Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Vlore,grabitet ne mes te dites Banka Kombetare Tregetare

    Vlore , 23 gusht 2002.

    Sot ne oren 09.30,kater kriminela te armatosur dhe pa maska,grabiten ne mes te dites ne qender te qytetit te "Sheshi i Flamurit", Banken Kombetare Tregetare.Kater kriminelat qe pak me pare i kishin grabitur makinen TAXI nje shoferi,mbasi qelluan me pistolete-silenciator policin qe rruante banken,hyne ne banke duke marre nje sasi te konsiderueshme parash dhe me pas u larguan per ne dalje te qytetit.Shuma e grabitur eshte 10.2 milione leke te reja.Policia ka gjetur vetem automjetin e braktisur brenda qytetit ,afer Kishes Katolike.Sipas informacioneve te fundit qe kam,polici eshte plagosur ne koke dhe te supi i djathte ndersa kriminelat jane larguar si gjithmone ne drejtim te paditur.


    Shenim.Ne momentin qe ndodhi ngjarja une isha gati 30 metra larg bankes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Asteroid : 23-08-2002 më 14:19
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    JUA PE FYTYRAT ?
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  3. #3
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Vlora eshte e vogel e te gjithe enjohin njeri tjetrin si fytyre keshtu qe nqs ke qene atje i ke par dhe se kush jane e mire do beje te njoftojhe policine pasi vetem keshtu mund te kontriboje per ruajtjen e pasurise dhe pronave te tua nga hajdutet ordinere
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e ka VINY me Joniden.

    Duket e cuditshme qe ata kan vepruar pa MASKA.
    Sic duket jane te sigurte qe populli hesht e nuk denoncon ose jane nga qytete te tjera.
    Megjithse Ata do ken folur me punonjeset e Bankes dhe kjo ka bere besoj qe te dallohen nga Dialekti.

    Dita e heqjes se denimit me vdekje nga parlamenti llapaqen i Shqiperise eshte FESTA e CLIRIMIT per banditet dhe dite vdekjeje per Shqiperine dhe qytetaret e saje te ndershem.
    Turp te kene ata zorraxhinj qe hoqen Ligjin.
    Ata Krokodila per vete kane nga 10 bodygarda qaflesha qe i mbrojne po mjer populli shkret..

    Po polici bankes ... bar hante ai terbaciot tarallak.

    Princez na njofto cdo behet..thx

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Vlore, grabitet Banka Tregtare Kombetare

    Kater persona te armatosur kane grabitur, pasi kane plagosur rojen, degen e Bankes Tregtare ne Vlore. Pasi kane rrembyer rreth 100 milione leke, qe ndodheshin ne sportele, ata jane larguar duke perdorur dy makina. Gjate grabitjes, ne ambientet e bankes, nuk kane punuar kamerat dhe policia ka mberritur me vonese ne vendngjarje. Shoqerohen 13 te dyshuar. Mendohet se grabitesit jane nga Vlora dhe ka nje sinjal se mund te jete ish-anetare te bandes se Zani Caushit, banore te lagjes Cole



    Nga Vlora, Ardian DAUTI



    Bastiset dega e BKT ne Vlore, e cila ndodhet ne qender, te qytetit nen forcen e armeve. Gjithcka ka qene e parashikuar e studiuar mire nga vjedhesit profesioniste. Personeli i bankes ka filluar aktivitetin zakonisht rreth ores 08.00, kur ne banke jane shfaqur klientet e pare prane sporteleve. Rreth ores 09.00 ne banke vjen per te depozituar parate tregetari i cimentos, Sulo Shehu, se bashku me disa shoqerues, te cilet mbanin ne duar dy thase me para. Pasi kane arketuar leket konform te gjitha rregullave, ata lene banken dhe largohen. Pas katij momenti ne banke kane hyre 4 djem, dy e nga dy pa maska dhe rojes private, Petrit Nelaj, i jane dukur si kliente te rregullt. Nderkohe qe vjedhesit profesioniste, kane ndare detyrat, ku dy prej tyre i kane vene psitoleten ne koke rojes, kurse dy te tjeret jane marre me sportelistet, duke u drejtuar armet e duke uleritur "leket se u vrame". Ne kete gjendje shokuese, roja private tenton te beje dicka, por me kot. Hajdutet e qellojne me dy plumba, njeri e godet ne sup dhe tjetri rreshqanthi ne koke.



    Gjak dhe tmerr brenda ne banke



    Te tmerruara sportelistet kane nxjerre parate, qe dispononin, dhe ua kane dhene grabitesve. Kercenimet dhe te shtenat e pistoletes i kane detyruar punonjeset te shtrihen ne toke. Nje nga punonjeset e bankes ka degjuar biseden mes banditeve se atyre ende nuk u ka ardhur fuoristrada per t'i marre nga banka sipas nje plani qe ata kishin lene me njeri-tjetrin, duket i vetmi detaj, qe banditeve nuk u ka funksionuar. Me pas drejtimin e aksionit te grabitesve e merr nje djale i gjate dhe i pashem, i cili del jashte me kobure ne dore, ndalon nje taksi dhe i thote shoferit te saj "bejme nje xhiro deri tek Sheshi i Flamurit", ndersa nje sekonde me vone, "lere makinen se te zhduka" dhe i drejton armen ne koke. Te pranishmit kane degjuar se grabitesi fliste me nje dialekt te theksuar vlonjat.



    Largimi me dy makina



    Me taskine e rrembyer ai i afrohet bankes dhe i ben shenje me dore "kolegeve" te tij, qe te futen ne makine. Benzi taksi me targe VL 1222 B eshte larguar me shpejtesi sketerre drejt kishes katolike, qe eshte 1000 metra larg nga Banka Tregetare. Aty taksia braktiset. Ne makina policia ka gjetur dy maska dhe karikatore pistolete. Sipas burimeve te sigurta te policise, qe nuk deshirojne te identifikohen "banditet jane larguar me nje furgon "Renault" ngjyre gri drejt pyllit te Sodes". Nderkohe qe policia ka mberritur tek banka rreth gjysem ore me vone. Para se policia te vinte ne banke, burri i drejtoreshes se bankes, Lavdosh Ahmetaj se bashku me kunatin e tij, i kane dhene ndihmen e pare rojes se plagosur, duke e transportuar ne spital. Me pas ai ishte rikthyer ne banke. Ajo qe mbeti e pashpjegueshme per opinionin ne Vlore, ishte arritja e policise me vonese. Kur rruga nga Komisariati deri ne vendngjarje eshte vetem nje kilometer e gjate. Mbase banditet gjeten rastin, kur policia ishte e perqendruar ne operacionin antitrafik. Sipas policise mendohet se vjedhja eshte kryer nga struktura te mireorganizuara kriminale. Te cilet kane ditur mire te gjithe levizjet e policise, kohen kur qe i duhej asaj per te arritur ne vendngjarje etj.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Gazeta Korrieri
    --------------------------------------------------------------------------------
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Polici i plagosur: "Hera e dyte, qe me qellojne ne banke"

    Gjendja e policit privat Petrit Nelaj eshte jashte rrezikut per jeten. Mjeket e siptalit te Vlores kane nderhyre me nje operacion te sukseshem dhe disa ore pas plagosjes ne qafe dhe ne koke ai ishte ne gjendje te fliste. "Me beri pershtypje menyra si u futen ne banke, e kuptova se dicka nuk shkonte dhe i ndoqa nga pas, por papritur, pas kokes ndjeva tyten e ftohte te nje pistolete. Ata me moren pistoleten dhe me urdheruan te heshtja, duke me paralajmeruar se perndryshe do te me vrisnin", tregon roja privat Nelaj. Ai ka duruar ashtu me pistolete ne koke per kater minuta, qe i jane dukur tmerresisht te gjata. Ka pare veprimet e para te grabitesve, qe kercenonin sportelistet dhe, ndersa kishin dhe pastaj eshte perpjekur te beje dicka. Ka kapur njerin prej grabitesve dhe ka tentuar t'i marre armen. Por kishte qene e pamundur. "Ndjeva ne trup nje nxehtesi dhe rashe ne toke. Nuk i humba ndjenjat, degjoja te gjitha bisedat dhe levizjet e tyre. Kuptova se po te kisha dhene me pas qofte dhe nje shenje jete, po te isha perpjekur te shikoja ndonje fytyre, do te isha i vdekur", vazhdon Petrit Nelaj, i cili eshte plagosur dhe nje here tjeter ne 1997, ne nje tjeter vjedhje banke.
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Policia: "Grabitesit jane nga Vlora"

    Te dhena te policise, pas shoqerimit ne polici te 13 te dyshuarve te pare pohuan se nuk behet fjale qe banken ta kene grabitur persona, qe nuk jane nga Vlora apo rrethinat. Nisur nga dialekti me te cilin flisnin, eshte percaktuar se ata jane nga Vlora. Ndersa nje burim me i rezervuar tha se ata mund te jene nga lagjja Cole, apo "24 maji" duke lene te kuptohet nje riaktivizim i pjeses se mbetur te ish-bandes se Zani Caushit. Gjithsesi deri vone ne mbremjen e djeshme policia ishte ende larg identifikimit te autoreve.
    Reality is wrong, dream is for real

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Ne banke nuk punonin kamerat

    Kamerat e vendosura ne banke ne momentin e grabitjes nuk kane funksionuar. Per kete arsye grabitesit duket nuk i kishin vene ne koke maskat, te cilat u kapen pas ngjarjes ne makinen taksi. Fakti i mosperdorimit te maskave prej tyre thote edhe me teper se kaq, qe grabitesit mund te mos ishin nga qyteti i Vlores. Ndersa hyrja e tyre ne banke kishte perkuar menjehere pas largimit qe andej te tregtarit te cimentos Sulo Shehu, i cili kishte depozituar nje shume te madhe te hollash. Policia ka nje hipoteze, sipas se ciles grabitesit kishin llogaritur te sulmonin pikerisht tregtarin, por duket nuk kishin mundur. Ndersa kishin zgjedhur mengjesin si orar veprimi, sepse e dinin qe ne kete kohe nuk kishte shume qytetare ne banke. Sipas deshmitareve, banditet kane qene brutale dhe nuk te falnin po t'i kundershtoje. Mosha e tyre nuk i kalonte te 30-tat, te gjithe kane qene veshur me pantallona xhins dhe bluza verore. Po sipas punojesve te bankes, hajdutet kishin fytyra normale dhe pa shenja.
    Reality is wrong, dream is for real

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Historia e bankes, qe e vodhen te paret gjermanet

    BKT eshte ndertuar nga "Banca di Napoli" gjate pushtimit italian te Shqiperise ne vitet 1939-1943. Ajo ndodhet prane Sheshit te Flamurit ne nje godine te stilit Romak. Eshte nje ndertese trekateshe dhe deri me sot eshte perdorur vetem si banke. Banka eshte vjedhur tre here gjate historise se ekzistences se saj. Ne fillim e kane vjedhur gjermanet gjate luftes dhe nuk ka te dhena per sasine e te hollave te marra. Per here te dyte ajo eshte grabitur me 1996, kur u plagos edhe nje polic. E djeshmja ishte e fundit. Nga burime te ndryshme mesohet se nga bank dje jane vjedhur 100 milion leke te vjetra.
    Reality is wrong, dream is for real

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    VLORË- Prapa kolonës perëndimore në sallën e katit të parë të bankës dukej një pellg gjaku dhe stërkala të tjera kishin spërkatur kolonën dhe dyshemenë, ndërkohë që kapela e policit të plagosur gjendej në tokë e palëvizur. Kjo ishte pamja e vendit ku nisi dje grabitja e Bankës Tregtare në Vlorë, disa minuta pasi grabitësit e maskuar vetëm me nga një kapele me strehë të gjerë, u larguan me një çantë të mbushur me rreth 100 milionë lekë të vjetra.
    Banka Tregtare e Vlorës, u vodh siç thonë "në mes të ditës me diell". Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur pasi kanë plagosur edhe punonjësin e policisë private, 100 milionë lekë të vjetra dhe pastaj ia kanë mbathur duke "dorëzuar" në derë të kishës mjetin e tyre të largimit. Dyshohet se autorë të këtij krimi janë kater persona.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Asteroid : 24-08-2002 më 04:59
    Reality is wrong, dream is for real

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Krimineli dhe ministri Rama: Bankën e vodhën skafistët

    Ministri: "Siguria, lë për të dëshiruar. Pati hezitim për t'i dorëzuar policisë kasetën filmike"

    TIRANË- "Grabitja e Bankës Tregtare Kombëtare të Vlorës është shprehje e përpëlitjeve të dështuara të personave që janë goditur nga policia gjatë operacionit Antitrafik". Kështu është shprehur ministri i Rendit Publik, gjatë një konference për shtyp, duke fajësuar për grabitjen e Bankës Tregtare të Vlorës trafikantët dhe skafistët që janë goditur ditët e fundit nga policia. Sipas ministrit Rama, dy persona kanë grabitur 1 milionë lekë të reja, (burime të tjera thanë 10.5 milionë lekë) në sportelin e BKT të Vlorës, gjatë mëngjesit të djeshëm. Por uniformat blu të policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit të grabitësve si dhe kanë ndaluar disa punonjës të bankës, mbi të cilët bie përgjegjësia e grabitjes. Ministri Rama është shprehur më tej se shërbimi i sigurisë së Bankës lë për të dëshiruar. "Madje është vënë re një hezitim nga ana e Bankës për t'i dorëzuar policisë dhe prokurorisë kasetën filmike",-është shprehur më tej ministri Rama. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ministri i Rendit Publik i ka premtuar opinionit publik se shumë shpejt do të identifikohen grabitësit e bankës dhe do të vihen përpara drejtësisë shqiptare. Ndërsa grabitjen e bujshme të bankës së Vlorës por edhe rikthimin e maskave në Tropojë, ministri Rama i ka cilësuar si përpjekjet e fundit të krimit dhe kriminelëve, që po luftohen "ditë e natë" nga uniformat blu të policisë.
    -----------------------------------------------------------------------------------


    Luan Rama,i cili ka praktikuar lloje te ndryshme grabitjesh,me maska,pa maska,grabitje votash etj,kur e di qe banken e kane vjedhur skafistet pse nuk i arreston por na ben deklarata pompoze ne tv.Ne banke u vodhen 10 milione leke te reja,hajduti Luan na i ben 1 milion leke te reja.Kamerat nuk punonin fare,krimineli Luan Rama tregon perralla:"Eshtë vënë re një hezitim nga ana e Bankës për t'i dorëzuar policisë dhe prokurorisë kasetën filmike".

    P.S. Me te tille (Kriminela) ministra,Shqiperia ka per te ecur perpara ne fitore te reja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Asteroid : 24-08-2002 më 05:28
    Reality is wrong, dream is for real

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pikerisht se Rama dhe PS vete jane hajduta ka shpresa se do te mund ta shpartallojne Vjedhjen e Rruges.
    Me Pjeter Arbnora e Sali Berisha nuk luftohet kriminaliteti.
    Mos i rrihni djemte e vlores i tha SALI RRUSHI sokol mulosmanit athere ne VIZION..
    Mbas ca muajve djemt e Vlores ja ngriten patkonjte Saliut e PD-se.
    Vlonjati eshte i edukuar qe po je i forte te lepihet ..e po je i dobet te shtyp koken.

    Asnjiher Vlonjatet nuk kan shkuar ne Uj te ftohte te ngacmojne vajzat e Bllokmeneve te dikurshem te Vilat dhe Plazhi poshte vilave.
    perkundrazi edhe kur afroheshin aty benin ndonji sherbim si gjetje guackash ose dhenje lopatave te varkave per ti ber qefin cupave Bllokmene....pse?..sepse sigurimi ja vinte topet ne bige vlonjatve dikur ne se do guxonin te benin pip..
    Ama sa po dukej ne Shesh te Flamurit nji autobus eskursionistesh shkollare nga qytete te tjera ata menjihere mblidheshin e fillonin kolektivisht ngacmimet me fjal te ndyra.
    Asnji nuk reagonte nga qytetaret perkundrazi zgerdhiheshin e u shkelqenin syte nga qefi..

    Le te marri policia gjithe deshmitaret e ngjarjes dhe para tyre te sjelli gjith ata persona qe njihen nga policia si Hajduta dhe te behet verifikimi.
    Psh..sot te paraqiten me detyrim gjithe djemte e lagjes COLE nga 16 vjec deri 35 vjecare ne Polici dhe te parakalojne para Deshmitareve..te ngjarjes..
    Neser te vine me forc ata te lagjeve tjera e keshtu me radhe..dhe kuptohet..ata qe nuk paraqiten me deshire jane vjedhesit dhe jam i bindur se hajduti gjendet brenda javes..

    Ceshtja eshte se shume nga Vjedhesit vlonjate jane dhe Veprimtare te aktivizuar ne Rebelizmin e 97-tes dhe kjo e kompromenton PS ne VLORE.


    Jam i bindur se sazan Aliko i di kush jane hajdutet.


    Ne se NANO e ka seriozisht te shtype banditizmin Vlonjat kjo do jete fitore Historike sepse banditizmi i Vlonjatve eshte 50 vjecar dhe ka inspiruar gjithe Rrugacerine e Shqiperise..

    Trekendeshi BERMUDES...BERAT_VLORE_FIER eshte Tmerri i Shqiperise.
    Po u shtyp Koka aty shpetoj gjith Shqiperia.

    Po ne ure te Mifolit a behet kontroll ne cdo makine??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-08-2002 më 06:17

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja dhe hajdutja e ERSEKES.
    Rasti i pare ne SHQIPERI qe nji Drejtor Banke vjedh klientin.
    Eshte dhe femer..Turp.

    gazeta Shqiptare..
    ----------------------------
    RREFIMI/ Arjan Mydini autori i grabitjes së 5 milionëve: Më ndihmuan punonjësit e Bankës

    Banka e Ersekës, i arrestuari akuza për drejtoreshën


    --------------------------------------------------------------------------------

    ERSEKE

    Drejtoresha e Bankës së Kursimeve në Ersekë i ka ndihmuar dy personat për vjedhjen me anë të mashtrimit të 5 milionë lekëve.

    Grabitja e shumës, më datën 16 maj dhe gjithë proçedura e ndjekur deri në atë moment, është treguar nga njëri prej të të arrestuarve Arjan Fuat Mydini. Gjeneralitetet e këtij të fundit ndryshonin vetëm nga atësia me një klient të vërtetë të filialit të kësaj banke. Dhe, ka qenë pikërisht drejtoresha 30-vjeçare, Sofika Qiriazi, e cila ka urdhëruar shefen e financës, Brunilda Çepani, që t'u japë atyre shumën pa librezë kursimesh, "pasi ajo u ka humbur". Për dy të arrestuarit, Mydini e Alfered Metko, Gjykata e Ersekës, ka vendosur burg pa afat. Ndërsa për drejtoreshën, shefen e financës dhe punonjëset e tjera Afërdita Zoto dhe Kristina Stoja, pas arrestimit, gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

    Rrëfimi
    I arrestuari si autor i kësaj vjedhjeje, Arjan Fuat Mydini, ka treguar përpara uniformave të Drejtorisë së Policisë së Korçës, se si e ka ndihmuar drejtoresha për tërheqjen e shumës prej 5 milionë lekësh. Sipas tij, ka qenë i arrestuari tjetër, Alfred Metko, i cili i ka propozuar Mydinit, se në Bankën e Kursimeve në Ersekë ndodhet një depozitë lekësh me emrin e tij dhe ekzistonte mundësia që ato lekë të bëheshin të tyre. Në të vërtetë, shuma i përkiste shtetasit Arjan Bexhet Mydini (ndryshon atësia me Arjanin e parë). Por, sipas rrëfimit të të arrestuarit, shoku i tij, Metko, e kishte garantuar se gjithçka ishte në rregull, pasi e kishte shoqe. Mëngjesin e 16 majit, sipas policisë korçare, Arjan Fuat Mydini dhe Alfred Metko janë paraqitur në zyrën e drejtoreshës së bankës, Sofika Qiriazi, e cila i ka ndihmuar, duke iu treguar edhe mënyrën e tërheqjes së lekëve. Pas bisedës që kanë bërë me drejtoreshën, kjo e fundit ka thirrur shefen e financës, Çepani, për t'i ndihmuar ata të tërhiqnin depozitat. Sipas të njëjtave burime, të cilat i referohen dëshmisë së të prangosurit, drejtoresha është justifikuar te vartësja e saj, "se ata do t'i tërhiqnin paratë nga paniku i klientëve, të cilët në atë periudhë po i tërhiqnin lekët". Duke përfituar edhe nga numri i madh i klientëve në sportele në atë kohë, Arjan Fuat Mydini, i ndihmuar nga stafi drejtues i bankës, ka shkuar te punonjësja Kristina Stoja, ku ka tërhequr shumën e lekëve, pronë e Arjan Bexhet Mydinit. Sipas Stojës, punonjësja që dha 5 milionë lekët, ka qenë drejtoresha ajo që ka urdhëruar tërheq-jen e parave. "Unë nuk e njihja klientin, ka thënë Stoja, por drejtoresha Qiriazi më urdhëroi t'i kryeja veprimet shpejt, edhe pse 'klienti' nuk kishte librezë kursimi. Arjan Fuat Mydini deklaroi se i kishte humbur adresa dhe për këtë lëshoi edhe deklaratë me shkrim".

    Masa
    Dy grabitësit e shumës janë lënë në burg pa afat, ndërsa stafi i bankës në arrest shtëpie, derisa aktkontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e kontroll-revizionit të Bankës së Kursimeve të evidentohen të gjitha shkeljet dhe dalin konkluzionet përfundimtare.

    ---------------

    Edhe ne VLORE vjedhja eshte ne bashkpunim...
    Hajdutet kane qene te "mirpritur" nga dikush brenda ne BANKE.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD
    ------

    Kush e organizoi vjedhjen e re "nëntëdhjetëeshtaçe" të BKT-së ?

    Nga Feti ZENELI

    Të premten e kaluar paradite, persona të maskuar dhe të armatosur vodhën, duke plagosur policin e ruajtjes së objektit rreth 10 milion lekë në sportelet e Degës së BKT-së Vlorë. Në kronikat e dhëna nga mediat e ndryshme vizive atë ditë u tha se në momentin e grabitjes, në ambjentet e Bankës ndodheshin shumë pak punonjës, krahasuar me ditët e tjera të punës. Nga ana tjetër u tha se, megjithëse policia u njoftua në çast nëpërmjet sistemit të alarmit të instaluar dhe ngjarja u filmua nëpërmjet kasetës rregjistruese, grabitësit u larguan në drejtim të paditur. Njëkohësisht në këto kronika nuk u harrua pa përmendur edhe shablloni se, "Prokuroria po punon për hetimin e rrethanave të ngjarjes". Por e veçanta e kësaj kronike të zezë ishte komenti i bërë nga media të veçanta, sipas të cilave, "vjedhja e Degës së BKT-së në Vlorë është një kundërpërgjigje e aksionit policor "PUNA" për sekuestrimin e gomoneve të trafiqeve në këtë rreth".

    Faktikisht një koment i tillë, i bërë nga media proqeveritare, më shumë se sa për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe autorët e ngjarjes së ndodhur, bëhet për t’i dhënë rëndësi aksionit policor "PUNA" për sekuestrimin e gomoneve të trafiqeve të këtë rreth dhe në të gjithë bregdetin shqiptar. Megjithatë, duke i dëgjuar dhe analizuar me kujdes deklarata të tilla nuk e ke të vështirë që krahas naivitetit të konstatosh edhe djallëzinë shtetërore për të përfituar vlerësime të pamerituara në luftën kundër trafiqeve, e cila faktikisht nuk realizohet me 7-8 gomone të sekuestruar, por me 5-fishin e tyre. Sidoqoftë objekt i këtij shkrimi nuk është punë e policisë dhe organeve të tjera shtetërore për sekuestimin e gomoneve të trafiqeve, por parashtrimi i arsyeve sa më reale që çuan në vjedhjen e Degës së BKT-së Vlorë, duke kundërshtuar qysh në fillim argumentin zyrtar sipas të cilit, një ngjarje e tillë është kundërpërgjigje ndaj "superaksionit PUNA".

    Argumenti i mësipërm është shumë herë më i papranueshëm edhe se sa, fjala vjen, fakti që vjedhja e Degës së BKT-së Vlorë mund të jetë bërë thjeshtë nga disa persona që nuk kanë patur asnjë motiv tjetër, përveçse të sigurojnë disa para në rrugë të paligjshme, siç ndodh edhe në shumë forma të tjera të këtij lloji. Gjithashtu para argumentit "kundërpërgjigje skafistësh" të përdorur, deri diku zyrtarisht, për të justifikuar vjedhjen e bankës në fjalë, mund të jetë argumenti "kundërpërgjigje e ngjarjeve të ndodhura në Kapshticë dhe Kakavijë". Bile një arsye e tillë ka më shumë gjasa për t’u besuar, ndërkohë që po kërkohet tërheqja e vëmendjes nga këto ngjarje dramatike të ndodhura me emigrantët tanë në pikat e kalimit të kufirit jugor të vendit tonë.

    Sidoqoftë vjedhja e Degës së BKT-së Vlorë, më shumë se sa me çdo arsye të thënë e të pathënë deri tani ka të bëjë me vetë situatën e brendshme të kësaj banke, e cila qysh më shumë se prej një viti është në pritje të shitjes së 60% të aksioneve, pas falimentimit të aksionerit të kësaj kuote, Kent Bank të Turqisë. Me sa duket, çështja është që t’i krijohen probleme kësaj banke, e cila për hir të së vërtetës është, sot për sot, banka më e mirë në Shqipëri, për t’u ulur reputacionin pas aksidentit që i ndodhi me aksionerin kryesor, rreth një vit më parë. Këto ngjarje ka të njëjtit autorë që kishte edhe tërheqja e depozitave bankare nga kjo bankë dhe Banka e Kursimeve në mars të këtij viti. Sigurisht kur përmendim termin "autorë" e kemi fjalën për ideologët e skenarëve të tillë, që në pjesën dërrmuese të tyre vijnë prej shtetit helen. Në këto kushte versioni zyrtar për vjedhjen e Degës së BKT-së në Vlorë, i cili ia atribuon një veprim të tillë "zemërimit të skafistëve shqiptarë", është shumë larg versionit real, qoftë edhe për faktin se personeli i kësaj banke është i papërfshirë në grupin qeveritar të "superaksionit PUNA". Skafistët e zemëruar vlonjatë mund të kishin inat me Degën e BKT-së së këtij qyteti po aq sa ç’mund të kishin me çdo qytetar të thjeshtë të Vlorës. Por po të kemi parasysh përbërjen e grupit të punës antiskaf, skafistët vlonjat, para se sa të vidhnin Degën e BKT-së Vlorë, mund të kishin vrarë zyrtarë të lartë, policë, shikas, tatimorë, etj., persona që po u sekuestrojnë mjetet e trafikut dhe po i penalizojnë ligjërisht për veprimet e kryera.

    Dega e BKT-së Vlorë është sulmuar, djegur e vjedhur edhe në vitin ’97, ndërkohë që në këtë moment nuk kishte ndonjë aksion të tipit "antiskaf". Në këtë vit të mbrapsht krahas degës së BKT-së Vlorë, u vodhën, dogjën e shkatërruan edhe degët e kësaj banke në Gjirokastër, Lushnjë, Shkodër, etj. Nga sulmet e kryera në këto degë banke u vodhën jo vetëm vlera monetare, ndonjëherë bashkë edhe me kasafortat, por u dëmtuan edhe vlerat materiale të këtyre institucioneve. Kësisoj, dëmi monetar dhe material i shkaktuar në degët e mësipërme të BKT-së në këtë periudhë arriti në mbi 160 milion lekë ose 1,2 milion dollarë. Vlen të theksohet këtu fakti se, pavarësisht se këto ngjarje në degët e BKT-së dhe degët e BK-së ndodhnin në kuadrin e të gjitha trazirave të tjera që pushtuan vendin në këtë vit të mbrapsht, përsëri ato kishin autorët e tyre specialë, të cilët udhëhiqeshin nga motive të veçanta dhe që lidheshin me dështimin e proçesit të privatizimit të dy prej bankave më të mëdha shtetërore në Shqipëri. Një konkluzion të tillë e përforcon edhe fakti që këtyre dy bankave ua janë bërë sulme "nëntëdhjetëeshtaçe" është pas këtij viti.

    Në Prokurorinë e Tiranës, qysh prej vitit ’98 janë depozituar 7 denoncime të ndryshme që lidhen me grabitjen e parave të tyre të depozituara në Bankën Kombëtare Tregtare dhe Bankën e Kursimeve. Rasti i fundit ka qenë ai Klejdi Kotes, ndërsa i parafundit është ai i grabitjes së 7500 dollarëve në sportelet e BKT-së. Sipas materialit të depozituar në organin hetimor mësohet se "një person kishte ngurtësuar në BKT, për arsye të një tenderi një shumë prej 7500 dollarë. Për arsye të ndryshme ai humndi tenderin dhe shkon në bankë për të tërhequr paratë e depozituara disa muaj më përpara. Por një nga arkëtaret i përgjigjet se i keni marrë paratë, ç’kërkoni nga ne?!". Ndërsa shtanget përpara përgjigjes së dhënë nga sportelistja në fjalë, qytetarit fatkeq s’i mbetet gjë tjetër veçse të shkojë në Prokurori për të bërë denoncimin. Sipas hetuesit të çështjes mësohet se "në sportel ishte paraqitur një person me prokurë të posaçme të firmosur e të vulosur nga noterja dhe me çertifikatë, identiteti i të cilit ishte F.N., ndërsa ekstremiteti i pasaportës nuk është vërtetuar, ashtu sikundër e përmban edhe rregullorja e Bankës". Një vjedhje e tillë ka ndodhur më shtator të ‘98-ës në BKT, ndërsa vjedhja e dytë e kësaj natyre ka ndodhur në mars të vitit ’99, ku dy persona kishin mashtruar në sportelet e kësaj banke me një prokurë false, duke tërhequr në sportelet e kësaj banke paratë e një personi tjetër. Në të njëjtin muaj dhe vit në Bankën e Kursimeve vidhen rreth 45 milion lekë, ndërkohë që në janar të ‘99-ës ishin vjedhur nga kjo Bankë edhe 25 milion lekë të tjera. Ndërsa shuma e parave të vjedhura me dokumenta në BKT, gjatë viteve ‘98-99 arrin në 29 milion lekë. Fakti që raste të tilla vjedhjesh nuk ndodhin në bankat private tregon se ngjarjet e ndodhura në Bankën Kombëtare Tregtare dhe Bankën e Kursimeve nuk janë thjeshtë të një natyre ordinere, por kanë prapavija të caktura për të dëmtuar më shumë se sa potencialin e tyre monetar, imazhin e tyre në prag të privatizimit.

    Dikush mund të thotë se, Banka Kombëtare Tregtare është privatizuar, dhe ngjarja e ndodhur ditët e fundit në degën e Vlorës, nuk ka si të ketë lidhje me një proçes të tillë. Është e vërtetë që BKT-jë është privatizuar në tetor të vitit 2000, por në korrik të vitit 2001 falimentoi aksioneri kryesor i saj, Kent Bank e Turqisë, e cila zotëronte 60% të aksioneve. Por ka mbi një vit që kjo sasi aksionesh është në shitje dhe tenderi për shitjen e tyre ka dështuar mbi 4 herë qysh nga ai moment. Dështimi i fundit ishte ai i datës 10 korrik të këtij viti, pavarësisht se siç e përmendëm pak më lart Banka Kombëtare Tregtare, një taksiratë të tillë më shumë se sa nga vetvetja e ka nga ambjenti përçmues ekonomiko-financiar që ekziston prej 5-6 vjetësh në Shqipëri. Dihet gjithashtu synimi dhe përpjekjet e bankave greke për ta shtënë në dorë BKT-në, një nga bankat më të mira aktualisht në Shqipëri. Por siç duket shteti turk, i cili ka në administrim 60% të aksioneve të BKT-së pasi falimentoi te Kent Bank, kërkon t’i shesë ato me një çmim shumë herë më të lartë se sa i bleu, pavarësisht se nuk mund të ketë kryer ndonjë investim të këtyre përmasave gjatë më pak se një viti që Banka turke ishte investitori strategjik i BKT-së. Për hir të së vërtetës duhet thënë se gjendja aktuale e shëndoshë e BKT-së është meritë e situatës së shëndoshë financiare dhe menazhuese që ajo trashëgoi nga e kaluara. Por pavarësisht këtyre argumentave shteti turk mund ta shesë pjesën e vet të aksioneve në përputhje më synimet e veta tregtare për një transaksion të tillë. Në këto kushte pretendentët grekë që rrinë e përgjojnë çdo gjë që ndodh në sistemin bankar shqiptar për t’i hedhur benzinë zjarrit të ngjarjeve të pakëndshme, janë ndoshta më të interesuar se sa kushdo tjetër që të ulet imazhi dhe pretenca financiare e BKT-së, me qëllim uljen e çmimit turk për pjesën e aksioneve që pritet të shiten. Kësisoj ngjarja e ditëve të fundit në Degën e BKT-së Vlorë, më shumë se sa me çdo gjë tjetër lidhet pikërisht me këtë synim të mbrapshtë dhe me këta autorë dashakeqas për të ardhmen ekonomike të vendit tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-08-2002 më 03:41

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Tere keto te dhena,keto deshmi nga ana e demishtareve okular dhe vet policise por deri me sot asnje i ndaluem apo i pranguem per kete plackitje.Kujt i sherbejne konferencat per shtyp te Ministrit te Rendit e personave tjere nga pushteti lidhur me kete afere.Si duket keto jane vetem humbje gjurmesh rreth ketij rasti,sespe kur dihet se grabitesit jane nga Vlora pse ata nuk prangosen por mbeten te lire ,ndoshta pritet te dalin jasht shtetit e atehere do te jete me lehte.

    Policia: "Grabitesit jane nga Vlora"

    Te dhena te policise, pas shoqerimit ne polici te 13 te dyshuarve te pare pohuan se nuk behet fjale qe banken ta kene grabitur persona, qe nuk jane nga Vlora apo rrethinat. Nisur nga dialekti me te cilin flisnin, eshte percaktuar se ata jane nga Vlora. Ndersa nje burim me i rezervuar tha se ata mund te jene nga lagjja Cole, apo "24 maji" duke lene te kuptohet nje riaktivizim i pjeses se mbetur te ish-bandes se Zani Caushit. Gjithsesi deri vone ne mbremjen e djeshme policia ishte ende larg identifikimit te autoreve.
    Jam martuar002

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Polici, Petrit Nelaj, reagon pas njoftimeve në media se ai ka njohur grabitesit

    Nelaj: Grabitësit nuk më lanë kohë t'i njihja

    VLORË- "Nuk arrita t'i njihja grabitësit e bankës dhe disa media shkruajnë të pavërteta". Polici i plagosur gjatë vjedhjes së Bankës Kombëtare Tregtare të Vlorës, zoti Petrit Nelaj, ka përjetuar sot gjatë gjithë ditës një shqetësim të madh, pasi në një gazetë të përditshme ishin hedhur aludime sikur polici paska deklaruar se i ka njohur grabitësit e bankës përpara dhe gjatë momentit kur ata kanë qëlluar mbi të për ta vrarë. Pas këtij shqetësimi personal dhe familjar, ai ka kërkuar që, përmes gazetës "Shekulli", të sqarojë të vërtetën në lidhje me gjoja njohjen e grabitësve të bankës. Polici Petrit Nelaj deklaroi: "Jam shumë i shqetësuar që, në disa media, është shkruar se unë jam shprehur sikur i kam njohur personat ose i paskam identifikuar qysh më përpara. Deklaroj se kjo nuk është aspak e vërtetë, është e pabazuar dhe unë nuk e kam shprehur një gjë të tillë. Unë nuk kisha kohë të njihja njeri, pasi u godita tmerrësisht, u godita i befasuar. Jam goditur drejtpërdrejt dhe nuk më lanë kohë të veproja ose t'u hidhja një shikim. Personat kanë qenë pak a shumë të maskuar, si me kapele, si me çorape nga buzët e poshtë dhe nuk kam mundur të identifikoja qoftë edhe një prej tyre. Këto janë gjëra që i takojnë prokurorisë. Ka shtet, ka qeveri, ka rend dhe janë në kompetencën e atyre për t'i zbuluar personat që kryen këtë krim. Unë nuk jam shprehur kurrë dhe e hedh poshtë këtë të pavërtetë, që më është veshur, pa e deklaruar një gjë të tillë. Për mua është një gjë fatale, është turp të botohen gjëra të tilla, kur unë nuk jam shprehur në atë mënyrë. Unë nuk arrita të shoh dhe të dallojë dot asnjë nga personat që u futën në bankë, pasi plumbat që më goditën ma ftohën trupin në çast dhe unë rashë në dysheme. Në këto rrethana, unë nuk munda dot të fiksoj qoftë edhe një prej tyre, pasi, po ta kisha fiksuar, kjo do të ishte edhe në interesin tim dhe të shtetit. Fiksimet e mia janë pamja e jashtme e rrobave, të cilat mund t'i shquante kushdo, por, për të fiksuar ndonjë fytyrë, këtë nuk arrita ta bëja, pasi goditjet qenë të shpejta dhe nuk më lanë kohë. Edhe njëherë përmes gazetës "Shekulli" kërkoj të hedh poshtë lajmin e përhapur në disa media, si të pavërtetë dhe që përbën, jo vetëm një shqetësim për mua dhe familjen time, por është edhe një kërcënim serioz për jetën time",- përfundoi prononcimin e tij për "Shekullin" polici Petrit Nelaj, i cili mbeti i plagosur nga grabitësit gjatë vjedhjes së Bankës Kombëtare Tregtare të Vlorës, ditën e premte, ora 09. 45.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Asteroid : 25-08-2002 më 15:33
    Reality is wrong, dream is for real

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Prokuroria siguron provat e para për grabitësit e filialit të BKT-së në Vlorë

    Po studiohen gjurmët e gishtërinjve që grabitësit lanë brenda bankës dhe në taksinë që u larguan.

    Kamera, qëllimisht jashtë funksionit.



    TIRANË- Prokuroria e rrethit Vlorë grumbullon provat e para për autorët e vjedhjes së bankës. Shenja të shumta gishtërinjsh dhe një palë syze janë armët më të forta në dorën e organit të hetimit. Ato janë gjetur në sportelet e bankës si dhe në makinën që është përdorur nga grabitësit. Dëshmitarët dhe polici privat që ruante bankën nuk kanë mundur të identifikojnë asnjërin nga personat që kanë kryer grabitjen. Deri tani kanë dalë shumë pista dhe dyshime, por asnjëra prej tyre nuk është bindëse. Ndërkohë, kamera që ndodhej në hollin e Bankës Kombëtare Tregtare, filiali Vlorë, ka qenë në rregull dhe problemi ka qenë tek kaseta e saj. Dyshohet se kaseta është vendosur qëllimisht në një mënyrë të tillë që të mos realizonte regjistrimin e grabitjes. Lajmi është pohuar paraditen e djeshme për "Shekullin" nga burimet zyrtare të prokurorisë së rrethit Vlorë.

    Hetimi

    Organi i akuzës së Vlorës ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me vjedhjen e Bankës Kombëtare Tregtare dy ditë më parë. Për këtë gjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, por hetimet janë ende në fazën fillestare. Deri tani prokurorët kanë ngritur disa pista hetimesh, por asgjë nuk është konkrete. Edhe provat që ndodhen në duart e prokurorëve janë të pakta. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka bërë rrethimin e vendit në mënyrë që të grumbullonte sa më shumë prova. Analizat dhe ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes kanë treguar se grabitësit, ende të paidentifikuar, kanë lënë disa gjurmë. "Në vendin e ngjarjes kemi gjetur gjurmë gishtërinjsh, të cilat po i verifikojmë",- pohuan burime nga grupi hetimor. Momentalisht, prokurorët janë duke kontrolluar të gjithë arkivat e tyre dhe të policisë për të parë nëse këto gjurmë gishtash janë të dokumentuara ose jo.

    Gjurmët

    Sipas vetë njerëzve të akuzës, shpresat për t'i identifikuar grabitësit nga gjurmët e gishtërinjve janë të vogla, por kjo është prova më e mirë që, për momentin, kanë në dorë. Gjurmët e gishtërinjve mund të përdoren si prova të pakontestueshme për të provuar fajësinë e grabitësve, në rast se ata do të kapen ndonjëherë. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe një palë syze, të cilat janë përdorur nga grabitësit. Ato i kanë rënë njërit prej tyre dhe prokuroria po i bën të gjitha analizat e mundshme. Gjurmë të shumta janë gjetur edhe në makinën që kanë përdorur grabitësit. Autovetura, një radio-taksi, me targë "VL 1220 B", është braktisur nga grabitësit vetëm 250 metra larg bankës. E gjithë makina ishte e mbushur me shenjat e gishtërinjve të grabitësve. Madje në taksi janë gjetur edhe dy kapele me strehë. Fillimisht u dyshua se ato ishin maska, por, më pas, rezultoi se ishin vetëm kapele. Gjithsesi, të dyja kapelet, njëra e zezë dhe tjetra e kuqe, po u nënshtrohen analizave. Në kapele janë gjetur edhe fije flokësh të grabitësve. Fijet e flokëve do t'i nënshtrohen analizës së ADN-së, e cila do të zhvillohet në Itali. Në rast se kapen autorët, do të mjaftonte vetëm analiza e ADN- së për të vërtetuar fajësinë e pakontestueshme të tyre.

    Pistat

    Të gjitha këto prova të gjetura i kanë shtyrë njërëzit e akuzës të nxjerrin shumë pista hetimi. Burime nga grupi i hetimit pohuan dje se, momentalisht, po punohet në të gjitha pistat, por ende nuk ka asnjë rezultat konkret. Hetuesit pothuajse e përjashtojnë kategorikisht pistën e "hakmarrjes së skafistëve", pasi vjedhja duket se është studiuar mirë dhe ka qenë e planifikuar shumë muaj më parë. Grabitësit janë kënaqur me aq para sa ka pasur në sportelin e bankës dhe nuk janë përpjekur të arrijnë tek kasaforta. Burime nga banka pohojnë se kjo e fundit ndodhet e fshehur në njërën nga zyrat e drejtuesve dhe shumë pak persona e dinë saktësisht se ku. Vjedhja nuk mund të programohej brenda dy ditëve nga skafistët dhe operacioni "Puna" mund ta ketë ndihmuar atë. Në kohën kur e gjithë policia ishte përqendruar në kapjen e "skafit të fundit të mbetur", ka ndodhur edhe vjedhja e bankës.

    Banka

    Drejtuesit e bankës ende nuk kanë nxjerrë një shifër të saktë të parave që janë grabitur mëngjesin e dy ditëve më parë nga Banka Kombëtare Tregtare, filiali Vlorë. Hetuesit kanë hedhur dyshimet se bashkëpunëtor në vjedhje mund të ketë qenë edhe ndonjë punonjës i bankës. Dyshimet e prokurorisë janë forcuar edhe nga fakti se kamera e bankës nuk ka filmuar asgjë. "Ajo ishte në punë, si normalisht, po kaseta ishte vënë keq",- pohuan burime nga grupi hetimor. Në këtë mënyrë nuk është filmuar asgjë nga ajo që ka ndodhur në mjediset e brendshme të bankës. Burimet zyrtare të Bankës Kombëtare Tregtare pohuan dje se banka ishte e siguruar dhe se ajo do të rimbursohej për vjedhjen që kishte pësuar. Sipas tyre, në filialin e Vlorës janë grabitur rreth 102 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë, as polici i plagosur dhe as njerëzit e tjerë që kanë qenë në bankë nuk kanë mundur të identifikojnë grabitësit.
    Reality is wrong, dream is for real

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Vjedhja ne Banken e Vlores, ngushtohet rrethi i hetimit

    Pas perpunimit te 15 te shoqeruarve, policia pohon se ka ngushtuar rrethin e te dyshuarve. Fillon hetimi edhe per mosfunksionimin e kamerave te instaluara ne banke, nje fakt qe akuzon per implikim punonjesit e bankes. Nderkohe kontrollet kane vazhduar pergjate gjithe dites ne lagjen Cole dhe ne rrethinat e saj


    Policia kriminale ka kryer kontrolle te shumta shtepish, kryesisht ne lagjen Cole, por ende nuk behen te ditura perfundimet dhe rezultatet e kerkimit. Sipas burimeve nga policia, mesohet se rrethi i te dyshuarve te cilet mund te kene dijeni per grabitjen e bankes, apo jane autoret e saj, eshte zvogeluar shume. Shumica e te arrestuarve te djeshem jane larguar nga qelite e komisariatit. Nje nga deshmitaret e pyetur eshte edhe taksixhiu, makina e te cilit u perdor nga grabitesit per tu larguar nga vendngjarja. Sipas policise, nje gje eshte e pakundershtueshme, qe autoret jane vlonjate, madje ky dyshohet te jete grupi, qe ka kryer vjedhjen para pak ditesh te disa shkodraneve te ardhur aty per tu nisur ne Itali, te cileve u mori me shume se dy milion leke te vjetra. Nga burime te sigurta mesohet se kamera e regjistrimit ka funksionuar, por ajo ka qene pa kasete brenda. Ende nuk behet e ditur, se perse eshte lene pa kasete nga punojesit e sigurise video-regjistruesi. Me kaseten gjetja e hajduteve do te kishte qene me e lehte e me e shpejte. Kjo ka bere qe policia te filloje hetimin per kete fakt, duke perforcuar hipotezen se grabitesit kane patur nje mbeshtetje ne punonjesit e bankes. Njekohesisht jane administruar me cilesine e provave materiale disa fije floku te gjetura ne maskat, te cilat do te dergohen jashte vendit per te bere analizen e ADN. Po keshtu jane duke u perpunuar gjurmet e gishtave te lena ne sportelet e bankes, ne makinen taksi me te cilen ata u larguan, ne kreherat e gjetur te armeve etj. Drejtues te policise se Vlores pohuan per "Korrieri" se rrethi te dyshuarve eshte ngushtuar shume dhe se hetimet jane ne rruge te mbare. Sipas tyre grabitesit jane nga Vlora, madje ata jane fokusuar ne lagjen e duhur. Krere te policise se Vlores, pohuan se gjate dites se sotme mund te behen publike disa rezultate te hetimit.




    Korrieri
    Reality is wrong, dream is for real

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Deklarata e policit privat dhe pamja e tije tregojne se ai eshte nji derr i majmur me pune te felliqura.
    Ai eshte prototipi i shqiptarit zorraxhi, frikacak, legen e burracak.
    Prokuroria e Vlores kurre ska per ti gjetur hajdutet sepse ata jane veglat e Gjinushit e Albert Shytit e Neki Dardha-dredhzez.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    BRARI

    Ketu ne Vlore jane bere grabitje me te bujshme se ajo e BKT dhe akoma nuk jane gjetur autoret.Besoj qe edhe kjo grabitje do te harrohet dhe dosjen GRABITJA BKT VLORE do ta mbuloje pluhuri.
    Reality is wrong, dream is for real

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •