Une pa nene, por edhe baba pa grua!
Une pa nene, por edhe baba pa grua!
Happiness is: ME & YOU ;)
"Dimri eshte per agane, vera per fukarane"
When in Doubt, Act Stupid!
Qengji i urte pi dy t'ema,qengji shejtan pi tere kopene.
THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL
Ja sa për fillim disa fjalë të urta të nxjerra nga: “Fjalë të urta shqipe” botuar nga : ”Rilindja” më 1985
1. Atdheu dhe nëna nuk harrohen.
2. Darov (Dhuratë ) e armiku – o helm, o thikë.
3. Gjuha ruhet, atje ku shkruhet.
4. Kur të jesh në dhe të huaj, dita të duket një muaj.
5. Liria vyn (nevoitet) më shumë se ushqimi.
6. Më mirë buk thatë e rahar, se pilaf e dajak.
7. Pa e dhënë tëdhimbshmen, s’un e marrim të kajshmen.
8. As gjarpëri nuk e len kollaj folenë e tij.
9. Kush e lë folenë, smendon për vehten.
10. Po tu turr qeni mos i ik se dukesh i vogël…
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
...vazhdimi
11. Dorë më dorë e krah më krah, bëhet murë, bëhet kala.
12. Ep e merr me masë, miq e shokë me thasë.
13. Katër burra në një derë, e bëjnë dimrin verë.
14. Kur merr rrugë vetëm, je hiç; kur je vet i dytë, je diçka; kur je vet i tretë, je i tërë.
15. Kur s’ke shok, merr një shkop.
16. Më mirë një armik me mend, se një mik budalla.
17. Më mirë bukën thatë, se sa me shamatë.
18. Me mikun ha e pi; të dhënë, të marrë mos ki.
19. Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
20. Miku i mirë shihet në ditë të ngushtë (vështirë).
vazhdon...
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Nga hasmi ruhem vete,nga miku me ruajte Perendia.
THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL
…vazhdimi
21. Njeriu i lik, edhe si të vdeës, ke rrezik.
22. Një njeri i lik është shumë, një i mirë është pak.
23. Piu rakinë, na shau shtëpinë.
24. Rrit sorrën, të nxjerr sytë.
25. Si e mira, si e keqja, s’harrohen kurrë.
26. Syri i lig, sheh keq gjithmonë.
27. Ushqe gjarpërin, të të haj kokën.
28. Vdekjen e kemi hak, por mjer ai që mbahet mend për të keq.
29. Kush ka miq, ka dy palë krah.
30. Njerëzit janë të fortë, kur janë të bashkuar.
vazhdon …
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
…vazhdimi
31. Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë.
32. Aty ku ka drejtësi, ka edhe harmoni.
33. Bukë të bardhë me faqe të zezë ha sa të duash, se s’të ka njeriu zilinë.
34. Deka me nder e trimit, si kapak i floririt.
35. Dëgjo pastaj gjyko.
36. E drejta është e hidhët.
37. E drejta është e drejtë, por s’ecën pa të shtyrë.
38. E drejta të zhytë, por nuk të mbytë.
39. Fajtorin e tremb faji i tij.
40. Gruja e ndershme në dash me të mbetë, së pari i ndershëm duhet të jesh vet.
vazhdon…
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Meqe e vrave qenin, hidhe në përrua!
Happiness is: ME & YOU ;)
Kërçovare1,Postuar më parë nga Kërçovare1
Me fal e nderuar, por veshtire po gjej kohe te merrem me "qenin" keto dite, por kujtoj se do te gjendet kohe edhe per kete...normal nese iu pelqyen keto te gjertanishmet.
Me respekt Poeti
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
I nderuar Poet: Me shumë respekt për faktin se ju nuk gjeni kohë të merreni me 'qenin' dua të theksoj se qeni si element në botëkuptimin, folklorin dhe letërsinë shqipe paraqet shumë dukuri interesante. Nga njëra anë: i pabesë, sinomim i armikut, i vrasësit, i keqbërësit, nga ana tjetër besnik, mik i vjetër i njeriut, rojtar dhe shok! Kam shkruar (suedisht) një studim me titull "Qeni shqiptar" i cili u botua në një revistë letrare suedeze para shumë vitesh. Në të futa folklorin dhe fjalë të urta, tekstet për qenin në "Kanunin e Lek Dukagjinit" të At Shtjefën Gjecovit, rrëfime për qenin shqiptar nga letërsia etj. Dualizmi i pikëvështrimit në lidhje me qenin sigurisht ekziston edhe te popuj të tjerë por si fenomen për të kuptuar kompeksitetin e mentalitetit të një populli është mjaft tërheqes në rastin e shqiptarëve.
Dhe të mos harrojmë: Le të lehin qentë, karavani shqiptar prapë shkon përpara!
Ullmar Qvick, Suedi
Ullmar Qvick
Ullmar Qvick,
E tera qe eshte thene nga une ne postimin e mesiperm kishte te bente me fjalen e urte popullore qe e nderuara Kërçovare1, e kishte cekur me lart. Nuk e kam marre qenin ne kontestin negativ dhe as ne ate pozitiv, por vetem si kerkiim falje qe nuk poa rrij te vazhdoj me postimin e fjaleve te urta popullore nga libri qe e kam cituar ne keto postimet e mesiperme. Por premtoj se ne nderkoh do te sjell edhe te tjera, normalisht te zgjedhura sipas shijes sime, sepse vertete dhe per fat te mire jane shume.
Me respekt per ty Ulmar Qvick dhe miken e qmuar Kërçovare1
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Poeti, të kuptoj çfarë thua, por nuk t'u drejtova ty personalisht, më fal për diçka... Vetëm ishte një shprehje e ditës që m'u kujtua.
Përshëndetje!
Happiness is: ME & YOU ;)
Epo Kërçovare1, u be histori diskutimi kjo pune a?? Cfare ti besh keqkuptimevePostuar më parë nga Kërçovare1
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
E di... po më vjen mirë që më në fund u kuptuam
Happiness is: ME & YOU ;)
Te miren qe ben haroje, te miren qe te bejne kujtoje
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Gruaja mban mend çfar nuk ben per te dhe harron çfar ben per te!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Mendja Eshte Nje Kokerr Gruri Kaloi Zogu Ta Mori Ngele Pa Te!!!!!!!!
Ps; Fjale E Urte Eshte Me Duket Apo Jo
failure is not an option!
Miku mikut 40 vjet i ngjan.
Me ra vehtja, e me keputi shpirtin.
Mendo mire dhe mire do te behet ,si e ndiell edhe ashtu e gjen ,pra eshte .
Rina
Krijoni Kontakt