Postuar më parë nga
Agim Doçi
Kanga ma e bukur e Alberies asht ajo qe ka kompozue Mond Zhulali me poezine e maposhteme timen! Ajo asht kangtare mjaft profesionale me nje vokal dhe timbrike te veçante e tejet me vlera!!!
…………….
Të jem një çast në krahët e tua
Gjith jetën time do dhuroja.
Je i imi!…Të dua!
Enderroja…
Të jem e jotja e fal gjith Botën!
Ndaj them i dashur mijra fjalë…
Je i imi!…. Të dua!
Sa kam mallë.
Kam dëshirë të them në sy: Të dua!
Shpirti im.
Të adhuroj!
Njeri tjetrin marrëzisht e duam
Veç për ty jetoj.
Dashurija endet
thell në shpirt
Prêt nga ne të zgjohet
Të na fal gjith Botën përjetsisht.
Të mbaj në buzë aromën tënde
Të ndjej në flokë një ledhatim
Jam e jotja?!…më thuaj
pambarim…
Të shoh në sy buzqeshjen tënde
Të puth në mbrëmjet e pa fund
Falma vehten dhe endrrën
Siç ta fala dhe unë.
Krijoni Kontakt