Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"

    Mehdi Beu: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"

    nga Dashnor Kaloçi

    "Madhni, gëzohem që M.J. e familja jeni mirë nga shëndeti: ne për fat të keq akoma Nejren e kemi të sëmundë, me gjithë që ka ba disa përmirësime. Mësoj me kënaqësi të madhe që M. J. keni fillu shkrimin e kujtimev. Jam i bindun se këto janë të domosdoshme për historinë e Shqipnisë: do të drejtojnë shumë gabime të këtyne dyzet vjetëve të fundit. Këtu do të gjeni gjegjjet e pyetjeve që M.J. me drejtuet. Shpresoj të Ju jenë të një utiliteti. Sido qoftë un jam këtu, çdo herë që do të paraqitet nevoja me dhanë çka dijë, në këtë vepër eksepsionalisht me randësi që M. J. keni fillue. Në numrin pesë vramjen e Gjeneral Tellinit e kam përmbledh në veprimet e Komisjonit të Deltimitacioneve, kësisoj gjegjet e mija përbajnë vetëm pesë numra. Tue ju drejtua M. J., ndigjoj nevojën t'i hedh një sy të shkurtën situatës. Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme n'a Rusija nuk ka si të mos gjej herët a vonë një konjukturë politike ndërkombëtare të favorshme, qi t'i lejojë shqiptarëve me hedh këtë zgjedhë, që nga të gjitha çka parë, asht sigurisht ajo ma e tmershmja. Mbetem me nderimt e mija ma të thella për M. e J. dhe gjithë familjen Mbretënore, në të cilat shoqnohet një familje e jeme.

    E vërteta e Shën Naumit

    Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.
    Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria
    Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i
    Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga
    injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës. Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue
    nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos
    ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n' Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t'onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri
    gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t'i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija. Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t'arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-09-2007 më 23:54
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Kufijt e Shqiperise jane kufij te nje shteti te copetuar.Ne cfare do variante mbi 50 perqind te trojeve etnike mbeten jashte Shqiperise.Per 100 vjet sllavet tentuan ti slavizojne ato por nuk arriten dot sepse ndoshta tingellon romantike por aty ku zoti ja ka fale shqiptarit te tjeret kane ardhur(duke bere dhune mbi popullaten vendase) por edhe kane ikur sepse gjithmone e kane ditur se nuk i takojne atij vendi.Eshte nje fshat ne Kosove qe serbet tentuan ta popullojne pas 1912 duke i marre tokat e duke ngrehur shtepi te montuara.Me nje gazetar anglez pas 1999 kaluam andej dhe u ndalem.Vet e pa me sy te vet keto shtepi te montuara tashme te vjetra dhe te shkaterruara.Shqiptaret e fshatit i kishin ruajtur si deshmi per kolonizimin serb ne ato ane.A ka deshmi me te forte se kjo.Por per fat ke keq ne në pergjithesi si shqiptar nuk dijme te promovojme te verteten tone edhe pse kemi mijera deshmi te tilla gjithandej.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    E verteta e ndarjes se Vermoshit... dhe Shen Naumit

    E verteta e ndarjes se Vermoshit... dhe Shen Naumit
    E Premte, 22 Prill 2005
    (Treguar nga Mehdi Frasheri ne kujtimet e tij, qe jane botuar se fundi nga OMSCA)

    Heshtni...po rikthehet Mehdi bej Frasheri

    Ai jetoi dhe punoi ne dy shekuj. Kontributi i Mehdi bej Frasherit u dha per nje shtet qe po vdiste, Turqia- dhe per nje te ri qe po lindte, Shqiperia e endrrave te tij. U mundua sinqerisht per te dyja dhe njekohesisht u anatemua nga te dyja...Pse? Kete historianet u duhet kohe qe ta studiojne, ndoshta -ngaqe permasat e verteta te Mehdi bej Frasherit, e kane kaluar gjithmone kohen, ku jetonin bashkevendasit e tij

    Ben Andoni

    Ka mjaftuar anatema, qe i kane bere pseudot-dhe shmangia e referencave te duhura historike, per te perseritur dekada te tera se Zogu ia fali Shen Naumin -Jugosllavise. Sa keq, kur lexojme sot kujtimet e Mehdi Frasherit, te botuara pas nje kalvari te pashembullt (fale kontributit te nipit te tij Tefik Celo)-ku tregohet thjesht, si ai luftoi ne emer te Shqiperise per cdo centimeter katror "Made in Shqiperia". Dhe, kjo lufte e tij per Vermoshin dhe Shen Naumin -keto pika "gati te panjohura", u kthye me vone ne simbolin e nje urrejtje patologjike per 'tradhetaret' e Shqiperise. Kuptohet, se nuk mund te ndodhte ndryshe. Mehdi Frasheri, protagonisti i tyre, qe ka qene gjalle deri gati ne mes te viteve '60, madje edhe nga njerezit aktive ne kete ndarje si perfaqesues i Shqiperise, ishte i ndaluar per te folur...por edhe per te jetuar. Kishte ikur me 1944 dhe si kreu i Regjences shqiptare, tashme ia kishin barazuar kontributin per vendine tij ne hic. Kuptohet, se nuk mund t'i bente ndonje pershtypje te madhe. Jeta i kishte treguar gjithmone anen e kundert, ku sfida mbetej gjeja me e zakonshme e jetes se tij te mbushur me ngjarje te tera, sa per nje shtet te tere. Keshtu, do te ishte i vetem me 1939- Diten e Pushtimit-qe do t'i fliste Botes kunder pushtimit te vendit te tij. Ashtu si do te ishte i vetmi, si perfaqesues i Shqiperise, qe do te luftonte me te gjitha menyrat, qe Shqipria e vogel te perfitonte sa me shume territor.

    Nga largesite e viteve, dhe nga menyra sesi e mbajten larg, na duket sikur ai i perket shekujve te tjere, por ai ne fakt ka nje kohe fizike te afert me kohen kur jetojme, qe shkon deri ne vitin 1963, kur do te mbyllte syte ne Itali. Tashme, shume me pak "i rendesishem" dhe gati 'i harruar' nga njerezit, per te cilet dikur kishte luftuar per cdo pellembe vend. Ky angazhim nuk kishte qene vetem pjese e idealizimit te tij, por edhe e parimeve te medha, qe i kishte fituar me shkollimet e tij ne ish-Perandorine e madhe osmane. Mehdi beu ishte i Doktoruar per Shkencat Politike dhe Ekonomike ne Stamboll. Ishte koha, kur Familja e tij nuk mund t'i shpetonte kryeqytetit- dhe mendimit- qe femijet te kryenin sa me mire formimin e tyre. Pak vite me vone, Karriera e tij nuk do te ndalej dhe ai do te mbaje postet e nenprefektit, guvernatorit qe nga Shqiperia dhe deri ne Palestine. Tregohej si nje nga njerezit me te vyer te Perandorise dhe fliste plot tete gjuhe. Por, e gjithe kjo ngritje nuk do te mjaftoje. Epilogu i tij me Perandorine-qe pak a shume do t'i perseritet dhe me vendin e lindjes- eshte i trishte. Ai largohet nga Posti i Guvernatorit te Egjiptit dhe i drejtohet Shqiperise se vogel, qe sapo ka shpallur shtetin e saj. "Cuditerisht" po i drejtohet nje vendi, i cili eshte akoma nocion dhe qe nuk i dihet e ardhmja. Ca me teper, ai po vinte pas lluksit ku ishte mesuar -ne nje varferi skajore, ku detyra e re ishte per te pastruar sa me mire para te huajve imazhin e vendit te tij. Kete e kryen me se miri, fale lukut Perendimor qe do te mbaje, por me shume kulturen e madhe gjithperfshirese. I gjithe personaliteti i tij do te shfaqet si Perfaqesues i Qeverise shqiptare ne Komisionin e Caktimit te Kufijve, por edhe ne Lidhjen e Kombeve, ku ai do te referoje nga vitit 1923 deri me 1939. Dhe, ai e ben kete me shume se mrekullisht- ne favor te Shqiperise. Si Kryeminister, Minister, Perfaqesues i Larte, kudo ai do te lere gjurmen e tij. Por, kishte ardhur viti 1944---Kryetari i Regjences do te largohej nga Shqiperia per ne Austri per te mos ardhur me. Nga pas do te linte te bijen Sheriarin dhe familjen e saj, qe kishin qendruar neutrale ne lufte. Nje fat i ri i priste te gjithe. Per Mehdiun harresa "e perkohshme", ndersa per "te tijte", teli me gjemba...Ata duruan, ashtu si kishin duruar dhe si ishin munduar perjetesisht per t'i dhene Shqiperise nje imazh krejt ndryshe te Mehdiut ne shekullin e XXI...Mehdi Frasheri vdiq me 25 Maj te vitit 1963, ndersa kujtimet e tij i kemi me Prill te vitit 2005. Ajo qe mund te benin sot dicka per shpirtin e tij, apo ata qe e kane njohur sadopak, eshte qe ta lexojne dhe te heshtin...Sepse po vjen perseri Mehdi bej Frasheri.


    Ju rrefej te verteten e Vermoshit dhe Shen Naumit

    Kjo eshte nje pjesez e shkeputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frasherit dhe perfshin fillimin e viteve '20, kur Shqiperia beri ne terren rakordimin e kufijve me fqinjet e saj

    Nga Mehdi Frasheri

    Valet e liqenit me fershellimat e tyre formonin nje simfoni te natyres muzike. Nga Pogradeci u nisem me nje automobil per ne Korce dhe kuajt i lame pas, per te arritur te nesermen. Anetaret e huaj te Komisionit nuk kishin arritur ende ne Korce, por automobilat dhe kamionet i kishim cuar ne Sarande per t'i marre e per t'i sjelle ne Korce.

    Mbas pak ditesh, arriti Komisioni dhe une dola i prita ne Erseke. Per secilin delegacion kishim zene nga nje shtepi me qira ne Korce dhe une me personelin shqiptar kisha zene me qira gjysmen e shtepise te Lutfi bej Zavalanit. Prane meje ndodhej major Voti, francez ne sherbim te Shqiperise; togeri Dhimiter Kosturi; Selim Zyma, gjeodet' dhe dy topografe italiane ne sherbimin tone:Kontarini e Skalera, pervec sherbetoreve dhe gjellberesve.

    Kete rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespes. Simbas vendimit te Konferences se Paqes te Parisit, kazaja e Korces, sic ndodhej ne kohen e Turqise, i kishte mbetur Shqiperise. Vecse ne marreveshjen e Kapshtices me 15 maj 1920, nenshkruar prej delegateve shqiptare te Korces dhe komandantit ushtarak te Greqise, pjesa me e madhe e kazase se Korces ishte liruar prej ushtrise greke, por 16 katunde qe ndodheshin pertej Bilishtit dhe pertej qafes se Zvezdes, i kishte Greqia nen okupacion.

    Ne caktimin e kufijve te kesaj zone, na dilnin dy ceshtje me gjemba dhe me rendesi politike. Njera nga keto dy ceshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ceshtja e Shen Naumit. Qeveria konstitucionale e Turqise, pas vitit 1908 per qellime zgjedhjesh, kishte ngaterruar juridiksionin e qarkut te Korces, duke i aneksuar katundet shqiptare te qarkut te Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof ne kazane e Kosturit, duke qene se keto katunde ndodhen fare afer Bilishtit dhe larg Kosturit. Po te merrej lehtesisht fjala"Kaza e Korces", qe perfshinte vendimi i Konferences se Londres, keto dy katunde lypsej qe t'i mbeteshin Greqise, kurse ato ndodheshin ne luginen e eperme te Devollit, qe ndodhej brenda kufirit natyral te Shqiperise.

    Arsyeja e lypte qe keto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqiperise dhe si kompensim nga te 16 katundet qe ndodheshin nen okupacionin grek dhe te banuara prej elementesh jetergjines, te ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqise. Kjo ceshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nenkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marre fund. Meqenese, katundi Bozhigrad qe do t'i mbetej Shqiperise, kishte nje popullsi relativisht te madhe, kompensimi i ketij katundi perfshinte disa katunde prej te 16-ve, qe kishim per te marre nga Greqia.

    Shteti shqiptar ndiente nevojen politike qe ceshtja e kufijve nderkombetarisht te merrte fund nje ore e me pare e te mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, ne rast turbullirash, serbet dhe greket do te gjenin preteks per te nderhyre me arme ne Shqiperi. Me keto prapamendime, delegatet greke dhe serbe- donin si e si qe ceshtja e kufirit te vononte sa te ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike ne Shqiperi.

    Duke marre parasysh keto pika, kur bisedohej vija e kufirit, une shihja qe ne pikat kryesore te insistonim, por per sende, qe nuk kishin ndonje rendesi, sa te ishte e mundur, te mos jepja shkak per konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej te pyeste Konferencen e Paqes ne Paris, per te dhene vendimin definitiv, por kjo pergjigje vononte teper. Shenimin e kufirit e filluam nga bregu perendimor i liqenit te Prespes ne katundin Bezmisht tej Gorices, dy cifligje te Frasherit.

    Ketu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe cifligut Stenje nga ana e Jugosllavise, por edhe ky ciflig i Frasherit. Se andejmi u hodhen ne bregun lindor te liqenit, duke prere sirrethujzen qe gjen fund me uren e Achillit duke pershkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majen e malit qe ndan katundin Rakicke, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qe i mbeten Greqise ose Jugosllavise. Me kete menyre, shenimi i kufijve vazhdoi deri ne vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

    ...Me kete menyre- filloi levizja e kryengritjes se Fan Nolit ne muajin qershor. Komisaret e shteteve te medha shfaqen mendimin qe te largoheshin nga Shqiperia nga shkaku i kryengritjes. Nje gje e ketille do te ishte teper e demshme per Shqiperine, sepse Greqia kishte pergatitur komitet e saj afer kufirit, dhe largimin e komisareve te huaj do ta kishte si nje prove per okupimin e Korces dhe Gjirokastres nen etiketen e epiroteve. Une bera c'ishte e mundur per t'i bindur komisaret, se nuk kishte vend per t'u frikesuar, sepse shqiptaret te huajt, sidomos te derguarit e shteteve te medha, i konsiderojne si persona te shenjte e te paprekshem, simbas mendesise dhe zakonit te tyre. Me ne fund u thashe se lypsej te vritesha une me pare- me gjithe ushtaret e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalet qe fliten me bindje e me sinqeritet, kurdohere bejne efektin e tyre. Meqenese komisaret kishin besim te plote tek une, e nderruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithese qe Konferenca e Parisit u kishte dhene leje te largoheshin....

    Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranes dhe me formimin e kabinetit te Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetesua dhe vazhduam punimin. Eshte per t'u shenuar se ne kete ndermjet kohe kishte filluar pershkulja e popullsise myslimane te Maqedonise per te shkuar ne Turqi. Afer kufirit, qe kishim caktuar nga ana e Kosturit, qe i ka mbetur Greqise, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1Kavelisht 2. Revan. 3.Shark.

    I pari eshte krejt i krishtere, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptare dhe nga besimi muhamedane, por Greqia me propogande i kishte bindur qe te deklaroheshin si turq dhe keshtu ato dite pregatiteshin qe te shkonin ne Turqi. Grate po lanin teshat ne lume duke vajtuar qe do te linin atdheun e tyre, eshtrat e dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqerore.

    Gje per t'u habitur ishte vendimi i gjysmes se popullsise te katundit Rakicke, qe, duke i mbetur Shqiperise, duke pare piramidat qe kishim ngritur gjate majes se malit te tyre, qe formonin proven e prere se katundi i tyre i mbetej Shqiperise, dhe per pak dite do te liroheshin, duke u bindur nga propoganda se ne Turqi do te gjenin pasuri dhe fene e vertete muhamedane , ishin bere gati te iknin ne Turqi, sepse ishin deklaruar si turq prane Komisionit te shkembimit te popullsise muhamedane. Beme c'ishte e mundur per t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk degjuan, u ngriten e iken ne Turqi.

    Kjo ngjarje rrefen sa fatkeq eshte nje komb pa kulture, pa histori te shkruar dhe pa ndjenja kombetare. Popullsia e Rakickes jane te shendoshe nga trupi, te gjate e te holle si lastar, burra e gra te bukur nga fytyra. Ishte nje mekat i madh, qe keta njerez te bukur dhe inteligjente do te shkonin ne Turqi per te vdekur gjysma.

    Pasi mbaruam zonen e Liqenit te Prespes dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam ne Pogradec per te caktuar zonen e Shen-Naumit e te Malit te Thate. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shen-Naumit ne jug dhe zona e Vermoshit ne veri kishin mbetur te pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferences se Parisit, duke i thene se Shen-Naumi ne jug dhe Vermoshi ne veri -i takonin Jugosllavise. Per kete arsye, caktimi i kufijve ne keto dy zona- ishte shtyre per ne vitin 1924.

    Konferenca e Londonit me 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit me 1921, ne vendimin e tyre kishin thene se kufiri shqiptar ne breg te Liqenit te Ohrit vete deri ne Shen-Naum, por nuk thuhej nese inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nese Shen-Naumi eshte i perfshire apo i perjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqiperise, por, meqenese Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ceshtjen ia referoi Lidhjes se Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hages. Derisa te dilte vendimi i Hages, ne pezulluam caktimin e kufijve- vetem ne pjesen qe ndodhej afer Shen-Naumit, dhe pjeset e tjera i mbaruam me gjithe piramidat e tyre. Se andejmi shkuam ne Shkoder, mbasandej ne Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar prane Konferences se mali qe quhej Vermosh, ka hyre brenda ne Jugosllavi teper thelle dhe prandaj krijon nje pengese per rruget e komunikimit midis Ipekut, Gusinjes, Plaves e Podgorices. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdher Komisionit te Kufijve qe ceshtjen e Vermoshit ta hetonte ne vend, keshtu qe u ngritem e vajtem ne Podgorice dhe se andejmi ne Andiravic, Plave, Gusinje e Vermosh. Ne vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptareve e jugosllaveve, ishte caktuar nje zone neutre dhe keshtu Vermoshi ndodhej brenda kesaj zone e pa ndonje autoritet.

    Ne Vermosh kurdisem cadrat dhe filluam hetimet. Meqenese padre Cirili, kishte marre pjese ne Luften e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezerve dhe, duke qene nje patriot i besueshem, e porositem qe te vishte rroba oficeri dhe e morrem me vete si nje oficer ne sherbim te kufijve. Gjaithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qe kishte goditur shtepine ne Vermosh. Vermosh quhet nje lume i vogel, qe del nga mali Montevilla, percan nje lugine me nje fushe te vogel dhe shkon perfund Gusinjes e Plaves, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet ne Danub. Ne fushen qe formon luginen e Vermoshit, nja 50 familje nga te Klementit kane goditur kasolle, bejne bujqesi dhe veres kullotin bageti; dimrit pjesa me e madhe vjen ne bregun e Matit ne cifligun e shtetit qe quhet Gurez, dhe disa zbresin ne katundin Kakariq te Shkodres.

    Bajraku i Klementit formohet prej kater katundesh, ne luginen e lumit Ceme, qe derdhet ne liqenin e Shkodres, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afer Tuzit.

    Zona e Vermoshit ka qene dhe eshte kullota verore e Bajrakut te Klementit, por mjaft larg prej bregut te Cemit, dhe hyn si nje triangel i madh brenda ne tokat jugosllave. Po te hidhet nje sy mbi harten e Shqiperise se Veriut, qe kufizohet me Jugosllavine, ky triangel menjehere duket. Konferenca Londonit me 1913 kishte vendosur qe tokat e Klementit i takojne Shqiperise, por e verteta eshte se, pervec Austrise, asnje nga delegatet e shteteve te medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thelle ne token e Malit te Zi, prandaj vendimi ishte marre kesisoj mbi propozimin e ambasadorit te Austrise. Kur kishte shkuar Komisioni i pare i kufijve me 1913 dhe e kishte pare me sy vendin, ne mes te tyre ishin ngrene mjaft: delegati rus mefrancezin, me nje ane dhe delegatet austro-italiane ne anen tjeter, te paret ne favor te Malit te Zi dhe te dytet ne favor te Shqiperise. Megjithekete, ky komision kishte marre disa shenime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

    Konferenca e Parisit me 1921, per sa i perkiste kesaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kete rend filloi nga hetimet ne vend dhe kesisoj vendosi qe te pyeste tre shqiptare e tre jugosllave per kete ceshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanovicit.

    Une ne mbremje mora nje shishe raki, pregatita meze dhe thirra...Uc Turkun, At Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashe nga nje raki, u shtrova dhe une kembekryq ne mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ceshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se:"C'shenja e c'dokumenta keni per te treguar e per te provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve te Klementit: Selc, Vukel e Niksh? Pike se pari do te m'i kallezoni mua nje nga nje, t'i bisedojme se bashku, qe kur t'ju therrese komisioni, te dini se cfare te thoni", u thashe. Se pari filloi Uc Turku, vojvoda i Klementit, nje plak me kuptim te kthjellet dhe patriot, i cili kishte marre dy-tri plage dhe per kete shkak ishte bere calaman-duke luftuar me sllavet ose, simbas fjales se tyre, me shqehet qe guxonin te kalonin tokat shqiptare. Se dyti filloi Prenk Cali, qe kishte prire Komisionin Nderkombetar te vitit 1913 ne zonen e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot per te shpetuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qene e mundur.

    Pas tij, i treti filloi At Cirili, duke treguar se ku ndodhen altaret dhe varrezat katolike ne kete zone, te cilat qartazi provojne token shqiptare, sepse shqehet jane ortodokse dhe keshtu varrezat dhe altaret e tyre ndryshojne nga ato te katolikeve.

    Secili prej tyre deftente argumente te posacme e te vlefshme me nje te folur te thjeshte.

    Nga ana e jugosllaveve ishin thirrur e pergatitur nje avokat, nje gazetar dhe nje oficer qe pretendonin se e kishin origjinen e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qe ne realitet banonin dhe ushtronin detyren ne Beligrad.

    Te nesermen Komisioni i thirri te dy palet dhe i pyeti, ne mungese te delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona keta te interesuar per ceshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisareve te shteteve te medha, duke qeshur, me thane se kuptimi i kthjellet, sinqeriteti dhe inteligjenca e malesorve shqiptare paravlejti me teper se theniet pa llogjike e pa vend te personave jugosllave, te pyetur rreth ceshtjes. Gazetari shqah kishte filluar te bente fjale per nje gjeneral turk te quajtur Sulejman Pasha dhe qe shqiptaret e kishin ndihmuar kunder shqeheve; avokati kishte bere fjale per proceduren dhe oficeri i rezerves kishte filluar fjalen duke i thene kryetarit te komisionit, gjeneral Gazeres se ishte i dekoruar prej qeverise italiane...

    Te nesermen, Komisioni bashke me ne do te vente ne Gusinje per te bere hetime.

    Une u hoqa verejtjen qe me pare, duke u thene se terrorizimi i shqeheve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptaret jane aq te rrepta, saqe personat qe do te pyeten ne Gusinje, po te jete qe te kerkohen prej gjeneral Jovanovicit, ky do t'i frikesoje, keshtu qe nuk do te thone te drejten, prandaj eshte e arsyeshme, si te vemi ne Guzinje, te dalim kinse per te shetitur dhe tre persona qe do te hasim neper rruge, te merren e te pyeten.

    Komisioni me degjoi fjalen dhe vendosi ashtu. Shkuam ne Gusinje, dolem te shetitim dhe hasem tre persona, qe te tre muhamedane, sepse Gusinja pothuaj se eshte nje qytet thjesht muhamedan me nje pakice te parendesishme shqehesh ortodokse. Duhet te shenojme se midis popullsise se Gusinjes muhamedane ka edhe njerez qe flasin shqahisht, por qe nga ndjenjat, nga zakonet e veshja jane shqiptare. Gjithashtu eshte per t'u vene re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnje gjuhe tjeter.

    Kur komisioni pyeti dy te paret qe nuk dinin shqip, thane se jane shqiptare dhe qe Vermoshi i perkiste Klementit, kurse i treti, qe ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa per Vermoshin, tha se i perkiste Klementit....Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kerkoi mendimin tone dhe te delegatit jugosllav, per sa i perkiste Vermoshit...Une bera nje raport frengjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu cua Konferences se Parisit dhe, derisa te merrte nje vendim e t'ia komunikonte Komisionit te Kufijve, Komisioni vendosi qe te shkonim ne Raguze, per te pritur vendimin e Konferences, prandaj u nisem nga Gusinja e Plava...

    Mbas 15 ditesh Komisioni mori pergjigjen e Konferences, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit te Kufijve, duke ia lene Vermoshin- Shqiperise. Nga Raguza erdhem perseri ne Vermosh, por kete rend filluam te caktojme kufirin e te veme piramidat. Perseri kurdisem cadrat ne Vermosh dhe filluam te shenojme mbi toke vijen e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferences se Londonit dhe ate te Parisit. Zona e Vermosit perbehet prej tre sektoresh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e nje perroi qe ndodhet afer Andrievices.

    Vendimi i Konferences se Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqiperise do te jete kufiri i vjeter, qe ka qene midis Turqise dhe Malit te Zi. Nga rreza e Montevilles dilte nje perrua qe quhet Skrobotin. Ky perrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka nje kurriz te gjate, qe ndan luginen e Vocipotokut nga ajo e Skrobotines. Ky kurriz quhet Velipoje, mbi te ushtria turke qe ruante kufirin e atehershem, kishte goditur nje karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezeve, por rrenimet dukeshin. Meqenese keto rrenime provonin kufirin e vjeter turko-malazes, per te cilin behet fjale vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

    Mirepo faqja tjeter e Velipojes ishte kullote e malazezeve dhe per kete shkak ne kohen e Turqise midis malazezeve me nje ane dhe turko-shqiptareve, me anen tjeter, ngjanin luftra. Delegati jugosllav deshironte qe kjo cope kullote t'i mbetej Jugosllavise dhe balle kesaj- ne te merrnim liqenet e Rakavecit, qe sherbenin per te pire uje bagetia e Klementit, sepse mali tjeter ishte i thate. Dhe, vec kesaj, te na jepnin edhe nje rrip tjeter nga ana e Grencarit, per te pasur rruge e per te zbritur ne perruan, qe ishte afer Andrievices. Kjo menyre zgjidhjeje ishte e dobishme per te dy anet, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtesirat e liqeneve dhe te rruges afer karakollit te Grencarit. Une, para se te jepja pelqimin, u keshillova me malesoret, te cilet me gezim dhane pelqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Une, vec pikave qe u thane me siper, kerkova qe nga pjesa e kullotes qe shkembenim me shqehet , nje qark me nje shtize prej 100 metra perqark karakollit te Velipojes, qe do te sherbente per mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqiperise, sepse perndryshe godina e karakollit nuk mund te ngrihej atje ku ka qene, se vija e kufirit shkonte gjate kurrizit. Ngritja e karakollit te Velipojes do te sherbente per qetesine dhe per sigurine e Vermoshit. Refugjatet politike qe ndodheshin jashte, me vone, kur u firmos protokolli me 1925, me qellim perhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotesisht Shqiperise, duke i siguruar edhe qetesine me shkembimin e nje kullote te vogel pa rendesi...

    ***

    Gjate veres 1924, pasi mbaruam zonen e Shkodres e te Vermoshit, Komisioni zbriti ne jug per te kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Ne fillim te tetorit, Komisioni, para se te shperndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shen Naumit. Nje kufi qe perfshinte Shen-Naumin ne Shqiperi dhe tjetri duke e lene Shen Naumin jashte Shqiperise, por ndryshimi ishte gjysme kilometri tej Shen Naumit per rastin e pare dhe gjysme kilometri perkendej Shen Naumit per rastin e dyte. Ky lloj veprimi u be per shkak se Jugosllavia pretendonte qe Shen Naumi, simbas Konferences se Londonit 1913, i takonte Jugosllavise. Fraza qe i takonte Shen Naumit, ishte kjo:"qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen-Naum". Fjalet "deri ne Shen-Naum" mund te interpretoheshin ne kuptimin qe Shen-Naumi t'i mbetej Shqiperise. Jugosllavia kete interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar ne Konferencen e Paqes te Parisit.

    Konferenca meqenese u nda me dysh per kete pike, ceshtjen ia percolli Lidhjes se Kombeve. Keshilli i ketij Instituti kerkoi mendimin juridik te Gjykatores Nderkombetare te Hages, e cila i dha te drejte Shqiperise per arsye se per te shenuar kufijte e Shqiperise me kufitaret e tjere: greke e jugosllave, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenese Komisioni vendosi ne favor te Shqiperise, vendimi i tij duhet te konsiderohej i vlefshem.

    ***

    Pasi u ktheva nga Roma ne Florence, mora nje telegram nga Ahmet Bej Zogu, qe kishte ardhur ne Tirane me 24 dhjetor 1924 dhe qe me 6 Janar te vitit 1925 kishte marre ne dore qeverine, ku me thoshte se duhej te vazhdoja detyren...

    Dimrin e vitit 1924-1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia me gjithe vendimin e Gjykatores se Hages, Shen Naumin nuk donte t'ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer Manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korrespondence rreth vendeve, qe do te shkembeheshin si kompensim i manastirit te Shen Naumit. Qeveria e Tiranes, si kompensim -kishte kerkuar disa katunde, qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Ndermjetesi i marreveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kete propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibres, qe i mbetej Jugosllavise, do te vetmohej krejt prej katundeve me te aferta te tij. Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompensim shkembimi pranonte qe t'i cedonte Shqiprise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Se , po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce-Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav.

    Pasi mora propozimet e fundit te delegacise jugosllave dhe mendimin e Komisionit te Kufijve per pjeset e shkembimit, ne muajin maj 1925 u ktheva ne Tirane per t'ia paraqitur ceshtjen qeverise. Aso kohe Minister i Jashtem ishte Myfit bej Libohova. Ai, meqenese, nuk i njihte as vendet, as ceshtjen e dinte, m'u lut qe te veja bashke me te ne parlament per te dhene shpjegimet e duhura. Bashke me Ceshtjen e Shen Naumit ishte edhe pranimi i kufijve te Vermoshit. Refugjatet kundershtare keto dy ceshtje donin t'i shfrytezonin per qellimet e tyre kundershtare dhe kete gje e tregonin si tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi. Rrethi i Shen-Naumit qe cedonte Shqiperia, ishte nje cope toke me diameter 1/2 kilometer. Poziten e Shen Naumit donin ta tregonin si pike strategjike, kurse ne realitet kjo pike, me shkembimet e permendura, permiresohej ne favor te Shqiperise. Gjithe zhurma behej prej disa ortodokseve te Korces, qe i jepnin Shen-Naumit rendesi fetare...

    Pasi parlamenti pranoi projektin e marreveshjes, ceshtja nga ana e Ministrise se Jashtme iu percoll Legates shqiptare ne Paris per t'u rreshtuar ne protokollin definitiv te kufijve shqiptaro-jugosllave, qe do te redaktohej ne Paris ne seksionin e shtatmadhorise te Konferences se Paqes....

    ...

    Si u ruajten kujtimet e Mehdi Frasherit
    E Premte, 22 Prill 2005

    Tefik Celo-nipi i tij, i ruajti me te gjitha menyrat sesi mund te ruheshin ne ate kohe. Ndersa, i lexoi dhe i sterlexoi..kushedi sa here, qe tek e fundit sikur te ndodhte dicka te mbante mend- sagen e gjyshit te tij dhe t'ua shpjegonte njerezve. Pak dite me pare, ato pane edhe driten e botimit- fale bashkepunimit me OMSCA-duke plotesuar amanetin e madh te Mehdi Frasherit

    Haki dhe Gani Karapici i kishin strehuar kujtimet e tij- ne mes te shume gjerave personale te familjes. Fati e solli, qe ato t'i shpetonin dhe kontrolleve te rrepta te komunisteve. Keshtu me nje odise, qe vazhdoi per 16 vjet, nje dite te bukur, amanetin e Mehdi Frasherit, vendosen qe ta dergonin direkt te familjaret e tij---atje ku ishin brenda telave me gjemba. E bija e tij dhe e gjithe familja e saj ishin te internuar ne Gradishte, thjesht fale emrit te tij. Kur, kujtimet erdhen ne strehezen e tyre- Tefik Celo, i nipi i tij, dhe e jema Shehriari (e bija e Mediut), tashme e dinin qe brenda kishin nje mine. Dhe, kete vendosen qe ta ruanin me cdo kusht. Nje dite ajo duhet te shperthente ashtu si duhej.

    Kjo eshte nga shume gjerat, qe te rrefen sot Z.Celo, nje njeri qe fati i fisit e degdisi per nje pjese te madhe te jetes se tij me destinacion internimin. Duket se e ka "harruar" ate kohe, sepse ndryshe, nga shume syresh nuk perpiqet qe te duket. Keshtu, shume pak gazetare e kane ditur, se nipi i Mehdi beut, ishte gjalle dhe per me teper i afte qe te shpjegohej dhe te rrefente per familjen BIG. Ai vete, ne mbarimin e luftes, kur i gjyshi i tij u largua nga Shqiperia ishte vetem 6 vjec dhe ne tymin e viteve i kalonin fytyrat e Mehdi Frasherit, Lef Nosit apo Pater Anton Harapit, me te cilet u lidh historia e Shqiperise ne vitin 1944.

    Keto fytyra ju mjegullan me shume pas lufte, por me shume nga kalvari i familjes, qe levizi ne disa qytete dhe perfundimisht "u strehua" ne internim. Ne kete vend, ndersa, ai ishte ne moshe madhore, dhe pasi kishte marre te gjitha mundesite e shkollimit, qe mund te merrte fale biografise se tij "sterre", ai iu bind realitetit. E jema dhe ne momentet me te veshtira te familjes, nuk e hoqi kurre Zonjllekun dhe nderin e Familjes se saj. Kurse, vete Tefiku, pak nga pak u bind dhe u mbush per kontributin dhe respektin e Familjes se tij. Keshtu ruajti gjithshka, qe kishte lidhje me Mehdi beun por me shume nderin e madh te Familjes se tij. Kjo ishte arsyeja, qe ne kushtet e veshtira, ai lexonte e lexonte kujtimet ne menyre qe ti mbante mend...dhe qe sot ne moshen 60 vjecare, ai ia fali publikut shqiptar...Ndoshta, per Tefikun mund te zgjateshim pa fund, sepse jeta e tij i vlen cdo subjekti letrar, por kete ia leme vete ne dore atij. Tefik Celo ka vendosur qe ne te ardhmen -por jo shume larg, do te nxjerre rrefimet e tij, ku do te pershkruhet qe nga femijeria, ku ai do te tregoje sesi i njohu personazhet e medhenj te Shqiperise, qe ishin ne shtepine e tij...deri ne ditet e vonshme. Por, pa fyer asnjeri, pervecse duke falur dinjitet. Dhe, me mire se ai qe i ka jetuar keto- nuk mund ti bej askush tjeter...

    Ben Andoni

    Marre nga Korrieri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-09-2007 më 23:56

  4. #4
    shane_Cl
    Anëtarësuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    UK, Angli, Liverpool
    Postime
    24
    une dua te di se ku ndodhet shen naumi?

  5. #5
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Shen Naumi ka nje manastir te bukur dhe ndodhet nja 29 km ne jug te qytetit te Ohrit, prane liqenit te Ohrit ne Maqedoni.

    Nuk eshte harte e mire po ne fund fare ndodhet
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermal 22 : 13-05-2007 më 18:05

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    U.S.A.
    Postime
    15
    Duket si jo fort bindes argumenti qe jep Mehdi beu ne lidhje per shkembimin e Shen Naumit me disa toka te tjera.
    Argumenti i pare qe na jep Mehdi beu eshte se Shen Naumi iu ishte caktuar Serbeve ne Konferencen eLondres dhe se ata e humben dokumentin gjate marshimit per ne Shqiperi ne vitin 1915 gjate LBI.
    Ne rradhe te pare eshte e veshtire te besohet qe Serbet humben nje dokument kaq te rendesishem ku kishte te bente me zgjerimin territorial te Serbise. Dihet fare mire qe arkivat e rendesishme Serbe gjate luftes se pare u transferuan nga Beogradi ne Nish ku u vendos qeveria Serbe pas renies se Beogradit dhe prej kendej ne Korfuz. Kete Mehdi beu duhet ta dinte por si duket i ka pelqyer te gjeje arsye te mbuloje marreveshjet qe Naltmadhenia e tij i kishte nenshkruar me Serbet si shperblim per rikthimin e tij ne pushtet. Por le ta besojme per momentin ate cka thote Mehdi beu. Por si ka mundesi qe te mos gjendej nje kopie e ketij dokumenti ne kancelarite e Europes qe te vertetohej se kjo toke u ishte dhene serbeve.Besoj se dhe komisionet nderkombetare qe ishin caktuar per vijen kufijeve tane duhet te kishin nje kopie te ketij dokumenti, por per cudi vetem nje na paska qene dhe kete na e humben Serbet. Atehere si ka mundesi qe pas luftes keto komisione kryesisht nga vende aleate te Serbise gjate luftes ia lane Shen Naumin Shqipertise dhe jo Serbise duke ditur edhe fanatizmin fetar Serb.
    Se dyti Mehdi beu ngre si arsye qe meqe Shen Naumi na paska qene shenjtor sllav dhe Serbet jane fanatike orthodoks me mire t’ia leme Serbise qe te mos na hap telashe me vone. Fakti qe Shen Naumi ishte sllav nuk do te thote qe toka ku eshte ngritur manastiri eshte sllave dhe Mehdi beu as qe e permend kete fakt. Shenjtoret apo profetet kane kane per detyre te predikojne fene dhe besimin tek cdo popull perkatesisht prej nga vijne. Fakti qe ata vdesin ne dhe te huaj nuk do te thote qe toka ku shenjtori vdiq i perket kombit te origjines se shenjtorit. Sipas kesaj llogjike te Mehdi beut i bie qe vendi dhe toka ku eshte manastiri i Shen Patrikut ne Irlande ti jepen Anglise meqe ai ishte me origjine nga jugu i Anglise, po ashtu Kolkondasi ne Fier ti jepet Greqise meqe Shen Kozmai ka qene Grek.
    Shen Naumi ishte sllav por nuk dihet cka qene serb, bullgar, rus, etj. keshtu qe cdo komb me origjine sllave mund ta kerkoje kete vend.
    Mehdi beu ketu nuk argumenton se kjo toke eshte serbe dhe ata moren token e tyre, por thjesht nxjerr arsye per te justifikuar veprimin e denueshem qe ai dhe mbreti yne bene. Shkembimi i Shen Naumit nuk eshte gje tjter vecse shkembim te tokave shqiptare. Ne i dhame shen Naumin token tone dhe morem tokat tona qe ata me pare na i kishin rrembyer. Pra, i zoti shtepise i dha lopen hajdutit qe ti kthente disa qingja nga kopja qe ai kish vjedhur. Shkembim i bukur.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Fan Noli: Kufijtë elastikë të Shqipërisë

    Duke folur përpara Këshillit të Lidhjes më 25 shtator, Fan Noli dha një përshkrim mbresëlënës të luftës së Shqipërisë për të ruajtur tërësinë e kufijve të saj. Në librin e historianit britanik Joseph Swire gjejmë fjalën e plotë të Nolit mbi këtë çështje.
    “Çështja e kufijve të Shqipërisë, - tha ai, - që ishte në diskutim qysh përpara Luftës Botërore, njëmbëdhjetë vjet më parë, ende po pret një zgjidhje përfundimtare - një zgjidhje që çdo dimër është shtyrë për në verën e ardhshme. A duhet të presim një tjetër shtyrje në dimrin që po vjen - me të gjitha konfliktet dhe ndërlikimet që do të sjellë kjo si pasojë? Kjo është një pyetje që populli shqiptar e bën me një shqetësim që rritet vazhdimisht. Kjo torturë ka zgjatur tepër gjatë; kjo barrë e padëshirueshme ka peshon tepër rëndë mbi një popull që dëshiron vetëm paqen.
    Më lejoni të jap një përshkrim të shkurtër të kësaj tragjedie. Akti i saj i fundit po pret më kot një dimër të mbarë.
    Më 1913, pas Luftërave Ballkanike, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, pas bisedimesh të gjata dhe të lodhshme, përvijoi në hartë kufijtë e Shqipërisë, duke lënë më shumë shqiptarë jashtë kufirit të Shqipërisë se brenda tij. Një komision ndërkombëtar u udhëzua ta përvijonte kufirin në terren dhe ky komision e nisi punën e tij në shtator 1913. Dimri i parë solli shtyrjen e parë. Verën që pasoi Lufta Botërore e pengoi punën e komisionit dhe, nga viti 1914 deri më 1920, ne nuk mund t’i numërojmë dot as dimrat, as verat që pasuan. Ne ishim tepër të zënë me numërimin e sulmeve, kundërsulmeve dhe pushtimeve të huaja ushtarake që pasuan njëri-tjetrin në një vend që nuk i përkiste askujt.
    Për më tepër, gjatë kësaj periudhe fatkeqe nuk flitej për caktimin e kufijve të Shqipërisë, por vetëm për asgjësimin e Shqipërisë. Çështja e kufijve u rimor përsëri më 1921, pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve - një ngjarje rëndësia e së cilës është e pamundur të mbiçmohet.
    Më 1921, situata ishte kjo: thuajse i gjithë territori që më 1913 i ishte caktuar Shqipërisë qe në duart e vetë shqiptarëve, duke përjashtuar rreth njëzet fshatra në lindje të Korçës, që formonin një zonë asnjanëse dhe të pushtuar nga grekët, si dhe një hapësirë mjaft të shtrirë nga liqeni i Ohrit deri në liqenin e Shkodrës, të pushtuar nga serbët në përputhje me një vijë demarkacioni të caktuar nga Aleatët gjatë armëpushimit. Kjo vijë ishte shumë elastike. Ajo kishte një prirje spazmodike të lëvizte drejt perëndimit dhe jo një herë arriti deri në periferitë e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Shqiptarëve nuk u pëlqenin lëvizjet e kësaj vije të lëkundshme; këtu e kishin burimin luftimet periodike në kufi dhe ndërhyrja e Lidhjes së Kombeve”

    (Marrë nga libri “Shqipëria- Ngritja e një mbretërie”)

    Gazeta Shqiptare
    09/09/2007

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Joseph Swire Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit

    Ahmet Zogu nuk ia shiti Shën Naumin jugosllavëve. Ai as e shiti as e dhuroi. Shën Naumi ka historinë e tij në valën e një prej kohëve më të trazuara, më të ndezura në Ballkan. Mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut, cila është e vërteta e këtij territori që lidhet ngushtësisht me emrin e një shenjti sllav? Në historinë tonë ka mjaft pika të forta por edhe të dobëta. Janë dhjetra e qindra argumente që hidhen nga kontestues të ndryshëm. Por çfarë na thonë autorët e huaj, ata që nuk kanë as paragjykime dhe as preferenca? Historiani britanik Joseph Swire ka këndvështrimin e tij mbështetur në argumente dhe fakte. Jo vetëm për atë copëz tokë, një perlë për turizmin sot, por për gjithë historinë e Shqipërisë, sidos të asaj periudhe plot pikpyetje e dyshime, viteve mes dy luftrave botërore.

    Joseph Swire sapo “ka mbërritur” në Shqipëri me një libër që s’mund të kalojë pa u vënë re. “Shqipëria-ngritja e një mbretërie” e Joseph Swire ëhstë përkthyer në gjuhën shqipe nga Kujtim Ymeri dhe sapo është botuar nga shtëpia botuese “Dituria”. Me cilësimin “libri më i plotë dhe më përfshirës për Shqipërinë dhe shqiptarët që është shkruar nga një i huaj”, vepra e historianit britanik Joseph Swire zë një vend të posaçëm si e vetmja histori tërësore e Shqipërisë qysh nga origjina e shqiptarëve deri në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX. I mbështetur në një pasuri të lakmueshme dokumentare dhe bibliografike, ky libër përveç një informacioni të gjerë dhe shpesh të panjohur për lexuesin shqiptar shquhet për përpjekjen e sinqertë (veçanërisht e dobishme për kohën kur u shkrua) në nxjerrjen në shesh të padrejtësive historike.

    Çështja e Shën Naumit është veç një detaj në këtë libër. Por ia vlen të ndalemi në këtë detaj, për të kapërcyer rrethin e personazheve që kanë folur deri më sot mbi këtë çështje. Do t’i lëmë pas historianët e epokës së diktaturës, deklaratën e bujshme “Zogu ia shiti Shën Naumin Jugosllavisë”. Do të ndjekim argumentet e historianit britanik Swire që renditen pothuaj në tre kapituj të librit të tij.

    Çështja kyçe

    Jemi në periudhën, kur kabineti qeveritar i Nolit ishte në kulmin e angazhimeve të tij. Dy problemet e spikatura që preknin marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e saj ishin çështja e pakicave në Greqi dhe tri pika të diskutueshme në kufi. Joseph Swire shpjegon se “këto tri pika ishin: katërmbëdhjetë fshatra pranë Korçës ende të pushtuara nga trupat greke dhe që u zbrazën vetëm në tetor; rajoni i Vermoshit, rreth tridhjetë milje në veri-veriperëndim të Shkodrës, të cilin Konferenca e Ambasadorëve ia kishte dhënë Shqipërisë, por, për shkak të protestave jugosllave, çështja qe shtyrë dhe qe lënë pezull për t’u shqyrtuar më tej; dhe manastiri i Shën Naumit, në bregun jugor të liqenit të Ohrit.
    Sipas historianit Swire bisedimet e zgjatura në lidhje me këto vende i kushtonin asokohe Shqipërisë afërsisht 1.000.000 franga ari, “një humbje e rëndë për burimet e një vendi me kaq vështirësi financiare”.
    Sipas historianit Joseph Swire prej të tria pikave të diskutueshme midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, manastiri ortodoks i Shën Naumit qe ajo ku kishte kundërshtime më të ashpra. “Rëndësia e tij bëhet e qartë nga harta. Ai dhe rrethinat e tij të afërta kontrollojnë rrugën Korçë-Pogradec-Elbasan dhe hyrjen e luginës së Devollit, një rrugë e rëndësishme drejt bregut. Fakti që ky ishte një vend pelegrinazhi nga vendet përreth nuk i zbuste pretendimet as të serbëve, as të shqiptarëve. Kur qe caktuar kufiri më 1913, Protokolli thoshte se ai duhej të kalonte nga Svjeti (Shën) Naumi, por nuk saktësohej nëse Shën Naumi do të përfshihej në Shqipëri apo do të mbetej jashtë saj. Kufiri në afërsi të tij nuk u shënua kurrë nga Komisioni Kufitar Ndërkombëtar, sepse Lufta e Madhe filloi kur përvijimi i tij ishte në vazhdim dhe serbët e kishin mbajtur të pushtuar manastirin”, shkruan Swire.

    Andralla gjykimesh

    Sipas historianit britanik më 1922, Komisioni Kufitar Ndërkombëtar nuk qe në gjendje të merrte një vendim për këtë çështje. Joseph Swire shkruan se “jugosllavët parashtruan lloj-lloj argumentesh artificiale, por në përgjithësi pa vlerë, për një vendim në favor të tyre, të cilat u përkrahën nga përfaqësuesi francez. Megjithatë, më 6 dhjetor, Konferenca e Ambasadorëve, për arsye gjeografike, strategjike, etnike dhe ekonomike, ia dha Shën Naumin Shqipërisë”.
    Por asgjë nuk mbeti këtu. Më 6 prill 1923 siç shkruan Swire, qeveria serbo-kroato-sllovene kërkoi që vendimi të rishqyrtohej, duke pretenduar që zbulimi i dokumenteve të reja që provonin se më 1913 manastiri u ishte caktuar atyre, u jepte një të drejtë konkrete ndaj tij, gjë që mbështetej edhe nga informacioni i ri që ishte siguruar. “Shqiptarët, nga ana e tyre, argumentonin që, nëse do të ruhej kufiri i vitit 1913 në raste të veçanta, atëherë ai duhej të ruhej kudo, përderisa Jugosllavia tashmë kishte siguruar korrigjime të konsiderueshme në favor të saj. Pas një korrespondence të dendur, më në fund, Konferenca e Ambasadorëve ia besoi çështjen një komiteti, që gjithsesi nuk qe në gjendje të arrinte në një përfundim të njëzëshëm....”, argumenton Swire. Më tej, sërish letërkëmbime e zvarritje të reja. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Hagës, e cila gjykoi se gjithçka duhej të mbetej aty ku ishte. Pra Shën Naumi t’i mbetej Shqipërisë dhe se dokumnetat e paraqitura nga jugosllavët nuk servirnin asgjë të re veçse ato që ishin shqyrtuar më parë. Kjo do të thoshte se ku

    Ahmet Zogu dhe loja e fshehtë

    Por arena politike shqiptare ishte më e nxehtë se kurrë. Swire shkruan:
    “Ndërkohë Zogu dhe kolegët e tij nuk rrinin duarkryq. Për ta nuk ishte punë e vështirë të bënin te përkrahësit e vet propagandë kundër një qeverie të paefektshme, veçanërisht kur ata gëzonin në Jugosllavi diçka më shumë se një mbështetje thjesht morale. Jugosllavët ishin të vendosur të fitonin Shën Naumin dhe Vermoshin, imzot Noli ishte po kaq i vendosur që ata të mos i merrnin këta. Veç kësaj jugosllavët mendonin se një qeveri shqiptare e kthyer në pushtet me ndihmën e tyre, do të mbetej pak a shumë në vartësi dhe do t’i pranonte kërkesat e tyre”.
    Dhe pak rreshta më tej historiani analizon lëvizjet dinake të Ahmet Zogut. “Ahmet Zogu u tregua jo thjesht një gur shahu. As një Esat Pashë. Megjithëse ai i lejoi ta përfytyronin të tillë derisa qëllimit të tij do t’i leverdiste. Jugosllavët u mundën në lojën e vet dhe zhgënjimi i tyre qe i hidhur”.
    Por ç’ndihma i dha realisht Jugosllavia Ahmet Zogut? Swire shkruan: “Gjatë vjeshtës, Shtabi i Përgjithshëm jugosllav, ndoshta duke punuar nëpërmjet organizatës “Dora e Bardhë”, që të mund të mohonte çdo përgjegjësi, po të dilte nevoja, nisi të përqendronte në kufi forcat e mëposhtme, që do ta mbështesnin Zogun në mënyrë të drejtpërdrejtë, kur të arrinte çasti i duhur. Këto shifra, që janë vetëm të përafërta, dhe detaje janë marrë nga një burim britanik i padiskutueshëm:
    1.000 vullnetarë nga ushtria e rregullt jugosllave, shumica rekrutë malazezë dhe shqiptarë;
    1.000 rezervistë nga Kërçova, Tetova, Gostivari dhe Dibra;
    Këta qenë veshur me rroba të vendit. Shqiptarët qenë shtyrë të besonin se suksesi i lëvizjes në të cilën po përgatiteshin të merrnin pjesë do të çonte në bashkimin e atdheun e tyre dhe flamuri shqiptar valëvitej lirisht.
    500 malësorë nga Mati, që kishin ikur me Ahmet Zogun;
    800 veta të ushtrisë së refugjatëve të gjeneralit Vrangel, që kishte gjetur strehim në Jugosllavi;
    40 oficerë të ushtrisë refugjate të gjeneralit Vrangel;
    16 oficerë (me uniformë) të ushtrisë së rregullt jugosllave.
    Gjithashtu qenë vënë në dispozicion të Zogut njësitë e mëposhtme të ushtrisë së rregullt jugosllave
    2 bateri të artilerisë malore, model austriak, rrezja 9.000 metra, së bashku me artiljerët;
    10 mitraloza të rëndë, së bashku me mitraljerët;
    20 mitraloza të lehtë, së bashku me mitraljerët.
    Këta mercenarë qenë paguar mirë. Gjithashtu u vunë në dispozicion të Zogut një furnizim i plotë me municion dhe njësi të motorizuara transporti të ushtrisë jugosllave, për të çuar furnizimet në bazë. Forcat nuk ishin më të mëdha nga ç’duhej për të thyer qëndresën e parashikuar, por mjaft e madhe që të siguronte suksesin përpara se të ndërhynte ndonjë fuqi tjetër...
    Nga kjo atmosferë, historiani Swire na bën të kuptojmë se Zogu kishte nisur rrugën drejt pushtetit me një rriskim të madh, akuzat e brezave të ardhshëm për tradhëti dhe shitje. Swire shkruan se Ninçiçi kishte deklaruar në gazetën “Temps” të 15 prillit 1927 se Zogu kishte gëzuar mbështetjen e Jugosllavisë.
    “Ndërkohë qeveria e timzot Nolit kishte rënë... Ndonëse rikthimi i Zogut në pushtet mund të ketë qenë i dëshirueshëm, mjetet që përdori ai për të rivendosur pozitën e vet ishin të qortueshme... Zogu hyri në Tiranë ditën e Krishtlindjeve. Koloneli Stërling raportonte që, megjithëse ai kishte sjellë me vete 9.000 veta, pushtimi u krye pa shqetësim dhe nuk ishin regjistruar raste grabitjeje, vjedhjeje, dehjeje apo fyerjeje. Por nuk ndodhi kështu në Shkodër, ku disa prej mercenarëve të Zogut ishin sjellë shumë keq përpara se të shpërndaheshin...
    Zogu mori menjëherë pushtetin suprem si diktator dhe komandant i përgjithshëm, ndërkohë që vendi mbeti në regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme në pritje të rivendosjes së një qeverie kushtetuese, që ai po punonte ta krijonte. Kabineti i ri e mori detyrën më 15 janar. Po atë ditë, Asambleja “e cunguar” Kombëtare u rimblodh në Tiranë dhe, pas diskutimeve njëjavore, më 22 janar votoi për shpalljen e Republikës. U ra dakord që kjo ditë të përkujtohej si një festë kombëtare. Më 22 janar, Zogu u zgjodh presidenti i parë i Republikës Shqiptare për një periudhë prej shtatë vjetësh dhe, pas disa diskutimesh, u miratua një formë e kushtetutës sipas modelit amerikan.


    Zogu president lëshon Shën Naumin

    Senati dhe Dhoma e Deputetëve u mblodhën në 1 qershor me detyrën e posaçme të studionin dhe të ratifikonin marrëveshje dhe koncesione të ndryshme ekonomike dhe me synimin e posaçëm t’i krijonin të gjitha lehtësitë sipërmarrjes së huaj në vend.
    Joseph Swire shkruan: “Fjala e hapjes e presidentit përmbante një referim të ashpër për vazhdimin e pushtimit të rajonit të Shën Naumit nga trupat jugosllave, që ngjan se e hedh poshtë mendimin popullor që Zogu kishte rënë dakord me serbët t’ua lëshonte Shën Naumin dhe Vermoshin Jugosllavisë në këmbim të ndihmës së saj dhjetorin e kaluar. Nuk ka dyshim që Zogu i kishte lejuar jugosllavët të besonin se ai do ta bënte këtë, por nuk duket që ai të ishte angazhuar përfundimisht për këtë çështje”. Sipas historianit britanik jugosllavët vazhdonin t’i bazonin pretendimet e veta për pikat e diskutueshme në pacenueshmërinë e vendimit të vitit 1913, por refuzonin me ngulm të pranonin që pretendimet e tyre mbi këtë bazë ishin bërë të pavlefshme nga korrigjimet në favorin e tyre që ata tashmë i kishin siguruar.
    “Gjatë shkurtit dhe marsit, Konferenca e Ambasadorëve e mori çështjen në shqyrtim, duke e shtyrë dy herë vendimin, ndërkohë që shtypi jugosllav shante, lutej, kërcënonte. Për shembull, gazeta Vreme thoshte: “Në qoftë se Konferenca e Ambasadorëve do t’ia japë tani Shën Naumin Shqipërisë, qeveria e Beogradit nuk mund ta pranojë një vendim të tillë”.
    Megjithatë në prill dy qeveritë e interesuara hynë në bisedime të drejtpërdrejta. Joseph Swire argumenton: “Qeveria shqiptare, duke e konsideruar konfliktin e zgjatur më të dëmshëm për Shqipërinë se sa një sakrificë, duke vepruar sipas këshillës së fuqive të mëdha dhe duke iu nënshtruar asaj që ministri jugosllav në Tiranë e quajti “shtrëngim i një force më të madhe”, më në fund pranoi të lëshonte malin e Vermoshit dhe Shën Naumin në shkëmbim të fshatit Pishkupije, në jug të Shën Naumit, dhe disa lëshimeve të tjera të vogla”. Realizimi i kësaj marrëveshjeje që u ratifikua nga Dhoma e Deputetëve më 14 tetor dhe caktimi i vijës kufitare iu besuan Konferencës së Ambasadorëve. Por çështja u mbyll përfundimisht më 30 korrik 1926, kur në Paris, në përputhje me nenin 5 të Protokollit të 9 nëntorit 1921, një tjetër protokoll që konfirmonte kufijtë e Shqipërisë u nënshkrua nga Zhyl Kamboja, lordi Kru, baroni Avexana, vikonti Ishii, Karapanosi, Spalajkoviçi dhe Iljaz Vrioni.
    Kështu, më në fund, - përfundon argumentin e tij mbi këtë çështje historiani britanik,- Shqipëria pushoi së qeni thjesht një “shprehje gjeografike”. Ishin plot katërmbëdhjetë vjet

    Gazeta Shqiptare
    09/10/2007

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    6
    jepe nje hart te banorve shqipetar enemban kah kan jetuar dhe fixo shen naumin

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    6
    ju lutem merrnu me qeshtje te hapura dhe jepni nje mesazh per bashki dhe mos luani sepse atedheu esht ne rrezik

Tema të Ngjashme

  1. Mid'hat Frashëri, themeluesi i Balli Kombëtar
    Nga shendelli në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Naim Frashëri, aspostulli i shqiptarizmës
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •