Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 169 prej 169
  1. #161
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pejan nji pytje..

    populli i pejes ke e mendon si kriminelin ma te madh te asaj krahine..?

    dyshoj per njerin po du me dit dhe mendimin e njerzve andej..

    a eshte ai qe i fillon emri me Q ?
    Per bes nuk po me kujtohet
    po qoma ne privat ndoshta di diqka
    kem shum haaaahhhaaaaa
    ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    pershendetje te nderuar lexues!
    mendoj qe ka ardhe koha te flasim haptazi... dhe te deshmojme at qe me te vertete kemi perjetuar ne vitet e 80-90-dhjeta. vrasja e tre bijve te shqiptarise me 17. janar te vitit 1982, ishte nji vrasje e urdheruar dhe e organizuar, edhe pa ma te voglen medyshje nga dora e zeze e "udb-es" jugosllave. kushdo qofshin ata vrases... ata ishin vrases te kombit shqiptar. un do thoja qe organizatore te vrasejes, ishte komiteti krahinore i asaje kohe ne krye me a. vllasin. kam bindje te thelle qe azem vllasi dhe bashkepuntorte e tije... ishin vrases jo vetem te ketyre tre bashkeatdhetarve... por edhe ishin vrases te shum studentve e studenteve..., jo vetem per vraseje, por edhe per burgosje te 100 e 1000. ja te tjereve qe dulen ne rruge per te protestuar kundrej dhunes, asimilimit, dhe per ribashkim me shqiperi. revolta e vitit 1981. ishte thjeshte revolte e pa drejtesive qe ju bene shqiptareve qe u ekupuan prej pushtetit te jugosllavise titiste... ku faktore kryesore per tradheti qe beri pushteti "titist" jan te dhenat dhe marreveshjet e luftes "nacional-clirimtare". dhe lufta e perbashket shqiptaro-jugosllave per clirim nga kthetrat e neofashisteve gjermano italian. shqiptarte ne at kohe nuk i bashkuan forcat per ta cliru jugosllavine... por per tu cliruar nga reja e zeze qe kishte filluar ta mbuloj e tere globin tokesore. shqiptarte ne fillimin e luftes... nuk i bashkoj bindja e ideologjise partijake... dhe as ajo fetare... por i bashkoj dashurija per atedhe, shpresat qe te jetojne te lire dhe te pa varur ne token e tyre te dhuruar nga zoti. e natyrshme qe per ket deshire edhe u bene marrvesheje... me shkrim... por edhe odave siq qe ne shqiptart e kemi si edhe tradite... prandaj edhe lufta "nacional-clirimtare" ishte e sukseseshme... dhe fitimtare... por tradhetija e titisto ruse edhe kesai her e ripushtoj gjysmen e shqiperise... dhe tentonte qe ta perbinte (gelldaste) te teren... por ja qe fati ishte i tille. dhe se paku i shpetoj berthama. dy fjale per i. kelmendin qe shum perfolet ne lidheje per ket makaber. un i. kelmendin e njof... qysh prej vitit, nese nuk gaboj te 1979-ten. un i. kelmendin e njof si nji prej ma te perkushtuarve te asai kohe dhe deri ne clirimin e kosoves... por ja qe hija e zeze e UDB-asheve... per te u perpjeke... dhe per te e shtremberuar rrugen e drejt e clirimit te kosoves... perpjekejet e tyre per te humbe gjurmet e krimit... edhe dalin me lloj propagandash... per te njullose te perkushtuarit e udherrefyesit e clirimit te kosoves. un personalisht jam veprimtare i viteve te 70-90. ne berlinin perendimore... dhe pastaj ne berlinin e ribashkuar dhe kryeqytetit te gjermanise... prandaj kam perjetime prej ma te ndryshmeve qe dilnin prej guzhines se UDB-es, per te na nda dhe perqa dhe te na vrasin e sabotojne, ku dhe te na largojne prej rruges qe ishim te perbetuar per clirim dhe ribashkim me shtetin tone shqiperine. mendoj qe duhet te jemi te vemedeshem dhe shum te sigurte ne lidheje qe kur te shkruajm... dhe te japim te dhena ne lidheje me rastin. un nji dua te riperserise qe edhe ma pare kam shkruar dikundi ne tjeter forum... mendoj qe ne lidheje me rastin... nese hapet nji gjyq... do ishte e rruges qe te mirret edhe beqir kuqi ne pyetje... ish punonjes prane ambasades se jugosllavise perkatesisht (misionit ushtarak). ne berlin. ku simbas mendimit tim i ka pase thell hundet ne ket rast. beqir kuqi... mesa di un eshte i komunes se therandes... ish suharekes. ku ne at kohe, nuk lente vend pa i fute hundet... ne dem te shqiptarise. per sot kaq... kerkoj falje prej atyre qe nuk ju pelqen ky shkrim... por nese gjykojne gjakeftoftesish... pa tjeter qe do e gjejne vetevehten e tyre "andej ose kendej". nderimet e mija te dashur lexues. rifat mulaj. shqiperi me 04.04.2012.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rifat.. ti ke qen ne shqiperi ne 79-ten..?

  4. #164
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pejan nji pytje..

    populli i pejes ke e mendon si kriminelin ma te madh te asaj krahine..?

    dyshoj per njerin po du me dit dhe mendimin e njerzve andej..

    a eshte ai qe i fillon emri me Q ?
    Brari, a ke mundur ta shikosh intervisten e Sabri Novoselles ne KlanKosova?
    Mundesisht shiko intervistat e Ibrahim Kelmendit ne Klankosova, 30-vjetori i LPK-se dhe kam deshire nje koment dhe analize nga ju i nderuar.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Flet Donika Gërvalla (video)
    Publikuar: 17.05.2012 - 15:34
    Prishtinë, 17 maj – Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut.

    Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin “Press-ing”, që transmetohet të premten prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasjen e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e saj për emrat që përmenden, përfshirë Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun.

    “Unë, si vajza e tij (Jusuf Gërvallës), jam shumë e interesuar të di se cilët persona në Beograd, në cilën zyrë, kë porositën që ta kryej këtë atentat”, ka thënë Donika Gërcalla, e cila është personi mbase i vetëm, përveç hetuesve gjermanë, që ka pasur rastin të shohë dosjen e plotë të hetimeve të deritanishme për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës.

    Ajo ka folur po ashtu edhe për procesin e hetimeve të udhëhequra me vite nga prokurorët gjermanë, arsyet pse hetimet kurrë nuk rezultuan me një proces gjyqësor për vrasjen, dhe pritjet që rasti të zbardhet, me gjithë faktin se nga dita e vrasjes kanë kaluar më shumë se 30 vjet.

    Në intervistë, Donika Gërvalla rrëfen edhe për jetën e familjes së saj pas vrasjes së babait, shkuarjen në Shqipëri, takimet me Nexhmije Hoxhen dhe Enver Hoxhën, dhe zhgënjimin me shtetin shqiptar.

    Si zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla flet edhe për punën gjatë viteve ’90-të në diasporë, konfliktet që ekzistonin mes LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye dhe Qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit, ndërsa një vlerësim të veçantë e jep edhe për Kosovën, ashtu si e sheh ajo sot.

    “Republika e Kosovës për të cilën ai (Jusuf Gërvalla) në fund sakrifikoi jetën është një shtet i cili identifikohet kryesisht me korrupsion dhe krim të organizuar”, thotë Gërvalla, duke elaboruar në detaje pse mendon kështu.

    Intervista do të publikohet e plotë edhe në “Koha Ditore”.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

    Gazeta “Rilindja”: Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, njerëz të kontrabandës!
    17.01.2014 | 22:18
    Një ditë pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, gazeta "Rilindja", e vetmja e përditshme e Kosovës në kohën e Jugosllavisë, kishte publikuar shkrimin për vrasjen e tyre më titull "U vranë tre emigrantë" .

    Shkrimi ishte i bazuar në Agjencinë Jugosllave të lajmeve "Tanjug" dhe propgandën jugosllave të asaj kohe. Aty thuhet se supozohet se bëhet fjalë për qërim tipik hesapesh ndërmjet emigrantëve të nëntokës së RFGJ'së, të cilës i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje./standardi.info


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #167

    Për: 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Gazeta “Rilindja”: Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, njerëz të kontrabandës!
    17.01.2014 | 22:18
    Një ditë pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, gazeta "Rilindja", e vetmja e përditshme e Kosovës në kohën e Jugosllavisë, kishte publikuar shkrimin për vrasjen e tyre më titull "U vranë tre emigrantë" .

    Shkrimi ishte i bazuar në Agjencinë Jugosllave të lajmeve "Tanjug" dhe propgandën jugosllave të asaj kohe. Aty thuhet se supozohet se bëhet fjalë për qërim tipik hesapesh ndërmjet emigrantëve të nëntokës së RFGJ'së, të cilës i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje./standardi.info


    Shkrim normal per kohen kur Kosova ka qene pjese e ish-RSFJ.

    Llapi a ke mundesi te na sjellesh letren qe i ka pas derguar i ndjeri Gervalla, Enver Hoxhes? Edhe denoncimin qe i ka pas bere Jugosllavise Gervalla ne Amnesty International?

    Çfare ka ne arkivin e LPK-se per kete vrasje? Çfare thote arkivi i PPSH-se dhe ai i Sigurimit te shtetit? Me siguri se ka nje dosje. Po Hasan Luçi dhe punonjesit e ambasades shqiptare ne Vjene?

    Pse PPSH, Sigurimi, UDB ishin kunder bashkimit te emigracionit shqiptar? Kush i organizonte neper qytete te ndryshme europiane aktet perçarese te emigracionit, me flamur me yll apo me flamur pa yll?

    Ja nje pjese nga letra qe Gervalla i dergonte Enver Hoxhes: " “Nuk mund të presim që të çlirohet Kosova deri në triumfin e revolucionit botëror, por na duhet të ndërmarrim diçka

    Ja se si shprehet Sabri Maxhuni: "Njerëzit e Konsullatës shqiptare në Vjenë bënin shumë presion mbi Jusuf Gërvallën për t’u larguar nga Organizata së cilës i takonte, në mënyrë që ata ta përdornin atë vetëm si informator dhe shpërndarës të librave të Enver Hoxhës dhe të gazetave që i sillnin nga Tirana."
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-01-2014 më 14:13

  8. #168

    Për: 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

    Llapi a ke mundesi te na sjellesh ndonje "direktive" te shokut Engjëll Kolaneci, diplomati kryesor i Shqipërisë që është marrë me çështje e me shqiptarë të Kosovës në Gjermani e Zvicër?

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: 20 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

    Vërtetë shkrime interesante dhe shumë kurioze,por mendova se është shkruar edhe teksti origjinal i gazetës "RILINDJA" BAZUAR Në agjensionin serb TANJUG.Këtu shihet teksti,por është i palexueshëm.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Bytyçi kërkon në Beograd dënimin e vrasësve të tre vëllezërve të tij
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 10:36
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •