Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nis në NEWS24, emisioni investigativ "Jetë në kërkim" me zhdukjen misterioze. Seli, aty ku “gënjen” e vërteta!

    Irena u zhduk pa hipur në tragetin "Venecia"?

    Dëshmia e Mushos kundërshtohet nga telefonuesit në emision

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gerti Xhaja
    g.xhaja@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Për herë të parë hidhen dyshime konkrete nëse Irena Seli, bashkëshortja e pronarit të ish-kompleksit "Bruno", Agim Musho, nuk ka hipur kurrë në tragetin "Venecia", nga ku humbën gjurmët e saj dy vjet më parë. Zbulimi është kryer në emisionin e parë të emisionit "Jetë në kërkim", në ekranin e NEWS24. Telefonues që dëshironin të mbeteshin anonim, kanë marrë gjatë emisionit në numrin e redaksisë, duke pretenduar se ishin pasagjerë të linjës Trieste-Durrës me tragetin "Venecia" në 15 dhjetor 2004, dhe se nuk kishin parë Selin në bordin e tragetit. Të njëjtat dyshime janë vërejtur edhe në radhët e punonjësve të tragetit gjatë investigimit të stafit të emisionit. Punonjësit, të cilët e njihnin çiftin Seli-Musho, janë shprehur se gruaja bionde nuk është parë të hipte fare në traget. Por pretendimi është hedhur poshtë nga Agim Musho. Në fakt, ka qenë surpriza e emisionit lidhja e drejtpërdrejtë telefonike nga Gjermania e Mushos. Ky i fundit ka pretenduar se në Prokurori janë regjistruar 20 dëshmi nga personeli dhe pasagjerë të tragetit, të cilët vërtetonin se e kishin parë Selin në traget me të gjatë kthimit për në Bari.
    Është konsideruar e suksesshme për emisionin "Jetë në Kërkim", përafrimi drejt zbardhjes së zhdukjes misterioze të Irena Selit.
    Prokurori
    Prokurori i çështjes Ardian Nezha, ka deklaruar se Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar në dy pista për zhdukjen e Irena Selit. E para është një rrëmbim apo largim i mundshëm i saj, por nuk ka prova të mjaftueshme për ta provuar këtë pistë. Pista e dytë është ajo e një eliminimi fizik, por që në kushtet e mosgjetjes së kufomës, e bën të pamundur vulosjen e hetimeve dhe vënien e fajtorit përballë Drejtësisë.
    Vëllai
    Ylli Seli, vëllai i gruas së zhdukur, e cila 11 ditë më parë duhej të festonte 41 vjetorin e saj, shfaqi para publikut të "Jetë në Kërkim", të gjitha dyshimet dhe hipotezat që i kanë çuar të afërmit e Irenës të mendojnë se ajo është vrarë e më pas është hedhur në thellësi të detit. Ai pretendoi se akuzat kanë argumente bindëse, duke identifikuar si përgjegjës të zhdukjes misterioze të Irenës, ish-bashkëshortin e saj Agim Musho. Ylli Seli pranoi kontradiktat mes së motrës dhe bashkëshortit të saj Musho, duke hedhur dyshimet se këto kontradikta sollën eliminimin fizik të saj. Ndërsa Mushon e konsideroi kontradiktor dhe gënjeshtar në deklarimet në polici, të aftë për të manipuluar edhe dëshmitarë që mund të deklarojnë se Irena është parë në traget.
    Semiha Dervishi, nena e Irenes:
    "Për Irenën më ka marrë malli shumë……." Ka qenë kjo fjala hyrëse e intervistës telefonike që gazetarja dhe drejtuesja e emisionit, Mirjeta Ngjela mundi t'i merrte zonjës Semiha Dervishi, pak ditë më parë. Një intervistë që drithëroi jo vetëm zemrat e nënave që ndiqnin emisionin në atë çast, por vuri në ankth të gjithë audiencën e "Jetë në Kërkim". Zonja e dëshpëruar nga ky largim enigmatik i vajzës së dashur, ka bërë edhe njëherë thirrje për të gjitha instancat shtetërore që të zbardhin sa më parë të vërtetën. " U lutem zotërinjve Sollaku, Olldashi dhe Kryeministrit Berisha, të na ndihmojnë. Ju lutem, zbuloni të vërtetën e Irenës!", - ka qenë apeli i gruas që jeton nën efektin e qetësuesve që zbusin depresionin e saj.

    PunonjEsi
    Një nga punonjësit e ish-kompleksit "Bruno": "Irenën e njihja, ishte grua me zemër të madhe. Kam qenë vetë prezent në një tavolinë, ku vëllai i Agim Mushos ka thënë se Agimi e kishte vrarë Irenën dhe hedhur në fund të detit, atë natë të 15 dhjetorit 2004. Më pas janë paguar për të devijuar hetimin 3 dëshmitarë"
    Anonim
    Një telefonues që ka preferuar të mbetet anonim, ka sqaruar se personi me emrin Rudi, i cili punon në Portin e Triestes, është një nga njerëzit që di të vërtetën, madje edhe faktin që gruaja bionde nuk ka hipur në traget.
    DEshmitari
    Vladimir Faria, ka telefonuar nga Trieste, duke deklaruar për gazetarët e emisionit "Jetë në Kërkim", se di gjithçka për ngjarjen e 16 dhjetori 2004. "Do t'ju them fakte të reja. Irena Seli nuk ka hipur në tragetin 'Venecia'".
    GSH

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dëshmitari që gjeti Eva Vishajn duke ndërruar jetë rrëfehet për vrasjen makabër

    Biznesmeni: Eva Vishaj vdiq në duart e mia

    Pronari i fabrikës së plastikës e gjeti së bashku me një mikun e tij Eva Vishajn pasi u qëllua

    Bardhyl Berberi

    Pogradec– Gjithsecili nga ne ka një moment të ngurtësuar në kujtesë. Të mirë apo të keq, vitet kalojnë e memorja e ruan atë panoramë të paprekur. Qëllon fatkeqësisht që në kujtesën tënde të fiksohet një ngjarje që gjithnjë mendon ta harrosh. Përpiqesh ta mbulosh me kujtime të mira. Por ajo mbetet gjithnjë si një dokumentim i historisë tënde...
    Kështu ka ndodhur me 55-vjeçarin nga Pogradeci, Gjergji Bardhushi, pronari i fabrikës së plastikës në Pogradec. Miku i tij, Robert Poce, e ka marrë me vete në botën tjetër, këtë kujtim të trishtë. Nëna e këngëtares Elsa Lila, Eva Vishaj, ka ndërruar jetë në duart e tyre. Ata e gjetën ndërsa ajo nuk mund të belbëzonte as fjalën e fundit. Një plumb në kokë i kishte marrë edhe shpresën e fundit të jetës. “Ishte 23 maj i vitit 1997, kur unë së bashku me shefin e financës, Robert Pocen, po ktheheshim nga Tirana për në Pogradec”,- fillon rrëfimin me një zë të ngjirur Bardhushi. “Para se të futeshim tek kilometri 29, dëgjuam një xhirim gomash dhe zhurmën e një makine që iku me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Duke ecur në krahun e djathtë të rrugës dalluam një femër që rënkonte. Dolëm me shpejtësi nga vetura dhe iu afruam për ndihmë. Nuk zgjati shumë dhe në më pak se një minutë ndërroi jetë. Ishte në momentet e fundit të jetës së saj. Ishte goditur me një plumb në kokë dhe kishte të dëmtuar syrin e djathtë”,- kujton Gjergji, ndërsa fytyra fillon t’i nxihet e pamja t’i risillet në kujtesë. “Me sa dallohej, autori i krimit, pasi e kishte vrarë e kishte hequr zvarrë për disa metra për ta hedhur tek gremina në pjesën e poshtme të rrugës. Mesa duket, dëgjoi zhurmën e makinës sonë që po afrohej dhe nuk mundi. E la aty buzë rrugës pa e hedhur dot në greminë. Kjo dukej pasi gjatë tërheqjes pjesa e bluzës ishte e ngritur lart. Dukej që mbi të përveç vrasjes ishte ushtruar edhe dhunë. Kishte ushtruar dhe dhunë i paudhi...”
    Gjergji Bardhushi vazhdon rrëfimin për gazetën, ndërsa shpesh herë kërkon të pushojë së kujtuari atë skenë. “Qëndruam të shokuar aty për disa çaste dhe më pas njoftuam disa forca speciale që ktheheshin nga Cërriku për në Tiranë. Ata qëndruan aty në vendngjarje duke rrethuar vendin. Njoftuan policinë për të kryer ekspertizën e kufomës. Ne nuk e dimin se cila ishte ajo grua fatkeqe, por të nesërmen mësuam se ajo ishte nëna e këngëtares sonë të mirënjohur Elsa Lila...” Gjergji Bardhushi thotë për Gazetën “Shekulli” se ato skena makabre nuk ka për t’i hequr kurrë nga kujtesa edhe pse kanë kaluar 9 vjet nga ajo ngjarje. Madje këto ditë ai është njoftuar nga një shoku i tij që punon në Tiranë, se do të shkojë në Pogradec vëllai i Eva Vishës për të pirë një kafe me Gjergji Bardhushin dhe të dëgjojë dëshminë e tij nga çastet e fundit të jetës së motrës së tij në Qafë –Krrabë. Pikërisht në kilometrin 29, aty ku u gjet nga dy pogradecarët. “Kanë qenë kohë tepër të vështira, sidomos viti 1997, kur edhe ne udhëtonim për punën e biznesit tonë me kokë në torbë siç thotë populli”,- e mbyll rrëfimin e tij të dhimbshëm për Eva Vishën. “Por për mua, sa herë që kaloj për në Tiranë. Sapo shoh memorialin buzë rrugës dhe foton e saj, më kap një ndjenjë dëshpërimi dhe keqardhjeje për atë grua fatkeqe që ndërroi jetë në duart tona dhe nuk patëm as më të voglën mundësi për ta ndihmuar...”

    01/09/2006
    shekulli

  3. #43
    Øü³êñ õƒ †‡ë ЪmñéÐ
    Anëtarësuar
    30-07-2004
    Vendndodhja
    virtual world
    Postime
    4

    Marre nga gazeta Shekulli
    I do not fear computers. I fear the lack of them.

  4. #44
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Dito, po mire A.A. s'qenka vrasesi. Po pse u largua nga Shqiperia dhe u fsheh per nje periudhe te gjate kohe, duke lene kalamaj e gru ? S'kuptoj ...
    He Eagle, kupton gje ti? Apo te presim Brarin te na ndricoje pak.
    Sa per ato thashethemet per Rexhinen , hera e pare qe i degjoj. Po shkova ndonjehere ne Elbasan, do u them atyre qe Dito me ka thene.
    dmth qe A A ka dijte kush asht vrasesi, dhe ia ka mbathe vete, ose i kane thene te zhduket...perndryshe...

    hey, ka nanji ktu qe shef " The Sopranos"? hau du ju llajk it?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #45
    Øü³êñ õƒ †‡ë ЪmñéÐ
    Anëtarësuar
    30-07-2004
    Vendndodhja
    virtual world
    Postime
    4
    Ekstradimi i Agos, dosja niset sot drejt Italisë

    Ministria e Drejtësisë pritet të nisë sot dosjen drejt autoriteteve italiane

    TIRANË- Kërkesa për ekstradimin e Albenc Agos, të dënuarit për vrasjen e Eva Vishajt niset sot për në Itali. Paraditen e djeshme, Ministria e Drejtësisë ka marrë në dorë dosjen me emrin e Agos dhe brenda 24 orësh ka vendosur t’ia postojë autoriteteve italiane të drejtësisë. “Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme dorëzuan dosjen voluminoze në ngarkim të Albenc Agos. Në dosje ndodhen prova dhe dëshmi për fajësinë e tij, por edhe vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, ku 37-vjeçari u deklarua fajtor për vrasjen e Eva Vishës dhe u dënua me 20-vjet heqje lire”-tha dje zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë. Brenda fashikullit të dosjes, përveç vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë ndodhen edhe procesverbalet e deklarimeve të pjesëtarëve të familjes së Eva Vishajt si dhe dëshmitarëve që kanë patur dijeni për motivin e vrasjes, të cilat pritet t’i mbërrijnë drejtësisë italiane. 37-vjeçari Albenc Ago u arrestua paraditen e 26 gushtit në banesën e tij në qytetin e Padovas në Itali, ku banonte prej vitesh së bashku me familjen. Arrestimi u realizua në bazë të udhër-arrestit ndërkombëtar të Interpol Tiranës, çka edhe ka ngutur prokurorinë dhe Ministrinë e Drejtësisë të nisin sa më parë dosjen për në Itali. “Albenc Ago ndodhet në arrest të përkohshëm në Itali”,-ka konfirmuar ditën e arrestimit Interpol Roma, duke u bërë me dije homologëve shqiptarë se duhej të fillonin procedurat për ekstradimin e Agos. Emri i 37-vjeçarit Ago, si autor i mundshëm i vrasjes së Eva Vishajt doli në skenë në fillim të vitit 2005, plot 8 vjet pas ngjarjes, falë këmbënguljes së familjarëve të viktimës për rihapjen e hetimeve. Procesi gjyqësor, i kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni deklaroi fajtor në mungesë 37-vjeçarin Ago dhe dënimin e tij me 20-vjet burg. Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të kryeqytetit kanë dëshmuar familjarët e viktimës dhe personat që ishin së bashku me Eva Vishajn para vrasjes së saj. Eva Vishaj është gjetur e vrarë pasditën e datës 23 maj të vitit 1997, në kilometrin 29-të rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan. Sipas akuzës, “pas hetimeve të kryera, në momentin e vrasjes viktima ka qenë e shoqëruar nga Albenc Ago, që asokohe shërbente si shofer vullnetar në Partinë Socialiste”.

    06/09/2006

    Marrë nga Shekulli
    I do not fear computers. I fear the lack of them.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  3. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •