Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi


Shekulli online

Mjeket psikiater konstatojne se numri i njerezve te prekur nga traumat e stresi eshte rritur. Shefi i Psikiatrise ne QSUT, Anastas Suli deklaron se jane shtuar crregullimet e ankthit dhe per pasoje eshte shtuar riminaliteti. "Gjithcka vjen nga femijeria, pasi nese ajo eshte e zbrazet dhe me probleme, pasojat ndihen ne moshe te rritur kur zhvillohen depresione", thote Suli. Mjeket theksojne se kjo shtrese e shoqerise nuk duhet te izolohet neper spitale por te mundesohet jetesa e tyre ne komunitet. Sipas te dhenave, 0.5-0.6 perqind e shqiptareve vuajne nga skizofrenia, ndersa nga trauma dhe stresi jane te semure nje pjese shume e madhe e shoqerise.