Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 234
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Albert Einstein

    Albert Einstein
    Vdiq me 18 prill 1955 Ne moshen 76 vjeēare ne spitalin e qytetin Pinceton te New jersey-it Ajo dite ishte e hene ashtu si edhe kjo sot, 50 vite pas.
    Veprat e tij sikurse ajo per teorine e relativitetit kanpas nje domethenje te madhe ne zhvillimin e fizikes por edhe jetes ne pergjithesi.
    Si do te dukej bota sot sikur mos te kishte lindur ky njeri?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Ajnshtanin e admiroj shume...gjeni i madh, qofte ne fushen e fizikes, por edhe me implikimet me te gjera aplikuara ne filozofi dhe ne jete te teorive te tij...

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Anjshtain: Ndoshta shkencėtari mė i madh i kohrave



    Anjshtaini bėri revolucion nė fizikė


    Sot (18 prill) ėshtė 50-vjetori i vdekjes sė Albert Anjshtainit, ndoshta shkencėtari mė i njohur i tė gjitha kohrave.
    Viti 2005 ėshtė gjithashtu 100-vjetori i studimeve tė tij mė tė mėdha shkencore qė ndryshuan drejtimin e fizikės nė shekullin 20 - UNESCO e ka shpallur kėtė vit si Vitin Ndėrkombėtar tė Fizikės pėr nder tė kėtij pėrvjetori.

    Por nga fundi i jetės sė tij, Anjshtaini u kthye gjithashtu nė njė njeri me autoritet tė lartė moral, duke u dhėnė leksione qeverive pėr paqen dhe pėrgjegjėsinė shoqėrore.

    Filozofi Bertrand Russell kujton se mėsoi pėr vdekjen e Anjshtainit ndėrsa po fluturonte nga Roma nė Paris - kaq e madhe ishte fama e Anjshtainit saqė piloti e bėri tė ditur lajmin sapo e dėgjoi nė radio.

    Pėr mė shumė se 30 vjet Anjshtaini kishte pushtuar faqet e para tė gazetave - ose duke shpallur kundėrshtimin e tij ndaj armėve bėrthamore, ose duke provuar se forca e rėndesės kishte fuqinė tė pėrkulte rrezet e dritės.

    Ai kishte hyrė nė skenėn shkencore 50 vjet para vdekjes sė tij me njė seri studimesh nė vitin 1905 qė ripėrcaktuan natyrėn e hapėsirės dhe kohės, dhe tė botės bėrthamore.

    Disa nga problemet qė ai ngriti ende vazhdojnė tė kaplojnė mendjet mė tė larta nė shkencė.

    Njė satelit 700-milion dollarėsh tani po pėrpiqet tė provojė nėse rrotullimi i Tokės ka ndikimin qė teoritė e tij parashikuan mbi hapėsirėn e jashtme.

    Grupe studimore nė tė gjithė botėn po studjojnė njė gjendje tė pazakontė fluide tė materies tė parashikuar nga Anjshtaini dhe fizikani indian Satyendranath Bose nė vitet 1920, por qė u zbulua vetėm dekadėn e fundit.

    Megjithėse mprehtėsia e tij shkencore ra me plakjen e tij, ai pėrdori ndikimin e tij pėr tė promovuar paqen dhe drejtėsinė.

    Akti i fundit i Anjshtainit ishte nėnshkrimi, sė bashku me Bertrand Russellin, i njė manifesti qė paralajmėronte pėr rrezikun e holokausit bėrthamor, duke i bėrė thirrje vendeve tė shmangin luftėn.

    Tani pas 50 vjetėsh, imazhi i Anjshtainit si mendimtar politik dhe ėndėrrimtar i botėve tė paimagjinueshme mbetet mė i fuqishėm se kurrė ndonjėherė.


    Marre nga BBC
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    kontributi qe einstein i beri shkences me formulen e tij energjia = mas her shpejtsin e drites ne fuqi 2 coi njeriun ne hen.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    na thoni ndonje gje tjeter per Ajnshtajnin, ndonje nga ato fotot e cuditshme te tij, etj etj.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga diikush
    na thoni ndonje gje tjeter per Ajnshtajnin, ndonje nga ato fotot e cuditshme te tij, etj etj.
    Ja edhe klasa e tij....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ndermjet te tjerash, Ajnshtajn refuzoi ne 1952 te behet presidenti i dyte i Israelit. E famshem eshte dhe thenia e tij mbi pasojat e armeve berthamore: "Nuk e di me cfare armesh do te luftohet ne luften e trete boterore, por ne te katerten do te luftohet me gure dhe comanga".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 18-05-2005 mė 10:38
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Kur ulesh me nje vajze te kendshme per dy ore te duken dy minuta, kur ulesh mbi nje stufe te nxehte per dy minuta , te duken dy ore, Ky eshte relativiteti)
    Graviteti s'eshte pergjegjes per njerezit qe bien ne dashuri:P
    Njerezit nuk quajne te zgjuar dike tjeter, pervecse nese eshte armik.
    Ajo qe me intereson te di eshte nese Zoti pati alternative tjeter kur krijoi boten.

    Do ishte e mundur qe gjithshka te shpjegohej shkencerisht, po s'do kishte kuptim, si mund te pershkruhet nje simfoni e Beethovenit si nje ndryshim i presionit te valeve.

    Imagjinata eshte me e rendesishme sesa dija.


  9. #9
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Citim Postuar mė parė nga helene

    Imagjinata eshte me e rendesishme sesa dija

    Kjo vazhdon:
    ... Dija ka limite se sa mundesh te mesosh, kurse imagjinata rrethon universin

    PS. persa i perket asaj ne anglisht do ishte me mire tu thonit njerezve te shkonin tek google.com dhe te shkruanin "Albert Einstein" dhe do te gjenin informacione me te dobishme per jeten e tij, sa lodheni ti beni copy/paste kur forumi duhet te jete shqip.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miri : 18-05-2005 mė 23:19

  10. #10
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Imagjnata eshet me e rendesishme sesa dija...

    Citim Postuar mė parė nga miri
    Kjo vazhdon:
    ... Dija ka limite se sa mundesh te mesosh, kurse imagjinata rrethon universin
    ....
    dhe ajo qe thoshte ai 'ajo qe me intereson mua te ti eshte te dij se si mendon Zoti...'

    Kjo eshet nje nga arsyet qe Ajnshajni ka nje vend te vecante tek une...
    I admiroj shkencetaret dhe dijetaret qe dalin pertej cakut te ngushte te specialitetit te tyre, dhe i kushtojne nje konsiderate te vecante te pergjithshmes, jetes ne pergjithesi, etj., dhe kur arrijne ta bejne kete dhe njekohesisht kane kapacitetin e jashtezakonshem per te kontribuar, atehere ata kane bere dicka madheshtore dhe kane lene nje emer te vecante per veten e tyre ne historine e njerezimit.

    Ajnshtajni ishte nje prej tyre
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  11. #11
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    E dinit qe...:

    Albert Eintein ka lene trurin e vete ne trashegimi?
    Ai u lejoi shkencetareve qe pas vdekjes te merrnin trurin dhe ta studionin.Keshtu diten e vdekjes se tij,ne moshen 76 vjecare ,truri iu hoq nga trupi (kishin kaluar 7 ore nga momenti i vdekjes) dhe iu la trashegimi disa universiteteve amerikane per studime te ardhshme
    Truri i Einstein-it nuk eshte ne mase me i madh sesa truri i njerezve te tjere. Sidoqofte, lobet parietale (dmth ato anesore se shqip s'e kam idene e termit) qe jane qender e aftesive matematike, muzikale dhe gjuhesore jane me te gjera, rreth 15% me shume se normalisht dhe kjo mund te shpjegoje aftesite e tij te jashtezakonshme.Gjithashtu ne trurin e tij,pikerisht ne kete pjese vihet re mungesa e nje thellimi qe zakonisht eshte prezent dhe ndihmon ne organizimin e mendimeve ne kete zone te trurit.Mendohet qe kjo mangesi ka ndihmuar ne komunikim me te shpejte midis neuroneve.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Albert Ajnshtajn, 5 esetė qė ndryshuan fizikėn

    Ai ishte 26-vjeēar. Punonte si ekspert teknik nė Zyrėn Zvicerane tė Patentave (Swiss Patent Office) nė Bernė. Ai ishte provė e krijimit tė njė koncepti rrėnjėsisht tė ri tė hapėsirės dhe kohės, lėndės dhe energjisė

    Pėrgatiti: Fitim Zekthi

    Nga fundi i shekullit tė 19-tė fizika kishte hyrė nė njė krizė tė thellė. Shkencėtarėt mė tė njohur mendonin se fizika kishte mbėrritur nė fundin e saj. Kjo disiplinė shkencore ishte zhvilluar nė njė hap tė pabesueshėn nga njė botė makrofizike me objekte tė dukshme nė njė botė tė mikrofizikės me ndodhi tė cilat rrjedhin nė shpejtėsi tė paimagjinueshme dhe me rend po tė tillė forcash, gjė qė ishte tej tė kuptuarit njerėzor. Dera e botės sė kuantiumit fizik duhej hapur. Por kush do ta gjente ēelėsin e kuptimit tė ri tė botės? Atėherė mbėrriti viti 1905. Nė kėtė vit njė djalosh botoi pesė artikuj njėri pas tjetrit nė gazetėn “Amalen der physic”. Emri i tij: Albert Ajnshtajn. Ai ishte 26-vjeēar. Dhe punonte si ekspert teknik nė Zyrėn Zvicerane tė Patentave (Swiss Patent Office) nė Bernė. Ai ishte provė e krijimit tė njė koncepti rrėnjėsisht tė ri tė hapėsirės dhe kohės, lėndės dhe energjisė dhe mendimet e shprehura nė kėta artikuj. 1905-a do tė bėhej viti i mrekullive tė Ajnshtajnit. Shkrimtari shkencor Bill Bryson shprehet me stilin e tij tipik: artikulli i parė i Ajnshtajnit shpjegon natyrėn e dritės dhe kjo i dha atij ēmimin Nobel mė 1921. Artikulli i dytė provoi se atomet ekzistojnė vėrtet. Dhe i treti thjesht ndryshoi tė gjithė botėn. Ishte puna revolucionarizuese e Ajnshtajnit mbi njė teori tė re tė hapėsirės dhe kohės qė mė vonė u njoh si teoria e relativitetit. Ajnshtajni nuk e pėlqeu fillimisht kėtė emėrtim. Ai dėshironte emėrtesėn “teoria e absolutivitetit”. Megjithatė, fakt mbeti se traktati i titulluar “Mbi elektrodinamikėn e trupave tė lėvizshėm” ėshtė parė si njė nga kontributet shkencore mė tė mėdha tė tė gjitha kohėrave dhe fare kthjellėt mund tė jetė ideja mė madhėshtore qė ka dalė ndonjėherė nga qenia njerėzore. Artikulli pėrmban jo shėnime apo cilėsime, por fuqimisht matematikė dhe asnjė referencė ndaj punėve tė tjera. Ajnshtajni lindi mė 1879 nė Ulm, por familja e tij lėvizi pėr nė Mynih kur ai qe vetėm 6 javėsh. Alberti ishte njė fėmijė jashtėzakonisht i qetė. Ai nuk nisi tė flasė para se tė mbushte tre mote dhe kur shkoi nė tė dymbėdhjetin filloi tė mėsojė gjeometri duke studiuar shkrimet e Euklidit. Atij ia kishte endja tė zbulonte misteret e botės. Pavarėsisht kėtyre aspiratave tė larta, ecuria e tij nė shkollė ishte pa ndonjė domethėnie pėrndritėse. Mė nė fund ai e pėrfundoi shkollėn dhe shkoi nė Itali (ku jetonin prindėrit e tij), por me synim pėr tė studiuar nė Zyrih. Mė 1900 ai u laureua nga Instituti Zviceran i Teknologjisė (Swiss Institute of Technology) nė Zyrih me diplomėn e mėsuesit tė matematikės. Atėherė, teksa punonte nė njė zyrė kėrkimesh, ai martohet me Mileva Mariē, me tė cilėn kishin studiuar bashkė. Ende fėmijė Ajnshtajni mendonte mbi atė se ē’ngjet e diēka kur ajo lėviz aq shpejt sa edhe drita dhe rreh njė valė drite e cila lėviz me tė. Ai nuk gjeti njė pėrgjigje qė ta kėnaqte pėr atė ēėshtje, por ai nuk rreshti kurrė sė menduari pėr tė. Ai ishte pėrsosmėrisht i aftė pėr tė dhėnė mendime tė shumta mbi njė ēėshtje tė veēantė pėr vite tė tėra. Nė rrugėn nga shtėpia e tij pėr nė zyrėn ku punonte ai do tė bėnte ecejake tė gjata trotuareve tė Bernės. Pak nga pak mendimet e tij nisėn tė zhvillohen. Ai spontanisht filloi nga ēėshtja e thelbit tė hapėsirės dhe kohės. Nė kėtė kohė ai dėgjoi pėr rezultatet e njė eksperimenti tė Michelson-it dhe Morley-it bėrė nė SHBA. Qėllimi i kėtij eksperimenti ishte matja e shpejtėsisė sė dritės nė lidhje me tokėn e cila lėvizte me njė shpejtėsi tė konsiderueshme rreth Diellit. Ishte e qartė se do tė kishte diferenca nė shpejtėsie e dritės si pasojė e ndryshimeve nė sistem. Por efekte tė tilla nuk u gjetėn. Shpejtėsia e dritės dilte tė ishte absolutisht e pandryshueshme. Nė fund Ajnshtajni adoptoi pandryshueshmėrinė e shpejtėsisė sė dritės si njė parim. Sipas hipotezės sė tij, drita pėrhapet nė hapėsirė me njė shpejtėsi konstante “C”. Megjithėse kėto pėrfundime kundėrshtonin rregullat e provuara tė mekanikės, kjo nuk e shqetėsoi Ajnshtajnin aspak. Nėse atij i dilte kėsisoj, ai kishte tė drejtė. Shpejtėsia e dritės ėshtė mė e larta shpejtėsi e arritur nė contincum-in toe hapėsirė – kohė. Drita ecėn me 299.792.459 km/s. Por nga fiksimi i shpejtėsisė sė dritės hapėsira dhe koha bėhen relative. Nė njė sistem referimi tė lėvizshėm koha rrjedh mė ngadalė sesa njė qė ėshtė nė prehje. Shėn Agustini mė herėt ka shkruar: “Koha ėshtė njė lumė plot me ngjarje. Rrjedha e tij ėshtė e fuqishme “Sa shpejt shfaqet diēka, po ashtu ajo noton larg pėrsėri”. Megjithatė, Shėn Agustini nuk e dinte se rrjedha e kohės nuk ėshtė konstante, por e varur nga vend shikimi ynė i kushteve tė lėvizjes. Njutoni kishte futur hapėsirėn dhe kohėn nė fizikė pėrmes njė rruge tė thjeshtė. Ai thoshte se koha ecėn rregullisht nga njėri ēast nė tjetrin. Por madje nė kohėn e Njutonit pati dyshime Leibnitz, pėr shembull, mendonte se koha nuk ėshtė asgjė mė shumė sesa njė gjuhe qė na ndihmon ne tė lidhim ngjarjet me njėra-tjetrėn. Nė njė botė pa ndryshim qė nuk ka ngjarje, nuk do tė kishte kohė. Ajnshtajni iu qas pranė konceptit tė Leibnitzit pa e aduptuar atė plotėsisht. Por nė pikėvėshtrimin e ri tė Ajnshtajnit rrjedhja e kohės ėshtė mė sė pakti diēka qė varet nga sistemi. Rrjedhja e kohės nė sisteme tė lėvizshme pėrcaktohet nga njė faktor i quajtur faktori gama. Pėr shpejtėsi modeste ky faktor ėshtė praktikisht i barabartė me 1 dhe nė kėtė rast koncepti i Njutonit ėshtė i vlefshėm. Por nėse ėshtė rreth 30000 km/s, e cila ėshtė 10% e shpejtėsisė sė dritės, faktori ndryshon me rreth 1.005. Nė 99% tė shpejtėsisė sė dritės faktori gama ėshtė 7, kėsisoj nė kėtė lloj sistemi koha ecėn 7 herė mė ngadalė se nė njė sistem nė prehje. Faktori gama rritet kur shpejtėsia i afrohet shpejtėsisė sė dritės. Kur arrihet kjo, faktori gama ėshtė i pafundėm nė madhėsi. Pėr kėtė arsye ėshtė e pafundme pėr trupin me masė tė lėvizė me shpejtėsi si tė dritės apo edhe mė tė mėdha. Siē dihet kuantet e dritės, fotonet nuk kanė masė. Le tė medojmė se jemi duke vėzhguar njė astronaut i cili ėshtė duke lėvizur larg nga toka nėn njė pėrshpjetim konstant, pėr shembull me rritje tė njėjtė tė shpejtėsisė sikur diēka bie lirisht nė tokė. Nė kėtė rast shpejtėsia ėshtė 9.8 m/s. Le tė themi se austronauti po lėviz drejt galaktikės Andromeda, e cila ėshtė 2 milionė vjet dritė larg nesh. Pasi austronauti ka pėrshkruar gjysmėn e rrugės, ai ndalet sė pėrshpejtuari dhe ngadalėson lėvizjen, kėshtu ai mbėrrin nė rajonin e Andromedės me shpejtėsi mė tė ngadaltė. Ėshtė e lehtė tė llogaritėsh se kjo do duhej t’i merrte atij apo asaj 30 vjet. Gjatė kėsaj kohe mbulon njė total prej dy milionė vjetėsh dritė. Astronauti atėherė kthehet mbrapsht dhe arrin sėrish nė Tokė 30 vjet mė vonė, megjithatė nė Tokė kanė kaluar 4 milionė vjet, astronauti ka jetuar vetėm 60 vjet. Duke e zgjeruar teorinė e relativitetit, Ajnshtajni mė nė fund mbėrriti tek formula e famshme nė fizikė E =mc2. Kjo do tė thotė se energjia dhe masa janė forma tė ndryshme tė sė njėjtės substancė. Nė kėtė kohė Ajnshtajni ishte duke menduar vetėm pėr transformimin e njė pjese shumė tė vogėl tė masės siē janė ato nė atomet radioaktive. Por tashmė ne e dimė se formula ėshtė shumė mė e gjerė. Njė proton apo bėrthama e njė atomi hidrogjen transformohet krejtėsisht nė energji radioaktive kur vepron kundėr njė thėrmije, njė antiproton. Albert Ajnshtajn, njė superyll. 1909 Ajnshtjani u largua nga zyra e tij pėr tė nisur njė karrierė universitare. Ai ligjėroi nė Universitetin e Zyrihut, nė Universitetin e Bernės dhe mė pas edhe nė Pragė. Mė 1912 ai u kthye nė Zyrih. Mė 1914 Akademia prusiane e Shkencave nė Berlin i afroi atij njė vend si lektor nė Institutin e Fizikės Kajser Wilhelm. Kur mori ēmimin Nobel disa vite mė vonė ai ishte njė figurė qendrore e mendimit botėror. Gjatė Republikės sė Vajmarit Ajnshtajni ishte njė pacifist. Vrullshėm me idetė e tij tė fuqishme shoqėrore dhe pėrfitoi lėvizjen e armiqėsisė antisemitiste. Ndėrsa ai tashmė gjendej nė Shba. Me gruan e tij tė dytė Elsa Lowenthol librat e tij ishin djegur nė Gjermani dhe Hitleri kishte marrė pushtetin mė 1933. Ai qe i tronditur prej krimeve masive tė kryera nga nazistėt e pėr kėtė ai kurrė nuk vuri mė kėmbėn nė Gjermani. Ai pranoi njė ftesė nga Instituti pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, ku ai qėndroi deri sa vdiq. Ai fuqimisht punoi mbi njė pėrshkrim apo ide tė kuptueshme tė gravitetit dhe elektromagnetizmit. Kėto ishin ēėshtje tė vėshtira dhe ai nuk mundi tė gjejė njė zgjidhje tė kėnaqshme. Nė korrik tė 1945 njė shpėrthim i fuqishėm tronditi shkretėtirėn e Nju-Meksikos (SHBA) me tė cilin pėr herė tė parė ishte ndezur nga mbushje bėrthamore. Njė pjesėz e vogėl lėnde ishte transformuar nė rrezatim. Edhe dy teste tė tjera bombash tė tilla dolėn tė suksesshme. Nė gusht tė 1945 ato u ndezėn mbi Japoni, nė Nagasaki dhe Hiroshima. Megjithatė, fizikanėt nuk shpikėn bombėn atomike, ata thjesht e sollėn atė nė Tokė nga Dielli. Po Ajnshtajni vetė? I alarmuar prej njoftimeve qė kishte marrė ai i shkroi presidentit Rusvelt nė gusht tė 1939 se Gjermania mund tė ishte e aftė tė prodhonte bombėn atomike. Kjo letėr qe vendimtare nė themelimin e “Projektit Manhatan” pėr ndėrtimin e bombės atomike. Ky ishte njė gabim fatal, tha Ajnshtajni mė vonė, dhe sigurisht shembulli mė i madh tragjik i fuqisė dhe i pafuqisė sė shkencės. Mė 1950 ai shkroi se ai kurrė nuk mori pjesė nė projekte me natyrė ushtarake, as kreu ndonjė kėrkim qė tė mund tė kishte lidhje me armėn atomike. Gjatė viteve tė pasluftės ai u pėrfshi aktivist nė veprimtari pėr njė rend botėror qė e dėnon dhe e ndalon kėrcėnimin bėrthamor. Gjithashtu, ai mbėshteti krijimin e shtetit tė Izraelit. Ajnshtajni nė anėn tjetėr ishte njė i dashuruar i detit dhe i muzikės, pacifist dhe jo konformist i paepur. Ajnshtajni vdiq nė Princeton, mė 18 prill 1955. Nė tė gjithė Gjermaninė dhe mbarė viti 2005 ėshtė quajtur “Viti i Ajnshtajnit”, pasi mė 1905 ai tronditi fizikėn dhe ndryshoi botėn me anė tė 5 eseve tė mrekullueshme, pra jemi 100 vjet pas revolucionit nė fizikė.

  13. #13
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Nuk e di nqs e ka shkruajtur njeri me perpara por besoj qe nje nder njerezit qe ka ndikuar ne jeten e Albert Einstein eshte dhe gruaja e tij Mileva Maric. Shume spekullime jane hedhur ne per vdekjen e saj por arsyeja asnjehere nuk eshte bere e ditur. Milena Malic ka qene nje fizikante dhe besoj qe ajo i ka dhene ndihmen me te madhe Einstein ne teorine e relativitetit per te mos thene qe ka qene ajo qe e ka bere ate teori.

    Nqs do te lexoni biografine e Einstein ose keni paksa njohuri nga jeta e tij, mbas vdekjes se Milenas , Einstein nuk arriti te bente asnje teori tjeter. me shume se 30 vitet e fundit te jetes se tij (qe rastesisht i perkasin periudhes mbas vdekjes se se shoqes) Einstein kerkoi qe te bente lidhjen ndermjet 4 forcave te natyres, gje qe nuk arriti dot ta bente.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2005
    Postime
    14
    Albert Einstein arriti te zbulonte dhe nxorri ne jete shume teori dhe formula qe sot gjejn me se miri zbatim ne teknologjin moderne te ketyre viteve: Aparatet fotografik dixhital; telefonat mobil; satelitet me moderne etj etj. Teoria e relativitetit beri te mundur te kuptojm aq shume gjera dhe i dha nje dimension te ri fizikes moderne. Por cfare nuk arriti te zbulonte Einstein. Teorit e tij mund te gjejn zbatim ne trupat e medhej, ne veshtrimin e planeteve, ne makrofizik, por nese veshtrojm ne mikrofizike, gjithcka ndryshon. Ketu del fizika kuantike me themelues danezin Bohr. Ndersa Einstein ne vitet e fundit te jetes se tij mundohej te mos i pranonte dicka te tille. Nuk mund te themi qe teoria e Einstein nuk vlen dhe ajo e fizikes kuantike eshte me e sakte, si dhe te kunderten, sepse te dyja teorite gjejn zbatim ne dy fusha ne ndryshme. Einstein u perpoq te zbulonte nje teori qe do te ishte lidhja e kater formulave kryesore dhe elementare ne fizik(Theory of Everything TEO), por nje gje te tille nuk arriti ta zbulonte dot. Kjo teori do te ishte zbulimi me i madh i te gjitha kohrave, do te zbulonte egzistencen tone si dhe per sa kohe do ti rezistonte Universi zmadhimit te tij. Ne fiziken moderne hyn ne loje dhe "Teoria e Stringeve" (String=Fije) te cilat jan pjeset me te vogla elementare qe njihen, dhe te cilet i krijon karakteristikat vetem me ane te lekundjeve qe ato bejn. Per perfytirimin e kesaj teorie duhen njohuri ne fizik dhe ne matematike, dhe nuk nevojiten me 3 apo 4 dimensione por 11 D. Dicka eshte e sigurt deri tani, vertetimi i kesaj teorie akoma nuk eshte vertetuar dhe mbase mund te duhen dhe shume vite pune per te arritur ne perfundim. Dhe perderisa teoria akoma nuk eshte vertetuar, shume njerez e shohin se Fizika e sotme moderne po kthehet ne filozofi................

  15. #15
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Idete e medha te Anjshtanit

    Ne Nentor te vitit 1919,ne moshen 40 vjeqare Albert Ajnshtajn kthehet ne nje celeberty nate,fale nje eklipsi Solar.Nje eksperiment kish konfirmuar se rrezet e drites nga yjet e larget ishin te devijuara nga graviteti i Diellit ne te njejetn sasi qe Anjshtani kish parashikuar ne teorine e gravitetit,ne relativitetin e pergjithshem.Teoria e pregjithshme e realtivitetit ishte teoria a pare e madhe mbi gravitetin qe nga koha e Isak Newtonit,250 vjet me pare.

    Anjshtani behet ne nje hero!Kryeartikujt fillojne te zene faqet kryesore te gazetave kudo neper bote.Ne 8 Nentor te vitit 1919 pershembull gazeta britanike Times shkruan nje artikull me titull "Revolucioni ne shkence/Anjshtan VS Newton.Planeti ish i munduar nga lufta e pareboterore dhe kish etje per nje shenje nobeliteti njerzor,dhe taman ne kohe ketu ish zhenia modeste e shkences qe ne menyre te dukshme ish i interesuar vetem ne intelektualitet dhe shkence,Albert Anjshtan.

    Esenca e Gravitetit

    C'fare ishte relativititi i pergjithshem? Teoria e meparshme e Anjshtanit mbi kohen dhe hapesiren nxjerr ne dukje se distanca dhe koha nuk jane absolute !Intervali i tik-takut te nje ore psh varet nga levizja e obzervuesit te kesaj ore.E njejat gje me gjatesine e metrit psh.E publikuar ne vitin 1915,teoria e relativitetit te pregjithshem nxjerr ne pah se graviteti dhe levizja kryen efekt ne hapesire
    dhe kohe.Ideja kryesore i teorise se relativitetit te pergjithshem eshte ...graviteti qe terheq ne nje drejtim eshte komplet ekuivalent me shtytjen e objektit nga ana tjeter.Ne nje makine pershembull,qe rrit shpejtesine ne drejtim perpara te duket sikur forca e gravitetit te terheq pas ne mbeshtetesen e sendiles.Ose kur je ne nje ashensor qe ngrihet me shpejtei lart..te duket sikur graviteti te terheq poshte ne dysheme.

    Nese Graviteti eshte ekuivalent me shtytjen,dhe nese levizja kryen efekt ne masen e kohes dhe hapesires (siq tregon ne relativitetin special) atehere si rrjedhim dhe graviteti do beje dicka te tille.Psh graviteti i cdo mase si ajo e diellit tone,ka efektin e mbeshtjellejes se kohes dhe hapesires rreth saj.Psh kendet e nje trekendeshi nuk perfundojne ne 180 grade dhe intervali i tik-takut te nje ore eshte me i ngadalte ne afersi te gravitetit te nje mase si ajo e diellit tone.

    Shume nga parashikimet e relativitetit te pergjithshem,si psh dredhimi i rrezes se drites nga graviteti apo grafiku i vogel ne orbiten e Merkurit jane plotesiht te konfirmuara me anen e eksperimenteve.Dy nga parashikimet me interesante,dhe mbase teper te pamundura per tu konfirmuar ne menyre te plote ndonjehere jane ekzistenca e shpellave te zeza (Black Holes) dhe efekti i gravitetit ne Univers si shpelle (cosmology).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 19-08-2005 mė 07:15
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    10

    ja nje foto

    te Albert Einstein
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    10

    nga me vin keto mua thonte

    askushi nuk ekupton por qdo njeri thot Albert Einstein
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    10

    foto

    edhe nje pas kesaj vjen
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    10

    ok

    me falni nese kam tepruar skam qka te them me teper tung
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Fakte te vogla....

    -Ajnshtajnit nuk iu dha cmimi Nobel per Teorine e Relativitetit.
    -Ne vitin 1952, ai refuzoi postin e presidentit te Izraelit.
    -Elementi einstenium eshte i emeruar pas tij.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shuki Grifēja president i ardhshėm i Maqedonisė
    Nga Beran nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 19:24
  2. Bisede Gjenish: Ajnshtajn e Tagore
    Nga D@mian nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 18:40
  3. Albert Brojka: “Nė PD ende nuk ka demokraci dhe tolerancė”
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 06:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:36
  5. Albert Verria
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •