perSHENDETje
Ne nje nenforum tjeter nje anetar me deshiren e nje bashkbisedimi frytdhenes kishte hapur teme me pyetjen: "sa Illire jemi?". Tema u shtjellua aq shume saqe u be burim temash te tjera. Keshtu pyetjet qe linden ishin : c'jane Shqiptaret, nga e kane prej'ardhjen, sa rendesi ka prej'ardhja etj. Nga nje moment e tutje duket se e gjithe mosmarreveshja e pergjigjeve gjendet tek menyra sesi sejcili prej nesh e shikon dhe e percakton identitetin kombetar. Ne nje liber shkollor historie pergjithesisht kombi percaktohet si nje grupacion personash qe kane prej'ardhje te perbashket, tradita dhe zakone te perbashketa, gjuhe te perbashket dhe shume here referohet edhe feja (me perjashtim rastin shqiptar ku nje referim i tille nuk do na interesonte aspak).
Po a nuk eshte nje shpjegim i tille i termit teper fillestar, aq fillestar saper ti mbushur mendjen kalamajve te fillores? Cila prej'ardhje e perbashket? Cila zakone dhe tradita te perbashketa (po Rocku eshte tradite, po Bajramin vetem Shqiptaret e bejne, po rrobat nuk ja kemi marre Anglezeve, cfare u mbeti vetem e Shqiptareve?)? Cfare eshte gjuha, pse imponohet gjuha e perbashket? Po feja c'rol loz?
Jane keto nje qere pyetje qe i hedhin poshte keto teorira qe mesohen neper shkollat fillore dhe permbahen neper fjaloret e gjuheve te ndryshme. Qe te kuptoje dikush termin komb do ishte me mire te shikoje separi menyren sesi ai lindi dhe qellimet qe erdhi per te realizuar. Kombi nuk ekzistonte gjithmone, u shfaq ne histori si shpikje e Revolucionit Francez.Gjithmone ekzistonin grupacione njerezish me shume gjera te perbashketa te cilat megjithate nuk arrinin ti benin qe te ndjeheshin komb. Pra mos eshte kombi nje ide? Sa do zgjasi kjo ide? Ne rastin e shteteve te BE pervec gjuhes cfare ndryshimesh te tjera mund te gjeni midis qytetareve te ketyre shteteve? Pra mos nje dite keta njerez do i thone vetes Europiane e jo Gjermane, Italiane, Franceze etj.? Ku ndodhet ndryshimi midis nje Anglezi dhe nje Amerikani? Jane keto ndryshime kaq te thella saqe te na bejne te flasim per dy kombe te ndryshme?
Duke e mbyllur kete teme dhe duke dashiruar pergjigjet tuaja do shtoja edhe nje pyetje tjeter : cili ishte roli qe erdhi te luaj kombi ne historine boterore, besoni se kombi pasi e lujti rolin e vet ne hisitori e ka humbur shkakun e ekzistences se vet?
falemiNDERit
Krijoni Kontakt