"Godar, nje miqesi e vjeter"
E Enjte, 21 Prill 2005
Senatori francez ka qene nje nga miqte me te medhenj te Shqiperise ne shekullin e XX dhe nga ata, qe shtruan rrugen e miqesise shqiptaro-franceze. Ai eshte i pranishem ne Shqiperi para Luftes, kurse kontributi i tij shtrihet edhe pas Luftes se Dyte, kur ai ideoi Shoqaten e miqesise shqiptaro-franke

Nga Luan Rama*

Duke kerkuar dicka per jeteshkrimin e mikut te madh te Shqiperise, deputetit e senatorit francez Zhysten Godar (Justin Godart), ne shtepine e nipit te tij, Francois Bilange, ne Paris, me rane ne dore nje tufe fletoresh, fotografish e letrash te panjuhura gjer tashme, midis te cilave spikasnin edhe disa letra te Fan Nolit tone te ndritur, qe me 1920 e me pas, ai ja dergonte deputetit francez, nga Gjeneva, ku ishte vendosur delegacioni shqiptar, te cilin kryesonte. Zoti Bilange, nipi i tij, me leshoi para tavolines ato fletore qe per 40 vjet me rradhe strukeshin ne nje dollap te vjeter. Syte i shkelqenin nga gezimi, qe me se fundi dikush nga Shqiperia ishte kujtuar per mikun e vjeter, gjyshin e tij qe ai e kishte admiruar aq shume. "I nderuar zoti Godar, - shkruhej ne nje nga letrat e Fan Nolit, shkruar ne hotel "Monopole" te Gjeneves - i lumtur te shoh atdheun tim midis antareve te "Shoqates se Kombeve", me lejoni t'ju shpreh ne emer te atdheut tim mirenjohes falenderimet e mija, Juve, qe me lehtesuat detyren time me ate apel te zjarrte qe i derguat Presidentit te Asamblese ne favor te pranimit tone... Korespondenti i gazetes "Dielli" te Bostonit, gjate seances se Asamblese, ja kaloi nje kopje te apelit tuaj zotit Bourgois, i cili pasi e lexoi dhe rilexoi, ja kaloi kolegeve te tjere...Emri juaj do te gdhendet ne zemrat e te gjithe shqiptareve."

Sic del dhe nga kjo leter e Fan Nolit, Godart ishte nje nga perkrahesit me te medhenj te pranimit te Shqiperise ne "Shoqaten e Kombeve" e ne menyre te vecante per mbrojtjen e integritetit te shqiptareve. Ne prag te pranimit te Shqiperise ne "Shoqaten e Kombeve" ai u kishte shperndare delegacioneve te shteteve pjesmarrese apelin e tij te titulluar "Thirrje Fuqive te Medha", ku nder te tjera shkruhej: "E plagosur dhe e vrare Shqiperia ka mbetur e vendosur ne krenarine e saj pas gjithe ketyre shekujve rezistence. Kembengulese ne intransigjencen e vet patriotike, ajo ka pare gjithnje drejt alternatives ja vdekje ja liri ! I perket Shqiperise qe te jete akuzuesja juaj, i perket asaj tu thote Fuqive te Medha: Jeni ju qe me kini shtypur, jeni ju qe me kini coptuar, jeni ju qe jeni zene per tokat e kufijve te mij...Persa i perket Shqiperise, Kombet e Medha kane perpara tyre per te bere nje pune te ndershme per te mos cenuar emrin e tyre. Moralisht ata i detyrohen Shqiperise".

Me 1921, deputeti francez u nis per te zbuluar Shqiperine, ku vizitoi qytete e fshatra dhe ku u njoh me historine e vjeter kombetare shqiptare. Gjate muajit prill gazetat shqiptare i bejne jehone vizites se tij. Gazeta Mbrojtja kombetare e Vlores, me nje steme impresionante, ku duket nje shqiponje e madhe dykrenore, boton ne gjithe faqen e pare nje kryeartikull me titull " L'Albanie, la France et Justin Godart ". Me tej botohet ne frengjisht dhe fjala e perfaqesuesit te shoqates "Mbrojtja kombetare", Sezai Como. Nga ana tjeter ne kroniken per viziten e senatorit francez ne Vlore, kronisti shkruan : " Nje turme e madhe njerezish, kishte dale per te pritur senatorin francez, e udhehequr nga nje grup te veshur me fustanella. Sheshi i Pashait ziente nga kenga. Kerciste vallja dhe zemrat e te gjitheve valonin nga gazi e defrimi. Ne oren 3.30 u duk se largu automobili ne te cilen ndodhej miku yne i shkelqyer z.Godart. Ushetimat e zerave " Rrofte, rrofte " tronditen gjithe qarkun...Entusiazmi vazhdoi gjer me ora 9 dhe pastaj u perndal. Por gjeja me e pelqyer qe i jepte pamjen me te bukur te gjithe stolinave te Vlores, ishin fjalet e shkuara me drite te petrolta ne faqen e bregut t'Oguz Babajit, ku thuheshin keto: "Vive la France" !

Me 9 maj 1921 ambasadori francez ne Rome i shkruante presidentit francez Briand rreth vizites se senatorit Godart : " Gjate kalimit te tij ne Rome, pas vizites se tij ne Shqiperi, Godart erdhi dhe me takoi, duke me folur per pershtypjet e tij. Pritja qe i eshte bere ka qene nje entusiazem qe i eshte adresuar Frances me admirimin dhe simpatine me te madhe qe kane shqiptaret per te. " Atje, - me tha ai, - eshte nje popull i tere qe i ka drejtuar doren Frances dhe i ben thirrje qe ta ndihmoje ne teknike, qe ta ndihmoje per te administruar pasurite e tij te cilat jane te medha ". Pastaj e pyeta ate rreth unitetit te popullit shqiptar. " Ekzistenca e ndjenjes se bashkimit kombetar dominon mbi te gjitha fraksionet politike, dhe kjo eshte e pa kundershtueshme. Nuk ka asnje antagonizem politik mes feve te ndryshme. Se fundi ne Korce, ortodokset shqiptare pushtuan kishen greke per te zhvilluar aty kultin ortodoks ne gjuhen shqipe ".

Pas kthimit te tij, ai botoi librin Shqiperia ne vitin 1921, me pershtypje udhetimi por dhe me refleksione mbi situaten politike shqiptare, marredheniet e saj me fqinjet, vecanerisht serbe e greke qe kerkonin ende ta coptonin. Madje ai nuk harron t'i dergoje drejtorit te revistes Agimi te Shkodres nje artikull qe ai i kishte kerkuar mbi teatrin gjate vizites se tij atje. Pas nje viti, me 1922, Godart do te shkonte perseri ne Shqiperi. Ne fletoret e tij jane pershkruar me imtesi natyra, peisazhet, historia, dialogjet me personazhe te ndryshme, emrat e njerezve qe ka takuar, gjykimet per ta. Udhetimet e tij niseshin gjithnje nga "Gare de Lyon", ku shpesh ishin shqiptaret emigrante qe e percillnin. Me tren ai shkonte drejt Bari-it, ku perseri takohej me shqiptare emigrante dhe pastaj me anije drejt Shqiperise, ne itinerarin Tivar, Ulqin, Kotorr e Shengjin e pastaj drejt Durresit. Udhetimet neper Adriatik ai i pershkruan ne menyre pasionante. Me 10 maj 1922 ai ishte ne Durres. Me 11 maj zbarkon ne Tirane, ku takohet me kryetarin e qeverise Ahmet Zogun, i cili i kerkon ndihmen e kapitaleve franceze, si dhe dergimin e nje konsulenti francez per hartimin e nje kushtetute sipas modelit francez. Bisedon me ministrin Koleka per krijimin e nje banke franceze dhe ngritjen e nje stacioni elektrik me ndihmen e francezeve. Mithat Frasheri i kerkon makina bujqesore ndersa te tjere duan anije 100 toneshe me vela, apo anije me diezel 200 toneshe. Te gjithe i kane syte nga Franca. Ne pazar, pasuria e artizanatit shqiptar e habit se tepermi senatorin francez. Intelektualet e nenpunesit jane te gjithe me smoking. Nga ballkoni i hotelit ne qender te qytetit, ai admiron malin e Dajtit : "spektakli qź tź ofrojne malet eshte shume i bukur!". Nder deputetet takon dhe Nikolle Ivanaj, qe sic do te shkruaj ne fletoren e tij, ai eshte nje " mik i Frances", i cili "mendon per nje konfederate ballkanike republikane ". Me 19 maj, ne Elbasan, prifterinjte bejne nje lutje per miqesine franko-shqiptare, ku ne fund femijet therrasin "Rrofte Shqiperia" !

Godart e vizitoi Shqiperine edhe ne vitet 1923, 1924, 1925, po keshtu me 1927 dhe me 1937, sic pershkruhet ne revistat dhe gazetat e kohes. Madje ende kane mbetur pa botuar disa doreshkrime tź tij per vizitat pas vitit 1921. Me 1937, me rastin e 25 vjetorit te shpalljes se pavaresise ne sheshin para bashkise se Tiranes ku do te pritej me aq entusiazem nga populli, ai do therriste: "Rrofte Shqiperia". Revista e njohur Perpjekja shqiptare boton dy faqe per nder te senatorit francez. Ministri francez ne legaten e Tiranes, Louis Mercier, do ti shkruaje nder te tjera ministrit te tij te jashtem Ivon Delbos se " ardhja e tij ne mbremjen e organizuar ne ndertesen e bashkise per festen e 28 nentorit shkaktoi njź frankofili te papare ". Ai i ra kryq e terthor veriut dhe jugut shqiptar, perendimit e lindjes se Shqiperise, vende qe i pershkroi me dashuri ne shenimet e tij, si gjendjen e fshataresise, kulturen e vjeter te popullit shqiptar, duke ju referuar autoreve antike si dhe atyre te mevonshem si Amie Boué, Pouqueville, Bopp, etj. Ai shkruan me dhimbje per refugjatet shqiptare qe te detyruar nga mizorite sllave, kane lene Dibren, flet per te vejat dhe femijet jetime te shperngulur nga masakrat ne jug. Fotografia e Hormoves se djegur e te shkaterruar qe eshte botuar ne librin e tij, paraqet vecse germadha. Ne Shqiperi, kudo takon njerez qe flasin frengjisht : "Gjuha franceze eshte gjuha qe perdoret ". Ne Midite ai takon bajraktarin Preng Bib Doda dhe flet per dy bibliotekat e tij franceze, plot libra te rralle Po keshtu flet me admirim per abacine e benediktineve, te cilen e viziton. Ne Berat ai asiston ne shfaqjen e drames Besa te Sami Frasherit, ku turma therret e gezuar "Rrofte opinga", d.m.th. "rrofte populli". Ne mjafte fotografi te asaj periudhe duket Godart i shoqeruar nga personalitetet politike te vendit dhe intelektualet me me emer. Ne Shkoder ai pritet nga i ngarkuari me pune i Frances Beguin Billecoq, i cili eshte instaluar qe prej disa kohe atje ne nje ndertese mjafte te bukur qe mbahet nga austriake. Francezi Briot qe eshte ne konsullate i paraqet nje projekt per sistemimin e lumit Drin si dhe i flet per interesin qe ka treguar shoqeria franceze e hekurudhave qe ndodhet ne Paris, ne " 6 Bd. de la Madeleine ". Atje takon Marubin, i cili, nje dite me pas i jep fotografite qe i ka bere. Nje tregetar shkodran, Zurani, ka sjelle ne Bune nje anije qe e ka blere ne Ameriken e jugut me qellim qe te beje tregeti dhe me Francen. Ne Shkoder populli e pret po me himnin e " marsejezes ". Disa here takohet me At Gjergj Fishten dhe bisedojne per marredheniet qe duhen zhvilluar ne fushen e kultures midis Frances dhe Shqiperise."At Fishta erdhi te me takonte, - shkruan ne kujtimet e tij, senatori francez, gjate udhetimit te tij ne Shqiperi me 1924. - E prita me gezim franceskanin e beshem qe vitin e kaluar, ne qelen e kuvendit te tij, me kishte paraqitur nje program te plote per vendosjen e marredhenieve dhe kontakteve intelektuale midis Frances dhe Shqiperise. Ai eshte nje erudit i kultures latine, vecanerisht i letersise klasike italiane e franceze dhe qe progresin shoqeror te Shqiperise e sheh drejt hapjes dhe kontakteve me Evropen e qyteteruar... Duke ikur, - kujton me pas Godart, - At Fishta me la nje fotografi te nje shtepie shkodrane, te cilen ata donin ta blinin per te hapur aty nje lice francez. Por a do te mundnim ne valle ta valevisnim flamurin tone krah flamurit te Skenderbeut?"...Me 30 dhjetor, ne prag te largimit te tij nga Shqiperia, ministri fuqiplote dhe i derguari i jashtezakonshem i Frances, zoti Mercier, organizon nje pritje ne ambasaden franceze ne Tirane, per nder te senatorit. Te nesermen, gazeta " Drita " boton nje autograf te Godart me shenimin ne shqip te shkruar nga ai :"Rrofte Shkyperia" !

Pas kthimit ne Paris, ai i shkroi presidentit te republikes franceze, Briand, duke i kujtuar se " Franca duhet ta mbeshtese pa hezitim dhe menjehere Shqiperine. Nese do te duam, Shqiperia do te jete ne Ballkan nje element stabiliteti dhe progresi, nje mjedis besnik i influences dhe aksionit tone. Shqiperia eshte nje vend i pasur, toka dhe nentoka e saj jane per tu vleresuar. Eshte nje vend i nderit, miqesise dhe besnikerise. Populli shqiptar e admiron Francen" ! Libri Shqiperia me 1921 si dhe artikujt e vazhdueshem te senatorit Godart ne shtypin francez per ceshtjen shqiptare i shqetesojne qeverite e vendeve fqinje. "Diten e merkure, - sic shkruan konsulli francez, - i shoqeruar nga deputeti i Vlores dhe ministri i Financave, zoti Godart erdhi ne Shkoder dhe qendroi pese dite. Shqiptaret qe e quajten ate "mbrojtes te shqiptareve", e cuan neper shkolla si dhe ne kufirin verior te Kastratit, ne kufi me Serbine, edhe pse une e keshillova qe te mos shkonte ". Pas kthimit nga Shqiperia Godar shkruan ne gazeten L'Ere Nouvelle artikullin " Albanie et Italie ", ku ngre zerin per njohjen e kufijve te Shqiperise te vendosura ne 1913 "A do te behet Franca avokate e Shqiperise ? Ky duhej te ishte roli i saj. Ne malet e ashpra shqiptare njerezit presin me besimin tek ajo " ! Me 6 korrik 1921 nje tjeter shkrim ne Tribune Libre, ku studjuesja e Shqiperise Elise Aubry mbeshtet thirrjet e Godart per te mbrojtur Shqiperine. Ne Le Matin, me 3 qershor 1921 ne artikullin me titullin " Shqipźria e do Francen ", Godart perserit thirrjet e tij.

Ne Shqiperi, gjate udhetimeve te tij, interlokutore do te kete personalitetet me te njohura te kohes. Ne shenimet e tij ai shkruan per mbretin Zog, per Nikolle Ivanaj, Luigj Gurakuqi, doktor Turtulli, Koculi, Vila, Koleka, etj. Bisedat me ta jane gjithnje rreth bashkepunimit mes Frances dhe Shqiperise, projektet rreth rrugeve dhe minierave, hapja e bankave, ndertimi i rrugeve, etj. Ahmet Zogu, me pare kryeminister, i kerkon atij te ndermjetesoje prane qeverise franceze qe ti dergohet nje keshilltar per hartimin e nje Kushtetute sipas modelit francez. Mati Logoreci, mesuesi i njohur shqiptar i flet per nje kenge te vjeter mirditase ku i kendohet Frances, kohes se Napoleonit, i cili ate kohe ishte aleat i mirditasve. Ne Shqiperi, Godart interesohet per prodhimet bujqesore, pambukun, pyjet, naften, qymurgurin dhe rezervat e kromit, bisedon per mundesine e koncesioneve per kompanite franceze. Ai mendon si te gjeje partnere franceze qe ti nxise ne drejtim te Shqiperise. " Shqiperia ka nevoje per ndihme " shkruan ai. Neper pazaret e qyteteve kryesore ai mahnitet pas armeve te stolisura, kostumeve tradicionale, qendismave, punimeve ne dru, djepeve, qylymave, etj, per te cilat, sic shkruan, mendon te hape nje ekspozite ne Paris, ne " Rue de Chaillot ", ne lagjen e " Passy ". Ne shenimet e tij, ende te pabotuara jane pershkruar me nje emocion te vecante mbresat ne udhetimet e mepasme te tij ne fshatra e qytete te ndryshme te Shqiperise. Ne nje fotografi ka dale bashke me shkencetarin e ardhshem te Shqiperise Eqerem Cabej. Ne fshatin Pojan, perseri "la Marseillaise". Ne Fier, ne shtepine e Ymer Pashes, te rrethuar plot monumente, arkada dhe gjetje antike te Apollonise, ai takon djalin e tij, Samiun, nje student qe sapo ka ardhur nga Franca. Endra e Ymerit eshte qe te vije nje agronom francez per te ndihmuar per fushat e Myzeqese. Ne Gjirokaster, shtateqind nxenes e profesore e presin me lule dhe i flasin per Hygo-in dhe Volter-in. Ne hyrje te Kelcyres duket banderola "Rrofte miqesia shqiptaro-franceze ". Ne Korce pritja eshte akoma me madheshtore. Deputetet e Korces e presin te gjithe. Ne krye, flamuri i Republikes se Korces ku eshte stema shqiptare dhe ajo franceze sebashku. Para muzeut, batalioni ushtarak i qytetit luan "Marsejezen". Ali Kelcyra e mban ne frengjisht fjalen e rastit, c'ka e ben atmosferen akoma me entusiazte.

Shume shpejt Godart do te rikthehet perseri ne Shqiperi. Eshte udhetimi i tij i trete: 10 dhjetor 1922. Ai niset nga Gare de Lyon ne drejtim te Milanos e Venecias. Me 16 dhjetor zbarkon ne Shengjin. Dy dite me pas takohet me Hile Mosin dhe personalitete te tjere, te cileve u jep sihariqin e madh: Presidenti Poincare eshte interesuar personalisht per ngritjen e nje banke franceze ne Tirane! Kesaj here, misioni i tij ka si qellim krijimin dhe shpalljen e te pares Dhome Tregetie Franko-Shqiptare. Pas kesaj nje tjeter organizem krijohet: Komiteti franko-shqiptar i kryqit te kuq. Godart eshte plot entusiazem. Godart ishte gjithashtu inisiatori dhe presidenti i Komisionit te Misionit Arkeologjik Francez ne qytetin antik te Apollonise, ekip ky qe u drejtua nga arkeologu i njohur dhe mik i Shqiperise Leon Rey gjer me 1939 dhe qe beri zbulime te jashtezakonshme. Ne saje te perpjekjeve te tij, me 1923 u nenshkrua ne Tirane Konventa Tregetare Franko-Shqiptare. Ne telegramin derguar nga Shkodra me 3 prill 1923, konsulli francez J.Beguin Billecocq i shkruan kryeministrit Poincare se " Me 15 mars, Godart erdhi i shoqeruar bashke me z. Houette, inxhinjer i " Compagnie de Fives-Lille ", z. Jacquet, inxhinjer i " Crédit Général des Pétroles " dhe Léon Rey, i deleguar i Ministrise se Aresimimit Publik dhe shef i misionit arkeologjik francez Negociatat per koncesione per ndertimin e rrugeve dhe urave u zhvilluan ne nje atmosfere mjafte te perzemert. Ato perfunduan me nje projekt- kerkese nga pala shqiptare per 12 ura te medha ne nje afat prej gjashte vjetesh si dhe per koncesionin e shfrytezimit te pyjeve, karbonit, dhe prodhimit te duhanit. Ky projekt u firmos nga Ahmet Zogu dhe do te ratifikohet nga te dyja palet brenda 1 qershorit. Kerkesa jone per koncesione nafte me perimeter 2500 ha te cilat ndodhen ne te tjera zona nga ato te amerikaneve dhe te italianeve u mireprit nga ana e shqiptareve. Misioni i Z.Godart ka dhene rezultatet te shkelqyera ". Me 1934 shoqeria franceze " Société Francaise des Pétroles " ben kerkime pergjate lumit Devoll, ne zonen Kucove-Kozare. Nga ana tjeter, shoqeria " La Société Francaise Industrielle et Commerciale des Pétroles" ka koncesione ne Shqiperi ne baze te marreveshjes se nenshkruar me qeverine shqiptare. Pas hapjes se dy puseve ajo eshte angazhuar edhe per tete te tjere. " Godart interesohej per gjithshka ne Shqiperi. Dukej se ishte bere me shqiptar se vete shqiptaret. Ishte pikerisht ai qe nderhyn qe Franca te mos perfaqesohej ne Shqiperi me nje konsull ne Shkoder, por me nje minister keshilltar ne Tirane. Ai u interesua vecanerisht per bursa per studentet shqiptare dhe qe ata te studjonin ne shkollat franceze si per veterinari ne universitetin e Tuluzes, apo studime ne mjeksi, ekonomi, ne fushen e doganave, etj.

Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, ne fund te korrikut te vitit 1939, Godart merr nje leter nga Ali Kelcyra i cili ka ardhur bashke me nje grusht luftetaresh anti-zogiste dhe jane vendosur ne Royat, duke pritur perkrahjen e ministrit te jashtem francez. " Ju shpreh falenderimet me te nxehta per mbeshtetjen bujare qe ju na kini dhene ne keto kohera te trishta te ekzilit ne France" ... Kujtimet e Godart per Shqiperine jane te shumta. Ato jane ne dhjetra e dhjetra telegramet e shumta qe ruhen ende ne shtepine e nipit te tij, ku shqiptaret dhe personalitete te historise sone i shprehnin mirenjohjen dhe solidaritetin per vepren e tij.

Por cili ishte Justin Godart ?

Godart ka lindur ne Lyon me 26 nentor 1871 dhe ne rini studjoi per drejtesi. Me 1906 zgjidhet deputet dhe me 1914 eshte zevendes president i Dhomes se Deputeteve. Gjate luftes se Pare Boterore shkon ne front, duke drejtuar seksionin e ndihmes se shpejt per ushtaret. Motoja e tij ishte: " une nuk jam as funksionar as mjek, une jam i plagosuri ". Me pas zgjidhet senator dhe per vite me rradhe ndihmon ne ceshtjen cifute, duke organizuar shoqata dhe konferenca ne te gjithe boten si dhe duke u angazhuar ne disa organizata internacionale. Me 1924 ai eshte minister i Punes. Ne nje botim te vitit 1939, shkruhet per manifestimin e shqiptareve dhe te mjaft ballkanasve te tjere ne sallen Wagram, ne Avenue Wagram, ne Paris. 8 prill 1939. Nje dite me pare Shqiperia eshte sulmuar nga Italia fashiste. Justin Godart, flet ne krye te manifestuesve te revoltuar : " Kauza e popullit shqiptar, qe ka derdhur gjakun e tij per pavaresi, eshte njekohesisht dhe kauza e gjithe popujve te tjere te kercenar nga imperializmi dhe diktaturat ". "Ishte nje mbremje e ngrohte pranverore, - shkruan ai ne kujtimet e tij per kete nate. - Parisi ishte boshatisur por salla Wagram, ishte mbushur nga nje turme e mbarsur plot dhimbje, qe klithte me te madhe zemeraten e vet. Mitingu ishte improvizuar brenda pak oresh nga shqiptaret qe banonin ne Paris. Ne saje te tyre, Parisi mundi te evitoje nje turp per vetveten, ate qe lejoi kryerjen e nje krimi te tille te pashoq, ate qe nuk protestoi dhe nuk shprehu asnje shenje solidariteti ne favor te atyre qe ne te njejtin cast zbrasnin fisheket e tyre te fundit ne bregoret e ndricuara nga hena, ku tri dite me pare vajzat e tyre hidhnin valle ne festen e lindjes se nje femije". Ne mendjen e Gadard, do te mbesnin per vite me rradhe imazhet e asaj nate me " studentet shqiptare te grumbuluar rreth flamurit te tyre te kuq me shqiponjen e madhe ne te zeze, qe gjemonin duke kenduar kengen e Marsejezes".

Kur Marshalli Peten i kerkon qe te bashkohet me te ne qeverine e Vichy-se, ai zgjedh Rezistencen franceze dhe bashkohet me " Front National de Libération ". Clirimi i Frances e gjen kryetar te bashkise se Lyon ku dhe takohet per here te pare me gjeneralin De Gaulle. Por edhe me pas ai do te jete po ai humanist i oreve te para, duke u interesuar per fatet e kombeve te tjere. Ne tetor 1952, poeti i madh Louis Aragon e kishte propozuar ate per " Prix de la Paix ", ("Cmimi i Paqes"). Permes nje letre, Godart i pergjigjet : "Miku im i dashur. Kam fituar nje cmim qe eshte mbi gjithe te tjerat dhe kjo eshte nderhyrja juaj, vizita juaj. Faleminderit, pasi nuk mund te prisja shperblim me te madh se kjo. Tashme nuk dua me asgje..." Me 1955 eshte miku i tij, kolonel Girault qe i dergon nje leter nga jugu i Frances, Aix, ku i kerkon te nderhyje qe mbreti Zog, i cili gjendet ende ne Aleksandri, te mund te gjeje azil ne France. Ne ate kohe Ahmet Zogu eshte mjaft i semure dhe me shume probleme me qeverine e re te Egjiptit. Miku i tij mbreti Faruk, nuk eshte me. Per me teper, pas vdekjes se njeres prej motrave, eshte nje tjeter e cila priste te operohej ne France, por ne pritje dhe ajo i vdiq. Godart nuk e harron mikun e tij te vjeter, edhe pse, ne fillim ai e sheh me simpati qeverine e re te vendosur ne Tirane, te lidhur ngushte me Bashkimin Sovjetik. Ai e viziton Shqiperine ne vitin 1953, pa mundur te njohe dhe te kuptoje te verteten. Ajo c'ka i bije ne sy, eshte entusiazmi i njerezve per te ndertuar dhe solidariteti i tyre. Kesaj rradhe, imazhet e Shqiperise ne fletoret e shenimeve te tij i kujtojne atmosferen dhe vendin e Sovjeteve. Me 1 shkurt 1950, ne shtepine e tij buze Senes, Godart ka thirrur nje grup miqsh per krijimin e se pares shoqate miqesie France-Shqiperi. Eshte aty dhe Raul Calas. Shoqata u shpall me 26 shkurt , me president nderi Justin Godart, kryetar admiralin Moulec dhe zevendes kryetare, Pierre Cot, Pierre Marcel dhe Pierre Courtade.

Godart vdiq me 12 dhjetor 1956, ne shtepine e tij ne " 9, Quai Voltaire ", duke lene pas tek shqiptaret, kujtimin e njerit prej miqve me te medhenj. Gjer ne fund te jetes se vet Justin Godart mbeti mik i Shqiperise dhe i shqetesuar per ardhmerine e popullit shqiptar. Para se te vdiste me 1956, gjithe objektet shqiptare, letrat, fotografite, etj, ja dhuroi muzeut te famshem ne France, "Musée de l'Homme", dhe nje pjese muzeut te qytetit te Lionit, vendlindje e tij, ku fill pas lufte kishte qene per disa kohe kryetar i bashkise.

Ne fund te qershorit te vitit 2001, i ftuar ne nje konference mbi figuren e Godart, " Un homme dans son sičcle " ne Paris, m'u desh te flisja per ate lidhje te forte dhe aq te qenesishme te tij me Shqiperine, dashuri qe ai do ta ruante gjer ne vdekje. Per Godart ate dite do te flisnin presidenti i senatit, Poncelet, ministri Kouchner, eurodeputetja dhe ish ministrja e njohur Simone Veil, historiane, gjeografe dhe intelektuale te tjere. Ishte ne fakt tentativa e pare e historiografise moderne franceze per te nxjerre ne drite nje figure gati te harruar, ate parlamentar te guximshem qe ne vitin 40-te u ngrit kunder mareshallit Petain, aleatit te Hitlerit.

" Rue Justin Godart " ne Tirane, Fier apo Vlore ju kujton sot brezave deshmine e perkushtimit te madh te ketij miku francez ndaj Shqiperise. Nje tjeter dite i kerkova zotit Bilange, nip i Godart, qe te botonim ne Shqiperi shenimet e gjyshit te tij. Pa asnje ngurim ai ju vu punes per deshifrimin e atij shkrimi te imet, plot emra njerezish, dialogje, data, itinerare, terma ne shqip, referenca per historine dhe kulturen e vjeter shqiptare, gjurme te nje piktakimi me nje humanist te madh.



Luan Rama

Anetar i Keshillit te Larte te Organizates Nderkombetare te Frankofonise

P.S

Te vjen keq kur degjon sheshe dhe bulevarde qe mbajne emrate Marsel Kashenit dhe Zhan D'Ark-es dhe nuk mbajne emrate atyre qe vertete bene per Shqiperine.
Respekt per Godart dhe vepren e tij.