Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 166
  1. #1

    Post Këndi im fetar

    Te nderuar miq!

    Pershendetje per te gjithe ju qe i takoni konfesionit Islam!
    Do te doja pak a shume te sqaroj qellimin e hapjes se kesaj teme te re nga ana ime.

    Meqenese verrejta qe ne kete rubrike ka shume tema te hapura ne lidhje me fene Islame gje per te cilen iu pergezoj, une megjithate e pashe te udhes qe me kete teme timen te iu bej juve, te nderuar anetare qe, ketu te sillni qofte fjale te urta te thena nga dietar te perkatesise Islame, pjeseza shkrimesh ne lidhje me Islamin apo cafredo qe iu te konsideroni se eshte me interes per te gjithe ne qe ta dijme.

    Pse e bej kete?!

    Shkaku eshte qe, duke e ditur qe ka shume libra fetar te cilat jane me vlere per te gjithe ne, mirepo ngaqe nuk kemi pasur mundesine t'i lexojme te gjithe ato, se paku do te ishte shume mire besoj qe, secili nga ne qe posedon libra te tille fetar, apo reviste e gazete, te shkepus nga to ndonje shkrim inetresant apo edhe tregim qe ka te beje me fene dhe ta sjell ketu.

    Besoj qe ideja qe kam do te has ne mirekuptim nga te gjithe ju sepse mbi te gjitha eshte ne sherbim dhe interes te te mires sone.

    Meqe une jam edhe hapese e temes dhe duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, po e bej une nje postim te pare qe e konsiderova se eshte me vlere per t'u postuar:


    DUAJA

    Duaja eshte arma e besimtarit. Duhet te bejme gjithmone dua.
    Ka shume lloje te ndryshme duash. Me me vlere jane ato
    qe permenden ne hadithe sherife.
    Te thuash kush ben nje dua shpeton nga varferia, nese ajo dua pranohet,
    do te thote qe atij personi qe e ben i hapet nje mundesi per te punuar ose i vjen
    rrisku andej nga s'e pret. Edhe ai qe ben dua per te shpetuar nga semundja, gjen
    ilaēin qe e sheron ate ose i vjen sherrimi nga diēka e papritur.
    Te punosh nuk ta shton rriskun. Ai qe e jep rriskun eshte Allahu teala. Puna eshte vetem arsyeja.
    Te shterngohesh fort pas arsyeve eshte synnet. Per te shpetuar nga nevojat, per te arritur rriskun dhe te mirat duhet te kapemi pas arsyeve.
    Ne hadithe sherife thuhet:

    * Ai qe do te kete jeten e gjate dhe rriskun e madh, te kujdeset per te afermit dhe t'i vizitoje ata!
    * Gjumi i mengjesit eshte pengese per rriskun.
    * Kush ia shpreh nevojat e tij njerezve nuk gjen zgjidhje. Kush kerkon nga Allahu teala, shpeton nga hallet.
    * Ai qe e ben kapital friken ndaj Allahut e arrin rriskun pa nevojen e tregetise dhe kapitalit. Ne nje ajet thuhet:

    - " Kush i frikesohet Allahut, Allahu hap nje dere shpetimi per te dhe ia dergon rriskun aty ku nuk e pret".

    * Kush e arrin rriskun te falenderoje shhume. Ne qoftese i pakesohet rrisku, te beje istigfar!


    (Falenderimi eshte te thuash "Elhamdulil-lah", istigfar eshte te thuash "Estagfirull-llah", te besh istigfar do te thote te besh pune te mira te cilat behen shkak per faljen e gjynaheve).

    * Kush kendon suren "Ihlas" sahere qe futet ne shtepi, nuk e provon varferine
    * Kush ka nje hall ose eshte ne borxh, po te thote njemije here "la haule ue la kuuete il-la bil-lahil alij-jil adhim" Allahu teala ia lehteson ate.
    * Kush thote njeqind here ne dite "la haule ue la kuuete il-lah bil-lah" nuk sheh varferi.


    Qe te plotesohen duate, duhet te jesh i besimit Ehl-i synnet, t'i kryesh porosite e Allahut dhe te largohesh nga ato gjera qe Ai i ka ndaluar.


    *** Shkrimi i melartshem eshte marre nga nje faqe e nje takvimi-kalendari!

    Me rrespekt per te gjithe ju,

    Zana e malit

    P.S. Do te ishte mire qe shkrimet qe do t'i postoni ketu te tregoni burrimin e tij, pra nga cili liber, reviste apo gazete e keni marre ate!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Smile Pershendetja Zana...!

    Atehere duke ju pergjigjur kerkeses tende po postoj dicka dhe shpresoj qe te jete sadopak e vlefshme per kedo qe e lexon.

    Shkendijat e urtesise


    Thėnie tė Othmanit r.a.



    “Tri gjėra mė janė tė dashura nga kjo bote: ushqimi i tė uriturit, veshja e tė leckosurit dhe leximi i Kur’anit.



    * * *

    Ėmbėlsirėn e adhurimit e kam gjetur nė katėr gjėra:

    Nė kryerjen e detyrimeve tė All-llahut,

    Nė largimin ndaj tė ndaluarave tė All-llahut,

    Nė urdhėrimin e veprave tė mira duke kėrkuar shpėrblimin e All-llahut,

    Nė largimin e njerėzve nga gjėrat e shėmtuara duke u frikėsuar nga hidhėrimi i All-llahut.



    * * *

    Katėr gjėra nga jashtė janė vyrtyt, nga brenda detyrim:



    Shoqėrimi me njerėzit e urtė ėshtė virtyt, dhe pėr tė qenė pranė tyre ėshtė detyrim,

    Leximi i Kur’anit ėshtė virtyt, ndėrsa veprimi sipas Kur’anit ėshtė detyrim,

    Vizita e varrezave ėshtė virtyt, ndėrsa pėrgatitja pėr varr ėshtė detyrim,

    Vizita e tė sėmurit ėshtė virtyt, ndėrsa pėr ta marrė kėshillėn nga i sėmuri ėshtė detyrim.



    * * *

    Besimtari i sigurtė pėrjeton gjashtė lloje tė frikės:

    Nga ana e All-llahut tė madhėrishėm, qė tė mos ia privojė (marrė) besimin,

    Nga ana e meleqeve (shkruesit e ndershėm), qė tė mos i regjistrojnė diē pėr shok tė cilit do tė turpėrohej nė Ditėn e gjykimit,

    Nga ana e djallit, qė tė mos ia prishė veprat e mira,

    Nga ana e melekut tė vdekjes, qė tė mos ia merr shpirtin papritmas, pėrderisa ai ėshtė i papėrgatitur .

    Nga ana e dunjasė (kėsaj bote), e tė harrojė Ahiretin (botėn tjetėr),

    Nga ana e familjes (bashkėshortja dhe fėmijėt), le tė mos stėrngarkohet pėr sė tepėrmi rreth tyre, dhe ata ta shmangin nga pėrmendja e All-llahut tė madhėrishėm.



    * * *

    Pesė shenjat e njeriut tė devotshėm (tė ruajtur) janė:

    Shoqėrohet me ata qė ia fuqizojnė dhe plotėsojnė imanin (besimin),

    Ruan epshet dhe gjuhėn,

    Kur e godet njė grusht i rėndė nga dynjaja, atė e sheh si dėnim, ndėrsa kur i ndodh njė gjė e vocėrr nga feja, atė e shfrytėzon dhe e merr si kėshillė,

    Nuk e mbush barkun as me ushqim hallall (tė lejuar) duke u frikėsuar se mos nė atė ushqim ėshtė pėrzier diē nga harami (e ndaluar),

    I sheh tė gjithė njerėzit tjerė tė shpėtuar, ndėrsa vehten e sheh sikur ėshtė i mbaruar.



    * * *

    Pėrcillet nga Othmani r.a., i cili e ka lexuar versetin e Kur’anit fisnik:

    “Pėrsa i pėrketė murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata tė dy (jetimė) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre…” (EL Kehf, 82)

    dhe mė pastaj e vijoi shpjegimin:

    “Ai thesari pėrbėhej nga njė pllakė e artė, nė tė cilėn ishin shkruar 8 (tetė) rreshta, nė tė cilėt thuhej:

    Ēuditem me atė qė e ka njohur vdekjen, dhe pėrsėri qeshet,

    Ēuditem me atė qė e ka njohur dunjanė kaluese, dhe pėrsėri vrapon pas saj,

    Ēuditem me atė qė ėshtė i njohur se ēdo gjė ėshtė e dhėnė nė sasi tė pėrcaktuar, dhe pėrsėri brengoset kur i humbė,

    Ēuditem me atė qė ėshtė i vetėdishėm pėr dhėnjėn e llogarisė dhe pėgjegjėsisė para All-llahut, dhe pėrsėri grumbullon pasuri,

    Ēuditem pėr sė tepėrmi me atė qė e njeh zjarrin qė e ka djegur dhe pėrsėri bėn gabime,

    Ēuditem me atė i cili e ka njohur All-llahun me njohuri tė sigurtė dhe pėrsėri pėrmend tjetėr kėnd pėrveē All-llahut,

    Ēuditem me atė qė ka njohuri tė sigurtė pėr Xhennetin dhe pėrsėri kėrkon qetėsi (rehati) nė dunja (nė kėtė botė),

    8. Ēuditėm me atė qė e njohu djallin si armik dhe pėrsėri i bindet urdhėresave tė tij.


    Pergatiti Dr.Ali Iljazi per revisten frymezimi.

    nderkohe qe do te vazhdojme edhe ne te ardhmen
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3

    Smile PÉrshÉndetje INDRITI!...:)

    Te them te drejten, kur e fillova kete teme mendoja qe anetaret do te veprojne si me pare, neper forume, duke bere vetem kopjim te teksteve qe i gjejne te gatshme neper internet dhe do t'i sjellin ketu, mirepo tek mundi yt qe verrejta me ane te psotimit te melartshem pashe qe ti e ke kuptuar thelbin e qellimin e kesaj teme!

    INDRIT te lumte!
    Ke bere nje postim shume, shume te mire mike e nderuar! Do te deshiroja qe edhe te tjeret te inkuadrohen ne kete teme, duke vepruar njesoj sic edhe ke bere ti, pra duke postuar shkrime nga me te ndryshmet dhe duke vene me poshte edhe burrimin se nga eshte marre ai shkrim.

    Duke te falenderuar ty INDRIT nga zemra per kete shkrim jashtzakonisht te frytshem, deshiroj qe te te them te vazhdosh me te njejtin avaz, nderkaq ne te njejten kohe i ftoj edhe te tjeret te jene pjese e kesaj teme me ane te shkrimeve te tyre!

    Me respekt per ty dhe gjithe te tjereve te cilet do te marrin pjese ketu,
    Zana e Malit

    P.S Cdo pune qellimmire dhe qe ka ne prapavije nje vullnet te mire pranohet me shume dashamiresi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 14-01-2005 mė 21:34
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pershendetje!

    Edhe une jue pershendes Zana edhe ju falenderoj njekohesisht.

    Nderkohe po postoj edhe vijimin e shkrimit.


    SHKĖNDIJA TĖ URTĖSISĖ



    Ekzistojnė 3 lloje njerėzish:

    Njeri i kompletuar i cili ka mendimin e drejtė por edhe kėshillohet me tė tjerėt.

    Gjysmė njeri ėshtė ai i cili ka mendimin e drejtė por nuk kėshillohet me tė tjerėt.

    Njeri por s’ėshtė njeri, ėshtė ai qė nuk mendon fare dhe nuk kėshillohet me tė tjerėt.



    * * *

    Pėr shok tėndin zgjidhe njeriun me kėto virtyte

    (tipare)

    - puntor

    - i devotshėm (i ruajtur, i pastėr)

    - intelegjent (i zgjuar) dhe ruaju nga:

    - pėrtaci

    - endacaku

    - llomotitėsi (qė s’pran duke folur)

    - njeriu i prishur dhe

    - ngatėrrestari



    * * *

    Tė mbajturit mend ėshtė dhunti e All-llahut madhėrishėm. Ndėrsa dhuntinė e Tij nuk ia dhuron mėkatarit.

    Tė mbajturit mend e ndihmojnė kėto gjėra:

    - pėrdorimi i misvakut,

    - mjalti,

    - tamjani me sheqer,

    - 21 kokrra rrushi esėll nė mėngjez.

    Ndėr shkaqet e harresės numėrohen:

    - mosbindja ndaj All-llahut xh.sh.,

    - mėkatet e shumta,

    - brengat,

    - depresioni

    - angazhimi i tepėrt fizike e psikike

    - lidhshmėria e tepėrt me njerėzit.



    * * *

    - Kur njeriu arrinė pjekurinė mendore, fletė mė pak.

    - Bėhu i bindur nė namazin e dikujt, nėse pėrshperitė.

    - Tė folurit ėshtė zbukurim, ndėrsa heshtja shpėtim

    - Edhe nėse fletė mos tejkalo kufirin.

    - Pėr heshtje kurr nuk jam penduar, ashtu siē jamė penduar shumė herė, kur kam folur.



    * * *

    Njė pasanikut iu sėmua i biri. As mjekėt e as astrologėt nuk ia gjetėn barin shėrues. Shokėt e kėshilluan babain e brengosur:

    - Tė kėshillojmė ta lexosh tėrė Kur’anin pėr shėndetin e birit tėnd apo tė presh kurban dhe t’ua ndash tė varfėrve.

    Duke menduar pėr kėtė kėshillė pasaniku tha:

    - Mė mirė ėshtė ta lexoj Kur’anin, sepse kopea e bagėtisė ėshtė larg!

    Kur dėgjoi pėr kėtė njė dijetar i devotshėm (iruajtur) tha:

    - Pasaniku i dha pėrparsi leximit tė Kur’anit (hatmės), sepse Kur’anin e ka nė maje tė gjuhės, ndėrsa kopenė e bagėtisė (pasurin) e ka nė mes tė zemrės!

    * * *

    Njė besimtar duke falur namazin, kur erdhi te fjala: Ij-jake na’budu – Vetėm ty tė adhurojmė! i foli ndėrgjegja e tij qė s’ėsht duke thėnė tė vėrtetėn, sepse at namaz ėshtė duke bėrė pėr njerėzit duke i adhuruar ata, pėr kėtė shkak e ndėrpreu namazin. Nė namazin e ardhshėm iu pėrsėrit e njėjta gjė dhe ndėrgjegja nė kėtė rast i tha se e adhuron bashkė-shorten, ndėrsa nė namazin tjetėr, ndėrgjegja i tha se adhuron pasurinė, tė cilėn ua shpėrndan tė varfėrve.

    Nė namazin tjetėr,ndėrgjegja i tha:

    - Nėse qėndron pas asaj qė fletė atėherė je nga ithėtarėt e sin- Nėse qėndron pas asaj qė fletė atėherė je nga ithėtarėt e sinēert tė All-lahut!



    * * *

    Ebu Hasan Shaziliu kėshillonte:

    - Nėse dėshiron tė pėrsosė imanin (besimin) tėnd, zbukuro sjelljet tua. Nėse dėshiron qė tė dojė All-llahu, merr pjesė nė zgjidhjen e problemeve tė njerėzve. Nėse dėshiron tė jeshė nė radhėt e larta tė besimtarėve tė zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e All-llahut. Nėse dėshiron qė tė takosh All-llahun nė Ditėn e Gjykimit, duhesh tė jeshė tėrėsisht i pastėrt dhe pa mėkate, atėher rregullisht pastrohu nga ndyesia (xhunubllyki) dhe pastrohu (laje tėrė trupin ) ēdo xhuma (tė premte).

    Nėse dėshiron qė nė Ditėn e Gjykimit tė ringjallėsh nė dritė dhe i sigurt nga dėnimi, mos i bėn dėm asnjė krijese tė All-llahut! Nėse dėshiron qė tė paksohen gabimet, atėherė pandėrprerė tė bėsh . Nėse dėshiron tė jesh njeriu mė i fuqishėm, tėrėsisht mbėshtetu te All-llahu. Nėse dėshiron qė All-llahu t’i mbulojė tė metat tuaja, mbmuloi tė metat e tė tjerėve. Nėse dėshiron qė tė fshihen tėrėsisht mėkatet tuaja, lutu pandėrpre All-llahut pėr falje, bėhu i ruajtur,e i pėrulur dhe vazhdimisht bėn vepra tė mira!

    Do te vijojme-------------------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5

    Post Prerja e Kurbanit!

    Meqe i afrohemi Kurban Bajramit, deshiroj t'iu sjell pak njohuri ne lidhje me kurbanin!


    Prerja e Kurbanit eshte vaxhib per cdo musliman, mashkull apo femer, te lire, te afte per te menduar, qe ka arritur moshen e pjekurise, qe ka pasuri me teper se nevoja, qe te beje kurban nje kafshe deri ne perendim te dites se trete te Bajramit.
    PASURI E NEVOJSHME QUHET: 1 shtepi, 3 pale roba, veglat dhe mobiljet qe perdoren ne shtepi, sherbetoret, mjetet qe perdoren per te hypur, librat e zanatit dhe borxhet qe duhet te paguaje.

    Kurban do te thote prerja e njeres prej kafsheve si: dele, dhi, lope ose deve me qellimin e kurbanit ne nje nga tre ditet e para te Kurban Bajramit. Deveja ose lopa mund te blehet dhe te pritetme qellimin e kurbanitnga 7 muslimane bashkarisht. Dhenia e ketyre kafsheve, te gjalla, te varferve ose dikujt tjeter si sadaka nuk quhet kurban.
    NJe kafshe qe nuk i sheh njeri sy, qe eshte topalle e nuk ecen dot, qe i mungon me teper se gjysma e dhembeve, i eshte prere me shume se gjysma e veshit dhe e bishtit ose njera nga kembet, apo nje kafshe qe eshte shume e dobet NUK mund te behet kurban.

    Shtate pjese te kurbanitdhe te cdo kafshe qe jane haram te hahen:

    1. Gjaku i derdhur
    2. Organet e urines
    3. Gjendrat e urines
    4. Qeska e urines
    5. Temthi
    6. Pjesa e perparme e kafshes femer
    7. Vezet e dashit

    Eshte e pelqyeshme qe 1/3 e kurbanit ta mbash ne shtepi, 1/3 t'ua japesh fqinjeve dhe pjesen tjeter te varferve. Mund edhe t'u shperndahet i gjithi i varferve ose te mbahet i gjithi ne shtepi.
    Lekura i jepet nje te varferi qe fal namaz, ose edhe perdoret ne shtepi.


    Marre nga kalendari- takvim!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Thenie nga Hasan el Basriu



    Kur njeriu kėrkon diturinė e Kur’anit dhe diturinė nė pėrgjithėsi nė emėr tė All-llahut xh.sh., kjo patjetėr duhet tė shihet nė imanin, pėrultėsin, devotėshmėrine, shpirtėmadhėsinė dhe thjeshtėsine e tij.

    * * *



    Kur’ani ėshtė ilaē i shėrimit pėr besimtarin dhe udhėrrėfyes i tė devotshėmve. Kush ėshtė udhėzuar nė bazė tė tij ka arritur, ndėrsa kush e ka refuzuar Kur’anin ka dėshtuar.



    * * *



    Njerėzit qė lexojnė Kur’anin e nuk veprojnė sipas tij, janė njerėzit mė tė kėqinj Sepse nuk ndjekin rrugėn e Kur’anit, All-llahu e ka lėshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnė tė gjithė ata qė kanė kėtė detyrė.



    * * *



    Te njeriu i mencur gjuha ėshtė pas zemrės dhe kur dėshiron tė thotė diēka, sė pari mendon mirė. Nėse kjo do tė jetė e dobishme, atėherė e thotė, nė tė kundėrtėn hesht. Ndėrsa tek i padituri zemra ėshtė pas gjuhės. Ai flet sa herė qė do dhe duke mos menduar mirė.



    * * *



    Njeri! Nuk pėrbėhet feja prej asaj qė ti tė tregohesh para njerzve se je besimtar, gjersa mashtrohesh me dėshira tė kota. Besim i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė skalitur thellė nė zemėr dhe tė cilin e vėrtetojnė veprat e mira tė njeriut.



    * * *



    Njeriu i pėrkryer ėshtė ai, te i cili gjenden kėto katėr gjėra:

    Besimi i cili e udhėzon

    Mendja pas tė cilės shkon.

    Prejardhja bujare e cila e ruan dhe

    Trupi i cili i mbron dinjitetin.



    * * *



    Mos u bėj i lakmueshem,e nuk do tė poshtrohesh.

    Mos kėrko prej njerzve, nuk do tė paksohet (pasuria) ndėrsa ti do tė mbetesh njeri.

    Nėse nuk je i butė, tregohu i butė

    Nėse nuk je i ditur, pėrpiqu tė mėsosh.

    Njeriu kryesisht ėshtė si ai me tė cilin shoqerohet.

    * * *



    Dy gjėra nuk ndahen kurrė: lakmia dhe urrejtja.

    Njeriu udhėheq mbi mendjen, me fisnikėri dhe shpirtmadhėsi.





    * * *



    Sėmundja e pastron trupin siē e pastron zeqati pasurinė.

    Kėrko kėnaqėsinė nė tri gjėra: nė namaz, nė leximin dhe kuptimin e Kur’anit dhe nė permendjen e Zotit.

    Kėnd nuk e largon namazi i vet nga veprat e kėqija, e largon nga All-llahu xh.sh. dhe e tėrhek hidhėrimin e Tij nė vete.



    * * *



    Njėriu gjithnjė ėshtė nė mes tė tri gjėrave:

    Sprovės e cila vjen

    Tė mirės e cila kalon

    Vdekjes e cila i merr tė gjitha.



    * * *



    Tri dėshtime tė mėdha janė:

    Udhėheqėsit tė cilit i pėrkulesh, e ai tė mashtron.

    Fqinji i cili e pėrhap tė keqen tėnde, ndėrsa e fsheh tė mirėn tėnde.

    Varfėria e cila sjell dhembje.



    * * *



    Tre pėrsona asesi nuk mund tė konsiderohen tė pėrgojuar:

    I shfrenuari i hapėt – mėkatari kur dėshiron tė tregohet shfrenueshmėria e tij.

    Novatori nė fe – kur tė tregohet pėrtritja e tij dhe

    Udhėheqėsi tiran (pushtetmbajtėsi) kur i tėrhiqet vėrejtja pėr tiraninė e tij.



    * * *



    Mjer pėr njeriun! All-llahu nuk e ka krijuar asnjė krijesė tjetėr tė vuajė prej kėsaj bote siē vuan njeriu.

    O njeri, zvogloje tė qeshurit tėnd, sepse tė qeshurit e tepėrt e ngrin dhe e mbyt zemrėn, e bartė gėzimin e vėrtet, e zvoglon trimėrinė dhe tė shquarin e bėn tė poshtėr.
    ************

    pėrgatiti: Agron Muēaku
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Pershendetje Zana, pershendetje Indrit!
    Zana e Malit te falenderoj per temen. Mendoj (me kete teme) se ke dashur te hapesh nje koshere bletesh dhe te gjithe te sjellin pak nga ai mjalti qe i ka shijuar me shume. Kjo me shkon edhe mua per shtat, sepse asnjehere sme ka pelqyer ti bej gjerat copy-paste, por gjithmone kam dashur te them dicka ashtu si e kam kuptuar vete.


    Gjithashtu s'ia qaj hallin shkrimeve informuese sa te jete Indriti ne kom.

    Kam deshire te tregoj tre pjeseza ose tip besedash qe po lexoja te cilat edhe pse ne permbajtje kane humorin besoj se tregojne dhe kane vlera per jeten e paster qe bente profeti a.s.

    (I)
    Te mbledhur diku ne nje qoshe Profeti a.s me disa Sahabe dhe azretin Ali a.s po
    hanin hurma (arabie). Ne ngrenie e siper njeri nga Sahabet kur pa qe azreti Ali a.s se kishte mendien i mbledh gjithe berthamat nga te tjeret dhe ja ve perpara azretit Ali. Kur ai kthehet i thone:
    -Paske qen shume i urritur, shih sa berthama ke, paske ngrene pothuajse gjithe hurmat.
    -Ali a.s- (Pergjigjet)-Mire une qe i kam ngrene hurmat, po ju paskeni qene aq te urritur sa i paskeni ngrene me gjithe berthama (pasi ata skishin berthama, ja kishin ven te gjitha perpara)
    Profeti a.s i kenaqur me pergjigjen e zgjuar te Aliut a.s vazhdoi te ndiqte me buzeqeshje gazin e kesaj bisede te kendshme.

    (II)
    Disa plaka ishin mbledhur tek shtepia e profetit Muhamed a.s dhe pas nje bisede te shkurter me profetin a.s fillojne te qajne. Profeti a.s largohet nga shtepia. ndersa plakat vazhdonin te qanin. Dikush i pyeti pse qanin dhe ato ju pergjigjen se profeti a.s i kishte thene se plakat nuk hyjne ne Xhenet. Meqense ato e dinin qe profeti a.s nuk kishte mundesi qe te genjente, pasi dihej karakteri i pa-arritshem qe zoteronte, e kishin tashme te sigurte qe nuk hynin ne Xhenet. Dikush i shqetesuar takon profetin dhe e lajmeron qe ato plaakat kishin vene kujen ne shtepine e tij, pasi ai i kishte thene qe plakat nuk hynin ne Xhenet. Profeti Muhamed (paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te) me qetesi dhe me buzeqeshjen e tij te paster i pergjigjet:
    -Plakat nyk hyjne ne Xhenet, pasi ato do te hyjne te reja. (Nqs e dini njerzit qe hyjne ne Xhenet hyjne ne moshen me te bukur te tyre).
    Kjo ishte dhe pergjigja qe i beri plakat te qeshin perseri .

    (III)

    Pasi ishte mundur nje ushtri qafiresh, njeri nga udheheqesit e mundur ishte ulur ne nje qoshe te rruges. Nderkohe profeti Muhamed a.s po kalonte prane dhe komandanti i te mundurve po mendonte ne heshtje:"Ah sikur te kisha nje ushtri te madhe edhe ta sulmoja edhe nje here Muhamedin"
    Nderkohe profeti Muhamed a.s pergjigjet: "Edhe ne prape do te fitonim"

    -I cuditur sesi i ishte lexuar mednimi nga profeti, komandanti cohet edhe pas pyetjesh dhe bisedash me vone u konvertuan ne fene e vertet "Islamin".



    P.S: InshAllah s'kam transmetuar ndonje gje gabim, i pershkrova me fjalet e mia, ashtu sic me kujtoheshin nga libri qe i lexova. Do kem kenaqesine te tregoj edhe te tjera me vone, pasi tani skam me kohe.

    Selam Alejkum
    HOLLAND...

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Njerėzit qė lexojnė Kur’anin e nuk veprojnė sipas tij, janė njerėzit mė tė kėqinj Sepse nuk ndjekin rrugėn e Kur’anit, All-llahu e ka lėshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnė tė gjithė ata qė kanė kėtė detyrė.
    O Indrit, Allahu ta shperblefte, kjo per mendimin tim pervec Copy dhe Paste do edhe nje Bold.

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    O Indrit, Allahu ta shperblefte, kjo per mendimin tim pervec Copy dhe Paste do edhe nje Bold.
    Allahu te shperblefte edhe ty
    Perse nuk e merr mundimin tja besh ti ate qe kerkon?
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Atehere pas pershendetrjes me te perzemert per artistin e popullit dhe Forum 126 po vivjon me dicka qe mu duk shume interesante e sidomos ne kete jave ku lutja te Zoti ka me shume vlere se ne cdo kohe.

    Te Pergjigjem Robi Im...



    Pyeti Musa a.s. nje dite Zotin e tij: "O Zot.. Si i pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"?

    U pergjigj All-llahu i madheruar te derguarit dhe robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im."


    Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e madheruar perseri: "O Zoti im si i pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"?

    I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem robi im".


    I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im" tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem nje here?
    I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne meshiren Time"
    Thuaj: O roberit e mi te cilet I keni bere padrejtesi vetes suaj mos hiqni shprese nga meshira e All-llahut!
    Injoranca nuk zhduket me top

  11. #11
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    (IV)

    Nje person shkon tek Profeti edhe e pyet: -"ResūlAllah cili eshte personi qe duhet te dua me shume dhe te respektoj me shume nga te gjithe ne jete?
    -Profeti a.s pergjigjet- NENA!
    I nxitur nga kurreshtja personi ne fjale tenton ta pyese per here te dyte Profetin.
    -Po pas nenes, ResūlAllah, ke duhet te dua me shume dhe respektoj?
    -Profeti pergjigjet(per here te dyte)- Nenen!
    I cuditur ai e pyet perseri (per here te trete)-Po pas nenes, ResūlAllah(i derguari i Allahut)?
    -Profeti Muhamed a.s pergjigjet per here te trete- Nenen!
    Hera e katert vijon me te njejten pyetje dhe vetem pas heres se katert Profeti a.s i pergjigjet- Babane!

    Pra te dashur forumista duajini Nenat tuaja me shume se cdo gje dhe respektojini ato, pasi vetem kshu jeni te dashur tek Allahu xh.sh . Prinderit jane njerezit qe duhet te duhen dhe respektohen me shume, por sic e shihni dhe me larte nga pergjigjet e Profetit Muhamed (paqa dhe meshira Allahut qofshin mbi te) ndaj NENES duhet te kete nje perkujdesje disa here me te madhe se Babai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Del Monako : 18-01-2005 mė 22:04
    HOLLAND...

  12. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Del monako nuk thuhet Aliu a.s por Aliu r.a (RADIALLAHU ANHU) Allahu qofte i kenaqur me te.A .S Alejhis-Selam eshte vetem per profetet.
    I)
    Te mbledhur diku ne nje qoshe Profeti a.s me disa Sahabe dhe azretin Ali a.s po
    hanin hurma (arabie). Ne ngrenie e siper njeri nga Sahabet kur pa qe azreti Ali a.s se kishte mendien i mbledh gjithe berthamat nga te tjeret dhe ja ve perpara azretit Ali. Kur ai kthehet i thone:
    -Paske qen shume i urritur, shih sa berthama ke, paske ngrene pothuajse gjithe hurmat.
    -Ali a.s- (Pergjigjet)-Mire une qe i kam ngrene hurmat, po ju paskeni qene aq te urritur sa i paskeni ngrene me gjithe berthama (pasi ata skishin berthama, ja kishin ven te gjitha perpara)
    Profeti a.s i kenaqur me pergjigjen e zgjuar te Aliut a.s vazhdoi te ndiqte me buzeqeshje gazin e kesaj bisede te kendshme.
    Keto jane konkluzionet e mia nga pervoja.

    Dituria
    -"Te jep status dhe pushtet"
    -"Te jep para" (lol)
    -"Te shton kulturen"
    -"Te hap horizontin"
    -"Te forcon argumentin"
    -"Te formon karakterin"
    -"Te permison shprehine gjuhesore"
    -"Te rrit personalitetin"
    -"Te tregon te verteten"
    -"Te ben te zgjuar"
    -"S'te le ta humbesh kohen kot"
    -"Te shton ambiciet"
    -"Te zhvillon fantazine"
    -"Te zgjeron aftesite"
    -"Te forcon Intelktin"
    -"Te ben te dobishem"
    -"Te largon prej te keqes"
    -"Te ndihmon ne zgjidhjen e problemeve"

    Ky eshte nje liber qe eshte mire me e lexuar.Allahu ju ruajte.


    http://www.islamhouse.com/dc/books/albn/albn2218.pdf

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Fjale te urta

    Thėnie dynujore


    Transmetohet se ka thėnė Profeti i Zotit savs.:

    “Nuk ka gjė mė tė mira se dy sende: besimi nė Allahun dhe muslimanėve me iu
    ndihmua; e s’ka gjė mė tė keqe se dy sende:
    besimi nė shumė zotra (politeizam) dhe me iu bė dėm muslimanėve.”

    Ka thenė Alejhisselami:

    “Ju kėshilloj tė rrini me dijetar e tė dėgjoni ligjerata nga njerėzit e urtė
    se Allahu e ringjallė zemren e vdekur me driten e urtėsisė
    ashtu si ringjallė tokėn e vdekur me shi.”

    Ebu Bekr Es-Siddiku ka thėnė:

    “Kush hyn nė varr pa pėrgaditje ėshtė sikurse ai qė perpiqet ta kaloj detin pa anije.”

    Transmetohet se ka thėnė Omeri:

    “Fuqia nė kėtė botė ėshtė nė pasuri, e ardhmja (Ahireti) ėshtė nė veprat tė mira.”

    Transmetohet se Osmani ka thėnė:

    “Brenga pėr kėtė botė ėshtė errėsira nė zemėr, kurse brenga pėr ahiret ėshtė drita nė zemėr.”

    Aliu (r.a.) ka thėnė:

    “Kush vėhet nė hulumtin tė diturisė, Xhennetin do ta gjejė; e kush e ndjekė mėkatin, Zjarrin (Xhennemin) do ta gjejė.”

    E’ameshi ka thenė:

    “Atij tė cilit devotshmeria ėshtė kapital, gjuhet nuk kanė me patur mundesi me e pėrshkruar fajden e besimit tij, e atij tė cilit kjo
    botė ėshtė kapital, gjuhet nuk kanė me muajtė me e pėrshkruar rrenimin e besimit tij.”

    Transmetohet nga Sufjan Es-Sevriu se ka thėnė:

    “Ēdo vepėr e dobėt e berė nga afshet ka mundėsi tė jetė e falur, kurse secila veper e kaqe e berė nga kryelartėsia (kibri)
    s’ėshtė e mujtun tė felet – pėr arsye se rrėnja e padegjueshmerisė i Iblisit (djallit) ka qenė nga kryelartėsia, kurse Ademi mėkatin e vetė e ka berė nga afshet.”

    Ka thėnė njė zahid (asket):

    “Kush benė mekatin duke u qeshur, me siguri Allahu do ta shtie nė Zjarr (sketerr) duke qajtur. Kush i bindet Allahut duke
    qajtur, Ai do ta shtie nė Xhennet (parajsė) duke u qeshur.”

    Njė urtė ka thėnė:

    “Mos i nėnēmoni mėkatet e vegjel, se nė tė vertetė nga ata degėzohen mėkatet e mėdha.”

    Pejgamberi u ka thėnė:

    “Mėkati i vogel kur perseritet behet i madh, kurse mėkati i madh kur njeriu pendohet zhduket.”

    Ka thėnė edhe:

    “S’ka mekat tė vogėl me perseritje, e as tė madh me istigfar (kėrkese ndjese).”

    Eshtė thėnė:

    “Njohesin e preokupon lavderimi, kurse asketin duaja (lutja). Kjo ėshtė pėr atė se njohėsi brengoset pėr Zotin e vetė, kurse
    asketa brengoset pėr vetėvehten.”

    Njė i urtė ka thėnė:

    “Kush mendon se ka mik mė tė afėrt se Allahun, ai dobet e njeh Allahun; kush mendon se ka armik mė tė madh se vetėvehten,
    ai keq e njeh vehten.”

    Ka thėnė Ebu Bekr Es-Siddiku pėr ajetin: “Pėr shkak kė veprave (tė kėqia) tė njerėzve, janė shfaqur nė tokė e nė det
    tė zeza (bela, skamje, katasrofa hubmje e bereqetit etj.)”:

    “Toka ėshtė gjuha, mbi ate qajnė njerėzit, e kur prishet zemra mbi te qajnė melekėt.”

    Eshtė thėnė :

    Afshi (lakmia) nė tė vertetė i benė mbretėrit skllav, ndėrsa durimi i shndėron skllavet nė mbretėr – por valle a nuk e vėren
    nė tregimin e Jusufit e Zulejhasė.

    I lumi ai tė cilin e sundon mendja, a ėndjet i ka tė robėruara; e i mjeri ai endjet e tė cilit e sundojnė, e mendja i mbetet rob.

    Kush i braktis mekatet, zemra ka me iu zbutė, kush e braktisė tė ndaluren (haramin) dhe e pranon tė lejuaren (halalin) ai
    do ta ketė menden e pastėr. Allahu i ka shpall njė profeti: “Mue mė ndegjo nė atė qė tė kam urdheruar e mos mė
    kundershto Mue nė atė qė tė keshilloj.”

    Kulmi munēurisė ėshtė me punua atė me ēka Allahu ėshtė i kėnaqur dhe me u shmangė nga hidherimi i Tij.

    S’ka emigrim (gurbet) pėr tė menēurit, dhe s’ka atdhe pėr injorantin.

    Kush me degjueshmerin e vetė behet i afėrt Allahut, nė mesin e njerėzve do tė jetė i huaj.

    Gjesti i nėnshtrimit ėshtė shenjė njohurie, sikurse qė trupi ėshtė shenjė i gjallerisė.

    Profeti e ka thėnė:

    “Rrėnja e tė gjitha mėkateve ėshtė dashuria ndaj kėsaj bote, kurse rrėnja e ēdo ērregullimi ėshtė nė mosdhėnien e dhjetės
    (ushurit) dhe zekatit.”

    Eshtė thėnė:

    Ai i cili e pranon gabimin meriton lavderim, pranimi i gabimit ėshtė shenje i pranisė sė veprave tė Zoti.

    Mosmirėnjohja ėshtė ēorodi, kurse shoqėrimi me tė marrėt ėshtė dėmesi.

    Poeti ka thėnė:

    I mjeri ai qė me dunjallekun zbavitet.

    Shpresat e mėdha e kanė dallėdisur.

    Ose nuk zgjohet nga pakujdesia

    Gjithnjė derisa nuk i afrohet kismeti.



    Vdeka vjen befasisht,

    Kurse varri ėshtė arka e veprave.



    Duro karshi sprovash tė kėsajė botė,

    Se s’ka vdekje pa caktim (exhel).

  14. #14
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Thėnie trenyjore

    Transmetohet se ka thėnė Profeti u :

    “Kush zgjohet duke u ankuar nė halle tė jetės, ai nė tė vertetė ėshtė sikurse tė ankohet nė Zotin e vetė. Kush agon i bregosur
    pėr sende tė kėsaj botė, ėshtė aguar nė Allahun i hidheruar.

    Kush i lakmon pasanikut dhe pasurinė i ka humbi dy tė tretat e
    besimit tė vetė.”

    Omeri t ka thėnė:

    “Mirėsjellja me njerėzit ėshtė gjymsa e mendjes; mos turperimi me pyet
    pyetje ėshtė gjymsa e diturisė, kurse drejtgjykimi ėshtė
    gjymsa e jetės.”

    Ka thėnė Osmani t :

    “Kush heqė dorė nga dynjalleku ka me e dashur Allahu xh. sh; kush i le gjynahėt (mėkatėt), kanė me e dashur melekėt, e kush i
    zgjidh hallet e myslimanėve, kanė me e dashur muslimanėt.”

    Ka thėnė Aliu t :

    “Prej (tė gjithė) mirėsive tė kėsaj botė islami mė siguri tė mjafton; prej (gjithė) angazhimesh tė mjafton degjimi (i Allahut), e prej
    tė gjitha kėshillave tė mjafton kėshilla e vdekjes.”

    Ibn Mes’udi t ka thėnė:

    “Sa njerėz janė mashtruar duke pranuar dhurata, sa nga ata janė mashtruar me falenderime e sa njerėz janė rrejtė nė atė qė
    mėkatėt atyre janė mbuluar.”

    Pejgamberi Davudi u ka thėnė:

    “Nė Zeburin ėshtė shpallur: i menēuri duhet tė kujdeset vetėm me tri sende:
    pėrgatitjen pėr Diten e rikthimit, furnizimin bazė pėr
    jetesė dhe nė kėrkesėn e kėnaqesisė tek halali (tė lejuarit).”

    Transmetohet nga Ebu Hurejre se ka thėnė Profeti:

    “Tre sende shpetojnė, tre rrenojnė e shkatėrojnė, tre janė gradime, dhe tre shpagim.

    Shpėtojnė: frika prej Allahut, publikisht dhe fshehtas, pėrmbajtja e udhės sė drejtė nė skamje e begati, e mė tutje drejtėsia nė
    gazmend e nė hidhėrim.

    E rrenojnė: koprracia e rreptė, ndjekja e qejfit dhe mendja e lartė
    (egoizmi).

    Shperblimet janė: dhenja e selamit (pershendetja), ushqimi i tė verfėrit dhe fala e namazin natėn kur njerėzit flejnė.

    Shpagimet janė: plotsimi i abdestit nė netėt e ftohta, me marr hapa kah xhemati (tubim i njerėzve) dhe me i prit namazet njerin
    pes tjetrit.”

    Ka thėnė Xhibrili:

    “O Muhammed e : jeto si tė duash, por dije se je i vdekur. Dashuro kend tė duash, por dije se ke me u nda prej atij. Puno ēka tė duash, ajo ka me tu kompenzuar. (shperblyer).”

    Profeti e ka thėnė:

    “Tre persona Allahu do ti strehoj nėn hije tė Arshit (fronit) atėherė kur nuk do tė ketė tjetėr hije: ate i cili merr abdest nė gjendje tė rėndė (smundja, ftohtė etj.), atė, i cili shkon pėr terr nė xhami dhe atė qė ushqen tė uriturit.”

    E kanė pyet Ibrahimin u : “pėr se Allahu xh. sh. tė ka marr pėr mik tė vetėn?”

    Pėr tre sende – ka thėnė.

    - Zgjodha urdherin e Allahut para urdherit tė tjerėve,

    - nuk kam pas gajle pėr atė qė Allahu kujdesohet pėr mua,

    - dhe as nuk kam ngrėnė as darke e as drekė pa pasur musasfir me veti.”

    Njė i urtė ka thėnė:

    “Tre sende mi heqin brengat: pėrkujtimi i Allahut tė madheruar, takimi me robet e Tij tė mirė (evlijat) dhe fjalimi i tė urtėve.”

    Hasani Basriu ka thėnė:

    “Kush muk ka edukim, nuk ka as dituri, kush nuk ka durim (sabr), nuk ka as besim, dhe kush nuk ėshtė i devotshem, nuk ėshtė
    i aferti i Allahut.”

    Transmetohet se njė Izraelit ishte nisur pėr tė kėrkuar dituri dhe ky lajm arriti te profeti i tyre. Tek ai dergoi njeriun
    dhe i tha: “O djalosh, tė kėshilloi me tre sende nė tė cilat ėshtė dituria e popujve tė kaluar e tė tashėm:

    Frikoju nga Allahu fshehur edhe haptas, ruaje gjuhen tende nga marrja e njerėzve nėper gojė dhe mos i permendi pėrveē pėr tė
    mirė; kujdeso pėr buken e ngrėnė tėjet e fituar nė mėnyre tė ndershme.”

    Kur i dėgjoi kėto fjalė, djaloshi hoqi dore nga dalja.

    Njė njeri nga Izraelit kishte grumbulluar tetėdhjetė arka me dituri e nga ata nuk kishte patur far dobie. Mirėpo Allahu i shpalli
    profetit tyre pėr ti thėnė atij, mbledhsit: “Edhe sikur tė grumbullosh shumė dituri nuk do tė kesh dobi po nuk veprove sipas tre sendeve:

    - mos e dashuro dynjan se ajo nuk ėshtė shtėpia e besimtarit;

    - mos u shoqėro me shejtanin (djallin) se ai nuk ėshtė shoku i besimtarit;

    - dhe kėrkujt mos i bė keq se ajo nuk ėshtė puna e besimtarit.”

    Transmetohet se nė duan e vetė Sulejman Ed-Darani ka thėnė:

    “O Zoti im, nė qoftė se ke me mė gjykuar nė bazė tė punve tė mija; un do tė lypi mėshiren Tende; e nė se ke me mė gjykuar
    pėr koprracin time, un do tė lutem pėr bujarinė Tende; nė qoftė se ke me mė futė na Zjarr, kam me i lajmėruar banoret e tij se
    un me tė vertetė tė dua.”

    Eshtė thėnė :

    “Mė i lumtur ėshtė ai i cili e ka zemren plotė dashuri, trupin e durueshėm dhe ėshtė i kėnaqur me ēka posedon.”

    Ibrahim En-Nehaiu ka thėnė:

    Eshtė e sigurt se popujt tė shkatėrruar para jush, janė rrenuar pėr tri cilėsi (vese): kuvendim pa dobi, ushqim pa masė dhe gjum
    tė tepėruar.”

    Transmetohet nga Jahja ibn Muadh Er-Raziu:

    “I lumi ai qe e lė dynjan mė parė se e lė ajo atė, dhe ai qė ia ndėrton vetit varrin para se me hy nė te, si edhe ai qe gėzon Zotin e vet para se me u taku me Te.”

    Aliu t ka thėnė:

    “Kush nuk e ka me veti sunnetin (ligjin) e Allahut, pastaj sunnetin e Profetit tė Tij, dhe tė dashurit tė Tij, ai s’ka kurgja nė dorė.”

    Atė e pyten: - ēka ėshtė sunneti i Allahut?

    - Ruajtja e fshehtėsisė – u pėrgjegj.

    - Po ēka ėshtė sunneti i Profetit? – ishte pyetja tjetėr.

    - Me njerėz me u sjell me ėmbelsi.

    - Ēka ėshtė sunneti i dashurve tė Tij?

    - Me i duru maltretimet e njerzėve.

    Tė paret tanė kanė kėshilluar njeri tjetrin me tri sende dhe kanė
    koresponduar nė ata: kush bėnė perpjeke pėr jetėn e ardhme,
    Allahu ka me ia zgjidhė problemet e jetės dhe tė besimit. Kush e hijeson
    brendshmerin (shpirtin) e vet, Allahu ka me ia zbukuru
    pamjen e jashme tė trupi tij. Kush i ballanson (rregullon llogarit) ate ēka ėshtė mes tij dhe Allahut, Allahu ka me e rregullu atė
    ēka ėshtė mes tij dhe njerzėve.

    Nga Aliu t transmetohet:

    “Behu njeriu mė i mirė te Allahu – nė syt i vet mė i keqi dhe behu pėr njerėzit njeri nga ata!”

    Allahu Y i ka shpall profetit Uzejr:

    “O Uzejr, kur ben mėkatin e vogel, mos e shiko imtėsin e tij, por shiko nė Ate se kuj i ke bėr mėkatin; kur tė kaplisė njė mirėsi
    e vogel, mos e nėnēmo, po shiko Ate i cili tė ka furnizu (me te); kur tė kaplisė e keqja, mos u anko nė Mue tė krijesat e mija,
    ashtu sikurse Unė qė s’ankohem nė ty tė melekt e Mij atėherė kur tek Unė arrinė turpi yt.”

    Hatim El-Esam ka thėnė:

    “Pėr ēdo mengjez shejtani me pyetėn: “Me ēka ushqehesh? Ēka veshen – dhe ku banon?”

    Unė i pėrgjigjem: “Ushqehem me vdekje, veshi qefinin dhe banoi nė varr.”

    Profet e ka thėnė:

    “Kush delė nga hieja e mėkatit pėr nder tė pėrvujtenisė, Allahu xh. sh. do ta pasurojė pa thesar, do ta ndihmojė pa ushtri dhe
    do ta forcojė pa fisni (tė aferm).”

    Transmetohet se i Derguari i Zotit njė ditė kishte dalė tek sahabet dhe i kishte pyetur:

    “Si keni ndjeh?”

    Thėnė: “Kemi ndjeh si besimtaret ne Allahun xh. sh.”

    “E ēka ėshtė shenji i besimit tuaj?”

    “Nė vėshtirėsi jemi tė durueshėm, nė begati jemi mirėnjohės, e nė paracaktimin (kada) e jemi tė kėnaqur.”

    Nė kėta Alejhisselami tha: “Ju jeni besimtar tė vertetė, pasha Zotin e Ka’bes!”

    Allahu i ka shpall njė profetit:

    “Kush takohet me Mu dhe Me Don, do ta shti nė Xhennetin Tim. Kush takohet me Mu dhe mė friksohet, do ta ruajt nga Zjarri
    Im. Kush takohet me Mua, e Me turperohet, do tu bėjė qė melekt tė harrojn nė gjynahet e tij.”

    Transmetohet se Abdullah ibn Mes’udi ka thėnė:

    “Kryeje atė qė tė ka urdhėruau Allahu dhe do tė jeshė njeriu mė i devotshėm; largohu nga haramet se to tė jeshė asketi mė i
    madh; kėnaqu me atė qė tė ka dhuruar Allahu e do tė jesh njeriu mė i pasur.”

    Salih El-Merkadi duke kaluar pranė disa shtėpiash tha:

    “Ku janė banoret e tuaj tė mėparshem, ku janė njerėzit e dikuershėm?” Dikush i ka pėrgjegjė: “Gjurmet e tyre janė shuar, nėn tokė trupat u janė zhdukur, kurse veprat iu kanė mbetur var pėr qafė si gjerdan.”

    Nga Aliu t :

    “Nė se dikuj i bėnė mirėsi, je bėrė udhėheqesi i tij, kėrkove nga dikush sherbim, je ber robi i tij, kend tė duash mohoje, me te
    ke me qenė krejtėsisht i njėjtė.”

    Ka thėnė Jahja ibn Muadhi (Allahu e mėshiroftė):

    “Me e braktisė krejt dynjan do tė thotė krejtėsishtė me e rremby, pra kush e len nė tėrėsi, nė tėrėsi e ka marr. Pėr kėtė – merre
    nė atė mėnyrė qė ta lėsh krejtėsishtė,dhe lėne nė atė menyrė si ke me marr.”

    E kanė pyetur Ibrahim ibn Ed-hemin: “Me ēka e ke arritur zuhdin
    (asketizmin)?” Tha: “Nė tri sende:

    E pash varrin boshė, kurse me veti mik nuk kam; pash rrugen e gjatė, e me veti nuk kam ushqime; dhe e pash Tė fuqishmin se
    si me gjykon e unė nuk kam asnjė argument.”

    Esh-Shibil-li (Njeri nga sufit e njohur) ka thėnė:

    “Zoti im, deshirojė ti dhurojė tė gjitha veprat e mija tė mira krahas varfėrisė dhe pafuqisė s’ime, dhe si nuk do doja tė mi falėsh tė gjitha veprimet e mija tė kėqija, krahas me pavarsin Tende nga unė!”

    E pastaj tha: “Kur don me qenė mik me Allahun, tėhuajsohu nga vetėvehtja.”
    Dhe vazhdoi: “Sikur ta kishit shijuar kėnaqėsinė e
    afrimit (shpirtėror) kishit ditur ēka ėshtė idhtimi i ndarjes.”

    E kanė pyetur Sufjan Es-Sevrijun: “Si me u bė mik i Allahut Y ?” Eshtė pėrgjegj:

    “Mos me u shoqėrua me ēfardo fytyre tė bukurė, ze tė kėndshėm e gjuhė tė mprehtė (tė dalluar).”

    Ibn Abbasi t ka thėnė:

    “Zuhdi (asketizmi) pėrbehet nga tri shkronja (zėnore): ze, ha, dhe de. Ze ėshtė pėrgatitje (zad) pėr Diten e rikthimit. Ha (huda)
    paraqet udhėzimin nė besim, kurse de (devam) tregon qendrushmerin nė respekimin ndaj Allahut.”

    Nė rastin tjeter ka thėnė:

    “Zuhdi ka tri germa – ze ėshtė me braktis zbukurimin (zinetin); ha ėshtė me heqė dorė nga qejfet (heva); dhe de ėshtė me e
    braktisė ketė botė (dunja).”

    Hamid ibn Latifit i ka ardhė njė njeri dhe e ka lutur pėr kėshillė. Ai ka thėnė: “Mbroje besimin e vetė me kapak si kopertinat e
    mus-hafit.” E pyeten: “Ēka janė kopertinat i besimit?”U pėrgjeg: “Mos me folė mė tepėr se ėshtė e nevojshme, me marr nga kjo botė vetėm atė qė ėshtė e domosdoshme, e mos me u perzi me njerėz vetėm aqė sa e kerkon nevoja. Pastaj, dije se
    themeli i zuhdit ėshtė largimi nga sendet e ndaluara, qofshin tė vogėla ose tė mėdha, kryerja e tė gjitha obligimeve tė besimit,
    qofshin ata tė lehta ose tė rėnda dhe me iu leshuar kėtė botė dashamirve tė saj, e ēdo send nė atė, tė vogėl e tė madhe.”

    Lukman El-Hakimi i ka thėnė djalit tė vetė:

    “Biri im! Nė tė vertetė njerėzit pėrbehen nga tre elemente: Njeri i takon Allahut, i dyti atyre, kurse i treti krimbit. Ajo e cila ėshtė
    e Allahut – ėshtė shpirti i tij, ajo qė i takon atij (njeriut) – ėshtė vepra e tij, kurse ajo qė i takon krimbit ėshtė trupi i tij.”

    Aliu t ka thėnė:

    “Tre sende forcojnė intelektin dhe pastrojn fytin - pastrimi dhembve, agjerimi dhe leximi i Kur’anit.”

    Transmetohet nga Ka’b ibn Ahbari t se ka thėnė:

    “Tri fortifikata janė pėr besimtarin: xhamia, pėrkujtimi nė Allahun
    (dhikrullah) dhe leximi i Kur’anit.”

    Ka thėnė njė i urtė:

    “Te Allahu ekzistojnė tre tresare tė cilat ia jep vetėm atij qė e do:
    varferin, smundjen dhe durimin.”

    Transmetohet se Ibn Abbasi t ka qenė i pyetur: “Cila ditė ėshtė mė e mirė, cili muaj e cila vapra ėshtė mė e mirė?” “Dita mė e
    mirė ėshtė xhumaja, ėshtė pėrgjegjur, muaji mė i mirė ėshtė ramazani, kurse vepra mė e mirė ėshtė zbatimi (kryerja) i namazit nė kohen e tij.
    ” Pas tre ditėsh arriti ky lajm tek Aliu dhe tha: “Me i pas pyet
    dijetarėt e lindjes e tė perenimit pėr kėtė ēeshtje, nuk e
    kishin thėnė atė qė iu tregoi Ibn Abbasi. Megjithatje, unė kishe me thėnė:
    vepra mė e mirė ėshtė ajo tė cilen Allahu e pranon
    prej teje, muaji mė i mirė ėshtė ai nė tė cilin njeriu sinqerishtė pendohet, kurse dita mė e mirė ėshtė ajo kur ke me e lanė kėtė
    botė se basimtar nė Allahun Y .”

    Poeti ka shenuar:

    “A se ven re se si dita dhe nata na sprovojnė,

    Kurse ne haptas dhe fshehtas luejmė.



    Mos i lakmo kėsaj botė dhe dhuntive tė saja,

    Me siguri qė ajo shtėpi nuk ėshtė banesa yte.



    Para vdekjes puno nė dobi tė shpirtit tend

    E mos tė dallandisin shumė vėllezėr e shokė.”

    Ėshtė thėnė:

    “Kur Allahu i uron robit tė vetė mirėsi, i mudeson qė ai ta kuptoj besimin, tė jetė zahid nė ketė botė, dhe ia hap sytė pėr ti
    verejtur tė metat e veta.”

    Transmetohet se ka thėnė Profeti e :

    “Nga kjo botė me janė dukur tė vlershme tri: era e mirė (aroma), gratė, kurse kėnaqėsia e ime ėshtė nė namazin.”

    Bashk me tė kanė ndejur as-habet e tij, e Ebu Bekr Es-Siddiku t tha: “Ke thėnė tė vertetėn, o i Derguari i Allahut. Nė ketė
    botė mua me pelqejn tri: shikimi nė fytyrėn e Profetin e Zotit, dhenia e pasurisė pėr Profetin e Zotit dhe bija ime tė jetė me
    Profetin.”

    Pastaj tha Omeri t : “Tė vertetėn e ke thėnė, o Ebo Bekr; e pėr Mua nga kjo botė i dua tre sende: me urdhėru mirėsi, me pengu
    tė kėqijat, dhe (me bajtė) rrobet e vjetėruara.”

    Nė atė Osmani tha t : “Drejtė ke folė o Omer; mua nė dynjalluk tri mė janė tė dashura: me e ushqu tė untin, me e vesh tė
    zhveshurin dhe me lexue Kur’an.”

    Nė fund tha Aliu t : “O Osman, e vėrtete ėshtė ajo ēka thue; mue nė kynjalluk me janė duk tri: me i shėrbye musafirit sa mė
    mirė, me agjiru nė verė dhe tė rėnit me shpatė.”

    Derisa ata ishin preokupuar mė bisedė, erdhi Xhebraili dhe u tha: “Allahu me dergoi kur e ndėgjoi biseden tuaj dhe tė
    urdheron me mė pyet se ēka kishe unė dėshirue sikur tė isha krijesė e kėsaj botė.” Alejhisselami e pyeti: “Ēka kishe dėshirue
    sikur tė ishe krijese e kėsaj bote?” Ai u pėrgjegj: “Me i udhėzua ata qė kanė humb veten, me u shoqėrua me tė huajt tė cilet i
    janė nenshtruar Allahut dhe me i ndihmu njerzit e varfer.”

    Dhe pastaj vazhdoi Xhebraili: “Zoti i Gjithfuqieshem tek robet e vet i adhuron tri karakteristika: me dhenė ēdo gjė nga vetja nė
    pendim me qajtė dhe durim nė varferi.”

    Njė i urt ka thėnė:

    “Kush mbeshtet nė mendjen e vetė, ka me e humb vetėn, kush dėshirom kėnaqėsi nė pasurin e vetė, gjithmonė pak ka me
    pasė, e kush ka me lypė fuqi te krijesat – pėrgjithmonė ka me qenė i dobėt.”

    Ka thėnė i urti:

    “Fryti i njohurisė ka tre shenja – turpi nga Allahu, dashuria pėr Allahun e miqėsia me Allahun.

    Transmetohet se Profeti e ka thėnė:

    “Dashuria ėshtė themeli i diturisė, kurse shmangja nga mėkatėt ėshtė shenjė besimi tė qendrueshem. Kulmi i besimit ėshtė
    devoshmeria dhe kėnaqėsia me atė ēka ka caktuar Allahu.”

    Sufjan ibn Ujejne ka thėnė:

    “Kush e don Allahun, atė ka me e dashun ai tė cilin Allahu e don; kush e don atė tė cilin Allahu e don – ka me e dashur nė emer
    tė Allahut, e kush dashuron atė qė don nė emer tė Allahut – ai don tė mos din njerzit pėr kėte.”

    Eshtė regjistruar se Profeti u ka thėnė:

    “Dashuria e sinqertė i ka tri karakteristika: njeriu mė tepėr don me e dėgjua tė dashurin kur flet sesa dikend tjetėr; don me ndej
    me te mė tepėr se me dikend tjetėr dhe interesohet ta kėnaq tė dashurin para ēdo kuj tjetėr.”

    Transmetohet Vehb ibn Munebbih El-Jemaniu t :

    “Ėshtė regjistruar nė Tevrat se njeriu i pangopur ėshtė i vobekt edhe nė qoftė pronari i krejtė botės – dhe se tė pėrvuajturit i
    nenshtrohen edhe pse ėshtė rob, kurse ai qė ėshtė i kėnaqur me pak ėshtė i pasur edhe nėse ėshte i uritur.”

    Njė i urtė ka thėnė:

    “Kush njeh Allahun nuk ka me pasur lezet pranė krijesave; kush e njeh dynjallekun, s’ka me pas marak nė te; e kush e njeh
    drejtėsin e Allahut tė Madheruar, nuk ka me pas keqėkuptim me njerėz.”

    Zenun El-Misriu ka thėnė:

    “Ēdo kush qė frikohet, ėshtė i arratisur, si ai qė lakmon ėshtė nė hulumtin, kurse ai i cili shoqėrohet me Allahun i shmanget
    vetes.”

    Pastaj ka vazhduar: “Ai qė e njeh Allahun ėshtė rob, zemra e tij ėshtė largėpamse, kurse veprimtaria e tij pėr hir tė Allahut ėshtė
    shumė e madhe.”

    Dhe tha: “Besnik ėshtė ai qė njeh Allahun e madhėruar, zemra e tij ėshtė mendje njohėse (vigjilente), kurse puna e tij nė emer tė
    Allahut ėshtė shumė madhe.

    Transmetohet se Sulajman Ed-Darani ka thėnė:

    “Themeli i ēdo mirėsie nė ketė e nė botėn tjetėr ėshtė frika nė Allahun ;
    Ēelsi i dynjallekut ėshtė ngopja, kurse ēelsi i ahiretit
    ėshtė uria.”

    Eshtė thėnė:

    “Ibadeti ėshtė zanat, punishta e tij ėshtė vetėmia, kapitali ėshtė
    devotėshmeria, kurse fitimi ėshtė Xhenneti.”

    Malik ibn Dinari ka thėnė:

    “Shndėroji tre sende me tre tjera pėr tu ber besimtar: hamendjen me perulje, lakmin (tėpangopurin) me kėnaqėsi dhe zilin me
    konsultim (kėshillim).”

  15. #15
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Thėnie katėrnyjore

    Eshtė shenuar se i Derguari i Zotit e i ka thėnė Ebu Dherrit El-Gifarit t :

    “O Ebu Dherr, rindertoje anin tende se deti ėshtė i thellė, merr me veti tėrė pajisjen se udha ėshtė e lagėt, lehtesoje barren qė
    merre se perpejtja ėshtė e veshtierė dhe bėhu i sinqert nė veprimin tend se Ai i cili vėzhgon tė gjitha i sheh.”

    Poeti ka thėnė:

    Obligimi njerzėve ėshtė me u pendua,

    Kurse braktisja e mėkateve ėshtė mė se i duhur.

    Durimi nė rastet e veshtira ėshtė i rėnde,

    Por se leshimi i shperblimit ėshtė mė i rendė.



    Koha nė ndryshimin e vet ėshtė e ēuditshme,

    Porse moskujdesi i njerzėve ėshtė mė i ēuditur.



    Cdo gjė qė do me erdhe ėshtė i afėr,

    Kurse vdekja e tė gjithave ėshtė mė e afėrt.

    Njė i urtė ka thėnė:

    “Katėr sende janė tė bukura, kurse katėr prej tyre janė edhe mė tė hijshme:

    Turpi tek njerėzit ėshtė i bukur, kurse te femrat ėshtė edhe mė i bukur.

    Drejtėsia tė ēdokush ėshtė e bukur, kurse te udhėheqėsit ėshtė edhe mė i bukur.

    Tė penduarit tė pleqėt ėshtė i bukur, kurse te tė rinjt edhe mė i hijeshem.

    Doredhėnia ėshtė e bukur te pasanikėt, kurse te tė varferit edhe mė i bukur.”

    Ka thėnė i urti:

    “Katėr tė kėqia janė mė tė shėmtuara se katėr:

    Mėkati te djaloshi ėshtė i keqė, kurse te plaku ėshtė edhe mė i keqė.

    Interesimi pėr kėtė botė te injoranti ėshtė i shėmtuar kurse te dijetarėt ėshtė dhe mė i vrazhtė.

    Dembelia (pritesa) nė dėgjesen e Zotit te tė gjithė njerėzit ėshtė e shėmtuar, kurse te dijetaret dhe studentet edhe mė e
    shėmtuar.

    Kryelartėsia e tė pasurit ėshtė e shėmtuar, por kryelartėsia e tė varferit ėshtė edhe mė e shėmtuar.”

    Profeti u ka thėnė:

    “Yjet janė siguri e banorėve tė qiellit,(dijetaret) e kur ata rrezohen do tė jetė fundi i banorėve tė qiellit.

    Pasardhėsit e mi janė siguri pėr ummetin tim, e kur tė zhduken ata, edhe ummeti i im ka me u zhdukė.

    Unė jam garanci i as-habeve tė mi, e kur tė kaloj unė kanė me u zhdukė edhe sahabet e mi.

    Malet janė mburojė e tokės dhe kur tė zhduken ata do tė vie fundi i banorėve tė Tokės.”

    Ebu Bekr Es-Siddiku ka thėnė:

    “Katėr sende i plotėsojnė katėr tė tjerat:

    Namazi me sehve – sexhde, agjerimi me sadekatul – fitr, haxhi me kurban, kurse imani (besimi) me xhihadin.”

    Abdullah b. Mubareku ka thėnė:

    “Kush falen ēdo ditė dymbėdhjetė rekate, e ka plotėsuar borxhin e namazit; kush agjinon pėr ēdo muaj nga tri ditė, e ka
    plotėsuar borxhin e agjėrimit; kush lexon pėr ēdo dit nga njėqindė ajete – ai i ka kryer obligimin e leximit; e kush jep sadaka pėr ēdo xhuma ka njė derhem, e ka krye detyren e sadakasė.”

    Omeri t ka thėnė:

    “Ekzistojnė katėr dete:

    Afshi ėshtė deti i mėkatit, shpirti ėshtė deti i ėndjesh (qejfesh), vdekja eshtė deti i jetės, kurse varri ėshtė deti i pendesės.”


    Per me shume Fjale te Urta

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=24163
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 19-01-2005 mė 11:32

  16. #16
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Del monako nuk thuhet Aliu a.s por Aliu r.a (RADIALLAHU ANHU) Allahu qofte i kenaqur me te.A .S Alejhis-Selam eshte vetem per profetet.
    Ke te drejte, me paska shpetuar!


    (V)

    Njeri shkoi tek Profeti a.s dhe e i tha qe donte te falej, por jo 5 here pasi ishte shume per te, por 2 ose 3 here. Dhe e pyeti, pasi nuk e kuptonte pse duhet te ishte 5-se.
    Profeti a.s i tha qe te imagjinonte nje punetor qe punonte diku larg ne nje fabrike dhe qe gjate punes donte s'donte ndotej nga pislliku. Pasi mbaronte punen, per te shkuar nga fabrika tek shtepia e tij, punetori duhet te kalonte 5 lumenj qe gjendeshin midis. Profeti a.s e pyeti ate te cilin po degjonte, se a do te ishte akoma i pa paster ky punetor qe do kalonte 5 lumenjte apo do te ishte i paster kur te mberinte ne shtepi. Sigurisht qe pergjigja ishte qe pas 5 lumenjsh nuk do te kishte me shenja pislliku ne trup. Dhe Profeti a.s me urtesine e tij i shpjegoi qe 5 lumenjte jane si 5 vaktet e faljes, te cilat largojne nga ty(njeriu) cdo gjynah qe ke bere gjate dites, qofte edhe pa dashje.
    HOLLAND...

  17. #17
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Allahu eshte Falesi me i Madh

    Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per ēudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.

    Iu shpall Musaitas. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu xh.sh. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."

    Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.

    Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.

    Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!"

    E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun e Madheruar. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje"

    Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?" .
    Injoranca nuk zhduket me top

  18. #18

    Arrow Reformat qe beri Muhammedi A.S.

    Shume njerez kane qene qe kane bere plane per te permiresuar gjendjen e popujve te tyre, por shume te paket jane ata qe kane arritur t’i shohin ato plane te zbatuara. Domethene, shume jane njerezit qe kane enderruar per te permiresuar boten, por shum te paket jane ata qe kane arritur t’i shohin te zbatuara parimet dhe enderrimet e tyre ne jeten e vet. Nga ky grup nuk perjashtohen edhe profetet.

    Le te marrim per shembull Krishtin. Ai nuk arriti te shohe pasuesit e vet te perqafojne mesimet e tij. Feja Krishtere u perhap ne bote pas vdekjes se Krishtit.

    Muhammedi eshte nder ato profete dhe reformatore te rralle qe arriti te shohe ne jeten e tij, popullin e vet te perqafoje parimet qe predikoi dhe te veshtroje me kenaqesi ndryshimet dhe reformat qe sollen mesimet e tij ne tere Arabine e me ndermjetesine e arabeve ne tere boten.

    Arabet para Muhammedit besonin ne idhuj. Qabeja ishte qendra e 360 e ca idhujve. Muhammedi u mesoi atyre se Zoti, krijuesi i botes dhe i gjitheckase eshte Nje, I pashoq, I ploteditur, i plotfuqishem. E pastroi Qabene nga idhujt dhe e beri tempull ose faltore te Nje Zoti, Zotit te gjithesise, Zotit te tere popujve e kombeve.

    Perpara Muhammedit, cdo fis luftonte tjetrin per gjene me te vogel. Plackitja ishte mode dhe veper qe lavderohej. Muhammedi ndaloi lufterat ne mes te tyre dhe i beri te gjithe besimtaret vellezer. Prona e secilit prej tyre ishte e shenjte dhe nuk duhej prekur pa lejen e te zotit. Fiset i bashkoi ne nje grup, ne nje shtet, ne “Vellazerimin Islam” me te drejta te barabarta dhe detyra te njejta. Luften ua lejoi vetem per te mbrojtur lirine. Paqen e beri gjendje te preferueshme. E me fjalen “Paqe” (Selam) i urdheroi te pershendetnin njeri tjetrin.

    I varferi dhe i dobti merreshin neper kembe e shtypeshin nga i pasuri dhe i forti. Muhammedi e beri te pasurin t’a doje te varferin dhe te perpiqet per permiresimin e gjendjes se tij; jo vetem qe porositi t’a ndihmoje ne cdo rast por e ngarkoi qe te japi 2.5% nga pasuria e tij per permiresimin e gjendjes se te varferit. E urdheroi qe kjo shume jo vetem te perdoret per te miren e te varferve Muslimane, por per te ndihmuar cdo te varfer te cfaredo feje.

    Gruaja, ne cdo faze te jetes se saj perdorej si nje placke e pavlefte. Shume prej vajzave te porsalindura varroseshin te gjalla nga frika e varferise. Muhammedi e ndaloi kete zakon te shemtuar, duke thene se Zoti qe u dhuroi jeten atyre ka per t’i ushqyer. Profeti u mesoi se gruaja ka te njejtat te drejta qe ka burri.
    Gruaja si bashkeshorte keqperdorej. Muhammedi porositi qe te sillemi mire me to duke thene: “Me i miri nga ju eshte ai qe sillet me mire me gruan e tij”. E per femren si nene ka urdheruar e ka thene: “Xhenneti eshte nen kembet e nenave”. Domethene per te fituar Xhennetin duhet te duam dhe te fitojme kenaqesine e saj.
    Gruas, qe ishte si placke, i dha te drejte te trashegonte pasurine si bije, bashkeshorte ose nene. Me pak fjale, gruan e ngriti nga grada me e ulet ne ate me te larte. I dha te drejta qe edhe sot e kesaj dite nuk i gezon ne shume ligje moderne.

    Jetimet perdoreshin shume keq. Pasuria e tyre shpenzohej ne te kote. Muhammedi i kercenoi keqperdoresit e pasurive te jetimeve me denime te medha ne jeten tjeter dhe u premtoi shperblime te medha atyre qe kujdeseshin per jetimet. Ne nje rast urdheroi e tha: “ Une dhe ai qe kujdeset per te ndihmuar jetimet do te jemi se bashku ne parajse si keto dy gishta” dhe beri shenje me dy gishta te ngjitur te dores.

    Pija e alkoolit ishte aq e perhapur ne Arabi saqe pihej tri, kater here ne dite. Vera thuajse zinte vendin e ujit. Muhammedi arriti t’a ndaloje krejt alkoolin. Me nje urdher e zhduku kete semundje te lige te shoqerise njerezore nga Arabia. Edhe sot e kesaj dite Muslimanet e vertete nuk e pijne ate fare. Pra Muhammedi mundi te beje, para 14 shekujve ate qe nuk mund ta arrijne te bejne ligjet moderne ne shekullin e XX.
    U bene ligje per te ndaluar alkoolin por deshtuan, ndersa Muhammedi me fuqine e ligjeve hyjnore ia arriti qellimit.

    Para Muhammedit Arabia ishte e kredhur ne pellgun e paditurise. Ai i frymezoi Muslimanet me deshire te pashterrur per dituri duke u thene: “ Mesimi eshte detyre e domosdoshme per cdo Musliman e Muslimane”. Kerkimin e diturise e beri detyre per cdo besimtar qofte mashkull ose femer.
    Te shtyre nga keto porosi dhe shume te tjera, Muslimanet studijuan pothuajse te gjitha diturite e koheve te tyre dhe u bene mesonjes te botes se atehershme ne te tera lemenjte e shkences dhe te kultures. Shume dege te shkences qe kane arritur kulmin ne shekullin e sotem, jane shpikur ose zhvilluar nga Muslimanet e shekujve te kaluar.

    SA KOHE QE MUSLIMANET VEPRONIN SIPAS POROSIVE DHE PREDIKIMEVE TE MUHAMMEDIT, PAQA E ZOTIT QOFTE MBI TE, ATA ISHIN ZOTERINJ; KUR FILLUAN TE LENE PASDORE MESIMET ISLAME E KESHILLAT E PROFETIT, HUMBEN DHE U BENE SHERBETORET E TE TJEREVE.

    ZHVILLIMI I MUSLIMANEVE, SOT E GJITHE DITEN VARET NE MESIMET E PROFETIT.



    Marre nga libri “Muhammedi A.S. Profeti Islam” autor: Imam Vehbi Ismaili viti 1998

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 24-01-2005 mė 20:50
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  19. #19

    Arrow Disa nga fjalet e Profetit Muhammed a.s.

    - Kerkoni te mesoni prej djepit deri ne varr

    - Kush meson gjuhen e nje kombi rruhet nga te ligat e tija.

    - Kerkoni diturine qofte edhe ne Kine (Kina dihej si vend shume i larget)

    - Kush meshiron ata qe jane ne toke (qofshin njerez apo kafshe) meshirohet nga Ai qe eshte larte

    - Ndihmoni vellaun tuaj ne te mire e ne te lige.
    Kur e pyeten Profetin se: “Te ndihmojme vellaun ne te mire e kuptojme, por si t’a ndihmojme ne te lige? Nuk dime” Profeti u pergjigj:" Vellaun tuaj ne te lige e ndihmoni duke e ndaluar te beje te liga”

    - Kenaqesia e Zotit eshte ne te kenaqurit e prinderve dhe moskenaqesia e Tij eshte ne moskenaqjen e prinderve.

    - Kur dy bashkeshorte jetojne ne harmoni njeri me tjetrin Zoti u fal mekatet e tyre.

    - Doni t’i dini cilat jane fajet me te medha? Ato jane: Mohimi i Zotit dhe mosbindja ndaj prinderve.

    - Kerkoni diturine, se ajo na ben te zote te dallojme te miren nga e liga, te ndricon udhen per ne parajse, eshte shoqja e jone ne shkretetire, na shoqeron ne veshtiresi, nuk ndahet nga ne edhe kur largohen shoket; eshte ngushellonjese ne vuajtje, eshte nje zbukurim ne mes te shokeve dhe nje armekunder armiqeve.

    - Nuk eshte me te vertete hero ai qe mposht kundershtarin, por hero me te drejte eshte ai qe zoteron vetem kur zemerohet.


    - “Kush eshte njeriu me i mire?”, e pyeten njehere Muhammedin a.s. Ai u pergjigj: “Njeriu me i mire eshte ai qe jeton nje jete te gjate dhe e kalon duke bere vepra te mira” e kur e pyeten kush eshte njeriu me i lige, u pergjigj: “Ai qe jeten e tij te gjate e perdor per te bere vepra te liga”.

    - Ushqe te uriturin e vizito te semurin dhe liroje skllavin. Ndihmo ate qe vuan, qofte Musliman ose jo.

    - Ju nuk hyni ne parajse pa pasur fe. Feja e juaj eshte e plote perderisa te doni per vellaun tuaj ate cka doni per vehte.

    - Ata qe fitojne jetesen e tyre me pune te ndershme jane te dashurit e Prendise.


    VIJON...

    Marre nga libri “ Muhammedi A.S. Profeti Islam”
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  20. #20
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    A ke menduar?

    Vella dhe moter e dashur!
    Sa here qe je ngritur nga gjumi, a ke menduar se mund mos te ngrihesh me? A ke menduar sa here qe ke lare syte, se ndoshta mund te te ndodhe per nje moment e te verbohesh?! A ke menduar ndonjehere kur dikujt i thua fjalen me te kendshme,apo kur i ben dikuj nje kompliment te bukur ndoshta mund te nemitesh e te mos mund te flasesh me?! A ke menduar, se ende pa dale nga pragu i shtepise, te ze vdekja dhe nuk ke mundesi as te pershendetesh me njerezit e familjes, me shoket dhe shoqet.... a ke menduar... a ke menduar...?
    Ah, sa i rende eshte mekati ne supe,kjo barre qe nuk bartet, barre qe nuk durohet, barre qe ndoshta Diten e Rende, do te jete deshmitar kunder nesh!
    A ke menduar ndonjehere mbi fjalet e njerezve kur thone: Jeto jeten qe te vjen, se me kurre nuk e gjen".
    A mund te kete dicka qe rendon me shume se mekati? Jo, nuk e besoj .
    Sepse borxhi merret kthehet perseri, fyerjen qe i kemi bere dikujt do ta marrim nese nuk i kerkon te falur, semundja sherohet por shpesh len edhe pasoja apo gjurme tek personi, po ashtu edhe mekati falet pas pendimit por len shume pasoja tek njeriu. Por??!!
    O sa mire e thashe, por?!! Domethene paskam ende shprese se gjithcka nuk ka perfunduar! Shume mire pra.
    Nje dite lexova ne nje vend nje koment shume interesant, madje nje koment shume lehtesues per te gjithe ne. “ky mekatar shtatedhjete e kusur kilogram”.
    Dijetari ne fjale fliste per mekatin dhe pasojat e tij, pastaj per pendimin, per faljen etj. Pendimin e quante institucioni me i dashur i njeriut, vendi me i sigurt ku mund te qendroje njeriu, shpirt ku pushon.
    Me erdhi habi se si kishte bere krahasimin e Zotit si mekatfales dhe mekatarit ne njeren ane, me historine shume interesante te Nenes dhe femijes se saj.
    Nje dite nje djale i vogel, duke luajtur, i kishte krisur dicka ne koke qe te thyeje xhamin e shtepise se tij. Pa e zgjatur e pa menduar shume mori topin dhe goditi mbi xham.
    Kraaasssssss.... plasi xhami i shtepise. te gjithe dolen perjashta. Cka per te pare, xhami i thyer, topi i prere, ndersa femijet e tjere te shastisur nga kjo ndodhi.
    Djali qe e kishte bere kete, ishte zverdhur nga frika per xhamin e thyer. Nena e tij menjehere filloi ta qortoje duke kerkuar nga ai qe te hyje menjehere brenda, gje te cilen e refuzoi duke bertitur Joooo, dhe me lote ne sy u largua nga oborri. Nena e tij i tha se nuk ka se ku te shkoje, serish ka per tu kthyer ne shtepi... e pastaj e shohim??!
    Femija i shkrete, tere diten qendroi jashte, duke pasur frike qe te kthehet ne shtepi, sepse nena e tij do ta qortonte shume rende per shkak te xhamit te thyer. Kur erdhi mbremja, nuk pati se ku te shkoje, u nis drejt deres se shtepise, duke thene se cka te dale, le te dale.
    Ju afrua deres dhe trokiti ne te, kur ja nena e tij e celi deren. Ky e dinte fajin e tij, menjehere iu versul nenes se tij dhe e perqafoi duke plasur ne vaj: Me fal nene, me faaal.
    Nena e mllefosur tere diten me djalin, nuk pati e ngrata se c’ te beje, e perqafoi dhe filloi ta qetesoje, duke i thene se xhami do te rregullohet. Hyne brenda dhe gjithcka u be mire.
    A ju kujton kjo dicka o njerez te dashur? A ju kujton vetem nje tregim i shkruar, i imagjinuar, apo eshte dicka me shume.?
    Ketu fillon krahasimi me i bukur. Pra, le t'ia fillojme:
    Femija eshte njeriu i cili ben mekate, dhe i cili me ose pa dashjen e tij gabon. Nena me kete rast paraqet, meshiren ose denimin e Zotit. Mirepo, bukuria e krejt ketij tregimi qendron ne ate se, mbeshtetja me e madhe, Institucioni qe e permenda me lart, eshte PENDIMI. Kjo eshte ajo rruga e cila detyroi femijen te kthehet ne shtepi pas gabimit te bere, detyroi te perqafoje nenen e tij, detyroi te plasin lotet nga syte e tij,dhe ne fund e detyroi nenen te perqafoje te birin dhe tia fale gabimin e bere.
    Keshtu edhe ne njerez, duhet te Pendohemi per mekatet e bera, t'i kthehemi Atij qe na fal, me lot ne sy te pranojme mekatin e bere duke mos iu kthyer kurre te njejtit gabim, sepse Allahu, ne emrin e vet eshte betuar se do te fale, do te fale, do te FALE... nese i thehesh Atij.
    Dijeni te dashur qe Zoti do ti fale qe te gjithe ata qe i kerkojne falje Atij.

    -vijon-
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •