Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Nënshkruaj peticionin për gjykim në liri të R. Haradinaj

    OUR HERO BELONGS HERE

    http://www.ourprime.org/index.php?cid=1,9


    Haga nuk ka nevojë për z. Haradinaj. KOSOVA, PO!


    Drejtuar: Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë në Hagë

    Ne, të nënshkruarit, kërkojmë që z. Ramush Haradinaj t’i ofrohet e drejta për ta mbrojtur veten në liri. Z. Haradinaj, puna e të cilit si Kryeministër është çmuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për rrugën e Kosovës drejt një vendi demokratik dhe paqësor. Ai konsiderohet si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, jo vetëm nga qytetarët tanë, por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

    Nën udhëheqjen e tij energjike dhe të efektshme, Kosova ka bërë një progres të konsiderueshëm drejt plotësimit të standardeve të vendosura nga Bashkësia Ndërkombëtare. Duke dhënë dorëheqjen si Kryeministër, z. Haradinaj edhe njëherë tregoi devotshmërinë e tij për Kosovën përmes këtij veprimi që tregon pjekuri dhe patriotizëm. Fakti që ai ka dhënë dorëheqjen dhe ka vendosur të ballafaqohet me padinë e Tribunalit të Hagës vetëm flet për karakterin e tij të sinqertë dhe sensin e tij të përgjegjësisë.

    Haga nuk ka nevojë për z. Haradinaj. KOSOVA, PO! Lëreni atë të vazhdojë punën e tij më se të suksesshme drejt pajtimit dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë rajonin.

    Për të gjitha këto dhe të tjera arsye, ne kërkojmë që atij t’i lejohet rikthimi në vendin e tij dhe ta mbrojë veten në liri.

    http://www.ourprime.org
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow U formua Komiteti për Mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

    U formua Komiteti për Mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

    Prishtinë, 13 prill - Sipas rekomandimit të Qeverisë së Kosovës, Komiteti për Mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, më 11 prill 2005, mbajti mbledhjen e vet konstituive. Në nismën e Fondacionit për Mbrojtjen e z. Ramush Haradinaj mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, z. Bajram Kosumi.
    Në këtë mbledhje u mor vendim që ky Komitet të përbëhet nga trupa të përhershëm, ndërsa trupat tjerë plotësuese të formohen në varësi të nevojave të mbrojtjes së z. Ramush Haradinajt. Trupat e përhershëm do te jenë: Zyra Ekzekutuese, Fondi per Mbrojtjen e z. Haradinaj dhe Grupi Punues per mbledhjen e fondeve dhe marrëdhënieve me publikun.
    Zyra do të punojë nën drejtimin ekskluziv të z. Ramush Haradinajt, ndërsa z. Michael O'Reilly është caktuar koordinator. Fondi do te menaxhohet nga 12 anëtarë.
    Fondacioni do të fillojë punën menjëherë, duke organizuar fushata të ndryshme për mbledhjen e fondeve dhe formave tjera të sensibilizimit të publikut të gjerë.
    Të gjithë ata që dëshirojnë te kyçen në mbledhjen e fondeve duhet koordinuar aktivitetet me këtë Fondacion, i cili është i vetmi organ i autorizuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për mbledhjen e fondeve që do të përdoren për mbrojtjen e tij.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Flm per kete lajmerin RTP, eshte teper i rendesishem, por nje gje nuk e kam te qarte, zakonisht ne edhe me pare kemi nenshkruar peticione te tilla...por asnjehere nuk ka informoi dikush se peticioni yne ka pasur sukses...

    A mundet dikush te me thote me shume per kete gje, dhe sa ka rendesi nenshkrimi yne aty...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pytje me vend!
    Une kisha shtue edhe dicka:

    Mqs.peticionin/artikullin vetem e percolla ketu,nuk kam njohuni se
    - ku vertet shkojne keto infot tona dhe
    - pse jane hape tri xhiro banke per me ndihmue mbrojtjen e z.Hajradinaj
    kur askush nuk di se ai ka kerkue ndihmen tone!


    Sikur dicka mungon....
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Me kujtohet se edhe ne rastin e Fatmir Limajt pat teper fonde dhe xhirollogari ne emer te leshimit te tije nga Haga, por me vone Haga doli me nje informate zyrtare se parat nuk jane te nevojshme se ato vete paguajn cdo gje..

    Valle tash shtrohet pyetja se ku shkuan ato para?
    Dhe kush e ben kontrollin e atyre parave qe hudhen nga mergimtaret tone neper bankat evropine, dikush si duket eshte duke u bere milioner me proceset e gjyqit te Hages dhe me djersen e lufte se pergjakshme te Kosoves sot sic thashe behet MILIONER....

    Kete ne nuk duhet ta lejojme asesi...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Plotesishte e vertet!



    Shofim dhe bejme....
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Se kuptoj pse i nevoitet Numri i Pasaportes , mos vall i kontrollojn gjith me emer dhe mbiemer.. apo sdi cka dreq..!

    Mos po ndodh ndoj problem lidhje ne serbi , dhe po na tranojn masnej neve qe kemi me marr pasaporta ateje , edhe nuk e di a eshte e vertet qe Shqiptaret e kan kete webfaqe , apo kush e ka bere kete.



    Davius: Sa per paret qe ne kemi dergu tek Limaj , ato as vet nuk e dim se kush dhe cka u bo me ta , nejse nuk eshte me rendesi paret me rendesi eshte te Lirohet , por mbas Lirimit ta dim se kush u bo Milioner nga ne.

    Nejse me rendesi eshte qe te Lirohen te Gjith..

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    ...., dhe po na tranojn masnej neve qe kemi me marr pasaporta atje

    Uups




    Pse zotnija yte mban pasaport serbi?
    aaaaaa?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Uups




    Pse zotnija yte mban pasaport serbi?
    aaaaaa?

    mos e nguc se i rreshqiti fjala...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Po mire,
    ky na bani me kuptue se ka fol n`emen t`tjerve,
    e per mos me i lane ata me u ndie keq,e perfshini edhe veten.
    A po Gjilanas?



    Pershendetje Deqanas e
    Mirseerdhe ne Forumin Shqiptare!

    I vleresoj larte mendimet tuja,
    andaj edhe kisha pas deshire me t`lexue cka
    po mendon per temen,
    cka po mendon per peticionin,xhirollogarit....!



    T`fala
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga deqanas
    mos e nguc se i rreshqiti fjala...

    Jo more se nuk ka rreshqit se 40% te Kosoves kan Pasaportat Serbe por nuk desha te bej Chit-Chat ktu.

    Un jam prej Bujanovcit , dhe ateje nuk ka UNMIK , po edhe ne Kosov me qen , cdo 1 vjet e gjysme me Vazhdu Pasaport cka do vleje ajo , tashem ata qe jan ne USA , do te thot duhet me punu ter vitin per Biletat e Avionit dhe me ardhen me vazhdu Pasaporten nejse mos te dal jasht temes , por thjesht te them edhe nje her qe 40% kan pasaporta te Srb.

    Bye
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Gjilanas,ti shpallesh i pafajshem se ne Bujanovc nuk ke tjeter papsaport dhe je i detyruem,mirepo mos mi arsyeto keta kendej kufiri,te lutem!

    Po pse mos me ardhe nje here ne njivit e gjysem ne vizite?
    A nuk e meriton nana Kosove me sakrifikue nje te ardhme ne 500 dite aaaaa?
    Jo aaa?


    E ajo % e kosovareve me pasaporte serbije qe e dhe
    eshte shume dhimbese nese eshte e perafert me realitetin!

    Nejse,dola edhe une jashte teme,po disi te gjitha rrjedhat e temes e kane nje LIDHJE
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Gabimmmmm..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 14-04-2005 më 08:44
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Fshi messaget private se tu kan bo shume spo mujmi met qu..
    Mos me ngucni vllaun tim...

    Nuk ka faj ai qe ka pasaporte Serbie, se nga mergimtaret tane qe jetojne ne mergim mbi 98% kane pasaporta te tilla...

    Kete ta them me fakt dhe argument...

    Por ska lidhje nuk vlersohet patriotizmi se a ke pasaport serbie a jo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation GjIlAnAsI_cS-i

    GjIlAnAsI_cS-i

    je nick-u qe e pelqej shume me lexue ne kete forum!


    Te lutem,
    mos e merr per te keq `kritiken`time!



    Ec ketu t`qafi i here!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  16. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Rugova e Daci i shkruajnë Hagës

    Rugova e Daci i shkruajnë Hagës

    Ibrahim Rugova dhe Nexhat Daci i kanë shkruar Kryetarit të Tribunalit të Hagës, Theodor Meron. Ata kanë ofruar garanci për mbrojtjen në liri të Ramush Haradinajt.

    Artan Mustafa - Gazeta Express


    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, i kanë shkruar Kryetarit të Tribunalit të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Theodor Meron.
    Ata kanë ofruar garanci për mbrojtjen në liri të komandantit të njohur të UÇK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Letrat e Rugovës dhe Dacit i janë dërguar Kryetarit të Tribunalit me anë të koordinatorit të mbrojtjes së Ramush Haradinajt, avokatit Michael O’Rielly.

    Letra e Presidentit të Kosovës mban datën 5 prill 2005.

    “Z.Ramush Haradinaj ka shërbyer si Kryeministër i Kosovës për 100 ditë. Gjatë asaj kohe ai demonstroi lidership shembullor. E konsideroj atë si një politikan të shquar dhe burrështetas, humbja e të cilit për Kosovën në këtë kohë të rëndësishme në historinë tonë është e pallogaritshme”, e ka filluar letrën e tij Rugova.

    Ai ka shtuar se dorëheqja e Haradinajt dhe shkuarja e tij në Hagë ka treguar dinjitet të lartë të një njeriu që ia ka dedikuar jetën e tij arritjes së lirisë dhe pavarësisë për popullin e tij.
    “Me këtë akt të veçantë, ai tregoi se Kosova ka arritur një nivel të ri të maturisë politike dhe se ne jemi të gatshëm ta mbajmë vendin tonë”, ka shtuar Rugova.

    Presidenti i Kosovës, po ashtu, ka vlerësuar lart udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës nga Ramush Haradinaj.

    “Është një tregues i karakterit të z.Haradinaj se - megjithëse ka qenë plotësisht në dijeni të mundësisë së një aktakuze që nga nëntori i kaluar - ai ia dedikoi tërë energjinë dhe talentin kauzës së popullit të tij në muajt pauses. Ashtu sikur edhe duke qenë një politikan i zoti, ai është gjithashtu një njeri i paqes. Mënyra e shkurajes së tij, çoi atë që ka mundur të jetë një rast për rrezik të madh, në një rast të dhimbjes, por edhe krenarisë”, është shprehur Rugova.

    Më tej ai ka thënë se Haradinaj me veprimet e tij ka avansuar ecjen e vendit drejt një shteti paqësor, pluralist, të pavarur brenda Europës.

    “Haradinaj është një njeri me një ndershmëri të lartë. Unë besoj se ai do të vazhdojë të respektojë të gjitha obligimet e tij para Gjykatës së Hagës, para komuniteti ndërkombëtar përgjithësisht dhe popullit të Kosovës, i cili me arsye është krenar për të. Pas pranimit të një kërkese formale nga Tribunali, unë gjendem në një pozitë që të oforoj garancat e nevojshme për lirimin e përkohshëm të z.Haradinaj”, ka përfunduar Rugova.

    Letra e Kryeparlamentarit Nexhat Daci, drejtuar Kryetarit të Tribunalit, mban datën 7 prill.

    Daci ka pohuar se Haradinajn e ka njohur qe pesë vjet dhe se ka qenë në dijeni të rolit të tij në luftën e Kosovës.

    “Ai ishte një hero për popullin tonë, për shkak të trimërisë së tij dhe kualiteteteve për lidership. Në vitin 2001, Haradinaj, si lideri i AAK, u bë deputet i Kuvendit. Ai menjëherë e shqoi veten si një politikan të dalluar, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme të lidershipit”, i ka shkruar Daci, Theodor Meron.

    Më pas, ai ka shtuar se Haradinaj që në fillim të ditëve të para si deputet, kishte bërë të qartë se duhej të ishte një forcë e rëndësishme unifikuese në Kosovën e pasluftës.
    “Ai kuptoi nevojën për pajtim, për të gjithë qytetarët e Kosovës, e posaçërsiht me minoritetin serb. Gjuha e tij politike ishte gjithmonë konstruktive dhe e rregulluar me kujdes. Koha e shkurtë e Haradinajt si Kryeministër - ishte shënuar nga një energji dhe vizion i jashtëzakonshëm. Gjatë tre muajve, ai e transformoi punën e Qeverisë, duke e arritur një nivel të bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, që përpara nuk ishte parë”, ka thënë Daci.

    Kryeparlamentari ka shtuar se Haradinaj tregoi aftësi të posaçme dhe kurajo në vendosjen për çështje shumë të ndjeshme, si delegimi i pushtetit në nivelin lokal të qeverisjes dhe vendosjen e komunave të reja.

    “Haradinaj është një forcë unifikuese në Kosovë. Koalicioni i tij me partinë time, Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe parti të minoriteteve tjera, bashkoi dy traditat kryesore të historisë së re të shqiptarëve të Kosovës. Besoj se me kohë ai do të unfikonte të gjitha pjesët e ndryshme politike dhe kulturore të Kosovës. Sjellja shembullore e Haradinajt kur ai pranoi lajmin për akuzimin e pashmangjshëm, flet vetvetiu. Ai i bëri një shërbim të madh Kosovës, komunitetit ndërkombëtar dhe sinqerisht edhe vetë Tribunalit”, ka thënë Daci.
    Në përmbyllje të letrës së tij, Daci ka shprehur besimin e tij se Haradinaj është një njeri maksimalisht i ndershëm.

    “E njoh atë si njeri të fjalës. Besoj se ai do të respektojë deri në fund obligimet e kërkuara nga Haga. E di që ai nuk do ta turpëronte veten ose vendin e tij, duke bërë ndryshe”.
    Edhe në fjalimin e tij të së mërkures, para përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit, Nexhat Daci shprehu besimin që deri në takim e radhës të këtij niveli, Ramush Haradinaj do të jetë në liri në Kosovë.

    Edhe Jessen-Petersen i gatshëm

    Express ka siguruar edhe një komunikim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me Shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, në lidhje me mbrojtjen në liri të Ramush Haradinajt.
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës, më datën 11 mars, i ka dërguar Kryeadministratorit një letër me të cilën kërkon që ai t’i ofrojë të gjitha garancitë për mborjtjen në liri të Ramush Haradinajt.

    “Mbrojtja e Ramuash Haradinajt në liri, në bazë të garancive që do t’i jepni ju, do të ishte edhe një dëshmi për stabilitetin e krijuar në Kosovë, për misionin e suksesshëm tuajin dhe të institucioneve të zgjedhura të Kosovës, do të ishte një pranim i rezultatit se Kosova me njerëzit e saj është një vend normal, i rregullt, dhe me sundim të ligjit”, shkruan, ndër të tjera, në letrën e Kryesisë, nënshkruar nga Nexhat Daci, e cila po ashtu numëron argumentet përse duhet ofruar garancitë.
    Kryesia e Kuvendit ka marrë një përgjigjie nga Jessen-Petersen, vetëm pas dy javësh, në të cilën ai pohon se është i gatshëm ta bëjë më të mirën, në momentin kur Tribunali i Hagës kërkon garancitë.

    “Mënyra e përgjegjshme se si Haradinaj iu përgjigj akuzës së lëshuar nga Tribunali, ka qenë plotësisht e mirënjohur në Kosovë dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Në përputhje me procedurat e vendosura të Tribunalit, i takon të akuzuarve që të shtrojnë kërkesë për lirim të përkohshsëm nga paraburgimi, përmes mbrojtjes së tij, sipas rregullës 65 (B) të Rregullave të procedurës dhe Evidencave. UNMIK, si autoritet me përgjegjësi për administratën e përkohshme të Kosovës, nuk e ka pozitën për të bërë paraqitje të tilla te Tribunali”, ka shkruar Jessen-Petersen.
    Por, Kryeadministratori ka shtuar se është i gatshëm të ndihmojë, vetëm atëherë kur mbrojtja e Haradinajt të kërkojë lirimin e tij të përkohshëm dhe kur Tribunali të kërkojë garanci nga UNMIK.

    “Kur kërkesa të jetë shtruar para Tribunalit, Tribunali mundet formalisht të kërkojë garanci nga UNMIK-u. Sapo të kemi pranuar ndonjë kërkesë nga Tribunali, UNMIK do të bëjë më të mirën për të kënaqur kërkesat e sugjeruara nga Tribunali”, ka përfunduar Shefi i UNMIK-ut.

    Ish-Kryeministri i Kosovës dhe gjenerali i njohur i UÇK-së, Ramush Haradinaj, kishte marrë një akuzë nga Tribunali i Hagës për krime lufte, më 8 mars.
    Ai dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit po atë ditë, ndërsa ka udhëtuar në Tribunalin e Hagës, një ditë më vonë, më 9 mars.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 15-04-2005 më 07:24
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me falni se po hap kte muhabet ktu..
    Po pse a dha kush llogari per Shumat marramendese qe grumbulloi ajo Nisma ne Prishtine ku populli dhe Yjet dhane para per femijet e varfer e jetime te Kosoves..
    Vetem Bexhet Pacolli dha nje shume fantastike.. e mendo dhe mijra e mijra te tjere..

    Ku shkuan ato Para..Kush i kontrollon?

    Po per Shumat e Limes kush guxon te shtroje pyetje..

    Keto dite ne Finlande..(mendo Finlanden ku as ne Fjalor nuk e kan fjalen..Me vjedh.. ) u zbulua se ca te ashtu quajtura organizata qe mbledhin para me ndihmue kanceroz a tuberkuloz a sida-oze.. etj.. i kan ra me top shumave te mdhaja qe jan derguar me post prej Popullit..

    Mendo cbehet ne Shqiperi e Kosove..

    Megjithate per Ramushin gjithcka duhet bere..

    ...

  18. #18
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923

    Nga JaCK_Daniels


    Per Mendimin Time Personale: Kjo qe dihet qe Haradinajte gjykohet ne liri sepse ai luftoje per te mrojtur "KOSOVEN" qe keshtu ai e meriton gykimin ne liri
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  19. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo organizata qe e ben kush eshte ? Ska as kontakt asnje gje atje
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  20. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pse nuk hapet linku?

    Sidoqofte, e liruan Ramushin per ceremonine e varrimit dhe besoj qe do ta lejojne te mbrohet ne liri duke pasur parasysh faktin qe u dorezua vullnetarisht dhe poashtu garancite e dhena nga pothuajse te gjithe.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. ( Po deshe ) Nënshkruaj Peticionin kundër gjakmarrjes
    Nga projekti21_dk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 12:35
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •