Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Ç'është kombi, a do ekzistojë gjithmonë?

    perSHENDETje

    Ne nje nenforum tjeter nje anetar me deshiren e nje bashkbisedimi frytdhenes kishte hapur teme me pyetjen: "sa Illire jemi?". Tema u shtjellua aq shume saqe u be burim temash te tjera. Keshtu pyetjet qe linden ishin : c'jane Shqiptaret, nga e kane prej'ardhjen, sa rendesi ka prej'ardhja etj. Nga nje moment e tutje duket se e gjithe mosmarreveshja e pergjigjeve gjendet tek menyra sesi sejcili prej nesh e shikon dhe e percakton identitetin kombetar. Ne nje liber shkollor historie pergjithesisht kombi percaktohet si nje grupacion personash qe kane prej'ardhje te perbashket, tradita dhe zakone te perbashketa, gjuhe te perbashket dhe shume here referohet edhe feja (me perjashtim rastin shqiptar ku nje referim i tille nuk do na interesonte aspak).
    Po a nuk eshte nje shpjegim i tille i termit teper fillestar, aq fillestar saper ti mbushur mendjen kalamajve te fillores? Cila prej'ardhje e perbashket? Cila zakone dhe tradita te perbashketa (po Rocku eshte tradite, po Bajramin vetem Shqiptaret e bejne, po rrobat nuk ja kemi marre Anglezeve, cfare u mbeti vetem e Shqiptareve?)? Cfare eshte gjuha, pse imponohet gjuha e perbashket? Po feja c'rol loz?
    Jane keto nje qere pyetje qe i hedhin poshte keto teorira qe mesohen neper shkollat fillore dhe permbahen neper fjaloret e gjuheve te ndryshme. Qe te kuptoje dikush termin komb do ishte me mire te shikoje separi menyren sesi ai lindi dhe qellimet qe erdhi per te realizuar. Kombi nuk ekzistonte gjithmone, u shfaq ne histori si shpikje e Revolucionit Francez.Gjithmone ekzistonin grupacione njerezish me shume gjera te perbashketa te cilat megjithate nuk arrinin ti benin qe te ndjeheshin komb. Pra mos eshte kombi nje ide? Sa do zgjasi kjo ide? Ne rastin e shteteve te BE pervec gjuhes cfare ndryshimesh te tjera mund te gjeni midis qytetareve te ketyre shteteve? Pra mos nje dite keta njerez do i thone vetes Europiane e jo Gjermane, Italiane, Franceze etj.? Ku ndodhet ndryshimi midis nje Anglezi dhe nje Amerikani? Jane keto ndryshime kaq te thella saqe te na bejne te flasim per dy kombe te ndryshme?
    Duke e mbyllur kete teme dhe duke dashiruar pergjigjet tuaja do shtoja edhe nje pyetje tjeter : cili ishte roli qe erdhi te luaj kombi ne historine boterore, besoni se kombi pasi e lujti rolin e vet ne hisitori e ka humbur shkakun e ekzistences se vet?

    falemiNDERit

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    O krieplak:

    Po urime mo, as askush nuk ka apur me shume tema kice se zoterote.

    Puna eshte, se pasi lexojme titullen, humbasem, se llafete qe shkruan nuku kane lidhje me temen, pervec fjales kombesi qe eshte e njejte. Nashti po na rrefen qe qe:

    kombi eshte pseudodefinicion,
    shqipteraret e perdorin llafne gjere e gjere se nuku dine c’eshte festa fetare na festa pagane,
    apo po lodhesh te mesoc kur do ndertohet internacionalja proletare pa skellever e skllaverues

    Po gjej a derezi nje vend ku te vesh kembet, se na turbullose duke te pare si vertitesh.

  3. #3

    Iliret gjithmone

    E dije vetm nje jemi populli i dyte per nga lashtesia ne ballkan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Illyria_kth_xx ,

    E dije vetm nje jemi populli i dyte per nga lashtesia ne ballkan

    Jo vetem qe jemi populli i dyte per nga lashtesia ne ballkan por jemi edhe populli i trete per nga leshtesia ne Ballkan.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Kryeplaku,

    Duke e mbyllur kete teme dhe duke dashiruar pergjigjet tuaja do shtoja edhe nje pyetje tjeter : cili ishte roli qe erdhi te luaj kombi ne historine boterore, besoni se kombi pasi e lujti rolin e vet ne hisitori e ka humbur shkakun e ekzistences se vet?

    Kombi luajti vetem nje rol percares ne historine boterore. Perpara se te formoheshin kombet njerezit jetonin te lumtur ne nje kopee te madhe qe kulloste nga Evropa ne Afrike, edhe Azi, bile edhe Amerike. Por kur kryetarit te kopese i ra ne mendje se po te ndertonte nje kulle ne Babeel mund ti gjuante henes me shtize, punet nuk shkuan me edhe aq mire per kopene. Ketu dolen disa te zgjuar nga shtresat me te varfera te kopese, ata qe hanin vetem bar, dhe formuan grupe te ndryshme duke i quajtur kombe. Nje etape e erret filloi ne historine boterore, plot luftera midis grupeve rivale per me shume bar dhe mish. Kryetari i kopese fillestare, qe ra nga vakti, shpiku greko-fene. Kjo i beri punet edhe me pershesh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga harmonies
    Kombi luajti vetem nje rol percares ne historine boterore. Perpara se te formoheshin kombet njerezit jetonin te lumtur ne nje kopee te madhe qe kulloste nga Evropa ne Afrike, edhe Azi, bile edhe Amerike. Por kur kryetarit te kopese i ra ne mendje se po te ndertonte nje kulle ne Babeel mund ti gjuante henes me shtize, punet nuk shkuan me edhe aq mire per kopene. Ketu dolen disa te zgjuar nga shtresat me te varfera te kopese, ata qe hanin vetem bar, dhe formuan grupe te ndryshme duke i quajtur kombe. Nje etape e erret filloi ne historine boterore, plot luftera midis grupeve rivale per me shume bar dhe mish. Kryetari i kopese fillestare, qe ra nga vakti, shpiku greko-fene. Kjo i beri punet edhe me pershesh.
    Per kronologjine se kur u krijuan kombet nuk jam i sigurte por persa i perket muajit jam teper i sigurte, duhet te kete qene aty nga Qershori kur filloi tharja e barit.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    perSHENDETje

    Ne nje nenforum tjeter nje anetar me deshiren e nje bashkbisedimi frytdhenes kishte hapur teme me pyetjen: "sa Illire jemi?". Tema u shtjellua aq shume saqe u be burim temash te tjera. Keshtu pyetjet qe linden ishin : c'jane Shqiptaret, nga e kane prej'ardhjen, sa rendesi ka prej'ardhja etj. Nga nje moment e tutje duket se e gjithe mosmarreveshja e pergjigjeve gjendet tek menyra sesi sejcili prej nesh e shikon dhe e percakton identitetin kombetar.
    Tema eshte shume interesante por teper e komplikuar....

    Persa i perket temes se "Sa ilire jemi" ose me sakte "Sa lidhje kane shqiptaret me iliret" shkaqet qe me shtyne jane te shumte dhe nuk e shoh te arsyeshme qe ti permend ketu....Sa per informacion nje nder shkaqet ishte nje teme e hapur ne kete forum ku aludohej per "kombesine" e Aleksandrit te Madh, dhe shumica e shqiptareve qe u pergjigjen ne forum e nxirnin Aleksandrin dhe Maqedonine si ilire......


    Qe te jem i sinqerte persa i perket identitetit kombetar apo kombesive besoj se nuk mund ti pergjigjesh kollaj pasi eshte dicka qe edhe pse ne pamje te jashteme duket e thjeshte eshte dicka e komplikuar...
    Dhe kjo gje behet me e komplikuar sidomos kohet e fundit me fenomenin GLOBALIZIM...
    Ne pamje te pare nocioni komb duket i thjeshte....Nje bashkesi njerezish qe flasin nje gjuhe te njejte....Me pas kemi nocionin shtet....Shteti eshte organizimi i kesaj bashkesie....Por nga shteti lindin kufijte e ketij shteti....Por shteti ka dhe rregullat e veta......Por nje shtet kur ndihet i fuqishem sulmon nje shtet tjeter apo bashkesi tjeter....Dhe keshtu lind lufta....e duke vazhduar keshtu mendim pas mendimi une s'do mbaroj as neser.....



    Qe te kuptoje dikush termin komb do ishte me mire te shikoje separi menyren sesi ai lindi dhe qellimet qe erdhi per te realizuar. Kombi nuk ekzistonte gjithmone, u shfaq ne histori si shpikje e Revolucionit Francez.Gjithmone ekzistonin grupacione njerezish me shume gjera te perbashketa te cilat megjithate nuk arrinin ti benin qe te ndjeheshin komb. Pra mos eshte kombi nje ide? Sa do zgjasi kjo ide?
    Une me teper kete do ta quaja shtet e jo komb...Nga 1800 e ketej ndeshim fenomenin e krijimit te shteteve "kombetare" (Εθνικά Κράτη) dhe kjo sipas mendimit tim ishte nje gabim....Ky krijim i shteteve "kombetare" besoj se pati pasoja negative te cilat mendoj se ishin dhe shkaktare per Luften e 1-re dhe 2-te Boterore...Gjithashtu ky krijim i "shtetit komb" solli dhe krijmin e kufijeve...Jo se kufijte nuk egzistonin me pare por nuk ishin te kesaj forme...Pra dua te dal ne perfundimin se "nocioni komb" u shfrytezua per krijimin e shteteve te pastra.....Gjithashtu dua te permend se termi komb nuk eshte dicka negative, por interpretimi dhe shfrytezimi qe i behet ketij termi shpeshehere ka pasoja negative..

    Ne rastin e shteteve te BE pervec gjuhes cfare ndryshimesh te tjera mund te gjeni midis qytetareve te ketyre shteteve? Pra mos nje dite keta njerez do i thone vetes Europiane e jo Gjermane, Italiane, Franceze etj.?
    Une besoj se gjuha eshte faktori baze qe dallon nje komb nga nje komb tjeter....Prandaj themi dhe gjuha gjermane,italiane apo franceze ose gjerman, francez apo italian......Europiane do ti thone vetes vetem pasi tekene krijuar nje shtet te perbashket dhe vetem nje gjuhe te vetme...Rasti me i mire Amerika....
    Besoj se per rastin e Evropes kjo gje nuk eshte dhe kaq e lehte por jo e paarriteshme....Shkak per kete eshte ajo qe permenda me siper krijimi i "shtetit-komb".....Nese kjo Bashkesi njerezish te cilet jetojne ne Kontinentin Evropian nje dite arrijne te flasin nje gjuhe te njejte atehere me te vertete do te ndihen evropiane....

    Ku ndodhet ndryshimi midis nje Anglezi dhe nje Amerikani? Jane keto ndryshime kaq te thella saqe te na bejne te flasim per dy kombe te ndryshme?
    Pyetje e veshtire edhe pse ne pamje te pare duket e lehte...Sikur te kishim nje american dhe nje anglez ne bisede mund te na ndihmonin duke na dhene mendimet e tyre si dhe sa "nacionaliste" ata do ndiheshin...
    Duke e mbyllur kete teme dhe duke dashiruar pergjigjet tuaja do shtoja edhe nje pyetje tjeter : cili ishte roli qe erdhi te luaj kombi ne historine boterore, besoni se kombi pasi e lujti rolin e vet ne hisitori e ka humbur shkakun e ekzistences se vet?
    Mendoj se nga termi "komb" lindi nacionalizmi....Nacionalizmi per mendimin tim eshte nje fenomen negativ dhe sa here qe ky fenomen eshte shfaqur apo ka vepruar perfundimi ka qene luftera dhe shkaterrim...Mendoj se nocioni "komb" sipas gjasave eshte ne perendim e siper ose me sakte nuk ka me peshen qe kishte dikur....Ky fenomen edhe mund te pasohet nga Globalizimi....Besoj se te flasesh per Globalizimn eshte me e veshtire se sa per "kombin"....
    Megjithate mendoj se Perandorite e dikurshme kishin disa veti te Globalizimit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 19-04-2005 më 12:06
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    c'jane Shqiptaret, nga e kane prej'ardhjen, sa rendesi ka prej'ardhja etj.
    Pyetja e mesiperme eshte e gabuar. Pyetja e drejte eshte: A jam shqiptar dhe nga e kam prejardhjen? Nese pyet ne shumes, ti pyet vetem per hir te te pyeturit. Kur pyet veten, pret nje pergjigje jo nga bota por nga vetja. Dhe kur nuk e ke nje pergjigje, kjo te shtyn te lexosh e mesosh derisa te zbulosh pyetjen e drejte.

    Keto pyetje nuk meritojne "diskutim" por meditim pasi Shpirti i Shqiptarit as nuk transportohet, as nuk injektohet, as nuk ngaterrohet dot kollaj. Ate ose e ke brenda teje, ose nuk e ke, ose e cmon si thesar shpirteror, ose nuk te behet vone fare per te pasi nuk ia di vleren.

    Mos prit te mesosh nga njerezit e tjere per konturet e botes tende shpirterore te lidhura me nje cope toke dhe me nje grumbull njerezish me te cilet ndan nje gjak.

    Albo

  9. #9
    Kombi është bashkësi e qëndrueshme njerëzish, formuar e provuar historikisht në bazë të gjuhës, trojeve, ekonomisë, ideologjisë/botëkuptimit të përbashkët, prejardhur prej paraardhësish me karakteristika specifike psikofizike e përshtatur ndaj mjedisit ku rron, sipas ligjit natyror. Kombi prodhon kulturë/qytetërim (që manifestohet në tradita/zakone, teknologji, etj).

    Kombi ka pas ekzistuar gjithnjë e do ekzistojë gjithnjë sa të ketë njerëz që përmbushin kriteret e mësipërme (qofshin këta të quajtur fis, farë, racë, klan e çfarëdoqoftë) që vendosin pushtetin e tyre me anë të regjimeve të ndryshme (mbretëri, shtet, perandori, etj). Të tjerat janë çështje të rreme, superprodhim modern për të përparuar interesat e perandorisë në fuqi e të kombit që e kontrollon atë.

    P.S. Amerika nuk është komb. Mund të jetë perandori moderne por nuk është komb. Cili është dallimi mes perandorisë e kombit? Tjetër temë.
    Alle Serben müssen sterben

Tema të Ngjashme

  1. Eshte gjithmone Pashke!
    Nga ilia spiro në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 14:32
  2. Pse duhet të ekzistojë "e keqja" në këtë botë?!
    Nga djaloshi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 06-11-2007, 03:14
  3. Shqiperia c'ka qene, c'eshte dhe ...
    Nga une jam Z... në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-11-2002, 14:01
  4. ç'eshte suksesi???
    Nga i krishteri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2002, 14:33
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •