Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    C'ka po i thot Kadriu Ramushit....

    nga trepca.net.
    -------------------------

    Letėr shoqėrore zotit Ramush Haradinaj

    Zotni Ramush, para se ta mėsoje oratorinė, ka qenė dashtė ta kultivosh ēiltėrinė!


    --------------------------------------------------------------------------------

    Bernė, 19 gusht 2002 / Shkruan: Kadri Osmani, major i luftės

    """Disa nė Perėndim, si Carl Bildt, Kofi Anan, mendojnė se Kosova duhet tė bėhet njė republikė e tretė nė njė federatė me Serbinė dhe Malin e Zi. Ndėrsa, Nicholas Whyte ėshtė me mendimin e komisionit tė pavarur kryesuar nga Goldstone dhe Tham, sipas tė cilėve Kosova duhet tė ketė njė pavarėsi tė kushtėzuar me mbajtjen e standardeve themelore qė aktualisht dhunohen. Por, pėrfundon Whyte, "kosovarėt duhet tė tregojnė qė e meritojnė atė shkallė besimi." Kėto qėndrime mbeten pėr t`u diskutuar nga elita politike kosovare. (Dr. Nehat Sadiku) """

    """Fėmijėt e mi e ndjejnė mungesėn time kur largohem pėr ditė e javė tė tėra, por unė e di se sa e ndjejnė mungesėn e prindėrve tė vrarė e tė zhdukur qindra e mijėra fėmijė tė mbetur jetimė nė Kosovė, e kam borxh tė mbroj dinjitetin e prindėrve tė tyre, qė ata tė mos tregohen me gisht nga rrugaēėt stalinistė, nga mafia e majtė politike e Kosovės.(Kolonel Tahir Zemaj) """


    """Tė rėnda qenė fyerjet qė bėheshin, thirreshin njerėzit si tradhtarė tė ēėshtjes kombėtare, kėrcėnoheshin me likuidim fizik. Fyerjeve e kėrcėnimeve tė kėtilla nuk u shpėtuan as kolonel Tahir Zemaj... Gjithė kėto shumėsi ngjarjesh nė mėnyrė tė argumentuar hedhin poshtė shumė shpifje e akuza tė sajuara kundėr institucioneve tė RK e nė veēanti kundėr Ministrit tė Mbrojtjes. Kuptueshėm mėsojmė se kush ishin ata qė me ēdo kusht deshėn ta pėrvetėsonin gjithė madhėshtinė e luftės dhe tė rezistencės shqiptare, gjithė gjakun e tė rėnėve dhe heroizmin e tyre. (...) Por, unė, si njė pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė i luftės dhe dėshmitar okular i ngjarjeve, kam mbresėn se koloneli nuk ua ka dorėzuar gjithė materialin ekzistues mbi atė kohė, por por vetėm njė pjesė tė tij. (...) Asgjė nuk ėshtė e rastit e as qė ndodh rastėsisht, por ēdo gjė e ka qėllimin e caktuar. Nga kjo del e qartė se kundėrshtarėt e institucionalizmit tė jetės nė Kosovė, nuk e luftoi vetėm pushtuesi, por institucionet u luftuan edhe nga vetė shqiptarėt. (Rrok Berisha)""""

    -------------
    Zotni Ramush Haradinaj, Tungjatjeta!

    Meqė deri mė sot ne dy nuk jemi takuar dhe nuk njihemi drejtpėrdrejt, qė nė fillim po e theksoj se jemi fqinj me zotin Ismet Tishukajn, njė dashamirė Juaji dhe njė mik besnik i TMK-sė dhe i familjes Tuaj. E theksova kėtė, qė ta heq velin e dyshimit tė kėsaj letre, sepse edhe po tė kisha ndonjė mllef pėr do punė tė mbrapshta e do tendencave negative, pėr hatėr tė Ismetit-( dhe tė situatės) do t`i shtroj qėndrimet e mia prajshėm dhe pa nervozizėm. Dhe pavarėsisht se unė dhe Ismeti jemi tė dy drejtimeve: unė nė drejtimin demokratik, Ismeti nė drejtimin socialist, kemi gjetur njė kėnaqėsi dialogu tė ndėrsjellė, dhe me nge e me durim, shqyrtojmė fakte dhe debatojmė, dhe sėrish ndami si u ka hije opozitarėve-vėllezėr. Pajtohem me njė konstatim kategorik tė Ismet Tishuajt, se djersa e klasės punėtore pėrfundoi nė duart e zeza tė inteligjencies shqiptare.
    Ismeti kėmbėngul se Ju me Nasimin jeni nė tjetėr parti, Nasimi qenka nė PDK?- por kjo nuk mjafton, nė mos qoftė bėrė me marrėveshje!?

    Askush nuk e vė nė dyshim heroizmin e familjes tuaj nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe kjo nuk paska lindur spontanisht, na shpjegon zotni Ismet Tishukaj, por babė e babagjysh, denbabaden familja juaj paska qenė nė kacafytje tė pandėrprerė me pushuesit.

    Por, nė disa Intervista tė fundit nė RTK, u pa fare qartė se po tė ishit bokser, kurrė nuk do tė merrnit tė rėna tė drejtpėrjta, sepse kishit bėrė shumė ushtrime pėr t`iu shmangur goditjeve!?- dhe kjo mund tė ketė njėfarė ndikimi tek masat e gjera, por tek politikanėt e gazetarėt dhe njerėzit e ēiltėrt me intuitė, pėrkundrazi, ka efekt negativ. Sepse, Zotni Ramush, para se ta mėsoje oratorinė, ka qenė dashtė ta kultivosh ēiltėrinė!

    Dhe mirė qė ruheshe nga Adem Mikullovci, se hall insani, nuk i dihet atij shejtani!

    porse njė spikere,
    nuk ishte boksere!

    Dhe spikerja Jua shtroi pyetjen: Keni thėnė se kur tė fillojnė gjykimet, do tė zbardhni shumēka?
    Por Ju i ikėt pyetjes, dhe u pa hapur se kurrė nuk do tė zbardhni gjė.

    E ēiltėria nuk po kultivohet as sot e kėsaj dite as nė odėn shqiptare!?!- a ėshtė e vėrtetė se 20 burra e 40 burra tė Deēanit ēohen nė kėmbė kur hyn nė odė njė spiun, dhe me pėrkulje e temenara e pėrshėndesin!?! E para, pėrse i zoti i shtėpisė e lejon spiunin qė t`ia kapėrcejė pragun e derės?- dhe e dyta, pse Oda Shqiptare ėshtė aq dyfėtyrėshe, servile e meskine!?!

    E theksova kėtė, se babi Juaj, zotni Elmi Haradinaj, ka vepruat tok me tė bijtė: nė pritje e pėrcjellje, ditėn e natėn, nė strehimin e pesonave dhe tė municionit: pėrse sot nuk ėshtė i zoti qė ta diferencojė tė ligun e spiunin? A ėshtė ai Pleqnar?- pėrse nuk ndėrhyn e nuk e tubon Islihatin qė tė ju pajtojė Juve me zotni Tahir Zemajn?

    Fillimisht, kur kam dėgjuar pėr bėmat Tuaja, ua kam pasur gajle se mos bini nėn dnikimin e Nasim Haradinajt-( i biri i martirit tė gjallė- Smajl Haradinajt), i cili ka qenė njė nxėnės i devotshėm i Seit Bushatit tė ndjerė, anėtarė shumėvjeēar i Byros Politike tė Partisė sė Dhunės;- dhe ky farė Nasimi qė nė vitet `95, i ka pasur nė majė tė gjuhės- likuidimet!! Mua dhe Sabri Novosellėn na kėrcėnonte me pushkatim, po ne qeshnim, duke menduar se pas luftės do tė na bėhet ndonjė gjyq i rregullt, e atij gjyqi tė rregullt nuk i frikėsoheshim, se as na ka shkuar mendja se socialfashistėt do tė likuidojnė pa gjyq- nga pusia!!!

    Tash, po Ju pyes: Ju e keni Nasimin djalė tė xhaxhait, a jeni distancuar dhe a jeni diferencuar nga Nasimi agresiv?- dhe pas pajtimit popullor tė gjaqeve nga Anton Ēetta- kush e theu besėn!?!

    """"Por, nė librin e kolonel Tahir Zemajt, dokumentohet edhe ana tjetėr e medaljes tė luftės ēlirimtare, tė cilėn disa individė drejtues e kanė uzurpuar dhe e kanė shfrytėzuar pėr qėllimet e tyre karrierisste dhe ideologjike. E meta ose gabimi kryesor i tyre ka qenė mosnjohja e institucioneve tona. Kjo mosnjohje, madje edhe lufta kundėr institucioneve dhe udhėheqėsve kompetentė, tė atyre, qė kanė dalė nga vota e lirė e popullit, ka shkaktuar pėrēarje nė kreun komandues, madje edhe vrasjen e Ministrit tė Mbrojtjes. Njė ditė para se tė vritet kolonel Ahmet Krasniqi, njė drejtues i lartė i njėrės pjesė tė UĒK-sė, i qe kėrcėnuar nė telefon me fjalėt:" Me ty shumė shpejt do ta kryej misionin!" Po ky person i kėrcėnohej edhe Tahir Zemės se do tė luftonte kundėr tij dhe njerėzve tė tij si kundėr shkaut. Kėrcėnime tė tilla, por edhe konkrete, i janė dėrguar edhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryetarit tė saj, se mė parė do tė luftohej kundėr tyre se kundėr Millosheviēit. (Dr.Prof.Akademik Idriz Ajeti) """"

    Pata ardhur nė selinė e Aleancės dhe pata kėrkuar njė audiencė te Ju dhe te Naim Maloku:

    Porse dy cerebera
    Po rrinin te dera!!

    CEREBER,-I m. sh. –Ė,- ĖT. 1.Kafshė mitologjike, qė pėrfytyrohej si njė qen i egėr me tri kokė, i cili ruante hyrjen e botės tjetėr. 2. fig. libr. Rojtar i pamėshirshėm, qen roje. FSHS Tiranė, f. 136.

    Ishin aty nė hyrje, pra, Sherif Konjufca dhe Merxhan Avdyli!!- dy socialfashistė tė pakurriz dhe tė pandreqshėm pėr kėtė botė. Pastaj erdhi njė ēun me njė libėr protokoli-( pra, dėshmi e kemi Protokolin dhe shoqėruesin tim- truprojėn!- Ramush Jasharin, jurist), m`i mori shėnimet e identitetit, dhe ia dhash do numra tė revistės "Shqipėria Etnike": dhe mė kot po pritja ftesėn dhe bashkėpunimin?- pra me zotni Naimin kemi bashkėpunuar te "Alternativa". E pra, Sherifi e ka ditur shtėpinė tonė dhe ka banuar te ne gjatė studimeve?

    E kisha nė plan, pos tjerash, tė Ju propozoj qė TMK-ja tė hapte kurse pėr oficerė, dhe ne dy, e tė tjerėt si puna jonė, t`i jepnim provimet dhe ato grada lufte, t`i plotėsonim me grada shkollore. Sepse, zotni Ramush, grada mė e lartė e luftės ėshtė- major, gradė mė tė lartė lufte s`ka, pa qenė doktor shkencash. E pra po dėgjojmė tė ketė dofarė gjeneralėsh tė ēuditshėm: gjeneral Ramė Buja, gjeneral Shaban Shala...!?!

    Mbase do tė hyja edhe nė Aleancė?- apo nė Redaksi?- dhe bashkė me Naimin do ta nxirnim edhe njė Alternativė? Se vėrtet nuk di nė keni apo s`keni gazetė?- nė mos paēi katandisur edhe ju te lėpushka neveritėse "Epoka e Re"!?!

    Do tė Ju propozoja, atėherė e sot, t`i jepnit dorėheqje tė komprometuarit Mahmut Bakallit: nė qoftė se nuk e keni njohur mirė para Hagės, tash qė nė Hagė dėshtoi me turp, pėrse e mbani edhe mė tutje pėr njė kėshilltar aq tė keq e aq pėrdreq!?! Pėrse lejoni qė Azem Vllasi, karrieristi mė i poshtėr nė botėn shqiptare, tė paraqitet nė ekran si mbrojtės Juaji apo si vajtore!?!

    """"Kjo tregon se disa individė dhe grupacione kanė luftuar, para sė gjithash, pėr uzurpimin e pushtetit e jo pėr ēėshtjen kombėtare. Nė kėtė drejtim ata kanė qenė nėn ndikimin e madh tė qeverisė sė sotme nė Tiranė, e cila nė vitin 1997 (nė atė kohė nė opozitė) organizoi shkatėrrimin e Shqipėrisė demokratike, me ndihmėn e fqinjėve grabitqarė, vetėm e vetėm pėr tė marrė pushtetin, duke pranuar tė jenė vasalė tė tyre dhe t`ia shesin Shqipėrinė Greqisė e Kosovėn Serbisė. (Dr.Prof.Akademik Idriz Ajeti)""""


    Pata shkuar edhe nė selinė Partisė Socialdemokrate dhe patėm biseduar gjerė e gjatė-(pa paraqitje e pa protokol!!) me zonjėn Kaēusha Jashari e me zotin Ekrem Arifi. Pastaj edhe te NDSH-ja, te zoti Rexhep Avdullahu dhe te shokėt e tij. Shkova edhe te Partia Liberale e Kosovės, dhe meqė zoti Gjergj Dedaj ishte i zėnė, ia dhash revistat sekretareshės. Kam shkuar te partia e PSHDK-sė, ku kemi zhvilluar bisedime me Mark Krasniqin dhe me Tadej Rodiqin, dhe jemi fotografuar bashkė: kėtė foto e dua shumė dhe do ta botoj, shembull i njė marrėveshje konvencionale- pa marrėveshje!!- se nuk jam nga ata mexhnunėt qė i urrejnė gjykatėsit e vet, pse i paskėshin dėnar!!! Tadej Rodiqi mė ka dėnuar nė minimum, dhe unė e kuptoj se na dėnonte sistemi e jo gjykatėsi.

    Zotni Ramush, kur jeni kthyer nga Amerika, keni qenė i mirė dhe i shkėlqyer, tentoni tė ktheheni po nė atė pozicion qė ta ktheni po atė autoritet tė pakontestueshėm? Atė autoritet qė e humbėt definitivisht kur dolėt pengestar pėr zgjedhjet parlamentare!?- dhe ēfarė fituat me Kryeministrin!?!- kurse tash dilni sikur as ju intereson asnjė post, madje se keni hequr dorė nga shumė poste tė ofruara, por nuk po dihet nga dėshira apo nga pakėnaqėsia!?

    Dhe ēka e shtyri TMK-nė-( paraprakisht kisha paguar njė ēek rej 25 Fr.), qė Fadil Hoxhėn ta varroste me nderimet dhe konsideratat mė tė larta!?! E kjo ėshtė e barabartė me varrosjen e Rankoviēit me nderimet dhe konsideratat mė tė larta nga ana e serbėve!!! Si ore UĒK -ja qenka vazhdimėsi e Lnē-sė, kur ajo ishte me shkie e pėrzier, e ju po luftonit kundėr shkive!?! Nė ēfarė merita vijuese pėrfitimi keni llogaritur, dhe a i keni marrė edhe pėrgjegjėsitė e pėrbashkta pėr Masakren e Tivarit!?!- nė mos qofshin atentatet vijimėsi e asaj masakre!?! Dhe ēudia e habia jonė tjetėr: si mund tė jeni ju edhe me Shaban Polluzhė e me Hsen Terpezėn, edhe me Fadil Hoxhėn!?! Po luftėn qė kanė bėrė ata midis vete dhe pasojat e asaj lufte, kush e merr pėrsipėr!?!

    Zotni Ramush, a je mburrur atėherė dhe a mburresh sot qė e keni pasur shef tė UĒK -sė Adem Demaēini?- pa ēka se unė nuk jam xheloz, Ademin ia kam falur dreqit e po ua falė edhe juve!! Dhe si i thanė mandej: ti ke qenė shef formal, ti s`ke qenė shef real!?! Pastaj, si e shpjegoni Ju dukurinė: UĒK -ja bėnte luftė ēlirimtare- ilegale ndėr male, kurse shefi i UĒK -sė- legal me zyrė nė Prishtinė!?! Po Nait Hasani-(gorani!?), si i shpalli shokėt e vet tė burgut: ordinerė, pulaxhinj, drogirantė...vetėm pse ishin demokaratė!?!

    """"Nė kėtė mėnyrė edhe individėt e grupacionit nė kuadėr tė UĒK -sė kanė qenė tė infektuar me ideologjinė komuniste dhe me marrjen e pushtetit me gjak, siē shkruan njėri nga kolegėt e tyre, i cili edhe shkatėrrimin e Shqipėrisė dhe vėllavrasjen mes shqiptarėve nė vitin 1997 e ka pėrshėndetur me gėzim si "revolucion i vonuar demokratik", madje duke u premtuar edhe serbėve tė Kosovės tė drejtėn e vetėvendosjes, pėrkatėsisht ndarjen e saj, pėr t`ua bėrė qejfin qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare, madje pėr ēdo eventualitet edhe Serbisė, me qėllim qė tė siguronte pėrkrahjen e tyre. (Dr.Prof.Akademik Idriz Ajeti)"""""

    Nė njė nga paraqitjet Tua nė ekran, keni thėnė: "do duhej ta respektonin profesionin e tyre"- po Ju pėrse nuk e respektuat profesionin e ushtarakut e tė rrinit nė kazermė, po kėrcyet nė parti, atje ku nuk e keni vendin!?- as kolegėt Tuaj nuk e kanė vendin nė politikė?- ja, pėr shembull, zotni Naim Maloku e lėshoi proēkėn kinse Mbretėria Serbo-Kroate-Sllovene paskėsh qenė- demokratike!!! Ta quash "demokratike" njė Mbretėri, ku qė nė titull janė mohuar e diskriminuar tė gjithė popujt tjerė: bashnjakė, shqiptarė, vėllehė, malazias...ėshtė budallallėk i trashė, lėre pastaj se edhe vetė ai titull ka qenė fals, sepse as ka ekzistuar "SKS" por vetėm njė "S"- Serbia e Madhe!!! Po kjo as mund t`i zihet pėr tė madhe njė "patrioti" i cili do t`i ketė studiuar skrranjat shpatuke e skrranjat unazore!!-(tjetėr gjė ėshtė se edhe disa dyshime rėndojnė mbi tė!?!)

    Pastaj keni thėnė: "Lufta mė e pastėr ēlirimtare"!?!- JO, zotni Ramush: janė bėrė diferencime dhe pengime, ka pasur pengesa dhe pengestarė. Ekziston dokumentacioni i informimit publik. Poashtu keni thėnė: "Bashkim i vullnetshėm natyror- solidarizim"!?!- ku ėshtė shprehur kjo qė ne nuk e ditkemi!?! Pastaj: "Deklarim i tė gjithė neve"!?!- mund tė jetė i tė gjithė juve, por jo edhe i tė gjithė neve.

    Edhe ne tė Partisė tė Luftės tė Kosovės-(PLK), jemi marrė me ēėshtje organizative tė ushtrisė e tė policisė, pa pasur asnjė kurs tė ushtrisė as tė policisė!! Por, qėllimi ynė fisnik ka qenė: tė bijmė nė lidhje me oficerė e me policė patriotė tė shkolluar, por edhe tė shkollojmė njė kuadėr tė ri, dhe nė kėtė plan njėrin nga shokėt tanė tė ilegales, Mustafa Ademin, e kemi liruar nga veprimtaria ilegale dhe e kemi orientuar nė shkollėn e policisė. Praktikėn e ka bėrė nė ofiqarinė e Komunės nė Prishtinė, tek shefi i tyre-(dhe tek daja i babait tim!)- Fazli Kllokoqi. Unė i thoja Mustafės: ti nė prani tė Fazli Kllokoqit fol e brohorit nė stilin- rrnoftė shoku Tito! Dhe e mashtruam dajėn Fazli;- a thua ėshtė gjallė qė ta lexojė kėtė letėr, e ta shohė se tė gjithė shqiptarėt nuk ishin servilė!?!

    Poashtu nxėnėsit tim nga Koliqi, Ejup Tahirajt, ia pata dhėnė dy klasė pėrnjėherė, kl. E VII e tė VIII, dhe edhe ky tok me Mustafėn jepnin pasaporte nė Sekretariatin e Punėeve tė Brendshme- nė Qendėr tė Abverit!! Kurse dajėn tim nga Malisheva e Gjilanit, kadetin Salih Mustafa, e pėrgatitja dhe pajisja me literaturė qė ta merrte komandėn e atjeshme regjionale...duke pasur vėth nė vesh se lufta duhet tė udhėhiqet nė mėnyrė profesionale tė artit ushtarak. Kjo mund tė dėshmohet edhe me dokumente autentike.

    Partia e Luftės e Kosovės-(PLK), mė 5 dhjetor 1983, nė njė shtėpi private nė Tauk Bahēe, nė Prishtinė, ka formuar Shtabet Operative, shih pėr kėtė librin Kadri Mani:"Shqiptarėt janė atje!"-Tiranė 1999, f.86-87, Letra e III-tė

    Kurse lėpėkėistėt kanė tentuar qė vetėm ata tė luftonin, duke penguar demokratėt qė tė merrnin pjesė nė luftė,-(dhe pastaj i akuzonin pse s`kanė luftuar!!!), t`i pengonin apo edhe t`i vritnin oficerėt madhorė, pėr ta udhėqur luftėn mėsuesit e katundit, apo edhe barinjtė e kulmaxhinjtė, tė shpallur e tė vetėshpallur- komandantė dhe gjeneralė!!!

    Zotni Ramadan Haziri shkruante te Gazeta Shqiptare, se dy oficerė madhorė nė rrethin e Ferizajt, i kanė torturuar, por ata nga dėshira qė ta jepnin kontributin e vet pėr ēlirimin e Kosovės, kanė pranuar tė luftonin ushtarė tė thjeshtė!! Pra sikur LPRK-ja edhe LKĒK-ja kanė vepruar, por me tendenca separatiste dhe pėrēarėse, deri nė fund antipopullore dhe antinjerėzore. Ata edhe hyrėn nė Aleancė dhe dolėn nga Aleanca!?!

    """"Pra, tė ligėn duhet kėrkuar brendapėrbrenda nė gjakun e keq tė shqiptarit tė lig, dhe jo nga jashtė. Ideologjia e imponuar komuniste ua ka errėsuar mendjen disave, tė cilėt dikur mbanin nė zyrat e shtabeve tė tyre portretin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, dhe impononin pėrshėndetjen me grushtin komunist. Madje kishin krijuar edhe polici tė posaēme, e cila nė portin e Durrėsit dhe nė aeroportin e Tiranės i priste vullnetarėt shqiptarė, tė ardhur nga tė katėr anėt e botės, duke u "interesuar" pėr pėrkatėsinė e tyre, a i pėrkrahin ata institucinet e Kosovės apo qenė kundėr tyre. Nė rast se pėrgjigja e tyre do tė ishte nė pėrkrahje tė institucioneve, ata ose duhej tė ndėrronin qėdnrim, ose do tė keqtrajtoheshin, do tė torturoheshin dhe do tė likuidoheshin. Kėshtu ka ndodhur edhe me brigadėn "Mėrgimi", e cila pėrjetoi njė golgotė tė vėrtetė qė nga Mamurrasi nė Shqipėri e deri nė Prizren, Gjakovė e Pejė. Kolonel Tahir Zemaj disa nga kėto raste kriminale i pėrcakton, i dokumenton edhe me emėr e mbiemėr. Kėto krime nuk harrohen, pėrkundrazi ato e pėrgojojnė luftėn pėr lirinė e Kosovės, pėr tė cilėn derdhėn gjakun dhe flijuan jetėn bijtė dhe bijat mė tė mira tė popullit tonė. (Dr.Prof.Akademik Idriz Ajeti)""""

    E tash shkurtimisht pėr veprimtarinė time nė Diasporė: kur jam informuar pėr pėrēarjet nė baza partiake, kam shtruar pyetjet: si ėshtė e organizuar Mėrgata e Huaj?- cilin organizim parapėlqen Shteti Zvicran? Pėrgjigja ishte: Mėrgata e Huaj ėshtė e organizuar nė Bashkėsi, shprehja internacionale- Komunitet, dhe kėtė formė organizimi e parapėlqen Shteti i Zvicrės dhe tė gjitha shtetet e Botės. Kėshtu qė sot nė Zvicėr kemi: Komunitetin Spanjoll, Komunitetin Portugez, Komunitetin Italian etj. Organizimet partiake konsiderohen organizime tė egra, dhe nuk i pėrfill kush. Dhe nė kėtė mėnyrė organizimi Komuniteti ka tė drejtė ta dėrgojė deputetin e vet nė palmanetin e shtetit pėrkatės.

    Dhe fill konstatova: me organizime tė egra merren- egėrisrat!!

    Dhe kjo mė ka mjaftuar qė t`i pėrvishėm punės konkrete, sepse me teorira shterrpe ishin marrė edhe mė herėt, madje ishin shkruar edhe artikuj shkencorė pėr Bashkėsinė Shqiptare, si p.sh. Sadri Ramabaja-(bashkėboxhenak me Sherif Konjufcės, si dhe bashkėcereber me tė!!), kishte shkruar artikullin:"DIASPORA SHQIPTARE NĖ SPROVĖ" te libri i tij:"REALIZMI POLITIK DHE ĒĖSHTA KOMBĖTARE"-1996, f. 134-138, ku ka njė mestitull:"Formimi i Bashkėsisė Shqiptare ėshtė i domosdoshėm"- dhe po ky "shkencėtar", kur e kemi formuar Bashkėsinė Shqiptare, e ka thirrurr arkėtarin tonė, zotin Hashim Aliqi, dhe e ka kėrcėnuar: "Pėr ēfarė Bashkėsie ėshtė fjala!?- nė Zvicėr ekziston Bashkėsia, dhe unė jam kryetar i saj!- e ju mos bėni pėrēarje"!

    Nė organizimet tona tė Baskėsisė Shqiptare nė Zvicėr ky socialfashit nuk ėshtė pa ndonjėherė!!!

    E theksova kėtė, pėr tė vazhduar: Kėshilli Nismėtar pėr themelimin e Bashkėsisė Shqiptare nė nivel tė Zvicrės, ėshtė mbajtur mė 14.2.1999, merrnin pjesė 12 veta, kėtu po shėnoj vetėm emrat e atyre qė kanė diskutuar: 1. Adem Shala, 2. Dr. Enver Pula, 3. Ahmet Hasani, 4. Ilaz Krasniqi, 5. Shefqet Jashari, 6. Gėzim Osmani, 7. Kadri Osmani, 8. Sefedin Krasniqi. Dhe pasi u formua Bashkėsia, kėtė organizim bashkėkohor, jashtėpartiak- departizimin e Diasporės, e prishėn tri asociacionet socialaiste nė Zvicėr: Klubi "Pėrparimi" nė Cyrih, Universiteti i Punėtorėve nė Gjenevė, dhe Qendra Shqiptare nė Bern. Kurse nga personat pengestarė ishin: Avni Dehari, Xhemile Dehari, Sami Kurteshi, Bashkim Duraku, Qazim-Qaza Hajzeri, Bekim Bytyēi, Zekė Krasniqi, Nexhat Balazhi, Muhamer Shabani, Zejdi Ismajli, Shefqet Musliu, Faridin Tafallari, Nexhmedin Gėrguri e Hava Shala, Raif Zhegrova e Akile Dedinca, Rexhep Elezi, Rifat Kafexholli, Bislim e Gafurr Elshani, Emrush Xhemajli, Muhamet e Ibrahim Kelmendi, Vehbi Kastrati, Tahir Geci, Xhafer Shatri, Bujar Bukoshi, Mujė Rugova...dhe komplet ajo qeveri e mjerė me kompani. Kam arritur ta vazhdoj e ta nxjerr, me fare pak pėrkrahje, revistėn mujore-(qė tash ėshtė bėrė semestrale!) "Shqipėria Etnike", duke pritur kohė mė tė mira tė riorganizimit tė Diasporės tė qenit.

    "Po vijnė ata, socialistėt-agresorė, ata na shajnė, edhe mund tė na rrahin, por ne jemi demokratė dhe duhet t`i durojmė, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm..."- dhe prishnin mbledhje e sulmonin nga tė gjitha anėt: ka pasur tė rrahur, tė plagosur e tė vrarė. Ataku mė i freskėt qė na ka mbetur nė mend, ėshtė sulmi nė Mbledhjen e LDK-sė nė Gjenevė, ku merrnin pjesė edhe udhėheqja e Kosovės: Nekibe Kelmendi, Adem Salihu, Samet Dalipi... Ishin pesė arrogantė agresorė qė po rrinin nė kėmbė nė fund tė sallės, si duket, zonja Nekime i hetoi se me ēfarė qėllimesh kanė ardhur dhe iu drejtu:
    "Djema, ejani mė pėrpara, ja kėtu, ende ka karrika tė zbrazta".

    "Ne nuk jemi tė karrikave, ne nuk ulemi me ju!"- dhe u nisėn nė sulm: rojėt e sallės iu dolėn pėrpara dhe kėsitėn grushtet e karrikat. Agresorėt gjuajtėn me shishe birre dhe e goditėn cepin e tavolinės tė Kryesisė tė Punės, dhe copat e gastareve iu ranė duarve...agresorėt pastaj dolėn nė korridor dhe gjuanin me revole me qorrfishekė dhe me petarda, qė tė krijonin panik e ta prishnin mbledhjen...nuk ia arritėn qėllimi tė tyre.

    Zotni Ramush, pėr reciprocitet, do duhej tė na e shėnoni qoftė edhe njė tė vetmin rast nėse pjesėtarė tė Bashkėsisė Shqiptare apo tė LDK-sė kanė prishur ndonjė mbledhje ose kanė nxitur ekscese??

    """"""Njė nga gabimet e rėnda tė grupacioneve tė ndryshme brenda UĒK-sė ka qenė mospėrfillja e kuadrove tė shkolluara, e oficerėve tė diplomuar dhe me pėrvojė profesinale. Madje disa prej tyre kanė qenė edhe tė pėrndjekur dhe tė njollosur me shpifje e akuza tė pa baza. Kėshtu e kanė akuzuar edhe kolonel Tahir Zemajn se kinse paska dezertuar nga fronti. Nė realitet ia ka bėrė njė gjest tė shkėlqyeshėm e huaman, duke shpėtuar nga masakra e sigurt rreth 60 mijė civilė, gra, fėmijė, pleq e tė tjerė tė cilėt, tė pėrndjekur nga fshatrat e tyre, prisnin nė fushė tė hapur vdekjen e sigurt nga solldateska serbe, e cila pėrparonte nė drejtim tė tyre me njė mori tankesh e makinash tė blinduara. Strategu i vėrtetė e planifikon luftėn me faza tė ndryshme eventuale. Lufta bėhet me sulme, me rezistencė mbrojtėse, por edhe me tėrheqje nė rast nevoje. Kėshtu ka vepruar edhe Cezari edhe Napoleoni i famshėm dhe tė gjithė strategėt e shkolluar. Kėshtu ka vepruar me mend e me vend edhe ushtaraku i shkolluar kolonel Tahi Zemaj. Nė luftė nuk shkohet pėr tė lėnė kokėn, por pėr t`ia marrė kokėn armikut e pėr tė korrur fitore. (Dr.Prof.Akademik Idriz Ajeti)"""""""

    Kurse organizimin e mirėfilltė nė Kosovė e kanė penguar ish- tė burgosurit politikė, laskuriqa tė vėrbėr enveristė, me nė krye Hydajet Hysenin-(Esmeralda Falltore!): Mehmet Hajrizi, Emin Krasniqi, Basri Musmurati e vampiri e lugati...Agron e Xhabir morina e dreqi me brina...ish-shokėt e mi qė sot e kam pėr turp qė i kam konsideruar pėr "shokė"... dhe tė gjithė ata qė e kanė pėrshėndetur Fatos Nanonon, ku bėni pjesė edhe Ju, me tekstin nga fundi i librit Tuaj, se Kosovės iu nevojitka njė president sikur puna e Rexhep Mejdanit!!! JO, po pikėrisht sikur puna e Dr. Ibrahim Rugovės.

    Soji socialfashist me nė krye Hydajet Hysenin, nė burgun e Nishit po e pėrbuznin Nėnė Terezėn !!! - kur unė kisha pėrfunduar kurorėn sonetike:"Nėnė Tereza e Shqipėirisė".

    "Sot-(mė 17.8.2002) 2 milionė e gjysmė polakė e pritėn Papa Palin, i cili do ta shpall Nėnėn Terezen- Shenjtėreshė"- lajmėrojnė mjetet e informimit publik. Andaj, zoti Ramush, Ju po i pėrmendni Institucionet dhe Shetetin, por tė tillėt qė as kanė aftėsi organizative e as prirje shtetformuese- nuk mund ta bėjnė shtetin.

    Prishja e Marrveshjes sė Osllos dhe atentati mbi Ministrin e Mbrojtjes, janė PUĒ ushtarak, dhe pėr rrjedhojė, Udhėheqja e UĒK -sė ka qenė dhe ėshtė- juntė ushtarake, e cila edhe sot e kėsaj dite po e dhunon votėn e lirė: frikėsimi dhe kėrcėnimi i votuesve, blerja e votuesve dhe shpėrndarja gratis e karburanteve nga pompat e rrėmbyera e tė uzurpuara. Nė pompat e karburanteve nė Gjilan, tinėzisht kanė pjesė edhe personalitete tė mirėnjohura pėr opinionin, kėta dezertorė tė UĒK-sė qė me rrugėn mė tė shkurtėr kanė ikur nė Tiranė!!!

    Pra, po Ju siguroj zotni Ramush, dhe kalimthi po e Siguroj edhe kolonel Muharremin, se nuk do tė inkriminohet lufta e UĒK -sė-(luftėtarit tė UĒK -sė i ka lindur gruaja ndėr kaēuba!), por vetėm e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė saj, me nė krye Adem Demaēin.

    Kėto gabime e kėto skandale, sado qė janė tė shėnuara dhe tė njohura pėr historinė, nuk mund tė pėrshkruhen ato ligėsi as sikur e gjithė Kosova dhe Shqipėria tė shndėrroheshin nė letėr dhe tė gjithė drunjėt e shkurret e Kosovės e tė Shqipėrisė tė bėheshin lapsa!!!

    Dhe pėr fund, t`iu kthehemi citateve, Dr. Nehat Sadiku: " Disa nė Perėndim, si Carl Bildt, Kofi Anan, mendojnė se Kosova duhet tė bėhet njė republikė e tretė nė njė federatė me Serbinė dhe Malin e Zi. Ndėrsa, Nicholas Whyte ėshtė me mendimin e komisionit tė pavarur kryesuar nga Goldstone dhe Tham, sipas tė cilėve Kosova duhet tė ketė njė pavarėsi tė kushtėzuar me mbajtjen e standardeve themelore qė aktualisht dhunohen. Por, pėrfundon Whyte, "kosovarėt duhet tė tregojnė qė e meritojnė atė shkallė besimi." Kėto qėndrime mbeten pėr t`u diskutuar nga lita politike kosovare."- ku Dr. Nehati ka harruar qė tok me Carl Bildt e Kofi Anan,- nuk e ka shėnuar edhe Adem Demaēin me veprėn e tij politike "BALLKANIA"- tė shefit tuaj tė UĒK-sė!!! Citateve tė: Tahir Zemajt, Rrok Berishės dhe tė Akademik Idriz Ajetit.

    Ēdo gjė e fryer iu dilte qesharake: komandant Ēorri-Xhabir Zharku!), komandant Lum Haxhia-( Hajdin Abazi!)...

    Kryesinė dhe ushtarėt e thjeshtė tė UĒK -sė, mund t`i krahasojmė me Imamėt e me xhematin: xhemati me abdes e pėr riza tė zotit e tė popullit po luftonte me heroizėm tė paparė, por Imamėt kishin qėlluar popa me ēallma hoxhollarėsh!!!

    Mund tė thoni se kjo ėshtė e shkuar e harruar!?- JO. Sot e kėsaj dite ekziston tendosja dhe kėrcėnimi i luftės civile, dhe luftė civile ka nė kėrkuar dhe kėrkojnė edhe sot: Mjedi Asllani- Plaku, Avdyl Krasniqi, Vehbi Rafuna...Sot nė njė shitore tė Bernit njė ēun i ēiltėr nuk pranoi ta reklamojė librin:"Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi nė Kosovė dhe nė Hagė!!"- tha se me kėtė libėr do tė kishte fitim, po gjendja ėshtė shumė e acaruar, lere qė i humb myshterinjtė, por ma djegin dyqanin!!!

    Ēka mendoni, kush e ka krijuar kėtė gjendje tensionimi?- mbase mund tė thoni se nuk e dini!?! Komandant Ramushi, unė nuk e kam krijuar, e nuk e ka krijuar as babi im qė ka vdekur para 45 vjete, por e ka krijuar soji e sorollopi socialfashist. E keni lexuar librin e Naim Balidemajt:"TRAGJEDIA KOSOVARE- Rugova-Millosheviq"?- redaktor Ernes Luma, recenzues Berat Luzha, lektor Hamit Fazli...e lugati e faqeziu.

    Do tė dalin edhe mė tutje dėshmi e libra tė reja autentike nga pjesėmarrėsit nė luftė: Skėnder Budakova, Shpend Shala, Pjetėr Shala, komandant "Ujku" etj.

    Dhe letrėn po e pėrmbyll edhe me njė ciata tė Dr. Prof. Akademik Idriz Ajeti:

    "Megjithatė, shpresa mund tė zbehet, por ajo nuk shuhet. Dhashtė zoti qė tė mbushen mend, tė paktėn sot, ata individė qė kanė vepruar aq pa mend e pa moral deri dje. Kjo ėshtė nė interesin tonė kmbėtar, para sė gjithash nė interesin e pavarėsisė tė Kosovės martire."

    Shėndet.
    Nė Bernė (Zvicėr), mė 19 gusht 2002

    ---------------------

    Shenim..

    Kadri Mani ose Osmani eshte debator i njohur ne shtypin kosovar.
    Ai shpreh pikpamjet e tija per ngjarje dhe figurat e politikes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-08-2002 mė 18:27

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Kadri Osmani ėshtė luftėtar i vjetėr i ēeshtjes kombėtare. Ai ka bėre s'paku 16 vjet burg te Serbiese per kauzėn kombėtare.

    Baca Kadari ne Kosove shkon kur te doje dhe sa here te dojė. Qė ai jeton ne Zvicėr nuk eshte gje e re, kete e ka thene edhe vete.

    Pėrveē ne trepēa.net ai nxjerre edhe revisten "Shqiperia Etnike". Deriu tash ka shkruar ne shume gazeta te ndryshme.

    Llapi mos dezinformo kot, se nuk te beson askush!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50



    Po perse ore ti Llapi kercen si dreq???!

    Kadri Mani nuk e atakon z. Haradinaj, por e keshillon ate miqesisht. Nqs. faktet e pakontestuara qe z. Mani i paraqet ne shkrimin e tij ty te duken si sulm, atehere ti ke problem ne te kuptuarit e gjerave.

    Ku e ditke ti se z. Mani nuk guxuaka te shkoje ne Kosove? Mos valle me kete informcion ti don te konfirmosh publikisht se Kadri Mani, njeri nga luftetaret me te spikatur te ceshtjes kombetare, qenka ne listen e zeze, e ti na qenke pjestar i falanges gjakatere te Xhavit Halitit me kompani?

    Mos e demasko vetveten duke u treguar kaq injorant.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Geni i perbashket Shqiptar

    Une nuk jam njohes i afert e "kompetent" i zhvillimeve ne Kosove, por desha te ve dicka ne dukje ne lidhje me perseritjen e historise:

    Ashtu si gjate L II Boterore, perseri Shqiptaret ndahen ne kampe te vecanta, kundershtare me njeri-tjetrin ndaj armikut te perbashket, atehere okupatori, dje Serbi. Por mos kujtoni se sot serbi eshte mundur si dje koalicioni fashist; serbi ka prezence fizike, politike, ekonomike, strukturore, deri administrative, sic eshte rasti i Mitrovices.

    Lerini dallimet, mor Shqiptare, qendroni te bashkuar per nje qellim: pavaresine e Kosoves. Serbi kerkon tiu shohe te ndare, ne kampe te kunderta ideologjike e politke, te lani e te qeroni hesape perhere me njeri-tjetrin, ne menyre qe serbi te pengoje pavarsine, ta kantonizoje ate, ta fuse ne vathe si dikur, por me forma e metoda te reja "bashkekohore", dhe shka per kete jane pikerisht Shqiptaret, sepse nuk jane ne gjendje te qeverisen.

    Kosova e pavarur, pastaj postet, pastaj partite, pastaj gradat, pastaj "larje hesapesh" (por vetem me vota, me metoda demokratike), ndrysh do tu haje ujku serb, me pelqimin nderkombetar.

    Beni kujdes: morrat e kuq kane te njejten spirale gjenetike, si ne Prishtine, ne Tirane, e gjetke.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2002
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2
    o burra lerni ato pallavra se Ramushi nuk e ndal askend te kthehet ne Kosove e te gjithe ata qe kane bere tradhti nuk guxojna te kthehan ne kosove.Me heret lexoj cka shkruan edhe nje autor percares per akademikun e njohur R.Qosja por si te kishte gruaja e atij burrecit femijet me Qosjen,Ramushin,Thacin atehere besomeni do te na kishin linde akademik,heronje,trima.
    kujta

  6. #6
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Ne jemi shume te vegjel te flasim per z.R.Haradinaj.

Tema tė Ngjashme

  1. Hagė: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshėm
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28
  3. Ramush Haradinaj qytetar nderi nė Gjirokastėr
    Nga Sabriu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 06:27
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Spiro Butka: Si luftova nė krah tė Ramush Haradinaj
    Nga demir nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •