Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 336
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Diku ne Himare, buze detit sdo te ishte keq...
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

  2. #22
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    do te dua te jetoj atje ku te gjej pune!!!
    The teeth are smiling, but is the heart???

  3. #23
    ChErRy_LiPs Maska e BlondiE_18
    Anëtarësuar
    05-08-2002
    Vendndodhja
    US
    Postime
    559
    per nje periudhe te shkurter do te me pelqente Dhermiu kurse per te jetuar pergjithmon Spain...
    Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!


    BeRaTsE 83

  4. #24
    Moderatore Maska e Shanon
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Mua do te me pelqente te jetoja ne tre qytete, ne Lure ku te kisha nje shtepi timen prane liqeneve, ne tirane se eshte si shpirt dhe vendi i trete eshte nje qytet mes te dyve, domethene duke i zgjedhur liqenet me pjeten tjeter te bukur te tiranes por duke i kompensuiar, pra tiranes ti heq pluhurin dhe balten dhe ti kompensoj me ajrin ne lure, lures ti heq njerezit qe jane te damllosur dhe akoma patriarkale. Domethene sme gjendet karari gjekundi qe te jhem e sigurte dhe po te kisha mundesi do jetoja ne nje qytet qe ta ndertoja vete sipas shijes time, si kapedani looooooooooooooool

  5. #25
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shanon, fjale me ven, se lun topi.
    Ai qyteti ne mes Lures dhe Tiranes ka femrat me te bukura te shqiperise, ne % kuptohet,(ket s'ta them per kompliment) kam bere qitje atje, vertetova çfare me kishin treguar me pare.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Rinorja
    Anëtarësuar
    23-07-2002
    Postime
    28
    Deshira ime eshte qe te jetoj dhe veproj ne qytetin Sliema te Maltes.
    Bukurit e bregdetit, natyra mesdhetare, njerez te qete, te pa brenga, bujare dhe mikprites, jane joshse per jete sidomos per ne te rinje.
    Ja si duket qyteti Sliema.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #27
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Ne Berat,si dikur ne femijeri,te lahem ne lume,te takoj perdite shoket e njerezit e aferm,te bej xhiro me shoqerine e te shofim gocat e bukura,qe na marrin neper goje duke nenqeshur pak,te flas vetem gjuhen time dhe te mos ndiej mall per atdhe.
    Ehhh vendlindja ime e dashur...

  8. #28
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Ke pusi qe lahet vet !

    M'ka le zemra n'Elbasan
    Tjeeter ven moj nuk du me shku...
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  9. #29
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Ku na shqepen plot me balte e ne na duket si mjalte
    ne Shqiperi

    Ku rroj me gaz e me nder e ku ndihem si i dhjere
    ne Shqiperi

    Ku u be dosa e gomari me me rendesi se shkencetari
    ne Shqiperi

    Ku them se dua te vete po me duhet Kallash me vete
    ne Shqiperi

    Ku ma fusin ne dogane po munden dhe pa breke me lane
    ne Shqiperi

    Per ke bej si nacionalist po ne te vertete jam plazisht
    per Shqiperine

    Ku me mbyti katundari ku me zhvat qeveritari
    ne Shqiperi

    Ku me del Miu me top, edhe sorrat kendojne Pop
    ne Shqiperi

    Ku me mbyten fekalet e m**it, dhe si njihet forma frutit
    ne Shqiperi

    Ku me rropen fajdexhinje, dhe me shqyen jabanxhinjte
    ne Shqiperi

    Ku jam rritur me therime ku duan te me lene pa qime
    ne shqiperi

    Kush me dergoi ne kurbet ma beri jeten vaj me det
    ti Shqiperi

    Ku mallkoj cdo dite qe shkon, te mbaj bossat me biberon
    ne Shqiperi

    Kujt i dhashe shpirtin tim, dhe me nisi ne mergim
    ti Shqiperi

    Per ke me qan shpirti cdo dite, dhe eshte shtet ne Afrike
    ti Shqiperi

    Per ke lodhem te nderoj, dhe kam mbet me gisht ne goj
    per ty Shqipri

    Ke kam nene, ke kam ate, kush i la te veja grate
    ti Shqiperi

    per ke ma keputi shpirtin malli, ku pihet uje ne gjurme kali
    ne Shqiperi

    Ku nuk rroj me gaz e shpres po prap kam deshire te vdes ,
    ne Shqiperi
    Ndryshuar për herë të fundit nga SSALB : 13-09-2002 më 18:37

  10. #30
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Montreal do zgjidhja te pakten si vend te pushimeve. Per te jetuar, paksa veshtire. S'ka det!!!! Te bie hunda e s'e ndien ne dimer. Sa per njerezit, ah njerezit!


    Une s'kam bredhur shume, po ketu ku jam me pelqen me gjithe mend. Vancouver, vera jo me shume se 30C, dimri jo me ftohte se +2. Oqeani i futet qytetit mes per mes, edhe aty ku nuk arrin dot, ka zgjatur krahet e ka bere nja dy lumenj te mrekullueshem. Ne vere, tek jam ne plazh, shoh "gjera" qe rrehkasin faqes se malit; jane njerez qe bejne ski ne mes te korrikut. Nga cdo maje pallati me me shume se kater kate sheh vetem gjelberim rreth e rrotull, a thua se jeton ne mes te pyllit gjithe kohes. Njerezit te kthejne faqen tjetr kur u gjuan njeren ane. Maria pihet per qjef, madje po legalizohet. Ne Vancouver punohet per te jetuar.

    Mema dhè mbetet gjithmone zgjidhja e pare, por kur te egzistoje ne te njejten forme dhe jashte haluçinacioneve te mia.

  11. #31
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Problemi eshte qe jeta eshte LUFTE dhe bota SHESH BETEJE, ajo s'eshte QEF por DETYRE, kjo i ka bere njerezit LUFTETARE. Duke qene me mijera dhe duke u shtuar perdite, vetem ata te rradheve te para luftojne dhe rrojne si luftetare. Te tjeret mbas vegjetojne ne mes te gjelberimit dhe hijes.
    Çfare duhet ditur eshte qe: te gjithe do te vdesim nje dite, luftetaret dhe joluftetaret. Te paret ne LAVDI, ndersa te fundit ne HARRESE.

    Si thoni ju, pse zgjodhi Nene Tereza, Indine, kur fare mire mund te zgjidhte Vankuverin, per te jetuar ne paqe e lumturi.
    Ja u them une; sepse kerkonte LAVDINE dhe SHENJTERINE. Te dyja i pati. Kjo tregon se "PARAJSA" eshte ne toke dhe jo ne qiell, ajo eshte midis nesh, mjafton te zgjedhim. Ajo nuk eshte VEND siç e mendojne shumica nga ju, por MENYRE TE JETUARI.

    ps, pse ben poezi ti Henri, per çfare qellimi? sepse kam vene re qe si kendon natyres dhe njerezve te bute te Vankuverit, ne to ka veç dileme dhe trishtim, disa here dhe "tinguj lufte" pa kuptim (nder me te bukurat). Si ka mundesi nje gje e tille. Kjo eshte çeshtja.

  12. #32
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ka nje kontradikte aty tek ai mallengjimi yt i mesiperm, po se ku eshte s'po i bie dot ne ere une

    Koncepti i parajses per mua eshte prehje e perjetshme. (Me te degjuar e kam) qe andej nga ferri çoç kercehet shume pupthi se duan te ngjiten lart, ketej nga paqja pra. Jo çdo levizje kaotike eshte rrebelim i orientuar.

    Mua nuk me shqeteson aspak ideja se kur te vdes, nekrologjia ime mund te mos permbaje as kater fjale: u tretsh ne paqe. As leket e harxhuara per vullnetaret qe do mbledhin leke ne emrin tim, apo per pemet qe do priten per leter per biografine time apo bemat e mia, nuk i kam shume per zemer. Une jam mbrojtese mjedisi, sic e sheh, mbrojtese e ekuilibrit te tij me sakte; dobishmeria ime thjeshtezohet vetem ne nje grusht mish te fresket per te ushqyer krimba te shendetshem, qe te plehrojne token sa me mire, qe te filtrohen sa me shpejt mbeturinat toksike.

    Thjesht, mire e bukur.

  13. #33
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ajo s'qe mallengjim, ishte KUSHTRIM, doli pak si klithme ngaqe s'kam grene veze ka ca dit. Ajo teoria jote e krimbezimit, s'vlen, natyra i ka bere gjerat ndryshe, misioni i njeriut s'eshte kthimi ne pleh, e dhjera e tij do ti ushqente fare mire krimbat. Nejse ti leme fjalet, shih çfare shoh nga dritarja:

  14. #34
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    sa te vegjel

    Te vegjel jeni vertet. Oh sa keq o njerez gezoni per ato qe dikush i ndertoi pa ndihmen tuaj, pa ju pyetur fare nese e donit apo jo ate grumbull hekurash, apo ate mase çimentoje te ngrire ne grataciela. Perse o njerez thjeshtesine e jetes kerkoni ta vishni me rrobat me moderne. Ndaloni per nji moment, o njerez, nuk na duhen brengat tuaja te fshehura pas fotografive te ftohta. Na mjafton nji cope buke me djathe pak ajer dhe nji uje i ftohte si ai i "bysheku-t".
    Kjo eshte jeta !
    P.S. qesendite varferojne shpirtin tuaj ne arrati...
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e syembla
    Anëtarësuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    ne fund te detit
    Postime
    28
    Do me pelqente shume te vizitoja nje here indine dhe afriken, ndersa per te jetuar me pelqen ne Firenze ku jetoj edhe ne shqiperi do me pelqente....ufffffffff sa inat kur e ke te veshtire te vendosesh...
    sono cui per capire il mondo
    e non pretendo che il mondo
    mi capisca, ma solo che mi accetti,
    oppure mi ignori e non mi tolga
    la libertà di scoprire il mio mondo...

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    asnje fotografi nuk isha ne gjendje te shikoja, a ka ndonje menyre "magjike" per t'i hapur ato? Ndodh shpesh qe nuk jam ne gjendje te hap fotografi ne kete forum, por asnjehere nuk kam marre mundimin te shkruaj per kete...

  17. #37
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    po di mund ti besh copy paste se ashtu dalin .

  18. #38
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Di68, qe te shohesh fotografite duhet te rregjistrohesh ne forum. Nuk mund ti hapesh pa hyre me emrin tend (Di68) .

    Ornament, po peme dhe parke nuk sheh nga dritarja....Me ka marre malli per stinat e natyres, pallate ka me shumice.

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Eliona, une jam regjistruar ne forum, nuk besoj qe ky te jete problemi, pastaj une nuk jam ne gjendje te hap disa fotografi, jo te gjitha, fotografi te tjera i kam hapur pa problem.

  20. #40
    labja Maska e klaudia
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    66

    hi miq

    une jetoj ne michigan , dhe eshte shteti me i shpifur qe keni hasur ndonjeher, por kam nejt ne new jersey kot fare, philadelpia sme pelqen,toronto po rri tani eshte stili evropian, do ndieni sikur jeni ne shqiperi, njerzit ecin ne kemb, me bicikleta, ke autobusa per te shkuar ku do, 1 ore larg ke niagara fallsin shko cdo te djel kalon kohen se eshte bukur, shko ne montreal per garat e makinave, ja pra keto te mira ka toronto, provojeni dhe do me shkruani prap.eshte shume bukur.
    labe jam labe keni gje ju?

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ju pëlqen të jetoni në Florida ??
    Nga I LOVE FLORIDA në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 29-01-2015, 10:32
  2. Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 18:38
  3. Abuzuesit seksualë në zonën ku jetoni
    Nga PINK në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 20:25
  4. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  5. Hej Rinia qe jetoni ne Angli pse nuk takohemi ndonjehere
    Nga Englander në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 11:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •