Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Question Besnik Aliaj përballë Fatos Nano në Sarandë

    Flet kandidati i PD-së në zonën 99 të Sarandës. “Pse vendosa të kandidoj përballë kryeministrit”

    Aliaj: Jam i bindur se do ta mund Nanon

    “Me përgjegjësi qytetare vendosa t’i them stop politikëbërjes antikombëtare dhe politikanëve të dështuar të tranzicionit”

    Thoma Nika

    TIRANË - Kandidati i Partisë Demokratike në zonën 99 në Sarandë, njëkohësisht anëtar i KOP-it, Besnik Aliaj, tha dje pas prezantimit të tij në qytetin bregdetar, se ishte i bindur që do të fitonte në zgjedhjet e verës. Aliaj, duke folur për vendimin për të kandiduar përballë kryeministrit në zgjedhje, tha se “Është përgjegjësia gati e harruar qytetare dhe intelektuale për të guxuar e për t’i thënë stop politikëbërjes antikombëtare dhe politikanëve të dështuar të tranzicionit të egër të Shqipërisë”.
    Kush është Besnik Aliaj?
    Unë jam një qytetar i thjeshtë, që i përkas asaj jete që bëni edhe ju, dhe jam këtu pjesë e juaja.
    E patët të lehtë për të vendosur të kandidoni përballë Nanos?
    - Vendimi im, edhe pse mëse i guximshëm dhe me kosto ndoshta personale për mua, është plotësisht i bazuar në mendime të kthjellta, profesionale dhe qytetare, në mendime të pavarura. Është përgjegjësia gati e harruar qytetare dhe intelektuale për të guxuar e për t’i thënë stop politikëbërjes antikombëtare dhe politikanëve të dështuar të tranzicionit të egër të Shqipërisë.
    Ju pëlqen sfida?
    Veprimi im është sfida që brezi të cilit i takoj edhe unë, i bën pseudoelitës aktuale politike. Është një politikë e asgjëbërjes dhe e përbuzjes morale të qytetarëve të thjeshtë, e përbuzjes materiale ndaj tyre. Më shumë se gjithçka, vendimi im mbetet një thirrje për të mos heshtur dhe për të mos u nënshtruar, thirrrje drejtuar ndërgjegjes qytetare dhe intelektuale, akademikëve të shoqërisë sonë, mediave të pavarura dhe shoqërisë civile në tërësi. Është thirrje për të mos legjitimuar uzurpatorët që e mbajnë këtë vend peng, larg aspiratave për një shoqëri normale, moderne, të lirë dhe të ndershme.
    Lidhet kandidimi me ndonjë pasion tuajin për politikën e orientuar djathtas?
    Futem në këtë sfidë të vështirë mëse i ndërgjegjshëm për efektet dhe pasojat e mundshme që kam, por aspak për interesa mjerane. Në këtë sfidë jam i pastër, i qetë e i ndershëm dhe nuk udhëhiqem absolutisht nga interesa të ngushta politike apo ndonjë pasion i caktuar politik. Unë nisem mbi gjithçka nga nevoja urgjente që kemi për ndryshim dhe kur them nevoja, kuptoj një rotacion normal pa ngërçe e pasoja për gjithë shoqërinë tonë.
    Sa i motivuar dhe sa “i sakrifikuar” ndjehesh, duke kandiduar në Sarandë?
    Unë nuk e quaj fare sakrificë, se kështu e konsiderojnë ata që e konsiderojnë këtë një tabu. Unë nuk vuaj nga komplekset dhe tabutë, jam qytetar i lirë i këtij vendi. E quaj detyrim që njohuritë e mia që kam marrë në Perëndim, paratë që kanë paguar taksapaguesit perëndimorë t’i bëj eficente për këtë vend. Ky është detyrimi im dhe do ta bëj.
    Cilat janë shanset për të fituar përballë Nanos?
    Unë jam i bindur që do të fitoj!



    Kryeministri komenton me tone të buta kandidaturën e Besnik Aliajt

    Nano: Sfidanti im? Gara e hapur për të gjithë

    A. Rama

    TIRANË - Kryeministri Fatos Nano, për herë të parë, dje ka komentuar rivalin e tij në zonën elektorale të qytetit të Sarandës, kandidatin e PD-së, Besnik Aliaj. I pyetur nga gazetarët dje në Sarandë, se si e vlerësonte kandidaturën e opozitës të ardhur nga shoqëria civile, kreu i ekzekutivit, është përgjigjur se në demokraci ka vend dhe hapësirë për të gjithë. Ai ka shtuar se kishte informacione se kandiati i PD-së ishte specialist i urbanistikës. “Kjo është bukuria e këtij momenti që ka mbërritur demokracia në Shqipëri, pra, kur ka hapësirë komunitare, ajo mbështetet veçanërisht në funksionimin demokratik të shoqërisë dhe më vjen mirë që, në qoftë se s’janë thashetheme, edhe konkurrenti i Partisë Demokratike përballë meje është specialist i urbanistikës. Për pasojë, ky do të jetë një shesh, ku do të konkurrojnë gjithashtu të gjithë. Ky do të jetë një shesh që po hapet për të mos u mbyllur më nga mitingje fanatikësh dhe ku edhe ata që fitojnë, edhe ata që humbasin, mund të lëvizin si njerëz të nderuar dhe të respektuar”,- tha Nano. Ndërkaq Nano dje zhvilloi një takim me nxënës e studentë të qytetit bregdetar, duke kërkuar mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve, një pjesë prej të cilëve votojnë për herë të parë. Ai është shprehur se Saranda ka nevojë për një ndryshim, duke u kërkuar atyre që të bëheshin pjesë e këtij ndryshimi pasi ky qytet kishte nevojë për energjitë e tyre. Nano ftoi të rinjtë sarandiotë të merrnin në duar projektet politike të së ardhmes. Ai tha se ishte në Sarandë për të rikuperuar shkatërrimin e qytetit bregdetar dhe për të vendosur rregullin e munguar në zhvillimin urbanistik të tij.
    (Shekulli)

    Mendoni se ka shanse Aliaj perballe Nanos?
    Humbet PS-ja, humbet Nano?
    Optimizem i tepruar?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se politika shqiptare ka filluar te ngopet me akuzat dhe sharjet e tejskajshme vecanerisht ne fushatat zgjedhore. Dhe kjo eshte nje gje shume pozitive, urojme qe te vazhdoje keshtu dhe te kemi sa me pak dukuri te tilla negative.

    Duke pasur parasysh faktin qe nje specialist i urbanistikes do te mund te perfaqesonte shume mire interesat e sarandasve ne kuvend dhe poashtu faktin tjeter qe eshte nje figure e re nga shoqeria civile, mendoj qe ka shansa te fitoje.

    Nano edhe po i humbi zgjedhjet, ai prape mund te futet deputet nepermjet listave. Megjithese, ai ka premtuar se nese PS i humb zgjedhjet, do te largohet nga politika. Poashtu edhe Berisha. Pra, ne keto zgjedhje, njeri nga ta do largohet perfundimisht nga politika, a do jete Nano apo Berisha, mbetet te shihet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Nuk eshte problemi nese do te fitoje apo nuk do te fitoje Besnik Aliaj por lexoni me vemendje se cfare gjuhe perdor ai ne krahasim me Nanon.
    Dallimi eshte shume i madh ne te gjitha drejtimet por ajo qe mua me beri pershtypje eshte menyra e te shprehurit e Aliajt ndersa Nano dhe pseudoelita qe drejton sot vendin (ne te dy krahet) cdo gje mund te jete vecse elite kurre.
    Nje elite nuk perdor ate gjuhe mulliri qe desheron vetem te bluaje pa pasur drithe brenda por thjesht per hir te faktit se mulliri duhet te punoje me ose pa uje e me ose pa drithe.
    Mullixhinjte aktuale te politikes shqiptare mendojne se shqiptaret keshtu do te vazhdojne gjithmone e te mbajne ne krye njerez te deshtuar ne te gjitha drejtimet.
    Ka ardhur koha e njerezve te tipit Aliaj e shume e shume te tjere si ai qe jane shkolluar ne perendim (majtas apo djathtas qofshin) e jo te atyre qe kane mbrojtur tema e disertacione ne shkollen e Partise se Punes apo qe kane dhene nje "kontribut" madheshtor ne ndertimin e "socializmit" allashqiptar.
    Pare ne perspektive i uroj fitore Aliajt dhe te gjithe atyre qe kandidojne me te njejtat parametra si ai ne te gjithe spektrin politik shqiptar (majtas dhe djathtas) e te kemi ne historine tone per here te pare fytyra te reja e mendime te reja.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    --


    Nuk kam përballë Fatos Nanon, por problemet e
    qeverisjes

    Nga Besnik Aliaj*

    Sot jam këtu për të hapur një dialog me banorët e
    Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë, për të reflektuar
    të gjithë së bashku pa dallim bindjeje politike, për
    ngërçin 15 vjeçar të një tranzicioni rropatës për të
    gjithe ne.
    Ju ftoj të komunikojmë së bashku në një moment kthese
    historike, që fillon sot, por kurrsesi nuk ka për të
    përfunduar ditën e zgjedhjeve.
    Miq të medias, ju ftoj të kontriboni me integritetin
    tuaj profesional për kauzën e një Shqipërie ndryshe.
    Sot kam vendosur të bëj publik vendimin tim, që tashmë
    është bindje e patundur, për t’u regjistruar si
    kandidat i një fronti opozitar, politik dhe qytetar,
    përballë nëpërkëmbjes së turpshme që politika e
    korruptuar dhe qeverisja e papërgjegjshme i ka bërë
    këtij vendi që Zoti i ka dhënë gjithçka, përveç
    vullnetit politik dhe respektit për shtetasin e
    thjeshtë.
    Dua të siguroj opinionin publik se vendimi im nuk
    është ndonjë lajthitje e rastit si pasojë e fantazisë
    së sëmurë. Ai nuk është as naivitet nga idealizmi i
    ekzagjeruar dhe as protagonizëm i tepruar.
    Në të kundërt, unë sot dëshmoj se vendimi im edhe pse
    më shumë se i guximshëm dhe me kosto personale, është
    thellësisht i bazuar tek mendime të kthjellta dhe të
    pavarura, tek përgjegjësia gati e harruar qytetare dhe
    intelektuale, tek guximi për t’i thënë stop
    politikë-bërjes antikombëtare dhe politikanëve të
    dështuar të tranzicionit te egër të Shqipërisë.
    Me këtë rast deklaroj se angazhimi im është sfidë e
    brezit që i përkas, ndaj “pseudo-elitës” aktuale
    politike dhe politikës asgjëbërëse dhe përbuzjes
    morale e materiale ndaj qytetarit të thjeshtë.
    Më shumë se gjithçka vendimi im është thirrje për
    mos-heshtje dhe mos-nënshtrim, thirrje drejtuar
    ndërgjegjes qytetare, intelektuale dhe akedemike të
    shoqërisë sonë, mediave të pavarura dhe shoqërisë
    civile, thirrje për të mos legjitimuar uzurpatorët, të
    cilët po e mbajnë këtë vend peng dhe larg aspiratave
    për një shoqëri normale, moderne, të lirë e të
    ndershme.
    Ndaj unë deklaroj sot publikisht se futem në këtë
    sfidë të vështirë mëse i ndërgjegjshëm, për efektet
    dhe pasojat e mundshme që ka, dhe aspak për interesa
    mjerane. Në këtë sfidë jam i pastër, i qetë dhe i
    ndershëm sa të mos udhëhiqem nga pasionet politike,
    por për të mbështetur nevojën urgjente për ndryshim,
    në kuptimin e një rotacioni normal pa ngërçe dhe
    pasoja për të gjithë në si shoqëri, një rotacion që do
    të krijonte shanset që shoqëria jonë të vazhdojë
    reformat e nisura dhe të lëna përgjysmë një rotacion
    normal që është e vetmja mënyrë që rihap shanset tona
    për të nisur dhe një herë proçesin e integrimit të
    pakthyeshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve me botën
    moderne.
    Unë kam bindjen se brezi i ri i ka të gjitha
    kapacitetet për të bërë një hap të madh reformues, për
    të evidentuar lidershipin e të ardhmes europiane të
    Shqipërisë. Ky vend ka nevojë për vizion, ekspertizë
    dhe vullnet të mirë politik.
    Hapja e opozitës provoi se suksesi dhe e ardhmja e
    këtij vendi kalon përmes një inspirimi të një mendësie
    të re, dhe kurajos për të ecur para. Ky inspirim i ri
    i iniciuar nga lidershipi i opozitës vjen si pergjigje
    ndaj nevojës qytetare dhe anëtarësisë së thjeshtë për
    të mundësuar një shoqëri ndryshe.
    Në ditët dhe javët që do vijnë sytë dhe zemrat e shumë
    qytetarëve shqiptarë do të jenë në Sarandë. Le ta
    ndëshkojmë së bashku paaftësinë, kushdo qoftë ajo,
    përmes ushtrimit demokratik të votës së lirë.
    Ju falenderoj që më dhatë mundësinë që të jem pjesë e
    juaja në këtë ndryshim historik dhe i fitores sonë të
    përbashkët.
    (Fjala e mbajtur gjatë prezantimit si kandidat i
    Partisë Demokratike në zonën 99)


    KOP së bashku me PD paraqesin kandidaturën e Aliajt.
    Nano sulmon KOP-in në një takim me disa të rinj

    Besnik Aliaj pritet me entuziazëm në Sarandë

    Partia Demokratike dhe Komiteti i Orientimit të
    Politikave që funksionon pranë kësaj partie,
    prezantuan ditën e djeshme në qytetin e Sarandës,
    kandidaturën e kësaj partie për zonën 99, arkitektin e
    njohur, njërin nga ekspertët më të mirë në vend në
    fushën e administrimit të territorit, Besnik Aliajn.
    Prezantimi i kandidaturës së tij u bë nga nënkryetari
    i kësaj partie, Bamir Topi. Njëkohësisht me këtë
    prezantim, përfaqësuesit e Komitetit të Orientimit të
    Politikave kanë prezantuar projektin e tyre për
    administrimin e territorit, projekt i hartuar me
    përgjegjësinë e Aliajt, i cili ka më shumë se dhjetë
    vjet që drejton një nga institucionet më të suksesshme
    në këtë drejtim. Anëtarët e Komitetit të Orientimit të
    Politikave dhe kandidati demokrat për Sarandën kanë
    shëtitur në bulevardin e qytetit, dhe janë takuar me
    banorët. Prezantimi i Aliajt është pritur me
    entuziazëm nga banorët e qytetit, të cilët kanë
    përshëndetur atë dhe i kanë deklaruar se ai do të jetë
    fitues. Anëtarët e KOP kanë vizituar dhe Ksamilin.
    Edhe aty, kandidati demokrat ka gjetur mbështetjen e
    banorëve. Aliaj ka pranuar sfidën e kandidimit dhe
    duke folur para të pranishmëve, tha se kjo është një
    sfidë mes brezit të intelektualëve dhe
    “pseudo-elitës”. Ai i bëri thirrje ndërgjegjes
    qytetare që të reagojë ndaj kësaj situate që ka
    krijuar qeverisja socialiste. “Sot kam vendosur të bëj
    publik vendimin tim, që tashme eshte bindje e
    patundur, per t’u regjistruar si kandidat i një fronti
    opozitar, politik dhe qytetar, perballe neperkembjes
    se turpshme qe politika e korruptuar dhe qeverisja e
    papergjegjshme i ka bere ketij vendi qe Zoti i ka
    dhene gjithçka, perveç vullnetit politik dhe respektit
    per shtetasin e thjeshtë,” tha Aliaj. Nga ana tjetër,
    kundërshtari i tij, kryeministri Fatos Nano bashkë me
    të shoqen kanë hapur thesin e investimeve për këtë
    fushatë elektorale. Kryeministri ka mbledhur një grup
    të rinjsh para të cilëve ka gjetur vendin për të
    sulmuar indirekt kundërshtarin e tij, i cili, sipas
    Nanos po përdoret nga interesat aktuale politike. “Unë
    dua që ju të gjeni te ky vullnet politik, i imi dhe i
    socialistëve, për ndryshim të madh dhe për partneritet
    me ju, hapësirën për të realizuar ambicjet dhe
    interesat tuaja. Ju nuk duhet të viktimizoheni nga
    askush, që do të synonte për shkaqe elektorale apo të
    tjera, të trafikonte me interesin tuaj për të mirën e
    vet dhe jo tuajën. Kjo është politika e vjetër, të
    cilën unë ju ftoj ta shpartallojmë sëbashku,” tha Nano
    para të rinjve.


    Ministri i Rendit ka dërguar në kavalishencën e
    Ministrisë së Rendit në Durrës, 200 votuese gra të
    zonës së Kombinatit

    Toska, gratë e Kombinatit për drekë në kavalishencë

    Dreka e servirur nga ministri Toska në Kavalishencën e
    Ministrisë në Durrës ka qenë me një kosto shumë të
    lartë. Burimet thanë se për çdo pjesëmarrës në drekë
    është paguar 90 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Toska
    u ka premtuar pjesëmarrëseve edhe punësim në
    Ministrinë e Rendit.

    Ministri i Rendit, Igli Toska vazhdon të përdorë
    Ministrinë e Rendit për fushatën e tij elektorale,
    ndërsa ka dërguar në kavalishencën e institucionit në
    Durrës, 200 votuese gra nga zona e Kombinatit. Burimet
    i thanë gazetës se 200 gra nga Kombinati kanë drekuar
    të premten në Shtëpinë e Pushimit të dikasterit të
    Rendit në bregdetin e Durrësit.
    Burime të sigurta i thanë gazetës se pesë autobusë me
    gra të moshave të ndryshme, por me banim të njëjtë,
    kanë kaluar një pjesë të mirë të së premtes nën
    shoqërinë e Igli Toskës në Kavalishencën e Ministrisë
    në Durrës. Burimet sqaruan gjithashtu se gratë nga
    Kombinati janë dërguar në Kavalishencë nga një njeri i
    afërt i ministrit Toska, i cili kishte organizuar
    gjithçka në ambjentet, të cilat janë tepër sekret dhe
    të ndaluara për shumë nga qytetarët.
    Bashkorganizator në këtë skandal mësohet se ka qenë
    drejtori i Kavalishencës në Durrës, i cili është
    dërguar nga Toska si i besuari i tij. Personi në fjalë
    është përfolur pasi një pjesë e mirë e Kavalishencës
    pritet që të privatizohet së shpejti.
    Ministri Toska ka marrë pjesë në ceremoni me vonesë,
    pasi ka shkuar menjëherë mbasi është kthyer nga një
    vizitë jashtë Shqipërisë. Ai i ka përshëndetur gratë
    pjesëmarrëse dhe u ka kërkuar votën duke e kthyer
    institucionin shtetëror në një institucion privat.
    Dreka e servirur nga ministri Toska ka qenë me një
    kosto shumë të lartë. Burimet thanë se për çdo
    pjesëmarrës në drekë është paguar 90 mijë lekë të
    vjetra.
    Pas drekimit, ministri Toska ka falenderuar gratë
    pjesëmarrëse dhe u ka thënë atyre se ato mund të
    punojnë në Policinë e Shtetit. Toska ka shpjeguar se
    atyre nuk iu mungon aftësia për të punuar në polici,
    megjithëse më parë kanë punuar në Kombinat.
    Organizimi i aktivitetit është bërë nën masa të rrepta
    sigurie dhe nuk janë lejuar mediat.
    Njerëz të Toskës kanë detyruar edhe rojen e shërbimit
    të qëndrojë jashtë ambjentit. Toska ka folur pak për
    rolin e grave në institucionin e tij ndërsa i ka ftuar
    të drekojnë në fillimin e fushatës pasi të tjera dreka
    të tilla do të jenë të pranishme për to.
    Ky nuk është precedenti i parë, kur ministri Toska
    përdor një institucion shtetëror, për shërbime
    personale. Aio ka detyruar mbi 50 drejtues në
    Ministrinë e Rendit që të merren me fushatën e tij
    elektorale në zonënë e Kombinatit, ku kandidon nën
    siglën e Partisë Socialiste.
    Artur Llana


    Republikanët denoncojnë këtë shkelje të socialistëve.
    Sipas tyre në fushatë po derdhen fondet e
    taksapaguesve

    Opozita: Administrata, e gjitha në fushatën e
    socialistëve

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane,
    Aleksandër Garuli tha ditën e djeshme se administrata
    shtetërore si dhe fondet e taksapaguesve shqiptarë
    janë vënë tërësisht në dispozicion të fushatës së
    kandidatëve të Partisë Socialiste. Sipas tij, në
    mënyrë abuzive, kryeministri Nano, anëtarë të
    kabinetit të tij dhe drejtues të administratës, përveç
    fondeve kanë vënë në dispozicion çdo gjë tjetër të
    nevojshme, në favor të partisë në pushtet.
    “Administrata shtetërore akoma pa filluar fushata
    elektorale po bëhet palë e partisë në pushtet.
    Lëvizjet e kryeministrit dhe të ministrave me fondet e
    shtetit, në cilësinë e kandidatëve për deputetë në
    zonat ku ata kandidojnë, janë abuzime me paratë e
    taksapagusve. Angazhimi i strukturave të shtetit
    automjetet, shoqëruesit, sallat e takimeve dhe çdo
    shpenzim për fushatën e qeveritarëve bëhet me paratë e
    shtetit,” tha Garuli. Sekretari i përgjithshëm i
    PR-së, Garuli theksoi gjithashtu se angazhimi i
    drejtuesve të administratës në fushatën e kandidatëve
    socialiste ka sjellë një mosfunksionim të
    administratës. “Angazhimi i drejtuesve të rëndësishëm
    të administratës shtetërore në zonat e tyre elektorale
    ka sjellë për pasojë mosfunksionimin normal të
    qeverisë. Kjo administratë edhe në momentet e
    funksionimit të saj normal nuk ka qenë e aftë t’u
    përgjigjet problemeve të vendit aq më tepër në këto
    momente kur po vihet në shërbim të parafushatës së
    qeveritarëve ajo po kthehet në inekzistente,” tha
    Garuli. Ai tha se angazhimi i punonjësve të
    administratës dëshmon qartë se socialistët synojnë
    mbajtjen me çdo kusht të pushtetit. Ky qëndrim i
    socialistëve ndaj administratës, sipas tij, dëshmon
    edhe një herë se për ata këto nuk këto janë thjesht
    zgjedhje politike, por mbrojtje me çdo kusht e
    pushtetit të monopoleve ekonomike.


    Godo: Kandidimi i të inkriminuarve, kërcënim serioz

    Presidenti i Nderit në Asamblenë Republikane, Sabri
    Godo tha ditën e djeshme se kandidimi i njerëzve të
    inkriminuar dhe biznesmenëve të dyshimtë përbën një
    kërcënim serioz për zgjedhjet dhe të ardhmen e vendit
    dhe rrugën e tij drejt integrimit. Këto deklarata Godo
    i bëri një ditë pas prononcimit të Ambasadorit të
    KE-së Lutz Saltzmann. Godo tha se kandidimi nga ana e
    Partisë Socialiste i këtyre personave ka për qëllim
    mbajtjen në kontroll të legjislativit të ardhshëm, dhe
    kontrolli i mëpasëm mbi ekzekutivin. “Ambasadori
    Saltzmann ka plotësisht të drejtë pasi një nga
    elementët që kërcënojnë dhe komprometojnë këto
    zgjedhje është përzgjedhja e deputetëve. Duket se ka
    një tendencë nga Partia Socialiste për të kandidauar
    me njerëz që kanë abuzuar me pushtetin dhe që në të
    ardhmen ta përdorin pushtetin në dobi të fushatës nga
    biznesmenë që kanë mbirë befas nga dheu. Me këto
    kategori me sa duket kërkon të ketë një ndikim të
    fortë mbi legjislativin dhe mbi kuvendin e ardhshëm
    dhe nëpërmjet tij pastaj të mbajë nën kontroll edhe
    ekzekutivin,” tha Godo. Kjo, sipas tij, është një
    taktikë, e cila do të ketë pasoja negative në procesin
    e integrimit të vendit. Ndërsa duke u ndalur në
    zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Godo theksoi se
    ashtu siç është theksuar dhe nga përfaqësuesit
    ndërkombëtarë janë të një rëndësie të veçantë për të
    ardhmen e vendit. “Qeveria e cila cila përgjigjet për
    zgjedhjet por dhe opozita që ka rolin e saj nëse nuk
    kuptojnë edhe kësaj here se ç‘do të bëhet sot me neve,
    atëherë them se do të tregohen tërësisht të
    papërgjegjshëm,” u shpreh Godo.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    5
    Fitorja e Aliajt ne Sarande me duket e veshtire.
    Saranda zor se merret nga demokratet - ajo dhe shum zona ne jug jan zonat tradite te Ps.

  6. #6
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Aliaj: Jam i bindur se do ta mund Nanon
    Ishalla (yn)
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #7
    XY3005

    Cfare do te thote se kjo zone dhe shume zona ne jug jane tradite e PS?
    Cfare eshte PS per jugun nje parti apo nje cete kacakesh qe mban ne dore jugun?
    Pak e cuditshme per vellezerit e jugut qe pranokan te rrijne gjithnje me PS edhe kur ajo ben cfare te doje.
    Tradita qe permende per mendimin tim eshte vecse nje atavizem feudesh te cileve ju ka ikur koha te pakten ne Evropen e sotme.
    Shqiperia nuk ka nevoje te qeveriset me mentalitet feudal por me mentalitet modern ku njerezit dhe bindjet te shikohen te ndara nga lidhjet fisnore e krahinore.
    Nuk ka PDV e PSJ por ka PDSH e PSSH.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Besnikun e njoh dhe me njeh personalisht qe ne vitet e shkolles se larte ne Tirane , eshte nje ekspert ne fushen e tij dhe njeri me intelekt ,pra nga ana profesionale i heq kapelen ndersa nga ajo morale i ve prap kapelen ,sepse ka nje pike te perbashket me Nanon ate te shkaterrimit te familjes se tij per nje dashuri te re me sekretaren e tij meqe eshte 10 vjet me e re se ish gruaja e tij ata te dy jane njohur ne bangat e shkolles dhe dolen te dy arkitekt te talentuar duke bere edhe disa punime sebashku nga dashuria e tyre lindi nje vajze qe sot esht rreth 14-vjec por ne veren e vitit qe shkoj ai la familjen per sdopiamento te personalitetit dhe sot ndodhet ne gjygj per ndarjen e familjes se tij gati 20 vjecare.


    do thoni ju qe nuk na interresojne keto jane ceshtje private ,vertet ashtu eshte por kur ti vendos te behesh person publik eshte mire te njihet edhe ana morale .

    nuk kam deshire ta zbras akoma thesin por i uroj suksese


    cudi keta politikanet shkojne gjithmone me sekretaret e tyre dhe ja varin familjes .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    !........................................!
    A KA EDHE ME MANIPULU KETU A
    i terhjeki flet qe i thash me heret
    Ndryshuar për herë të fundit nga RRyma : 18-04-2005 më 18:59
    Ma mir neser se dje

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Talking

    Citim Postuar më parë nga dardajan

    nuk kam deshire ta zbras akoma thesin por i uroj suksese



    Mos doje te thoje:

    Nuk kam deshire qe te zbraz qesken dhe jo thesin???

    E kam fjalen per qesken e temthit.

    Kam pare e skam pare postime neper forume, por nje menyre te tille te vjelluri vrer skam pare.

    Edhe Kobra me helnuese ne Afrike, do te te kishte zili.
    Rreshqite bukur dhe pa u ndjere ( e njoh me njeh, shok shkolle etc) dhe pastaj fap
    nje ngulje e dhembeve te helmit, shkurt ne shenje dhe i ftohte.


    ---------------

    Kujt i intereson se kujt ja ve dhe kujt ja heq Besnik Aliaj.
    Ai po kandidon per deputet dhe jo per pap. Papen kane filluar ta zgjedhin sot kardinalet ne Vatikan.

    Nanon nuk e shau kush se pse u nda qytetari Fatos Nano nga gruaja dhe mori nje me te re ( kete deshire e ka cdo mashkull, te cilit i punon sistemi hidraulik , mbi 10 vjet qe punon te e njejta nderrmarje dhe qe i jepet rasti)
    Kancelari Gjerman Schröder eshte martuar 4 here deri tani.
    Ministri Jashtem Gjerman Fischer 5 here.

    Kryeministri Nano u martua me nje femer, e cila sipas shefit te sherbimit sekret shqiptar te asaj kohe Fatos Klosi, kishte lidhje me sherbimin sekret grek.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anëtarësuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga XY3005
    Fitorja e Aliajt ne Sarande me duket e veshtire.
    Saranda zor se merret nga demokratet - ajo dhe shum zona ne jug jan zonat tradite te Ps.
    Vertet Saranda eshte nje qytet me prirje te majta por kjo nuk do te thote qe eshte monopol i PS. Kete e treguan edhe zgjedhjet e fundit per kryetar bashkie ku ai qe fitoi ishte kandidati i PD-se perballe atij te PS-se. Ne keto zgjedhje Saranda eshte per tu marre shembull sepse nuk ja dha voten nje kandidati qe ja kishte dhene dy here dhe nuk kishte bere asgje por ja dha voten nje njeriu pontore pamvarsishte nga perkatsia partiake. Dhe ky po jua shperblen besimin me pune duke e shndrruar Saranden pak nga pak ne nje qytet me te vertet turistik. Pra keto zgjedhje treguan se sarandiotet nuk zgjodhen partine por zgjodhen njeriun.

  12. #12
    Keshtu duhet te jete perhere SKAI-jo njeriu qe shet fjale e demagogji por ai qe jep ndihmese reale ne zhvillimin e qytetit te Sarandes dhe te vendit.
    Nano s'ka se cfare t'i jape asgje Sarandes por vetem t'i marre e per me teper e kujtojne Saranden dhe jugun apo veriun si nje monopol te tyrin te cilin e "shkelin" sa here qe te duan.
    Kete here duhet te behet "fshesa" shqiptare e politikes qe nenkupton zgjidhje dhe jo zgjedhje.
    Ne duhet te bejme ndarjen me kete pseudoelite politikanesh-pjelle dhe atavizem i sistemit parti-shtet.
    Ata nuk kane se cfare t'i japin Shqiperise sepse nuk munden dhe nuk dijne.
    Ata dijne vec te marrin sic i moren tere keto vite brezave te rinj shqiptare duke i lene rrugeve dhe paperspektive.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sukses Besnikut!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  14. #14
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Thjeshte fakti qe Fatos Nano eshte terhequr nga zona e tije ku ka kandiduar gjithmone drejt Sarandes te jep te mendosh se ai i trembet ketyre zgjedhjeve. Gjithashtu edhe vonesat per ndarjen e zonave tregon se Nano e ka friken konkurimin e ndershem, dhe aq me teper me nje kandidat kaq te forte sa Besnik Aliaj.
    Ndoshta jam shume optimist ne keto momente per kandidaturen e Z Aliaj, por mandati eshte i tije per tu humbur...
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD
    -----


    Shtabi i Idrizit përjashton qindra votues nga votimi

    Në zonën elektorale Nr.37 të kryeqytetit ku për PS-në kandidon kreu i doganave, Shpëtim Idrizi, po bëhen të gjitha përpjekjet për shkatërrimin e procesit zgjedhor. Ekstremistët e PS që përbëjnë shtabin elektoral të Idrizit po përdorin të gjitha format e vjetra manipulative, që nga përjashtimi i votuesve nga listat e zgjedhësve e deri tek tentativa për blerjen e votave me paratë e vjedhura në dogana.

    Rasti më tipik është Qendra e Votimit Nr.1757, në listat paraprake të së cilës janë lënë pa u përfshirë 178 zgjedhës.

    Kryetari socialist i Njësisë Bashkiake, Ilir Kokona, që mbulon këtë zonë zgjedhore i ka lënë ata qëllimisht jashtë listës paraprake, duke i identifikuar shumicën e tyre si votues të Partisë Demokratike.

    Nga evidentimi që kanë bërë shtabet e opozitës konstatohet se janë lënë jo një e dy, por familje të tëra të paregjistruara në listat paraprake. Kjo provohet me zgjedhës të shumtë të të njëjtit mbiemër si Hushi, Murja, Çuko, Skëndaj, Faqolli, Metani, Xhani, etj, të njohur si kontigjent që në të gjitha zgjedhjet ka mbështetur Partinë Demokratike.

    Gjithashtu, nga burime të sigurta që vijnë nga banorë të kësaj zone bëhet e ditur se kreu i doganave, Idrizi, që kandidon për Partinë Socialiste në këtë zonë, vjedh në mënyrë të hapur energjinë elektrike nga lidhje të paligjshme për ndriçimin e zyrës së shtabit të tij elektoral.

    H.R

    -----------

    hm...

    Kur ne Tirane nen hunde te Saliut bejne palle Socialistet.. mendo ne Sarande e Tepelene cdo behet..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Kush e betonoi Sarandën?

    Kryeministri Nano, në fushatën e tij të premtimeve boshe, deklaroi dje gjatë një takimi për turizmin të zhvilluar në Durrës se do të luftonte për zhbetonimin e bregdetit shqiptar dhe kryesisht atij të Sarandës. Por përse Nano nuk e luftoi këtë zhbetonim gjatë këtyre viteve si kryeministër i vendit? Madje vetë procesi i betonimit ka nisur në ditët kur kryeministri ka marrë këtë post plot tetë vjet më parë. Nëse ka një shpërfytyrim të Sarandës, kjo ka ndodhur gjatë kohës që këtë perlë të bregdetit shqiptar e kanë drejtuar qeveritarët socialistë. Është i njohur kryebashkiaku me emrin Ardian Shehu, i cili nga të gjithë sarandiotët thërritej me emrin "peshkaqeni". Kandidati i PD për deputet në Sarandë, Aliaj, kujtoi dje se deklarata e Nanos për të luftuar zhbetonimin e bregdetit shqiptar është e vonuar, pasi atij nuk i kanë mbetur më shumë se dy muaj në krye të qeverisë. "Kush e betonoi Sarandën? E gjithë Saranda e di se janë "peshkaqenët" socialistë ata që e kanë shpërfytyruar bukurinë e këtij qyteti gjatë këtyre tetë viteve në qeverisjen e PS", tha Aliaj.

    --

  17. #17
    Habitem Brari sa frike kane shqiptaret nga nderrimet.
    Sarandiotet e dijne shume mire se cfare ndodhi me qytetin e tyre gjate gjithe ketyre viteve.
    Betonimi ka filluar qe nga koha e komunizmit me ato banesat tip qe i ndesh si ne Sarande ashtu dhe ne Kukes e qe pengojne cdo plan zhvillimi te ketij qyteti shume te bukur.
    Betonimi vazhdoi dhe pas 1992 e sidomos pas 1997 kur u bunkerizua Saranda ne emer te "bumit" turistik.
    Dhe kur thone se aty do te behet nje turizem "elitar" eshte per te vene kujen a thua se aty eshte San-Remo apo San-Tropez.
    Cfare turizmi elitar me pelena e rroba neper ballkone e pa asnje lloj aktiviteti elitar.Ndoshta atje kuptohet elitar se shkon pushon "elita" e PS me Benza e me bark perjashta si lopet dhe "elita" e kontrabandisteve shqiptar me xhepat plot para droge e prostitucioni.
    Qe te behet turizem "elitar" aty duhet nje rruspe gjigante qe t'i fshije nga faqja e dheut ato qe jane ndertuar ne vite shkel e shko.
    Perballe eshte Korfuzi i cili nuk pretendon te jete elitar me gjithe dekadat qe ka si vend turistik.
    Une e mbeshtes kandidaturen e Aliajt sepse ai ka se cfare te jape jo vetem per Saranden ndersa Nano ben mire te beje sehir e t'i leje vendin njerezve te kohes e jo te mbllacitet para sarandioteve me demagogjine e Robert Camcakizit.
    Saranda do kete turizem normal dhe do te kete te ardhura nga turizmi por ajo ka nevoje per me shume vizion te ri.
    Njerezit e rinj sjellin vizione te reja e kurresesi "elita" e barkaleceve diabetike.

  18. #18
    I PADUKSHEM
    Anëtarësuar
    01-03-2005
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    149
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Nuk eshte problemi nese do te fitoje apo nuk do te fitoje Besnik Aliaj por lexoni me vemendje se cfare gjuhe perdor ai ne krahasim me Nanon.
    Dallimi eshte shume i madh ne te gjitha drejtimet por ajo qe mua me beri pershtypje eshte menyra e te shprehurit e Aliajt ndersa Nano dhe pseudoelita qe drejton sot vendin (ne te dy krahet) cdo gje mund te jete vecse elite kurre.
    Nje elite nuk perdor ate gjuhe mulliri qe desheron vetem te bluaje pa pasur drithe brenda por thjesht per hir te faktit se mulliri duhet te punoje me ose pa uje e me ose pa drithe.
    Mullixhinjte aktuale te politikes shqiptare mendojne se shqiptaret keshtu do te vazhdojne gjithmone e te mbajne ne krye njerez te deshtuar ne te gjitha drejtimet.
    Ka ardhur koha e njerezve te tipit Aliaj e shume e shume te tjere si ai qe jane shkolluar ne perendim (majtas apo djathtas qofshin) e jo te atyre qe kane mbrojtur tema e disertacione ne shkollen e Partise se Punes apo qe kane dhene nje "kontribut" madheshtor ne ndertimin e "socializmit" allashqiptar.
    Pare ne perspektive i uroj fitore Aliajt dhe te gjithe atyre qe kandidojne me te njejtat parametra si ai ne te gjithe spektrin politik shqiptar (majtas dhe djathtas) e te kemi ne historine tone per here te pare fytyra te reja e mendime te reja.
    Plotesisht dakort.

    Sic e the edhe ti dallimi duket qysh ne menyren e te folurit, krejtesisht ndryshe nga Tosi. Po te jene zgjedhjet te lira, besoj se ka per te fituar.
    -------IIIIIIIIII---------------ahs-

  19. #19
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Boset perball xhep grisurve.
    Te shohim populli yne liri dashes nga do shkoje.

    Tema shkruan:
    EDITORIALI

    Kongres në ditën e dëshmorëve

    Nga Mero Baze

    Socialistët çelin sot kongresin e tyre elektoral në
    përpjekje për të mobilizuar energjitë e mbetura nga
    fragmentimi i partisë dhe distanca e listës së
    propozuar nga strukturat e partisë. Kryetari i Partisë
    Socialiste, Fatos Nano, i cili gjendet përballë
    vendimeve të vështira, nëse del i humbur nga këto
    zgjedhje, po përpiqet të përgatisë terrenin për
    ndarjen e përgjegjësisë në rast të një rezultati
    negativ. Ky duket se është në të vërtetë jo vetëm
    motivi që e ka shtyrë atë drejt përdorimit të faktorit
    “Rama”, por dhe në idenë e rikonsultimit të
    kandidatëve, të cilët natyrisht që nuk do të lëvizin.
    I fokusuar së tepërmi si një kryetar partie që diktoi
    gjithçka, që nga lidershipi i partisë, deri tek lista
    e kandidatëve dhe sidomos i tronditur nga
    paralajmërimet e ashpra ndërkombëtare dhe klima kundër
    tij në prag të zgjedhjeve, Nano ka vendosur të përdorë
    kongresin elektoral për të krijuar një fasadë të re të
    përgjegjësive për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
    Kështu në kongresin e sotëm do të miratohet ‘platforma
    Rama’, e cila as e shton dhe as e ul fuqinë elektorale
    të PS-së para zgjedhjeve, por thjesht konsideron si
    bashkëhumbës me Fatos Nanon në këto zgjedhje, edhe
    kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Po ashtu
    shumë nga kandidatët e përfolur në listën e atyre që
    kanë filluar fushatën elektorale, janë kontestuar nga
    baza dhe, përmes këtij kongresi dhe paravotimit në
    bazë, Nano thjesht don të ndajë përgjegjësinë me
    strukturat e partisë për rezultatin që do të dalë.
    Duke qenë i vendosur të ruajë prioritetet e tij
    politike në parti, që janë forcimi i pasanikëve që ka
    prodhuar familja e tij, dhe kalimi i pushtetit nga
    partia tek njerëzit e tij besnikë, Nano po arrin t’i
    noterizojë gjithë këto procese regresive brenda PS-së,
    përmes kongresit dhe përdorimit të kritikëve të tij si
    aleatë në ditë të vështira. Në këtë pikëpamje kongresi
    elektoral është një shërbim personal për Fatos Nanon
    dhe aspak një impuls për fushatën elektorale të PS-së.
    Pas përfundimit të kongresit, nuk do të ketë lëvizje
    kandidatësh megjithëse do merret mendimi i bazës dhe
    nuk do të ketë ndonjë përfaqësim real të grupit ‘Rama’
    në PS, edhe pse ky i fundit, është gati të varë zilet
    në hundë dhe të shëtisë si ari cirku për të kënaqur
    elektoratin e mërzitur socialist. Kongresi që mbahet
    në Ditën e Dëshmorëve, në të vërtetë viktimizon gjithë
    PS-në dhe kritikët e Fatos Nanos, të cilët do të
    ndajnë tani e tutje vetëm përgjegjësinë, por jo
    pushtetin, për bilancin e Fatos Nanos. Ky kongres
    është për të ndalur shpalljen e Fatos Nanos si humbës
    i vetëm në PS. Dhe shpresojmë të ketë sukses.


    POLITIKA

    Rasti më flagrant është ai i kryeministrit Fatos Nano,
    i cili ka orientuar 50 përqind të prokurimeve publike
    për fushatë në Sarandë

    Paratë publike në fushatën e kandidatëve të PS-së

    Mentor Beqa

    Raportet ndërkombëtare kanë përmendur shpesh herë që
    për të pasur zgjedhje që plotësojnë standardet
    demokratike, ato duhet të plotësojnë tri kritere: të
    jenë të lira, të jenë të ndershme, dhe të jenë të
    barabarta. Shumë prej kandidatëve që garojnë këtë
    fushatë elektorale nën siglën e Partisë Demokratike,
    thonë se kandidatët e Partisë Socialiste, që mbajnë
    poste të rëndësishme shtetërore, kanë shkatërruar një
    ndër këto komponentë, barazinë e zgjedhjeve. Sipas
    tyre, këta kandidatë që janë shumë në numër, kanë
    aktivizuar të gjitha resurset e administratës
    shtetërore, në funksion të një gare personale.
    Kandidati që has më shumë këto probleme që prishin
    barazinë në garë, është Besnik Aliaj, i cili konkurron
    përballë kryeministrit Fatos Nano në Sarandë. Ai thotë
    se kryeministri Nano ka dërguar vetëm për këto dy muaj
    në qytetin e Sarandës, 50 përqind të prokurimeve
    publike, në një kohë kur më parë nuk është bërë asnjë
    investim. “Gjysma e prokurimeve publike janë bërë për
    fushatë. Kryeministri Nano po sjell për dy muajt e
    fundit gjithë milionat e qeverisë. Si është e mundur
    që gjysma e prokurimeve publike për të gjithë vendin
    të vijnë në Sarandë vetëm në dy muajt e fundit,
    ndërkohë që para se të kandidonte nuk ishte kujtuar
    fare për këtë zonë,” thotë Aliaj. Nuk është vetëm
    sfidanti i kryeministrit që përballet me një problem
    të tillë. Një tjetër rast flagrant është edhe ai i
    Ministres së Integrimit Ermelinda Meksi, e cila ka
    angazhuar të gjithë ministrinë për fushatën e saj
    personale. “Zonja Meksi, përuroi një ujësjellës, 2
    muaj para se të fillojnë zgjedhjet, ndau 500 telefona
    2 muaj para zgjedhjeve, shpëtoi nga prishja, për shkak
    të rrugës që kalonte përbri, - disa shtëpi, - një muaj
    para zgjedhjeve (duke u thënë specialistëve se këto do
    të prishen pas zgjedhjeve), dhe ka vënë në dispozicion
    të fushatës së saj, një ministri të tërë, me mjete,
    automjete dhe njerëz. Megjithkëtë ajo nuk do të
    fitoj,” thotë kandidati i Partisë Demokratike, Apollon
    Baçe. Edhe kandidati Edi Paloka, thotë se po përballet
    me një tentativë për blerjen e votave nga ana e
    kandidatit socialist, i cili është Drejtor i
    Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi. “Unë mjafton
    të flas për zonën time, ku paratë hidhen lumë.
    Sigurisht nuk janë para që Shpëtim Idrizit ia ka lënë
    trashgimi familja e tij, janë para që u janë vjedhur
    po këtyre shqiptarëve. Para që janë vjedhur dhe i kanë
    kthyer shqiptarët në qytetarët më të varfër të
    Europës,” thotë Edi Paloka.


    Nano, 50 përqind të prokurimeve në Sarandë për fushatë

    Besnik Aliaj përballë kryeministrit Fatos Nano: “Rasti
    im tregon me të vërtetë disa gjëra që janë flagrante.
    Rasti i parë ka të bëjë me përdorimin e fondeve
    publike. Gjysma e prokurimeve publike janë bërë për
    fushatë. Kryeministri Nano po sjell për dy muajt e
    fundit gjithë milionat e qeverisë. Si është e mundur
    që gjysma e prokurimeve publike për të gjithë vendin
    të vijnë në Sarandë vetëm në dy muajt e fundit,
    ndërkohë që para se të kandidonte nuk ishte kujtuar
    fare për këtë zonë. Së dyti ka një dyndje të
    investimeve që bëhen nga biznesmen privatë vetëm
    përgjatë kësaj kohe kur kryeministri ka shpallur
    kandidaturën për deputet në këtë zonë. Unë nuk e di se
    kush janë këta biznesmenë, por duhet verifikuar nëse
    ato po përdoren për fushatë elektorale nga
    kryeministri Fatos Nano, në këmbim të lehtësirave në
    evazion fiskal. Unë nuk mund të shprehem i sigurt për
    këtë, por është një fakt i cili duhet të verifikohet
    nga institucionet përkatëse. Së treti, të gjitha
    projektet që bëhen në Sarandë shoqërohen me një
    tabelë, e cila më shumë se shenjë transparence, është
    një pankartë elektorale. Në këto pankarta shkruhet se
    projektet janë nën kujdesin e kryeministrit Fatos
    Nano. Atëherë, përse në këto tabela shkruhet se janë
    nën kujdesin e Fatos Nanos vetëm në Sarandë, ndërkohë
    që nuk ndodh diçka e tillë në qytetet e tjera. Së
    katërti, këtu po bëhet një përdorim i turpshëm i
    administratës publike. Në Sarandë këto ditët e fundit
    shoh se janë dyndur këshilltarë të kryeministrit Nano,
    anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtorë drejtorish,
    dhe shumë të tjerë. Kemi informacione se këta njerëz
    po bëjnë presione pranë drejtorive rajonale, që janë
    nën varësinë e pushtetit qëndror. Janë këta njerëz të
    administratës publike që përdorin makinat e qeverisë,
    makinat shtetërore, në funksion të një gare elektorale
    që është e një personi. Së pesti, ka edhe një problem
    në përdorimin e medias nga ana e kryeministrit.
    Televizioni publik pasqyron të gjitha aktivitetet e
    kryeministrit, ndërkohë që nuk jep asnjë mundësi
    shprehjeje për rivalin e tij. Drejtuesit e
    televizionit fshihen pas ligjit, por e vërteta është
    se ligji ka edhe një frymë, edhe një moral. Nuk mund
    të ndodhë që rivali i tij, i jep dorën kryeministrit
    në kishë, akt i cili pasqyrohet edhe nga mediat greke,
    ndërkohë që mediat shqiptare, dhe televizioni publik
    nuk thotë asnjë fjalë.” Edhe koordinatori i Komitetit
    të Orientimit të Politikave, Lulzim Basha, që garon në
    Tiranë përballë zv.ministrit të energjitikës, Arben
    Ahmetaj thotë se kapitalet financiare të vëna
    nëpërmjet korrupsionit, tashmë po përdoren për të
    blerë forcën elektorale. “Ky fenomen shfaqet edhe në
    zonën time, veçanërisht me kandidatin e Partisë
    Socialiste, i cili përfaqëson zhvillimet e këtyre tetë
    viteve të fundit në Partinë Socialiste, të fuqizimit
    të kapitalit nëpërmjet korrupsionit dhe kapjes së
    shtetit, të përdorimit të kapitalit për të blerë
    mandate,” thotë Lulzim Basha.


    Meksi, e gjithë ministria në funksion të fushatës
    personale

    Apollon Baçe përballë Ministres së Integrimit,
    Ermelinda Meksi: “Në zgjedhjet e 2005, në ndryshim nga
    zgjedhjet e tjera, zëvendësimi i kandidatëve për
    deputetë nga PS dhe PD është më i madh se radhët e
    tjera. Ndryshimi është që: në listat e PD hyjnë
    njerëzit e rinj, që i përkasin kryesisht botës
    intelektuale, çka do sjellë, një përmirësim cilësor,
    të parlamentit të ardhshëm. Në listat e PS-së,
    kandidatët, vijnë nga bota e parave me ose pa shkollë,
    me ose pa precedente penale, por gjithnjë në
    kundravajtje morale. Rezultati i kësaj të fundit do të
    jetë një parlament me një gjendje të varfër cilësore
    të përfaqësimit të PS-së. Në këtë garë kundërvihet,
    dëshira për ta parë vendin më mirë dhe lufta për ta
    vënë në jetë këtë dëshirë, me fluksin e parave dhe
    mobilizimin e tërë resurseve të administratës
    shtetërore. Sipas kësaj përvoje, Shqipërisë i takon të
    bëjë kozmetikë, të përurojë për shumë herë të njejtën
    rrugë apo ujësjellës, ose të pajiset me telefona,
    vetëm në momentet kur për PS-në fillon fushata
    zgjedhore. Edhe në zonën ku kandidoj, zonja Meksi,
    përuroi një ujësjellës, 2 muaj para se të fillojnë
    zgjedhjet, ndau 500 telefona 2 muaj para zgjedhjeve,
    shpëtoi nga prishja, për shkak të rrugës që kalonte
    përbri, - disa shtëpi, - një muaj para zgjedhjeve
    (duke u thënë specialistëve se këto do të prishen pas
    zgjedhjeve), dhe ka vënë në dispozicion të fushatës së
    saj, një ministri të tërë, me mjete, automjete dhe
    njerëz. Megjithkëtë ajo nuk do të fitojë.”


    Idrizi, blen vota me paratë e vjedhura

    Edi Paloka përballë Drejtorit të Doganave, Shpëtim
    Idrizi: “Bëhet fjalë për shkelje flagrante të ligjit,
    pasi shumica e kandidatëve të Partisë Socialiste, janë
    njerëz që mbajnë jo thjesht poste zyrtare, por poste
    të tilla që kontrollojnë një pjesë të mirë të të
    ardhurave të shqiptarëve. Janë kandidatë që gjenden
    sot në krye të listave të korrupsionit, të denoncuara
    jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga të
    gjitha institucionet ndërkombëtare. Si njerëzit që
    këto vite kanë grabitur më shumë se kushdo paratë e
    shqiptarëve. Shpëtim Idrizi, drejtori i Përgjithshëm i
    Doganave, është njëri prej tyre. Njëri nga ata zyrtarë
    që është kthyer në portofol i Nanos, sepse këta
    vjedhin jo vetëm për hesap të tyre, por edhe për hesap
    të kryeministrit shqiptar. Janë njerëz që nuk është
    puna se po përdorin makina, apo njerëzit që drejtojnë
    institucionet e tyre, por janë njerëz që me paratë e
    vjedhura po kërkojnë të blejnë votën dhe dinjitetin e
    shqiptarëve. Unë mjafton të flas për zonën time, ku
    paratë hidhen lumë. Sigurisht nuk janë para që Shpëtim
    Idrizit ia ka lënë trashgimi familja e tij, janë para
    që u janë vjedhur po këtyre shqiptarëve. Para që janë
    vjedhur dhe i kanë kthyer shqiptarët në qytetarët më
    të varfër të Europës. Pikërisht këta që i kanë kthyer
    në qytetarët më të varfër, sot kërkojnë t’i blejnë
    lirë. Abuzimi kryesor është ky, që me paratë që u janë
    vjedhur po këtyre qytetarëve, sot kërkohet t’u blihet
    edhe dinjiteti, edhe vota për të siguruar mandate.”


    Ahmetaj, paratë publike për të blerë dinjitetin e
    qytetarëve

    Lulzim Basha përballë zv.ministrit të Energjitikës
    Arben Ahmetaj: “Ky fenomen shfaqet edhe në zonën time,
    veçanërisht me kandidatin e Partisë Socialiste, i cili
    përfaqëson zhvillimet e këtyre tetë viteve të fundit
    në Partinë Socialiste, të fuqizimit të kapitalit
    nëpërmjet korrupsionit dhe kapjes së shtetit, të
    përdorimit të kapitalit për të blerë mandate.
    Megjithatë, kjo është ajo që na ndan, në përgjithësi
    ne të rinjve që sapo jemi futur në politikë, dhe
    këtyre, që pavarësisht nga mosha, janë vjetëruar nga
    konsumi ideologjik dhe mos-suksesi në qeverisje, si
    dhe të konsumimit të moralit politik, pasi ne besojmë
    në disa vlera të shenjta, siç janë dinjiteti njerëzor,
    nderi, e drejta për punë, e drejta për një jetë më të
    mirë, e drejta për të votuar i lirë, dhe besojmë se
    këto janë të drejta të patjetërsueshme. Këto të drejta
    janë themeli i së ardhmes së Shqiprëisë, dhe janë të
    drejta që as nuk mund të blihen, e as nuk mund të
    shiten. Nga ana tjetër këto kandidatë mendojnë se
    gjithçka mund të shitet dhe mund të blihet, përfshi
    këtu dhe dinjitetin njerëzor dhe të drejtën e votës
    dhe mendoj që në përplasje mes këtyre vlerave, duhet
    dhe do të fitojë ajo që është parimore, që shqiptarët
    e shohin si një garanci afatgjatë për të ardhmen e
    tyre. Kandidatë që kanë zhvatur shqiptarët për katër
    vjet me radhë tani kujtohen që t’iu paguajnë listën e
    bukës, në mënyrë poshtëruese, që t’iu marrin votën dhe
    më pas të vazhdojnë avazin e tyre të vjetër. Nga kjo
    pikëpamje nuk ndihem aspak i kërcënuar, përkundrazi më
    jep forcë dhe kurajo, në përkushtimin tim për t’i
    kthyer elektoratit shqiptar dinjitetin elektoral dhe
    shpresën për një qeversisje të nesërme më të mirë.”


    Agron Duka, presione në Sarandë për të votuar Nanon

    Ministri i Bujqësisë Agron Duka ka nisur një tur
    presionesh mbi partitë e vogla në qytetin e Sarandës,
    që ato të mbështesin kandidaturën e kryeministrit
    Fatos Nano

    Ministri i Bujqësisë Agron Duka ka ndërmarrë një tur
    në qytetin e Sarandës, ku garon kryeministri Fatos
    Nano, duke bërë presione të ndryshme, që votat të
    jepen për Nanon. Burime nga qyteti i Sarandës i thanë
    gazetës se Agron Duka ka bërë presione financiare edhe
    mbi drejtoritë rajonale që janë në varësi të pushtetit
    qëndror, që të bëjnë fushatë për kryeministrin. Sipas
    informacioneve, Duka ka kërcënuar nëpunës të
    administratës me pushim nga puna, nëse nuk bëhet
    fushatë për Fatos Nanon. Burimet thanë se Duka
    gjithashtu ka bërë presione mbi partitë e vogla në
    qytetin e Sarandës, që të takohen me kryeministrin
    Nano për të nënshkruar paktin e mbështetjes së tyre
    ndaj kandidaturës së kryeministrit. Situata në qytetin
    e Sarandës paraqitet e tensionuar, pasi të gjitha
    resurset qeveritare janë angazhuar në formë presioni
    për të mbështetur kandidaturën e Nanos në zonën 99.
    Kryeministri ka angazhuar të gjithë administratën e
    tij dhe të gjitha fondet publike i ka orientuar në
    drejtim të fushatës elektorale, pasi ndihet i
    rrezikuar në zgjedhjet e tre korrikut.


    Kryetari i PD-së Sali Berisha prezantoi kandidatët
    Omer Stringa, Muharrem Kajolli, Aurel Bylykbashi dhe
    Mehmet Ibaj

    Berisha shpall kandidatët e Elbasanit: Stringa,
    Kajolli, Bylykbashi dhe Ibaj

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi
    dje në mbrëmje tre kandidatët e Partisë Demokratike
    për qytetin e Elbasanit. Mes shumë të pranishmëve
    kryetari i PD-së i shoqëruar edhe nga nënkryetarja
    Jozefina Topalli prezantoi kandidatët Muharrem
    Kajolli, Omer Stringa dhe Aurel Bylykbashi.
    Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi po dje edhe
    kandidatin e PD-së për qytetin e Cërrikut, Mehmet
    Ibajn. Qindra qytetarë cërrikas ishin mbledhur për të
    pritur shpalosjen e platformës së opozitës dhe të
    kandidatit për deputet. “Qytetarët shqiptarë kanë
    vendosur ta ndryshojnë Shqipërinë. Ndryshimin e kërkon
    çdo shqiptar që ndodhet i papunë. Papunësia ka rrënuar
    familje të tëra shqiptare, të ardhmen. Prandaj dhe
    ndryshim do të thotë punësim, do të thotë vende pune,”
    tha kryetari i PD-së, Berisha gjatë prezantimeve.
    Kryetari i opozitës, Berisha theksoi gjatë takimit
    problemet e mëdha sociale që po kalon vendi dhe
    veçanërisht emigrimin e rinisë shqiptare për në
    perëndim. “Asnjë komb në botë nuk eksporton të
    ardhmen, siç është rinia, si eksportohen nga Shqipëria
    100 mijë qytetarë në vit. Ne si komb kemi vuajtur në
    shekuj, por kemi mbrojtur identitetin tonë kombëtar të
    tipit perëndimor më shumë se çdo komb tjetër.
    Meritojmë të ngjitemi aty ku e kemi vendin, në BE dhe
    NATO, që të kemi një pasaportë për të lëvizur lirisht.
    Ndaj demokratët dhe gjithë shqiptarët e kanë
    përgatitur fitoren me platformën e ndryshimit,” tha
    Berisha.
    Kryetari i Partisë Demokratike tha se platforma e
    opozitës do ta nxjerrë vendin nga niveli i lartë i
    papunësisë që i detyron shqiptarët të largohen.
    “Projekti ynë ka si shtyllë kryesore punësimin e
    shqiptarëve. Zotohemi që mendimin dhe iniciativën e
    lirë do ta vëmë në punë. Do të përgjysmojmë taksat e
    biznesit të vogël. Përgjysmim i taksave do të thotë 2
    herë më shumë para në xhepat e biznesit të vogël, 2
    herë më shumë mundësi investimi dhe 2 herë më shumë
    mundësi punësimi,” deklaroi Berisha.
    Berisha u tha qyteraëve të Elbasanit dhe Cërrikut se
    klima e bashkëpunimit që do të krijojë PD me biznesin,
    do të favorizojë rritjen e nivelit të punësimit. “PD
    do të ketë marrëdhënie të caktuara me biznesin privat,
    duke e favorizuar këtë biznes, hequr sigurimet
    shoqërore për çdo të punësuar rishtas dhe lehtësira
    shtesë. Punësimin do ta bazojmë tek kreditimi. Në
    kushtet e ekonomisë së tregut është e vështirë të
    nisësh një biznes të ri pa kredi. Do të pesëfishojmë
    dhënien e kredive, veçanërisht për ata që duan të
    nisin biznes të ri,” deklaroi Berisha.
    Kreu demokrat tha se lufta ndaj korrupsionit do të
    nxisë nivelin e zhvillimit të vendit, duke bërë që 1.4
    miliard dollarë që vidhen çdo vit, të shkojnë për
    investime. “Do të përballemi me atë armik që na i merr
    paratë dhe ai është korrupsioni, për të cilin flasin
    vetë specialistët e Bankës Botërore. Në vitet ‘95-’96,
    taksat ishin dy herë më të ulëta se sa janë sot. Po ku
    shkojnë? Pjesa më e mirë e taksave përfundon në xhepat
    e qeveritarëve, në rryshfete që kapin 1.4 miliard
    dollarë, që do të thotë se 1.4 miliard dollarë do t’i
    mbeteshin biznesit dhe do të investoheshin në punësim.
    Paratë e ndryshimeve që ne kërkojmë janë, po të kesh
    vullnet t’i gjesh me duar të pastra,” tha Berisha.
    Gjatë prezantimit mori fjalën edhe nënkryetarja e
    Partisë Demokratike Jozefina Topalli. “Çdo njeri ka
    momente në jetë kur duhet të vendosë për të mirën e
    vetes dhe të vendit, për ta nxjerrë veten dhe vendin
    nga mizerja ku e katandisën dhe e izoluan 8 vjet me
    radhë socialistët, përmes papunësisë, varfërisë,
    mjerimit. Në asnjë vend të botës nuk ka mundësi që një
    mësues të ketë pagën sa 1/20 e pagës së kryeministrit,
    kur 40 përqind e popullsisë është nën nivelin e
    varfërisë,” tha Topalli.

    ..

  20. #20

    Junta socialiste e bitumosur

    Qeverisja e sotme eshte nje junte shokesh e miqsh te cilet i lidh vetem nje interes i perbashket-paraja.
    Sonte duke ndjekur punimet e Kongresit elektoral dhe per me teper fjalorin nderplanetar te Rame Edit eshte shume lehte te kuptosh se ata jane thjesht nje junte abuzuesish me karriken.
    Permenden pa pike turpi kilometrat e rrugeve,metrat e lulishteve,katet e pallateve e perrallen e njemije e nje neteve te "integrimit" aq te perfolur qe disa vite e qe ende nuk ka asnje shenje.Ata e quajne integrim faktin se vete udhetojne me pasaporta diplomatike apo se vishen bukur kur kalojne neper shkallet e institucioneve evropiane!?
    Kilometra shtrohen,lulishte behen,kate ndertohen sepse i tille eshte sistemi e ne fund te fundit kjo eshte nje detyre pushtetare.
    Mirepo prapa atyre kilometrave,lulishteve e kateve qendron varferia shqiptare (jo varferia e politikaneve),qendron krimi i bitumuar ne pushtet,qendron rinia e intelektualet qe ikin cdo dite nga vendi,qendrojne qindra mijera te papune,qendrojne te korruptuarit barkalece e mburravece me vetura moderne e me apartamente lluksoze pa levizur kemben nga Shqiperia ne nje kohe qe mijera shqiptare punojne e djersiten me vite te tera pa arritur dot te sigurojne nje jete normale etj.
    Ai qe ka dy mend ne koke e di se rruge,lulishte apo pallate ka dhe ne Kine,ka dhe ne Kolumbi,ka dhe ne Somali e Tanzani.Por keto nuk jane tregues zhvillimi apo ndryshimi kur perballe shqiptarit eshte nje pushtet i kalbur,nje administrate e zhubravitur,nje politike junte.
    Rame Edi pa pike turpi merr neper goje moshataret e tij te shkolluar neper universitete boterore kur ai zhgarravitej berlloqeve te Parisit me thonj te paprere.
    Ai nuk ka guxim te ndalet e te flase per ish-kryetaret e kooperativave,ish-drejtoret e fermave,ish-sigurimsat e ish ishet e PS.
    Ai nuk flet dot per Gramozin,per Luan Ramen qe godet gazetarin me grusht,per Nanon qe ecen me makine luksoze "dhurate",per Dokle bolshevikun qe i quante politikanet e Kosoves si persona qe dine vetem te merren me tregeti,per ministrin e jashtem qe nuk di se cfare nenshkruan,per Blushin Kico e te birin qe nuk lane gje pa thene ne shkrimet e tyre kunder Kosoves,per celularet qe drejtojne kontrabanden e duhanit,naftes apo droges,per qytete e fshatra pa uje e pa drite,per spitale e zyra ku qytetari ka frike te shkoje se mos goditen si ajo gruaja fatkeqe ne Librazhd,per nje biznes te neperkembur nga monopolet pushtetare,per nje fshatar qe ende nuk i di kufinjte e arave etj.
    "Mbro te ardhmen"!?
    Cila e ardhme te mbrohet?E ardhmja e "ndritur" me junte shokesh e miqsh qe kane nje interes-parane e karriken.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-05-2005 më 17:21

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zëvendëson atë të Fatos Nanos në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  3. Kurthi gazetarit Mazher Mahmoodt arreston Besnik Qemen
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 10:04
  4. PD: Mitingu i Berishës në Sarandë ishte i jashtëzakonshëm
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 14:59
  5. Investigativi Mahmood burgos Besnik Qemën !
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •