HISTORI

figura mė ėmblematike e Rilindjes Kombėtare Naim Frashėri ka bėrė njė akt tė pashembullt vlerėsimi dhe nderimi pėr Biblėn e Shenjtė. Naim Frashėri ka pėrkthyer njė nga fragmentet mė sinoptikė dhe domethėnės tė Ungjillit tė Shėn Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshėm dhe tronditės lidhet me ballafaqimin e Krishtit pėr dėnimin ose jo tė krimit tė kurorėshkeljes nga ana e njė gruaje qė ėshtė Maria Magdalena
Bektashizmi naimjan qe nė harmoni me romantizmin dhe kombėtarizmin laicist tė tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte njė formė origjinale e harmonizimit tė dy feve tė mėdha : krishtėrimit dhe islamizmit. Njė sinkretizim i tillė nė kohėn e sotme quhet ekumenizėm. Naim Frashėri ishte njė shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i tij mund tė jetė mė i veēanti dhe mė origjinali

Studiuesi i njohur Dr. Moikom Zeqo paraqet kronologjinė e pėrkthimeve tė Ungjillit dhe librave fetarė nga korifejtė e letėrsisė shqipe, qysh nga Gjon Buzuku e deri te rilindasit

Si e pėrktheu Naim Frashėri librin e Biblės sė Shenjtė
Pėrveē poetit tonė kombėtar, pėrkthimi integral, i tėrėsishėm dhe i vetmi deri mė sot i plotė i gjithė librave kanonikė ėshtė bėrė nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj


--------------------------------------------------------------------------------

Dr. Moikom ZEQO

Dimė deri mė sot se libri mė i kryehershėm nė gjuhėn shqipe ėshtė ai i Gjon Buzukut mė 1555. Kjo kryevepėr filologjike e shqipėrimit dhe e strukturimit terminologjik dhe konceptual ėshtė nja antologji e librave pėrbėrės tė Biblės sė Shenjtė. Pra ėshtė pikėrisht Bibla e Shėnjtė qė hap hullinė madhėshtore dhe tė pakufishme tė letėrsisė shqipe. Tė shumtė janė dijetarėt, qė kanė bėrė pėrkthime mjeshtėrore tė librave tė Biblės sė Shenjtė, qoftė nga Testamenti i Vjetėr, qoftė nga Testamenti i Ri. Njė kulm tė shqipėrimit tė Biblės sė Shenjtė e arriti filologu i mrekullueshėm shqiptar Konstandin Kristoforidhi.

Por pėrkthimi integral, i tėrėsishėm dhe i vetmi deri mė sot i plotė i gjithė librave kanonikė tė Biblės sė Shenjtė ėshtė bėrė nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj. Vepra e Filipajt ėshtė po aq madhėshtore sa vepra e dijetarit ilir tė shek.IV Euseb Hieronimit, i cili pėrktheu Biblėn e Shenjtė nė gjuhėn latine, nė variantin e njohur "Vulgata", qė u bė baza dhe shtrati konceptual i qytetėrimit letrar, teologjik dhe filozofik i Evropės Perendimore.
Kohėt e fundit duke shkruar njė libėr pėr Gjon Buzukun, unė kam hyrė nė hullitė e pafundme dhe tė ēuditėshme tė pėrkthyesve shqiptarė dhe tė huaj tė Biblės sė Shenjtė nė shqip. Kaq tė shumtė dhe tė ndryshėm janė kėta njerėz, disa personalitete me emėr tė madh dhe shumica gati anonimė dhe tė harruar krejtėsisht, sa tė bėn pėrshtypje fakti, qė vetėm njė kryelibėr si Bibla e Shenjtė mund tė ngjallte njė interes kaq tė shumėfishtė intelektual dhe kulturor. Jo rastėsisht nė shek.XIX, qė quhet si shekulli i Rilindjes Kombėtare, shqiptarėt patėn njė ringjallje morale dhe letrare, duke u bazuar mė tepėr tek njė kulturė laike e mirėfilltė nė formėn e njė moderniteti dhe tė njė stili tė ri dhe fuqishėm pėr kohėn. Motoja kryesore e rilindasve tanė qe laicizmi dhe filozofia e kombėtarizmit, gjė qė bėhej pėr herė tė parė nė njė mėnyrė tė programuar dhe iluministe. Letėrsia e romantizmit shqiptar pėrputhej si tipologji potenciale dhe jashtėzakonisht prekėse pėr ideologjinė kombėtariste tė Rilindjes tė pėrfaqėsuar shkėlqyeshėm sidomos me emrat e De Radės dhe Naim Frashėrit. Por nuk ėshtė e vėrtetė, qė kultura e re shpresėdhėnėse e rilindasve kishte njė karakter purist dhe laicist absolut. Pikėrisht nė kėtė lak kohor, Konstandin Kristoforidhi bėn pėrkthimet e tij tė mahnitėshme, tė Librit tė Psallmeve si dhe tė 4 ungjijve tė Testamentit tė Ri apo dhe tė disa librave tė Testamentit tė Vjetėr. Nė kėtė mėnyrė Kristoforidhi vazhdonte nė kohė dhe nė hapėsirė por nė njė mėnyrė tjetėr veprėn e ndėrprerė qė para 4 shekujsh tė Gjon Buzukut tė pavdirė. Shqipėrimet e unjgjijve nuk ishin nė kontradiktė as me romantizimin dhe as me kombėtarizmin shqiptar. Kjo vėrtetohet mjaft qartė. Pėr shembull tek De Rada metaforat e unjgijve dhe sidomos egzotika kristiane e mėshirės dhe e pėrdėllimit, e altruizmit dhe e misticizmit tė ndritur ėshtė nė substancėn e poemave tė tij tė mahnitėshme. Nga ana tjetėr pa shqipėrimin e ungjijve nga Kristoforidhi nuk mund tė arrihej dot tek Fan Noli dhe aksioni i tij i jashtėzakonshėm kombėtar i krijimit tė Kishės Autoqefale Shqiptare. Qėllimi im ėshtė tė them qartė dhe pa ekuivok se tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė rilindas tė njė origjine etnike, pavarėsisht nga pėrkatėsitė fetare tė ndryshme kishin njė syzim tė qartė letrar dhe modern tė sė ardhmes. Ajo qė dua tė ve nė spikamė ėshtė qė figura mė ėmblematike e Rilindjes Kombėtare Naim Frashėri ka bėrė njė akt tė pashembullt vlerėsimi dhe nderimi pėr Biblėn e Shenjtė. Naim Frashėri ka pėrkthyer njė nga fragmentet mė sinoptikė dhe domethėnės tė Ungjillit tė Shėn Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshėm dhe tronditės lidhet me ballafaqimin e Krishtit pėr dėnimin ose jo tė krimit tė kurorėshkeljes nga ana e njė gruaje qė ėshtė Maria Magdalena. Ky fragment ėshtė komentuar nga tė gjithė ideologėt dhe intelektualėt e kohėrave. Kemi tė bėjmė me zanafillėn e idesė sė mėshirės dhe idesė sė fajit si realitet njerėzor tek tė gjithė. Krishti nė parabolėn e kėsaj ngjarjeje shkruan me gisht diēka nė rrė ose mbi tokė. Kjo ėshtė e vetmja dėshmi biblike qė ai dinte tė shkruante, por ndoshta edhe tė vizatonte. Teza e tij dialektike, me njė paradoks tė ndėrsjelltė, se mund tė godiste njė mėkatar ose mėkatare vetėm ai njeri qė nuk kish bėrė vetė mėkate, pėrbėn esencėn e drejtėsisė zanafillore, tė pastėr, absolute. Ajo qė kėrkon Krishti, e kpėrcen botėn juridike, domethėnė edhe atė reale. Krishti tregon se ka njė tė drejtė tė epėrme, tė ndryshme nga e drejta juridike. Kur ndėshkuesit e gruas mėkatare hodhėn pėrdhe gurėt qė mbanin nė duar, sepse kishin bėrė mėkate qė tė gjithė, Krishti, i cili qe nė kėtė sknė shekspiriane e vetmja qėnie qė nuk kish bėrė mėkate, nė bazė tė logjikės formale aristoteliane duhej tė vepronte dhe tė qėllonte me gurė mėkataren. Por Krishti e shkeli dhe e pėrbuzi kėtė tė drejtė kanunore, e fali mėkataren, ndonėse nuk harroi ta porosiste, qė tė mos mėkatonte mė nė tė ardhmen. Kjo parabolė ėshtė mrėkullibėrėse dhe dlirėsuese nė tė gjithė pikpamjet. Kjo parabolė tregon se jo dėnimi, por emancipimi ėshtė shpėtimi i botės.

Naim Frashėri e ka shqipėruar mrekullisht si mė poshtė fragmentin parabolė nga Ungjilli i Shėn Gjonit :

Pėrkthimi i Naim Frashėrit
"Zoti Krisht njė mėngjes, tek mėsonte njerėzinė nė hijetoret (d.m.th nė tempullin e sinagodės - shenimi im M.Z.) tė kėnduarit (mėsuesit, qė dinin shkrim e kėndim - shėnimi im M.Z.) e judeve, qė quheshin shkronjės dhe farisenj, i prunė njė grua qė kishinė zėnė mbė turp, edhe i thonė qė nė nomtė (nė ligjin - shėnimi im M.Z.) Moisiu porosit tė tillatė tė vritenė me gurė, ti pra si thua? Kėtė ja thoshinė duke ngarė, qė tė gjeninė punė ta shaninė. Zoti Krisht hodhi sytė poshtė dhe shkruante me gisht mbi dhe, si vunė kėmbė dhe po e pyetninė, ngriti dytė mbė ta dhe tha : "I pafajmi prej jush tė hedhė pėrpara gurė mbi tė", ata, si dėgjuanė kėtė fjalė edhe mendja i rrihte, zunė njė nga njė, nga tė mėdhenjtė e gjer tek tė fundit, e po dilninė dhe mbeti vetėmė Zoti Krisht dhe gruaja qė po qėndronte ndė mest, si ngriti sytė Zoti Krisht, pėrsėri dhe s'pa njeri veē gruanė, i tha asaj : "Grua, ku janė ata qė tė hiqninė fajtore? Asnjė s'tė dėnoi?" Dh'ajo u pėrgjej : "Asnjė o Zot". Pra i tha Zoti Krisht : "As unė s'tė dėnonj, shko tashi dhe mos bėnjė faj mė".
Pėrpara Naim Frashėrit, mė 1879 Kristoforidhi kish pėrkthyer tė katėr ungjijtė sinoptikė.

Pėrkthimi i Konstandin Kristoforidhit
"Edhe Jisui vate ndė malt t'ullinjvet. Edhe mbė tė vagulluarėt erdhi pėrsėri ndė hijeroret, edhe gjithė llauzi. vinte tek ay, edhe ay ndenji e i mėsonte. Edhe shkronjėsit e farisenjtė i bjenė njė grua tė zėnė ndė kurvėri, edhe si e vunė ndė mestė, i thonė, Mėsonjės, kėjo grua ėshtė zėnė mbi punėt duke kurvėruarė. Edhe Moisiu ndė nomt na ka porositurė tė tillatė gra tė vritenė me gurė, ti pra ē'thua? Edhe kėtė e thoshinė duke ngarė atė, qė tė kenė me se t'a pėrflasėnė. Po Jisui u unj, e shkruante me gishtinė mbė dhet. Edhe pasi qėndroninė duke pyetur atė, u ngrit e u tha atyre : i pafajmi prej jush, ky mė pėrpara, le tė hedhė gurinė mbi tė. Edhe pėrsėri u unj e shkruante mbė dhet. Edhe ata kur dėgjuanė, edhe pasi, qėrtoneshinė prej ndėrgjegjesė, zunė tė dilninė jashtė njė nga njė, qė prej pleqvet e gjer mbė tė fundėshmit, edhe Jisui mbeti vetėmė, edhe gruaja ishte duke ndenjurė ndė mest. Edhe Jisui si u ngrit edhe nukė pa as ndonjė veē gruasė, i tha asaj : Grua, ku janė ata qė tė pėrflisninė? Asndonjė s'tė dėnoi? Edhe ajo tha : As ndonjė, Zot. Edhe Jisui i tha : As unė nukė tė dėnonj, shko, edhe mos fėje mė".

Pėr tė bėrė mė tė plotė krahasimin e shqipėrimit tė kėsaj parabole po citoj edhe pėrkthimin e quajtur Diodati i Ri, bėrė mė 1994 nė shqip .

Pėrkthimi i Biblės i variantit Diodadi i ri
Edhe Jezusi shkoi nė Malin e Ullinjve. Por si zbardhi dita, u kthye pėrsėri nė Tempull dhe gjithė populli erdhi tek ay, edhe ai u ul dhe i mėsonte. Ahere farisenjtė dhe skribėt i prunė njė grua qė ishte kapur duke shkelur kurorėn dhe, mbasi e vunė nė mes, i thanė Jezusit : Mėsues, kjo grua ėshtė kapur nė flagrancė, duke shkelur kurorėn. Por nė ligj Mosiu na ka urdhėruar tė vriten me gurė gra tė tilla, po ti ē'thua? Flisnin kėshtu pėr ta vėnė nė provė dhe pėr tė pasur diēka pėr ta paditur. Por Jezusi, duke u shtėnė se nuk ndėgjoi u pėrkul dhe shkruante me gisht ndė dhe. Dhe, kur ato vazhdonin ta pyesnin ai iu derjtua dhe u tha atyre : "Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!" pastaj u pėrkul pėrsėri dhe shkruante ndė dhe. Atėherė ata e dėgjuan kėtė dhe tė bindur nga ndėrgjegja u larguan njė nga njė, duke filluar nga mė tė vjetrit e deri te tė fundit, kėshtu Jezusi mbeti vetėm me atė grua, qė qėndronte atje nė mes. Jezusi ahere u ngrit dhe duke mos parė tjetėr veē gruas i tha : "O grua, ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?" dhe ajo u pėrgjigj : "Askush, Zot". Ahere Jezusi i tha : "as unė nuk tė dėnoj, shko dhe mos mėkato mė".

Vėshtrimi krahasimtar midis tre shqipėrimeve nė kohė tė ndryshme dhe nga njerėz tė ndryshėm ėshtė tepėr i qartė. Vėrtetojmė kėshtu se Naim Frashėri ka bėrė me vetėdije tė plotė shqipėrimin e njė fragmenti substancial tė Biblės sė Shenjtė. Kjo parabolė pėr mosdėnimin e gruas mėkatare dhe tė mėshirės qe nė harmoni me konceptin humanistik tė emancipimit tė gruas nga ana e Naim Frashėrit. Ėshtė njė ide tepėr e veēantė dhe largpamėse. Po pse e ka bėrė kėtė gjė Naim Frashėri? Feja e tij i takonte njė sekti kaq tė veēantė siē qe bektashizmi Naimi shkroi eposin e bektashizmit "Qerbelanė" si dhe njė libėr tė quajtur "Fletorėt e bektashinjve". Bektashizmi naimjan qe nė harmoni me romantizmin dhe kombėtarizmin laicist tė tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte njė formė origjinale e harmonizimit tė dy feve tė mėdha : krishtėrimit dhe islamizmit. Njė sinkretizim i tillė nė kohėn e sotme quhet ekumenizėm. Naim Frashėri ishte njė shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i Naimit mund tė jetė mė i veēanti dhe mė origjinali nga gjithė shkrimtarėt e tjerė nė rrafsh ballkanik dhe evropian. Ekumenizmi i Naimit bazohet jo vetėm mbi shqiptarizmin por dhe nė harmoninė dhe dashurinė midis popujve, ēka e bėn projektin ideor tė Naimit tė ngjashėm dhe familjar me teorinė e globalizmit tė sotėm. Ėshtė e habitshme qė ekumenzmi naimjan shėrben si pararojė mendore pėr integrimin botėror tė shqiptarėve dhe tė zhdukjes sė kufijve ndarės midis qytetėrimeve, feve dhe etnive. Nė kohėn e Naimit, tė shqipėrojė Biblėn e Shenjtė pa qenė i krishterė, quhej njė herezi dhe blasfemi e rėndė. Naimi pa qenė i krishterė dha shembullin e shqipėrimit tė Biblės sė Shenjtė. Por ai bėri diēka akoma mė tė ēuditėshme dhe tė pabesueshme. Nė kyeveprėn e tij poetike "Lulet e verės" Naim Frashėri botoi dhe vjershėn "Pėrpara Krishtit". Naimi tregon njė nderim tė pafund pėr Krishtin, tė cilit i drejtohet :"Djalėth, njeriu i Perėndisė". Ėshtė e habitėshme qė vjersha e Naim Frashėrit bektashian pėr Krishtin tė mirėkuptohej nga myslimanėt dhe tė mos gjendet asnjė gjurmė kundėrshtimi nė shtypin e kohės, pse vallė Naimi e bėri kėtė gjė. Vetėkuptohet, qė Naimi e nderoi Krishtin sepse ndėrgjegja e tij ekumenike nuk njihte dallime dhe sidomos pėrjashtime.

Sė fundi dua tė shtoj qė Naim Frashėri nė librat e tij ka dhe fragmente tė tjera tė pėrkthyera nga Bibla e Shenjtė. Nė shumė fjalė tė urta apo edhe parabola tė Naimit, ka pėrkthime biblike. Kėshtu thėnia e Naimit "Tė mirėtė thonė: shumėzohuni" ėshtė njė fragment nga libri i "Gjenezės" nga Testamenti i Vjetėr. Kurse njė parabolė, qė pėrshkruan gruan fisnike dhe punėtore si model tė harmonisė familjare ėshtė njė fragment i pėrkthyer nga Naim Frashėri nga libri biblik"Fjalėt e urta", qė i pėrket Testamentit tė Vjetėr.

-------------
gazeta shqiptare.