Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Berisha: Dy qeveri te papergjegjshme

    Gjendja katastrofike e emigranteve shqiptar te bllokuar ne dy pikat e kalimit me Greqine kane detyruar shefin e opozites te kritikoj qeverine shqiptare por nuk ka kursyar as ate greke. Ja artikulli i botuar sot tek KJ
    Rycki
    __________________________________________________ __

    Berisha: Dy qeveri te papergjegjshme
    "Katastrofale". Keshtu e ka cilesuar dje situaten ne pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes kreu i PD, Sali Berisha. Ai ka akuzuar qeverine shqiptare per pergjumje dhe deshtim. "Eshte e qarte se qeveria ka deshtuar ne te gjitha perpjekjet e saj", ka deklaruar Berisha. Ai shprehu habine e tij ndaj pushimeve qe anetaret e qeverise bejne, nderkohe qe refugjatet shqiptare jane te bllokuar ne kufi. Berisha foli per "marredheniet private" qe jane midis qeveritareve shqiptare dhe atyre greke. Ai nuk harroi te fshikulloje te dyja qeverite, duke i quajtur te papergjegjshme si dhe i beri thirrje faktorit nderkombetar qe t'i vene fund situates dramatike dhe te pamerituar. "Une mendoj se ceshtja duhet te kaloje me urgjence ne Gjeneve dhe Bruksel". Ai deklaroi se i ka nisur letra Organizates se Kombeve te Bashkuara, Brukselit dhe organizatave te tjera nderkombetare, per te sensibilizuar opinionin publik lidhur me situaten ne kufi me Greqine. Berisha i beri edhe njehere thirrje qeverise greke, Sekretarit te Kombeve te Bashkuara, Komisioneres per te Drejtat e Njeriut, Komisionerit per Emigrantet dhe Komisionit Europian qe te nderhyjne me urgjence per t'i dhene fund kesaj drame njerezore qe po ushtrohet ndaj qytetareve shqiptare ne pikat e kalimit me Greqine. Ai tha se kjo nuk nderon asnje shtet europian qe respekton te drejtat dhe lirite themelore te njeriut si dhe respektimit te levizjes se lire te njeriut. "Kjo deshmon se shteti fqinj ka shume pune per te bere per t'u cliruar nga praktika cnjerezore te arkivuara ndaj fqinjve te saj", tha Berisha. Kryetari i Partise Demokratike tha se kjo situate eshte krijuar ne menyre te qellimshme, per te penguar bashkepunimin rajonal dhe mirekuptimin midis fqinjve. Berisha u ankua se homologet e Partise Demokratike nuk jane ne pushtet ne Greqi dhe nuk mund te bejne asgje.

    N.Todolli
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Kjo qe po ndodh ne kufijte me Greqine eshte shkelje e hapur e te drejtave te njeriut. Eshte teme qe u hap dhe para nja dy muajsh ne mos gabohem dhe pati shume reagime ne forum.
    Berisha me te drejte kritikon papergjegjshmerine e qeverive Shqiptare dhe Greke ne kete incident.
    Po te shohim ne perendim dhe nje e dhjeta e ketij incidenti te kishte ndodhur do te kalonte ne incident dipllomatik.
    Nano sapo na hoqi Majkon qe te krijonte nje qeveri akoma me te "forte" sipas thenieve te tija, atehere le te japi prova per ato qe thote e te mos tregoje perralla neper deklarata qe jep se populli ska nevoje per llafe.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Qė nga mesnata, radhė pėr njė vulė nė Ministrinė e Jashtme

    Denisa Xhoga
    Radhėt e gjata, tė zėna qė nė mesnatė kanė nisur pėrsėri nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Pas godinės sė ministrisė, para portės sė hekurt tė zyrės sė legalizimit tė dokumentave pėr jashtė, nė tė dy anėt janė tė rreshtuara veē burrat dhe veē gratė. "Kemi ardhur nė orėn njė tė natės pėr tė zėnė radhė, pasi duhet t'i vulosja sa mė shpejt dokumentat, qė nė mėngjes t'i fusja nė ambasadėn greke pėr tė marrė vizė, por mė duket se m'u dogj dhe data e sotme",-thotė Ahmet Qėndro nga njė fshat i Vlorės. Dy sportelet, njė pėr burra dhe njė pėr gra hapen nė orėn 8 00 tė mėngjesit. Ata qė e kanė zėnė radhėn tė parėt, para orės njė tė natės kanė mbaruar punė qė nė mėngjes. Njerėzit qė presin tregojnė se nė darkė kėtu gjenden sekserėt e radhėve, mjafton qė t'i japėsh njė pesėmijėlekėshe dhe ata tė zėnė radhėn e disa njerėzve pėr nė mėngjes. Mė nė fund hapet porta e hekurt nga dalin tre veta, njė mesoburrė nga radha do tė pyesė pėr diēka. "Qėrohu, qė kėtej",-i ulėret burri qė hap portėn duke e sharė dhe gati pėr ta marrė me shqelma, tjetri largohet pa asnjė hezitim. "Ja ky ėshtė ai qė tė fut brenda",-thotė njė burrė nga Kavaja, por ai nuk ėshtė i veshur as si polic dhe nuk ka pamjen as tė njė nėpunėsi. Dokumentat i fut dhe i merr brenda ditės. "Halli ėshtė sa tė hysh brenda se aty nuk vonohesh mė tepėr se gjysmė ore. Dokumentat i pranojnė deri nė orėn njė e gjysmė deri nė dy",-thotė njė grua nga Berati qė pret nė radhė pėr tė vulosur dokumentat e vajzės, e cila do tė shkojė me studime nė Itali. Njerėzit ngurojnė tė flasin, pasi gjatė tre ditėve tė fundit kanė bėrė sherr pėr radhėn dhe punonjėsit e zyrės kanė thirrur forcat e policisė. "Tė hėnėn, njė burrė e morėn nė rajon dhe dje u fut pėrsėri nė radhė pėr tė vulosur dokumentat",-tregon gruaja. Para zyrės konsullore nuk kanė munguar as sirenat e ambulancave, tė cilat kanė marrė gratė qė u ka rėnė tė fikėt. Pėrsėri hapet prej nga del duke sharė nėpėr dhėmbė gjithė inat njė djalė nga Durrėsi, i cili vulosi dokumentat e studimit pėr Itali. "Kur kėshtu tė trajtojnė shqiptarėt, ē'mund tė presėsh nga greku",-thotė maturanti. Nė fund tė dishezės pėr nė Ministrinė e Jashtme pranė lokaleve qėndrojnė sekserėt e vulave. Ato janė rreth katėr gra, qė sa shohin policėt fshihen nė lokal. Kė shohin me zarf nė duar ato e ndalojnė dhe nisin pazarin. Ato tė sigurojnė tė fusin dokumentat qė me mėngjes dhe presin sa tė ikė polici pėr t'i marrė nga punonjėset brenda. "Dale sa letra ke katėr, 40 mijė lekė mė jep mua dhe hajde pas njė ore t'i marrėsh",-thotė njė kokėkuqe rreth tė 30-tave, e cila tė jep dhe numrin e telefonit pėr ndonjė rast tjetėr. Megjithatė po tė shkosh nga dreka nuk gjen shumė veta dhe mund t'i fusėsh letrat pa pritur shumė, pasi kush ėshtė nga rrethet e largėta ka pėrfunduar punė. Duket se radhėt e gjata u interesojnė dhe vetė punonjėsve tė sportelit tė zyrės.
    Ndryshimi i procedurės
    Deri para dy javėsh, dokumentat i dorėzoje nėpėrmjet njė tė ēare tė derės sė hekurt nga ora 8 00 deri nė orėn 9 00 tė mėngjesit dhe i merrje tė nesėrmen deri nė orėn 10 00 tė mėngjesit. Kush i donte brenda ditės u dilnin garant sekserėt. Por ku rregull u ndryshua pikėrisht para njė jave, kur nisėn dhe radhėt e emigrantėve nė dogana dhe studentėt duhet tė paraqiten pėr intervista nė ambasada. Tani janė vėnė dy sportele, me tre punonjės secili dhe dokumentat dorėzohen dhe merren brenda ditės. Mė parė ishte njė vulė 2 mijėlekėshe pėr ēdo dokument, ndėrsa tani duhen dy vula pėr secilėn letėr. Pavarėsisht se paguhet mė tepėr u kthye rregulli i vjetėr qė dokumentat merren brenda ditės, gjė qė shkakton dhe radhė. Ndėrkohė dy sportele nuk mjaftojnė pėr tė pėrballuar fluksin.

    Mire greket po keta shqiptaret?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Tema tė Ngjashme

  1. Solana: Kosova ka nevojė pėr njė qeveri tė qėndrueshme
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 09:55
  2. Berisha nėnshkruajti urdhėrin kundėr mini-fundeve dhe patikave nė qeveri
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 01:38
  3. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  4. PD: Nė zgjedhje me qeveri teknike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •