Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Maskat vrasin perseri

    Dy grabitėsit me maska kishin zėnė pritė nė dalje tė fshatit Tetaj qė ndodhet nė zonėn e Lekbibajt
    Maskat vrasin policin e Tropojės

    Ndok Gjokli, baba i 5 fėmijėve, u vra duke luftuar kundėr grabitėsve

    Idriz Bajrami
    Artan Hoxha
    TROPOJĖ - Maskat kanė pėrgjakur serish rrugėt e Tropojės, por kėtė radhė viktimė e tyre ka qenė njė polic, baba i pesė fėmijėve. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė mėngjesin e ditės sė djeshme rreth orės 7.00, nė aksin rrugor qė lidh Lekbibajn me Fierzėn. Viktima ka qenė duke udhėtuar me furgonin e linjės pėr t'u paraqitur pranė vendit tė shėrbimit nė objektet e rėndėsisė sė veēantė pranė liqenit tė Fierzės. Por polici Ndok Gjokli ka mbetur i vrarė gjatė pėrpjekjeve qė bėri pėr t'u rezistuar dy grabitėsve me maska. Autorėt e krimit, pasi realizuan grabitjen e udhėtarėve tė furgonit tė parė, tentuan tė bėnin tė njėjtėn gjė edhe me udhėtarėt e furgonit tė dytė, ku ndodhej dhe Gjokli, por pasi hasėn nė kundėrshtimin e kėtij tė fundit, lėshuan njė breshėri kallashnikovi mbi tė duke e lėnė tė vdekur nė vend. Ngjarja e djeshme ka tronditur serish Tropojėn, qė kishte rėnė nė qetėsi qysh pas operacionit tė 24 majit, ku mbetėn tė vrarė dy vėllezėrit Jahelezi dhe efektivi i repartit special 712 nė Kombinat, Edmond Ēuko.
    Prita
    Dy persona ende tė panjohur pėr policinė e Bajram Currit, tė armatosur me kallashnikovė dhe me maska nė kokė kanė ngritur njė pritė nė tė dalė tė fshatit Tetaj qė ndodhet nė zonėn mė tė thellė tė vendit, nė Lekbibaj. Pėr shkak tė terrenit tepėr tė thyer tė zonės ku kalon ky aks rrugor dhe largėsisė sė madhe, qyteti i Bajram Currit, maskat janė favorizuar pėr tė ngritur pritėn e tyre. Furgonit tė parė, maskat i kanė shpuar me breshėri automatiku gomat dhe kanė grabitur tė gjithė pasagjerėt e ndodhur nė tė. Nė moment ka mbėrritur furgoni i dytė me pasagjerė, nė tė cilin ndodheshin tre policė qė niseshin nga shtėpitė e tyre pėr tė marrė shėrbimin nė objektet e rėndėsisė sė veēantė pranė Hidrocentralit tė Fierzės. Sapo ka parė maskat, polici Ndok Gjokli ėshtė hedhur menjėherė nga dera e mikrobuzit dhe ka marrė pozicionin pėr t'u ndeshur me grabitėsit. Nė kėtė moment maskat kanė qėlluar pa mėshirė mbi policin me njė karikator tė plotė kallashnikovi duke e lėnė tė vrarė nė vend..
    Nga plagėt e rėnda Gjokli ka pėsuar vdekjen e menjėhershme, pavarėsisht nga pėrpjekjet e dy kolegėve pėr ta ēuar me furgon drejt spitalit tė Bajram Currit. Menjėherė pas sulmit, maskat janė larguar nė drejtim tė paditur.
    Viktima
    I vrari i fundit nga radhėt e uniformave blu ėshtė Ndok Gjokli, 39 vjeē, nga fshati Tetaj i zonės sė Lekbibajt. Gjokli shėrbente si efektiv i komisariatit tė Bajram Currit nė policinė e objekteve, duke kryer shėrbimin nė ruajtje tė objekteve tė rėndėsisė sė veēantė pranė hidrocentralit tė Fierzės. Gjokli, ėshtė baba i pesė fėmijėve tė vegjėl, tė cilėt qysh nga dita e djeshme, kanė mbetur jetimė dhe do t'u duhet tė pėrballojnė njė jetesė tė vėshtirė nė njė nga fshatrat mė tė thella tė Tropojės. Sipas dėshmitarėve okularė thuhet se Gjokli mund tė mos u kishte rezistuar maskave dhe tė pranonte poshtėrimin e tyre, por ai duke patur mbi shpatulla uniformėn pėrfaqėsuesit tė shtetit, veproi me guxim si njė polic nė detyrė. Pikėrisht ky qėndrim i tij pėrballė vrasėsve me maska e detyron shtetin jo vetėm qė ta shpallė atė njė dėshmor tė atdheut tė vrarė nė krye tė detyrės, por tė marrė masa tė menjėhershme pėr tė siguruar mbijetesėn e familjes sė tij dhe pesė fėmijėve tė vegjėl tė mbetur jetimė.
    Policia
    Menjėherė nė vendngjarje pranė fshatit Tetaj tė komunės Lekbibaj, kanė shkuar forcat e policisė sė Bajram Currit. Sipas burimeve tė komisariatit tė Tropojės, motivet e vrasjes kanė qenė thjesht ato tė grabitjes. Komuna e Lekbibajt ndodhet mbi 50 km larg komisariatit tė Bajram Currit. Nė kėtė zonė nuk ka postė policie ndėrkohė qė realisht njė postė e tillė duhej tė ishte e stacionuar aty. Policėt e kėsaj zone e kryejnė shėrbimin nė natyrė pa patur pikė mbėshtetje dhe as vend strehimi. Sipas deklarimit tė shefit tė komisariatit tė Tropojės, Agron Malaj, "kjo gjendje e vėshtirėson sė tepėrmi vendosjen e rendit dhe kontrollin e policisė nė kėtė zonė tepėr tė thyer malore". Sipas komisarit Malaj, "infrastruktura bėn tė pamundur kapjen e kriminelėve, por ne nuk tė tėrhiqemi pėrpara armėve tė kriminelėve". Dje nė mjediset e komisariatit tė policisė sė Tropojės ka qenė njė gjendje e rėndė pėr shkak se efektivat e kėtij reparti kanė humbur njėrin nga kolegėt e tyre mė tė mirė, babain e pesė fėmijėve, qė ra nė pėrpjekje me banditėt e maleve tė Tropojės.

    Jonuz Hyka
    Koloneli i policisė Jonuz Hyka u vra pas njė atentati nė mbrėmjen e 13 tetorit 1999, nė hyrje tė pallatit tė tij nė lagjen "Partizani" tė Bajram Currit. Nė momentin e vrasjes Hyka punonte si shef i kuadrit pranė repartit special Brisku nė kryeqytet. Hyka kishte shkuar nė Tropojė pėr tė tėrhequr familjen e tij nė Tiranė, dhe u vra njė ditė pėrpara se tė largohej pėrfundimisht nga qyteti i Bajram Currit. Shteti ende nuk i ka zbuluar ekzekutorėt e tij.

    Ylvi Bengasi
    Majori i policisė Ylvi Bengasi u vra mė 1 nėntor 2000, nė njė pritė nė afėrsi tė fshatit Shoshan, nė hyrje tė grykės sė Dragobisė. Nė momentin e vrasjes ai shėrbente si shef i armatimit tė repartit special Brisku nė kryeqytet. Bengasi kishte shkuar nė Tropojė si komandant grupi i Briskut dhe u vra gjatė njė patrullimi tė dy furgonave Iveko me trupa speciale, nė aksin rrugor Bajram Currit-Valbonė. Shteti ende nuk i ka zbuluar vrasėsit e tij.

    Edmond Ēuko
    Efektivi i repartit special 712 nė Kombinat Edmond Ēuko u vra mė 24 maj 2002, gjatė njė operacioni tė policisė nė fshatin Kam tė Tropojės. Ēuko 23- vjeēar kishte shkuar nė fshatin e thellė tė Tropojės nė mbėshtetje tė njė operacioni pėr kapjen e dy personave tė kėrkuar Shpend dhe Din Jahelezi. Gjatė ndjekjes sė dy vėllezėrve Jahelezi, Ēuko mbeti i vrarė pas njė shkėmbimi zjarri me ta. Nė vendngjarje u vranė edhe dy vėllezėrit Jahelezi.


    ------------------
    nga shekulli

  2. #2
    alvi
    i/e ftuar
    Ej, ha, ha, po per kte kujt do ja veje Sala fajin apo atij Klosit prap. Sa i fote paska qen ai Dulla thoni ca te doni, po ai ti varte k**qet ne mes te Bajram CUrrit jo te dilshe neper rruge me maska. Po nejse s'kane faj dhe ata maloket, se i la Sala te benin c'te donin deri ne 97 dhe ata pak te ngadalshem sic jane se kane kuptuar akoma qe jane "civilizuar" dhe "cliruar" na keto vese te keqia si grabitja dhe vrasja, qe sot kane marre emrin vese e zakone.
    Maloku malok ngelet dhe kte po e vertetojne cdo dite e me shume, dhe aq me ben ne se do njeri te kundershtoje.
    Me te vertete dua te shof se kujt do ja vej Sala fajin kesaj rradhe. Le qe e kane ata fajtorin dezhurn, UDB vellezer, ka nxjerre njerez me maska ne Tropoje per arsye destabilizimi, sidomos ne kuadrin e arrestimeve tendencioze te UNMIK ne Kosove. Ah kur s'jam bere politikan une, po Sadamin do e beja te dukej i meshirshem.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Maskat plagosin ne mes te qytetit

    Sipas njoftimit te ministrise se Rendit, dy persona te maskuar kane plagosur ne lagjen "Deshmoret e Kombit" nje banor, Gj. D. 46 vjec. Sipas burimeve te policise se Beratit, ngjarja ka ndodhur ne oren 20.30 te se enjtes, per motive te dobeta, ndersa autoret nuk jane identifikuar. Nje njoftim i policise ku pjesa e pare e tij perjashton llogjikisht te dyten. Ndersa burimet pohuan se viktima Gj.D. eshte qelluar ne brendesi te shtepise se tij. Persona te panjohur i kishin therritur atij ne emer dhe ndersa kishte hapur deren e kishin qelluar me pistolete ne bark, duke e lene te plagosur rende. Sipas shpjegimeve te tij per policine, Gj.D. kishte thene se zeri qe e therriste ishte i njohur dhe per kete aresye e kishte hapur deren. Burime te policise se Beratit bejne te ditur se jane duke punuar per te identifikuar autoret. Ndersa ato spitalore se ai eshte jashte rrezikut per jeten.

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli
    --------------
    Mė 26 shtator vendoset nė Paris nėse Mandela do tė ekstradohet ose jo
    Ekstradimi i Mandelės nė dorė tė gjykatės franceze

    TIRANĖ- Gjykata franceze pritet tė vendosė pro ose kundėr ekstradimit tė Eduart Peqinit, i njohur ndryshe me emrin Mandela, nė datėn 26 shtator. Burime nė Ministrinė e Rendit Publik bėjnė tė ditur se kėrkesa e Interpol Tiranės pėr ekstradimin e tė dėnuarit me burgim tė pėrjetshėm nga drejtėsia shqiptare, pritet tė miratohet ose tė hidhet poshtė mbas pesė ditėsh, nė gjykatėn franceze. Shkak pėr rrėzimin e kėrkesės sė Interpol Tiranės, nė ekstradimin e Mandelės nga Franca nė Shqipėri mund tė jetė dėnimi prej gjashtė vjetėsh heqje lirie, qė i ėshtė dhėnė nga drejtėsia franceze. Eduart Peqini (Mandela) ėshtė dėnuar nė Francė pėr veprėn penale tė trafikimit tė qėnieve njerėzore si dhe tė prostitucionit. Gjykata franceze e ka dėnuar vetėm me 6 vjet heqje lirie Mandelėn, ndėrkohė qė nė Shqipėri ai ėshtė dėnuar fillimisht me pushkatim dhe mė pas me burgim tė pėrjetshėm pėr njė sėrė krimesh tė rėnda, nga vrasja e deri tek djegja e kufomės . Ndėrkohė, Interpol Tirana pret vendimin e gjykatės franceze pėr tė realizuar kėshtu njė ndėr ekstradimet mė tė bujshme, duke sjellė nė Shqipėri kreun e trafiqeve ndėrkombėtare tė drogės dhe qėnieve njerėzore si dhe autorin e disa vrasjeve, tė ndodhura nė qytetin e Elbasanit mė 1997. Pėrveē vendimit nė pritje tė gjykatės franceze, ekstradimi i Mandelės pengohet edhe nga mungesa e shenjave tė gishtėrinjve si dhe elementėve tė tjerė nė dosjen e tij, qė ėshtė dėrguar nė Francė nėpėrmjet ministrisė tonė tė Drejtėsisė. Kjo, pėr faktin se punonjės tė policisė sė Elbasanit kanė sjellė nė Ministrinė e Rendit Publik dosjen e Mandelės, pa shenjat e tij tė gishtėrinjve si dhe me ditėlindje tė rreme. Burimet e mėsipėrme bėjnė tė ditur se shkak pėr kėtė "ngatėrresė" ėshtė bėrė fakti se nė qytetin e Elbasanit ekzistojnė edhe 12 qytetarė tė tjerė me emrin Eduard Peqini. Por asnjėri prej "adashėve" tė Peqinit nuk ka lindur mė 5 qershor tė vitit 1965 dhe as nuk ka drejtuar ndonjė bandė tė frikshme si ajo e ashtuquajtura banda e Mandelės. Mungesa e elementėve tė veēantė nė dosjen e tij mund tė bėhet shkak qė gjykata franceze tė pengojė ekstradimin e Eduart Peqinit dhe vėllezėrve tė tij nė drejtim tė Shqipėrisė. Megjithatė, ekstradimi nė Shqipėri i Mandelės dhe vuajtja e dėnimit tė pėrjetshėm nė burgjet shqiptare do tė vendoset pėrfundimisht nė datėn 26 shtator. Eduart Peqini u vetėquajt Mandela dhe krijoi njė bande prej tetė vetėsh, gjatė trazirave tė vitit 1997. Shumė shpejt ai u bė romi mė i "famshėm" i Elbasanit dhe sė bashku me tetė anėtarėt e bandės sė tij janė dėnuar pėr njė numėr tė madh veprash penale. Grabitje me armė, rrėmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri tek djegie e shkatėrrim personash, janė krimet qė rėndojnė mbi Mandelėn shqiptar. Kohėt e fundit, nė njė bankė franceze Mandelės i janė sekuestruar rreth 2 milionė dollarė, tė cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinėve dhe i prostitucionit. Ai i kishte depozituar kėto para me emrin e tij tė rremė, pėr tė cilin kishte edhe pasaportėn shqiptare.
    A.Bogdani



    ------------------
    c'fare fati kane banditet. Ata gezojne frytet e Drejtesise europiane.
    krimineli i elbasanit do bej 6 vjet qef ne France i mbrojtur nga konventat nderkombetare.
    Viktimat e tije ne Shqiperi kalben nen dhe.
    Sa mire Franca..mikja e PPSH-se nuk ngriti zerin kur pushkatonte PPSH..goxha peshkope e doktorra pa avokat e pa gazetare..e ambasada franceze jepte viza kanibaleve te bllokut.
    Bot e poshter.

Tema tė Ngjashme

  1. Ikonat ne fene Orthodhokse
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 20-02-2015, 18:30
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  3. " Eja,dashuri perseri !! "
    Nga Letersia 76 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2002, 16:29
  4. Te urrej....dhe perseri te dua!!!!
    Nga Ngrohtesia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •