Nje sup i njome ne kabare
Nje sup i njome ne kabare eshte shkalleze magjie:
te zbret nen dhe
te ngre mbi dhe
nje sup i njome ne kabare ne purgatorasit na deh.
Kjo kabare e drunjte ne muzg - c'vegel e cuditshme muzike!
Nje sup i njome ne kabare... ahh, driten syri dot s'e fsheh
dhe vera behet flake, te nxeh
Ferri qe po digjet poshte, Parajsen lart e ngroh, e deh
moj kabare e drunjte ne muzg, ne s'je kitare, cfare djallin je...
Ne purgatorasit e gjore asgje e kote s'na genjen
vec nje sup i njome ne kabare...
na zbret nen dhe
na ngre mbi dhe.
Krijoni Kontakt