jene njohes te se vertetese kohore, gje qe per me teper eshte kjo per te iu kethye vet historise e verteta e vete kohes dhe e gjurmeve qe lane shqiptaret ne kohe.

    Eshte e ditur se UDBashet, policet, policte reserve, komunistat Marksitate e Leninistta,puntoret zyrtar te Instutucioneve te Kosoves ne ate kohe,Komunalit, nenpunsate,e drejtorat e shkollave ,jane keta qe shume shqiptar fshatr,nxenes e student i futen ne vuajteje ne dhembje i burgosen, i keqetrajtuane, i rrahen,dhe nga DHUNA, shume nacionalist i kane marre rrugen e mergimit. Por ne fakt qe nga 13.Maj.1981. nuk pate rahati Kosova.

    Poletikajt shqiptar, struktuar te ndryshem shoqerore shqiptare, dhe ne shekullin XX, e edhe ne kete shekull e edhe sot ne Kosove eshte riperterirja e UDB-asheve shqiptar qe e kane prevojne e Serbise,dhe karakterizohen me karakter serbe, qe kane vra Identitetin shqiptar, qe kane bere dhune e teror fatal mbi nacionalistet shqiptar e mbi Familje shqiptare.

    Eshte domosdoshme qe shqiptaret njeher per gjithemon ta njohin te vertetene e cdo shqiptari si dhe te verteten e kohes qe lane gjurme, per te vertetene e vet shqiptareve dhe te jetes se e tyre per vet Historin e popullit shqiptar.

    Bahtir Hamza
    bahtirhamza@yahoo.com
    University of Toronto

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75
    Nese duhet qe dikush te mos frikohet nga e verteta ,atehere more DAI ti qe i merr neper goje deshmoret,intelektualet e deshmuar,shqiptaret e besimit islam(sepse ti vet je deklaru se ke ndrru fene,ndoshta ke ndrru edhe perkatsin !!!),duhet te mos frikohesh nga e verteta qe te gjith te thojn se je nje psikopat qe e ka shkel koha dhe tani nga xhelozia apo nje dreq e din nga se ,ta nxajn rrugen deshmoret,Dukagjini,Karadaku,Luma e te gjitha trojet shqiptare dhe besimi Islam.
    Lexova ne disa faqe internet per Bahtir Hamzen dhe pothuaj ne pergjithsi flitet negativisht per personin tend,andaj sa mirresh me ofendime dhe etiketime te te vdekurve ti more psikopat qe ke vra gruan tende mirru me ilaqe dhe sherohu e ki nga shqiptaret se po te rash ne fije ta dhash besen se nuk do te ofendosh tjeter !
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Bytyçi kërkon në Beograd dënimin e vrasësve të tre vëllezërve të tij
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 10:36
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •