Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ankesa e Policit mund thuhet shkurt..keshtu..

    ..Amani dermani o hajduta..ju puthsha ****** e Ko... O i ziu une o un mavria cme gjeti..per koken e mamas nuk kam folur gje..Nuk kam treguar asgje prandaj mos me merni ne qaf se kam dhe kalamaj per te ushqyer..

    Ky eshte mesazhi qe u dergon Polici dhjeraman Petrit Katundari Hajdutve te cilet i njeh shum shum mire po nuk ja mban te flase..

  2. #22
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar më parë nga Brari
    Pikerisht se Rama dhe PS vete jane hajduta ka shpresa se do te mund ta shpartallojne Vjedhjen e Rruges.
    Me Pjeter Arbnora e Sali Berisha nuk luftohet kriminaliteti.
    Mos i rrihni djemte e vlores i tha SALI RRUSHI sokol mulosmanit athere ne VIZION..
    Mbas ca muajve djemt e Vlores ja ngriten patkonjte Saliut e PD-se.
    Vlonjati eshte i edukuar qe po je i forte te lepihet ..e po je i dobet te shtyp koken.

    Asnjiher Vlonjatet nuk kan shkuar ne Uj te ftohte te ngacmojne vajzat e Bllokmeneve te dikurshem te Vilat dhe Plazhi poshte vilave.
    perkundrazi edhe kur afroheshin aty benin ndonji sherbim si gjetje guackash ose dhenje lopatave te varkave per ti ber qefin cupave Bllokmene....pse?..sepse sigurimi ja vinte topet ne bige vlonjatve dikur ne se do guxonin te benin pip..
    Ama sa po dukej ne Shesh te Flamurit nji autobus eskursionistesh shkollare nga qytete te tjera ata menjihere mblidheshin e fillonin kolektivisht ngacmimet me fjal te ndyra.
    Asnji nuk reagonte nga qytetaret perkundrazi zgerdhiheshin e u shkelqenin syte nga qefi..

    Le te marri policia gjithe deshmitaret e ngjarjes dhe para tyre te sjelli gjith ata persona qe njihen nga policia si Hajduta dhe te behet verifikimi.
    Psh..sot te paraqiten me detyrim gjithe djemte e lagjes COLE nga 16 vjec deri 35 vjecare ne Polici dhe te parakalojne para Deshmitareve..te ngjarjes..
    Neser te vine me forc ata te lagjeve tjera e keshtu me radhe..dhe kuptohet..ata qe nuk paraqiten me deshire jane vjedhesit dhe jam i bindur se hajduti gjendet brenda javes..

    Ceshtja eshte se shume nga Vjedhesit vlonjate jane dhe Veprimtare te aktivizuar ne Rebelizmin e 97-tes dhe kjo e kompromenton PS ne VLORE.


    Jam i bindur se sazan Aliko i di kush jane hajdutet.


    Ne se NANO e ka seriozisht te shtype banditizmin Vlonjat kjo do jete fitore Historike sepse banditizmi i Vlonjatve eshte 50 vjecar dhe ka inspiruar gjithe Rrugacerine e Shqiperise..

    Trekendeshi BERMUDES...BERAT_VLORE_FIER eshte Tmerri i Shqiperise.
    Po u shtyp Koka aty shpetoj gjith Shqiperia.

    Po ne ure te Mifolit a behet kontroll ne cdo makine??


    O Brari ca eshte Sazan Aliko?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Policia e prokuroria edhe pse kanë kaluar 48 orë nga grabitja e 100 milionë lekëve nuk ka firmosur asnjë fletë-arresti
    Biznesmeni që depozitoi paratë në Bankën Kombëtare Tregtare, pikërisht paratë që morën grabitësit mësohet se nuk ka pranuar të dëshmojë në polici, edhe pse kjo e fundit përjashton ndonjë lidhje mes tyre
    Nëse autorët është e vështirë për t'u identifikuar, të paktën bashkëpunëtorët, ose përgjegjësit për mangësitë e elementëve të sigurisë dihen. Por edhe këta duken se kanë shpëtuar nga "forca e ligjit" për hir të statusit të tyre

    Vjedhja e bankës, dështon hetimi
    Prokuroria heziton për arrestimin e "zyrtarëve"

    VLORE

    Nëse autorët e grabitjes së Bankës Kombëtare Tregtare (të cilët sipas ministrit Rama janë nga tetë skafistët e goditur nga policia), është e vështirë të identifikohen, "bashkëpunëtorët" e tyre janë identifikuar tashmë. Por edhe pse kanë kaluar 48 orë nga vjedhja e 100 milionëve, policia dhe prokuroria ende nuk kanë vendosur për të firmosur ndonjë fletë-arresti.

    Burime shumë të sigurta nga policia e prokuroria kanë treguar se, hezitimi për të arrestuar "përgjegjësit" e mangësive të elementëve të sigurisë, ka ardhur për shkak të statusit zyrtar të tyre.

    Burimet policore (por jo krerët e policisë dhe të prokurorisë) dyshojnë për drejtuesit dhe punonjësit e bankës, për punonjësit e policisë private dhe për shefin e sigurimit të brendshëm. Dikush prej tyre ka lejuar (pa guxuar për të thënë qëllimisht) që aparati i videos të qëndronte pa kasetë. Nëse e gjithë grabitja do të ishte filmuar, policia do ta kishte më të lehtë identifikimin e autorëve sepse ata ishin gjysëm të maskuar. Anëtarët e grupit të hetimit tregojnë se në bankë nuk kishte asnjë element sigurie. Dera ishte e denjë për një dyqan të thjeshtë mishi dhe jo për një bankë, nuk ishte e blinduar. Sistemi i alarmit nuk ka qenë në cilësinë e duhur dhe duke funskionuar me vonesë u ka lënë kohë të lirë grabitësve për t'u larguar. Por në kushtet aktuale u mbetet dëshmitarëve (disa nga gratë që kanë qenë të pranishme në momentin e vjedhjes) për të ndihmuar policinë në identifikimin e autorëve. Deri mbrëmjen e djeshme, policia ka bërë vetëm ritet rutinore të shoqërimit, pyetjeve, izolimit për disa orë të personave të dyshuar. Vazhdon të mbahet i izoluar drejtuesi i taksisë Ismail Mici, madje edhe pronari i shoqërisë së taksistëve, ku Mici është anëtar.

    Mëngjesin e së premtes në qendër të Vlorës dy persona të armatosur dhe të maskuar pjesshëm kanë hyrë në mjediset e Bankës Kombëtare Tregtare. Pasi kanë plagosur policin roje ata kanë mundur të rrëmbejnë më shumë se 100 milionë lekë të vjetra. Burimet policore thanë se u grabitën vetëm paratë që ishin në banakun e bankës, një sasi e sapodepozituar nga një prej biznesmenëve vlonjatë. Më pas nëpërmjet një taksie të rrëmbyer para bankës, grabitësit largohen rreth 900 metra dhe midis pallateve para një kishe ata braktisin makinën bashkë me materialet që kishin përdorur për të vjedhur bankën dhe ikin qetësisht. Ministri i Rendit, Luan Rama, e ka cilësuar këtë si një hakmarrje të skafistëve të goditur nga policia. Si përpëlitja e fundit e krimit të organizuar, por deri tani kjo është vetëm një deklaratë e pavërtetuar që më shumë keqdrejton se sa ndihmon drejtimin e hetimeve.
    Jam martuar002

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryetari Gjykates eshte ky Sazani.
    Gjinushi po kerkon me zor duke u Lepire te kepucet e Nanos per te hyre ne Qeveri.
    Nano e ka zor te thyej Mafien e Vlores.
    Trecereku mafies se Tiranes kane lidhje me Vloren.
    Arben Malaj eshte nji nga Padrinot e kesaj Mafieje.
    Romano Prodi nuk besoj e lejon NANON te zbertheje VLOREN.
    As Xhorxh Teneti i CIAS.
    Nuk eshte e lehte me VLOREN.
    NE VLORE jane agjenturat te rrenjosura me dekada.

  5. #25
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Dikush me beri nje krahasim per Vloren pardje. me tha qe vlora eshte pa diskutim vrima e B*thes e Shqiperise. Se si nga B*tha qe sherben per jashteqitje, ashtu dhe Vlora sherben si jashteqitja e Shqiptarve/Kurdve/Kinezve etj etj. Se dyti kur bllokohet vrima e B*thes behet keq gjithe trupi. Kur bllokohet Vlora, e mori lumi Shqiperine.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Postuar më parë nga Beqari002
    Policia e prokuroria edhe pse kanë kaluar 48 orë nga grabitja e 100 milionë lekëve nuk ka firmosur asnjë fletë-arresti
    Biznesmeni që depozitoi paratë në Bankën Kombëtare Tregtare, pikërisht paratë që morën grabitësit mësohet se nuk ka pranuar të dëshmojë në polici, edhe pse kjo e fundit përjashton ndonjë lidhje mes tyre
    Nga te dhena konfidenciale qe kam,biznezmeni qe depozitoi parate te cilat u vodhen me pas,nuk eshte thirrur fare per te deshmuar ne polici (nuk e di ku e ke marre ti kete shkrim qe genjen).Nuk mund te perjashtohet fakti qe objektivi mund te kete qene biznezmeni por duke pare qe ate e shoqeronte nje fuoristrada dhe kishte njeri te armatosur ne makine,kriminelat kane pritur te depozitonte parate.
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    MAFIA e VLORES KERKON NDIHMEN E SUPER-PADRINOS .
    PRODI,Shoku i ZAN CAUSHIT DEKOROHET NGA BANDA E 97-tes.
    Takimi Dhermiut kristalizohet.
    Gjinush-Mejdan Klosi..nuk flejne.
    -----

    KJ njofton
    ------
    Prodi, shpallet Qytetar Nderi i Vlores ne Bruksel
    Kreu i Presidences se Komisionit Europian, Romano Prodi, eshte bere Qytetar Nderi i Vlores, por ceremonia simbolike do te organizohet ne seline e KE-se ne Bruksel. Kete e ka deklaruar per "KJ" vete kreu i Bashkise se Vlores, Niko Veizaj. Sipas tij, personaliteti i larte i shtetit fqinj, Italise, eshte propozuar dhe miratuar unanimisht ne Keshillin Bashkiak te qytetit te Vlores, muaj me pare, duke i dhene titullin e larte Qytetar Nderi i Vlores, por nuk eshte bere e mundur ardhja e tij, per te organizuar ceremonine e rastit, per shkak te ngarkeses se madhe qe ka ai ne funksionin qe kryen.

    Pas tratativave qe kane bere perfaqesuesit e ekzekutivit ne Vlore, per t'i rikujtuar Prodit, se jane ne pritje te ceremonise, krejt papritur ka ardhur nje leter nga shefi i Protokollit te KE-se, Jacques de Bsenst, ku thuhet se ceremonia per te dhene titullin e larte Qytetar Nderi Romano Prodit, do te organizohet ne seline e KE-se ne Bruksel dhe se nga Vlora duhet te marre pjese nje delegacion i posacem.

    Veizaj ka konfirmuar se ne perberje te delegacionit eshte edhe ministri i Ekonomise, Arben Malaj. Pervec titullit dhe certifikates perkatese ku thuhet se Romano Prodi, ka dhene nje kontribut te shquar, ka percjelle mesazhe paqe, ne kohen kur Vlora kalonte dite te veshtira, Personalitetit te larte te KE-se do t'i dorezohet ne emer te komunitetit nje pikture e madhe me pamje nga Uji i Ftohte, autor i se ciles eshte piktori vlonjat Jorgo Talo. Prania edhe e Ministrit te Ekonomise Arben Malaj, do te krijoje mundesine edhe per bisedime ne KE per investime ne Vlore e me gjere.

    Romano Prodi, qe tashme eshte Qytetar Nderi i Vlores, i vetmi personalitet i huaj, do te jete i pranishem ne evenimentet e rendesishme te qytetit, sikurse eshte 90-vjetori i Shpalljes se Pavaresise Kombetare, me 28 Nentor te ketij viti.

    Z. Luka

    ----------

    NARD NDOKA ne Sherbim te KLOSIT..kryetarit te vertete te PDR-se...sperdridhet te shpetoje shefin e tije...
    Zagar i sigurimit..germon per nene e klauzola te shpetoje vrasesin Klosi.. .
    -------
    koha jone tregon..
    -------------------------
    PDr: Nderprisni hetimin e Klosit
    Nevila Perndoj /Bllokohet puna e komisionit hetimor parlamentar anti-Klos. Fillimi i punes se komisionit parlamentar per hetimin e veprimtarise se Sherbimit Informativ Shteteror do te varet nga vendimi, qe Komisioni i Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores se Kuvendit do te marre ne te ardhmen. Permes nje shkrese zyrtare, kryetari i grupit parlamentar i PDr, Nard Ndoka, i kerkoi dje kryetarit te Komisionit te Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores Leke Cukaj, ndryshimin e vendimit te Kuvendit ne lidhje me perberjen e komisionit per hetimin e veprimtarise se SHISH. Kerkesa ne fjale bazohet ne nenin 170 te Rregullores se Kuvendit. Ne baze te ketij neni Komisioni i Perhershem i Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores ka te drejte te beje interpretime per nene te vecanta te percaktuara ne Rregulloren e Kuvendit. Konkretisht, kerkohet qe te behet interpretimi i nenit 164 te Rregullores, ku reformatoret pretendojne se eshte shkelur rende nga Kuvendi.

    Dy muaj me pare, Kuvendi vendosi qe Komisioni i posacem parlamentar per hetimin e veprimtarise se SHISH te perbehet nga 9 deputete, nga te cilet 5 i takojne PS-se, 3 deputete PD-se dhe 1 deputet PR-se, duke perjashtuar kategorikisht nga perberja ne kete komision grupin parlamentar te PDr. Vendimi ne fjale, sipas kryetarit te grupit parlamentar te PDr, Nard Ndoka, eshte marre ne kundershtim me nenin 164 te Rregullores se Kuvendit. Sipas nenit 164 te Rregullores se Kuvendit, "Ne perberjen e komisionit perfaqesohen te gjitha grupet parlamentare ne perpjesetim me numrin qe ato zene ne Kuvend". Duke u bazuar ne kete nen, reformatoret pretendojne qe ne perberjen e ketij komisioni prej 9 anetaresh, 5 duhet t'i takojne pozites, 4 opozites 1 prej te cileve duhet te ishte nga PDr, meqenese kjo e fundit eshte e treta ne Kuvend per nga perberja e grupeve parlamentare. "I lutemi ketij komisioni te shqyrtoje kerkesen tone me autoritetin qe i ka dhene Kuvendi te beje interpretimin e ligjit 164 te Rregullores se Kuvendit persa i perket vendimit te Kuvendit per ngritjen e komisionit te posacem hetimor parlamentar ne lidhje me veprimtarine e SHISH", thuhet ne kerkesen zyrtare te grupit parlamentar te PDr. Nga ana tjeter, kryetari i komisionit hetimor anti-Klos, Spartak Ngjela, ka deklaruar se puna e ketij komisioni do te filloje brenda dy diteve. Anetaret e komisionit jane shprehur gjithashtu se, puna e komisionit do te hetohet ne dy pista; ate financiare dhe ligjore te veprimtarise se SHISH. Gjate muajit gusht dy drejtuesit e komisionit, Bashkim Fino dhe Spartak Ngjela kane perfunduar rregulloren e punes. Anetaret e komisionit do te mbeshteten ne Ligjin "Per veprimtarine e SHISH". Gjate periudhes se hetimit, ish-kryetari i SHiSH, Fatos Klosi, do te merret ne pyetje per akuzat e ngritura. Iniciativa e opozites per shkarkimin e kryetarit te SHISH vjen pas mocionit per debat, qe deputetet paraqiten kohe me pare ndaj ish-kryetarit te SHISH, Fatos Klosi. Sipas selise blu, Klosi ka abuzuar rende ne shume aspekte te veprimtarise se tij duke dale jashte kompetencave te veta. Per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar u mblodhen 36 firma nga deputetet e opozites.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    ------------------

  8. #28
    alvi
    i/e ftuar
    E nof personalisht un ate. Osh burr zotni osh.
    Ka qen hetus ai ne Vlore, apo jo?
    Po qe i njejti person, kam shume respekt per te.
    Kena qen refugjat bashke.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •