Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 169
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2007
    Postime
    117
    Biligoa-shkruajti Jusufi ra per atdhe nuk ka vdek por ka LE...
    Nderime kombetare do te isha i lumtur te kisha fatin etij.


    Me pelqeu kjo qe shkrou ai,kjo do te ishte permbylleja me emire.

    Ne i kemi njohur,prandaj kemi lexuar nga shume nga ata qe kane shkruar per ta.Ështe shume i mire perkujtimi per ta,me qe nganjehere disa shkruajne ate kontradiktoren.Ata e kane shkruar vet biografine e vet.Ata ishin nismetare,pa te cilet nuk do te kishim kete qe kemi sot.Ata nuk ishin kurre te luhatin bashkimin,dhekeshtu mbeten te pa vdekshem ne kujtesen tone.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    he Lapi ne me nje fjale jemi dhe nuk duash te miresh vesht
    po per cfar sakrifikuan :Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    dijet per te bashkuar trojet shqiptare
    une tet sjelli nje materjale ne imejl te shkruar nga dora e JUSUFIT
    se ai ka punuar vepruar per shqiperine etnike
    ik tani dhe kure mos me kundershto ne postime
    leri ata thaca matrapaze
    Lapi nuk jam une po je ti qe ofendon
    une jam Llapi nese don ta dish shqip por ti ose don te ofendosh ose je mesua keshtu ne gjuhen e armikut
    po nejse eshte problemi i yte.

    Ani kushe e quan nji Komandant te Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se e Drejtorin e Drejtoris Politike z.Hashim Thaqin matrapaz nji njeri i pa pik gjaku shqiptari i bindur jam ne ket dhe nji njeri qe me siguri gjat luftes i ka thane bythes se vet ik nga te duesh sepse une te lash haaaaaaaaa
    e more trima te internetit po te von ini veq vazhdone se me te shame e rrena e akuza ndaj Çlirimtarve mendoni se do te fitoni diq a jo jo kurr
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!)

    .Me dhimbjen e madhe, që ndjej, për humbjen e tre Yjeve të Mërgatës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më zien dhe mëllefi i urrejtjes për ata që na tradhëtuan e i vranë trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotërinjë” që kërkojnë të “vërtetën”. Por koha do t`i gjykojë ata dhe e VËRTETA do t`ju vrasë sytë... Nga autori

    Z H G Ë N J I M !!!

    ( Sprovë letrare )

    P ËR M B A J T J A

    Bisedë me Jusuf Gërvallën; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës; Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit; Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?!; Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”... ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

    Jusufi i madh
    nuk ishte njeri i UDB-ës!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 05-12-2007 më 11:26
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!)

    .Me dhimbjen e madhe, që ndjej, për humbjen e tre Yjeve të Mërgatës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më zien dhe mëllefi i urrejtjes për ata që na tradhëtuan e i vranë trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotërinjë” që kërkojnë të “vërtetën”. Por koha do t`i gjykojë ata dhe e VËRTETA do t`ju vrasë sytë... Nga autori

    Z H G Ë N J I M !!!

    ( Sprovë letrare )

    P ËR M B A J T J A

    Bisedë me Jusuf Gërvallën; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës; Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit; Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?!; Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”... ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës!
    Bisedë me Jusuf Gërvallën


    Koha ikën! Ajo vrapon! Dhe pleqëria vjen. Pleqëria vjen, me shpejtësi! Çdo gjë plaket, vjetërohet, por ama kurrë nuk plaken dëshmorët e rënë, për lirinë e atdheut! Por e mira dhe e keqja nuk harrohen! E kjo e dyta e ka jetën më të gjatë… Po, a ka të keqe më të madhe se tradhëtia!? Ndalem ca sekonda dhe ja si më vinë në mëndje fjalët e të Madhit Jusuf Gërvalla! “Din, - ( kështu më thërriste shkurt Jusufi) për t´u bërë antarë i Lëvizjes duhet të kesh disa cilësi. Të gjithë nuk bëhen antarë, por ata që bëhen duhet të kenë guxim, të mos tremben nga armiku, të jenë të disiplinuar, të mos ndryshojnë gjatë gjithë kohës së veprimtarisë! Deri në fitore, mund të kalojnë vite dhe dekada e ne duhet të jemi shumë të fortë dhe të vendosur për të çuar deri në fund detyrën tonë. Liria nuk vjen vetë, por duhet kërkuar, luftuar dhe sakrifikuar deri në flijimin e jetës! Ndaj duhet ta duash shumë vendin tënd. Ne duhet t’i shtrijmë rradhët kudo, ku ka bashkëatdhetarë. Në veçanti, antarë të kemi dhe brenda në vendlindje, se nëse organizohemi vetëm këtu, kemi bërë pak. Për këto dhe sqarime të tjera do të bisedojmë…Kurdo, që të kesh ndonjë pyetje, sugjerim apo diçka tjetër, lidhur me organizimin, jam i gatshëm të të ndihmoj. Së bashku, me siguri do të bëjmë më shumë. Ne duhet të ecim me hapa të sigurtë gjatë organizimit dhe t’i ruajmë shokët, mos të bien në sy të armikut, të UDB-së! Kam dëgjuar, se ju jeni disa shokë që jeni marrë me organizime të mira. Ju lumtë! Po tani me siguri, do të bëjmë më shumë, jemi afruar me njëri tjetrin e shtuar në numër.

    Në një ditë nëntori të vitit 1980, Jusufi më tha: Din, kemi vendosur, që së shpejti të bëjmë betimin, se ai na detyron të bëhemi më serioz dhe më të vendosur e sidomos të jemi konspirativ dhe të disiplinuar. Por, Din, njëri prej shokëve, nga i cili nuk e kam pritur s’është dakort, që betimin ta bëjmë së bashku !?! Nuhiu (Nuhi Sylejmani) nuk pranon edhe pse i kam treguar më parë planin për të cilin ishte dakord!?” Nuhiu e kishte si për mendjemadhësi, të rrinte këmbë mbi këmbë, edhe atë mbrëmje, që biseduam te dhoma e madhe e Jusufit. Me njërën dorë mbante gjurin dhe me tjetrën kruante kokën. Bisedonte me shumë “seriozitet”, e hera herës i nxirrte dhëmbët jashtë dhe zgërdhihej si ndonjë adoleshent. Nuk pushonte së foluri, se e dinte, që Jusufi dhe Bardhoshi e respektonin atë, si më të vjetrin.

    Të dy vëllezërit, Jusufi dhe Bardhoshi na bënin muzikë dhe këndonin këngë patriotike. Ata mbanin çiftelinë, sharkinë, por kishin dhe kitarën. Nga atmosfera e këndëshme që krijonin ata rrinim deri në orët e vona të natës. Ne kishim siguruar mjaft literaturë të pëlqyer. Kënaqeshim, duke lexuar. Literaturën e siguronim nga shteti amë, Shqipëria. Kishim bërë abonime të ndryshme, por merrnim literaturë dhe nga ambasada shqiptare në Vienë. Përfaqësuesit e ambasadës na e jepnin falas literaturën, për t’jua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë. Por në shumë vende këtë literaturë nuk e pranonin dhe filluan të na shohin si njerëz të huaj, me sa shihej frikësoheshin. Këta kishin varur në murin e dhomës Titon dhe disa prej tyre e quanin pejgamber, atë shkja të maskuar, që në pamje të parë buzëqeshte dhe të therrte e të vriste pas shpine. Në atë kohë, shqiptarët nuk mendonin gjë tjetër, vetëm të bënin para dhe të blinin tokë, traktorë, të ndërtonin shtëpi të mëdha dhe të bukura, as që mendonin, se Kosova me viset e saj ishin të robëruara, nën pushtimin sllav. Ne na duhej t’i bindnim, se një ditë nuk do të jetë kjo Jugosllavi. Ndaj kërkonim ndihma, për shokët tanë, që ishin nëpër burgjet e Jugosllavisë, ndihma për ata që luftonin për çlirimin e trojeve tona. Por këta njerëz, nuk kishin as pak interesim. Ishte shumë vështirë për t’i bindur. Në atë kohë, në Jugosllavi, jetonin të privilegjuarit nga pushteti, të cilët i shërbenin shkjaut, duke i spiunuar njerëzit e tyre dhe të afërmit! Pra, spiunët jetonin shumë mirë. Një pjesë jetonte në gjendje të mesme, por dhe ata, në një mënyrë apo tjetër, ishin në shërbim të pushtuesit. Ndërsa pjesa më e madhe e popullit jetonte në varfëri. E në mesin e këtyre të varfërve, ishin ata që mendonin për Kosovën dhe lirinë e saj, duke sakrifikuar çdo gjë.

    1.Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

    2.Faridin Tafallari me familjen e Jusuf Gërvallës (Tiranë-korrik 1984)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 05-12-2007 më 11:23
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës

    Përsa i përket Gjermanisë rrethi i Shtutgardit ishte më aktiv për çështjen atdhetare. Ne si grup bënim propagandë me anë të vizitave tek bashkëatdhetarët, të cilëve në atë kohë ju mungonte informimi me anë të shtypit si dhe ai elektronik. Literaturën që merrnim nga Tirana e shpërndanim pothuajse në të gjitha banesat e shqiptarëve.
    Përsa i përket Gjermanisë rrethi i Shtutgardit ishte më aktiv për çështjen atdhetare. Ne si grup bënim propagandë me anë të vizitave tek bashkëatdhetarët, të cilëve në atë kohë ju mungonte informimi me anë të shtypit si dhe ai elektronik. Literaturën që merrnim nga Tirana e shpërndanim pothuajse në të gjitha banesat e shqiptarëve.
    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës. Ai kishte marrë përsipër detyrën e vështirë por të shenjtë për ta bërë Kosovën e tij, shumë të dashur e të shtrenjtë një me viset shqiptare të ndara, një me shtetin amë Shqipërinë. Pra, Jusufi ishte për çlirimin e Kosovës, me trojet e saj të ndara në tri republikat sllave të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë! Por njerëzit e këqinj, me qëllim, me djallëzi, do ta detyronin, që ai të përballej me njerëz të Udbës, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e të tjerë. Po kush e detyroi Jusufin të përballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegën. Nuk ka asnjë koment. Jusufi i Madh thotë vetë. Ai i tërheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thënë se ju me veprimet tuaja, po i bëni vend tradhëtarëve dhe udbashëve, për t’i futur brenda rradhëve tona !!!

    Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit

    Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar.

    Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte… nuk i tregoj se… e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni…”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.)

    Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980 nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e 1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

    Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën…, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të pista e të rrezikshme… Vdiq nga infrakti, që ju shkaktua nga vuajtjet e mëdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramë) Pirecin, mikun tim, të cilin e munduan aq shumë nëpër zyrat e supit të Prizrenit, duke e mbajtur tërë natën të lidhur për dore, tek korpat e nxemjeve me naftë! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vëlla i shkjaut me një farë Zllatki shkja dhe me Asllan Skënderin dhe ky vëlla e bythëlëpirësa të shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanë kurrë pasaportën, për tu kthyer në Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punë, i pa dëshiruar, sa njerëzit kishin frikë të kontaktonin, të rrinin, të shoqëroheshin me të.

    Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e në skamje, por kurrë nuk pranuan ti nënshtrohen armikut…Po të njëjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afër Dardanës. Atij i morrën pasaportën dhe nuk ja dhanë më, dhe e munduan si vëllain tim. Dhe ai humbi punën në Gjermani. Vuajti mjaft, vetë i gjashtë, pa punë e pa para, në kushte shumë, shumë të mjeruara…Jahir Jahirit, (bacës Jahë) Sadik qeni i shkoj te shtëpia në mes nate, në fshatin Slivovë të Ferizajt, e gënjeu në emër të Hysenit, duke i marrë 1000 marka dhe një revole se na paska qen në “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndërpre shkuarja në vendlindej për afër 20 vite! Pra të gjitha sa thamë më lart ishin “dhuratë” të Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumë të rrezikshme. Vetëm në rrethin e Shtutgardit do tu ndërpritej shkuarja për në vendlindje edhe këtyre veprimtarëve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemë Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylës e Fetahit nga Tetova e të tjerë.

    Është e vërtetë, se ne nuk i kishim hyrë kësaj rruge me detyrim e as të imponuar nga dikush, por i kishim hyrë me vetvullnet dhe me dëshirë, pa e kuptuar mirë, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe të tjerë, por atyre as që ju hante palla për këtë punë. Ata shihnin punën e tyre.

    Dhe sot, pas luftës, qofshin qenë, udbashë e spiunë, i kanë vendet e punës dhe bile të urrejnë sikur, ata të ishin çlirimtarët! He! Nënë e shtatëqind nëna ua bëfshin qentë! Udbashët janë si jo më mirë!?!… Ata, tani, me disa pisa, që kanë bërë diçka gjatë viteve 1998/99, janë bërë hiç më pak, se ish spiunët e ishudbashët. Kanë zënë vendet e atyre, që tërë jetën ia kushtuan çlirimit mbarëkombëtar. Kurse çlirimtarët, të larguar, të pa punë, me një jetë shumë të vështirë, në skamje e mjerim!!!! Pra pisat, që tani janë bërë shumë janë mëndjemëdhenj, me shumë para, e as që mendojnë më për shokët e tyre me të cilët kanë qenë bashkë në luftë, as për dëshmorët e familjet e tyre.

    Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?!

    Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi në Gjermani për të kërkuar stazhin e punës, që kishte kryer këtu. Bisedonim një ditë dhe nuk hynte fare në bisedë se si e kush i vrau tre shokët tanë. Prita pak dhe në një moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja për vrasjen e shokëve? Nuk ke ndonjë mendim, apo mos ke dëgjuar në burg, për ndonjë të dyshuar? Këtë e ka bërë UDB-a – tha ai. O ti shok, i them përsëri. Që e ka bërë UDB-a atë e dimë të gjithë, por cilët janë vrasësit dhe kush i udhëzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atë natë do të ishte aty edhe Kadri Zeka , që do të dilnin në atë acar, për t’i telefonuar gruas së Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj që i çoi vrasësit drejt vendit, ku do të dilnin në pritë! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si në mendime. Mbasi prita pak i them:- mos është Rizah Salihi, se menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unë dhe më tha:- Jo, bre, mos e mirrni në qafë, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janë të tjerë njerëz…! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), në librin “ATENTATET” deklaron, se pikërisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), është vrasësi i shokëve !?

    Meqë Ibrahim Kelmendi pas 25 vitesh ka identifikuar qartë vrasësin e shokëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, tashmë është koha që ai të bëjë një kallzim penal në Gjykatën e qarkut në Prishtinë ndaj urdhërdhënësve dhe dorasit në fjalë. Çka pret Ibrahimi, pse nuk e bënë një gjë të tillë?!

    Hyseni më tregonte tmerret, që kish përjetuar në muajt e parë të burgut, sa bënte të mendosh, se si ky njeri po rrinte në këmbë e lere më të tjera. Ankohej shumë për shqipfolësit udbashë, se sa për udbashët shkije! Gjatë tregimeve të tij aq të tmerrshme, fillova ta urreja. Më vinte ti them ikë ore ikë, se nuk je askushi, ikë se ti me aventurat e tua u dorëzove vet, pa bërë asgjë nga të gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, për të cilat nuk të shtyu askush. E more vet një vendim të tillë dhe vet u dorëzove. Kush është fajtor për këto që po mi tregon!!! Vetëm sa s’ulërita: “Pusho mor naiv se për fajin tënd, me aventurat e tua more në qafë shumë shokë të tjerë, pa arritur asgjë, pa bërë as më të voglin hap… Nuk i kuptoj aventurat e tua, këto sjellje prej të çmënduri!!!! U nise me një kriminel, me një qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanë shtypur gardianët e burgut duke i ra me pendrek, e të tjera budallallëqe…”

    Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’ 79-tës


    Mërgimi sapo kishte filluar të merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si çdo fillim kishte vështirësitë e veta. Ato grupe, që e quanin veten organizata, nuk ishin të pavarura. Ato, ose bashkëpunonin me organizatat kroate ose dhe me të tjera. Për ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra për ne ishin të panjohura. Për ato ishte më i lëvizshëm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej në to pa pasur probleme… Nuk përtonte të udhëtonte dhe ti zbulonte thuajse të gjitha. Ibrahimi u ka marrë edhe shuma të parave organizatave kroate për të blerë armë. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijë DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjëherë nuk skuqet për ta thënë të vërtetën! Unë, Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës. Ruaj kujtime të mira dhe respekt për të, si shokë të ditëve të para, të një rrethi të organizuar. Ibrahimi ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë…Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej sikur të ishte në shtëpinë e vet... Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp. Këto, mua, personalisht, në fillim më bënin përshtypje jo të mirë, por më vonë nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte çështja kryesore për mua. Pra patriotizmi nuk i ka munguar, e as unë nuk kam patur dyshim për këtë.

    Te unë, në Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetëdhjetë - deri tetëdhjetë pesë. Isha kryetar i “Bashkësisë së klubeve perëndimore në Evropë”. Më 09.11.1984 ksha marrë një ftesë, për të shkuar në një përvjetor të klubit “Asim Vokshi” në Lozanë të Zvicrës. Duhet të shkoja aty për t’u takuar me shokët e bashkësisë në Zvicër. Për këtë qëllim më duhej të përgatisja një referat. Ibrahimi ishte tek unë dhe me thënë të drejtën isha i gëzuar, se do të më ndihmonte për ta përgatitur më mirë referatin. I them, hajde e më ndihmo ta shkruajmë bashkë, se ti je i përgatitur duke menduar, që ishte student!? Por ai, as që lëvizi nga vendi. Rrinte shtrirë, ashtu kot! Pasi e përgatita referatin, i thashë përsëri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokën nga unë dhe as që mori mundimin ta shikonte me dorën e tij. I hodhi një sy shkarazi e më tha: Mirë e ke bërë, se mos po kuptojnë ata më shumë se ti…!

    1.Ibrahim Kelmendi - intervistë, gazeta "Express" - Prishtinë

    2.Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) në demonstratën e Brukselit, më 13 qershor 1981.

    3 Hysen Gega( Vasili) dhe Riza Salihu (Rezili)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 05-12-2007 më 12:05
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

    dhe të Kadri Zekës?!

    Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime, sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim.

    Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!!

    Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!.

    Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...

    Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, që ka për vrasjen e tre shokëve! Jusufi disa herë i ka bërë vërejtje Miranit, që të jetë më i disiplinuar dhe më serioz! Jusuf Gërvalla në një letër të datës 13 maj 1981 fq.2 dërguar Sabri Novosellës (Mërgimit) për Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(...) Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...”
    Një ditë Bardhosh Gërvalla, Nami Ramadani, Ibrahim Kelmendi te stacioni në Shtutgart, po e pritnin Jusuf Gërvallën që po kthehej nga një vizitë në Hamburg. Në një moment Ibrahimi largohet, duke ju thën se e pash një shok! Bardhoshi i tha Namiut mu duk se ai ishte Rizah Salihu!?, dhe e pyet: Ti Nami i beson Ibrahimit!? Po..! Pra të kesh kujdes se ne nuk i besojm! Edhe në një rast tjetër dyshohet se Ibrahim Kelmendi me Sadik Blakaj, kanë fjetur në shtëpin e Namiut pa dijeninë dhe lejen e tij, në Eslingen!? Kur Sadiku u kthye nga Kosova, pasi e la Hysenin në burg. Vetëm Ibrahimi e dinte vendin ku i linte çelsat Namiu, kur njerzit e shtëpis nuk ishin aty! Namiun, për këtë e njoftuan fqinjët, se i kanë parë dy burra duke dalur nga banesa!? Dyshohet se Ibrahim Kelmendi kurrë nuk i ka ndërpre takimet me Sadik Blakajn!? Për këtë më gjërsisht kam shkruar edhe në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”.
    Por dyshimet e mia për Ibrahim Kelmendin, në disa fakte konkrete, si çështja e marrjes së postës, bazuar në fjalët e Jusufit, që postfachin e tij e dinte vetëm Ibrahim Kelmendi e jo edhe Riza Salihu. Dhe nga ky fakt del se Jusufi ka dyshuar tek Ibrahimi. Prandaj për këtë edhe më ka thënë: “ Ti Din mos u largo nga Ibrahimi, por ke kujdes nga ai, se unë dyshoj, se kështu kemi informata nga Kosova, kështu na kanë këshilluar edhe shokët e ambasadës në Vjenë!” Këtë që ma tha me gojë Jusufi, ka shkruar edhe në letrën e datës 13 maj 1981 dërguar “Mërgimit” në Stamboll. Në faqen 3 të kësaj letre shkruan, si vijon(po citoj) :Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..”-thuhet në këtë letër.
    Gjithashtu për prezencën e tij, tek makina e Bardhoshit në Mynchen (këtë e thotë edhe vetë Ibrahimi në librin “Atentatet”), Jusufi më pat thënë, që: ti Ibrahim mos m’u afro as 50 metra pranë banesës, marrja e të hollave nga kroatët dhe sidomos nata e fundit (17 janar 1982) ku po flitej për një çështje të madhe për bashkimin e ish-organizatave, gjë për të cilën ka qenë mjaft i interesuar dhe Ibrahimi. Duke e njohur, se ai dëshironte t´i dij të gjitha, atëherë si ka mundësi që të largohej bash atë natë (natën e vrasjes së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit)?!! Ibrahimi u largua për në Dyseldorf, për shfaqjen e disa filmave në video, për antarët e klubit “Emin Duraku”. Pra, atë natë Ibrahimi me Sylë Nuhën u larguan dhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu mbetën në banesën e Jusufit në Untergrupenbach - Heilbronn. Ndaj kush mund t´i dinte këto lëvizje të asaj nate të zezë?!? Edhe pse është folur për disa dyshime se disa netë janë sjellur disa hije “njerëzish”! Ibrahimi në librin e tij “Atentatet” thotë se në banesën e Gërvallëve (kur kemi shkuar nga takimi i Bernachausenit) kemi gjetur një njeri të panjohur dhe të padëshiruar për familjen gërvallaj. Nëse është kështu pse Ibrahimi nuk e thotë emrin e tij, por e len këtë gjë mister!?

    Por ndodhi, ajo më e keqja, një tragjedi e tmerrshme, më e zeza, o mjerë shqiptaria! Na e vranë Jusufin, u vra Bacaloku Ynë, u vra Ylli ndriçues i Mërgatës e i mbarë popullit shqiptar! Ah! Sa të pa besë, që ka kjo botë! Tu lëshuan si lypsa, si bisha, si ujq të pa ngopur, si qenë të pa besë! Të kërkuan e të ndoqën këmba këmbës, deri sa të zunë pritë! Të vranë, të morën jetën, o i Miri Ynë! E unë, e shokët tanë ku ishim, që nuk të ruajtëm, që nuk u treguam vigjilentë!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë, i cili tërë rininë, kohën më të bukur të jetës e shkriu për çlirimin e Kosovës, që populli i saj të merrte frymë lirshëm, e mos ta shkelte çizmja e shkjaut, që kosovarët të bëheshin Zot të kësaj toke! O Bardhoshi ynë! O buzagazi i Mërgatës, që vetëm natyra jote të bënte, të kënaqesh, me atë dashamirësi, me atë kulturë e me atë guxim që kishe! Nuk kurseve as djersë, as mund, as rininë e bukur, por dhe jetën, derdhe gjakun bashkë me vëllanë Jusuf e me shokun më të ngushtë e më besnik, Kadri Zekën! Ju u vratë nga Udbeja famëkeqe e ish Jugosllavisë, e serbëve, e shkinave, nga gjakprishurit shqipfolësa, nga tradhëtarët e vendit! Ju vranë, he, kurrë mos pafshin të mira në shtëpitë e në jetën e tyre! O ZOT! Ju vranë, për të mos vdekur kurrë!

    1. Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.2)

    2.Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982)

    3.Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.3)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 05-12-2007 më 11:48
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”

    Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, më merr në telefon Saime Isufi (Bulja). Më kërkoj, një kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”! Së pari u habita, pse më morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar një dekadë pa asnjë lloj komunikimi! Unë kisha botuar tre libra dhe për asnjërin nuk më kishte folur, as për mirë e as për keq! Dhe unë e kisha lënë moslajmërimin, se nuk dëshiroja të futesha në polemika, jo se nuk më interesonte dhe mendimi i saj… Pas 10 vitesh më thotë, përmes receptorit të telefonit, se unë jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me një dlirësi të pastërt, pa më vajtur mendja për keq. Më tha, se më duhet një kopje e tezave… dhe të lutem nëse i ke dhe nëse dëshiron ma dërgo, se më duhet!? Po, i thashë i kam dhe do ta dërgojë nesër. Bulja, më pyeti, nëse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashë mirë, po duhet analizuar. Tha se edhe unë e kam lexuar dhe ka gjëra interesante… Bulja vazhdoj duke thënë se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirë i thashë si të janë dukur dhe çfarë mendimi ke dhe kam pritur ndonjë shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh të konsultoheshe! I thashë, unë nuk jam konsultuar, për një arsye. Mendova , se po të konsultohesha, ato libra nuk do të arrinin të botoheshin kurrë, se me siguri në bazë të arsyetimit tim, do të më sugjeronit që të hiqja pjesë nga shkrimet!!
    Megjithatë ndjeva një përmallim! U gëzova, që fola me Bulen, se më kishte marrë malli! Por duke menduar e duke i bërë pyetje vetes, përpsehet e shumtë, mendova si ka mundësi që Bulja mos ti ketë Tezat, të cilat qenë një nga shkaqet e vrasjes të 3 dëshmorëve?!? Dhe menjëherë mu kujtua se unë, Tezat i kisha botuar në librin “Terror Dhimbje, Qëndresë”, ndaj kërkesa e Bules dhe telefonata saj më duken si provokim!? Duke menduar, e mora në telefon dhe i thash. Oj Bule si ka mundësi që ti nuk i ke Tezat??? Po librin tim “Terror,Dhimbje,Qëndresë” a e ke lexuar?. Fjalët e saj, si përgjigje qenë të pakuptimta…. Meqenëse i premtova, të nesërmen i dërgova një kopje. Prita të më merrte në telefon, se më premtoi, por nuk më mori kurrë!. Bule ti për tre librat e mi nuk më ke thënë as një fjalë, as një vërejtje, por dhe as një lëvdatë?! Megjithatë moj Bule, nuk je as e para e as e fundit, që nuk ke treguar asnjë interes për tre librat e mi, për atë epokë, që punuan e luftuan të tre trimat, të paharruarit Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka! E sa të tjerë shokët tanë, ku janë tani, ata me të cilët ndamë të mirën dhe të keqen, kaluam rreziqe, kur ndiqeshim këmba këmbës nga UDB? E si do të merren “shokët tanë” me librat e mi kur sot pijnë kafe me ata, që deri dje na luftuan, janë bërë miq vetëm për përfitime. Eu sa poshtë ka rënë burrëria e disave!! E për Ibrahimin më pyete apo më provokove, që mos të të them më gënjeve, a më tradhëtove???

    1.Nënë Ajshja, Tushja(nusja e Kadri Zekës) dhe Faridin Tafallari - te varrezat e dëshmorëve në Shtutgart
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 05-12-2007 më 11:54
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

    Pra, me vrasjen e Jusufit të Madh Mërgata humbi drejtuesin më të përgatitur, se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e shqiptarëve, qoftë brenda vendit apo jashtë në diasporë. Mërgata humbi YLLIN e saj që i ndriçoi mërgimtarët kudo e nga do që ishin.

    Të vranë, he, i vraftë rrufeja të gjithë ata që ndihmuan vrasjen tënde O Yll i pashuar! Të vranë dhe pas vrasjes tënde erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço, për ta “drejtuar” e për ta bërë, si kope dhensh, Mërgatën, që e vure Ti në binarë, me shokun tënd , luftëtarin e madh Kadri Zekën! Eh, e cilët erdhën! Xhaferr Durmishi, që me zërin e tij të sosur, nuk e dëgjonte kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, për të marrë timonin, për të drejtuar Mërgatën, Sabri Novosella, ai turkoshak, që kurrë nuk tu gjet pranë, kur ti prisje telefonatën dhe ndihmën e tij në ditët më të vështira, kur ti kishe nevojë për të, dhe ai kurrë nuk të telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojës, lekun për aktivitete, për nxjerrjen e “Lajmëtarit të Lirisë” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para në xhep në Adapazar të Turqisë, i ruante lekët për të ndërtuar pallate e vila në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit, apo sot në Kosovën e shumëvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bëri pikë e pesë edhe ne pak që kishim mbetur, për të vazhduar veprimtarinë, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhën do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa …Herë paraqiteshin si të kuq e herë të sarit, megjithfarë ngjyrash, vetëm ngjyrë njeriu nuk kishin. E si mund të ketë ngjyrë njeriu Mustafë Xhemajli, të cilin e njoh aq mirë, ja di karakterin e dobët, ku nga fryn era kthen gunën. Kjo shihet fare mirë në fjalën e tij promovuese, për librin “Atentatet” të Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartëson figurën e atyre, që nuk e meritojnë dhe ul me paturpësi figurën e disa njerëzve të vërtetë, veprimtarëve, disa patriotëve, që nuk kursyen asgjë për Kosovën e shtrenjtë. O Bacaloku Ynë! Dhe vinin, e gjenin sofrën shtruar! Hanin sa ngopeshin, e përmbysnin dhe shtronin tjetrën në vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin të na shanin neve. Më vonë erdhën dhe plot udbashë, hajdutë, mashtruesë e çfarë nuk pamë ne, punëtorët e mërguar. Dikur, ata që na shitën dhe përsëri ata donin të na hanin dhe këtu në mërgim. Po, po, o Bacaloku Ynë, nuk kishin të ngopur, vetëm na lypnin lekë, Jo ore, më fal, çfarë lekë, na lypnin marka, franga, dollar…. Dhe ato me shumicë, se formuan këtu qeverinë dhe rrinin këtu qeveritarët e republikës së Kosovës, me në krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafë, hajdutin!!!

    U formuan disa parti, por ajo e Lidhjes “Demokratike” të Kosovës i mblodhi të gjithë, me patriotë, me tradhëtarë, me hajdutë, me horra, me udbashë. Por çfarë të bësh, ajo fitoj dhe mërgatën!? Na gënjeu për 10 vjet! U bë e fortë! Dhe kur u formua Ushtria Clirimtare e Kosovës, ajo krijoi Farkun dhe arriti ti përçaj ushtarët tanë edhe në frontin e luftës!!! Ndaj o Bacaloku Ynë! Ju vranë që ti kenë duart e lira për të bërë çfarë të DUAN dhe ashtu u bë!!! Bënë e po bëjnë çfarë duan!!! Në vendet kyçe, në krye të shtetit janë futur edhe ata, që ty, Kadriun, Bardhin e shumë të tjerë ju vranë dhe as kush nuk ju bën asgjë!!! Vazhdojnë me gënjeshtra dhe sot e kësaj dite! Populli është lodhur, është dëshpëruar, është varfëruar deri në skamje të tmerrshme. Një pjesë, e ajo pjesë janë parlamentarët, qeveritarët, ata që po e drejtojnë “shtetin” e Kosovës, janë pasuruar me gjakun tuaj dhe të dëshmorëve, që luftuan për idealin e shenjtë, për lirinë e çështjes kombëtare. E këta horra qeveritarë o Bacaloku Ynë, duan, që ju t’ju mbulojë pluhuri i harresës e koha t’ju largojë! Askush prej tyre nuk kujtohet, nuk ju përmend, a thua se s’keni ekzistuar kurrë! E prej tyre asnjë nuk mendon as për popullin! Këta bukëshkalë mendojnë vetëm për vete, për njerëzit dhe familjarët e tyre. Këtyre, që ju ke dhënë “votat” o popull, jetojnë në lluks pa menduar për ty, duke dalë në kamera e televizor, duke u zgërdhirë, duke gënjyer çdo ditë, çdo orë, çdo minute!!! Ruajnë xhepat e tyre të fryrë me mundin dhe djersën tënde. Deri kur do të durohet kështu o popull !? Mjerë populli i thjeshtë! Po më e keqja është degjeneruar rinia, të rinjtë, pak mendojnë për patriotizëm, se kanë mbetur rrugëve, të pa punë dhe pa një të ardhme të sigurtë. I mbajnë sytë matanë kufijve, të ikin jashtë për të punuar, se asnjë prej qeveritarëve nuk e vret mendjen për ta! Nuk duhet të harrojmë që rinia është burimi i energjisë e përtëritjes së Kosovës sonë! Eu, dhe ata që i bënin deri dje thirrje rinisë, për t’ju bashkangjitur UÇK-së, sot ju thonë, që mos të mendojnë më për patriotizëm, se ka kaluar koha e patriotizmit!!!! A e merrni me mend se kush e thotë se?! Po ja që e tha edhe Jakup Krasniqi, në Bitigheim, në Akademin përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të rënies së tre heronjve të lirisë.

    E sot Kosova, akoma nuk ka një status, është në udhëkryq…!

    1.Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29
    chacha Maska e diviner
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353
    Ferit RAMADANI:

    1. PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

    Periudha e shfaqjes se këtij fenomeni të quajtur Jusuf Gërvalla në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, tërësisht në planin ideor e kombëtar, politik e social, e mbi të gjitha atë artistik, pushton një dimension poliedrik që, përmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidës e , në përmasë, përfëshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atë të popullit shqiptarë që artikulon kërkesën për të drejtën legjitime të tij.
    Në këtë rrafsh kjo shpallje e gjenisë së këtij populli të robëruar, në paralelen e ngritjeve përballohet me tendencat e rezistencës krahas goditjeve e shpërbërjeve që ia bëjnë, dhe nëpër varfëri e degjenerime të idesë, nëpër dezintegrime e përqëndrime të partikularizmit përçarës, nëpër klimën e tronditjeve e shpërthimeve që pranojnë jetësimin e karakterit të robërisë, nuk u gjunjëzua, as nuk u mposht. Prandaj, kjo pasojë e kësaj shprehje kushtrimi, nga aparati i juntës okupuese federaliste, s’kishte si të mos e cilësojë këtë rrezik njeri të veçorisë unikate revolucionare dhe frymëzues të simpatisë së unitetit shqiptarë, si person nongrata! Tek e mbramja , fryma e tij e pavarësisë në horizontin e vetëdijes ishte mbjellur ndaj, ai ishte plotësisht i bindur se sido që të ndodhëte, ai mbetej pararojë e ndërgjegjes, pa çka se goditjet dhe shtypjet e aparatit federalist okupues tentonin të krijojnë pozitën e përhershme të nënshtrimeve!
    Kompleksi i sfidave, Jusuf Gërvalla, i përgjithësuar në çështje kushtëzoj ndryshimet që ndodhën për kërkesën e drejtë e natyrore të shqiptarëve.Ai duke shprishur rehatinë shpirtërore për çështjen madhore të idealit , e vrau vetminë që të shpeshtën u vardisej shumë intelektualëve karrieristë e luftëtarë gradash të okupatorëve që saherë në proceset shoqërore vardisej përmbytja e përndjekja ata heshtnin dhe ishulloheshin, dhe i shoqëruar nga masa e mërgimtarëve krijoj varganin e gjatë të aradhave që artikulonin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Krahas krijimit të saj, krijoi komunikimin përmes tubimeve nga njëra anë, dhe vargjeve të prozës e poezisë, dramës e artikujve publicistik, dhe këngës së gjatë të lirisë nga ana tjetër. Pa u lodhur kurrë e me përkushtim intelektuali dhe krijuesi, Jusuf Gërvalla më tepër se prisi, i priu idesë për t’u krijuar klima e historisë së re deri në skajshmëri, e për t’u bërë ndikimi në ndryshim të fizionomisë së kërkesës së shqiptarëve që gjithmonë ishin nisur nga hallakama e mjerimi!
    Ky njeri sublim duke parë katandinë e shqiptarëve nuk mundi të gjejë prehje në vendlindje , prandaj, i shtërnguar nga rrethanat e një dëshprimi u nis që nëpërmjet të letërsisë dhe egzilit t’i shpallë luftë obskurantizmit ortodoksist jugosllav që krijonte tragjedinë dhe vdekjen e shqiptarit ashtu siç do ta pësojë edhe Jusufi tok me Bardhoshin e Kadriun, dy bashkëmendimtarë të tij të paluhatshëm të idesë. Kjo plagë e shekullit për ne fokusohet në dhembje të një motivi të fuqishëm ashtu si të gjithë mërgimtarët që e përjetojnë shkëputjen nga vatani nëpër katër anët e botës dhe ëndërrojnë ditë e natë atdheun e lirë, por, u treten kockat larg tij si sot e ndër mote. Megjithatë kështu nuk ndodh me Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun! Sado që prehen larg atdheut ata kthehen për të jehuar në përvjetorë si kulte e shenjtorë të drejtësisë për atë, përse u privuan padrejtësisht nga të drejtat dhe jeta!
    Universi i kësaj pikëpamjeje padyshim krijon natyrën etike të këtyre martirëve e veçmas të Jusufit, këtij njeriu pararojë e ndërgjegjes dhe zgjim rilindës i vizionit të arsyes etike! S’ka dyshim se ai në përkujdesje të tillë krijoi binarët e rrugëtimit drejt kërkesës për liri, pavarësi dhe
    bashkim të shqiptarëve, por, pa kërkuar kurrë që t’ua marrë lirinë dhe pavarësinë të tjerëve. Ai nuk kishte as nuk i pranonte kërkesat e dukurive irreale. Në të vërtetë ai krijoi kërkesën e një realiteti të natyrshëm dhe elementarë që është i domosdoshëm të bëhet si në ndërdijen e shqiptarit poashtu dhe në sipërfaqen e një lavdie historike të përmbytur nga varfëria dhe robëria okupuese.
    Njeriu i këtij karakteri, Jusuf Gërvalla, në nëntekstin e shprehjeve si krijues , solli stilin e veçantë në poezi, tregim, dramë, gazetari dhe këngë.Ai duke shfrytëzuar fjalën e shkruar dhe të interpretuar, temat, motivet, teknikën e vargut, simbolet e metaforat, forcoj thellimin e ndjenjës dhe të mendimit, ngriti fuqinë dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptarë për të mbetur përjetësisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikës lirike!
    Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish për kompleksin e sfidave. Për atë që përballoi anatemat, mposhtjet dhe përçudnimet dhe u kthye në kult përlindjesh.U kthye në shëmbëlltyrë historike. U kthye në virtyt shpirtëror të afrimeve dhe unitetit. Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish bindshëm për himnizimin e virtytit të trimërisë, për nxitjen e dukshme të etnopsikologjisë shqiptare, për konsideratën dhe gjendjen morale , e veçmas për kulturën intelektuale. Domethënë, Jusuf Gërvalla është veçoria e kualitetit tonë militant që edhe i vdekur, del fitimtar, për të thyer perandorët e tërbuar, që pa asnjë arsye, i vardisen ta mposhtin e copëtojnë me primitivizëm dhe brutalitet, ndërgjegjen e pavarsisë dhe lirisë së shqiptarëve, pa u kujtuar se Jusufët, Bardhoshët e Kadritë, lindin e rilindin për atdheun …



    2. JUSUF GËRVALLA - “ER’ E RE E DASHURISË” !

    Janë të rralla ndodhitë, si ndodhia e Jusuf Gërvallës së vrarë me vllaun e tij Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadri Zekën! Është i rrallë edhe misteri edhe mistika e kësaj domethënie! Megjithatë është unikate vetëm ringjallja e shenjtëruar! Rizgjimi i cili u flet brezave si ta sëndërtojnë idealin për të cilin Jusufi bashkë me Bardhoshin dhe Kadriun flijoi jetën për t’u kthyer të jetojë në çdo zemër të shqiptarit me mall e dhembje, me krenari e guxim , se një ditë në trupin e “Nënëlokes Kosovë “ do të kthehet “ ta puthë rrezja e qartë ngazëllyese “ e pavarësisë!
    Një shekull burg përfundon për Kosovën! Veçmas dy dekada arbitrazhi dhe përndjekjesh nëpër të cilat kaloi shqiptari i trajtuar nga ” Gjuhë e vjetër e kafshës së zezë”!, që nuk dinte tjetër pos mallkimit dhe ngritjes së çdo mekanizmi veprues për ta përdorur dhunën dhe terrorin mbi ta ! Ashtu, siç e përdori krim -mjeshtrinë socialfederalizmi jugosllav atë natë të 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Shtutgardit të Gjermanisë , për t’ia shtuar dhembjen Atdheut dhe plagën shqiptarëve të shpërndarë në çdo skaj të botës, për kafshatën e bukës, dhe për një rreze drite të lirisë!
    Tronditja shqiptare prej këtij terrori të trefishtë ishte e madhe! Ajo nga ky krim përjetoi lëngatë në fushën e krijimtarisë! Në art dhe kulturë! Në këngë e gazetari! Megjithatë fitoi në rezistencë dhe iu kthye asaj me promotorët e vet! Veçmas me Jusuf Gërvallën i cili u ringrit edhe më i rreptë, për ta kundërshtuar praktikën kriminale të kaurrëve të sërbosllavisë dhe mashave të saj! Sadoqë armiqtë e shqiptarëve e kishin menduar gjatë se nga mund ta bënin rrënimin e tyre, shkapërderdhjen në organizim dhe lëvizje, kurrë nuk ia qëlluan! Sepse shpirti i shenjtëruar i Jusufit u bë ngjizje e mobilizimit dhe i përfshiu përmasat deri në paskajshmëri! E, kush ishin ata kaurrë të shkinës sërbosllave që deshën ta mposhtin Atdheun e legjendarit ?! Kosovën e cila kaloi nëpë kalvare e mundime, por, kurrë s’u dorëzua përpara kaurrosllavisë milosheviqiste!
    Rruga nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës ishte rrugë e sakrificës. Ishte rugë e rënieve! Të gjithë ata që shkelën në binarët e saj ishin të gjykuar të flijohen! Dhe të mbesin jashtë rrjedhave të jetës së Atdheut! Këtë kusht e kishte ngritur në ligjësi sërbosllavia! Dhe me përkushtim e zbatonte për t’i rrënuar
    e rrafshuar gjithë ata bij e bija shqiptare që deshën të bëjnë një shenjëzim Kosove! Po kështu veproi edhe me trupat e pajetë të të tre martirëve, Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, duke ua pamundësuar varrimin në Kosovë!
    Por parandjenja prej shenjtori, Jusufin e preokupoi përpara vrasjes kriminale nga kriminelët e sërbosllavisë, dhe ai rrugën e kthimit të tij e prejudikoi kështu:
    “A do t’ ketë akoma natë dimri rreth një stufe
    A do të rrapllojnë shkallët a do të thonë siç thoshin prore
    Na u kthye së largu dimri i paska hyrë në eshtra
    Është atje një rrugë e largët përbri fjalësh të nënës sime”
    (Rruga që shkela dikur)

    Është kjo një porosi apo amanet për brezat të cilët, edhe pas vrasjes së Jusufit , duhet të qëndrojnë deri në pavarësinë e Atdheut, për të cilin , ai , ka dilemë se si do të kthehet përjetësisht për t’u vendosur :
    “Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën
    Deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!

    Edhe në gjendje prehjesh, siç trajtohen vend-varrimet, edhe në situata të jashtëzakonshme, Jusufi e qartëson në poezinë “Fletë testamenti” rivendosjen e tij menjëherë pas ndryshimit të rrethanave të cilat ai në vargje i quan:
    “Le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
    Ballin time mërrolën e çastit plot mëllef
    Se ja tek po zgjohet er’e re e dashurisë së tokës...!

    - Për ku po niset ky feniks?
    - Për në Kosovën martire e të Pavarur ku prehen Adem Jasharajt...! Niset Prometheu t’ia hapë Kosovës kontestin e historisë në Shekullin e ri...!


    3. KOMPLEKSI I SFIDAVE

    Në distancën e shqyrtimeve për ardhmërinë Jusuf Gërvalla krahas shumë veçorive ngërthen në vedi kultin e përlindjes së njeriut që kthehet në shëmbëlltyrë historike. Edhe si krijues , edhe si këngëtar, edhe si udhëheqës, ai del dhe vendoset në profilet e njerëzve që kanë virtytet e afrimeve, të unitetit! Për këtë arsye, nëse ai me shkrimet e tij mbetet Promethe i simbolikës lirike, edhe në definimin e zhvillimit të ngjarjeve dhe etnipsikologjisë shqiptare ai është kompleksi i sfidave për shumë arsye.
    Në planin e parë: Kur çështja shqiptare akoma ndodhej në proceset e bllokimit nga shumë vendime cënuese të sistemit socialist, dhe zhvillohej ndjenja e një varfërimi shpirtëror për Të, edhe ngritja e një muri të përhershëm të ndarjes së Shqipërisë nga pjesa e saj më e madhe ku jetonin shqiptarët e okupuar nga regjimet ortodokse, ishte një natyrëshmëri e domosdoshme e arsyetuar nga gjithë mekanizmat botëror, Jusuf Gërvalla kishte parandjenjë se duhet të dilej nga këto vargonj! Kjo padrejtësi e copëtimit të Atdheut, Jusufin parasëgjithash si poet, e frymëzoi që të bëjë shestimet nëpër vargjet e një sipërfaqjeje të lavdisë por të mbuluar me metaforën dhe simbolin e lirisë. Pikërisht , tashti konsiderata për të, e ka përfëshirë çdo dimension shqiptarë .
    Në realitetin e përditëshmërisë sonë ka shumë paradokse në botëkuptime! Tek ndjenja e administratorëve ligaqë dhe klanet politike, Jusuf Gërvalla del Tërësi tokësore ku bëhet zhvillimi shqiptar! Ai është kthyer në një çështje parësore për karakterin e tij militant e të guximshëm që hyri në përballje me instancat e pushtuesve Jufederalist, por edhe me shumë forume ndërkombëtare të përgjumura, dhe bëri zgjimin , aq më tepër, theu kornizat e mendësisë, nga heshtja që kishte kapluar shqiptarët, e veçmas Kosovën!
    Nga poezia “Fletë testamenti” që vjen e ngulet si amanet i përherëshëm për brezat, Jusufi s’ka se si të heshtet. Ai del komplet i rikthyer në urragan - njeri , që pasi ta gjejë apo ta marrë “ statusin për të gjithë” kërkon “Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin”! Poeti është i vetëdishëm se “zgjimin” e shqiptarëve shumë aparate perandorishë e kishin heshtur! Me një fjalë e kanë mposhtur! Por Jusufi, edhepse parandjenjën e “mposhtjes” e ka, sërish kërkon “të më ngurosin” e që ajo ngurosje del si një përlindje e përherëshme! Rishikimi i një vazhdimsie për të mbërri deri aty ku do të njiheshin të gjithë, apo do të pranoheshin vlerat e shqiptarit, e ka ndezur shpirtin e krijuesit! Në gjoksin e tij troket frymëmarrja edhe ndjenja se: “ në nisjen time në fillimin tim të ri”, përfëshi Dramën e Madhe Shqiptare, e, krahas gjithë rindërtimit të tillë që do të ketë edhe padrejtësi, shpërthime e degjenerime të karakterit të robërisë, shqiptari do të arrijë kulmin e mirëkuptimit tek faktorët e jashtëm!
    Në planin e dytë : Jusuf Gërvalla, shndërrohet në udhërrëfyes që e pret ardhmërinë e rëndë. Edhepse është i vetëdishëm se çështja shqiptare është çështja më e goditur, prandaj është edhe më e përçudnuara për t’u zgjidhur, ai e hap kontestin e një Historie të Re që prej saj s’duhet hekur dorë. Vargu “ në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë” kthehet si arsye ku përballen mirësia me prapësinë, e me këtë rast ndeshet poeti me “gjuhën e vjetër të kafshës së zezë”. I vetëdishëm se në këtë rrugë do të pësojë, sepse edhe shumë vëllezër të kësaj ideje në frontin e përballjeve, apo në distancat e qëndresës kishin përjetuar dëmtimet tragjike, për atë se “Kafsha e zezë” kaurroshkinia sërbosllave nuk do, as nuk e pranon variantën tjetër , pos nënshtrimit! Jusuf Gërvalla në sëndërtimin e nismave e ka të qartë se do të ndeshet me të papajtueshmen, me anticivilizimin, me antinjerinë, me pushtetmbajtësit, dhe me manovelat e tyre shqiptarë! Megjithatë, për nga drejtimet e kaheve ai e ka arsyen ta kërkojë në trollin e vet gjithë atë që i takon një situate vendimtare, që në analet e jetës kthehet në kulm përcaktues :
    “Vermëni atje tek do të tregojë guri për udhën”!
    Kjo parelele e ka tendencën e një zhvillimi në hapësirën jetësore të popullit shqiptar. Ashtu siç deshën t’ia rrumbullaksojnë lumturinë e cënuar nga ferri i dhunshëm i “kafshës së zezë” dhe me të ta bëjnë legjitime edhe varfërinë edhe nënshtrimin, për të vendosur përbashkësinë e jetës dhe mirëqenies ata që pak apo aspak nuk i njohin shqiptarët, ose, të vendosin ata që pak ose aspak nuk i duan shqiptarët! Prandaj Jusufi i vetëdishëm për këtë ngritet në poezinë “Fletë testamenti” dhe bëhet rrëfyes “ guri për udhën” , e që shpie “ deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë”!
    Në planin e tretë: Universalja si buronjë ekspresive krijon fenomenin e tërësisë që idenë e sëndërton në çështje! Të këtillë kanë qenë pak, apo, të tillë, rrallë ka pasur në botën e historisë krijuese! Në botën e revolucionit! Jusuf Gërvalla është veçoria unikate që ka ndezur mekanizmat e Lëvizjes Kombëtare dhe sot është bërë integruesi më i madh i karakterit sfidues. Ai e paralajmëron shpalljen e sfidës së tij me vargun :
    “Ja tek po zgjohem er’ e re e dashurisë së tokës”! për Vetvendosjen Shqiptare !
    Sido që të shkruhet, varësisht prej disponimeve, prej rrethanave apo prej klimave të interesave, vetëm një përfundim del për Jusuf Gërvallën. Ai e paralajmëron nivelin e kthesës apo të mbijetimit të tij, e , që në zgjidhjen universal, është përmasë e pranimit, karshi tërbimit të sunduesve ballkanikë, se shqiptari i ka vlerat, dhe meriton të jetë “ er’ e re e dashurisë së tokës”! Edhepse në shpërbërjen e saj u organizuan dhe ndikuan shumë përqëndrime partikulare, tërësia e lidhjes prapavajtëse për një identifikim dhe unifikim të plotë është një e drejtë e patjetërsuar. Prandaj nuk ka se si të mohoet çështja e shqiptarit, por, nga ana tjetër as të lejohet krimi hstorik i natyrës së vazhdimësisë së zhvillimeve për të mbetur të copëtuar e të nënshtruar. Çështja e tillë nuk do të mbesë sa për t’u ngushëlluar me trajtimet e përmbajtjeve të sakatuara e, që jepet si peshë apo si rrjedhim i kohës. Ajo, në trajtimin e tillë do të bëhet epoka e shfaqjes së një profili të përballjeve për të përmbushur kushtet e trajtimit të drejtë! Për çdo vendosje të njëanëshme, apo periferike, ndërgjegjeja e poetit nuk pajtohet, prandaj ai del edhe në vargje kundër “ dimrit të madh të dashurisë sime”!
    Jusufi ka një besim të madh në përmbajtje të domethënies së mbijetimit! Ai e thekson se do të mposhtet çdo ngjyrë interesash, identifikimi i të cilave, bëhet përmes vargut “se do më vini përsëri ju pas”! Ai e parandjeu se partikularizmi për zgjidhjen shqiptare do të kthejë artikulimet e kërkesës në shumë pikëqëndrime. Kjo natyrë e shprishjes varësisht prej rrethanave ia mundësoi poetit shpalljen e gjenisë dhe ai në mos plotësisht , ia qëlloi jetësimit të tillë partikularë e provincial, që përhirë të shpërthimeve egoiste dhe orekseve të bajraktarizmit pranuan ecjen nëpër procesin e shthurrjes.
    Në planin universal: Jusuf Gërvalla karakteri i afrimeve dhe unitetit bindshëm himnizon nxitjen për kualitetin militant dhe përmes :
    “rrjedhës së qetë të fatit që pret
    shigjetë e mërisë le të bjerë mbi dhe”.
    Me këtë shpalim të kësaj veçorie, ku në rrjedhën përfundimtare të fitores, krahas gjithë dhembjeve, plagëve , shkatërrimit, djegieve e shkrumit, shqiptari do të ngadhnjejë në tokën Arbërore të anaksuar nga “ kafsha e zezë” sërbosllave, që në shpalimin e kujtimeve historike të mbesë kaptinë :
    “ në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
    kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres”...

  10. #30
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

    Kapitulli I Parë

    17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.
    Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre.
    Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas 23 vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?

    1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër
    Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë.
    Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
    Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
    I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.
    Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
    Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë, sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.

    Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.

    2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë
    Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:

    1. Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.

    2. Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.

    3. Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.

    4. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.

    5. Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".
    Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
    Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
    Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.


    3. Uniteti i veprimit

    Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.

    Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve.

    Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf.

    Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.
    Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:

    1. Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;

    2. Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;

    3. Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;

    4. Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;

    5. T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;

    6.Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;

    7. Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;

    8. Lirinë e fjalës dhe shtypit;

    9. Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;

    10. Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;

    11. Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.

    Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.

    4. Pse u krye atentati?

    Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.

    Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.
    Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike.

    Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet.
    Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.

    Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës.
    Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.

    Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.
    Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike :

    28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsbourg-ut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarët.

    Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.

    Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarësh.

    Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.

    5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!
    Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla.
    Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…
    Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës.
    Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë.
    Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.

    Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.
    Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.

    Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij.
    Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronn-i.

    Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave!
    Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.

    6. Praktikat e ekzekutimit

    Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.
    Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.

    Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.

    Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.

    Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.

    Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:

    Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22-15 min i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht:

    I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.

    Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur.

    Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.
    Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).

    7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?

    Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm.
    Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate.
    Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.

    Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.

    Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac.
    Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë.

    Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe.
    Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.
    Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
    Eshtë udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.

    As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave.
    … Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.

  11. #31
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    KAPITULLI I II-të

    (Gazeta Gjermane) Der Spiegel, 25 janar 1982

    E tëra dukej si pas një ekzekutimi
    Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.
    BMW-ja e gjelbërt 316 dilte nga garazha. Shoferi nuk donte ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë deri te udhëkryqi duke vozitur së prapthi diku rreth 40 metra.

    Kur ndalet vetura del një njeri nga një vend ndërtimi në anën e djathtë të veturës dhe gjuan nga një distancë 3m. në veturë. Një njeri i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinj të frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.
    Ishte shqetsuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së "Untergruppenbach"-ut te Heilbronni: Vetura vazhdonte të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedalen e gasit. Pastaj ai e lëshon si duket freksionin dhe vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri sa i mëshon një garazhe përballë. Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet.
    Policia ka gjetur në veturë:

    -Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeq, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qëndronte i vdekur pas timonit,
    -Bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe
    -Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba.

    Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit.
    Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.
    Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).

    Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi".

    Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer vitimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese". Edhe kjo flet për UDB-në."
    Qe shumë vite grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarë e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë fund kësaj veprimtarie.

    Ndërsa përgjegjësit janë dal në shesh. Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumënacional - dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit.
    Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës, Beogradi e nis një komando menjëherë për ta likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat, në të cilin Goreta shpëtoi për pak.

    Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. "Nuk mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet e tyre të brendshme".
    Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç thonë politikanët e Beogradit.

    Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata e përgjithshme në Stuttgart.
    Për shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme, në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruasit e diktuan se dikush nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë disa brenda dhe pos fotografistit ata e takuan edhe konsullin e përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata au morën filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë në polici.

    Kjo mund ta ketë lidhur një zingjir vdekjeprues, se njëri prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh Gërvalla, ngarësi i veturës, i vrarë te Heolbronn-i.
    Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë edhe redaktor i gazetës "Zëri i Kosovës" në ekzil.

    Bardhosh Gërvalla kshte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi i martuar, dy fëmijë ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij.
    Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë antar udhëheqës i "Fronti të kuq" që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës.
    Jusufi, i martuar, tre fëmijë, duhet të ishte bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi "Zëri i Kosovës", për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpuntor kompetent i të njëjtës revistë.
    Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në "Auf der Habichtshöhe 40" e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrenare dhe një yll - ngjyrat e Kosovës dhe njëherit flamuri kombëtar i Shqipërisë.

    Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra në Heilbronn. I ngjashëm ishte edhe një aksion i madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit, kur bashkëkombësi, Rasim Zenelaj u muar në shënjestër. Zenelaj ka qenë një antar udhëheqës i "Besëlidhjes Kombëtare Shqipëtare".
    Me gjuajtjet nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav.

    Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës dhe kanë eksponur ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike.
    Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojes. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konzullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur "Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt.
    Surla i vizitonte shokët e konzullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surla-n. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit sekret Milan Shashiç.
    Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelajt dhe i dërgonte Tozo-s informacione. Edhe Surla filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.

    Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor. As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgaditjeve për atentat.
    Organet gjermane nuk kishin vepruar ne mënyrë të kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombas i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitur me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër ta mbledhte me numrin dy.
    Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata e përgjithshme jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane.
    Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaport, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj.
    Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për të shëtitur para konsullatës jugosllave. Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët.

    Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zdesh jelekun e tij antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë.

    Si ndihmëse u gjet shpejt bjondina serbe Zorica Aleksic. Ajo jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e bindën atë. Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga banja, Zenelaj e kishte zdeshur jelekun antiplumb. Prej pesë goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi.

    Autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një tiketë për Beograd. Me një Volvo ishin nisur menjëherë për në aeroportin e Frankfurt-it.

    Mirëpo serbja nuk mundi ta lëshonte vendin. Fqinjtë, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë. Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. Një gjurmim i shpejtë në rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport.

    Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar të kthehen në Jugosllavi. Surla mundi të ikte që në ditën e atentatit. Surla u paralajmërua me anë të telefonit dhe ishte përgjigjur: "në rregull". Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate, e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg në hotelin Holiday Inn. Aty humbën gjurmët e tij.

    Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në. Një vërtetim është 10. tetori 1981në Bruksel: Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë të kalibrit 7.65.
    Gruaja e tij e cila ishte me të ishte lënduar rëndë nga goditjet. Ibrahimi ka qenë nënkryetar i "Besëlidhjes shqiptare".
    Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte te Göppingen-i dhe ka qenë i njohur te fqinjtë si "një burrë i vjetër dhe i rrespektuar". Policët kompetentë ishin të brengosur se "mos do ta vrasin edhe atë". Që prej atëherë, Fazlija është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet më në lidhjen telefonike të mëparshme.

    Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në luftën kundër kësaj lufte ilegale. Në të vërtetë ekziston një marrëveshje në mes të Bonn-it dhe Beograd-it për të përkrahur njëri-tjetrin në rast atentati. Herëpasherë ndërrohen informata për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të ndonjë arme.

    Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet. Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë bërë atentate në kroatët në ekzil, në shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta të cilat gjuajnë me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim majtor rreth boshtit. Organizatorët e atentateve as që e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë dallim.
    Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër anëtar të RAF-it gjerman, jugosllavët prezentuan një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht për t`i ndërruar ata. Zyrtarët gjermanë e refuzuan këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it.
    Nëse mund të flitet për bashkëpunim në mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet. Në vend që t`i përciellin shkakëtarët, jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën e motiveve: "grindje për çështje nderi", "grindje për femra", "hakmarrje përreth stacionit të trenit" ose "tregti armësh" janë konfliktet e vërteta.

    Politikanët jugosllavë e mohojnë katgorikisht implikimin e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje me këtë ka bisedime të rregullta në mes të ministrisë së brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas. Ministri i punëve të brendshme Franjo Herljevic, një gjeneral i vjetër partizan dhe bshkudhëtar i Titos, i demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk është duke vepruar në Republikën Federale Gjermane.

    Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së Fritz Wittmann në vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonn-it lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me këtë, thoshte ministrja Hildegard Hamm-Brücher, vetëm atje ku është e arsyeshme dhe e dobishme.
    Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetëdëshmi për veprime të UDB-së. Në ambasadën jugosllave ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte për Beograd dhe kurr nuk përgjigjej. Në shumicën e rasteve vetëm i rrudhte krahët.

    Arsyen për këtë stil të mbajtun gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd.
    Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë. Në një pritje shefi i policisë së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të vimë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar".

    Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i shtetit në Bonn tha: "Në këtë ne vetëm kemi qeshur".
    Përktheu Ramadan Latifaj


    KAPITULLI I III-të

    Anatomia e një atentati
    Shembuj që duhet kujtuar

    Shqiptar OSEKU

    Sikur populli shqiptar ta kish një histori të mirëfilltë shkencore, e që mjerisht ende s'e ka, disa kapituj të trashë do t'i kushtoheshin patjetër lëvizjes nëntokësore të rezistencës matanë kufinjve të Shqipërisë administrative. Do t'ishte fjala, pa dyshim, për një rrëfim jashtëzakonisht interesant, për shqiptarë e për të huaj. Ajo do të nxirrte në shesh përvojat komplekse të një populli "të ndaluar" në rrafshin e mosbindjes qytetare dhe rezistencës së armatosur ndaj okupimit, përvoja këto që janë edhe sot aktuale në shumë anë.



    Cilat ishin motivet e atyre që u angazhuan në ilegale? Ç'i shtynte ata që kryeneçësisht, pa asnjë shans ushtarak e pa asnjë shembull të mbarë lokal (madje përkundrazi), ta sfidojnë pareshtur një okupim ushtarak, administrativ, socioekonomik e kulturor ndër më të jetëgjatët e më brutalët në kontinentin e Evropës? E ç'i shtynte të tjerë, nga ambient i njëjtë e me prapavijë të ngjashme, të zgjedhin tjetër rrugë, të bëhen neutralë a administrues të zellshëm të okupimit?

    Këto dhe shumë pyetje tjera interesante mbeten ende, mjerisht, pa një përgjegje të përmbledhur. Megjithatë, copëra fragmentare por domethënëse të përgjegjes ofron jetëshkrimi i personave që janë bërë të njohur, shumica post mortem, si ikona të rezistencës.




    Jusuf Gërvalla, albanolog, poet e publicist, vëllai i tij Bardhosh Gërvalla, punonjës social me diplomë universitare të anglishtes, dhe shoku i tyre i armëve Kadri Zeka, gazetar, bëjnë pjesë në heronjtë e ilegales nga fundi i Luftës së Ftohtë, që mbaruan tragjikisht vetëm 10 vjet para ndërrimeve dramatike në kontinentin Evropës. Ata lindën e vepruan në një epokë të errët, duke i ndjekur pa kompromis idetë e veta për çlirimin e një populli që shtypej në rrethin e nëntë të ferrit evrolindor, mes çekanit komunist e kudhrës nacionaliste. Fundi i tyre, të mbytur gjak në terrin e një nate të ftohtë e të varrosur në dhe të huaj, ish komponuar enkas për t'ua kujtuar shqiptarëve në mënyrë diskrete kumtin makabër të zotërve të tyre serbë, atë kumt të stërlashtë të pushtuesve për të pushtuarit që do të shfaqej sërish sheshazi në Ballkan në hyrje të shek. XXI: "Mos ngritni krye, se jua këpusim kështu të gjithëve!"

    Sivjet, kur bie përvjetori i vrasjes së tyre, historiografia zyrtare shqiptare do të bënte mirë ta rrëfejë deri në fund tregimin e prerë të Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të shokëve të tyre. E kur ta ketë rrëfyer atë, t'i tregojë edhe rrëfimet e atyre që ishin para tyre, e të atyre që vijuan pas tyre. Jo pse e ka obligim para tyre. Po pse e ka obligim para vetit.

  12. #32
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Jusuf Gërvalla Me Shokë – Yje Të Pashuar

    JUSUF GËRVALLA ME SHOKË – YJE TË PASHUAR
    Shkruar nga Ramadan PLLANA
    Monday, 14 January 2008


    - Kosova nuk ka nevojë për disa zëra të ngritur, por ka nevojë për një zë të fuqishëm… (Jusuf Gërvalla)

    U mbush plot një çerek shekulli nga vrasja mizore prej dorës kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës.
    Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshëm!
    Ata u nderuan, nderohen e do të nderohen me respekt të madh nga populli, kështu ata e fituan përjetësinë në zemrat e kombit, sepse ata u ngritën për të mos rënë kurrë.

    Hasan Prishtina i madh, ndër të tjera, do të thotë mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe këto fjalë: - O Gurakuq! Me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo, kurrë. Se emri yt është i shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruaj me shkronja të arta!

    Se është kështu më së miri flasin zemrat dhe goja e popullit që i këndon të gjithë heronjtë e vet të të gjitha kohërave, nga Agroni e Teuta, nga Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isë Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Cerçiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shumë e shumë të tjerë. Mbesin të paharruar dëshmorët e kombit të çdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët e vet, me emra të dëshmorëve të paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shumë e shumë të tjerë…

    Këtë zinxhir flakadan kombëtar do ta kurorëzojë me shkronja të arta plejada e Epopesë së lavdishme e heroike e UÇK-së, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashkë me të vëllain Hamzën e me familje, me luftën pa kompromis me pushtuesin, luftë që do të sakrifikojë bijtë e bijat më të mira të kombit nga të gjitha trojet, nga ta po i përmendim vetëm pak prej tyre, ishin edhe këta luftëtarë, tani dëshmorë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehë Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Mujë Krasniqi, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Ferki Aliu, Bahri Kuçi, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Ahmet Kaçiku, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafë Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jetë Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiçina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra të tjerë, tashmë të skalitur me shkronja të arta; Adem Jashari, UÇK-ja me luftëtarët trima do ta shkëpusin, njëherë e përgjithmonë, zinxhirin e zi të robërisë serbe duke ia dhënë grushtin vendimtar në beteja të njëpasnjëshme, heroike e të pabarabarta në armatim e në ushtri duke e bërë Drenicën kala të pamposhtur e varr të armikut dhe Kosovën mollë të ndaluar për apetitet e kriminelëve pushtues të Serbisë.

    Edhe emri i Jusf Gërvallës është shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë. Atë e mbajnë me dhjetëra shoqëri kulturo-artistike, shkalla e institucione, klube letrare brenda e jashtë atdheut etj. Sot, në këtë ditë kujtimi për te e për Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojmë të gjithë. Vëllezrit, miqtë, shokët, shoqatat që mbajnë emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtojë tërë kombi ynë.

    Ne shokëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëkohësve të tij, na takon më së shumti që duke përkujtuar figurën e tij të ndritshme ta bëjmë sa më të ndritshme para gjeneratave të reja, sepse vepra e tij na obligon të bëjmë gjithmonë me përulje përkujtimin e tij.
    Jusuf Gërvallën e përcolli fati i atyre dëshmorëve që kurrë nuk pushuan duke punuar për lirinë e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjve që populli i çmon shumë sikur që ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj.
    Adem Demaqi, njëri nga frymëzuesit dhe bashkëveprimtarët e Jusufit, në shumë përkujtime e përurime për te thotë se UDB-ja e vrau vëllaun tonë Jusufin sepse ia kishin frikën.
    Familja Gërvalla ishte një familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmonë kanë qenë si halë në sy për robëruesit serbosllavë, mu për këtë ata bënin lloj- lloj shantazhi e eksperimente çnjerëzore mbi to, që ata nga këto zullume të shpërnguleshin për në Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosovës të pastrohen nga gjaku shqiptar e të kolonizoheshin me serbo-malazez. Këtë fat të hidhur e pati përjetuar edhe familja e Bardhosh Gërvallës (e atit të Jusufit), i cili u detyrua që disa herë të blejë tokën e vet.
    Jusufi lindi më 1 tetor 1945, djali i dytë i Bardhosh Dinës, në fshatin Dubovik të Deçanit. Babai i vdes në vitin 1951, kur Jusufi ishte në moshën gjashtëvjeçare. Tërë kujdesi për rritjen e tij, si dhe të vëllezërve të tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do t’i mbetet nënë Ajshes. Ajo duke parë zellin dhe talentin për mësim e dituri do ta dërgojë Jusufin e ri për shkollim në Pejë tek vëllai i vet Lush Buzhala. Pasi kreu dy-tri klasë të shkollës fillore në Prapaqan (sot shkolla fillore «Jusuf Gërvalla») vazhdon mësimet në shkollën fillore «Ramiz Sadiku» në Pejë dhe pastaj shkollën e mesme në Gjimnazin «11 Maji» në Pejë.

    Kishte talent për muzikë dhe gjatë pushimeve i binte kitarës dhe këndonte. Ndikimi i tij në rrethin ku gjendej ishte shumë i madh. Më 1966 u regjistrua në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Kushtet e vështira jetësore e detyruan që ai, si student të punojë si anëtar në Korin e Radio Prishtinës. Në fillim të vitit 1967 martohet me Suzanën, me të cilën do t’i ketë tre fëmijë: Premtonin, Donikën dhe Ergonin. Në vjeshtë të vitit 1967, duke iu falur talentit të tij e angazhojnë edhe si këngëtar të muzikës argëtuese si dhe përpunues i teksteve të këngëve për radio. Më 1968 e lëshon fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit «vetëqeverisës» dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra – në Fakultetin Filozofik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Më 1968 punonte si sufler në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës. Kështu i jepet rasti që nëpërmjet të TPK-së të bëjë një vizitë, (vizita e parë dhe e fundit e këtij lloji nga TPK) të burgosurve shqiptarë në burgun e Nishit ku luajti në pjesën teatrale «Duke pritur Godon» të Samuel Beketit. Ai e shfrytëzoi këtë rast duke ia hedhur një letër shokut të tij, të burgosurit politik, Afrim Loxhës, me këto fjalë: »- Mbahuni! Mos u mërzitni! Nuk jeni vetëm, të gjithë jemi me ju. E ardhmja është e jona. Liria po vjen… » Pas disa ditësh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-së në Prishtinë. E akuzonin si organizator dhe pjesëmarrës në demonstratën e nëntorit të vitit 1968, për pjesëmarrje në manifestimin e madh që u bë mbi varrin e Murat Mehmetit, të vrarë në demonstratë. E kërcënonin me burg të rëndë, të përjetshëm e deri në vdekje. Të gjitha këtyre akuzave e shantazheve ai iu përballoi ashtu siç i ka hije një atdhetari të pamposhtur dhe në mungesë të fakteve për akuzë lirohet. Por, siç do të shihet Jusufi do të përcillet nga UDB-ashët deri në vdekje si njeri shumë i rrezikshëm për «vëllaznim-bashkimin» e shtetit jugosllav. Në këto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Kështu edhe Jusufi do ta përjetoi varfërinë e madhe studenteske bashkë me të shoqen dhe të birin e sëmurë dhe do të vuaj për kafshatën e gojës. Më 1971 do të vendoset në Shkup, ku do të punësohet si përkthyes në «Flakën e Vëllazërimit». Aty iu dha mundësia për të botuar edhe punimet e veta, si poezi, tregime, reportazhe etj. Pas vitit 1973, pas kryerjes së shërbimit ushtarak pranohet për gazetar «Rilindje», ku do të punojë deri në fund të vitit 1979 kur detyrohet të largohet jashtë atdheut.
    Krahas këtyre angazhimeve legale që do të t’i ketë në punë e shoqëri të përditshme, Jusufi punën më të madhe do ta bëjë në veprimtarinë ilegale, në veprat e nisura nga rilindësit tanë, nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Ai do të vazhdojë të kryej punën e nisur për liri e pavarësi nga bashkëvepruesit e tij më me përvojë që tashmë ishin nëpër burgje (Adem Demaçi me shokë) dhe të tyre që kishin rënë dëshmorë për atdhe (Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj).

    Këtë aktivitet do ta përsos me ardhjen e tij në «Komitetin Qendror» të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi ( LNCKVSHJ), bashkë me Metush Krasniqin, Sabri Novosellën, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanën. Jusufi u pranua në «Komitet» të LNCKSHVJ në vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po më i njohur u bë në mesin tonë ilegal si Gazetari i Lëvizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirtërisht për ngritjen ideo-politike në frymën kombëtare e shkencore të punëtorëve, studentëve, fshatarëve, si dhe të gjitha shtresave të tjera popullore. Ai, në bashkëpunim me shokë brenda e jashtë Lëvizjes sonë, luajti një rol shumë të madh për t’i treguar popullit tonë të robëruar shtigjet më të përshtatshme kah bashkimi e çlirimi kombëtar, në veçanti e kishte tehun te edukimi i shëndosh i rinisë studentore e shkollore ; mu për këtë rëndësi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror të LNCKVSHJ prej 5 anëtarësh, gjë që realizohet më 12 mars të vitit 1979 në Prishtinë. Pas burgosjes së disa anëtarëve të Lëvizjes, në nëntor të vitit 1979, si dhe të vëllait të tij Hysen Gërvallës, Jusufi detyrohet të dalë jashtë atdheut - strehohet në Gjermani.

    Ai nuk do të pushojë kurrë së vepruari në dobi të çështjes madhore të atdheut - të çlirimit të Kosovës me viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi dhe të bashkimit me nënën Shqipëri. Jusufi shkruante në organet «Bashkimi», «Lajmëtari i Lirisë», «Liria» dhe «Zëri i Kosovës». Me shkrimet e tija u dëshmua si luftëtar i pa kompromis për liri e pavarësi, angazhohet për aspiratat e drejta të popullit të vet duke kristalizuar drejt kërkesat që u shtruan për Kosovën Republikë. Me argumente dëshmoi para Evropës për shtypjen dhe shfarosjen që po i bëhej kombit shqiptar, qysh nga viti 1978, nga shovinizmi serb, me faktografi tregohej se këto shtypje të egra po i bëheshin edhe sot popullit shqiptar nga shovinistët fqinjë dhe disa herë edhe nga diplomacitë evropiane të kohës.
    Në prag të ngjarjeve të mëdha historike, të demonstratave të marsit dhe të prillit të vitit 1981, Jusufi, nëpërmjet revistës «Lajmëtari i Lirisë» do të shkruaj: «po bëhet gati populli për hakmarrjen e vet të madhe! (…) Do të derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë dhe do të ngadhënjejmë mbi armiqtë e mbi tradhtarët e çdo ngjyre. Dita e lirisë po afrohet. Po vjen dita që armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsitë e bëra mbi popullin tonë…Vetëm të bashkuar e të vendosur, me besën e madhe shqiptare, do të arrijmë në fitoren tonë të sigurt… »

    Jusufi punonte ditë e net për bashkimin dhe shkrirjen e të gjitha organizatave, si jashtë ashtu edhe brenda atdheut, në një Lëvizje gjithëkombëtare. Për këtë kishte punuar më së shumti me Kadri Zekën, udhëheqësi i Grupit Marksist Leninist të Kosovës, OMLK-në. Ata si udhëheqës arritën që të organizojnë demonstrata në qytete të ndryshme të Evropës Perëndimore. Më 11 prill të vitit 1981 para ambasadës jugosllave në Bernë, më 18 prill në Cyrih, më 25 prill në Shtutgart, më 9 maj në Mynih, pastaj janë mbajtur demonstrata para përfaqësisë së OKB-së në Gjenevë, në Suedi, Francë, Belgjikë, e në vende të tjera.

    Përveç shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve të ndryshme në gjuhë të huaja bashkëpunimi i Jusufit me Kadri Zekën do të shihet edhe me publikimin e revistës «Liria». Në kohën kur bisedimet rreth çështjes së bashkimit, Jusufi fillon të publikojë revistën «Zëri i Kosovës», (numri i parë i saj doli organ i LNÇKVSHJ-së) në nëntor të vitit 1981, numri i dytë në janar të vitit 1982, botohet pas vrasjës së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda për bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do të ndërpritet vetëm me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi më 17 janar të vitit 1982, rreth orës 22.15 minuta në Untergrupenbach afër Shtutgartit në Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbetën të vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur për vdekje me tre plumba në gjoks qëndron gjallë dhe i fortë Jusufi edhe pesë orë të plota. Në pyetjen e policisë sekrete gjermane se kush kishte shtënë mbi ta, ai me vetëdije dhe bindje të plotë ishte përgjigjur se ata i kishte vrarë policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe në spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zezë gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu Vidiq, që ishte me origjinë jugosllave bënte çmos që pacienti të mbetej nën mëshirën e plumbave që e kishin goditur në gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gërvalla vdiq më 18 janar të vitit 1982 rreth orës 03.00 të mëngjesit.

    Sot duke përkujtuar këto figura të ndritshme kombëtare, të nderojmë emrat dhe veprat e tyre duke u përpjekur për ta jetësuar detyrën e madhe që na e shtruan ata, si të gjithë dëshmorët tjerë para e mbas tyre, sepse kështu duke përmbushur këtë obligim historik atyre ua mundësojmë që të pushojnë të qetë në gjirin e tokës mëmë. Them këtë sepse edhepse Sebia e larguar, me forcë nga UÇK-ja e nga forcat e NATO-s më 1999, nuk ndalet së kërcënuari për luftë të re në Kosovë, gjithnjë mbreh dhëmbët dhe shantazhon haptas para neve e para faktorit ndërkombëtar për një luftë për ta rikonolizuar Kosovën. Uji fle armiku nuk fle!
    Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnjë ngjyrë a pikëpamje politike, «dallim» që mundohen ta trumbetojnë edhe sot ca zëra të mekur pseudopatriotë, e vërtetoi edhe vdekja e tyre. Ja se çka thonë pishtarët e kohës për ngjyrat dhe dallimet e tyre:
    - Kosova nuk ka nevojë për disa zëra të ngritur, po ka nevojë për një zë të fuqishëm. (Jusufi)
    - Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve. T’i bashkojmë grushtet e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. (Kadriu)

    Pra kjo dëshmon se ata kishin një mendim që dëshmon se ideal thelbësor i të gjithë luftëtarëve ishte çlirimi kombëtar. Ky shembull dhe kjo rrugë mbetet gjithmonë aktuale. Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gërvallës me shokë mbetën yje të pashuara për liri e bashkim kombëtar dhe do t’i kujtojmë gjithmonë, si të gjallë, në kujtesën dhe shpirtin tonë!

    Jusuf Gërvalla me shokë – yje të pashuara!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  13. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Në 26 vjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvallës

    RRUGA LETRARE E JUSUF GËRVALLËS



    Shkruan: Kadri REXHA

    Zvicër, 16. I. 2008



    Si poet Jusuf Gërvalla ( foto ) sprovat e para i bëri poashtu si gjimnazist. Nëse nuk i llogarisim këtu tekstet e këngëve dhe pak poezi e trgime të tij, të botuara në gazetën “Flaka e vëllazërimit, fillet e poezisë së mirfilltë të Jusuf Gërvallës datojnë nga viti 1974, kur para lexuesit paraqitet me poemat Baladë për shavarin dhe Kalon pran meje që të dyja të botuara në gazetën e studentëve “Bota e re”. Gjatë këtij viti Jusufi ia ofron për botim një cikël poezishë edhe revistës letrare “Jeta e re”. Pasi që poezitë ndahen për botim, ende pa dalë revista në qarkullim, Rexhep Qosja, asokohe kryeredaktor i revistës në fjalë, e fton Jusuf Gërvallën dhe me një ndjenjë të fuqishme kënaqësie dhe gëzime, me fjalët më të mira, i uron këtij sukes në fushën e krijimtarisë artistike. Poezitë u botuan me titull të përbashkët Caste poetike.

    Në recensionin që këtij numri të revistës “Jeta e re” i bëhët nga e përditshmja “Rilindja”, si karakteristike e poezisë së këtij numri theksohet dhe ndahet për shqyrtim mu ky cikël. Mehmet Kraja, autor i shkrimit, në këtë poezi sheh një origjinalitet, një botë të pasur dhe të pastër ndjenje e mendimi, një poezi idesh dhe përgjithësimesh të mëdha, të karakterizuara nga gjuha e pasur, nga narracioni poetik, asociacioni, muzika, ritmi i brendshëm dhe i jashtëm etj. Gjatë vitit 1974 Jusuf Gërvalla e përgatiti për shtyp librin e parë me lirika me titull “Shtëpia në rrugë”, të cilin para se ta dorëzonte në radaksi e pagëzoi Fluturojnë e bien, titull simbolik që mbi supet e veta e mbartë e idenë dhe porosinë e mbarë librit. Libri u botua në kuadër të Redaksisë së Botimeve të “Rilindjes” në Prishtinë, në fillim të vitit 1975.

    Ky libër, siç shprehej edhe vetë Jusuf Gërvalla gjatë bisedave dhe në ndonjë intervistë, vinte si një borxh ndaj së kaluarës, si shkarkim i poetit nga barra e rëndë e kujtimeve të fëmijërisë, të kujtimeve të idhta dhe të ëmbla për vendlindjen e tij, e cila duke ecur tehut të gërminës dhe ekzistencës së saj mbahej gjallë nga përpjekjet dhe dështimet, nga ngritjet dhe rëniet, nga dëshirat dhe ëndërrat, nga dashuria dhe urrejtja... Libri u prit mirë nga lexuesi dhe nga kritika letrare. Brenda një kohe të shkurtë botimin e këtij libri e shënuan pjesa dërmuese e gazetave dhe revistave tona. Botimi i këtij libri u shënua edhe në shtypin jugosllav. Gjatë vitit dhe më vonë për këtë libër u botuan mbi dhjetë ese, recensione dhe vështrime letrare. Për të shkruan Ali Aliu, Teki Dërvishi, Jusuf Buxhovi, Resul Shabani, Sylejman Syla, Januz Fetahaj, Bajram Sefaj, autori i këtij shkrimi, etj. Në vështrimin kritik për këtë libër dr. Ali Aliu ndër të tjera pohon se Jusuf Gërvalla me veprën e parë poetike provon të sjellë “një ton të ri në rrjedhat e poezisësë sotme te ne.”

    Sipas kritikut vargu i poetit është “i qartë në konceptimin dhe përcaktimin tematik dhe poetik”, ndërsa “bota e poetit është e pasur shtresash të shumta kuptimore”. Në brendinë e kësaj poezie kritiku “heton degëzimin e dy linjave: zëri që shpreh mishërimin dramatik të poetit pas ambientit që tani është vetëm një vizion i tretur i së kaluarës dhe, ambienti real që e step disi ndjenjën e tij edhe atëherë kur ajo ka arsye të shpërthejë deri në pakufi.” Në këtë poezi të pasur “refleksionesh jetësore” kritiku sheh “ballafaqimin dramatik të dy ambienteve – atij rustikal që e ruan esencën e natyrës së njeriut dhe, atij urban që përherë tëhuajsohet nga kjo natyrë.” Prandaj, konstaton Aliu: “në vend që të shpërthente përmes patosit revoltues, alarmues, lidhur me fenomenin e shqetësimit që, në këtë vëllim është nxitësi, embrioni i frymëzimeve dhe shqetësimeve poetike, ai duke e strehuar nën një vel të padukshëm diskret po sugjestiv, e shton intensitetin e brendshëm... Dhe, duke u strehuar, poeti ofron edhe një imazh ngjyrash të gjalla dhe të fuqishme të njeriut dhe të botës, natyrës së këtij ambienti...” Duke e përfunduar këtë shkrim për poetin Jusuf Gërvalla, dr. Ali Aliu shton edhe këtë konstatim: “Po, është e sigurtë se fjala është për një botë dhe për një sensibilitet tejet të pasur, të ndjeshëm dhe të nuancuar poetik që disponon aftësi dridhjeje edhe nga ngacmimet më të padukshme, nga disonancat më të lehta në jetë e te njeriu. Dhe, pikërisht kjo është ajo që lë të besohet dhe të shpresohet për të nesërmen e këtij poeti...”

    Lidhur me shënimin e dritësimit të këtij libri dhe pritjes së mirë të tij nga lexuesit Qerim Arifi e zhvilloi edhe një intervistë me Jusuf Gërvallën, e cila u botua në revistënm “Zëri i rinisë”. Pra, ishte konstatim i përbashkët: parabola krijuese poetike e Jusuf Gërvallës po fillonte aty ku shumë krijues do të donin ta përfundonin. Si poet i fuqishëm dhe sugjestiv Jusuf Gërvalla do të gjendet edhe në vëllimin Antologjia e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi të Ali Aliut (Shkup, 1977) në mesin e njëzet poetëve të tjerë.

    Libri i parë poetik i Jusuf Gërvallës mbeti vazhdimisht i dashur dhe i freskët për lexuesit, meqë doli në dritë në kohën më të thirrshme, kur një pjesë e poezisë sonë, sidomos e krijuesve të rinj, po vrahej nga heretizmi, nga steriliteti i figurave, nga pagjakësia dhe nga monotonia. Kësaj tendence Jusuf Gërvalla i kishte shpallur luftë qysh në vitin 1968 edhe nëpërmjet të këtyre vargjeve të këngës protestuese “Njeri, ku je”:



    njeri, ku je

    t’lënduan rëndë me poezi

    e arte abstrakte

    të kanë mbërthy

    n’regjistra e akte

    se je njeri

    s’u shkon ndërmend


    Poezinë e këtij vëllimi e karakterizonte drita, jeta, freskia, lëvizja dhe optimizmi, ndonëse ajo fund e krye ishte poezi e dhembjes, pikëllimit, vuajtjes, ashpërsisë së jetës dhe të tragjikës individuale dhe kombëtare.

    Në vitin 1978 Jusuf Gërvalla e boton vëllimin e dytë të lirikave me titull Kanjushë e verdhë. Ky libër është vazhdim i të parit, ndonëse shquhet për zgjërimin e rrethit tematik dhe për thellimin e mendimit poetik. Edhe këtë libër e përcollën një varg vështrimesh dhe kritikash letrare të shkruara nga Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa, Emin Kabashi, Halit Fetahu, Bajram Sefaj, autori i këtij shkrimi, etj. Me rastin e botimit të këtij libri dhe të tre librave të tjerë gjatë atij viti, redaksia e “Zërit të rinisë” e organizoi një tryezë diskutimi të frytshëm. Përveç autorëve të librave, në këtë tryezë morën pjesë edhe disa kritikë letrarë të tjerë, si dr. Ali Aliu, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Emin Kabashi, Arif Demolli, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, etj. Sipas Mehmet Krajës komponentet e realizimit të kësaj poezie janë: “frymëzimi, idilika, imazhi, si pjesë e saj, tabloja impresioniste, narracioni” etj. Dhe në fund vjen ky konstatim: “Poezia e Jusuf Gërvallës është komunikative, është poezi-frymëzim, observimet mbështeten mbi tablo dhe imazhe, i jepet hapësirë asociacionit dhe, në ndërtimin e ligjëratës së vet poetike, mbështetet te metafora.” Xhemail Mustafa këtë vëllim poetik e sheh si “shumësi kreative, ai kufizon me njësinë poezi, por që intencionalisht këto bashkëjetësohen në nivelin libër duke ruajtur gjithnjë pavarësinë e vet brenda një poezie të caktuar.” Ndërsa Emin Kabashi lidhur me këtë libër e jep këtë mendim: “Me kualitetet që sjell në poezinë tonë të re, mendoj që libri i Jusuf Gërvallës është një prej realizimeve më të suksesshme të kohës së fundit te ne.”

    Në dhjetor të vitit 1979 del nga shtypi edhe libri i tretë me lirika të këtij poeti me titull Shenjat e shenjta. Libri botohet në Shkup në kuadër të bibliotekës “Valët” të “Flakës së vëllazërimit”. Botimi i këtij libri përkon me kohën e arratisjes së Jusuf Gërvallës, prandaj libri mbyllet dhe i ndalohet qarkullimi. Vetëm pak ekzemplarë të këtij libri që kishin arritur të shohin dritën mbetën të qarkullojnë ilegalisht nga lexuesi në lexues.

    Krahas poezisë Jusuf Gërvalla shkroi edhe në proozë. Tregimet e para ai i botoi në gazetën “Flaka e vëllazërimit” e më vonë edhe në revistat “Jeta e re”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, etj. Sidomos tregimet Vazhdim...,Barziloku i trimit, Lindja e Cufës, Sharkia me dymbëdhjetë tela, Rrum tetë, Abdylrrezakhalimi, Sporteli, Katrahura qindrakëmbëshe, qenë sprova të sigurta që Jusuf Gërvalla të kalojë në shkrimin e prozës së gjatë, romanit. Përpjekjet e para për shkrimin e romanit Jusuf Gërvalla i bëri gjatë vitit 1975. Romani Dy florinj të një dashurie atë vit hyri në planin botues të “Botës së re”, në kuadër të bibliotekës “Dituria”, në mesin e gjashtë romaneve të shkrimtarëve tanë të gjeneratës së re. Nga kjo ndërmarrje arriti të botohet vetëm vepra “Romani pa kornizë” e shkrimtarit Musa Ramadani. Si romanin e botuar ashtu edhe pesë veprat tjera që gjendeshin në shtyp i pezulloi cenzura.

    Romani i parë i Jusuf Gërvallës që mbeti i pabotuar trajtonte një temë nga e kaluara jonë, ngjarja e të cilit zhvillohet diku menjëherë pas pavarësisë sonë kombëtare. Edhe romanin e dytë të Jusuf Gërvallës me titull Rrotull e përcolli një fat pikëllues, i ngjashëm me atë të disa veprave të këtij autori. Ky roman kishte hyrë në planin botues të Redaksisë së Botimeve të “Rilindjes” dhe gjendej në fazën e fundit të shtypjes kur Jusuf Gërvalla qe i detyruar të arratisej nga atdheu. Prandaj, me këtë rast edhe kjo vepër u pezullua nga botimi. Megjithatë, në saje të kujdesit të familjes së Jusuf Gërvallës dhe të mirëkuptimit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” të Tiranës, ky roman do të botohet pas pesë vjetësh, më 1983, një vit pas vrasjes së autorit. Po kjo shtëpi botuese, më parë, më 1982, e kishte botuar vëllimin me poezi të zgjedhura nga opusi poetik i Jusuf Gërvallës me titull Bekimi i nënës .Po kështu Jusuf Gërvalla la në dorëshkrim edhe dramën Procesi, e cila, pas vrasjes së tij,u botua në Zvicër më 1984, në kuadër të bibliotekës “Liria” të “Zërit të Kosovës”. Të theksojmë këtu se gjatë vitit 1979, deri sa ende gjendej në Kosovë, Jusuf Gërvalla e ka pas projektuar dhe e ka pas filluar të shkruante edhe një roman me temë nga baladat tona të rinjohjes së vëllait me vëlla.

    Në një bisedë me Agim Malën dhe Shaip Beqirin të botuar në gazetën “Bota e re” më 1 prill të vitit 1977, lidhur me orientimet dhe parimet e tij krijuese në poezi dhe në prozë Jusuf Gërvalla shprehet kështu: “Po trumbetohet me të madhe se ka perënduar koha frymëzimit, se frymëzim as që ka pasur... ekziston laboratori i artistit, thonë. Dhe, u muar vesh që këtu ka diçka që mban. Por, mbi të gjitha, më bëhet se është qëndrimi ynë ndaj frymëzimit ai që ka ndryshuar: nuk e mendojmë më si pozitë të jashtme e të brendshme emfatike – larg kësaj. Edhe kjo është në rregull. Megjithatë, mendoj se frymëzimi është një akt i domosdoshëm, të cilit krijuesi nuk i shmanget dot. Dhe, ky farë akti – solemn (por me transformime e varietete të gjendjes solemne ndër kohë e frymë), merr atribute të ndryshme, varësisht nga koha në të cilën trajtohet. Po qe kështu, e kështu më bëhet se është, meqë kështu disi ngjan tek unë, atëherë momenti i tillë të thuash se nuk gjurmohet në kuptimin e plotë të kësaj fjale; imponohet fuqishëm, më së shpeshti. Është me rëndësi që të kapet menjëherë, pastaj, sa për “përpunimin në laborator”, ka kohë dhe për këtë gjë nuk duhet ndonjë kohë e posaçme. Në kushte të sotme përpunimi mund të bëhet ndonjëherë edhe mes punëve të tjera, të ditës – po deshëm, ndoshta pa ndonjë rrezik serioz nga keqtrajtimi. Sa më përket mua, koha e poezisë është gjithë koha që e kemi përpara, prandaj nuk është vështirë ta zësh.

    Do të thosha se projeksione absolutisht të pastra, në të cilat s’e heton dot gjurmën e gjendjes së rrëmujës para projektimit konkret – kemi vetën në letër, në inkarnimin sadokudo material të formave e të përmbajtjeve të tyre të përfytyruara. Unë për vete nuk rresht dot nga rrëmuja, që shkaktohet me hapjen e themeleve, kur grumbuj dheu ende kanë mbetur rreth godinës që ke marrë të ndërtosh. Dhe, të thuash se nuk çaj kokë t’i mënjanoj domosdo gjurmët e rrëmujës nga të gjitha fazat e ndërtimit. Më mjafton që, sipas mundësisë, punimet finale rreth pikave kryesore të projeksionit të marrin shkëlqimin e vet të domosdoshëm, e kështu të bëjnë që edhe unë, edhe lexuesi, ndjenjën e rrëmujës ta harrojmë spontanisht për ta shijuar rezultatin final.

    Do të pajtohemi ndoshta se sot këtu ndër ne mbretëron të shumtën një kohë eksperimentimesh. Dhe burimet e njohurive dhe preokupimeve, që po bëhen shtytje për prozatorin tonë – në vend që burim i vetëm të jetë trualli ynë konkret, me të gjitha atributet, mbi të cilat mund të ndërtohen projeksione origjinale e autoktone – te ne po vijnë me erëra drejtimesh të ndryshme. Ndonjëherë, pamundësia që ta përkufizosh e ta radhitësh prozën tonë, këtu, në vend të caktuar unik dhe me mjete të caktuara, prapë unike, ka zënë e po zgjon edhe neveri. Është e vërtetë se nuk kemi nevojë për tradicionalizëm të ngurosur, se ndoshta do të gjendeshim në rrugë edhe më të gabuar. Por, s’do mend se largimi total nga tradita (dinamike – me rrotullimin e saj ndër varietete e rrjedha që e shpien përpara) nuk do të na damkoste; përkundrazi, ndoshta kjo do të jetë e vetmja rrugë e shëndoshë për krijuesi tonë.”

    Lidhur me preokupimet e veta letrare në një bisedë me Qerim Arifin të botuar më 4 tetor 1975 në revistën “Zëri i rinisë”, Jusuf Gërvalla pohon: “Ajri është përplot klithje, që shprehia na i ka bërë memece. E di një dhembje, di shumë dhembje, që nuk do t’i dija po të mos distancohesha pak prej tyre; e di gëzimin e jetës, që nuk do ta dija, po të mos e shikoja pak me syrin e atij që nuk e ka bukë të përditshme. Po kështu, duke u përpjekur që në momente t’i bëjë pak të huajat edhe bardhësitë, edhe pezmin e jetës, në mënyrë që më vonë të më kthehen të sheshuara, të ndara – ëmbëlsia nga e amshta – me kohë kanë zënë të më bëhen më të qarta konturet e njeriut me etje për sende të imta dhe për gjakime të shumta, po edhe të njeriut me një shpresë të patundshme të varur për ndërgjegjen e vet e të sojit të vet.”

    Duke shkruar për Jusuf Gërvallën, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson: “Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e tij, si dhe proza artistike e publicistika përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gërvalla kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave e të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pashprehura plotësisht.”

    Thënë me pak fjalë, Jusuf Gërvalla në krijimtarinë e tij letrare me një invencion të rrallë kapi dhe trajtoi probleme të kohës me të gjitha idetë dhe idealet e saj, duke i pasqyruar në to dhembjet, vuajtjet dhe shpresat e njeriut konkret, i cili pandërprerë gjendet në luftë për të mirën dhe për të bukurën njerëzore. Shkrimtarët e çmuar të Jusuf Gërvallës: Ismail Kadare, Teki Dërvishi, Jakov Xoxa, S. Beket, F. Kafka, M.A. Asturias, G. Markes, etj.



    * * *



    Pos krijimtarisë origjinale Jusuf Gërvalla ka përkthyer edhe një numër të konsiderueshëm të materialeve të ndryshme letrare, si poezi, skica poetike, tregime, romane, drama, ese. Jusuf Gërvalla përktheu nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe si dhe anasjelltas nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate.

    Ndër përkthimet më të rëndësishme të Jusuf Gërvallës nga letërsia jugosllave dhe ajo botërore vlen të ceken këto: një pjesë nga romani Kështjella të Mesha Selimioviqit, botuar në revistën “Jehona” të Shkupit; pjesë nga romani Uliksi të shkrimtarit Xhems Xhojs botuar në “Bota e re” të Prishtinës; një cikël tregimesh poetike të shkrimtarit Franc Kafka, botuar në “Bota e re” të Prishtinës. Për nevoja të Teatrit Popullor Krahinor në vitin 1975 Jusuf Gërvalla përktheu dramën Gloria të Ranko Marinkoviqit, të cilën e botoi edhe Redaksia e Botimeve “Rilindja” e Prishtinës, në vitin 1978. Me përkushtim të madh Jusuf Gërvalla e përktheu edhe romanin Klepsidra të shkrimtarit Danilo Kish, të cilin e botoi Redaksia e Botimeve “Rilindja”, Prishtinë, 1977. Poashtu nga opusi poetik i poetit të shquar slloven Ciril Zllobec Jusuf Gërvalla bëri zgjedhjen dhe përktheu vëllimin poetik me titull Amshimi im i shkurtër, të cilin e botoi Redaksia e Botimeve “Rilindja”, Prishtinë, 1979. Gjithë talentin dhe vokacionin e tij prej përkthyesi Jusuf Gërvalla e shkriu në përkthimin e veprës madhore poetike Legjenda e Guatemalës të shkrimtarit latinoamerikan M.A. Asturias, poashtu e botuar nga “Rilindja”, Prishtinë,1979. Nga eseistika këtu vlen të ceket përkthimi i esesë së shkrimtarit Edgar A. Po lidhur me poezinë e tij “Korbi”, të botuar në revistën “Jehona”.

    Ndër përkthimet më të rëndësishme të Jusuf Gërvallës nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate po i përmendim këto: pjesë nga romani Padrona të shkrimtarit Teki Dërvishi, botuar në një revistë letrare të Nishit; poema Frymëmarrjet e detit e Teki Dërvishit; romanin Halveti të Teki Dërvishit, me të cilin autori mori pjesë në një konkurs letrar me karakter jugosllav, përkthim që ka mbetur i pabotuar; dramën televizive Vdekja e Gjergjezit të Beqir Musliut, me të cilën autori mori pjesë në një konkurs letrar, por përkthimi nuk është botuar; esenë Moda e mallkuar të Rexhep Qosjes të botuar në gazetën “Novi svet”,Prishtinë. Ndërsa për shkaqe të njohura e la të papërfunduar, në dorëshkrim, romanin Zanoret e humbura të Zejnullah Rrahmanit.

    Një veprimtari të dendur në fushën e përkthimit Jusuf Gërvalla e zhvilloi edhe për nevojat e Televizioni të Prishtinës. Këtu po e përmendim vetëm përkthimin e filmit të Kinostudios “Shqipëria e re” Beni ecën vetë të regjisorës Xh. Keko. Ky film u përkthye nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate. Në gjuhën shqipe Jusuf Gërvalla i përktheu edhe disa filma dhe emisione dokumentare nga produksioni i shtëpive filmike dhe televizive të Jugosllavisë. Në bashkëpunim me dr.Shaqir Shaqirin Jusuf Gërvalla përktheu dhe shqipëroi nga gjuha angleze edhe një numër të konsiderueshëm filmash artistikë nga kinematografia botërore.



    * * *



    Jusuf Gërvalla shkroi edhe recensione, ese dhe kritika letrare, të cilat i botoi në periodikun e kohës. Ndër studimet e pabotuara të Jusuf Gërvallës vlejnë të përmenden Poetika e romanit “Lumi i vdekur” i shkrimtarit Jakov Xoxa, punim diplome, të cilin e mbrojti para komisionit në Katedrën e Albanologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës si dhe tezën e magjistraturës Poetika e poezisë së Nolit, punim i papërfunduar dhe i pambrojtur për shkaqe tashmë të njohura. Në revistën “Fjala” Jusuf Gërvalla botoi të panënshkruar edhe një recension për romanin Klepsidra të Danilo Kishit, me rastin e botimit shqip të kësaj vepre.

    Me vlerë të theksuar janë edhe shkrimet kritike të Jusuf Gërvallës lidhur me filmat artistikë, dramat televizive si dhe me emisionet dokumentare të shfaqura nga Televizioni i Prishtinës. Këtu po i cekim vetëm këto shkrime të kësaj natyre: vështrimet mbi serialin e filmit televiziv Era e Lisi të Besim Sahatçiut, të atij Rrënjët, si dhe vështrimet lidhur me emisionet dokumentare për Arbëreshët e Italisë dhe ato për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

    Në këtë kuadër mund të inkuadrohen edhe disa biseda të Jusuf Gërvallës lidhur me disa ngjarje të shënuara kulturore në Kosovë, të cilat i realizoi në Programin Dokumentar të Televizionit të Prishtinës. Në mënyrë të veçantë vlen të theksohet këtu biseda impresive e Jusuf Gërvallës me rastin e hapjes së ekspozitës artistike Rilindja Kombëtare Shqiptare në Galerinë e Arteve në Prishtinë, në vitin 1978. Është me interes të veçantë të përmendet edhe një bisedë e Jusuf Gërvallës e zhvilluar dhe e shfaqur nga Televizioni i Prishtinës me rastin e Tetë Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas, në vitin 1977.



    * * *



    Talentin e tij të gjithanshëm Jusuf Gërvalla e shfaqi edhe në përgatitjen artistike të kopërtinave të një morie librash të shkrimtarëve të Kosovës, si: Romani pa kornizë i Musa Ramadanit, Halveti dhe Kibla të Teki Dërvishit, Vdekja në ajër të pastër të Ymer Shkrelit, Gjurmë në trotuar të Mehmet Krajës, Dy florinj të një dashurie të Jusuf Gërvallës, Suzana të Ramiz Kelmendit, etj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #34
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Lavdi jetes dhe vepres se Tre Deshmoreve te Kombit!

    Jeta e Tre deshmoreve te Kombit Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka ishte vete perkushtimi atdhetar idealist, me jeten dhe renjen e Tyre e shkruan biografine .
    Me frymen e fundit do te lente edhe amanetin e fundit Jusufi ky djale besnik i nenes Kosove:" Nese jane shqiptar vrasesit, kurre mos u gjetshin"....amanet kuptimplote te leje shqiptaret te bashkuar qe te vazhdojne te forte drejt qellimit te ketyre Tre bijeve te Kosoves dhe qellimit te shume shqiptareve atdhetare idealist Bashkimin e Shqiperise se coptuar...
    Sot ne kete pervjetor te 26-te kur mendoj per kohen sa shpejt ka kaluar me duket se sot eshte po ajo dite kur ndegjova lajmin e zi,aq i fresket eshte kujtimi...Lavdi o Martire te Kosoves dhe gjithe Shqiperise.

    Tre Deshmoret

    Ne Vendlindje ju pushoni,
    N'prehe t'Kosoves, ne zemer.
    Oh., me shume meritoni,
    Pa ju s'do kish Kosova emer.

    Shpirt bashkimi ju kishit,
    Kund se shoh, me s'e takoj.
    Ju te Tre si Nje ishit,
    Perkulem Ju perqafoj.

    Ne nje rime ,n' refren te ri,
    dhe t'Jusufit melodi.
    Kembkryq Bardhosh e Kadri,
    Shembull brezash, simfoni.


    Me nderime,
    Xhabir Alili,Chicago,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 17-01-2008 më 11:19
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  15. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ..............
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    K O M U N I K A T Ë



    E KOMITETIT QENDROR TË LËVIZJES NACINALÇLIRIMTARE

    TË KOSOVËS



    Për të fshehur shkakun e vërtetë të demonstratave dhe trazirave të sivjetme në Krahinën e Kosovës, skamjen e mjerimin, shtypjen nacionale, sociale e kulturore të popullsisë vendëse, qeveria shovniste e Beogradit, me kryepolicin Herleviç në krye, u hodh në të katër anët për të kurdisur arsye të paqena, si ”romantizëm nacional”dhe ”nacionalizëm e shovinizëm shqiptar” si dhe për të gjetur ”organizatorin” e demonstratave, duke fajësuar herë një ”grup huliganësh”, herë ”ekstremistët” shqiptarë, (duke pasur në këtë rast parasysh Marksistë-Leninistët e Kosovës) herë organizatën Fronti i Kuq Popullor etj., në mënyrë që pastaj të kthehet e t’ia ngarkoj fajin kryesor Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

    Ndër ”organizatorët” e shumtë, kryepolici Herleviç, zuri ngoje edhe organizatën tonë patriotiko - revolucionare me emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës, duke e fajësuar atë për shumë ”vepra” që nuk përkojnë aspak me veprimtarinë e saj.

    E kemi parë të udhës që, pasi në mjetet e informimit publik të Perëndimit u publikuan ”informatat” e përpunuara nga agjencitë gazetare jugosllave, t’ju drejtohemi me një kërkesë demokratike edhe ne: për dezinformimet e ndryshme rreth ngjarjeve tragjike të Kosovës; ne do të kishim pasur një satisfaksion, po që se do ta transmetoni në organet tuaja edhe këtë komunikatë nga ana e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimatare të Kosovës.

    1. Demonstratat e Kosovës të këtij viti nuk i ka organizuar LNÇK. Ato kanë shpërthyer spontanisht, së pari në Universitetin e Kosovës, e pastaj janë përhapur në të gjitha viset e Kosovës. Shkaku dhe arsyeja e shpërthimit të tyre nuk mund të kërkohen askund tjetër, pos në revoltën e grumbulluar me dhjetëra vite te popullsia shqiptare për shkak të skamjes, mjerimit dhe padrejtësive nacionale që i bëhen popullit tonë nga ana e qeverisë shoviniste të Beogradit.

    2. Kërkesa për t’iu njohur Kosovës statusi i republikës së federuar jugosllave nuk është kërkesë e LNÇK. Organizata jonë lufton për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me vendin amë, Shqipërinë, dhe kështu për krijimin e shtetit unik shqiptar brenda kufijve kombëtarë. Kjo shihet nga Statuti dhe Programi, nga të gjitha dokumentet e LNÇK të botuara në organet ”Zëri i Kosovës” dhe ”Lajmëtari i lirisë”, si dhe në të gjitha traktet tona.

    Kërkesa për republikën e Kosovës është kërkesë e një pjese të intelegjencies së Kosovës. Çêshtja e saj është shtruar më herët, sidomos më 1968. Pasi ajo u refuzua nga ana e Titos dhe e qeverisë jugosllave, në Kosovë patën shpërthyer në nëntor të vitit 1968 demonstrata të fuqishme. Edhe atëherë edhe sot, kjo kërkesë u përkrah nga mbarë populli shqiptar në Jugosllavi. Por, LNÇK mbetet pranë kërkesës së saj të vetme – luftës për bashkimin e ligjshëm të të gjitha trojeve shqiptare të robëruara nga Jugosllavija dhe bashkangjitjen e tyre shtetit amë.

    3. Nga Statuti, Programi dhe të gjitha dokumentet e LNÇK del qartë se ne nuk e aprovojmë dhe nuk e aplikojmë asnjë formë terrori dhe anarkie. As sot LNÇK nuk merr përsipër as përgjegjësinë më të vogël për aktet e ”terrorit” e të ”anarkisë”, që i trumbeton me të madhe policia sekrete jugosllave, siç është djegia e ndonjë fabrike a ndërmarrjeje, përdhunimi i monumenteve kulturo-historike, i varrezave serbo-malazeze etj. Madje, sipas bindjes sonë, janë as më shumë e as më pak se aksione subverzive të njerëzve të UDB-së. Qëllimi i tyre është justifikimi i vrasjeve, plagosjeve, arrestimeve, burgosjeve dhe terrorit të paparë mbi popullsinë tonë. Në këtë drejtim Jugosllavia, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka pasur një traditë të gjatë. Lidhur me inskenimin e akteve të terrorit e të anarkisë nga ana e qeverive jugosllave, akte që pastaj i janë mveshur popullsisë shqiptare, mjafton të shikohet elaborati i serbomadhit Vasa Çubriloviç ”Shpërngulja e shqiptarëve”, i cili përmban një arsenal të pasur udhëzimesh për aplikimin e metodave më barbare, nga të cilat do të duhej të rezultonte çrrënjosja e shqiptarëve nga tokat e tyre brenda kufirit administrativo-politik të Jugosllavisë. S’ka dyshim se në kontekst të kësaj ”vepre” duhet të shihen edhe brengosja e Jugosllavisë për shpërnguljen nga Kosova të elementit serbo-malazez, edhe zhurma e madhe rreth prishjes së varrezave dhe të përmendoreve kulturo-historike në Kosovë.

    Këto metoda nuk janë në traditën dhe në mënyrën burrërore të luftës ballë për ballë që kanë bërë me shekuj shqiptarët edhe atëherë kur armiku ka qenë dhjet fish më i përgatitur, numerikisht e teknikisht. Përkundrazi, për 500 vjet të sundimit turk, ishin pikërisht shqiptarët ata që mbrojtën tradicionalisht përmendoret kulturo-historike në territorin e tyre, pa marrë parasysh se cilit popull i takonin ato. Deri më dje serbët nuk kurseheshin në lavdatat e tyre për popullsinë shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit, që mbrojtën Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit nga të gjitha stuhitë dhe luftërat e shumta të zhvilluara në këtë terren.

    Shqiptarët e jugosllavisë, kur ka qenë nevoja, e kanë mbrojtur edhe me armë elementin e këtushëm serbo-malazez. Por qeverisë shoviniste të Beogradit nuk i leverdisë ta pohoj këtë në momentin aktual, edhe pse me siguri, asgjë nga e kaluara nuk do të ketë harruar. (Neve na indinjon thellë fakti se as kryepolici Herleviç as ndonjë tjetër nga udhëheqja jugosllave, derisa hakërrohen mbi shqiptarët, nuk u kujtuan të përmendnin së paku një herë problemin e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, por kanë marrë në dorë kamxhikun e kërcënimeve për shkaktarët e shpërnguljes së serbo-malazezëve; ”çudi”, si nuk e publikuan asnjë rast të prishjes së varrezave të serbomalazezëve, kur hetimet treguan se këso veprash ishin kryer pikërisht nga bandat e aktivizuara çetnike dhe nga vetë njerëzit e porositur të UDB-së!)

    Në fund ju njoftojmë se Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës është një organizatë patriotiko-revolucionare që lufton me mjetet më demokratike që janë përdorur ndonjëherë në Evropë. Terrori, anarkia e ravanshizmi kanë qenë dhe mbeten metoda, jo vetëm të huaja por edhe të urryera e rreptësisht të ndaluara për çdo anëtar dhe simpatizant të Lëvizjes sonë.



    Komiteti Qendror

    i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës




    Kopja e Komunikatës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës



    Autori i librit Ibrahim Kelmendi


    Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe quhet Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi në intervistën ekskluzive për gazetën Express.
    (Nebih Maxhuni)

    10 Mars 2007
    Ibrahim Kelmendi. Për gjeneratën e re ky emër s’thotë asgjë. Ndoshta as që e dinë se çfarë ka bërë ky njeri për jetën e tyre. I harruar për shumë kohë në jetën e diasporës, numërohet se ka qenë idealisti i parë i së majtës shqiptare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Është ndër të paktë shqiptarë të diasporës që ka pas guxim të vishet me xhins dhe në një mënyrë a tjetër ka jetuar me jetën e studentëve gjermanë. Për dallim nga të tjerët ai ka mundur të socializohet në jetën gjermane dhe në jetën e tij ka nxitur polemika dhe debate pikërisht për shkak se nuk ka jetuar vetëm jetën e refugjatit ose të punëtorit të krahut në Gjermani.
    Ka qenë njeriu i parë që ka thyer heshtjen prej kohësh për meritokracinë e diasporës dhe ka botuar të dhëna interesante duke anashkaluar distancën historike dhe duke përshkruar gjëra të rrezikshme për procesin i cili ende s’ka përfunduar.
    Si mik i afërt i Jusuf Gërvallës, ai mori guximin ta përshkruajë tërë realitetin e asaj kohe, duke mos kursyer persona dhe personazhe. Libri i tij i titulluar “Atentatet”, përfaqëson një rrezik në vete për të vërtetën e asaj kohe.
    Libri në një mënyrë përfaqëson edhe karakterin e hapur dhe shumë të përfolur të Ibrahim Kelmendit, i cili si shumë herë ka dalë jashtë kornizave të “qytetarit” të diasporës. Shpeshherë, i ngarkuar me teza konspirative gjatë jetës së tij, ai ikën nga ajo hapësirë në librin e tij dhe ballafaqon fakte dhe emra pa hezituar fare se mund të krijojë situata të pakëndshme në jetën kosovare, edhe ashtu të rëndë dhe konspirative.
    Thotë që e njeh atentatorin e Jusuf Gërvallës, i cili jeton në një fshat të komunës së Suharekës. I bën shenja dhe ia heq elozhet politike dhe meritën folklorike edhe miteve në diasporë, siç thotë ai, të ngritura artificialisht. Ndryshe nga tjerët, e sheh figurën e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, duke i përshkruar ata si njerëz me merita të dyshimta.
    Libri, “Atentatet”, duhet të jetë vetëm një pjesë e së vërtetës, të cilën Ibrahim Kelmendi, ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret” dhe njeriu që ka propozuar që LPK-ë të ketë fundin e saj historik në vitin 1999 në kongresin e rregullt në Prizren, sepse e vërteta tjetër duhet të shpaloset pas intervistës që i ka dhënë gazetës Express.
    Ai flet atë që rrallë kush guxon ta thotë.

    Express: Pyetja e cila është shumë dilematike për secilin që ju njeh, për shembull gjeneratat e vjetra, jo të rejat. Pse libri “Atentatet”? Ke thënë që libri do të bëhet krejt në një kohë më të qetë. Pse tani ky libër? Është ky dëshpërim i juaji me të kaluarën dhe të tashmen?

    Ibrahim Kelmendi: E para, romanin nuk e kam publikuar deri tani, sepse kam menduar që duhet një distancë kohore, që unë si autor të mund të reflektoj për atë që është bërë në mërgatë; e dyta, kam menduar se publikimi i mëhershëm do të dëmtonte luftën, veprimtarinë çlirimtare, gjegjësisht nuk do i bënte mirë asaj veprimtarie. Tani kam gjykuar që një çerek shekulli është distancë e mjaftueshme dhe mund të thuhen të vërtetat, pa dëmtuar luftën dhe pa qenë i penguar nga subjektivizmi.

    Express: Pse ky dekonspirim pas 25 vitesh edhe pse ju jeni njeri nga ata që i keni ditur këto gjëra, i keni njohur situatat, e keni njohur diasporën dhe njerëzit atje…?

    Ibrahim Kelmendi: Mosdekonspirimi i deritanishëm i atyre që kanë ndodhur është varur edhe nga ndikimi i amanetit apo porosisë së Jusuf Gervallës, i cili ka thënë: “Nëse dorasi është shqiptar, mos u zbuloftë kurrë!” Ne secili kemi një konstrukt social, i cili na bën të respektojmë amanetin, gjegjësisht porosinë e fundit. Pastaj, po të thuheshin në kohë këto të vërtetat, do kishim përplasje të mëdha, do na shkonte koha duke u marrë me qërim hesapesh në mes nesh.

    Express: E përmendët mitin. Heshtja për një kohë kaq të gjatë ka krijuar mite të diasporës. Njëri nga ato mite keni qenë edhe ju. Ju keni qenë i gjithëfuqishëm, por realisht jeni njeri i rëndomtë. Është krijuar miti për Jusuf Gërvallen. Po e lexove librin tuaj, do shihet se të gjithë ata njerëz kanë bërë jetë normale dhe kanë bërë një veprimtari patriotike prej distancës. Si e shikon ju këtë çështje tash?

    Ibrahim Kelmendi : Se vërtetë kemi qenë njerëz të rëndomtë. Mua më pengon kur njerëzit mitizohen dhe u zmadhohen angazhimet e tyre. Në botë të qytetëruar angazhimi patriotik e çlirimtar do të shihej si punë normale. Pse, ta zëmë, ka nevoje të lavdërohet një bujk që ka punuar në arën e tij, pasi ka bërë një punë normale. Njësoj e vlerësoj edhe angazhimin patriotik. Prandaj zmadhimet, këto krekosje të njerëzve, nuk janë të shëndetshme. Një angazhim për të fituar sa më shumë liri nuk ka përse të zmadhohet e lavdërohet deri në mitizim. Unë e gjykojë angazhimin tonë si angazhim tepër të përgjegjshëm e qytetar. Prandaj dëshira ime ka qenë dhe është, që të demitizohen këto veprimtari çlirimtare, të shihen realisht se i kanë bërë njerëz vullnetmirë, të cilat, të them, rastësisht kanë qëlluar aty, por ka mundur të jenë edhe të tjerë, prandaj nuk ka nevojë të madhërohen figurat, por duhet të vlerësohet njerëzisht, në hapësirë, kohë e rrethana përkatëse.

    Express: Para se të hyjmë në emra konkret. Zakonisht në Ballkan ndodh që elementi i tradhtisë dhe patriotizmit është prezent. Të dyja këto elemente i keni brenda librit. Realisht, si korrespondonin këto elemente ballkanike ose kush është më shumë tradhtar e kush patriot, apo kush ka qenë i infiltruar në lëvizjen e madhe për Pavarësi? Pse i keni prekur këto elemente kaq të ndjeshme kur e dini mentalitetin?

    Ibrahim Kelmendi: Janë kategorizime që behën në këtë hapësirë, dmth. që shkojnë në ekstreme: tradhtar apo patriot. Unë e peshoj veprimtarinë e të ashtuquajturit tradhtar, gjithashtu edhe të patriotit. Patriot është secili njeri për nga natyra, sepse e do vendin ku ka lind. Ata që e quajnë patriotizmin virtyt të jashtëzakonshëm, për mua janë budallenj. Tjetra, edhe angazhimet e tradhtarëve, jam i predispozuar t`i shoh në mënyrë të diferencuar, sidomos në rrethana të rënda të pushtimit. Për aq sa kanë lejuar mundësitë dhe rrethanat e kohës, është formësuar gjeturia e vet qytetarëve. Në Kosovën e pushtuar, në hapësira të ndryshme kohore, ka pasur njëfarë autonomie përkatëse administrative e vetëqeverisëse. Në atë kuadër të autonomisë është dashur të angazhohen e të punojnë njerëzit edhe në struktura policore, duke përfshirë edhe UDB-n. Për shembull, sipas vlerësimit tim, për mua ka qenë pothuajse i barabartë të qenit mësues me të qenit udbash, gjegjësisht nëpunës sigurimi, sepse kanë qenë struktura e hallka të te njëjtit zinxhir, gjegjësisht të te njëjtit sistem, kanë vepruar sipas ligjeve të miratuara nga i njëjti Kuvend i Kosovës ose nga kuvendi federativ. Mësuesi e ka pasur për detyrë të indoktrinojë, UBD-shi të kontrollojë nëse ka zënë vend indoktrinomi i mësimdhënësit. Përjashto rastet, kur UDB-ashi dhe të ngjashmit kanë kapërcyer kompetencat ligjore, që nuk kanë lejuar ndjekje kolektive, tortura e zhdukje fizike, nuk kanë lejuar as atentatet, si në rastin e 17 janarit të viti 1982. Dhe këto raste duhet ndëshkuar, siç ka ndodhur e po ndodhin në ish shtetet tjera moniste.

    Express: Derisa në një moment ju e depolitizoni personalitetin për patriotizmin që ka pasur obligim, në njëfarë mënyrë mitizoni rolin UDB-s si të gjithëfuqishme, si gjithkund infiltruese. Pse i keni dhënë rolin aq të madh, që sipas librit tuaj nuk ka qenë aq me peshë sa e mitizoni ju, apo është çështje e frikës?

    Ibrahim Kelmendi: Ka mundësi të jetë edhe rrjedhojë e frikës, pasi frika është ndjesi e pakontrollueshme. Ka mundësi që unë nuk e kam përshkruar tamam, sa ajo ka qenë e pranishme. Dihet se UDB-a ka qenë njëra ndër sigurimet më të fuqishme, të cilës në ndonjë rast ia kanë pasur zili edhe CIA, KGB, etj. E di që këtë strukturë, qysh nga viti 1948, e kanë ndihmuar edhe ekspertë të CIA dhe Perëndimi i ka dhënë edhe ndihma të mëdha financiare dhe kadrovike dhe është ndihmuar që të jetë njëra ndër sigurimet më të forta në Evropë. Si e tillë ajo është përpjekur të kontrollonte gjithçka, jo vetëm në Kosovë, por të na kontrollojë e të na pengojë edhe në Perëndim. Prandaj disa prej personazheve që i kam përshkruar, të cilët kanë luajtur rol të madh, mendoj se veprimet e sjelljet nuk duhet t’i kenë pasur si rrjedhojë vetëm të budallëkut të tyre, ose vetëm për të kënaqur egomaninë e tyre, por ashtu duhet të jenë instruktuar e instrumentalizuar për të vepruar nga ky shërbim. Ta zëmë, kemi pas gazetarë dhe letrar të shkëlqyer, për të cilin sa i përket aftësisë profesionale, kam pas dhe kam një respekt të madh. Ai duhet të ketë qenë i kamufluar si korrespodent i “Rilindjes”, por ka qenë i angazhuar për t’i shërbyer atij sigurimi…

    Express: Prej nga ju këto informata se këta njerëz duhet të kenë qenë të tillë?

    Ibrahim Kelmendi: E para e punës, ai, si korrespodent i “Rilindjes”, nuk kishte nevojë të involvohen në përplasjet tona me konsullatën jugosllave në Dyseldorf dhe në atë përplasje ai ndonjëherë të ishte më brutal se vet konsulli. Do mjaftonte që ai, me një korrespodencë për gazetën e tij, të përshkruante çka po ndodhte dhe ai të mos inkuadrohej në ato përplasje që kishte Klubi shqiptar në Dyseldorf me konsullatën dhe institucionet tjera të atëhershme shtetërore. Ato insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës. Duke vrojtuar veprimtari të tillë, vija në përfundim se ai duhej të ishte në shërbim të UDB-së...

    Express: Ju këta njerëz i quani me detyrë të ngarkuar, vërtet kanë qenë të tillë?

    Ibrahim Kelmendi: Një kategori e tillë duhet të ketë qenë, siç e vlerësoja unë atëherë. I njëjti, psh., kur e arrestuan Vasilin në Kosovë, e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë hetimeve…

    Express: Kush është Vasili, ngase lexuesit tanë nuk e dinë?

    Ibrahim Kelmendi: Vasili është njëri nga personazhet e romanit. Ai ka pasur një urdhër për të bërë atentat ndaj Jusuf Gervallës, por trimërisht ka refuzuar ta zbatojë. Për këtë ai duhej të ndëshkohej nga UDB-a. Prandaj kur Vasilin e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim. Kështu i kisha atëherë informatat dhe prandaj i krijoja vlerësimet, pasi na duhej të krijonim sistem të vetëmbrojtjes.

    Express: Si e sheh Ibrahim Kelmendin, patriot të diasporës, si të duket ai prej kësaj distance historike?

    Ibrahim Kelmendi: Si një veprimtar i natyrshëm, autentik, i cili për shkak se ka shkuar i ri dhe është ndikuar shumë nga jeta studentore gjermane, ndonjëherë është keqkuptuar edhe nga bashkëveprimtarët si i padisiplinuar, si jo serioz, si anarkist, si me xhins të grisur e flokë të gjatë...

    Express: Të ndalemi te kjo, ngase në libër ju nuk e përshkruani personalitetin tuaj, por ata që ju njohin, ju kanë vlerësuar se keni pas në dukje një bindje ideologjike të majtë, por të dallueshme prej marksistëve dhe leninistëve të kohës, të dallueshme edhe prej Jusuf Gervallës dhe Enver Hadrit. Nga kjo distancë kush ka pasur të drejtë?

    Ibrahim Kelmendi: Se pari do të thoja se asnjëri nuk kishim kushedi se çfarë bindje ideologjike, pasi na mungonte përgatitja teorike, po të kemi parasysh përgatitjen përkatëse teorike filozofike. Për aq sa ishim të ideologjizuar, secili kishim të drejtë, sepse ideologjitë nuk mund të shabllonizohen dhe të gjykohen, siç po ndodh tani. Me rëndësi duhet të ketë qenë, se edhe pse kishim bindje të ndryshme, nuk armiqësoheshim për shkak të tyre, por bashkëvepronim. Kjo mbase tregon se kishim tolerancë e mirëkuptim pluralist dhe këtë e kishim në programet e statutet tona politike, në shkrimet tona. Bindjet tona ideopolitike kanë osciluar dhe kanë evoluuar. Ne më shumë na ka interesuar kontributi për çlirim kombëtar dhe jo drejtësia ideologjike, dmth. na interesonte të gjejmë mënyrën më efikase, që të ndikojmë sa më shumë te njerëzit, që t’i afrojmë ata duke i ndërgjegjësuar për veprimtari të angazhuar patriotike e çlirimtare.

    Express: A ka krijuar diferenca ideologjia për çështjen kombëtare gjatë asaj kohe, meqë ju duhet të keni qenë më liberal së të tjerët, të cilët ishin më konservativ, për të mos thënë se kanë qenë enverist?

    Ibrahim Kelmendi: Në organizimet ku kam vepruar unë, përcaktimi programor ka qenë: pavarësisht bindjeve ideologjike e politike, secili që është i interesuar të angazhohet për Kosovën Republikë, gjegjësisht ta çliroj Kosovës, ka të drejt të anëtarësohet. Pastaj, brendapërbrenda organizimeve tona, kur kishim demokraci më të avancuar, kishim edhe luftë idesh, sepse është e natyrshme që secili të angazhohet që të përfitojë simpatizantët e vet. Kjo ka ardhur në shprehje tek ne nga mbarimi i vitit 1984, kur filluam të organizojmë mbledhje me më shumë veta, deri edhe te kuvendi, në të cilat filluam të kishim garë për vota dhe votime të fshehta. Rëndom ka pasur goxha përplasje gjatë diskutimeve, ndonjëherë kanë qenë edhe brutale, por pothuajse gjithë herë kemi bërë kompromise, sepse në fund të fundit ne po angazhoheshim ta çlirojmë Kosovën dhe jo të ia përcaktojmë asaj sistemin politik.

    Express: Pse ju keni pasur një respekt të madh për Jusuf Gërvallën, të cilit në njëfarë mënyre i kushtohet libri juaj? Ke një rezervë për veprimtarinë e Enver Hadrit dhe grupacioneve të Belgjikës. Cili është dallimi i këtyre grupacioneve?

    Ibrahim Kelmendi: Respekt kam pasur për Jusufin nga se në fillim jam gjetur në një situatë shumë të vështirë. Atëherë kam qenë shumë i ri për të pasur formim të avancuar politik. Kam pas një si kompleks që nuk po dija të artikuloja me shkrim ato që kam dëshiruar t’i shpreh. Ardhja e Jusufit më ndihmoi shumë, pasi ai ma zvogëloi atë kompleks. Pastaj kam pas një kulturë, që kur me rastiste të bashkëveproja me dikë që e çmoja më të aftë se veten, ia lëshoja vendin, kaloja në plan të dytë, që do të thotë se ua liroja vendin atyre që ishin më të përgatitur. Pra, edhe te gëzimi i madh dhe lirimi nga kompleksi, se aty e tutje nuk do më tallin për ato që do shkruaja, pasi do m’i redaktonte Jusufi, e ka bazën respekti e dashuria e madhe për Jusufin. Por kryesore ka qenë cilësia e tij si njeri, modestia dhe kultura e tij. Ai ka ditur të të afroj si shok e bashkëveprimtar, në kohën kur njerëzit të kategorizonin, gjegjësisht të largonin, nëse kishe nivel të ulët intelektual e profesional.
    Po kaq shumë e kam respektuar dhe dashur edhe Kadri Zekën, me të cilin fatkeqësisht jam njohur tek në mars të vitit 1981 dhe kam kaluar shumë më pak kohë, se sa me Jusufin.
    Pyetet edhe për Enver Hadrin dhe grupimet në Belgjikë. Unë te ai njeri nuk kisha gjetur pothuajse asgjë. Duhet ta kem takuar qysh gjatë vitit 1978 dhe të mos kem bashkëpunuar. Ai në dukje nuk kishte koncept politik, ka qenë shumë konfuz, kemi pas shumë debate, ndonjëherë edhe përplasje e armiqësime. Në paraqitje ishte antikomunist, kurse kisha informata se po bashkëpunonte me Partinë Komuniste të Belgjikës. Kisha përshtypjen që ai po informonte dike, që do të thotë se, kisha dyshime që ai po informon njëherazi Sigurimin shqiptar por edhe UDB-në. Në vitet e fundit patëm bashkëpunim. Kurse gjatë varrimit Lëvizja u angazhua për varrim dinjitoz, pasi ai nuk kishte miq e bashkëveprimtarë rreth vetes, që do mund ta bënin këtë. Në mbledhjen komomorative i pata kërkuar falje publike për padrejtësitë që mund t’i kishte bërë Lëvizja dhe unë.
    Grupimet e organizuara në Belgjikë, në fillim të viteve të 80-ta, nuk kanë qenë të fuqishme. Grupimet e djathta nacionaliste pothuajse kishin pushuar së qeni, kurse grupimet e reja, të djathta dhe të majta, përbëheshin vetëm nga dy-tre individë, me dallim prej grupimit pro Lëvizjes, i cili dominonte. Vetëm kur ndodhi pluralizmi i simuluar e i shpifur në Kosovë në fillim të viteve të 90-ta, kishte një rritje organizative LDK-ja, me të cilën herë bashkëpunonim e herë jo.


    Express: Ju e keni margjinalizuar rolin e emigracionit në Bruksel, por i jepni vend rolit të emigracionit në Zvicër. Boshti i veprimtarisë ka qenë i vendosur në Zvicër dhe Gjermani. Ju i jepni peshën Jusufit derisa vritet, por më vonë, edhe pas vrasjes, nxitet ose ngritët mitin për Jusufin dhe ajo ka një inercion. Na trego këto dy boshte edhe lëvizjet tua Zvicër - Gjermani, shihet që keni një njohuri të dukshme duke eliminuar Belgjikën si emigracion?

    Ibrahim Kelmendi: Fillimi i kësaj lëvizjeje, për të cilën po flasim, ka ndodhur në Gjermani, ndërsa më vonë epiqendra është zhvendosur në Zvicër, për faktin se në Gjermani kishin ardhur shumë emigrantë gjysmë-analfabetë, domethënë ishin vështirë të “përpunueshëm”, ndërsa në Zvicër shumica kishin një shkollë të mesme. Në këto dy shtete emigracioni ka qenë më i madh në atë kohë. Në Belgjikë nuk kishte emigracion aq të madh. Atje ishin dy grupime të mëdha, emigrantë politikë nga Shqipëria dhe emigrantë ekonomik shqiptarë nga Turqia. Të dy grupimet ishin kryesisht të paarsimuara.

    Express: Pse ishte Jusuf Gërvalla cak i UDB-së, dhe pse ai ishte i rrezikshëm për të?

    Ibrahim Kelmendi: Unë them që UDB-ja duhet të ketë gjykuar se u arratis një kuadër më intelektual se këta të tjerët që ishin deri atëherë dhe prandaj do ketë influencë më të madhe. Emigrantët e paarsimuar në atë kohë kanë pasur një kult ndaj intelektualit, sepse ka pas një deficit të madh në Kosovë. Këta emigrantë që kishin shkuar atje për të punuar, kanë marrë atë gjendje sociale me veti, dmth. edhe kultin për intelektualin dhe atë gjendje e kanë konservuar. Menjëherë u përhap lajmi se u arratis një intelektual i zoti. Prandaj UDB-a priste se ai do të ketë një ndikim të madh. Për këtë arsye ajo qysh në fillim u mundua t’i presë hovin. Kështu që në start Rezili, personazhi që unë e argumentoj si doras, akoma pa arritur Jusufi, filloi të përhapë propagandë se Jusufin e ka dërguar UDB-ja për të na përçarë dhe se jemi të rrezikuar nga ai. Kjo po ndodhte akoma pa hy në tokë gjermane Jusufi. Kjo ishte metoda më e efektive për t`i frikësuar njerëzit. Rezili në mënyrë aktive u mor me këtë propagandë. Pothuajse 24 orë rrinte në stacione treni në Shtutgard, ju drejtohej shqiptarëve kur i njihte e nuk i njihte, mjaftonte kur i shihte se po blenin gazetën “Rilindja”. I gostiste me kafe dhe mandej u thoshte se UDB- a ka çuar një UDB-ash. Unë gjykoj nga ky kënd, se UDB-a ka marrë masa të menjëhershme që Jusufin ta pengonte që të mos kishte ndikim qysh në startim të veprimtarisë se tij në ekzil. UDB-ja mori ofensivë që ta diskreditojë Jusufin.

    Express: A ka pasur sukses Rezili, personazhi juaj, që ta diskreditojë Jusufin sidomos te një masë që ka qenë krejtësisht analfabete?

    Ibrahim Kelmendi: Te njerëzit që i kemi pas afër vetes, si të anëtarësuar, si simpatizantë, nuk ka pasur fare influencë. Ai pat krijuar influencë të kufizuar te një grupim i vet, sepse sapo u hetua që në Gjermaninë Qendrore filluam një angazhim konkret patriotik, si kundërpeshë ai në Shtutgart formoi një grup që fillimisht e quajti Grupi komunist “Zëri i Kosovës”.

    Express: Pse personazhi juaj do të jetë vrasës dhe pse shqiptari duhet të jetë vrasës i Jusuf Gervallës e jo për shembull njerëz të specializuar të UDB-së? Në libër duket e mjegulluar kjo.

    Ibrahim Kelmendi: Sepse edhe unë po të kisha qenë oficer i UDB-së njësoj do të kisha vepruar, do kisha zgjedh një shqiptar si doras. Kjo për faktin se nëse do e zbulonin gjermanët, atëherë do përhapej dezinformatë: “Shqiptarët vriten në mes veti për probleme të tyre të brendshme”. Ky duhet të ketë qenë motivi apo qëllimi kryesor i UDB-së, pse ka urdhëruar shqiptarë për të bërë atentatin.

    Express: Ju e njihni Rezilin, ai është gjallë, jeton në Kosovë. Jeni frikësuar ndonjëherë se nuk e thoni të vërtetën, se dorasi nuk është ai, edhe pse në libër detajisht e përshkruani personazhin si vrasës dhe jepni arsyen pse është doras?

    Ibrahim Kelmendi: Unë në këtë drejtim e kam ndërgjegjen e qetë. Thënë të drejtën, dëshiroja që Rezili të ketë një alibi, të mos ketë qenë atentatori, vrasësi, por kryehetuesi, të cilin fillimisht e kam orientuar drejt Rezilit si atentator i mundshëm, katërçipërisht më ka bind se Rezili nuk ka alibi. Ai dy herë ka qenë i arrestuar për këtë qëllim. Atëherë unë kisha informata të bollshme që të dyshoj në Rezilin, meqë kishte dhënë një urdhër për t’u bërë atentati ndaj Jusufit. Ngase i kishte dështuar, do e ketë vendosur ta bënte vetë, sepse për dështim të parë UDB-a mund t’i ketë kërkuar llogari. Prandaj, kur krye-hetuesi më ka bind se ai nuk ka alibi, atëherë u bëra kategorik, se dorasi duhet të jetë Rezili.

    Express: Dorasi ka dhënë një alibi se ka qenë te motra…., por ju e demaskoni këtë?

    Ibrahim Kelmendi: Unë e kam bërë këtë duke u thirr në bashkëbisedimet që kam pasur me kryehetuesin, sepse ai thotë që motra ka qenë shumë mirë e përgatitur, e ka mbuluar shumë mirë Rezilin, por nipat e tij, me të cilët ka biseduar kryehetuesi, kanë treguar se daja i tyre s`ka qenë natën e krimit të motra, bile ata i kanë treguar se nuk kishte qenë gati për dy vjet aty. Fatkeqësia e tij (kryehetuesit), siç është shprehur vetë kryehetuesi, është se ligji në Gjermani e ndalon që të miturit të jenë dëshmitarë në gjyq.

    Express: Ju e dini se kush është vrasësi. Ai është Rezili. Meqë ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur të miturit e motrës së tij tash janë rritur, ata mund të flasin në gjyq? Rezili jeton në Kosovë në një rajon të caktuar. Cili është obligimi moral i mikut të Jusufit, i cili është gjallë?

    Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral është që të testoj opinionin, kam drejtë unë apo nuk kam të drejtë të shkeli mbi amanetin e Jusufit për të bërë pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit. Pastaj obligim moral tashmë duhet ta kenë edhe lexuesit, që e kanë lexuar romanin “Atentatet”…

    Express: Kemi të bëjmë me vrasje, porosia është çështje morale.

    Ibrahim Kelmendi: Unë kam dilema, prandaj po marrë mendime nga njerëzit, se çfarë përshtypjeje u ka bërë romani. Edhe të tjetër kanë mundësi të bëjnë denoncimin. Janë me qindra që e dinë emrin e vërtetë të Rezilit, pasi e dinë se ai ka qenë kryetar i grupit komunist “Zëri i Kosovës”. Ata nuk janë të lidhur emocionalisht me Jusufin, siç jam unë që ndjehem i obliguar të respektojë një porosi të tillë. Pra, ata i kanë mundësitë më të hapura. Nëse ata s’e bëjnë, unë do i pres diskutimet dhe nëse më thuhet, se është më me rëndësi denoncim i dorasit, sesa porosia e Jusufit, atëherë do ta bëj këtë.

    Express: Meqenëse po i lëmë lexuesit që ta lexojnë librin, nuk po ndalemi te rasti Gërvalla, se si është vrarë. Ti e prek një element jashtëzakonisht interesant në libër ose më mirë të themi ke prek edhe një personazh tjetër, Emil Kastriotin. Një personazh tejet konfuz, por një personazh i qartësuar nga ti dhe i paqartë në veprimtarinë e tij. Pse duket Emil Kastrioti i tillë?

    Ibrahim Kelmendi: Unë e kam njohur atë edhe personalisht. Kam biseduar shpesh me të, sepse me secilin veprimtar në migracion unë s’kam pas kurrë një lloj paragjykimi të rri e të bisedoj me të, që të shikoj a kemi diçka të përbashkët që na lidh. Edhe në saje të atyre takimeve, më është imponuar të krijoj një lloj intuite që të mundem t’i vlerësojë dhe t’i kategorizoj njerëzit, janë apo nuk janë për bashkëpunim. Kështu unë, qysh herët, Emilin e kam kategorizuar në atë skedarin tim, se nuk është për bashkëpunim, se është destruktiv, bile se është i dyshimtë. Por me Emilin dhe të tillët, nuk kam dëshiruar të hyj në konflikt, sepse gjykoja se do harxhoja kot energji time dhe të organizatës ku bëja pjesë.

    Express: Në libër i sheh ata si njerëz të rrezikshëm, megjithatë?

    Ibrahim Kelmendi: Po, sigurisht, bile si shumë të rrezikshëm dhe unë kam menduar që duhet t`i lëmë rehat, nuk duhet të merremi me ta. Nëse merremi me ta, atëherë procesi shkon duke eskaluar dhe ndoshta do shkonim deri te vrasja.
    Unë kam pas një përcaktim: vrasje në Perëndim nuk guxon të ndodhë, një për shkak të kultit që kam prej malësorit, se mysafiri nuk guxon të shpërdorë mirëpritjen e nikoqirit, domethënë, në shtëpi të huaj nuk bëhet sherr. Kështu që, meqë në Perëndim na kanë strehuar, na e kanë lejuar veprimtarinë patriotike dhe na kanë ofruar rast për një jetë më të mirë, atëherë unë kam qenë i përcaktuar që të kanalizojmë mërgatën tonë kundër vrasjeve, qoftë mes ne shqiptarëve, qoftë me të tjerët. Prandaj unë u kam ikur këtyre sherrxhinjve, që kanë qenë shumë të rrezikshëm, dhe kurrë nuk jam marr me ta. Kur ata janë marrë me mua, unë i kam duruar, kam heshtë dhe i kam injoruar. Vetëm një përplasje skandaloze e kam pas me Emilin, më pat bërë një sherr të madh, por e kam duruar, nuk jam hakmarrë.

    Express: Në librin tënd, realisht një personazh krejt minor, është hero i një pjese të Kosovës. Ai është rivarrosur me nderime, i është ngritur kulti i personalitetit. Unë kam i kam lexuar reagimet e Ibrahim Kelmendit për një personazh të tillë, i cili gjatë jetës në diasporë ka qenë kontrovers dhe i dyshimtë. Ju e dini për cilin e kam fjalën, besoj?

    Ibrahim Kelmendi: Bëhet fjalë ndoshta për Vebih Ibrahimin. Atë, nga njohja ime e drejtpërdrejtë dhe nga njohja përmes bashkëveprimtarëve në Bruksel, të cilët e kanë njohur më mirë se unë, e kam kategorizuar në atë skedarin tim si element kriminel, që merret me kontrabandë, me prostitucion me gjithçka, por veç patriotizëm e moral nuk i ka. Në fakt shtirej se ishte veprimtar e trim patriot, po i kishte vetëm si mjet për punë. Kështu gjykoja unë atëherë dhe kështu vazhdoj të mendoj, deri sa të më ofrohen prova kokëforta për të kundërtën.

    Express: Po pse këto dallime kaq të mëdha. Realisht krijohet miti për një njeri i cili në diasporë ka pas krejt tjetër punë?

    Ibrahim Kelmendi: Sepse këtu është lehtë të spekulosh. Unë di kopukë, që janë marrë me droga, kontrabandë, imoralitet, hajni, spiunim, që vijnë në Kosovë, paguajnë gazetar fukara, financiarisht dhe profesionalisht, që punojnë në televizion ose në gazeta dhe ua bëjnë me porosi reportazhet për t’i bërë hero. Pastaj ato shkrime i manipulojnë njerëzit, meqë nuk janë të informuar. Akoma kemi njerëz të shkretë, që kanë njëfarë kulti të vjetër, se ato që pasqyron televizioni ose gazeta, duhet të jetë e vërtetë. Pastaj të tillët fillojnë të madhërojnë edhe keqbërës, fillojnë t’u thurin këngë…

    Express: Por, edhe miku i juaj, Haqif Mulliqi e ka madhëruar Enver Hadrin.

    Ibrahim Kelmendi: Nuk e di. Ai e paska bërë një punë në mungesë të informatave, ose mund ta ketë ndjerë si obligim moral, sepse, ndoshta, në kohën e fundit Enver Hadri ka fituar një lloj ndërgjegjësimi patriotik dhe një siguri, se mund t’ia kthen shpinën padronit. Dhe ky lloj guximi atij i kushtoi me jetë. Ne e kemi diskutuar një rast, kur ai doli të propagandonte dhe të mbledhë lekë në emër të asaj që ka merita për rezolutën e parë për Kosovën, që pat aprovuar Parlamenti Evropian. Meqë unë isha në dijeni për procesin e rezolutës që në nismë, atëherë e këshillova:
    “Enver je duke e rrezikuar veten. Ti ke dëgjuar si krejt bota në lajme për rezolutën. Tjetër meritë për të nuk ke. Mos i dil zot, sepse jo të gjithë nacionalistët serbë në Evropë i ka UDB-ja e Beogradit nën kontroll dhe dikush prej tyre mendon që ti vërtet e ke atë meritë që po mundohesh ta përvetësosh. Ndonjëri prej tyre mund të hakmerret ndaj teje, prandaj rri rehat dhe mos ia sjellë vetes ujkun në torishtë, në mënyrë kaq naive. Edhe këtë punën e mbledhjes se të hollave te bashkatdhetarët, gjoja në emër të shpenzimeve që ke bërë për të korruptuar parlamentarët për të miratuar rezolutën, do të lutesha ta ndërpresësh, mos i bezdisë se nuk i meriton”. Kanë qenë të paktën edhe 10 veta prezent, në klubin shqiptar “Idriz Seferi” në Bruksel, kur e kemi debatuar këtë çështje. Tash edhe Haqifi ka ndjerë obligim moral të shkruaj, por edhe unë kam ndjerë obligim moral që t`ia organizojmë varrimin, sepse nuk ka pas kush t’ia organizojë. Njerëzit e Lëvizjes i kam këshilluar që të merren me organizim sa më dinjitoz të varrimit të tij, sepse, megjithatë, më është dukur një gjest shumë i mirë e i guximshëm, që Enveri ka provuar të dalë nga shërbimi, sepse ka menduar që ishte dobësuar UDB-ja. Unë nuk druhem t`i them gjërat e përparme të tij, po kuptohet, siç i kam vlerësuar në kohë dhe do gëzohesha, sikur të kisha prova që të bindesha se ai ka qenë gjithë jetën patriot.

    (Gazeta Express, Prishtinë, më 11 e 12 Mars 2007)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me rastin e 63 vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës



    Jusuf Gërvalla dhe romani i tij ”Rrotull”



    Në mbarim të vitit 1981 në panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, pata rastin të takoj për herë të parë e të fundit shkrimtarin, gazetarin dhe personalitetin e shquar të Kosovës, Jusuf Gërvallën. Erdhi te stenda e librit shqiptar së bashku me të vëllanë një ditë shiu, pa rënë fare në sy, midis dhjetëra vizitorëve. Trupmesatar, gjysmëbiond ai kishte në tërë qenien e tij atë lloj thjeshtësie dhe paraqitjeje të zakonshme, pas të cilës ndihet menjëherë thellësia dhe e pazakonshmja.



    Biseduam gjatë atë ditë midis rrëmujës së panairit dhe pastaj më gjatë në mbrëmje në një kafe të qytetit. Poet, prozator, publicist militant, Jusuf Gërvalla kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave e të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pashprehura plotësisht.



    Pak kohë më vonë, në natën e errët të 17 janarit 1982, ai bashkë me të vëllanë u vranë në Untergrupenbah në afërsi të Shtutgartit të Gjermanisë Perëndimore nga plumbat e armiqve të kombit shqiptar, duke shtuar kështu numrin e martirëve të këtij kombi. Vrasja e Jusuf Gërvallës ndërpreu, veç të tjerash, një nga krijimtaritë më origjinale e me kolorit të letrave shqipe.



    Romani ”Rrotull” që lexuesi ynë e merr në dorë sot, është përpjekja e parë e Jusuf Gërvallës në prozën e gjatë. I shkruar në traditën e rrëfimit popullor dhe duke shfrytëzuar arketipat e letërsisë orale shqiptare, ky roman është nisja e një rruge që mbeti, në fillimet e saj.



    Duke përshkruar mjedise të fshatit kosovar, tipa dhe ngjarje të ndryshme, autori ka prekur plagë të ndjeshme të atij realiteti, siç janë varfëria, kurbeti, mentalitetet prapanike etj.



    Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e tij, si dhe proza artistike e publicistika përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar.



    Ismail Kadare
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Per Jsufin,Kadriun dhe Bardhoshin nuk kemi nevoj te shkruajm shume ata e shkruan rrugen e Lirise me gjakun e tyre.Lavdi

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap.. flmn per intervisten qe ke sjelle ..
    e kam fjalen per ekspresin qe ka intervistue ibrahim kelmendin..

    ne se ke mundesi me na sjell faqe nga libri i ibrahim kelmendit ( qe e ka shkrue ne mos gaboj bashk me elshanin e lpk-se) per 97 ten ne shqiperi do besh nje sherbim shum te mire per historine..

    intervista e kelmendit ka shum vlera..

    ju enveristet e kuptoni mire se ku don me dale ibrahimi me kte interviste..

    ne diaspore e kosove.. e dine mire se.. personi me i dyshuar per vrasjen e gervallave eshte vet ibrahim kelmendi..
    dhe familja gervalla ate e akuzon si vrases..
    pra kelmendi eshte i detyruar te prodhoje nje shoshe te sterholluar per te mbulur diellin mbi te verteten..
    pra ja kuptojme hallin si ju si ne..

    po ta lexoni me vemendje kelmendin dalloni lehte.. mashtrimet..e tije..
    nuk e kam denoncuar thote rezilin se..pask than jusufi.. ashtu keshtu..

    kam dyshime se.. ibrahimi.. i mir njohur me sigurimin enverist e me von me nomenklaturen e ps-se ne tirane.. duhet te dije te verteten e remziut..
    ai di mire dhe ca te verteta tjera.. se si e qysh e nga kush u dirigjua revolucioni qosisto caushoist i 97 tes.. ne shqiperi..
    ai di mire dhe se kush i shtini ne xhepa miljonat e fondit vendlindja therret..
    ai di mire dhe se kush e vrau kolonel ahmetin krasniq ne tirane..
    ai duhet te dij mire dhe pse e vrane ilir konushevcin.. mbas bisedave ne 15 katsh .. te cilin 15 katsh ibrahimi e njeh si shpin e vet.. bile njisoj si luan pobrati e fatos klosi..

    i uroj jet te gjat kelmendit se ka shum per me tregue..


    ..

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Bytyçi kërkon në Beograd dënimin e vrasësve të tre vëllezërve të tij
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 10:36
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •