Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 45
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Italia, Arrestohet ne Padova vrasesi I nenes se Elsa Liles, Albenc Ago. Eshte denuar nga drejtesia shqiptare me 20 vjet burg

    PADOVA (26 Gusht) - Eshte arrestuar ne Padova te Italise Albenc ago vrasesi I nenes se kengetares Elsa Lila, Eva Vishes, ne 23 maj te vitit 1997. Arrestimi I 37-vjecarit Agos, sipas agjencise se lajmeve ANSA, eshte bere nga policia e Padoves ne nje apartament te ketij qyteti. Ai eshte shpallur person ne kerkim nderkombetar pasi eshte denuar ne mungese me 20 vjet burg per vrasjen e kryer si dhe per armembajtje pa leje.
    Vendimi i dėnimit eshte dhene vite me pare nga gjyqtari Gjin Gjoni nė mungesė te te pandehurit, pėr shkak tė mosgjetjes sė tij. Ndėrkohė edhe kėrkesa e prokurorit ishte e njėjtė. Pėr veprėn penale tė vrasjes, prokurori Granit Shahu kėrkoi dėnimin me 20 vjet burg dhe pėr veprėn penale tė armėmbajtjes pa leje, dėnimin me 3 vjet e 6 muaj burg. Pėrfundimisht, dėnimin me 20 vjet heqje lirie.
    9 vjet me pare
    Nė datėn 23 maj 1997, nė aksin rrugor Tiranė-Elbasan, kilometri 29 nė fshatin Gracen, shoferi i njė furgoni i quajtur Astrit Hasa, ka gjetur trupin e njė gruaje. Pasi e ka marrė nė makinėn e tij, shoferi ėshtė nisur menjėherė nė spital, duke e dėrguar nė morg. Vetėm kėtu ėshtė vėrtetuar se ishte Eva Vishaj. Nė morg trupi i viktimės ėshtė njohur nga dėshmitarėt Ardian Resuli dhe Gaz Demi. Sipas gjykatės, ditėn e ngjarjes shtetasi dhe dėshmitari Gaz Demi ka kėrkuar tė takohet me Eva Vishėn, me tė cilėn ėshtė shprehur se ka pasė lidhje tė ngushta. Gjatė gjithė ditės Demi e ka kėrkuar Vishėn, por vetėm nė mbrėmje, pas orės 19.00 ka mėsuar pėr vdekjen e saj nga njė telefonatė e bėrė prej tė pandehurit Albenc Ago. Gjykata nė vendimin e saj ka thene ne ate kohe se gjatė hetimit gjyqėsor ka rezultuar se, Albenc Ago pas kryerjes sė veprės penale ka marrė nė telefon shtetasin Gaz Demi, duke i thėnė "kam bėrė dicka tė rėndė". Dėshmia e dhėnė nga Gaz Demi nė prokurori e mė pas nė gjykatė, ka zbardhur tė vėrtetėn. Albenc Ago e ka kuptuar nė telefon se Gaz Demi ishte irrituar nga ajo qė dėgjoi dhe i ka mbyllur telefonin. Po atė natė, ka qenė Gaz Demi ai qė ka njoftuar familjen e Eva Vishajt nė Vlorė pėr fatkeqėsinė qė i kishte ndodhur.

    Balkanweb

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Ai meriton te ekzekutohet ne sheshin Skenderbej. Se kam ditur se ia kane vrar nenen, Elsa Liles, kengetare qe e adhuroj. Me vjen shume keq.

  3. #23
    Mi Corazon meqe e njihke kete Benc Agon? Ky mbiemer i ketij me kujton njerin nga ata te Hakmarrjes per Drejtesi, Enkelejd Ago qe u gjet i djegur me gjithe makinen ne Malin e Dajtit. Mesa mbaj mend une dhe Enkelejdi diku aty e ka patur shtepine. Kane ndonje lidhje me njeri tjetrin keta persona?

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nese ky e pranon krimin ateher nuk ke pse ta vrasesh po burgimi perjetshem esht i padiskutushem

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Familja ka hall eve apo partie..

    te ngratet fanatik.. i bien fyellit dhe ne kte ceshtje sipas avazit te edvin sallakut..

    paska qen nje vampir i vertete ki ardian visha..
    paska shit fe e nder e familje tek mafia..
    cfar vlere paska paraja.. ja kaloka te terave..
    ekuivalent i pergjithshem .. thoshin eshte paraja..ne librat e mARKSIZMIT NE SHKOLLE..





    ------

    tirana observer.. shkruan..



    INTERVISTA/Flasin 9 vjet pas vrasjes së Eva Vishës, prindërit, Dallëndyshja dhe Shabani

    “Sollaku zbuloi vrasësin e vajzës sonë”

    Agron BRATAJ

    Nëntë vjetësh pas vrasjes së vajzës së saj, Dallëndyshja ka mundur që t'iu nxjerrë miqve të saj karamele. Dhimbja e saj është lehtësuar tashmë pas arrestimit të autorit në Itali, Albenc Ago dhe se gjithë këtë meritë ajo ia dedikon prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. "Duam të falënderojmë me gjithë shpirt prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, që në kundërshtim me ç'na kishin thënë të tjerët më parë se të vinim tek ai, urdhëroi hapjen e dosjes. Falë tij filluan kërkimet dhe plotësimi i dosjes. Dhe duket falë këmbënguljes së tij u bë e mundur edhe kapja e atij që kriminalisht shkrehu armën mbi vajzën tonë të vetme, që vetëm keq nuk dinte t'i bënte njeriu. Por duket se Zoti nuk fal, dhe më së fundi edhe atij ju vunë prangat", shprehet në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", nëna e Eva Vishës, Dallëndyshja. Së bashku me bashkëshortin e saj, Shabanin, që pas marrjes së lajmit të arrestimit të Albenc Agos, ata presin në shtëpitë e tyre fqinjët, që gjithmonë i kanë pasur pranë në momentet më të vështira. E, ndërsa me lot në sy kujton ditën e fundit kur është përshëndetur me vajzën, asaj së bashku me bashkëshortin u ka mbetur një peng, shkaku që ka çuar në vrasjen e Eva Vishës. Eva, ose siç e njohin shumë shqiptarë si nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, u vra më 23 maj të vitit 1997. Që nga ajo kohë e deri pak kohë më parë dosja ishte mbulur me një mister që herë tentonte për të zhdukur provat dhe herë për t'iu afruar të vërtetës. Por duket që një nga ngjarjet e cilësuar përherë në këto vite si e "vdekur" për drejtësinë, u çel pikërisht nëntë vjet më vonë. Në Itali është arrestuar i dyshuari kryesor në krimin e vitit 1997 dhe tashmë i duhet të kalojë 20 vjet burg pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë jo vetëm prindërit, por edhe ylli i këngës shqiptare Elsa Lila, në këto vite ka qarë jo vetëm humbjen e nënës, por edhe mosgjetjen e autorit të vrasjes së saj. Por tashmë dhimbja e saj është lehtësuar sado pak. Të paktën Elsa do të dijë kush ia vrau nënën dhe Shabani dhe Dallëndyshja do të dinë se kush ua vrau të bijën.

    Si e priti familja Visha lajmin e kapjes së të dyshuarit të vrasjes së vajzës suaj, Eva Visha?
    Më duket se më është kthyer Eva në shtëpi. Unë kam nëntë vjet që qaj dhe vajtoj vrasjen e saj, por më shumë më ka lënduar fakti që askush nuk e di arsyen e vrasjes. Unë kam nëntë vjet që nuk nxjerr karamele në shtëpi dhe sot ju të m’i hani gëzuar.
    A e mban mend Dallëndyshja ditën e fundit të takimit me vajzën e saj?
    Sikur e kam takuar dje. Ka qenë ditë e mërkurë. Ajo erdhi si flutur në shtëpi, qëndroi goxha kohë dhe më pas më kërkoi lejë për të ikur në Tiranë. I kishin kërkuar vajzat në Itali një gatim shqiptar dhe ajo shkoi t’ua niste. I kishte blerë dhe të atit një këmishë, ia veshi vetë dhe na puthi të dy, duke na kujtuar të dyve se do të vinte të hënën për të shkundur e pastruar shtëpinë. Iku, dhe të hënën më erdhi nuse me arkivol. E kishin vrarë kriminelët të premten.
    Ç’keni bërë ju nëntë vjet që ajo ka humbur jetën?
    Nuk kemi lënë dyer gjykate dhe prokurorie pa trokitur. Në fillim shkuam në Tiranë dhe atje na thanë se duhej të shkonim në Elbasan. Shkuam dhe aty dhe fal Zotit dikush na ndihmojë. Më pas na thanë se dosja ishte bosh. Por duam të falënderojmë me gjithë shpirt prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, që në kundërshtim me ç’na kishin thënë të tjerët më parë se të vinim tek ai, urdhëroi hapjen e dosjes. Falë tij filluan kërkimet dhe plotësimi i dosjes. Dhe duket falë këmbënguljes së tij u bë e mundur edhe kapja e atij që kriminalisht shkrehu armën mbi vajzën tonë të vetme, që vetëm keq nuk dinte t’i bënte njeriu. Por duket se Zoti nuk fal, dhe më së fundi edhe atij ju vunë prangat.
    Ju jeni e bindur për fajësinë e tij?
    Padyshim. Ka shumë fakte që e fajësojnë atë. Por, sipas meje, ai është dora vrasëse direkt, kurse urdhrin e ka dhënë tjetër kush. Pikërisht këtë kërkojmë edhe ne.
    Çfarë kërkoni nga drejtësia?
    Mbase tregohem e pamëshirshme, por dua nga drejtësia që kriminelët të dënohen në maksimum. Ashtu siç kam qarë unë për nëntë vjet, le të qajë edhe nëna e atyre kriminelëve që urdhëruan dhe ata që e vranë vajzën time. Unë dua për ta dënimin me vdekje.

    Si u gjet e vrarë Eva Visha

    Eva Vishaj u gjet e vrarë në 23 maj të vitit 1997, në Kilometrin 29 të segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria rezulton se ajo ka qenë e shoqëruar nga Albenc Ago, i cili shërbente si shofer vullnetar në Partinë Socialiste. Kështu në bazë të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe nga pyetjet e familjarëve të Eva Vishës, ka rezultuar se viktima në vitin 1997 ka qenë e punësuar si kameriere në lokalin “Juna” në Tiranë. Viktima kishte miqësi me autorin e vrasjes, Albenc Ago, i cili më datën 23 maj 1997, ora 16:30, me mjetin e tij fuoristradë, me targa TR ka shkuar në shkollën “Hoxha Tahsim”, ku ka marrë shtetasen Eva Vishaj. Pas një grindjeje midis tyre, i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dy ditë pas vrasjes, në morg kanë shkuar dy shtetasit Gazmend Demi dhe Ardian Resuli, të cilët pasi e kanë parë viktimën, kanë identifikuar se trupi i përkiste Eva Vishës. Vishaj kur është larguar nga palestra për të shkuar me Agon mbante veshur një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona në po këtë ngjyrë, të cilat i përdorte për të bërë palestër. Me të njëjtat rroba ajo është gjetur edhe e vrarë. Për të vërtetur këtë akuzë i u kërkua gjykatës që të marrë si provë dëshminë e shtetasve Gazmend Demi, Alket Beqo, Ardian Resuli, Fatbardha Mita, Shpresa Thëngjilli, Saimir Vishaj, Robert Vishaj, Osman Frakulla si dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe aktekspertimin e trupit të viktimës.

    Flete-arrestet

    Pas katër muaj hetime intensive, prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares së njohur. Megjithëse hetimet nuk kanë përfunduar, sipas burimeve nga prokuroria e Tiranës, janë prerë disa fletë- arreste. Prokuroria nuk i bëri të ditur emrat e personave të identifikuar, për arsye hetimi. Burime nga grupi i hetimit thanë se arrestimi i tyre do të sjellë dhe dëshmi, të cilat do të zbardhin rrethanat dhe motivet e vrasjes së Eva Vishajt

    Telefonata e Elsa Lilës pas arrestimit

    Teksa ka dëgjuar që në Itali është arrestuar autori i vrasjes së nënës së saj, ka vrapuar drejt te telefoni për të marrë gjyshen. "Më ka marrë Elsa në telefon dhe më ka thënë që është duke u interesuar në Tiranë për arrestimin e tij", janë këto fjalët e Dallandyshes, nënës së Eva Vishës, e cila me lot në sy tregon telefonatën ngushëlluese të mbesës. "Ajo më tha se ai që ka vrarë vajzën time, është arrestuar dhe, meqenëse unë po qaja, ajo më tha se duhet të jesh e fortë e të mos përlotesh", vazhdon rrëfimin e saj gjyshja e këngëtares. Kjo e fundit nuk ka preferuar të flas shumë për nënën e saj, duke larguar nga vetja e saj çdo pyetje që kishte lidhje me Eva Vishën.

    Te dhena nga dosja

    Në 23 maj të viti 1997 gjendet e vdekur në Kilometrin 29 të rrugës Elbasan-Tiranë, Eva Visha

    Më pas policia fillon hetimin për autorin e vrasjes të nënës së këngëtares së njohur, Elsa Lila

    Pas përpjekjeve të grupit hetimor nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorit dhe më pas dosja u pezullua

    Kërkesa e familjarëve të Vishës për rihapjen e dosjes bënë që kryeprokurori Sollaku të urdhërojë rihetimin e çështjes

    Prokuroria e Tiranës, pas një hetimi disamujor dhe pas zbardhjeve të disa telefonatave, por dhe dëshmive bënë të mundur zbardhjen e vrasjes së Eva Vishës, me autor Albenc Ago

    Pas kërkimeve për arrestimin e Albenc Agos, ky i fundit rezulton të jetë në Itali

    Gjykata e Tiranës e dënon 37-vjeçarin në mungesë me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e Eva Vishës

    Policia italiane arreston në Padova të kërkuarin shqiptar, Albenc Ago

    Kronologji

    23 maj 1997, ora 16.00
    Eva Visha, rreth orës 16.00 ka qenë në palestrën e shkollës "Hoxha Tahsim". Pikërisht ky ka qenë edhe vendi ku viktima është marrë me makinë nga dy persona. Këtë fakt e vërtetojnë drejtoresha e shkollës "Hoxha Tahsim" dhe mësuesja e aerobisë, Shpresa Thëngjilli

    23 maj 1997
    Eva Vishaj u gjet e vrarë në kilometrin 29 të segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Në bazë të hetimeve të kryera nga prokuroria rezulton se ajo ka qenë e shoqëruar nga një person, i cili shërbente si shofer vullnetar në Partinë Socialiste. Kështu në bazë të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe nga pyetjet e familjarëve të Eva Vishës, ka rezultuar se viktima në vitin 1997 ka qenë e punësuar si kameriere në lokalin "Juna" në Tiranë

    25 maj 1997
    Dy ditë pas vrasjes, në morg kanë shkuar Gazmend Demi dhe Ardian Resuli, të cilët, pasi e kanë parë viktimën, kanë identifikuar se trupi i përkiste Eva Vishës. Pas identifikimit të gjeneraliteteve të të pandehurit Albenc Ago, është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nga Garda e Republikës, ku rezultoi se ai nuk ka qenë asnjëherë efektiv i tyre

    Dhjetor 2004
    Të afërmit e viktimës i kanë kërkuar prok-urorit të Përgjithshëm rishikimin e dosjes. Kryeprokurori Sollaku mori në konsideratë kërkesën e familjarëve dhe urdhëroi Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme të rifillonte punën për zbulimin e autorit të vrasjes. Dosja u rihetua nga një grup prokurorësh me eksperiencë në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilët zbuluan një bisedë telefonike që tradhtoi Albenc Agon

    7 qershor 2005
    Organi i akuzës e dorëzoi dosjen në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës për të nisur shqyrtimin gjyqësor. Sipas shortit, procesi është gjykuar nga një trup gjykues me tre anëtarë dhe me kryesues Gjin Gjonin. Në bazë të procedurës, gjykata për disa seanca u kërkoi organeve kompetente njoftimin dhe arrestimin e të pandehurit, për të cilin ka informacione se ka emigruar prej disa vitesh në Itali.

    26 gusht 2006
    Arrestohet në Itali autori i vrasjes së nënës së këngëtares Elsa Lila. Policia e Padovës vë në pranga të kërkuarin shqiptar, Albenc Ago. Ky i fundit ishte shpallur person në kërkim, pasi gjykata e Tiranës vitin e kaluar e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e Eva Vishës.

    .................................................. .......

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    --------



    nena e elsa liles
    gjykata

    Vendimi/ Skema e ekzekutimit të majit 1997


    Gjykata: Vrasja e Eva Vishajt pas rrëmbimit me forcë në palestër




    Autori i akuzuar për vrasjen e Eva Vishajt u shpall fajtor dhe u dënua më 1 dhjetor 2005, rreth një vit pas rihapjes së dosjes.

    Krimi i ndodhur në kilometrin e 29-të të rrugës Tiranë-Elbasan, u zbardh nga disa dëshmitarë pas rihapjes së dosjes në dhjetor 2004. Prokuroria e Përgjithshme dhe më pas ajo e Tiranës, ngritën akuzë ndaj Albenc Agos, 38 vjeç, banues në Tiranë, por i larguar jashtë Shqipërisë nëntë vite më parë, në rrethana misterioze. Më 1 dhjetor 2006, trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Gjin Gjoni dhe anëtarë Martin Dedën dhe Bledar Abdullain, shpalli vendimin. Albenc Ago u cilësua fajtor për akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Në bashkim të dënimeve për dy akuzat, gjykata përcaktoi se koha e burgimit ishte 20 vjet. Procesi zgjati vetëm pesë seanca në të cilat u pyetën disa dëshmitarë. I akuzuari u gjykua në mungesë, u përfaqësua me avokat kryesisht Agron Grudën, dhe nga ana e tij nuk u paraqit asnjë dëshmitar kundër atyre të akuzës. Gjykata thirri disa herë të akuzuarin, por në mungesë të tij, shpalli vendimin. Gazeta “Panorama” publikon sot vendimin e plotë të Gjykatës së Tiranës, pas arrestimit të autorit të ngjarjes dje në Itali.

    ***
    Organi i Prokurorisë ka sjellë për gjykim pranë kësaj gjykate të pandehurin Albenc Ago për veprat penale “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të K.Penal. Nga hetimi gjyqësor i çështjes rezulton e provuar se: I pandehuri Albenc Ago është banor i Tiranës. Për shkak të pamundësisë së gjetjes dhe fshehjes, ky gjykim bëhet në mungesë, kjo bazuar në nenin 351 dhe 352 të K.Pr.Penale. Më dt. 23.05.1997, pikërisht në aksin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe pikërisht në kilometrin e 29 në afërsi të fshatit Gracen është gjetur e vrarë shtetasja Eva Vishaj (Lila). Kjo vrasje rezulton se është realizuar me armë zjarri dhe me një plumb në kokë që ka si vrimë hyrje nga përpara dhe vrimë dalje në pjesën e pasme të kokës. Viktima po atë ditë rezulton të jetë gjetur nga ana e shoferit të furgonit, shtetasi Astrit Haskaj, i cili rezultonte të udhëtonte në drejtim të Tiranë-Elbasan duke e shoqëruar atë për në Spitalin Ushtarak. Që nga momenti i ngjarjes dhe deri në vitin 2004, kjo ngjarje rezulton se ka mbetur pa veprime të mirëfillta dhe vetëm në vitin 2004 organi i Prokurorisë ka filluar hetimet e saj duke e sjellë për gjykim pranë kësaj gjykate vetëm në vitin 2005.

    ***
    Mbi bazën e materialeve hetimore dhe provave të kërkuara për gjykim nga ana e palëve, kjo gjykatë i nënshtroi këtij shqyrtimi gjyqësor një sërë provash dhe pyetjen e një sërë dëshmitarësh dhe konkretisht të Robert dhe Saimir Vishajt, Fatbadha Nito, Gazmend Demi, Ardian Resuli, Shpresa Thëngjilli etj. Sipas dëshmive të të gjithë dëshmitarëve të mësipërm mekanizmi i ngjarjes është i ndërtuar në këtë mënyrë: viktima rezulton të ishte e punësuar si kameriere pranë lokalit të ndodhur në cep të parkut “Rinia” ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes që quhej “Juna”. Punësimi i saj ishte bërë në sajë të njohjeve që familjaret e saj kishin me pronarët e lokalit. Përveçse punonte në Tiranë, viktima rezultonte të jetonte po në Tiranë, në një apartament në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Në këtë banesë jetonte me fëmijët e saj, pasi rezultonte të ishte e ndarë. Në periudhën e 1997 për shkak të rrëmujave të atij viti, pjesa më e madhe e popullsisë qëndronte në shtëpi, pasi nuk kishte mundësi të mëdha aktivitetesh dhe argëtimesh. Kështu viktima për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që kishte me drejtoreshën e shkollës “Hoxha Tasim” dëshmitaren Fatbardha Nito, kishte filluar të shkonte në kurse aerobie kur kishte kohë të lirë. Kështu, si zakonisht edhe me dt. 23. 05. 1997 viktima ka shkuar në kursin e aerobisë. Sapo ka lënë çantën dhe është veshur me rroba sportive, ajo ka marrë vesh se po e kërkonte shoferi i një makine fuoristradë, pikërisht i pandehuri Albenc Ago. Këtë fakt e konfirmon dëshmitarja Fatbardha Nito, e cila rreth orës 16:00 të asaj dite ka qenë duke mbyllur derën kur ka parë se fuoristrada ishte futur brenda oborrit dhe në të ishin dy persona. I pandehuri rezultonte se punonte si shofer i dëshmitarit Gazmend Demi dhe një pjesë të madhe të kohës ishte shofer dhe i fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe në ndihmë të shtabit elektoral të saj. Në kohën që i pandehuri është futur në oborrin e shkollës, ku bënte aerobi viktima dhe e ka marrë me vete në makinë, kanë qenë një pjesë e grupit të shoqërimit të kryetarit të Partisë Socialiste të asaj kohe dhe pikërisht edhe dëshmitari Alket Bega punonjës i repartit 88, që në atë kohë ishte me shërbim aty dhe që e njihte të pandehurin pasi punonte në grupin vullnetar. Këtë fakt e konfirmon edhe drejtoresha e shkollës dhe njëkohësisht njeri i afërt i viktimës, dëshmitarja Fatbardha Nito. Faktin e ardhjes në shkollë atë ditë e ka shpjeguar edhe mësuesja e aerobisë, dëshmitarja Shpresa Thëngjilli, e cila ditën e nesërme i ka dhënë dëshmitares Fatbardha Nito çantën qe ajo kishte lënë aty një ditë më parë. Meqenëse në këtë çantë ndodheshin çelësat e banesës së saj, Fatbardha Nito ka shkuar dhe i ka çuar në banesën e saj duke mos gjetur njeri. Pas katër ditësh ajo ka mësuar për vrasjen e ndodhur. Më pas, sipas dëshmive të dëshmitarëve dhe konkretisht të Gazmend Demit, informacioni që rezulton ta këtë marrë nga persona që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në një makinë tip Mitsubishi ngjyrë qielli që po udhëtonte në drejtim të rrugës së Elbasanit, pikërisht te liceu artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve.

    ***
    Pas këtij momenti, viktima Eva Vishaj nuk është parë me të. Po atë ditë viktima, sipas deklarimeve të dëshmitarit Demi, është kërkuar në lokalin ku punonte zakonisht, por nuk kishte ardhur. Më pas ky i fundit e ka kërkuar edhe në banesë, por nuk është bërë e mundur gjetja e saj. Kështu, po atë natë së bashku me shoferin e tij kanë shkuar në të gjithë komisariatet e policisë së Tiranës për të marrë ndonjë njoftim në lidhje me të, pasi nga ngjarjet e ‘97 çfarë nuk prisje për shkak të trazirave të krijuara. Ditën e nesërme dëshmitari Demi ka lexuar mbi vrasjen e një vajze të re, e cila ishte gjetur në rrugën Tiranë-Elbasan, pikërisht në kilometrin 29. Së bashku me dëshmitarin tjetër, Ardian Resuli, i cili u pyet përpara gjykatës, kanë shkuar në morgun e Tiranës ku kanë konstatuar se pikërisht viktima ishte shtetasja Eva Vishaj. Pas interesimeve të tij për autorin e mundshëm të kësaj vrasjeje, ai ka folur edhe me dëshmitarin Alket Bega, i cili i ka treguar në lidhje me rrethanat e marrjes së viktimës nga ana e të pandehurit Albenc Ago me makinë “Mitsubish” nga shkolla “Hoxha Tasim”. Pas marrjes së këtij informacioni dhe një tjetri që makina e tij ishte parë në atë muzg të asaj dite duke kaluar në rrugën e Elbasanit me viktimën, dëshmitari Demi ka kërkuar që të kontaktonte direkt me të pandehurin Albenc Ago në telefon, ku ky i fundit i ka thënë se i kishte ndodhur “diçka” dhe në tensionim e sipër të dëshmitarit Demi, i pandehuri Ago ia ka mbyllur telefonin duke mos komunikuar më me të. Po sipas deklarimeve të dëshmitarit, makina fuoristradë i ishte dhënë nga ana e tij në ndihmë të fushatës elektorale, makinë të cilën ia kishte marrë shtetasit Andrea Laçi. Në deklarimet e marra dëshmitarit Ardian Resuli shpjegohet i gjithë mekanizmi i mësipërm i deklaruar nga ana e dëshmitarit Gazmend Demi. Ai konfirmon se kishte shkuar në morg së bashku me dëshmitarin tjetër dhe se kishin parë se viktima ishte pikërisht Eva Vishaj dhe se ajo kishte marrë një plumb të vetëm në sy. Madje, ky deklaron se nga shokët e tij kishte mësuar se vrasjen e kishte bërë i pandehuri Albenc Ago, të cilit në atë kohë i thërrisnin “Benc” dhe punonte me një fuoristradë te Partia Socialiste. Pas hetimeve ka rezultuar se këtë makinë në muajin maj dëshmitari Gazmend Demi ia ka kërkuar shtetasit Andrea Laçi, makinë të cilën ia ka marrë firmës gjermane “Leiko Lazer”, pasi në atë kohë nuk dispononte një të tillë. Sipas gjykimit, kjo makinë kishte kaluar nga duar të ndryshme derisa kohët e fundit e përdorte i pandehuri Albenc Ago. Nga ana e organeve hetimore në atë kohë është bërë dhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor dhe, sipas këtij akti, me nr. 133 dt. 24. 05. 2005 ka rezultuar se në trupin e viktimës Eva Likaj vërehen dëmtime të ndryshme trupore, konkretisht plagë tejshkuese me armë zjarri në kokë, në syrin e djathtë, hematoma në syrin e majtë, dermishtje në fytyrë dhe në gjymtyrë. Këto dëmtime janë shkaktuar nga plaga tejshkuese me armë zjarri me puthitje në kokë, ndërsa dëmtimet e tjera me mjete të forta mprehtës, fakt se ndaj viktimës është ushtruar dhunë më përpara. Ndërsa vdekja e saj ka ardhur si pasojë e kontuzionit të trurit. Në momentin e kryerjes së kufomës ka rezultuar se viktima Eva Vishaj ka qenë e veshur me një bluze të bardhë me krahë të shkurtra dhe me pantallona të shkurtra sintetike, rroba këto që viktima i përdorte për aerobi në palestër, gjë që konfirmon faktin se kjo e fundit është marrë po atë ditë nga palestra, pikërisht nga ana e të pandehurit Albenc Ago.

    ***
    Kështu nga deklarimet e dëshmitarëve dhe rrethanat e ngjarjes rezulton se i pandehuri e ka marrë viktimën Eva Vishaj ditën e ngjarjes, rreth orës 16:00 te shkolla “Hoxha Tasim”, është parë të kalonte po atë ditë pas kësaj ore në Rrugën e Elbasanit dhe është gjetur po atë ditë në kilometrin 29 nga dëshmitari Astrit Haskaj, rreth orës 19:00. Nga gjykimi rezultoi se i pandehuri nuk ka qenë efektiv i Gardës së Republikës, se pistoleta që mbante me vete dhe me të cilën ka realizuar vrasjen ka qenë pa lejen e organeve kompetente. Nga rrethanat e zhvillimit të ngjarjes, procesverbalit të kryerjes së kufomës, aktit të ekspertimit, deklarimeve nga Gazmend Demi, Alket Bega, Ardian Resuli, Fatbardha Noti, Shpresa Thëngjilli, Robert Vishaj, Saimir Vishaj dhe të tjerë, si dhe nga të gjithë provat e nënshtruara këtij gjykimi arrihet në përfundimin se i pandehuri ka konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje parashikuar nga nenet 76 e 278/2 të K.Penal. Kjo vepër penale ka prekur ato marrëdhënie juridike, të cilat janë vendosur për të siguruar të drejtën për të jetuar si një e drejtë themelore. Nga ana objektive vepra penale e vrasjes është karakterizuar nga rrethana të veçanta siç është ajo e grindjes midis autorit të vrasjes të pandehurit dhe viktimës, fakt që konfirmohet nga dhuna e përdorur dhe qitjes me armë zjarri në syrin e djathtë, grindje, e cila ka përfunduar me vdekjen e shtetases Eva Vishaj. Nga dokumentacionet e ndodhura në dosje rezulton se subjekti i veprës penale është i përgjegjshëm në lidhje me veprën e kryer. Nga ana subjektive, vepra penale është kryer me dashje të drejtpërdrejtë në grindje e sipër, ku i pandehuri i ka parashikuar pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre dhe me ndërgjegje i ka lejuar ardhjen e saj. Ndërsa për sa i përket veprës penale të armëmbajtjes pa leje rezulton se vepra ka prekur ato marrëdhënie që janë vendosur për të siguruar rendin dhe sigurinë publike nga prodhimi, mbajtja, apo shitja e armëve luftarake. Nga ana objektive vepra është kryer me mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe konkretisht të një pistolete të kalibrit 9 mm nga ana e të pandehurit. Nga ana subjektive vepra është kryer me dashje direkte. Në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës dhe të pandehurit, faktin e qenies të padënuar, nuk është i penduar, i është shmangur gjykimit dhe hetimit, kryerjen për motive të dobëta, përdorimin e dhunës ndaj viktimës, kryerjen e vrasjes me mizori dhe egërsi, gjë që duket nga plaga e marrë te viktima, kërkesën e organit të Prokurorisë, gjendjen ekonomike dhe familjare, si dhe rrethanat e tjera të parashikuara nga nenet 48 e 49 të K.Penal.
    PER KETO ARSYE
    Gjykata bazuar në nenin 390 të K.Pr.Penale
    V E N D O S I
    - Deklarimin fajtor të të pandehurit Albenc Ago për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 20 vjet burgim.
    - Deklarimin fajtor të të pandehurit Albenc Ago për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 1.5 vjet burgim.
    - Në zbatim të nenit 55 të K.Penal në bashkim të dënimeve e dënon përfundimisht me 20 vjet burgim.
    - Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.
    - Vuajtja e dënimit të bëhet në burg të sigurisë së lartë.
    - Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
    - Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e shpalljes.
    - U shpall sot më dt. 01.12.2005, në Tiranë.

    GJ Y Q T A R
    GJIN GJONI

    S E K R E T A R E
    KLODIANA KAMBERAJ



    Operacioni pas zbulimit të telefonatave dhe vendbanimit. Policia: Ndryshoi shtëpinë pak ditë më parë

    Nëna e Elsa Lilës, arrestohet vrasësi
    Albenc Ago u prangos mëngjesin e djeshëm në Padova të Italisë

    Arrestohet nga policia italiane i dënuari për vrasjen e Eva Vishajt.

    Viktima e krimit ishte nëna e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila. Albenc Ago, i shpallur fajtor dhe i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, ka rënë në pranga në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Operacioni për arrestimin e tij është bërë bazuar në të dhënat operative, që kishin mbërritur në zyrat e policisë së Padovas prej pak ditëve. Veprimet operacionale për arrestimin u përqendruan në një kontroll të befasishëm në apartamentin, ku banonte shqiptari. Lajmi është konfirmuar dje rreth mesditës nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila tha se Albenc Ago, 38 vjeç, ishte arrestuar në Padova, bazuar në urdhrin e arrestit të policisë shqiptare. Arrestimi, sipas agjencisë, është bërë në apartamentin ku shqiptari i shumëkërkuar kishte vetëm pak kohë që banonte. Burimet nga policia shqiptare, thonë se Ago ishte treguar i kujdesshëm dhe se kishte ndryshuar disa herë vendbanimin e tij. Masat e tij ishin rritur ndjeshëm, pasi Prokuroria shqiptare në Tiranë e akuzoi për vrasjen e ndodhur më 23 maj 1997 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

    Operacioni
    Mbrëmjen e djeshme zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme thanë për gazetën “Panorama” se që dje në mëngjes kanë pasur konfirmime për arrestimin e Albenc Agos. “Oficerët tanë kanë konfirmuar arrestimin dhe ne menjëherë kemi hyrë në procedurën e ekstradimit të personit të kërkuar”, pohuan burimet e Ministrisë së Brendshme. Ato thanë se policia shqiptare ka plotësuar të gjitha formalitetet edhe në këtë rast, për personat e kërkuar prej saj, që ndodhen jashtë vendit. Detyrimet e policisë shqiptare në këto raste, lidhen me vendbanimin e të kërkuarit, numrat e tij të telefonit dhe informacione të tjera që mund të përdoren nga policia italiane për lokalizimin dhe prangosjen e personit të kërkuar. Burimet policore pohuan më tej se pas arrestimit edhe nga deklarimet e shqiptarit, por edhe nga të dhëna të tjera, ishte konfirmuar identiteti i të dënuarit për vrasje.



    SI U RIHAP DOSJA
    Dosja e vrasjes së nënës së këngëtares Elsa Lila, është rihapur në dhjetor 2004, pas një letre të familjarëve të viktimës dërguar në adresë të prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Hetimi është rifilluar pothuajse nga e para, ndërsa në pak ditë Drejtoria e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme përcaktoi autorin dhe pistën e vrasjes. Më pas për veprimet procedurale dosja mbërriti në Prokurorinë e Tiranës, ku u ngrit akuza dhe u pyetën dëshmitarët e krimit.
    FAKTET E REJA
    Albenc Ago, sikurse është thënë edhe në dosjen e hetimit nga disa dëshmitarë, ka qenë i pranishëm në makinë bashkë me viktimën e vrasjes. Burime nga organet e hetimit në Tiranë janë shprehur dje se i dënuari mund të japë deklarimet e tij, të cilat nëse paraqesin fakte të reja për shkakun, autorësinë, apo rrethanat e krimit, mund të rikthejnë dosjen edhe njëherë në hetim. Pavarësisht se është person i dënuar për krimin, nëse Albenc Ago paraqet fakte të pashqyrtuara më parë në hetim, dosja mund të rihapet sërish.

    ---panorama-
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-08-2006 më 14:18

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Këngëtarja thyhen heshtjen për vrasjen e të ëmës, Eva Vishaj

    Arrestimi i Agos, rrëfehet Elsa Lila


    Elsa Demo

    TIRANË- Elsa Lila, emri i të cilës është përmendur po aq herë sa shkruhej e flitej në kronikat e zeza në këto nëntë vjet, për vrasjen e së ëmës, Eva Vishaj, flet më në fund, një ditë pas arrestimit në Padova të vrasësit Albenc Ago. “Doja të falenderoja organet shqiptare të rendit dhe të Interpolit për punën që kam bërë. Doja t’i falenderoja vërtet publikisht. Të tjerat dihen”,- tha dje përmes telefonit këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila ndodhet në Tiranë për të kaluar pushimet si çdo vit pranë të afërmëve. E pyetur nëse Albenc Ago i thotë më shumë sesa emri i njeriut që i vrau nënën në 22-23 maj 1997, Elsa shtoi: “nuk e njoh fare këtë njeri. Nuk kam pasur asnjëherë të bëj, nuk e kam takuar kurrë”. Sigurisht që arrestimi i tij është sadopak për të dhe gjyshërit e saj nga ana e nënës një çlirim. “Tani edhe gjyshërit e mi ndihen pak më të qetë e më të çliruar, siç do ndihej kushdo kur drejtësia vihet në vend”. Tani që organet e drejtësisë kanë në dorë Albenc Agon, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, për Elsa Lilën mjafton kaq që një herë të vetme të mos i evitojë mediat. “Gazetat kështu kanë vepruar gjithnjë për këtë çështje dhe unë jam munduar t’i evitoj. Askush nuk ka dëshirë që emri t’i përmendet në gazeta për historitë private. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një gjë kaq të rëndë. Dhe ky presion mediatik nuk të lë të meditosh dhe të mendosh dhimbjen tënde”. Me këto fjalë e mbyll pohimin e saj Elsa Lila për ngjarjen e rëndë dhe për rolin që ka luajtur shtypi në këtë histori. Vajza 25-vjeçare jeton mes Italisë dhe Zvicrës. Pak e angazhuar në skenë kohët e fundit, ajo ka pasur një karrierë që e ngjiti rrufeshëm fillimisht si zbulim i këngës shqiptare dhe më pas si një nga zërat më të mirë të dekadave të fundit. Këngëtarja u bë e njohur në mesin e viteve 2000, në adoleshencën e hershme, kur në skenën e festivaleve të dhjetorit në RTSH fitoi çmimin e parë me “Pyes lotin” në 1996. Pas këtij viti, Lila merr pjesë si pretendente për çmime po në të njëjtën skenë, përfaqëson Shqipërinë në disa ngjarje muzikore ndërkombëtare, derisa vendos të studiojë arkitekturë në Itali ku shumë shpejt fitoi edhe qytetarinë italiane. Në vitin 2003 konkurron me dinjitet në festivalin më të madh të këngës italiane në seksionin e të rinjve, me këngën “Valeria” dhe pozicionohet shumë mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Po atë vit del edhe albumi i saj i parë që mban emrin Elsa Lila. Karriera e Lilës ka mbetur këtu.




    28/08/2006
    shekulli

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Arrestimi i Agos, rrëfehet Elsa Lila
    Me falni vetem pak se spo e kuptoj un dicka këtu edhe pse po e lexoj por spo e kuptoj per ca po behet fjal..

    Elsa Lila , mos eshte nje qe e vran ne USA ka qen si Kengetare?

    Me thuani ju lutem se po kam deshir ta dij.. apo me eshte ngatrruat emeri me nje Elsa qe eshte gjet e Vrar ne US.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    po te kishe durim e ta lexoje deri ne fund shkrimin e fundit do ta kishe kuptuar, megjithate po ta citoj une pjesen qe te intereson
    ajo ka pasur një karrierë që e ngjiti rrufeshëm fillimisht si zbulim i këngës shqiptare dhe më pas si një nga zërat më të mirë të dekadave të fundit. Këngëtarja u bë e njohur në mesin e viteve 2000, në adoleshencën e hershme, kur në skenën e festivaleve të dhjetorit në RTSH fitoi çmimin e parë me “Pyes lotin” në 1996. Pas këtij viti, Lila merr pjesë si pretendente për çmime po në të njëjtën skenë, përfaqëson Shqipërinë në disa ngjarje muzikore ndërkombëtare, derisa vendos të studiojë arkitekturë në Itali ku shumë shpejt fitoi edhe qytetarinë italiane. Në vitin 2003 konkurron me dinjitet në festivalin më të madh të këngës italiane në seksionin e të rinjve, me këngën “Valeria” dhe pozicionohet shumë mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Po atë vit del edhe albumi i saj i parë që mban emrin Elsa Lila. Karriera e Lilës ka mbetur këtu.

  10. #30
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E kam thene edhe me pare, MJAFT O 'GAZETARE' ME SHPREHJE TE TIPIT "NENA E ELSA LILES." E ku se? Mu ne titull! Kaq te etur per lexues sa per c'do shkrim do shkruani ne titull emrin e Elsa Liles. Sa njerez te ndyre qe jeni, pa perjashtim Lindita Cela, Keti Banushi, Gazmend Janku, e ca te Panorama. Njerez pa pike kulture.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Sajmir Vishaj, vëllai i viktimës pohoi dje se nëse në krye të qeverisë do të ishte Nano, vrasja do mbetej e pazbardhur

    “Ago, vetëm ekzekutori, pres të tregojë kupolën që e urdhëroi”


    Lindita Çela

    TIRANË- Albenc Ago është njeriu që do të zbardhë jo vetëm motivet, por edhe autorët që kanë urdhëruar vrasjen e Eva Vishajt në vitin 1997. Kështu e ka komentuar dje për gazetën “Shekulli” arrestimin e bërë dy ditë më parë në Padova të Italisë, Sajmir Vishaj, vëllai i viktimës. “Unë pres që i arrestuari të tregojë kupolën e njerëzve që e kanë urdhëruar për të ekzekutuar motrën time si dhe motivet e vrasjes”,- tha dje avokati Vishaj. Megjithëse lajmin për arrestimin e Albenc Agos e ka mësuar dje në mesditë, Vishaj tha se një gjë të tillë e priste pas vendimit të dhënë nga gjykata, e cili e shpalli atë fajtor për vrasjen e nënës së këngëtares së njohur, Elsa Lila. Madje, Vishaj ka falënderuar edhe kryeministrin Sali Berisha për arrestimin e Albenc Agos, megjithëse prangat i janë vënë në shtetin fqinj. Sipas avokatit, arrestimi i autorit të vrasjes së motrës së tij nuk do të ishte kryer, nëse në krye të ekzekutivit do të ishte Fatos Nano dhe ngjarja do të mbetej e pazbardhur, ashtu siç ka ndodhur për tetë vjet më radhë.

    ***

    “Albenc Ago është vetëm ekzekutori i Eva Vishajt, ndërkohë që të tjerë kanë urdhëruar vrasjen e saj”. Të paktën ky është pretendimi që ngre vëllai i saj. Ndërsa e ka mirëpritur arrestimin e autorit të vrasjes, Sajmir Vishaj thotë se shpreson që nëpërmjet dëshmisë së tij të hidhet më shumë dritë për ngjarjen e ndodhur në maj të vitit 1997. Vëllai i viktimës thotë se nuk ka asnjë dyshim që autori i vrasjes është Ago, ndërkohë që shpreson se nga dëshmia e tij të gjenden edhe motivet e vrasjes si dhe personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje. “Sigurisht që pasi mësova arrestimin e autorit të vrasjes jam më i lehtësuar nga një barrë e rëndë, sepse jo vetëm që në këtë mënyrë do të vihet drejtësia në vend, por më e rëndësishmja është që nëpërmjet këtij njeriu do të zbardhjet krejt ngjarja”-thotë Sajmir Vishaj. Megjithëse falënderon punën e bërë nga prokuroria, e cila rihapi dosjen pas tetë vjetësh nga ekzekutimi në mënyrë çnjerëzore të Eva Vishajt, avokati nëpërmjet prononcimit të tij lë të kuptohet fare qartë që Albens Ago është vetëm autor i vrasjes. Sipas tij në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe persona të tjerë, që mesa duket dijeni ka vetëm i arrestuari dy ditë më parë në Padova të Italisë. Pikërisht për këtë arsye, Sajmir Visha e ka komentuar arrestimin e Albens Agos si tepër të rëndësishëm për ngjarjen e ndodhur nëntë vjet më parë. Sipas avokatit, më shumë sesa vuatja e dënimit, arrestimi i autorit e krimit do të nxjerrë fakte të reja mbi ngjarjen.

    ***

    Vishaj pret që nëpërmjet Agos të rrëfehen emrat e implikuar në këtë ngjarje. E ndërsa gjykata ka cilësuar fajtor vetëm Albenc Agon për ekzekutimin e bërë në maj të vitit 1997, ekzekutimi i Eva Vishajt është konsideruar si vrasje për motive të dobëta. Nëntë vjet pas krimit, të afërmit e viktimës janë të bindur se në këtë vrasje janë të implikuar edhe persona të tjerë, që deri më tani nuk janë përfshirë në hetimet e organit të akuzës. “Unë shpresoj që i arrestuari gjatë seancave të pyetjeve të tregojë kupolën dhe njerëzit që e kanë urdhëruar për të vrarë motrën time dhe motivet e kësaj. Pres që nëpërmjet dëshmisë së tij të zbardhen shumë të vërteta që kanë të bëjnë më këtë ngjarje të tmerrshme për familjen time”,-ka thanë dje vëllai i Eva Vishajt.

    23 maj 1997

    Eva Vishaj është gjetur e vrarë në kilometrin 29 të rrugës nacionale Tiranë- Elbasan. Trupi i saj është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Ajo ishte vrarë nga një plumb në kokë dhe kishte shenja dhune në trup

    HETIMET

    Hetimet për vrasjen e nënës së këngëtares Elsa Lila ishin lënë pezull për rreth tetë vjet. Në dhjetor të vitit të 2004, një letër e dërguar nga familjarët e saj ka bërë që kryeprokurori, Theodhori Sollaku, të urdhërojë fillimin e hetimeve

    FAMILJARËT

    Të afërmit e Eva Vishajt kanë hedhur dyshimet e tyre në lidhje me vrasësin e mundshëm. Ata kanë përmendur një emër si të dyshuar për vrasjen, Albenc Agon. Pas kërkimeve të bëra u vërtetua se ai ishte në Itali

    ARRESTIMI

    Policia italiane ka arrestuar dje në Padova, Albenc Agon. Është është prangosur në një apartament në këtë qytet. i dënuari me 20 vjet burg për vrasjen e Eva Vishajt, pritet të ekstradohet shpejt në vendin tonë

    PROCESI
    Vrasja e Eva Vishajt në pretencën e Prokurorisë
    TIRANË- Eva Vishaj është gjetur e vrarë më 23 maj 1997, në kilometrin 29 të segmetit rrugor Tiranë-Elbasan. “Bazuar në hetimet e kryera, në momentin e vrasjes viktima ka qenë e shoqëruar nga Albenc Ago, që asokohe shërbente si shofer vullnetar në Partinė Socialiste”,- thuhej në pretencën e prokurorisë, në seancën e fundit gjyqësore. Familjarët e Eva Vishajt kanë deklaruar se 37-vjeçarja ka qenë e punësuar si kamariere në lokalin “Juna” në Tiranë dhe kishte njohje me autorin e vrasjes. Ditën e krimit, ajo ka qenë në palestër, pranë shkollës “Hoxha Tasim” dhe është larguar që andej me një makinë fuoristradë. Sipas hetimeve të prokurorisë, makina drejtohej nga Albenc Ago. Në momentin e fundit që është parë gjallë, nëna e këngëtares Elsa Lila ka qenë e veshur me bluzë dhe pantallona të bardha, rroba këto të gjetura në trupin e saj pa jetë. Nga akt-ekspertiza ka rezultuar se Vishaj kishte shenja hematome në të gjitha pjesët e trupit, gjë që vërteton se ajo ishte dhunuar para se të ekzekutohej. Viktima është qëlluar me pistoletë në syrin e djathtë, plagë kjo që i shkaktoi vdekjen. Vrasja e Eva Vishajt është mbuluar nga misteri për 7 vjet me radhë. Dosja hetimore u hap vetëm gjatë vitit të kaluar, pas këmbënguljes së familjarëve të saj dhe mesa u tregua, organet e hetimit nuk e patën të zorshëm identifikimin dhe dënimin e autorit të krimit, 37-vjeçarit të arrestuar dje në Padova të Italisë.

    Shekulli

  12. #32
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'ma merrte mendja qe do ish ky vrasesi, pasi e kam njohur , por s'e paskam njohur mire. Megjithese me vjen keq per te afermit, ky do litarin. Kot nuk thone: Qen , bir qeni !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #33
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nuk ma do mendja te jete personi ne fjale vrasesi, personi vertet ka qene ne makinen ku ndodhej viktima, por dikush tjeter perflitet te kete shkrehur pistoleten TT pas kokes se viktimes per llogari te dikujt tjeter sepse viktima arriti deri ne ate pike sa t'i bente edhe shantazh urdheruesit te vrasjes.
    Jane te thella keto pune, mos i thjeshtoni kaq shume.
    Persa i perket emrave qe permendni si deshmimtare te mundshem jeni komplet jashte teme, sepse personat qe ju permendni nuk kane asnje lidhje me vrasjen, thjesht ata mund te dijne dicka rreth ngjarjes, por jo te verteten qe per mua mendoj se do mbese ne erresire si shume ndodhi te zeza qe u kane ndodhur te pafajshmeve. Ustallaret mbesin ustallare dhe nuk j'a u ha qeni shkopin kollaj, e provuan me shkallnuerin dhe per cudi ende sot atij gjyhnaqari nuk i dihet autori.
    Te hudhemi ne rastin e te dashurit te Rexhines, i cili u masakrua barbarisht ne kthesen e cermes bashke me dy shoke te tij nen grykat e tre automatikeve Thomson, nje vrasje profesionistesh dhe ende sot nuk kane autor!
    Nejse te shohim sa do dale kjo e vertete sepse une jam teper teper skeptik.


    Dito.

  14. #34
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Kujt rexhine? nanos? kush i dashur? kur e paskan vra?
    kush di me teper, te na rrefeje... bo c'vete
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  15. #35
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Eagle ne shqiptaret kemi ende probleme te thella me mentalitetin kundrejt kendveshtrimit NDER&PABESI, mbi kete aspekt bien pre edhe ata qe na udheheqin pasi nuk mund te dalin jashte origjines se shqiptarit i cili e zgjidh cdo gje nepermjet gjaknxehtesise dhe kanunit i cili impulsohet mjaft nga opinioni.

    Por le te mos dalim jashte temes per te cilen po diskutohet: Po te jap vetem nje info te shkurter sepse une e dua jeten dhe e mbroj ate, jo si keta pocat qe kane marre flamuret ne duar e nuk dine c'thone.
    Personi qe eshte deklaruar si i dashuri Rexhines ishte nga Elbasani dhe njihej si djale i hedhur ne ate qytet, per nje kohe te shkurter ai ka qene mbrojtesi kryesor i familjes Nano, kjo ishte edhe arsyeja e afrimitetit te tepert me ish gruan e kryetarit te opozites se atehershme. Te me ndjesh qe s'mund te deklaroj emra, por me duket me e arsyeshme keshtu.


    Dito.

  16. #36
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    no problem..kuptoj dhe mire e ke...flmnd
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  17. #37
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Dito, po mire A.A. s'qenka vrasesi. Po pse u largua nga Shqiperia dhe u fsheh per nje periudhe te gjate kohe, duke lene kalamaj e gru ? S'kuptoj ...
    He Eagle, kupton gje ti? Apo te presim Brarin te na ndricoje pak.
    Sa per ato thashethemet per Rexhinen , hera e pare qe i degjoj. Po shkova ndonjehere ne Elbasan, do u them atyre qe Dito me ka thene.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Brari vec gazetat ka si burim informimi sepse klane e kupola nuk njef direkt asnji.. qe ti di gjerat shkoqshem..
    un po i ngatrroj kte vish saimirin me vish ardianin..
    kush eshte vlla i Eves e prokuror nga kta?
    PS kish mundesi ne 8 vitet e saja te bente shum pune ne luft kunder kriminalitetit..( ne se do te donte ofkors) sepse asgje nuk i shpeton syrit te PS-se..sepse Ps eshte PPSH e shumfishuar..
    sepse kur nuk i shpetonte gje syrit te PPSH-se mendo PS-ne qe eshte PPSH plus nipo mbeso bij e bijza te PPSH-se..
    plus..ne se nje ppsh-isti do i duhej ti hypte bicikletes kineze e te shkonte te gjente operativin.. sot ps-isti me nje xerr celuloidi.. me fal celulari ne sekond e lajmeron e informon shefin e celules apo "operativin".. apo me nje te ndezur BMW benxo volvo fiatin vete direkt e raporton ne parti a sigurim ..
    Keshtu punet..
    dito, te kaluara ..
    e na trego ndoj gje a derbardh se ti rri me njerez qe din shum..

    hajde hape sqepnë se jemi kurioz te dime "nen rrogozin" e tiranes..

    edhe ajo e ngrata Irena u zhduk..gjynaf..
    me plumb ne sy e kan vra kte te shkreten..Evë..
    nga mbine kta kriminele mor aman..

    tmerr.. cfar kombi i perkasim..

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Me falni vetem pak se spo e kuptoj un dicka këtu edhe pse po e lexoj por spo e kuptoj per ca po behet fjal..

    Elsa Lila , mos eshte nje qe e vran ne USA ka qen si Kengetare?

    Me thuani ju lutem se po kam deshir ta dij.. apo me eshte ngatrruat emeri me nje Elsa qe eshte gjet e Vrar ne US.


    More Gjilanasi .
    Sikur duket ty të është ngatëruar këngëtarja Elsa Lila me këngëtaren tjetër Shqiptare Anita Bitri që u mbyt familjarisht ( me nënën e vajzën e vet ) nga helmimi i rrjedhjes së gazit natyror në apartamentin e saj në Staten Island të New Yorkut -SHBA .

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Flet këngëtarja: Lajmin e kapjes së autorit e mësova nga një shqiptar

    Elsa Lila: Si zbuluam vrasësin e nënës sime

    Anila Mema

    Një letër e dërguar në adresë të Prokurorisë së Tiranës ka rihapur hetimin e dosjes penale të vrasjes së Eva Vishajt, një hetim i mbetur pa autor që prej vitit 1997.

    Pas konfirmimeve të familjarëve dhe Prokurorisë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, tha se letra e familjes kishte vënë drejtësinë në lëvizje. Zëri i njohur shqiptar në skenat italiane ndodhet aktualisht në Shqipëri, dhe siç tregon, ka kaluar disa ditë pushime në jug të Shqipërisë. “Para dy viteve, në dhjetor 2004, i dërguam një letër në adresë të Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e çështjes. Organet e rendit u vunë në lëvizje dhe punuan me ngulmim të jashtëzakonshëm”, pohoi Elsa Lila. Sipas saj, ky rast është një rreze shprese për të gjitha ato familje shqiptare që kanë një brengë të tillë dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi për të afërmit e tyre. Vajza e Eva Vishajt, e cila u vra nëntë vite më parë, ka falënderuar dje organet e drejtësisë shqiptare, Prokurorinë e Tiranës dhe Interpolin për arrestimin e autorit të krimit. Elsa Lila pohoi më tej se ajo dhe familja e saj ndjehen tashmë më të çliruar, kur mësojnë se autori i ngjarjes do të përballet me drejtësinë. Elsa Lila i ka kushtuar edhe një këngë nënës së saj. “Mamy”, titullohet kënga, tekstin e së cilës e ka krijuar vetë, ndërsa këngëtarja shqiptare ka menduar që të prezantohej në “Sanremo” me të, por planet kanë ndryshuar për shkaqe që nuk varen prej saj. Gjithsesi, teksti i këngës, sipas Elsës, është shkruar në nëntor 2004, një muaj pasi kishte krijuar muzikën e së njëjtës këngë. Këngëtarja e njohur shqiptare, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregoi marrëdhëniet me nënën e saj dhe si e mësoi lajmin e arrestimit të Albenc Agos.

    Si e mësuat lajmin se ishte arrestuar i dënuari për vrasjen e nënës suaj?

    E mësova nëpërmjet telefonit. Një miku im shqiptar, gazetar në Itali, më telefonoi dhe më tha lajmin. Pastaj ndeza televizorin dhe pashë kanalet shqiptare. Kështu e mësova.

    Çfarë keni menduar gjatë gjithë këtyre viteve?

    Isha e sigurt që një ditë diçka do të zbardhej.

    Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me nënën?

    Lidhje normale midis një nëne dhe një bije, raporte shumë pozitive dhe kujtime shumë të bukura.

    A ju kujtohet dita kur ndodhi ngjarja?

    Jo, për këtë nuk dua të flas, është shumë.

    Cili ka qenë shpjegimi që ju kanë dhënë organet e drejtësisë pas ngjarjes?

    Nuk dua t’i bëj publike shpjegimet që kam pasur në mënyrë private.

    Si ndodhi që u rihap çështja?

    Dërguam një letër në Prokurorinë e Tiranës 2 vite më parë. Kjo letër vuri në lëvizje drejtësinë. Ata punuan me këmbëngulje dhe arritën një rezultat. Dua t’i falënderoj për këtë.

    Për shumë kohë në media, por edhe në opinion, ka pasur shumë hipoteza për mënyrën si ndodhi krimi dhe shkaqet, a mendoni se misteri merr fund këtu?

    Atë e vendos drejtësia shqiptare. Nuk e vendos unë.

    Daja juaj, Samir Visha, deklaron se persona të tjerë nga Albenc Ago kanë urdhëruar krimin, i arrestuari është vetëm ekzekutor i tij, ç’mendoni për këtë?

    Unë jam unë dhe daja im është daja dhe secili ka mendim personal. Unë nuk përzihem me mendimet e tij.

    A ju ka shprehur nëna juaj ndonjë shqetësim para se të ndodhte vrasja?

    Absolutisht jo. Edhe nëse do ma kishte shprehur nuk do ta bëja publike në media.

    Prokuroria në pretencën e saj dhe gjykata në vendim nuk kanë thënë asgjë për shkakun e vrasjes, ç’mendoni për këtë?

    Edhe kjo është diçka personale, nuk mund ta them.


    AUTORI
    Albenc Ago, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e nënës së Elsa Lilës, ka qenë objekt i punës së policisë italiane para se të shpallej në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 23 maj 1997, në kilometrin e 18 të rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas gazetës lokale të Padovës, Albenc Ago mbahej në vëzhgim nga policia italiane për shkak të disa denoncimeve të bëra ndaj tij nga Policia Rrugore e Rovigos. Këto denoncime, sipas gazetës italiane, janë bërë në periudhën 2002-2005.

    KRIMET
    Policia italiane e ka hetuar Albenc Agon edhe për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ky fakt, thuhet nga mediat italiane, të cilat duke iu referuar policisë pretendojnë se Albenc Ago dyshohet të ketë kërcënuar me pistoletë disa femra gjatë qëndrimit të tij në Itali. Vajzat kanë dëshmuar në polici. Pikërisht pas këtyre informacioneve, policia hyri befasisht në apartamentin e tij dhe veproi me shpejtësi për të mos i lënë kohë të kundërpërgjigjej.

    Panorama

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  3. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •