Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Në Shqipëri vlerësohen artistët.

    Në Shqipëri vlerësohen artistët.

    Dallimet ne skenen artit mes shqiptareve jane te medhaja. Ne Shqiperi vlesohet arti, vleresohet ngjyra e zerit qe ke, ne Kosove vleresohet pamja e jashtme dhe asgje tjeter, nese ke nje pamje mesatarisht te bukur, gjen nje manaxher dhe behesh artist, ose me sakte behesh kengetare se artist eshte i shume dicka e madhe. Cka ben nje kosovare qe eshte pak sexy, 1000 euro ne xhep tek nje shtepi e vetequajtur "produksion muzikor" dhe pas 20 minutave Vajza e Mamit behet me album 100% shqip, Po si more keshtu?...

    Ekziston nje dallim i madh mes mentalitetit dhe perceptimin e artit nga nje shqiptar i Shqiperise, nje shqiptar i Kosoves dhe nje shqiptar i Maqedonise. Kjo eshte fakt i gjalle edhe tere diten me diskutuar por kete ne e pranojme se te Shqiperise kane shije me te "ëmbël" se t'Kosoves dhe t'Maqedonise...

    Shqiperia ne kete aspekt eshte per t'ja pasur lakmine, ka nje numer te madh spektaklesh qe per kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise eshte nje ender. Ne Kosove dhe ketu tek ne në Maqedoni edhe 20 vite nuk do te mund te organizohet nje spektakel si Festivali i Kenges prane TVSH-se, nje emision shumengjyresh si Portokalli, nje emision si TopShow, oseTopFest ose Ethet e se Premtes Mbrema qe kane qene. Ka pasur edhe tek ne organizime te tilla por ne e dime se si kane qene, Zi e ma Zi.

    Ndoshta organizimi financial i ketyre nuk kushton edhe aq shume por organizimi profesional kushton, sepse ketu kemi montazh, stajling, fotografi, grafik dhe shume gjera tjera, ketu kemi njerez te kualifikuar per keto gjera kurse ne Kosove dhe Maqedoni s'kemi, dhe si rezultat i kesaj nuk kemi asnje Festival te hajrit ose emision argetues ose zbavites te mirefillte qe ja vlen te shiqosh, kjo reflektohet edhe ne anen tjeter se edhe nuk kemi ndonje program televiziv te hajrit qe do te merte iniciativa sic kemi top-channelin ne Shqiperi...

    Ne Kosove dhe Maqedoni, nga arti mundohen te te behen te pasur, ndersa ne Shqiperi me artin dua te zbulojne shpirtin artistik qe kane, ju kujtohet Anjeza kur pergaditej per EuroVision e gjithe Shqiperia u çuan ne kembe dhe e perkrahen, ndersa cka ndodhi ne Maqedoni, u perhap lajmi se Adrian Gaxha do te mer pjese ne EuroVision dhe cka ndodhi plasi sherri tek "shqipet tona", JO, pse te kendon ai ne gjuhen maqedone, dhe keshtu ishin te ralle ato qe perkrahen ate, por ndodhi cka ndodhi Arti Shqiptar u vlersua me nje vend te 7-te, te Anjezes atje, a thua nuk eshte krenari te kalohet nje France apo Angli qe me shekuj kane qene vatrat e kultures boterore...

    Por si duket dikujt nuk i pelqen te kultivon muzike te pastert shqipe, qe fillom me nje DO-RE-MI-FA-SOL-LA-SI-DO, sepse nuk mund te fitoj shume para, por me lehte dhe me bukur i duket te mare nje tekst dhe nje muzike te kompozuar nga ndonje bullgar, grek ose serb dhe per disa ore Vajza e Mamit behet me album, dikush 8 vjet ndjeken shkollen e solo-kendimit dhe nuk ka album te vetin eh dikush qe as se ne cilen fushe shenohet celesi SOL s'edine, nxjer album. O Zoti Madh kjo eshte absurde, jo aspak nuk eshte aburde te dashur kosovar dhe te dashur bashkeqytar te mi nga Maqedonia, jemi NE ato te cilet blejme ato CD-ja me kenge 100 COPY-PASTE nga fqinjet tane te dashur "qe na duan shume"... ne jemi ato qe i perkrahim keto fenomene te cmendura...

    Tash shtrohet pyetja pse nuk ndodh nje gje e tille ne Shqiperi, por ky sindrom ndodh ketu ne Maqedoni dhe Kosove, kete u'a le te diskutojme dhe debatojme bashke me forumistat tane.

    Ju pershendes me kengen e Grupit 403 - Bëhu fer dhe prano.

    Nga:
    Davius, 28 Prill, 2005.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Davius , keto qe ke shkruar ti jane te verteta por me disa nuk u pajtova : edhe ne Shqiperi vjedhin kenge , nuk e ke degjuar ti albumin e Rovena Stefes apo Angjela Periselit ??
    Pajtohem qe ne Kosove dhe Maqedoni nuk kan prirje per te bere emisione te mirefillta , ketu dijne te bejne vetem "Bingo " e ti zbrazin xhepat e popullit te mjere qe mundohen te pasurohen me keto bingot e te gjitha keto i ben gjendja e veshtire ekonimike .
    Edhe per kete "vajzen e mamit " jam i pajtimit me ty per kete do te merrja si shembull me konkret Genta Ismajlin .
    Te kujtohet "spektakli " "Dua te jem " ? Imitim i zbehte i etheve Turpi me i madh qe me kane deghuar veshet e me kane pare syte .
    Po percjell ndonjeher " Arenen " e Agronit gjenial ? Nuk dihet nese eshte emision -debat apo nje sallon zonjash snobe ku secili flet per qejf te vet pa e degjuar njeri-tjetrin .
    ArsGothicë

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une mendoj se e ke gabim. Me duket se ju jeni me i ri, dhe keni harruar qe Prishtina ka organizuar edhe naten e perzgjedhjes se kenges se ish-Jugosllavise ne Eurovizion, ne vitet e 80-ta. Poashtu ke harruar per RTP-ne e viteve te 80-ta, RTK-ne, KohaVizionin etj.

    Tirana ka me shume pervoje ne organizimin e festivaleve te tilla te medha dhe rrjedhimisht edhe jane me mire se Prishtina ne kete aspekt. Por kjo nuk dtth. qe ne Shqiperi vleresohen me mire artistet e sidomos muzikanet. Po ti pyesesh edhe vet muzikanet me te medhenje te ketyre viteve ne Shqiperi, se ku jane paguar me shume, do thone ne Kosove, Maqedoni, e diaspore.

    Vajza e mamit behet kengetare si ne Prishtine, Shkup, Tetove, ashtu edhe ne Tirane, Vlore, Shkoder, Los Angeles, e kudo. Kjo nuk eshte ajo cfare realisht duhet te ndodh, por ndodh gjithe kohen kudo.

    Ne pothuajse te gjitha llojet e muzikes, pervec ne ate klasike, opera, dhe ndoshta edhe muzike e lehte, Kosova dhe Maqedonia jane me mire se Shqiperia. Kjo per shume arsye, e nje nder to eshte edhe, publikimi i shume pak albumeve muzikore ne Shqiperi, deri para pak vitesh. Atje tash para disa vitesh, kane filluar kengetaret te nxjerrin albume. Deri atehere kenaqeshin me nje kenge ne vit qe e kendonin ne festival dhe kaq. Po te shikosh krijimtarine e Adelines, Sabriut e shume tjere sheh nga 50-60 albume te publikuara prej tyre deri tani. Perderisa, ka filluar edhe ne Shqiperi e njejta gje, tash do ecim para me hapa shume me te shpejte.

    Per programet televizive, kanalet televizive mund te bejne programe te mira nese kane para, ne Shqiperi tani ka me shume para (GDP per fryme 4500 dollare kurse Kosova 1000 dollare per momentin normalisht per shkak te luftes). Prandaj edhe kemi me shume programe te mira.

    E rendesishme eshte qe te kemi art dhe muzike nga te gjitha trojet shqiptare sa me shume, ne menyre qe ta bejme artin tone kombetar, te arrij majat.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga dodoni

    Jam plotesisht dakort !!

    Do shtoja vetem dicka. Ne Shqiperi ndihet edhe influenca e Italise, ndersa ne Kosove ajo serbo-maqedonase, qe per mendimin tim eshte shterpe.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Turbo-folku nuk eshte influence serbo-maqedonase, kjo eshte nje vecori e gjithe Ballkanit, qe tregon lidhjet midis kesaj pjese te Europes dhe Lindjes se Aferme e te Mesme, per vet afersine gjeografike.

    Kurse rrymat tjera muzikore, rok, hard-rok, rap, hip-hop, alternative, etj. jane rryma nderkombetare te muzikes.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Jam perseri krejtesisht dakort.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 30-04-2005 më 07:14

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •