Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"

    Ishte ditë e hënë kur u takuam me Frankon tek bar "Tirana". Me një sjellje praktike e mjaft xhentile, përmes natyrës së tij të qetë dhe fytyrës babaxhane, arriti të krijonte një atmosferë tepër të këndshme. E kisha ndjekur Frankon në prezantimet e ndryshme të tij, nëpër vite. Më kish bërë përherë përshtypje ajo prezenca e tij tepër e thjeshtë, modeste. Një qëndrim shumë praktik në skenë, që i impononte edhe publikut vëmendje e respekt. Sot po ajo fytyrë, po ajo butësi e thjeshtësi, përveç thinjave që ishin shtuar dhe rrudhave që dëshmonin për lodhje ndër vite.

    "Kam filluar të këndoj që më 1972, nis të tregojë kantautori, paksa mendueshëm. 'Adresa' ka qenë kënga ime e parë, e cila korri maft sukses. Më pas ajo pasohet me 'Biçikleta' dhe në festivalin e madh të dimrit prezantohem me 'Kur dëgjojmë zërin e botës', një këngë protestë kundër luftës në Vitnam."
    Ai është një këngëtar që gjithmonë është përpjekur të përqafojë të renë, të bu kurën. Një prirje e guximshme për të ecur përherë paralelisht me kohën. Këtë e dëshmon edhe fakti që ai numërohet ndër të parët këngëtarë në Shqipëri që ka futur në këngët e tij rrymën rrep, siç është kënga "Telat e kitarës sime".

    I frymëzuar nga gjithçka e rrethon, u ka kënduar temave shoqërore, dashurisë në detajet e saj më domethënëse. Kurdoherë është përpjekur të përcjellë një fabul që i ka qëndruar jashtë të përgjithshmes.

    Edhe pse kanë kaluar vite që nga dalja e tij e parë në skenë, ai ende ruan ëndrra, projekte që dëshiron t'i realizojë. E ka ndier fuqishëm presionin që bërrylat i kanë krijuar vit pas vitesh. Është munduar të ruajë origjinalitetin dhe të kënaqet me duatrokitjet e një publiku të sinqertë".
    Franko është ndër këngëtarët e parë që ka riorkestruar këngët popullore dhe i ka kënduar me delikatesë prej artisti, për të ruajtur tabanin e saj. "Është për të ardhur keq, por sot kënga jonë popullore po bastardohet. Është mirë të rizgjosh vlerat e një flklori të pasur, por kurrsesi nuk duhet cënuar 'zemra' e tij, natyra e thjeshtë, fabula popullore. Kjo sigurisht merr vlera nga personi që e përpunon atë…"

    Në shtëpinë e Frankos gjendet një studio e vogël regjistrimi, e cila e ndihmon në punën e tij të përditshme krijuese. Ai futet në gamën e artistëve të cilët punojnë, eksperimentojnë, seleksionojnë, dhe vjen një moment kur ata shprehin gjithçka kanë dashur të thonë ndër vite.
    Aktualisht, po merret me mbledhjen e këngëve të albumit të tij të tretë. Do të jenë këngë të vjetra, suksese të dy viteve të fundit, krahas disa krijimeve të reja. "E dhimbshme ta thuash, por artisti sot, në ambientin shqiptar ndihet vetëm, si jetimi pa baba. Këtë e them duke u nisur nga përvoja ime shumëvjeçare. Kam punuar kaq, sakrifikuar kaq shumë, dhe nuk arrij të korr suksesin e kësaj lodhjeje, e këtij investimi. Ne jemi në fazën e mbijetesës, ku unë bashkë me kolegët e mi rropatemi nëpër punëra sekondare, në mënyrë që t'i bëjmë ballë kësaj jete kaq të vësh tirë, e kaq pak premtuese. Dhe e gjithë kjo, për shkak se mungon organizimi, mungon një menaxhim i mirë i burimeve dhe talenteve, që do të ishte dhe zgjidhje e këtij kaosi të përgjithshëm artistik sot".

    Nga Klotilda Kareçi
    Gazeta Shqiptare
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"

    Biografine, kenget e Francesk Radit mund t'i gjeni ketu: http://www.rockshqip.com/francesk-radi/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"

    Do mbetet ne memorie keshtu si vetem nje muaj e gjysem me pare ........ nje Mjeshter i kenges shqipe & ARTIST I MADH ne interpretim, shpirt, ndjenje !!!



    Faleminderit per artin tuaj te mrekullueshem ! ..... .Kenduat " Vietato Morire " (min. 27), po s'ndalet dot ne rrugen tuaj drejt lamtumires ..... e parakohshme kjo ..... Do te mbeteni I paharruar !

    Nje tjeter yll ne gjerdanin e yjeve te perjetesise te Artit Shqiptar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-04-2017 më 11:22

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Neteorm (04-04-2017)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"

    Nje nder Intervistat e bukura te tij..... ndoshta e fundit !


  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"



    U prehshi ne paqe Artisti I Madh !

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"


  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"

    Sërisht .......Atje ku nisi gjithçka ...

    http://www.revistawho.com/breakingne...nisi-gjithcka/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 03-04-2018 më 10:27

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: FRANÇESK RADI - "Muzika e kitarës, vetë jeta ime"

    Dokumentari 'Jetë e trazuar' për kantautorin Françesk Radi.

    http://shqiptarja.com/lajm/dokumenta...vit-pa-frankon

Tema të Ngjashme

  1. Medi Prodani, historia e gjallë e kitarës shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2019, 11:01
  2. Gjon Francesk Albani - Papa Klementi XI
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:37
  3. Francesk Armadhi
    Nga deti_bajri në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-12-2002, 05:52
  4. " Drame dashurie "ose "Drama ime"
    Nga Letersia 76 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 06:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •