Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Arrestohet në Itali vrasësi i Eva Vishës, nënës së Elsa Lila

    Shekulli

    --


    Pas katër muaj hetimesh intensive, prokuroria e Tiranës identifikon autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares Lila

    "Dimë vrasësin e nënës së Elsës"

    Prokuroria, disa fletë- arreste për vrasjen e Eva Vishajt

    Lindita Çela

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, madje sipas burimeve janë prerë disa fletë- arreste. Burime të Prokurorisë thanë për gazetën se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. “Hetimet nuk kanë përfunduar, por në ekzekutimin e gruas 39- veçare janë implikuar disa persona”,- thanë për gazetën burime të prokurorisë. Për efekt hetimi nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje, por konfirmohet prerja e disa fletë arresteve. Sipas burimeve, të implikuarit në vrasjen e Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt dhe dëshmia e tyre do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Megjithëse grupi hetimor është përballur me një mungesë të theksuar provash, ai ka arritur të zbulojë personat e dyshuar në këtë vrasje. Ndërkohë, të afërmit e viktimës, nga ana e tyre, kanë thënë se e dinë kush e ka vrarë Evën. Sipas tyre, ai është një person me inicialet A.A dhe që pas vrasjes së Evës është larguar në Itali. Emri i tij i plotë ndodhet në dosjet e hetimit të prokurorisë.

    Vrasja pa dosje
    Deri katër muaj më parë, për vrasjen e Eva Vishaj nuk ekzistonte asnjë dosje, qoftë dhe me të dhënat elementare të ekspertizës në vendin e ngjares. Një mungesë e tillë provash ka vështirësuar së tepërmi punën e grupit hetimor të prokurorisë së Tiranës, që menjëherë pas kërkesës së babait të viktimës, nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për gazetën se për këtë vrasje nuk ka ekzistuar asnjë e dhënë në Ministrinë e Rendit Publik. Grupit të hetimit i është dashur ta nisë gjithçka nga e para. Nga ana e tyre, të afërmit e viktimës kanë thënë për gazetën se një grup punonjësish të komisariatit nr. 4 në kryeqytet kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, (në kilometrin 31 ku u gjet e vrarë Eva Vishaj) dhe se hetimet paraprake lidhur me vrasjen e saj u dërguan në prokurorinë e Tiranës. Por dosja me këto të dhëna, sipas familjarëve të gruas së vrarë, i është përcjellë në atë kohë komisariatit të policisë së Elbasanit, për shkak se trupi pajetë i Eva Vishajt u gjet në territorin që mbulon ky komisariat. Por edhe në komisariatin e policisë së Elbasanit, nuk ekziston një dosje për këtë vrasje. Madje mësohet se as prokuroria e këtij qyteti nuk është marrë me hetimin për zbardhjen e ekzekutimit të Eva Vishajt.
    Hetimi
    Hetimet për vrasjen në rrethana misterioze të 39-vjeçares Eva Vishaj, në 23 maj të vitit ’97, kanë nisur dhe po vazhdojnë nën drejtimin e prokurorit të rrethit të Tiranës, Vexhi Muçmata. Nga hetimet e deritanishme, sipas burimeve për gazetën, ka rezultuar se vrasja e Eva Vishajt është kryer me paramendim. Në trupin e viktimës nuk është ushtruar asnjë llojë dhune as edhe nuk është përdhunuar. Vdekja e Eva Vishës është shkaktuar vetëm nga një plumb në kokë, kjo e vërtetuar edhe nga ekspertiza e mjekëve ligjorë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se Eva Vishaj ka qenë duke udhëtuar me autorin e krimit, i cili gjatë rrugës Tiranë-Elbasan e ka ekzekutuar me armë zjarri. Hetuesit këmbëngulin se vrasja e 39-vjeçares është kryer me paramendim, pasi mbi viktimën nuk është ushtruar asnjë lloj dhune.

    Familjarët
    Familjarët e viktimës, krahas shumë të dhënave që i kanë dhënë grupit të hetimit, kanë treguar dhe emrin e personit që sipas tyre është vrasësi i Eva Vishajt. Sipas tyre, autor i vrasjes së Evës është një person me inicialet A. A., i cili aktualisht jeton në Itali. Sipas këtij burimi, thuhet se personi i dyshuar për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj ka qenë i martuar dhe se ai është larguar nga Shqipëria pas ekzekutimit të saj. Sipas burimeve, ndaj personit të denoncuar nga të afërmit e viktimës është prerë një fletë- arresti ndërkohë që pritet ekstradimi i tij nga Italia. Gjithsesi grupi i hetimit mbetet i rezervuar lidhur me detajet e hollësishme rreth personave të implikuar në ekzekutimin në rrethana enigmatike të Eva Vishajt, në maj të vitit 1997.

    Tetë vjet mister
    Pas tetë vitesh, prokuroria e Tiranës është në prag të zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranës. Për vite me radhë, vrasja e ndodhur në maj të vitit 1997 ka qenë krejtësisht e mistershme. Askush nuk ka kryer hetime mbi motivet dhe autorët e kësaj vrasjeje. Madje misteri i vrasjes së gruas 39-vjeçare shoqërohej dhe me “legjenda” të cilat sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë, janë shumë larg së vërtetës. Përgjatë kësaj është folur se 39- vjeçarja Eva Vishaj është vrarë në shtëpinë e saj dhe më pas është hedhur në Qafë-Krrabë. Trazirat që shoqëruan vitin ‘97 duket se kanë ndikuar në moskryerjen e hetimeve të plota për zbardhjen e ngjarjes. Por një letër e mbërritur pak muaj më parë, në Prokurorinë e Përgjithshme, nga babai i viktimës, duket se ka nxjerrë nga sirtaret një nga krimet më të rënda.
    Lindita Çela

    23 maj ‘97
    Kjo është dita kur Eva Vishaj u gjet e vrarë në kilometrin 31, në rrugën nacionale Tiranë- Elbasan. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët më pas lajmëruan menjëherë në polici. Policia që atëherë kreu hetime nuk dalloi shenja dhunë në trupin e viktimës, përveçse një plumb në kokë që i kishte marrë jetën 39-vjeçares

    Dhjetor 2004
    Deri në këtë kohë nuk ekzistonte asnjë dosje për vrasjen e Eva Vishajt. Familjarët e saj kanë pritur më kot nga policia apo prokuroria për gjetjen e autorëve të vrasjes së vajzës së tyre. Dhe pritja e tyre ka sosur. Ata kanë shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku dhe kanë kërkuar me insistim nisjen e hetimet për vrasjen në rrethana misterioze të vajzës së tyre

    Pas 4 muajsh
    Katër muaj pas kërkesës së nisjes së hetimeve për vrasjen e Eva Vishajt nga familjarët e saj, këta të fundit kanë marrë njoftimin se autorët e implikuar në këtë krim janë identifikuar dhe shumë shpejt do të arrestohen. Ky lajm ka mundur të zbusë paksa plagën e të afërmëve të Evës, sidomos të babait të saj, që u shpreh se tani do të prehem i qetë

    Familjarët: A.A është vrasësi
    Familjarët e Eva Vishajt kanë dhënë për grupin e hetimit emrin e një personi për të cilin ata dyshojnë se është autor i ekzekutimit të vajzës së tyre. Sipas familjarëve, personi me inicialet A.A është larguar në Itali, pas ekzekutimit të Evës. Thuhet se dhe ndaj personit të denoncuar nga familjarët, prokuroria ka prerë fletë arrestin



    Hetimet
    Katër muaj më parë, një grup prokurorësh të Prokurorisë së Tiranës kanë nisur hetimet intensive për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila. Hetimet nisën pas një letre që babai i gruas së vrarë i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm, ku i kërkonte gjetjen e autorëve të vrasjes së vajzës së tij. “Kanë kaluar shumë vite nga vrasja e vajzës sime dhe prokuroria nuk ka mundur të gjejë autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje”,- thuhej në letrën që babai i viktimës i drejtonte Prokurorit të Përgjithshëm

    Fletë- arrestet
    Pas katër muaj hetime intensive prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares së njohur. Megjithëse hetimet nuk kanë përfunduar, sipas burimeve nga prokuroria e Tiranë, janë prerë disa fletë arreste dhe shumë shpejt personat e dyshuar do të arrestohen. Prokuroria nuk i bëri të ditur emrat e personave të identifikuar, për arsye hetimi. Burime nga grupi i hetimit thanë se arrestimi i tyre do të sjellë dhe dëshmi, të cilat do të zbardhin rrethanat dhe motivet e vrasjes së Eva Vishajt



    14/04/2005

    -----------------







    di llafe..

    8 vjet kan fjetur prokuroret e Nanos.. e skan ven ujet ne zjarr te gjejne vrasesin e Eves..
    Keshtu ja shperblen Nano mikeshave te veta..
    Per te fjetur hoteleve me te ndjeren sa ishte me trajnim ne Bence ja kish qejfi.. e sapo u lirua e u be krieminister nuk begenisi me te merret me mantenutat e vjetra..
    i braktisi "plakat " sikurse te shoqen e ca te tjera se helbete i duket vetja bill klinton e berluskon e Sheik Dubai e i duhet Harem me te Njoma..sikurse mikut te tij Thaqit ..

    Po Ps-ja si nuk cau koke per te mjeren Eva..
    Ajo i sillte pusull-direktivat Partise nga Benca..
    Apo sic duket mesoi shum gjera e nuk duhej te shihte me driten e diellit.. hajt nje plumb kokes e hiqe qafe.. coje ne te semes..
    Jan mesuar keta soji Bllokmeneve te cojne "ne te semes".. ata qe prishin pune..
    Biseda Nano-Abdi eshte thesar..
    Sallaku i shkrete i trembur nga Altin edvinat.. kerkon te mbrohet nen sqetullat e Nanos e i ngrati .. tash i duhet te zbardhe biografine e erret te Shefit.. per te gjetur pak strehe nen mullaqet e tije..
    Po per Shkallnurin te shohim se ke do kapi.. se Shefi Madh duhet lare me sapun e finje nga mekatet..
    Nikoll Lesi e ka radhen tani .. te shtypet nga Sallaku qe Nanosit ti dale fjala e "nderit" se ai asnje mize nuk ka shtypur..



    ....

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Një ministër dëshmitar për vrasjen e Eva Vishës, nënës së Elsa Lila

    Flet Saimir Visha: Vetëm Sollaku pranoi të hapte dosjen


    Vëllai: Një ministër dëshmitar për vrasjen e Eva Vishës


    Keti Banushi

    Saimir Visha nga shumica e njerëzve njihet si një avokat i suksesshëm, por pakkush e di se ai është vëllai i Eva Vishës, mamasë së vrarë të këngëtares Elsa Lila.

    Familjes së ish-prokurorit të dikurshëm i janë dashur 8 vjet pritjeje që hetuesit të hapnin më në fund një dosje për të gjetur të vërtetën e vrasjes, mbytur prej kohësh në misterin e malit të Krrabës. Dy ditë pas rishfaqjes në skenë të ngjarjes së 23 majit 1997 në kilometrin 29 ku u gjet e vrarë motra e tij, Visha shprehet gjatë një interviste për gazetën “Panorama” se pas shumë betejash më në fund Prokuroria ka vendosur të hetojë. “Kemi provuar disa herë, por ka qenë e pamundur që të rihapet kjo çështje, derisa familja vendosi t’i dërgonte një letër kryeprokurorit Sollaku”. Visha akuzon edhe policinë për mosveprim, ndërkohë që tashmë ai thotë se presin vetëm arrestimin e vrasësit që për ta ka qenë një emër i njohur me kohë. “Prokuroria na ka thënë emrin e autorit dhe ky emër përputhet me dyshimet tona fill pas ngjarjes”, shprehet avokat Visha. “Në letër janë dërguar të gjitha të dhënat e familjes dhe një gjë e tillë është marrë në konsideratë nga zoti Sollaku, i cili hapi dosjen që nuk ishte hetuar asnjëherë më parë”. Visha thotë se për këtë çështje “Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe një ministër, por ky i fundit ka refuzuar dy herë të paraqitet”. Megjithatë avokati shpreson se kjo histori të zbardhet më në fund dhe fajtorët të marrin atë që meritojnë, edhe pse pas kaq shumë vjetësh.

    Zoti Visha ju keni dërguar një letër për hapjen e hetimeve rreth vrasjes së motrës suaj, a është e vërtetë kjo?

    Po është e vërtetë, por jo unë personalisht. Familja ime ka vendosur për t’i dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku, të cilin e falenderoj së bashku me prokurorin e rrethit, Vexhi Muçmata se menjëherë janë treguar të gatshëm për të ngritur grupin e punës, i cili për pesë muaj ka bërë një punë të madhe deri në zbulimin e autorit. Letra është dërguar në dhjetor të 2004-ës

    Çfarë përmban kjo letër?

    Në letër, e cila është shkruar nga babai janë dëshmitë e gjithë pjesëtarëve të familjes, ku secili ka treguar gjithë atë që di për këtë ngjarje. Janë të dhëna në formë dëshmie, të cilat hedhin dritë lidhur me vrasjen. Ndërsa letra e dytë është një falenderim për zotin Sollaku dhe zotin Muçmata.

    Sa e gjatë është letra?

    Letra e parë është shumë e gjatë dhe ka të gjitha detajet që familja di. Nuk di me saktësi se sa është, por ka qenë goxha e gjatë dhe i është dërguar direkt kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

    Sa prokurorë kanë punuar për zbardhjen e ngjarjes?

    Me sa di unë kanë qenë pesë prokurorë që kanë punuar me dosjen, katër prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe një nga Prokuroria e Përgjithshme.

    E dini ju kush është autori i vrasjes së motrës tuaj?

    Po, sigurisht. Jam vënë në dijeni nga Prokuroria për këtë gjë. Së shpejti presim arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi është vënë në lëvizje edhe Interpoli.

    Keni marrë vesh më parë se kush ishte autori apo e mësuat emrin e tij nga Prokuroria?

    Ne kishim dyshimet tona për autorin e vrasjes, por kur këto ishin të njëjta edhe me rezultatet që nxori Prokuroria, atëherë u bindëm plotësisht.

    A e njihni ju personin në fjalë?

    Sigurisht. Por ne në këtë moment nuk mund të themi asgjë për këtë, pasi ai është person në kërkim dhe nuk duhet të nxjerrim sekretin hetimor. Me këtë punë po merret drejtësia tashmë.

    A keni kërkuar më parë rihapjen e hetimeve dhe nëse jo, pse vendosët ta bëni pikërisht tani?

    Po kemi kërkuar edhe më parë që të rihapen hetimet por sa ishte prokuror i përgjithshëm, Arben Rakipi kjo gjë ishte pothuajse e pamundur. Kërkesat tona të herëpashershme janë kthyer mbrapsht dhe asgjë nuk është bërë për të hetuar. Me ardhjen në këtë post të Theodhori Sollakut ndryshoi situata dhe ne kërkuam sërish që këto hetime të hapen për t’u zbardhur e vërteta. Ndërkohë që jemi të pakënaqur dhe të fyer nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Tiranës, Albert Dervishi, i cili jo vetëm nuk ka vepruar, por edhe ka penguar në zbardhjen e vrasjes. Për këtë veprim të tij ne do të kërkojmë që të procedohet penalisht.

    Në ç’mënyrë ju ka penguar zoti Dervishi?

    Me mosveprimin e tij. Për të madje kjo vrasje rezulton sikur nuk ka ndodhur fare. Ndërkohë që është vërtetuar që ngjarja ka ndodhur në 23 maj të vitit 1997 dhe ajo është regjistruar fillimisht në komisariatin numër 4 në Tiranë, i cili ka kryer veprimet e para. Ndërkohë që Dervishi ka deklaruar se kjo çështje nuk është kompetencë e policisë së Tiranës, pasi ngjarja ka ndodhur në zonën e Elbasanit dhe i janë transferuar veprimet komisariatit të Elbasanit

    A ka dëshmitarë për këtë vrasje?

    Po ka, por familja ime është pak e shqetësuar se edhe një ministër, i cili ka dijeni për vrasjen heziton të jetë dëshmitar. Ai është thirrur dy herë nga Prokuroria për të dëshmuar, por nuk është paraqitur.



    Drejtori i policisë së shtetit mohon akuzat e vëllait të viktimës

    Dervishi: Ngjarja po hetohet me shumë seriozitet

    “Ka ndodhur në një kohë kur ishte e vështirë të merreshin prova”

    Drejtori i policisë së shtetit, Albert Derbishi menjëherë pas akuzave të lëshuara në adresë të tij nga vëllai i viktimës, Saimir Visha është shprehur se ngjarja është duke u hetuar me mjaft seriozitet nga policia dhe Prokuroria. I kontaktuar nga “Panorama” drejtori i policisë së kryeqytetit, Albert Dervishi, ka mohuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij për këtë çështje. Ai është shprehur se si në çdo ngjarje të vjetër të rëndë, edhe në këtë ngjarje policia e Tiranës e ka vlerësuar dhe e ka patur në vëmendje pikëpamjen e ndërtimit të punës operative për zbulimin e autorëve. “Ne kemi vënë në dispozicion të gjithë informacionin që kemi patur për këtë ngjarje”, është shprehuar kreu i bluve kryeqytetas, duke mos pranuar kurrsesi deklarimet e bëra për gazetën nga zoti Visha. “Ky është një krim që ka ndodhur në 1997, ku këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e tjera janë bërë në ato rrethana që ua ka lejuar situata, duke mos u gjetur provat e duhura në vendin e ngjarjes”. Një tjetër pengesë në këtë ngjarje, sipas policisë, është edhe koha në të cilën ka ndodhur ky krim, kur situata ishte shumë e vështirë dhe mungonte pothuajse edhe shteti. Ndërsa në atë kohë është menduar se ngjarja ka ndodhur në zonën e Elbasanit, pasi kufoma është gjetur pak përtej kilometrit 29, ku është edhe vija ndarëse mes dy qyteteve. “Edhe tani po punojmë me shume seriozitet për të përmbushur detyrimet tona”, është shprehur Dervishi, i cili ka deklaruar seriozitetin me të cilin është duke u punuar aktualisht për zbardhjen e kësaj historie.





    Dosja u hap me urdhër të kryeprokurorit Sollaku, në fund të dhjetorit, 8 vjet pas vrasjes

    “Pesë muaj për të zbuluar vrasësin”
    Anëtarët e grupit siguruan prova për zbardhjen e krimit



    Një letër ka ndryshuar rrjedhën e një ngjarjeje, që ndoshta do të kishte mbetur përgjithmonë e pazbardhur.

    Kryeprokurori Sollaku pesë muaj më parë urdhëroi personalisht fillimin e hetimit dhe një gjë të tillë ua ngarkoi 5 anëtarëve të një grupi hetimi. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se dosja është hapur në fund të dhjetorit dhe gjatë këtyre muajve është arritur që të zbardhet në shumë pika si histori, përfshirë autorin që ka qenë një nga pikat më të fshehta të dosjes. Grupi i hetuesve, një prej të cilëve nga Prokuroria e Përgjithshme ka mundur që të rindërtojë pas tetë vjetësh, dëshmi që mendoheshin të harruara, dëshmi të cilat në një farë mënyrë kanë identifikuar autorin e vrasjes, i cili tashmë është një person që kërkohet nga policitë e të gjithë Evropës.


    Krijimi i grupit

    Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se grupi i hetimit për këtë ngjarje ka ardhur menjëherë pas një urdhri të kryeprokurorit Sollaku. Hetimi u mor në dorë nga Prokuroria e Tiranës, por në grup është edhe një zyrtar i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili analizon të gjithë detajet dhe provat që sigurohen gjatë hetimit. Grupi i përbërë nga 5 vetë ka nisur nga funksionimi që në dhjetor dhe deri tani është marrë eksluzivisht me hetimin e detajeve të ngjarjes, që në atë kohë, kur ka ndoidhur kanë qenë shumë të pakta. Burimet thonë se hetimi është nisur fillimisht vetëm në bazë të letrës së nisur nga familja Visha e më pas, duke analizuar edhe njëherë të gjitha aktet e ekspertimit të vendit të ngjarjes së ndodhur në vitin e largët 1997.


    Hetimi

    Për muaj me radhë hetuesit kanë mundur që të sigurojnë të dhëna, që kanë qenë baza e krijimit të një dosjeje normale hetimi, pavarësisht se më përpara ajo përbëhej vetëm nga tri fletë gjithë e gjithë: ekspertiza e vendit të ngjarjes, ekspertiza e kufomës si dhe deklarimet e polcisë për ngjarjen. Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë marrë disa dëshmi interesante mes tyre edhe familjarë të viktimës, të cilët janë shprehur se e dinin njeriun me të cilin Eva ka dalë ditën e vrasjes. Një ndihmë mjaft të vlefshme për këtë histori kanë dhënë deklarimet e familjarëve në letrën e dërguar zotit Sollaku, dëshmi të cilat më pas janë marrë edhe nga anëtarët e grupit gjatë kësaj kohe. Tashmë historia e 1997 është në konludim e sipër dhe pritet që Interpoli të arrestojë të dyshuarin si vrasës, i cili është larguar nga Shqipëria një vit pas krimit. p.s



    Gjyshi i Elsës: Eva nuk mbante më mbiemrin Lila

    Sali Lila, gjyshi i Elsa Lila me nj; kontakt telefonik me gazetën ka deklaruar se gruaja e vrarë në 1997 nuk mban mbiemrin Lila, por atë të vajzërisë, Visha. Në artikullin që i referohet hetimit të vrajes, ne e kemi përmendur me emrin Eva Lila, mbiemrin të cilin ajo e mbante kur ishte martuar me burrin Edmond Lila. Gjyshi i këngëtares së njohur shprehet se pak kohë para vdekjes së saj, Eva nuk e kishte këtë mbiemër për shkak të disa arsyeve familjare. Sali Lila sqaron se nëna e këngëtares nuk quhet Eva Lila, por Eva Visha. Ai thotë se Eva duhet të përmendet me mbiemrin e vajzërisë të saj, pasi e kishte humbur mbiemrin Lila para se të vdiste. Gjyshi i këngëtares u shpreh se familja Lila nuk ka lidhje me zhvillimet e fundit, që kanë ndodhur me dosjen e ngjarjes së vitit 1997. Sipas Sali Lilës ndryshimi i emrit nga Lila në Visha ka ndodhur vite më parë për arsye familjare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-04-2005 më 22:43

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Familjarët e Eva Vishajt kanë përmendur emrin e Dhimitraq Raftit, si person që njihte të akuzuarin për vrasje

    "Vishaj", akuza thërret Raftin

    Zv.ministri Rafti ka dëshmuar në prokurori.Akuza: zv.ministri s’ka lidhje me çështjen

    A. Bogdani

    TIRANË - Zv.ministri i Transporteve, Dhimitraq Rafti është thirrur nga prokuroria e Tiranës që të japë ndihmesën e tij, për zbardhjen e vrasjes së Eva Vishajt. Emri i personit të njohur në arenën politike shqiptare është përmendur nga familjarët e nënës së këngëtares Elsa Lila, gjatë dëshmisë së këtyre të fundit në prokurori. Kanë qenë familjarët e Vishajt që kanë kërkuar me ngulm rihapjen e hetimeve, duke denoncuar në organin e akuzës personin që ata dyshojnë se ka kryer vrasjen. E gjatë përpjekjeve të tyre për zbardhjen e historisë së mbuluar me mister, të afërmit e 39-vjeçares së vrarë në vitin 1997 kanë përmendur në prokurori emrin e Raftit, si person të njohur me të akuzuarin prej tyre. Sipas televizionit A1, drejtuesit e prokurorisë së Tiranës kanë ftuar për bashkëpunim Raftin, që të sqarojnë pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.


    Dëshmitarët VIP

    Zv.ministri i Transporteve i është përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë, për të dëshmuar mbi këtë çështje. Por asnjë fjalë që ai ka thënë, nuk është cilësuar me interes për hetimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje, madje as nuk është shënuar në dosje. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës mësohet se zv.ministri Rafti nuk ka asnjë lidhje me personin e akuzuar prej familjarëve të Vishajt si autor i vrasjes. Thirrja e tij në prokurori është bërë me qëllimin e ballafaqimit me dëshminë e familjarëve të Vishajt, të cilët kanë thënë se Rafti njihte personin me iniciale A.A, për të cilin ata dyshojnë se është autori i vrasjes së 39-vjeçares Eva Vishaj.


    Hetimet

    Prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, madje sipas burimeve janë prerë disa fletë- arreste. Burime të Prokurorisë thanë për gazetën se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. “Hetimet nuk kanë përfunduar, por në ekzekutimin e gruas 39- veçare janë implikuar disa persona”,- thanë për gazetën burime të prokurorisë. Për efekt hetimi nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje, por konfirmohet prerja e disa fletë arresteve. Sipas burimeve, të implikuarit në vrasjen e Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt dhe dëshmia e tyre do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Megjithëse grupi hetimor është përballur me një mungesë të theksuar provash, ai ka arritur të zbulojë personat e dyshuar në këtë vrasje. Ndërkohë, të afërmit e viktimës, nga ana e tyre, kanë thënë se e dinë kush e ka vrarë Evën. Sipas tyre, ai është një person me inicialet A.A dhe që pas vrasjes së Evës është larguar në Itali. Emri i tij i plotë ndodhet në dosjet e hetimit të prokurorisë.

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Shekulli ka nje artikull te cilin nuk e lexoj dot te plote. Kush mundet ta sjelle te gjithe. Ktu po postoj vetem ate qe lexohet pa abonim:


    *

    Ish- gruaja e Nanos, në Prokurori

    Lindita Çela

    TIRANË- Ish gruaja e Kryeministrit Fatos Nano është është thirrur nga prokuroria e Tiranës që të japë ndihmesën e saj, për zbardhjen e vrasjes së Eva Vishajt. Emri i Rexhinës është përmendur nga familjarët e nënës së këngëtares Elsa Lila, gjatë dëshmisë së këtyre të fundit në prokurori. Kanë qenë familjarët e Vishajt që kanë kërkuar me ngulm rihapjen e hetimeve, duke denoncuar në organin e akuzës personin që ata dyshojnë se ka kryer vrasjen. E gjatë përpjekjeve të tyre për zbardhjen e historisë së mbuluar me mister, të afërmit e 39-vjeçares së ...

    *

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Prokuroria: Rexhina Nano duhet të dëshmojë në lidhje me vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares Lila

    Ish- gruaja e Nanos, në Prokurori


    Lindita Çela

    TIRANË- Ish gruaja e Kryeministrit Fatos Nano është është thirrur nga prokuroria e Tiranës që të japë ndihmesën e saj, për zbardhjen e vrasjes së Eva Vishajt. Emri i Rexhinës është përmendur nga familjarët e nënës së këngëtares Elsa Lila, gjatë dëshmisë së këtyre të fundit në prokurori. Kanë qenë familjarët e Vishajt që kanë kërkuar me ngulm rihapjen e hetimeve, duke denoncuar në organin e akuzës personin që ata dyshojnë se ka kryer vrasjen. E gjatë përpjekjeve të tyre për zbardhjen e historisë së mbuluar me mister, të afërmit e 39-vjeçares së vrarë në vitin 1997 kanë përmendur në prokurori emrin e ish -gruas së kryeministit, Rexhina, si person të njohur me të akuzuarin prej tyre. Sipas burimeve të prokurorisë, ndaj Rexhinës është firmosur në fletë-thirrjeje për paraqitje në prokurorinë e Tiranës. Në bazë të dëshmisë së të afërmëve të gruas së vrarë në mënyrë të mistershme, deklarimet e Rexhinës do të hidhnin dritë mbi këtë çështe. Ndaj dhe prokurorët të cilët po hetojnë prej katër muajsh këtë dosje, kanë vendosur të thërrasin për të dëshmuar Rexhinën, e cila në vitin që është kryer vrasja ka qenë bashkëshortja e kryeministrit Fatos Nano.


    Refuzim i dëshmisë

    Deri më dje, Rexhina nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë, për të dëshmuar mbi këtë çështje. Fakti që prej disa muajsh, ish- bashkëshortja e kryeministrit jeton në Francë, e ka bërë të pamundur paraqitjen e saj pranë organit të akuzës. Gjithsesi të afërmit e Eva Vishajt insistojnë në dëshminë e ish-gruas së kryeministrit pasi sipas tyre, nga rrëfimi i saj mund të hidhet shumë dritë mbi ngjarjen. Made sipas tyre, nga dëshmitë e personave të thirrur në prokurori për këtë ngjarje do të zbulohet edhe motivi i vrasjes së Eva Vishajt në maj të vitit 1997. Thirrja e Rexhinës në prokurori është bërë me qëllimin e ballafaqimit me dëshminë e familjarëve të Vishajt, të cilët kanë thënë se ish- bashkëshortja e Fatos Nanos e njihte personin me iniciale A.A, për të cilin ata dyshojnë se është autori i vrasjes së 39-vjeçares Eva Vishaj.


    Hetimet

    Pas dëshmisë së të afërmëve të Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila, prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes. Madje, sipas burimeve të prokurorisë, janë prerë disa fletë- arreste dhe se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. Për efekt hetimi, nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje por personat e implikuar në vrasjen Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt. Ndërkohë që sipas dëshmisë së të afërmëve të viktimës,
    personi që ka vrarë Evën është A.A. dhe fill pas vrasjes është larguar në Itali. Ndërkohë që burime të Prokurorisë thonë për gazetën “Shekulli” se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se mbi autorët e vrasjes ka disa të dyshuar. Gjithsesi do të jetë dëshmia e personave që janë thirrur nga prokuroria që do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Deri katër muaj më parë, për vrasjen e Eva Vishajt nuk ekzistonte asnjë dosje, qoftë dhe me të dhënat elementare të ekspertizës në vendin e ngjares.

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Gaz Demin duhet te therrase prokuroria. Ai ka qene jarani Eves gjate kohes qe Nano ishte ne burg. Gaz Demi e çonte Even ne takim me shefin ne Bençe. Gaz Demi, ka qene dhe kam pershtypjen se eshte akoma krahu i djathte i Fatos Nanos, studenti i bindur i tij ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    E si su bie nje mortje ti haje gjithe keta fatosllare e nanollare qeveritar.....katila ne gen.
    ..e mbi te gjitha pse duhet ti mernin jeten,horat.
    Suksese vellait ne zbardhjen e ngjarjes.
    Wild and crazy can't be lazy

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... Gaz Demin duhet te therrase prokuroria. Ai ka qene jarani Eves gjate kohes qe Nano ishte ne burg. Gaz Demi e çonte Even ne takim me shefin ne Bençe. Gaz Demi, ka qene dhe kam pershtypjen se eshte akoma krahu i djathte i Fatos Nanos, studenti i bindur i tij ...

    Nuk ke pershtypje te gabuar.

    Gaz Demi eshte sot "pronar" i te vetmit hotel me 5 yje ne Sarande, pra i hotel "Butrintit".

    Ne kete hotel jane investuar miliona dollare dhe me te vertete i meriton yjet.
    Fatos Nano i ka dhurur nje pjese te aksioneve Rexhina Nanos, ish-gruas se tij ne menyre qe ajo ta zbus pak hidherimin me shampanje ne Paris.
    Rexhina Nano figuron si antare e trupit dipllomatik shqiptar, ne Paris. Me te vertet jeton me te bijen qe po studion aty.

    Para nje viti Mero Baze shkruajti ne gazeten TemA per vrasjen e asaj qenies njerzore. Botoi edhe nje interviste te nje oficeri te policise kriminale.
    Ne kete interviste ofizeri policise tregonte se :

    Kishin 2 jave qe benin pergjime dhe filmime me kamera ne nje lokal te Elbasanit, per arsy se ai lokal isht bere pike takimi e dy bandave kriminale te qytetit.
    Diten kur eshte vrare ajo mjelsja e Bences, ka ardhur ne kete lokal e shoqeruar me dy persona. Meqenese biseda e tyre ishte e tensionuar dhe meqenese lokali ishte bosh, pergjuesit e policise i kishin fiksuar mire fytyrat e kesaj tresheje.
    Dikur treshja u ngrit nga tavolina, hipi ne makine dhe u nis ne drejtim te Tiranes.
    Ne mbremje teksa oficeret e policise kriminale po ktheheshin ne Tirane, pane ca kolege te tyre te kryenin formalitetet e nje vrasje. Kur zbriten nga makina pane se kufoma ishte e gruas qe kishin pare ne lokal.
    Te nesermen ne mengjes u paraqit tek eprori i tij dhe pasi i tregoj historine e nje dite me pare, i sygjeroi qe te merrnin ne pyetje dy burrat qe shoqeronin ne lokal viktimen. Eprori ne fillim e pranoi kete metode pune, por nje dite me vone e mbylli dosjen dhe i keshilloi miqesisht oficerit te policise, qe edhe ai te mos perzihej me kete pune pasi ishte me pasoja per te gjithe ata qe do tentonin ta nxirrnin ne drite kete vrasje.


    Kjo interviste ngjalli shume thash e theme per Don Qorrin.

    Per kete arsye edhe Theodhori Sallakaqis ka nxjerre fjale, qe i kan kerkuar interpolit arrestimin dhe ekstradimin e vrasesit.

    Me nje gure Theodhoraqis vret tre zogj:

    1) I thot nepermjet medias vrasesit: Ik ne Belgjike te Altin Arapi dhe meso se si fitohet azili politik, kur te kerkon Theodhoriu.

    2) Sa kohe qe vrasesi njihet dhe po kerkohet, Don Qorri ska pse akuzohet as ne gjykate, as ne gazete, as neper kafene.

    3) Mashkulli i dyte per te cilin tregon oficeri i policise kriminale, nuk egsiston me ne dosje ( ne kerkim eshte vetem nje vrases). Pra Gaz Demi apo kushdo qofte ai, duhet te koncentrohet per fushaten elektorale te Don Qorrit dhe jo te shqetesohet nga intervistat e nje cop polici.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 21-04-2005 më 19:27

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Brari.

    Kush eshte padrino-ja i mafies shqiptare, prej 8 vjetesh?
    Kush eshte ai person qe e ka meirtuar dhe mban titullin DON ne mafien shqiptare, pervec Fotiadh Thanas Nanos.

    Ne qofte se ti nuk e ke harruar, halabaku qe kemi per kryeminister, i ka patur syzet me xham te trashe sa nje byt_h kavanozi. Pra nofken "Qorr" nuk ja kam vene une, por te njohurit e tij te femijerise dhe rinise.

    Prandaj DON QORRI.


    Oficeri i policise qe pati dhene kete interviste tek gazeta TemA,ose kishte frike ose Mero Baze nuk donte qe ne gazete (ne ate kohe) te permendeshin emrat e atyre qe shoqeronin mjelsen e Bences diten e vrasjes.

    Megjithate u permend fakti qe ata ja kishin derguar Qorrit shpesh ne qeli. ( Ne qeline e tmerrshme te burgut te rregjimit diktatorial te Berishes, pervec rakise te Skraparit, veres se Nartes, qingjave te laberise te burgosurit ordiner Fotiadh Nano i vinte here pas here edhe zhbllokusja e tubacioneve.)

    Meqenese dihet qe Gaz Demi ishte krijuesi i ketyre takimeve speciale, ateher mendoj qe nje nga personat te cileve oficeri i policise nuk i ka permendur emrin mund te jete Gaz Demi.

    Ndoshta edhe gabohem.

    Por nje gje eshte me se e vertete.

    Don Qorri ka dhene urdherin per eleminimin e asaj te mjeres.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Do kisha qef t'ja merja kenges bir selman i nenes ke te qaj me pare

    nga sa lexova ketu vetem postimi i antimafia jep nje shpjegim te drejte te ngjarjes prandaj do i keshilloja atij policit te ruaj b.ithen nga ndonje plumb qorr i don qorrit

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Elbasan, deri në orët e vona të ditës së djeshme, viktima nuk është identifikuar. Mister rrethanat dhe motivet e krimit

    Gjendet e vrarë dhe e djegur kufoma e një vajze


    A.Isai & K. Boriçi

    ELBASAN- Gjendet e vrarë dhe e djegur në rrethana misterioze trupi i pajetë i një shtetaseje, me moshë rreth 22-28 vjeçe. Sipas hetimeve të para të policisë, rezulton se ajo është ekzekutuar me pistoletë dhe më pas i është vënë zjarri. Viktima u gjet në mëngjesin e djeshëm, e hedhur në rrugën nacionale Elbasan-Tiranë, ndërsa mendohet se krimi ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e djeshme. Policia e Elbasanit është duke punuar intensivisht për identifikimin e kufomës. Ajo është duke hetuar rreth personave që janë deklaruar të humbur nga familjarët e tyre. Policia dyshon se vajza nuk është nga Elbasani dhe se rruga nacionale pranë këtij qyteti është zgjedhur rastësisht nga autorët. Kjo edhe pasi vendi ku ka ndodhur krimi makabër nuk është i banuar. Vajza ende nuk është identifikuar, por pritet që kjo të ndodhë shumë shpejt, pasi fytyra e saj nuk ishte e djegur; thanë për gazetën burime të policisë.

    Zbulimi
    Ka qenë ora 09:30 e ditës së djeshme, kur një bari që po kulloste bagëtitë në arën e Sallakut, rreth njëqind metra në fillim të rrugës nacionale Elbasan-Tiranë, (në kah të kundërt ndodhet fshati Gracen), ka diktuar trupin e pajetë të një njeriu. Bariu është afruar dhe nuk u ka besuar syve kur ka parë se viktima e seksit femër ishte djegur pjesërisht. Në vendngjarje janë grumbulluar dhe banorë të tjerë, ndërkohë që është lajmëruar menjëherë policia, përmes numrit 129. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gruaja e masakruar nuk e kishte një pjesë të njërit krah. Mendohet se trupi i saj ka rënë pre e ndonjë kafshe të egër pylli, gjatë orëve të natës. Ekspertë të policisë dhe të prokurorisë së Elbasanit që kanë shkuar në vendngjarje, konstatuan se shtëtësja është vrarë më parë me dy plumba pistolete. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja të një pistolete. Të dy plumbat vdekjeprurës ajo i ka marrë në kokë, thanë burimet e policisë. Më pas autorët e kanë lyer atë me lëndë djegëse dhe i kanë vënë flakën. Trupi i saj është djegur pjesërisht, pasi lubrifikanti për motorr makine me të cilin është djegur, nuk ka arritur të krijojë flakë të dendura, thanë ekspertët. Më pas, viktima është lënë në mes të arës së Sallakut, ku ka qëndruar sipas ekspertëve deri në mëngjesin e djeshëm. Mendohet se ajo ka qëndruar aty për rreth tetë orë. Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezulton se krimi ka ndodhur aty ku u gjet viktima.
    Viktima
    Sipas burimeve, viktima mendohet te jetë në moshë midis 22 dhe 28 vjeç. Ajo ishte e gjatë një metër e 63 centimetra. Kishte sy të zinj, flokë të gjatë deri tek supet dhe të lyer në lelja të thellë, thanë për gazetën burime të policisë që shkuan në vendngjarje.Viktima kishte veshur një palë sandale me rripa, të zeza dhe një fund të shkurtër të zi si dhe një bluzë verore po të zezë, që ishte e grisur. Policia bëri të ditur se në vendngjarje u gjet dhe një sasi lekësh, prerje njëmijë lekëshe të djegura.
    Hetimet
    Pas zbulimit të kufomës, të masakruar në mënyrë makabre, në drejtorinë e policisë së Elbasanit është ngritur një grup me ekspertë që po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se policia dhe ekspertët kriminalistë po punojnë në dy pista, në një vrasje me paramendim dhe vrasje në kushtet e gjaknxehtësisë. Kjo e dyta, sipas ekspertëve, është më e besueshme. Kjo për faktin se viktima, është djegur me vaj makine, që bën të besosh se autori që mund të ketë qenë i vetëm, nuk ka patur qëllim të kryejë një vrasje dhe djegie të planifikuar. Besohet se viktima dhe autori kanë patur njohje ose lidhje të mëparshme, por gjithçka pritet të sqarohet pas identifikimit të kufomës.



    Kufoma
    Kufoma e një shtetaseje, e re në moshë, u gjet në mëngjesin e djeshëm në rrugën nacionale Elbasan-Tiranë, në kilometrin 25. Sipas policisë, gruaja është vrarë me dy plumba. Më pas ajo është djegur dhe është hedhur në anë të rrugës, në vendin e quajtur "Ara e Sollakut". Autorët, sipas hetimeve paraprake, kanë përdorur një pistoletë tip TT për ekzekutimin e saj.

    Krimi
    Krimi, sipas hetimeve të para të policisë, mendohet të ketë ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e djeshme. Goditja me pistoletë është bërë nga një distancë e afërt. Policia e Elbasanit që ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, është duke punuar në dy pista, në një vrasje me paramendim dhe vrasje në kushtet e gjaknxehtësisë. Kjo e dyta, sipas ekspertëve, është më e besueshme

    Të dhëna
    Mendohet se viktima është 22-28 vjeç. Kufoma ishte e gjatë një metër e 63 centimetra. Kishte sy të zinj, flokë të gjatë deri tek supet dhe të lyer në lejla të thellë.Viktima kishte veshur një palë sandale me rripa, të zeza dhe një fund të shkurtër të zi si dhe një bluzë verore po të zezë, që ishte e grisur. Policia bëri të ditur se në vendngjarje u gjet dhe një sasi lekësh, prerje njëmijë lekëshe të djegura.

    Vendngjarja
    Fare pranë vendit ku u gjet trupi i viktimës së djeshme, në anë të aksit rrugor Elbasan-Tiranë, vetëm 2 km larg, është vrarë në vitin 1997 Eva Visha, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila. Autorët e këtij krimi ende nuk janë identifikuar nga policia megjithëse kanë kaluar tetë vjet nga kjo ngjarje. Disa muaj më parë, babai i Evës kërkoi rihapjen e dosjes për vrasjen e vajzës së tij




    02/06/2005

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Prokuroria përfundon hetimet: I akuzuar Alben Sago, ish-shoferi i PS

    Zbulohet vrasësi i nënës së këngëtares Elsa Lila


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazmend Janku


    TIRANE

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur më në fund, pas tetë vjetësh, vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së mirënjohur Elsa Lila. Tetë vjet heshtje dhe mister kanë pasur nevojë vetëm për 5 muaj hetime intensive, që organi i akuzës të konkludojë me një emër konkret të personit që dyshohet si autor i vrasjes. Burime të Gazetës janë shprehur se Alben Sago dyshohet të jetë autori që ka ekzekutuar me një plumb në kokë 39-vjeçaren Eva Vishaj, në maj të vitit 1997, në kilometrin e 32-të të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Sipas hetimeve të dosjes, e cila tashmë është përcjellë për gjykim në Gjykatën e Tiranës, vrasja mendohet të jetë kryer për motive të dobëta.
    Hetimi
    Që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri përpara pak ditësh, kur përfunduan hetimet, janë kryer dhjetëra veprime dhe janë marrë disa dëshmi që kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e cilësuar si të mistershme. Burime të Gazetës janë shprehur se krahas materialeve dhe procesverbaleve shkencore janë kryer edhe shumë veprime teknike hetimore, që kanë dhënë rezultatin përfundimtar të identifikimit të personit të dyshuar. Grupi i hetimit gjatë kësaj periudhe kohe ka punuar shumë në terren, duke kryer disa udhëtime nga Tirana drejt vendngjarjes dhe qytetit të Elbasanit. Rezultatet e dala nga ky hetim treguan se ngjarja e mbetur mister për tetë vjet, nuk kishte qenë aq e pamundur për t'u zbardhur, por ende nuk dihen motivet e vërteta të kësaj vonese gati një dekadëshe deri tek një hetim serioz.

    Ngjarja
    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i dyshuari si autor i vrasjes, Alben Sago, e kishte marrë viktimën e tij në një makinë nga qyteti i Tiranës dhe ishin nisur drejt rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Në kilometrin e 32-të të kësaj rruge viktima mendohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar viktimën në syrin e djathtë. Mjekët ligjorë konstatuan se qitja ishte bërë me puthitje. Më pas viktima ishte hedhur në rrugë, ku ishte gjetur ende e gjallë nga një shofer furgoni. Ky i fundit e ka marrë me shpejtësi, por gjatë transportimit për në spital, viktima kishte dhënë shpirt. Hetimet e kryera për këtë ngjarje kanë arritur në konkluzionin se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. I dyshuari si autor mendohet se para ngjarjes ka pasur disa mosmarrëveshje me viktimën, e cila edhe pse e dinte këtë gjë kishte hipur në automjetin e tij. Por, gjithnjë sipas hetimeve, mendohet se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve, por për shkak të ndonjë debati që ka lindur gjatë udhëtimit. Dyshohet se viktima mund të ketë kundërshtuar ndonjë kërkesë momentale të të dyshuarit Sago, një mospranim i shoqëruar me sherr dhe në fund me ekzekutim. Pas vrasjes, sipas hetimit, i dyshuari është larguar menjëherë nga vendngjarja, për t'u ikur më pas jashtë kufijve të vendit.

    Kush është i dyshuari
    Burime të Gazetës janë shprehur se personi i dyshuar për vrasjen e Eva Vishajt, Alben Sago, në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë shofer pranë Partisë Socialiste. Ai nuk njihej si person kontigjent nga ana e policisë. Aktualisht, i dyshuari Sago dyshohet se fshihet në Itali, vend në të cilin ka mbërritur menjëherë pas vrasjes. Emri i tij tashmë i është përcjellë nga prokuroria zyrës së Interpol-Tiranës, e cila ka shpallur kërkimin ndërkombëtar. Në ditët në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës të nisë shqyrtimin e procesit gjyqësor, i cili, ashtu si edhe hetimet e organit të akuzës, ka të ngjarë të kryhet në mungesë të të pandehurit.

    ---------------------------------------------------------------


    Azem Hajdari u pushkatua ne mes te Tiranes, nga komisaret dhe drejtoret e policise te Fatos Nanos.
    Gjyqi e cilesoi kete pushkatim, si vrasje per motive te dobeta.


    Ish- dashnorja e Fatos Nanos, ne kohen kur ai kryente denimin per vjedhjen e parave te ndihmave humanitare, ekzekutohet nga njerez te kryeministrit.
    Prokuroria tregon vetem emrin e njerit prej tyre, bodygard dhe shofer i PS, motivet e vrasjes jane si gjithmone te dobeta.


    Bej qef o Theodhori, ti dhe te gjith sahanlepiresit e mafie se kuqe, edhe nje muaj.
    Se me pas vetem ne Greqi mund te jetoni ne qetesi.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte penda o antimafioz..
    vazhdo..

    --

    GSH

    --


    Flet avokati Sajmir Visha, i vëllai i nënës së Elsa Lilës, pas mbylljes së hetimeve për vrasjen

    "Pas 8 vitesh prokuroria bëri detyrën"
    Vëllai i Eva Vishajt: I falenderoj, por rezerva për motivin


    -------------------------------------------

    Gazmend Janku


    TIRANE

    Mes dhimbjes dhe brengës për humbjen e njeriut të tyre, familjarët e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së mirënjohur Elsa Lilës, kanë gjetur forcën dhe kurajon për të falenderuar organin e akuzës për identifikimin e autorit të vrasjes. Ndonëse me rezerva mbi kualifikimin e motivit të vrasjes, familjarët kanë shprehur konsiderata mbi punën e prokurorisë, që zhveshi nga misteri tetë vjeçar këtë ngjarje. Vëllai i viktimës me profesion jurist dhe që aktualisht punon si avokat, Sajmir Vishaj, ndonëse ishte i bindur mbi zbardhjen e së vërtetës dhe autorit, sërish ka vlerësuar shumë punën e grupit të hetimit. "Në fund të fundit ai është organi legal që ka të drejtë legjitime dhe ekskluzive të akuzojë të dyshuarit dhe të ngrejë akuzat", është shprehur për gazetën avokati Vishaj.

    Insistimi
    "Prindërit e mi dhe njëkohësisht të Evës nuk mund të mbyllnin sytë pa u zbardhur plotësisht vrasja e bijës së tyre". Me këto fjalë avokati Sajmir Vishaj, ka treguar insistimin maksimal të tijin dhe familjarëve të tjerë për zbardhjen e ngjarjes, e cila u mori jetën në mënyrë tragjike vajzës së familjes. Ndonëse në fund ishte Prokuroria e Tiranës ajo që zyrtarizoi të dyshuarin e vrasjes dhe ngriti akuzën, kanë qenë pikërisht familjarët e Eva Vishajt, ato që kanë meritën kryesore në zbardhjen e ngjarjes së mistershme. Për vite me rradhë, familjarët nuk kanë reshtur së mbledhur prova, dëshmi dhe fakte, punë të cilën duhej ta kryenin organet kompetente. Por mundimi dhe përpjekjet që motivoheshin nga dhimbja dhe brenga e humbjes së njeriut të tyre, nuk kanë shkuar dëm. Provat dhe dëshmitë e mbledhura nga familjarët, gjetën angazhimin dhe seriozitetin e grupit të hetimit, i cili finalizojë pas tetë vitesh një vrasje që mund të ishte zbardhur brenda disa muajve, ashtu sikurse ndodhi në të vërtetë.

    Rezervat
    Pavarësisht falenderimeve në adresë të prokurorisë, vëllai i Evës, avokati Sajmir Vishaj, ka shprehur rezervat e tij në lidhje me kualifikimin e motivit të vrasjes. Duke qenë se ka një profesion të njëjtë me kolegët e tij që hetuan dosjen, avokati Vishaj nuk ka preferuar të argumentojë rezervat e tij mbi motivin e vrasjes. "Brenda pak kohësh në gjykatë do të fillojë shqyrtimi i çështjes dhe të gjithë do ta mësojnë të vërtetën e ngjarjes dhe motivin e saj, është shprehur avokati për Gazetën. Sipas tij gjykimi i çështjes dhe dëshmitë që priten të jepen do të zbardhin edhe shumë gjëra të tjera mbi ngjarjen, të cilat organi i akuzës nuk ka mundur ti provojë plotësisht. Dhe për këtë, avokati Sajmir Vishaj shprehet i bindur, duke njohur provat dhe faktet që janë grumbulluar për këtë çështje. Ndërkaq një tjetër enigmë e kësaj ngjarje, është fakti i zvarritjes tetë vjeçare, që ende nuk dihet nëse do të zbardhet në gjykatë apo do të kërkojë një tjetër hetim.


    Flet këngëtarja e njohur

    Elsa Lila: S'dua të përmendet emri im
    Elsa Lila, këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht bija e viktimës Eva Vishaj, duket e bezdisur nga gazetat që e marrin shpesh në telefon dhe e pyesin për të ëmën. "S'dua që të më përmendet fare emri në këtë histori", ishte përgjigja e parë e Lilës për Gazetën, përgjatë një kontakti telefonik. Sipas këngëtares që gjendet në Itali, gazetarët nuk duhet të këmbëngulnin në një çështje të tillë, që sipas saj ishte shumë familjare. Duke përsëritur disa herë "no coment" këngëtarja e njohur këmbënguli të mos fliste më tepër, duke e mbyllur me fjalët: Si do të ndiheshit ju në vendin tim?"



    ---
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-06-2005 më 02:16

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta panorama

    ---

    nena e elsa liles

    divorci

    Vendimi i plotë: Ago paraqiti vetëm prokurë ku pranonte ndarjen


    I dyshuari për vrasjen e Vishës u divorcua në 2003



    Tirane
    Që pas vrasjes së bujshme në vitin 1997, Alben Ago nuk ishte parë dhe dëgjuar më nga askush.

    Asnjë telefonatë dhe asnjë vizitë në Shqipëri për rreth 5 vjetë. Një kërkesë e gruas së tij në Gjykatën e Tiranës ka bërë që ai të shfaqet, por jo vetë personalisht. Në vitin 2003, ish-gruaja e tij, Mertia i kërkoi divorcin dhe ai u detyrua që të përballet me gjykatën, por ai mjaftohet vetëm me një prokurë ku i jepte të drejtë përfaqësuesit të tij ligjor që ta përfaqësonte në seancën e ndarjes me gruan dhe dy fëmijët që jetonin me këtë të fundit.

    Divorci
    Personi i dyshuar si autor i vrasjes së Eva Vishës, Alben Ago rezulton i divorcuar nga bashkëshortja e tij dy vjet më parë në një proces të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Burime nga Gjykata e Shkallës së Parë të kryeqytetit kanë bërë të ditur për “Panorama” se Alben Ago është divorcuar nga bashkëshortja e tij Merita Ago (Kazani) më 12 dhjetor të vitit 2003, pas një kërkese të shqyrtuar nga gjyqtari i kësaj gjykate, Agron Zhugri.
    Kërkuese e divorcit ka qenë bashkëshortja e të akuzuarit, e cila kishte dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës në muajin shtator të vitit 2003 një kërkesë ku kërkonte zgjidhjen e martesës me bashkëshortin. Gjykimi i kërkesës ka zgjatur rreth dy muaj dhe gjykata më 12 dhjetor të vitit 2003 ka vendosur ta pranojë atë, duke shpallur edhe vendimin përfundimtar. Vetë Albeni rezulton se nuk ka marrë pjesë në gjykim, por bashkëshortja e tij ka paraqitur në gjykatë një prokurë ku ai deklaronte se ishte dakort me kërkesën për divorc të bërë nga vetë ajo.

    Historia
    Çifti ishte martuar ligjërisht më 13 mars të vitit 1990 dhe nga martesa e tyre 13 vjeçare kishin lindur dy fëmijë, një vajzë e një djalë, të cilët tashmë janë në moshë vajza 14 dhe djali 6 vjeç. Në kërkesëpadinë e dorëzuar në gjykatë, bashkëshortja e të akuzuarit, Merita ka deklaruar se shkak për divorc ishte bërë acarimi i marrëdhënieve midis saj dhe bashkëshortit. Edhe në gjykatë ajo ka delaruar se fillimisht marrëdhëniet e tyre kishin qenë të mira, por ato kishin ardhur duke u përkeqësuar aq shumë, saqë bashkëjetesa me të ishte bërë e padurueshme. Kjo sipas saj ishte edhe arsyeja që megjithëse çifti kishte disa vite që jetonte në Itali, Merita kishte marrë vendimin që të kthehej në Shqipëri së bashku me dy fëmijët e saj. Gjatë procesit, gruaja nuk ka pretenduar nga gjykata caktimin e ndonjë detyrimi financiar prej të shoqit, duke treguar se tashmë historia e tyre ishte drejt fundit të pashmangshëm. Ndërsa gjykata në vendimin përfundimtar nuk ka të përcaktuar ndonjë datë apo periudhë ku fëmijët të takonin të atin që nuk dihet ende se ku ndodhet, gjë që përbën një tjetër enigmë të kësaj historie. Kjo ndoshta për të vetmen arsye se edhe ai nuk e ka kërkuar një gjë të tillë në prokurën e lëshuar për divorc. Që prej seancës së fundit në gjykatë, i dyshuari për një nga vrasjet më misterioze nuk është shfaqur më asgjëkundi, duke lënë pas tij një mister që edhe për policinë ngjan si i pazgjidhshëm.



    Ngjarja në rrugën Tiranë-Elbasan

    Si u vra tetë vite më parë Eva Visha

    Nëna e këngëtares së njohur është vrarë gjatë një konflikti me të dyshuarin si autor të vrasjes, 8 vite më parë. Sipas zyrtarëve të Prokurorisë, Eva Visha ka qenë në makinë bashkë me vrasësin e saj, por nuk ka prova për të menduar se ekzekutimi ka qenë i paramenduar. Një plumb në syrin e majtë dhe disa keqtrajtime në trup i kanë marrë jetën Eva Vishës. Ajo ka mundur të jetojë deri në afërsi të spitalit të Elbasanit dhe ka dhënë shpirt duke mos mundur të tregonte diçka rreth shkaqeve të krimit që i mori jetën. Kalimtarë të rastit e kanë gjetur trupin e pajetë disa metra larg rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, ndërsa drejtuesi i një mjeti ka lajmëruar policinë dhe ka dërguar kufomën në spital. Ndërhyrja mjekësore nuk ka mundur t’i shpëtonte jetën 39-vjeçares, e cila ishte gjetur pa ndjenja në kilometrin e 29-të të rrugës Tiranë-Elbasan. Atë ditë, sipas hetuesve autori i krimit ka marrë në telefon disa të njohur të tij dhe u ka treguar se kishte bërë diçka të rëndë për të cilën nuk kishte dashur të ndodhte. Zyrtarët e hetimit thonë se ky fakt i ka bërë të besojnë se vrasja mund të jetë një moment i mungesës së kontrollit të autorit apo pakujdesi nga ana e tij. Më pas, janë njoftuar të afërmit e viktimës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Gjatë verifikimeve hetuesit nuk kanë mundur të fiksojnë prova të rëndësishme për autorin e krimit, i cili ishte treguar i kujdesshëm duke mos lënë asnjë provë pas, por edhe duke u larguar në drejtim të Italisë dy ditë pasi kishte kryer krimin. Elsa Lila, këngëtarja e njohur e skenave të muzikës së lehtë shqiptare i ka kushtuar një këngë nënës së saj. Ndërsa familja e Eva Vishës, e cila është munduar për zbulimin e ngjarjes kërkon që drejtësia të dënojë autorin e krimit.




    ----
    nena e elsa liles
    divorci

    Vrasësi i dyshuar i nënës së Elsa Lilës njoftoi për kimin me një telefonatë dhe më pas u zhduk


    Alben Ago u arratis 2 ditë pas vrasjes

    Prokuroria: Ja si e identifikuam pas tetë vjetësh hetimi

    Tirane
    Dy ditë pasi ka kryer vrasjen e Eva Vishës, personi i dyshuar është arratisur jashtë vendit. Gjatë hetimeve për dosjen e mbuluar me një mister 8-vjeçar, Prokuroria e Tiranës ka siguruar dëshmi që flasin qartë për autorin e vrasjes.

    “I dyshuari për krimin njihet dhe përshkruhet me hollësi nga një pjesë e mirë e dëshmitarëve që do të thërrasim në gjykatë gjatë procesit për vrasjen”, thanë dje burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, dëshmitarët e akuzës kanë treguar se autori i vrasjes është zhdukur dy ditë pasi Eva Visha ishte gjetur e vdekur në kilometrin e 29-të të rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas dosjes penale që ka mbërritur këto ditë në gjykatë, Alben Ago, lindur më 1968, banues në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”, pallati “1 Maj” shkalla nr.32, me certifikatë familjare nr.21/14, datë 29 korrik 2003 është personi i dyshuar për vrasjen e 39-vjeçares, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila. I dyshuari 37-vjeçar e ka qëlluar me një plumb në kokë viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autori i krimit e ka braktisur kufomën. Sipas Prokurorisë është provuar se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i dyshuari është kujdesur të lajmëronte për atë që kishte ndodhur.

    Arratisja e vrasësit
    Ngjarja e majit të vitit 1997 në kilometrin e 29 të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan ndoshta do të mbetej mister përgjithmonë, nëse familjarët e Eva Vishës do të qëndronin indiferent. Pasi janë përballur me pamundësinë e organeve të shtetit për 8 vite me radhë, të afërmit e viktimës kanë hartuar një letër, e cila sipas hetuesve është për t’u lavdëruar. Në tekstin e letrës, që është dërguar në adresë të kryeprokurorit Sollaku jepeshin prova rreth vrasjes së majit 1997. Kjo letër ka shkaktuar rihapjen e dosjes në dhjetor 2004 dhe rifillimin e hetimeve. Të gjitha materialet hetimore u verifikuan nga ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ata kishin në duar letrën e familjes së Eva Vishës në të cilën jepeshin disa prova të rëndësishme për ngjarjen. Nisur nga këto materiale, por edhe nga provat e mbledhura prej policisë gjatë tetë viteve të hetimit të vrasjes, drejtuesit e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme hartuan versionet e ngjarjes dhe ndërtuan listën e personave që kishin dijeni për ngjarjen, të cilët do të thirreshin si dëshmitarë. Pasi dosja kishte marrë “dorën e parë” të punës për zbulimin e vrasësit dhe përballjen e tij më akuzën në gjykatë, hetimi u delegua në Prokurorinë e Tiranës. Ky institucion, pasi regjistroi dosjen në hetim në dhjetor 2000, mori në pyetje disa persona, dëshmitë e të cilëve përbëjnë provat kryesore të dosjes. Me anë të këtyre deklarimeve, hetuesit kanë krijuar gjithë ecurinë e ngjarjen, ndërsa kanë provuar autorësinë e saj.

    Dëshmitarët
    Prokuroria e Tiranës ka pyetur disa persona të cilët kanë qenë të parët që janë lajmëruar për vrasjen e Eva Vishës. Ndërkaq, zyrtarët e hetimit thanë dje se kanë zbuluar edhe dëshmitarë të tjerë, të cilët e njohin vrasësin e 39-vjeçares Eva Visha. “Këta persona kanë pasur kontakte të rastësishme me të dyshuarin për vrasje. Ata kanë treguar se i dyshuari mund të jetë larguar në Itali, pasi e kishte këtë mundësi. Ai kishte në plan të jetonte atje”, thanë zyrtarët e organit të akuzës. Sipas tyre, i dyshuari për vrasjen ka kontaktuar fare rastësisht me njërin prej dëshmitarëve të besueshëm të çështjes. “Ky person ka treguar se vrasësi është larguar për në Itali. Kjo pistë vërtetohet edhe nga një tjetër dosje në të cilën ndodhet emri i të dyshuarin për krimin ndaj 39-vjeçares. “Alben Ago ka banuar disa kohë në Itali, thuhet në dosjen civile e cila ndodhet në Gjykatën e Tiranës, për ndarjen e të dyshuarit nga bashkëshortja e tij.



    KERKIMI NE ITALI

    Nisur nga disa deklarime sipas të cilave autori i vrasjes është larguar në Itali, Prokuroria ka firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar për autorin e dyshuar të vrasjes. Hetuesit ende nuk kanë një konfirmim për vendin e saktë ku ndodhet i dyshuari. Urdhëri në fjalë, është përcjellë prej një muaji në duart e policisë italiane e cila duhet të bëjë kërkime lidhur me vendodhjen e të dyshuarit në rast se ai ndodhet në këtë vend. Nga ana e tyre nuk ka ardhur akoma ndonjë përgjigje konkrete, por priten edhe verifikime të tjera pasi ai mund të ketë hyrë në Itali me emër të rremë dhe dokumenta të falsifikuara.



    etapat

    vrasja
    Vritet gjatë udhëtimit Tiranë-Elbasan 39-vjeçarja Eva Visha. Ajo ishte nisur nga kryeqyteti me makinë, ndërsa ka mbetur e vdekur në kilometrin e 29-të të rrugës nacionale. Autori i krimit ka qenë në makinë bashkë me viktimën, kurse momenti kur ka qëlluar me armë besohet se ka qenë një moment gjaknxehtësie.

    hetimi
    Gjatë viteve që pasuan ngjarjen e rëndë, dosja shkoi disa herë në Elbasan dhe u rikthye në Tiranë. Policia dhe Prokuroritë e dy qyteteve nuk gjenin gjuhën e përbashkët për hetimin e çështjes, pasi vendi ku kishte ndodhur krimi ishte edhe kufiri me dy qyteteve. Dosja përfundon e pezulluar pa autorë në polici.

    rihapja
    Një letër e familjarëve të Eva Vishës mbërrin në zyrën e prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Në letër të afërmit e viktimës tregojnë disa prej dëshmitarëve të vrasjes, si dhe prova të tjera për krimin. Sollaku urdhëron rihapjen e dosjes, ndërsa Prokuroria e Tiranës pasi zbulon dëshmitarët e çështjes i merr ata në pyetje.

    autori
    Më 12 prill 2005, zyrtarë të Prokurorisë së Tiranës konfirmuan se kishin zbuluar vrasësin e Eva Vishës. Pasi zbulon autorin e krimit dhe siguron provat për akuzën ndaj tij, institucioni hetimor firmos urdhërarrestin dhe e përcjell në zyrat e Interpolit. Sipas hetuesve, dosja nuk kishte shumë prova rreth ngjarjes.


    ---


    ore shokëni..

    Lexoni se mos me benë site muan..

    ki Agua a nuk ju duket pak si Ago Ymeri i legjendes??

    Pra ate e divorcojne por ai vet nuk eshte ne gjiq dhe letrat ne emer te tije i bije ne gjiq e shoqja..pra Ago ska kerkund..

    Mo e ka ngren dhe ky nje ko.qe plumb dhe kan hapur llafnë gjoja se ka vatur ne itali??
    asnje nuk e ka pare me kte Agon e PS-se..
    Pra i eshte dhene leja per frymarrje deri sa ka ekzekutuar Even e shkrete dhe pastaj..HUMBi .. AGO Ymeri inë..

    Cbehet keshtu..




    ...

    Edhe ca nga bashkPuntoret e Jahos..vrasesit te Azemit .. kushtu u zhduken pa lene gjurme.. me plumba neper gerxhe..


    ka thene populli .. mbrapa kalit e para oficerit mos rri se e ha keqas..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Brai shume i bukur informacioni qe ke sjelle dhe akome me i gjetur komenti jot ne fund.NUk eshte ndonje gje e jashtezakonshme qe te zhduken vrasesit tashme kjo eshte bere si "teknike" pune e krimineleve pushtetare qe zhdukin gjurmet.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Brari

    ... vëllai i Evës, avokati Sajmir Vishaj, ka shprehur rezervat e tij në lidhje me kualifikimin e motivit të vrasjes. Duke qenë se ka një profesion të njëjtë me kolegët e tij që hetuan dosjen, avokati Vishaj nuk ka preferuar të argumentojë rezervat e tij mbi motivin e vrasjes. "Brenda pak kohësh në gjykatë do të fillojë shqyrtimi i çështjes dhe të gjithë do ta mësojnë të vërtetën e ngjarjes dhe motivin e saj, është shprehur avokati për Gazetën. Sipas tij gjykimi i çështjes dhe dëshmitë që priten të jepen do të zbardhin edhe shumë gjëra të tjera mbi ngjarjen, të cilat organi i akuzës nuk ka mundur ti provojë plotësisht. Dhe për këtë, avokati Sajmir Vishaj shprehet i bindur, duke njohur provat dhe faktet që janë grumbulluar për këtë çështje. Ndërkaq një tjetër enigmë e kësaj ngjarje, është fakti i zvarritjes tetë vjeçare, që ende nuk dihet nëse do të zbardhet në gjykatë apo do të kërkojë një tjetër hetim.



    ---



    Avokati Visha duhet ti lutet zotit , qe me 3 Korrik klani i Nanos te humbas zgjedhjet. Vetem ateher ai dhe prinderit e tij, do mund te degjojne nga goja e ndonje gjykatesi motivin dhe urdheruesin e vrasjes.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nena e elsa liles

    reportazhi

    Komshinjtë e Albenc Agos: Nuk janë kthyer asnjëherë në banesën e tyre që prej 8 vjetësh


    Familja Ago në 1997 “u arratis” në Itali

    Çfarë ndodh në lagjen ku dikur jetonte i dyshuari për vrasjen e Vishës


    Në mes të bllokut “1 Maji” në Tiranë, vetëm një shtëpi është e boshatisur prej kohësh. Në katin e parë të pallatit nr.32, dera e hekurt e një avllie të sajuar ka të paktën një vit që nuk është hapur.

    Familja e të dyshuarit për vrasjen e nënës së Elsa Lilës, Albenc Ago, që prej vitit 1997 nuk banon më aty. Komshinjtë thonë se ata kanë shkuar në Itali bashkë me të birin dhe nuk janë kthyer më asnjëherë. “Vetëm para një viti erdhi e ëma e Albencit dhe bëri disa rregullime në shtëpi, por nuk qëndroi këtu”, thonë komshinjtë. Të gjithë në lagje habiten kur marrin vesh faktin se Albenci është i dyshuar për një vrasje të tillë. Madje shumë prej tyre nuk e besojnë një fakt të tillë.

    Banesa e harruar
    Sapo futemi në lagje, mësojmë se familja Ago nuk jeton më aty. Madje shumë banorë që janë të rinj në këtë zonë as që e njohin fare. Por ka nga ata që kur dëgjojnë emrin për së dyti, kujtohen përnjëherë: “Aha Benci, ka vite që ka ikur në Itali”. Banesa e familjes Ago është në një nga 3 pallatet e hershme dykatëshe që kanë mbijetuar ende në këtë zonë, pak metra larg qendrës së Tiranës. Afrohemi tek dera, por më kot, nga brenda askush nuk përgjigjet. Trokitjet thjesht sa ngjallin kureshtjen e banorëve të lagjes të cilët habiten që dikush kujtohet të shtypë zilen e banesës së braktisur prej shumë vitesh. “Nuk ka njeri aty, mos prit kot”, shprehen komshinjtë, të cilët nisin të tregojnë historinë e largimit të familjes Ago. Sipas tyre, në apartamentin e katit të parë nuk jeton njeri që prej vitit 1998, një vit pas largimit të tyre. “Fillimisht ata e dhanë me qera, por më pas e lanë mbyllur, pa njeri që të jetonte në të”, tregojnë komshinjtë.

    Largimi
    Fqinjët dhe banorët e lagjes nuk e kujtojnë shumë mirë kohën kur Albenci u largua jashtë shteit, por ata e kujtojnë mirë se një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1997 kur të gjithë mundoheshin të arratiseshin nga Shqipëria sa hap e mbyll sytë. “Ai punonte si shofer, por merrej edhe me tregti. Në atë kohë nuk i ecte shumë dhe vendosi të largohej jashtë shtetit”, thotë një nga banorët. Fillimisht është larguar vetë Albenci e më pas sipas dëshmive ka mundur të tërheqë edhe familjarët e tij për në Itali ku mendohet se jeton ende. “Mbaj mend që disa muaj pasi ai kishte ikur u nisën edhe prindërit, gruaja dhe dy fëmijët”. Kështu që ata e braktisën edhe banesën e tyre që sot është e boshatisur, megjithëse nga një vështrim i thjeshtë kupton se ajo është e mobiluar dhe në gjendje normale. “Ata s’kanë ardhur më këtu. Vetëm para një viti erdhi mamaja e Bencit dhe bëri një pastrim të apartamentit”.

    Dyshimi për vrasjen
    Asnjë nga fqinjët e familjes Ago nuk e beson faktin se ish-fqinji i tyre mund të ketë vrarë një grua. Ata thonë se nuk e kanë dëgjuar kurrë një gjë të tillë, madje as si thashethem. Sot, kur u thua atyre një fakt të tillë, ngrenë supet duke bërë të paditurin për një histori të ndodhur shumë kohë më parë. Madje thonë se as tani nuk e kanë mësuar një lajm të tillë të dalë nga zyra e Prokurorisë. “Nuk është e mundur, Albenci ishte një tip i qetë që nuk nxehej kurrë, unë nuk e besoj një gjë të tillë”. Kjo është përgjigja që merr nga cilido njeri që pyet në të gjithë bllokun e pallateve “1 Maji”, ku dikur jetonte i dyshuari për një nga vrasjet më misterioze të ndodhura në Tiranë, në vitin 1997 në kilometrin 29 të rrugës Elbasan-Tiranë.



    I dyshuari akuzohet për vrasje me dashje
    Dosja Visha regjistrohet në sekretarinë e gjykatës

    Pas tetë vjetësh dyshime e thashetheme, më në fund në gjykatën e Tiranës do të gjykohet një i akuzuar për një nga vrasjet më të mistershme në Tiranë. Prokuroria ka regjistruar dje zyrtatisht dosjen për vrasjen e nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 1997 në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Dosja ka mbërrritur dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës dhe dje i është nënshtruar shortit, i cili ka përcaktuar gjyqtarin Gjin Gjoni si kryetar të trupit gjykues. I pandehuri i vetëm i dosjes quhet Albenc Ago, 37-vjeç, lindur në Tiranë. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga policia, pasi rezulton i larguar në Itali së bashku me familjen disa vite më parë. Ndërkohë, akuza për të cilën do të gjykohet i pandehuri është “vrasje me dashje”. Në hetimin e Prokurorisë gjithashtu është përcaktuar edhe fakti se i pandehuri nuk ka asnjë bashkëpunëtor në këtë krim dhe në listën e të dyshuarve nuk ka asnjë emër tjetër. Në kërkesën për gjykim janë sqaruar edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi që sipas hetueve mendohet se ka ardhur pas një sherri momental mes viktimës dhe autorit. Gjykimi i dosjes pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurit, meqenëse arrestimi i tij nuk është bërë ende i mundur nga Interpoli, megjithëse për të ekziston një urdhërarresti ndërkombëtar. Ngjarja për të cilën akuzohet Ago ka ndodhur në muajin maj të vitit 1997-të, në kilometrin 29 të rrugës Elbasan–Tiranë. Sipas dosjes së mbërritur tashmë në gjykatë, 39–vjeçarja Eva Visha është gjetur e vrarë me disa plumba në kokë. Për vite me radhë zbulimi i të vërtetës ishte i pamundur derisa këmbëngulja e familjarëve të viktimës ka bërë që një grup prokurorësh të Prokurorisë së Tiranës të arrinte zbardhjen e autorit të vërtetë të ngjarjes.



    Në 1997-ën
    Si u ekzekutua 39-vjeçarja

    Vritet gjatë udhëtimit Tiranë-Elbasan 39-vjeçarja Eva Visha. Ajo ishte nisur nga kryeqyteti me makinë dhe ka mbetur e vdekur në kilometrin e 29-të të rrugës nacionale. Autori i krimit ka qenë në makinë bashkë me viktimën, kurse momenti kur ka qëlluar me armë besohet se ka qenë një moment gjaknxehtësie, i cili nuk është paramenduar nga i dyshuari. Gjatë viteve që pasuan ngjarjen e rëndë, dosja shkoi disa herë në Elbasan dhe u rikthye në Tiranë. Policia dhe Prokuroritë e dy qyteteve nuk gjenin gjuhën e përbashkët për hetimin e çështjes, pasi vendi ku kishte ndodhur krimi ishte edhe kufiri me dy qyteteve. Dosja përfundon e pezulluar pa autorë në polici.


    © 2003 Gazeta Panorama

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kufoma e kerrabes
    intervista

    Vëllai i të zhdukurës: Unë kam folur edhe në datën 2 qershor


    Dyshime në morg: Viktima mund të mos jetë Mimoza



    KORÇE/ Juli Kapurani
    Ajo fije shprese që kishin për motrën e tyre është ndezur sërish. Familjarët e Mimoza Xhamisë janë shastisur, janë gëzuar, kanë qarë e janë përqafuar, kur në morgun e Elbasanit u është komunikuar, se kufoma e gjetur në Qafë-Kërrabë mund të jetë e dikujt tjetër.

    “Janë interesuar edhe disa familje të tjera për kufomën dhe duhet të presim pak. Nuk mund t’ua dorëzojmë pa bërë edhe disa verifikime të tjera”, janë shprehur ekspertët ligjorë. Tani familjarët e Mimoza Xhamisë ndodhen para dilemës më të madhe në jetën e tyre. Ata nuk janë të sigurt nëse kufoma e masakruar është e 32-vjeçares me të cilën kanë humbur çdo lloj kontakti. Nuk mungojnë edhe faktet të reja, që ata japin në lidhje me zhdukjen dhe identitetin e motrës së tyre. Vëllai Mondi dhe nëna Fetije tregojnë se kanë folur edhe më 2 qershor me Mozën, në një kohë që kufoma e Kërrabës mendohet të jetë vrarë duke u gdhirë 1 qershori, ditë dhe kur është gjetur. Përveç shenjave të ngjashme dhe të ndryshme, që kanë krahasuar me kufomën e morgut, vëllezërit e Mimozës japin një variant të ri për humbjen e kontakteve. “Mozën duhet ta kenë marrë peng. Në një telefonatë të fundit na ka thënë se do të shkonte dy javë në Sarandë. Duhet ta kenë detyruar të thotë kështu”. Ja si shprehet në një intervistë të dytë për gazetën, Edmondi, një nga 6 vëllezërit e Mimoza Xhamisë.

    Kur keni folur për herë të fundit me Mimozën?
    Për herë të fundit me motrën kam folur më 31 maj, pasi ajo po merrej në Durrës me dokumentet e mia të KEMP-it. Moza foli me mamanë dhe me mua, duke na thënë se do m’i niste dokumentet. Ajo telefononte çdo ditë dhe interesohej për ne. Moza kishte merak për mua se isha i sëmurë dhe më 31 maj më nisi dokumentet me autobusin e linjës. Atë ditë më tha në telefon se i kishte nisur dokumentet dhe se duhet të dilja për t’i marrë. Të nesërmen u interesua përsëri për të qenë e qetë që kishin arritur.

    Shfaqte Moza ndonjë shqetësim?
    Jo, asnjëherë nuk është ankuar për ndonjë problem. Unë pastaj i humba lidhjet me Mozën, pasi nuk përgjigjej më në telefon. Madje dyshoj se motra është marrë peng. Kam insistuar disa herë brenda ditës duke telefonuar në numrin e saj, por sërish asnjë përgjigje. Ditën që është larguar, ajo ka folur me motrën në telefon dhe i ka thënë se ndodhej në Sarandë dhe se do të rrinte dy javë. Kjo më bën të dyshoj se ajo është marrë peng, pasi mund të jetë detyruar nga pengmarrësit të thotë kështu.

    Pse dyshoni për këtë?
    Dyshoj se po të ishte në Sarandë dhe të kishte ikur për qejf, ajo do të kishte marrë në telefon, ashtu siç interesohej çdo ditë për mua dhe për nënën.
    (Këtë dyshim e përforcon disi edhe vëllai i madh Mane. Ky i fundit thotë se ka qenë në Durrës dhe është interesuar për Mozën, e cila ditën që është zhdukur ka pasur një sasi të madhe lekësh me vete nga xhiroja e ditës në butik).

    Mondi, mund të më thuash diçka lidhur me shenjat e veçanta dalluese të motrës?
    Moza i mbante flokët e shkurtra të prera pas koke dhe gjatë verës vishej gjithmonë me pantallona. Moza nuk i preferonte fundet, madje dhe ditën që është larguar ka pasur të veshur pantallona, kanotiere dhe pantofla. Shenja dalluese Moza ka shumë, por unë do të insistoja te gjaku, pasi ajo dhe unë kemi të njëjtin grup gjaku. Kështu mund të identifikohet lehtë nëse bëhet fjalë për motrën tonë apo jo. Moza është rrëzuar nga paralelet kur ka qenë e vogël dhe gishtin e unazës e ka të thyer dhe të fryrë në mes. 6 dhëmbë i ka prej porcelani dhe i kishte vënë prej dy javësh tek një dentist nga Durrësi. Ne u interesuam për të marrë kufomën, por shumë familje të tjera pretendojnë se vajza e vrarë dhe e masakruar është e afërmja e tyre. Për këtë, deri sa të mbyllen ekspertizat dhe verifikimet për identifikimin e plotë të kufomës, vëllezërit e mi kërkuan që në morg të paraqitet edhe dentisti që i ka vënë dhëmbët, pasi kufoma nuk e ka një dhëmb në njërën anë. Dentisti mund të identifikojë përfundimisht nëse është motra jonë apo jo.




    Shenja dalluese

    Dhëmbët e prishur që janë zëvendësuar më pas me porcelan
    Xhinset
    Pantoflat
    Gishti i unazës i thyer dhe i fryrë në mes prej vitesh
    Grupi i gjakut i njëjtë me të vëllait, Edmondit
    ndryshimet

    Mosha e paraqitur nga kriminalistika është 20-25 vjeç
    Mosha e Mimoza Xhamisë është 32 vjeç

    Viktima i kishte flokët mesatarisht të gjata
    Mimoza Xhamia i kishte flokët e prera shkurt

    Viktima i kishte flokët kafe në të kuqërremtë
    Mimoza Xhamia i kishte flokët ngjyrë të zezë




    Fetie Xhamia: Më telefononte çdo ditë
    E ëma: Fola me të një ditë pas gjetjes së kufomës në Kërrabë

    KORÇE - Lajmin për humbjen e vajzës dhe dyshimet se ajo mund të jetë në frigoriferin e morgut të Elbasanit, vëllezërit e Mimozës ia kanë thënë edhe të ëmës. Në fillim kishin frikë se mos i ndodhte gjë të moshuarës 65-vjeçare, që fliste çdo ditë me të bijën, para se të zhdukej. “Do ta kërkoj dhe dua ta gjej vajzën time gjallë a vdekur, pasi jam nënë dhe më dhimbset gjaku im” thotë me zërin dhe duart që i dridhen tërë kohën nga ankthi i enigmës së vajzës së saj nënë 65-vjecare, Fetie Xhamia e veshur me të zeza. Nëna e njeh Mimozën më mirë se kushdo tjetër. Ajo tregon se fliste shpesh me vajzën e zhdukur prej ditësh, pa lënë adresë, gjë që është fare e pazakontë për karakterin e saj.” Mimoza nuk rrinte asnjëherë pa na marrë në telefon. Unë nuk e kuptoj dhe nuk e di nëse mund të jetë ajo vajza e vrarë apo jo. Unë me Mimozën kam folur në telefon për dokumentet e KEMP-it të djalit tim. Me sa mbaj mend për herë të fundit unë kam folur me të pasditen e datës 2 qershor, prandaj dyshoj se vajza e masakruar mund të mos jetë ime bijë. Pa u sqaruar gjërat deri në fund nuk kam ç’të them. Më kanë ardhur me dhjetëra njerëz për vizitë, por unë nuk i kam pranuar”.



    ----
    kufoma e kerrabes
    intervista

    KORÇE/ Rrëfimi: Hipi me të në makinë, bashkë me paratë e xhiros së ditës


    “Një polic rrëmbeu Mimozën”

    Flet vëllai: Më treguan shoqet që shisnin ngjitur me të

    korÇe/Juli Kapurani
    “Një polic me uniformë ka rrëmbyer Mimozën mbrë-mjen e 31 majit. Këtë e pohojnë dëshmitë e shoqeve të saj, që shesin pranë butikut. Ato thanë se me vete kishte edhe xhiron e ditës”.

    Vëllai i madh i Mimoza Xhamisë, Mania, ka hedhur dje një dyshim të fortë në lidhje me zhdukjen e motrës së tij 32-vjeçare. Ai ka shkuar në Durrës për të mësuar për çastet kur Mimoza është parë për herë të fundit. Dëshmitë e dhëna nga shoqet e saj kanë qenë tronditëse. “Kur ka lënë punën, një person që prej ditësh i shkonte në dyqan i ka zënë rrugën dhe nga veprimet duket se e ka detyruar të hipë në makinën e tij. Më tej nuk dimë më asgjë për fatin e saj”, pohon Mania. Ai ka lëvizur çdo gur për të mësuar të vërtetën mbi enigmën e zhdukjes së motrës së tij, të cilën e ka rritur bashkë me djalin e saj, Françeskon. Thotë se nuk ka më besim tek asnjëri dhe ashtu si dhe familjarët e tij ndodhet i pushtuar nga tmerri për të vërtetën e zhdukjes së Mimozës.

    Pse dyshoni që Mimoza mund të jetë marrë peng?
    Unë dyshoj për këtë fakt, por dhe nuk di çfarë të besoj. U interesova edhe në Durrës. Pyeta shitëset ngjitur me butikun, ku punonte Moza. Ato më thanë se Moza ishte larguar si zakonisht dhe kishte mbyllur dyqanin rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Me vete kishte të gjithë xhiron e ditës. Shitëset, që janë shoqe të Mozës më treguan se kishte tri ditë që në dyqanin e saj vinte një djalë që interesohej për rroba dhe bënte muhabet, por Moza tregonte bezdi dhe nuk donte të bisedonte me të, por thjesht të bënte punën. Ai paraqitej si polic, por ishte i veshur civil.

    E kishin parë herë tjetër në qytet këtë person që pretendonte se punonte polic në Durrës?
    Jo, nuk e njihnin fare dhe as e kishin parë ndonjëherë si fytyrë, vetëm gjatë atyre tri ditëve që vinte në dyqan dhe sillej rrotull. Shoqet më thanë se kur Moza mbylli punës atë natë, rreth 40 metra larg nga dyqani e panë sërish djalin, por të veshur me uniformë policie dhe me pistoletë. Ai mund t’i ketë thënë për ta shoqëruar në polici. Vajzat kanë parë që ai i rrëmbeu çantën dhe ia hodhi në makinë. Me sytë e tyre kanë parë edhe se Moza ka hipur në makinën e këtij personi, për të cilin thonë se ngjante me atë që iu vërtit tri ditë me radhë.

    Çfarë kërkimesh të tjera keni bërë?
    Unë kam marrë në telefon edhe nipin tim në Greqi, pasi mendoja se mund të ishte nisur për te djali, sepse telefoni i dilte gjithmonë jashtë zonës së mbulimit. Djali kërkoi të ëmën në telefon se ajo e merrte çdo ditë. Nuk kisha çfarë t’i thoja dhe iu përgjigja, duke i thënë se nuk isha në Durrës me Mozën. Dyshoj te rrëmbimi, sepse ajo kishte lekë me vete, megjithatë presim një përgjigje edhe nga Elbasani. Ne nuk mund të flemë të qetë nëse nuk e dimë nëse është gjallë apo vdekur.



    Hetuesit
    Asnjë polic i dyshuar

    DURRES - Policia e Durrësit e përjashton mundësinë e qenies në listën e të dyshuarve të ndonjë personi me uniformë policore. Këtë fakt ata e kanë pohuar pas dëshmisë që kanë dhënë shoqet e Mimozës, shitëse pranë butikut të saj, si personi që e vizitonte shpesh atë. Ky person ka qenë i pari që ka lajmëruar në polici për zhdukjen e Mimozës, pasi kishte shkuar për ta parë në një orar pas lënies së punës dhe nuk e kishte gjetur. Ai kishte tentuar t’i telefononte, por telefoni rezultonte të ishte i mbyllur.



    Tregon Luljeta
    Motra: Na kërcënuan me një letër


    DURRES - Një letër poshtë derës ka shtuar enigmat, panikun dhe ankthin. Burri i Luljetës gjen një letër poshtë derës dhe ia jep të shoqes për ta lexuar. Letra, sipas familjarëve, kishte tone kërcënuese. “Atë që desha e bëra. Do keni dhe ju të njëjtin fat si Mimoza”. Ky mësohet të ketë qenë teksti i letrës së hedhur poshtë derës nga persona misteriozë, që e kanë lënë atë pa u pikasur nga askush. Pasi kanë marrë këtë letër, Luljeta dhe burri i saj turk janë drejtuar në policinë e Durrësit. Ata shpresojnë se pas ekspertizës, në letër do të gjendet ndonjë shenjë e autorit të saj. Tashmë edhe çifti ndihet i pasigurt dhe ka pohuar se i tremben autorit të saj. Mesazhi i letrës nuk të lë të kuptosh nëse Mimoza është vrarë vërtet apo bëhet fjalë për pengmarrje. j.dh




    Dentisti, ekspertizë si në rastin e Selit

    Përgjigjja e dentistit nga Durrësi pritet të jetë vendimtare për zbardhjen e emrit të viktimës së Qafë-Kërrabës. Familjarët e Mimoza Xhamisë kanë pohuar dje se, vetëm dy javë më parë, motra e tyre e zhdukur kishte vendosur 6 dhëmbë prej porcelani te një dentist i njohur. Për këtë arsye ata kanë kërkuar që dentisti të krahasojë me anën e grafive të bëra në gojën e Mimozës me dhëmbët e viktimës. Misteri e ka mbuluar më tepër këtë çështje kur mësohet se, kufoma që ndodhet në morgun e Elbasanit prej më shumë se një jave, nuk ka një dhëmb në njërën anë të gojës. “Dentisti mund të verifikojë nëse është motra jonë viktima që u gjet e masakruar në Qafë-Kërrabë”, pohojnë ata. Konfirmimi nga stomatologu pritet të zbardhë brenda pak ditësh një tjetër çështje të rëndësishme. Vetëm një muaj më parë, përgjigja e dentistit saktësoi se koka e gjetur në fshatin Jubë të Sukthit nuk ishte e Irena Selit, gruas së biznesmenit të firmës “Bruno”. Sipas dëshmisë së dhënë nga burri i Selit, Agim Musho, e shoqja kishte vendosur një protezë te një klinikë dentare në Durrës, ndërsa pas verifikimit rezultoi se koka e prerë e femrës misterioze kishte dhëmbë natyralë.




    --



    nje teme hapa per..kanibalet qe shetisin te lire .. por nje kanibal ketu e zhduku..

    ja cfar lexojme mes tjerash .. NE ARTIKULL..

    "Ne u interesuam për të marrë kufomën, por shumë familje të tjera pretendojnë se vajza e vrarë dhe e masakruar është e afërmja e tyre.""


    kJO ESHTE LLAHTARI..

    pra jane shume familje ne Shqiperi te Tos Bosit qe u jane zhdukur pjestare Femra te familjes e sdine ku i kane..gjalle a vdekur..

    Kjo eshte fytyra e Shtetit Socialist Nano Edvino- Ruco-ist..

  19. #19
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Në mes të bllokut “1 Maji” në Tiranë, vetëm një shtëpi është e boshatisur prej kohësh. Në katin e parë të pallatit nr.32, dera e hekurt e një avllie të sajuar ka të paktën një vit që nuk është hapur.

    Familja e të dyshuarit për vrasjen e nënës së Elsa Lilës, Albenc Ago, që prej vitit 1997 nuk banon më aty. Komshinjtë thonë se ata kanë shkuar në Itali bashkë me të birin dhe nuk janë kthyer më asnjëherë. “Vetëm para një viti erdhi e ëma e Albencit dhe bëri disa rregullime në shtëpi, por nuk qëndroi këtu”, thonë komshinjtë. Të gjithë në lagje habiten kur marrin vesh faktin se Albenci është i dyshuar për një vrasje të tillë. Madje shumë prej tyre nuk e besojnë një fakt të tillë.

    Banesa e harruar
    Sapo futemi në lagje, mësojmë se familja Ago nuk jeton më aty. Madje shumë banorë që janë të rinj në këtë zonë as që e njohin fare. Por ka nga ata që kur dëgjojnë emrin për së dyti, kujtohen përnjëherë: “Aha Benci, ka vite që ka ikur në Itali”. Banesa e familjes Ago është në një nga 3 pallatet e hershme dykatëshe që kanë mbijetuar ende në këtë zonë, pak metra larg qendrës së Tiranës. Afrohemi tek dera, por më kot, nga brenda askush nuk përgjigjet. Trokitjet thjesht sa ngjallin kureshtjen e banorëve të lagjes të cilët habiten që dikush kujtohet të shtypë zilen e banesës së braktisur prej shumë vitesh. “Nuk ka njeri aty, mos prit kot”, shprehen komshinjtë, të cilët nisin të tregojnë historinë e largimit të familjes Ago. Sipas tyre, në apartamentin e katit të parë nuk jeton njeri që prej vitit 1998, një vit pas largimit të tyre. “Fillimisht ata e dhanë me qera, por më pas e lanë mbyllur, pa njeri që të jetonte në të”, tregojnë komshinjtë.

    Largimi
    Fqinjët dhe banorët e lagjes nuk e kujtojnë shumë mirë kohën kur Albenci u largua jashtë shteit, por ata e kujtojnë mirë se një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1997 kur të gjithë mundoheshin të arratiseshin nga Shqipëria sa hap e mbyll sytë. “Ai punonte si shofer, por merrej edhe me tregti. Në atë kohë nuk i ecte shumë dhe vendosi të largohej jashtë shtetit”, thotë një nga banorët. Fillimisht është larguar vetë Albenci e më pas sipas dëshmive ka mundur të tërheqë edhe familjarët e tij për në Itali ku mendohet se jeton ende. “Mbaj mend që disa muaj pasi ai kishte ikur u nisën edhe prindërit, gruaja dhe dy fëmijët”. Kështu që ata e braktisën edhe banesën e tyre që sot është e boshatisur, megjithëse nga një vështrim i thjeshtë kupton se ajo është e mobiluar dhe në gjendje normale. “Ata s’kanë ardhur më këtu. Vetëm para një viti erdhi mamaja e Bencit dhe bëri një pastrim të apartamentit”.
    WOW !
    Brari, s'ka ngrënë plumb Benxi me sa shoh.
    (të turbullt e kam kujtesën), por mendoj që fëmija i dytë i tij, lindi pasi e shoqja shkoi në Itali, disa vjet pas ikjes së tij. Ku ka zë , s'është pa gjë... por mua më duket se ai ka shkuar në Itali para 97. Megjithatë do mendohem e do kthjellohem, e ju jap info...


    Sa nënë të mirë ka pas, e çfare babai të poshtër ! I paska ngjarë atij ! Apapaaaa....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sic duket Agua inë ka krier porosine e i eshte dhene shperblim.. vize, pasosh, letra e marifete etjetj plus PARA natyrisht.. qe ai e Familja e tij me kuc e mac te vene diku te siguruar.
    Problemi apo kurioziteti jone si popull qe dime pak apo shum pak apo aspak nga bota nen-rrogoz-iste PS-iste qendron tek "arsyet " qe paskan qene kaq te forta qe te mos e lene te marrë fryme nje mantenut te Byrose Roze..pran Bankes se Shtetit..
    Perse valle qenja ne jete e Eves paska qene kaq problem..
    Pse nuk duhej lene e gjallë ajo mili-tanto-mante-nute e mjere qe aq shume sakrifikoi per Partine.. duke ven Pjeshken e saje ne dispozicion te Strategut nga Benca..
    Si ka duruar familja Visha 8 vite qepje goje per te mos u ndjere per hir te Partise..
    Sa kurajo kane ill pop agoll pitarko manushe-luiz xhuvan- Roshe-kadrite.. e "ajkes" se inteligjenicies Shqipo-stalo-enveriste.. ti rrine prane Strategut neper kongrese e gersher-qethje shiritash.. qe qarte dihet se te "con ne te semes" kur ja prish interesat..

    Vetem per Even e fatin e saje te mjere ja vlen ta votosh frontin anti-PS.. frontin anti-kanibalist.. per nje Shqiperi pa Vrases ne kupol te Shtetit..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  3. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •