Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Petraq Risto

  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Petraq Risto

    Nje sup i njome ne kabare

    Nje sup i njome ne kabare eshte shkalleze magjie:
    te zbret nen dhe
    te ngre mbi dhe
    nje sup i njome ne kabare ne purgatorasit na deh.
    Kjo kabare e drunjte ne muzg - c'vegel e cuditshme muzike!

    Nje sup i njome ne kabare... ahh, driten syri dot s'e fsheh
    dhe vera behet flake, te nxeh
    Ferri qe po digjet poshte, Parajsen lart e ngroh, e deh
    moj kabare e drunjte ne muzg, ne s'je kitare, cfare djallin je...
    Ne purgatorasit e gjore asgje e kote s'na genjen
    vec nje sup i njome ne kabare...
    na zbret nen dhe
    na ngre mbi dhe.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    :) kjo me ben te qesh

    Sa here prek nje grua

    Sa here prek nje grua krijoj nje shkendijez elektrike
    -Ua! - thote ajo.
    -Me fal! - them une.
    Ajo skuqet ngaqe padashur kam ndezur driten
    me nje celes te vogel qe kercet lehte: regetime zemre.
    -Ua! - thote ajo.
    -Me fal! - them une.
    Pastaj u gezohemi dritave te trupave
    te trupave qe kthehen ne bredha Krishtlindjesh
    dhe kuptojme se Krishti ringjallet cdo dite nga nje shkendijez elektrike.
    -Ua! - thote ajo.
    -Me fal! - them une.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Frymemarrje, para puthjes ishe ti

    E fresket, e tendosur, gjithe ndricim:
    frymemarrje, para puthjes ishe ti
    I gatshem te kthehesha ne lule isha une
    lulet nen diell e fshehin nje mendim me the ti
    dhe nata mbi lule perrallis shume, fola une.
    Ti heshte me ndjesine e korrit te Eskilit.
    I holle dhe i pafajshem
    kercelli i dritave ne uje
    ku ti lahesh naten
    e kur hena te puth te bardhen e gjirit, - fola une.
    Shartome me pak qiell te hyjezuar
    me nje veshtrim te ndezur
    dhe me nje hardhi te harbuar - shtove ti...
    Une heshta me ndjesine e korrit tend Dashuri.
    Deti vinte i madh mbi trupin tend
    e me bente xheloz
    xheloz me bente dhe hena
    kur te prekte te bardhen e gjirit...

    Frymemarrje para puthjes ishe ti
    brume i zene e i gatuar ne maje argjendi
    Dashuri.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Trishtili...

    Trishtili i trishti trishtil trishton mbi trėndafil: tri-tri-tri...
    - Nuk ishin tri po ishin dy: ajo, ai
    dhe Ylli i Mėngjesit pėrbri...Tri-tri-tri.
    Trishtili i trishti trishtil trishton mbi trėndafil: tri-tri-tri...
    - Nuk ishin tri po ishin dy: ajo, ai
    njė thikė prej hėne nė mes dhe njolla e gjakut nė gji...Tri-tri-tri...
    Trishtili i trishti trishtil trishton mbi trėndafil: tri-tri-tri...

    Brooklyn, 10 korrik 2007



    Ēoroditje

    Sa herė vjen pranvera trarėt e shtėpisė kėrcasin nga malli pėr sythe
    bluja e syve tė tu bėn baticė nga malli pėr brigje
    dhe xixėllonjat shpikin harikirin magjepsės rreth trupave lakuriqe.
    Kurse unė hesht i mekur nga fjalėt qė s’mund tė them
    pėr foletė e reja: nota nė pentagramet e pemėve.

    Vijnė zėra, vijnė zėra, s’e di se nga vijnė
    rrėkeza qė rrjedh ma bėka magjinė.
    Vijnė zėra, shumė zėra thurin kurthe me lule
    ah, kurthet me ngjyra mė bėjnė tė pėrulem!

    Sa herė vjen pranvera trarėt e shtėpisė kėrcasin nga malli pėr sythe
    zemrat joshen nga drejtime tė ndryshme: busulla me fusha erotike.
    Fluturat hapin krahėt e shkruar me poezi tė magjishme
    bletėt shpikin njė mjaltė tė ri me polenin e puthjeve.

    11 janar 2007



    Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes

    Nėse vjen nė mėngjes, nėse vjen, kujdes mos lėndon vesėn mbi majėn e barit
    Vesėn, them, vesėn gjithė prikėn qė nata dha pėr martesėn
    Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes.
    Pastaj hiqi kėpucėt te pragu... nga vesa nga vesa s’tė dua tė lagur
    kėpucėt me vesė na kthehen nė varkė
    Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes.
    Nė dhomė hiq kėmishėn, kėmishėn me vesė se kėshtu mė fut dridhmėn
    nėse vjen nė mėngjes gatuar me vesė mos harro pasthirrmėn
    Oh!
    Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes.

    4 dhjetor, 2006

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Poeti Petraq Risto

    Petraq Risto ka lindur nė Durrės mė 9 qershor 1952.
    Pasi kreu nė vendlindje shkollėn e mesme, vazhdoi nė kryeqytet studimet e larta nė Degėn e Gazetarisė, si dhe njė vit pasuniveristar pėr kritik teatri pranė Akademisė sė Arteve tė bukura. Ka punuar si gazetar dhe libretist dhe tani drejton shtėpinė e tij botuese “Globus R.”, po nė Tiranė.
    Ėshtė autor i shumė vėllimeve poetike si “Zgjohu princesha ime”, “Mollė zhvirgjėruar nga rrufetė”, “Lojė shahu nė shekullin XXI”, “Engjėlli me virus H5N1”, “Hallelulja”, “Lexuesi i buzėve: ar+sy+eja!”, etj. si dhe i librave nė prozė : “Vdekja e palaēos” dhe “Ndalohet vrasja e ujqėrve” (tregime) “Avioni “Madam Baterflaj 9/11””, “Bukuroshja fantazmė dhe unė zoti Prek Vdek”, (romane), etj.
    Ėshtė fitues i disa ēmimeve kombėtare dhe ėshtė veēuar nga Biblioteka Ndėrkombėtare e Poezisė si ndėr poetėt mė tė mirė europianė dhe amerikanė tė vitit 2007.
    Ka nė proēes botimi librin me poezi “Apo – ka – lypsi”
    Kėto ditė, sapo ka dal nga shtypi romani: “Nje grua me Urdhrin e Ujkut”

    Kanė thėnė pėr poetin Petraq Risto:

    Dr. Moikom Zeqo:

    “…… Petraq Risto ėshtė njė talent i vėrtetė dhe e pasuron poezinė shqipe jo me retorikė, por me substancė tė re.
    I spikatur qė nė vitet 70-tė tė shekullit tė kaluar, kinse u fsheh nėn heshtjen e punės dhe tė dinjitetit, pėr tė shpėrthyer afirmimin e tij nė vitin 2000. Por kjo nuk ka aspak njė kuptimshmėri thjesht kronologjike. Bėhet fjalė pėr provėn titanike tė poezisė: pėr cilėsinė e saj.
    Risto ėshtė poet luftarak dhe pllenues i modernitetit tė poezisė shqipe si pakkush.
    Petraq Risto ka njė vizionarizėm tė njė grishjeje tė re, kėlthitėse. Ai i ka farkėtuar fitoret e tij me pėrpjekje dhe tendosje tė admirueshme. Risto guxon dhe shpėrthen, ravizon me lėvizje kozmike, me tema tė ekzistencialitetit, tronditės dhe tė dyzuar tė epokės globale.
    Poezia e afishuar shqipe shpesh vuan nga provincializmi, si edhe nga krahinarizmi, … nuk ka genin aksiletirues dhe revolucionarizues tė zhvillimit. petraq Risto kėrkon diēka tė re, njė tematikė universale nė bioritmin e vargjeve, nė aktualizimin e metaforave tė ēuditshme, nė kriticizmin shoqėror dhe nė atė letrar. Ėshtė sfidues deri nė fund.
    Petraq Risto ėshtė poet i metaformizmit si proces i pandėrprerė, kapėrcen kufijtė, jo thjesht konvencionalė, e botėzon Shqipėrinė, motivet e botės i shqiptarizon…

    Luan Rama:

    “… Ndėr poetėt bashkėkohorė shqiptarė, poeti Petraq Risto na vjen me njė mision tė ri, ashtu siē vinte Rembo nė kohėn e tij me: “letrat e Profetit” pėr tė bėrė njė poezi moderne, krejt tė re pėr njė kohė tjetėr. Dhe pėr tė bėrė kėtė pėr tė ndjekur shembullin e “letrave tė Profetit” Petraq Risto me vargjet e tij trazon oqeanet, zbret dhe ngrihet nga varret, duke pohuar me forcė dhe me zė tė lartė atė qė kėrkonte dikur Rembo: “tė jesh modern”…
    Poezia e Petraq Ristos ėshtė edhe e kuqja e shegės sė ēarė, e shegės sė pjekur pėr tė bėrė dashuri. Ėshtė shegė vezulluese qė tė njomė buzėt me njė nektar poetik: ėshtė Shėn Valentini tutje nė Bagdatin e mbytur nė njė mjegull morti, ku ushtari i vrarė i kėrkon falje tė dashurės sė tij dhe kėrkon t’i dhurojė “zemrėn e mbuluar me gjak – llambė Aladini me xhindin e vrarė”, ėshtė edhe Marsi 97, ku “zogjtė e trembur nga plumbat hyjnė e mė fshijnė nė damarė”… janė “manaferat – brymė, shartuar me zjet/ gati pėr tė ushqyer Shenjtėt”. Poezia pėr tė ėshtė kjo vorbull njerėzore ku trallisen njerėz dhe engjėj. Kjo vorbull na ka rrėmbyer tė gjithėve. Madje, ai shepsh ėshtė i zemėruar si te Porta e Ferrit: “Atdheu im ėshtė gėnjeshtra nė pikėn e fundit tė gjakut”. Tė ngjan se nga dhimbja , ai do tė godasė qiejt.
    Poezia e Petraq Ristos flet jo vetėm nė shqip, por edhe nė anglisht, spanjisht e gjuhė tė tjera…Copėza Shqipėrie nė gjuhėt e botės… Ai pranon madje tė jetė edhe banor i Purgatorit nėse arrin tė mposhtė krimin, gėnjeshtrėn, privimin e lirisė… Ai e di si kėrkohet poleni pėr tė bėrė mjaltin e poezisė…

    Granit Zela:

    “… Ka poetė dhe shkrimtarė qė vijojnė tė shkruajnė pėr njė periudhė tė gjatė pa tėrhequr vėmendjen e bashkėkohėsve dhe lexuesve derisa mbėrijnė nė njė fazė tė krijimtarisė sė tyre, e cila ndryshon kryekėput nga tė gjitha fazat e mėparshme, duke njohur njė ngritje katapultuese estetike, ndryshim tė tė gjitha koordinatave shkrimore, motiveve, zgjerim tė hapėsirshėm tė perceptimit, gjuhės, procedimit, vetė identitetit tė tyre. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė me poetin Petraq Risto…. E veēanta e lojės sė poetit nė poezitė e tija bėhet tėrheqėse sidomos nė lojėn me fjalėt, e cila shkon te rrėnja e tyre, thuajse deri nė marrėzi.
    Kjo vihet re sidomos nė vargje qė shėrbejnė si refrene ose kumte tė pėrsėritura brenda sė njėjtės poezi. veēojmė disa shembuj: “Pellazg do tė thotė Pjell nė ag ose Pjell Azgan. Zeus pėr Pellazgėt do tė thotė Zė-ri por mbase edhe Zjeu. Prometeu pėr Pellazgėt do tė thotė premtim, …
    Poezitė e Petraq Ristos e zhvendosin poetin shumė kuadrate pėrpara nė skarierėn e poezisė bashkėkohore…

    Qazim D. Shehu:

    Poeti Petraq Risto ėshtė poet i vėrshimit tė vargut nė njė palosje e shpalosje figurash, ku dallon mė sė miri metafora, paradoksi dhe grotesku. Si e tillė poezia e tij mbetet konceptuale, qė nė morinė e figurave sjell e risjell gjithnjė ndjesi tė ngrohta, pėrjetime vetanake, shqetėsime intelektuale, e, patjetėr meditime pėr ekzistencėn e gjėrave qė lidhen drejtpėrdrejt ose jodrejtpėrdrejt, me njeriun.
    I pakufizuar tematikisht, gjithnjė nė organizimin e fjalės sė bukur nė kontekste tė gjėra, Risto si poet merr dhe rimerr motive nga vetja e bota, nga bota e kozmosit, duke i dhėnė poezisė njė frymėmarrje tė shtrirė hapsinore.
    Duke mos qenė rob i njė rrethi tė ngushtė temash e motivesh, hetohet se ai kėrkon tė verė unin e tij nė njė plan global, duke tė befasuar me gjetje universale…
    Menēuria poetike, si sjellje drejt refleksionit intelektualist, e bėn poezinė e Petraq Ristos tė veēantė, aq sa shumė setenca poetike tė mbeten nė mendje…
    Poet i intesitetit tė ndjenjės, i vėrshimit tė imazheve, pa harruar kujdesin e kursimit pėr tė mos arritur nė tepri, Petraq Risto tashmė e ka profilizuar stilin e vet tė tė thėnit, ėshtė zė imponues nė poezinė e sotme shqipe, gjė e rėndėsishme kjo pėr njė poet, qė vjen me njė regjistėr tė vetin, modern dhe i kuptueshėm, abstrakt dhe i qartė, me vokacion tė fortė…

    Vaid Hyzoti:

    Petraq Risto, poet kėrkues, ambicioz, tepėr serioz dhe asnjėherė me poezi tė kalkuluar vetėm nė laboratorin mendor, por edhe gjithnjė besnik i natyrės sė tij me ndjeshmėri lirike. Se gjithshka ai e shkruan me shpirt.
    Poezia e Ristos shpreh tė pėrditshmen shqiptare, me realitetin e zymtė dhe me pėrshkėnditjet e ėndrave….
    Poezia e Ristos ėshtė plotėsisht jashtė skemave tė tė vargėzuarit. E mbėshtetur tėrėsisht nė vargun e lirė, tepėr e reptė nė ritmin poetik, ajo me misionin qė merr pėrsipėr pėr tė qenė njė rrjedhė e shpenguar e mendimit, kurrsesi s’mund tė mbetej e kufizuar, e ruajtur nga gardianėt e vargjeve tė matur…
    Petraq Risto shtresėzon metafora pas metaforash, duke e bėrė lexuesin tepėr tė kujdesshėm, qė pas kėnaqėsisė timbrike, t’u rikthehet edhe njėherė tė lexuarit, tė vėshtrojė me kujdes arkitekturėn e figurshme…

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Njė kukuvajkė e fisme


    Njė kukuvajkė e fisme me kostum festiv nxjerrė nga sepetet e natės

    erdhi dhe mė tha:
    jam ajo.

    Ajo s’mund tė jesh: nuk mban veshur mėndafsh me yje lotėsh spėrkatur

    Kukuvajka tha prapė: jam ajo.

    Ajo s’mund tė jesh se ajo ėshtė e ikur, madje nė botėn pėrtej

    ku Hėna ėshtė thjeshtė njė kafkė e braktisur dhe yjet - ca djem budallenj.

    Jam ajo: tha prapė kukavajka

    dhe sillej vėrtitej si pėr tė thėnė - pas tymit vjen flaka.

    E fisme, e brishtė me pamje prej gace gati nė xixėllim

    ajo kukuvajkė fantazmė prej flake s’e di nė sjell gaz, a vallė sjell mallkim.

    Ashtu lozonjare nė teatėr dritareje vėrtitej nė artin sublim

    Si mund t’i besoja njė grusht kukuvajkeje se ishte thjesht fati im?...

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS Lexo Postimin
    Njė kukuvajkė e fisme


    Njė kukuvajkė e fisme me kostum festiv nxjerrė nga sepetet e natės

    erdhi dhe mė tha:
    jam ajo.

    Ajo s’mund tė jesh: nuk mban veshur mėndafsh me yje lotėsh spėrkatur

    Kukuvajka tha prapė: jam ajo.

    Ajo s’mund tė jesh se ajo ėshtė e ikur, madje nė botėn pėrtej

    ku Hėna ėshtė thjeshtė njė kafkė e braktisur dhe yjet - ca djem budallenj.

    Jam ajo: tha prapė kukavajka

    dhe sillej vėrtitej si pėr tė thėnė - pas tymit vjen flaka.

    E fisme, e brishtė me pamje prej gace gati nė xixėllim

    ajo kukuvajkė fantazmė prej flake s’e di nė sjell gaz, a vallė sjell mallkim.

    Ashtu lozonjare nė teatėr dritareje vėrtitej nė artin sublim

    Si mund t’i besoja njė grusht kukuvajkeje se ishte thjesht fati im?...
    Cfare eshte kjo? POE ne shqip?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Po, nje "Poe" melankolik!

    I'a gjej edhe kesaj tjetres! (Lol)



    ...mėndafsh i bardhė nė muzg



    Njė gllėnkė verė, vetėm njė gllėnkė: nuk dua tė dehem

    Tė shtyj pak zemrėn - jo ta shemb, pastaj tė josh veten

    Do josh veten, do shfaq hiret nėn hijet e reve:

    nuk dua tė dehem.

    Ashtu e lirė, e ndezur pak: mėndafsh i bardhė nė muzg

    Do vij tek ty dhe trup dhe afsh: aktore pa njė truk

    Dhe ti djalosh nė djall vafsh nėse nuk mė nduk

    nėse nuk mė nduk.

    Do vijė tek ty e do shfaq hiret nėn hijet e reve

    kėshtu vijnė zogjtė tė lajnė sytė nė rrjedhė tė rrėkeve

    djalosh nė djall nėse nuk fshihesh nė njė pikė vere

    tė pijė nė njė pikė vere!

    - Moj, ti e lirė, e ndezur pak: mėndafsh i bardhė nė muzg

    Pi pak verė, dehu nė vals, e dehur ti mė mund

    - Ndihem violinė pa hark,

    - ... harku, moj, jam unė.

    ...mėndafsh i bardhė nė muzg.

  9. #9

    Pėr: Petraq Risto

    ***

    Ndonjėherė me natėn e dimrit sillem si zbutės kuajsh
    Vrapoj nėn shiun rebel qė nė pellgje ngul thundrat
    E mbėrthej nė krifė tė rrufeve e vishem i tėri nė squfur
    Pėrzhitem me shkumėn e reve, ē'hingėllima - furtunė!
    Dhe kali i egėr i natės mė sheh me sytė e lutur:
    "Mė lė tė iki revan, poetit s'i duhem i zbutur..."


    Dy mendime

    Kur unė mendoj pėr ty
    kam qėndrim vertikal:
    shpatėz nė njė dorė dashurie
    Plagėzėn qė do tė hap nė trup
    do ta kthej nė zog
    mes brohorisė sė trėndafilave.

    Kur ti mendon pėr mua
    ke qėndrim horizontal:
    shigjetė e njė busulle tė ēuditshme
    unė- fusha magnetike.

    Nė cilin pyll kemi humbur
    dhe cili pėrralltar do na gjej...


    Ēahen shegėt

    Nė tetor, natyrisht nė tetor, nė kopshtin tim ēahen shegėt
    Muzeume yjesh hapin dyert te degėt
    Tė kuqe nga njė dashuri e egėr, ēahen shegėt.

    Ēahen shegėt nė tetor: planete nė mjegull
    Buzė tė hapura gati pėr puthjen e ndezur
    Zemra ime vė kurorėn e shegės mbretėreshė.

    Orgji ka kopshti im kur piqen shegėt
    pėrgjakje si nė filma horror
    -Nderoni plagėt!- thėrret hardhia e vjetėr
    Gjenerale e ēgraduar nė shtator.

    Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Petraq Kolevica
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-09-2015, 18:15
  2. Arkitekt Petraq Kolevica
    Nga Dita nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 08:07
  3. In memoriam: Petraq Xhaēka
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2004, 22:52
  4. Gjeologu Petraq Xhaēka
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 01:31
  5. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •